Tag: inceneratorëve

  • “Shteti i kapur nga krimi”, Balliu godet Peleshin: Kryetar Kuvendi, simbol i inceneratorëve

    “Shteti i kapur nga krimi”, Balliu godet Peleshin: Kryetar Kuvendi, simbol i inceneratorëve

    Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka publikuar një foto të Niko Peleshit me Klodian Zoton, “njeriun e inceneratorëve”.
    Balliu shprehet se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni.
    Niko Peleshi është propozuar nga deputetët socialistë për të qenë në krye të parlamentit të Shqipërisë.
    Postimi i deputetit të PD Klevis Balliu:

    Klodian Zoto, njeriu i inceneratorëve, sot zgjidhet kryetar i Kuvendit. Simboli i kapjes së shtetit nga korrupsioni dhe krimi

     

     
     

  • Këlliçi: Pasi vodhi qindra milionë Euro me inceneratorët, tani Rama kërkon të riciklojë edhe miliona të  tjera

    Këlliçi: Pasi vodhi qindra milionë Euro me inceneratorët, tani Rama kërkon të riciklojë edhe miliona të tjera

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi një strategji të re për trajtimin e mbetjeve në vend, duke lënë pas incenerimin dhe duke kaluar në riciklim.
    Në një deklaratë për mediat, Këlliçi e cilëson këtë jo si vizion të ri, por si pranim publik të një dështimi, sipas tij spektakolar dhe të një skeme kriminale korrupsioni që ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe mjedisore për vendin.
    Ai u shpreh se “projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës”.
    Deklarata
    Prej 12 vitesh në pushtet, Edi Rama ka vërtetuar se qeverisja e tij është sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shpërdorimit të parasë publike. Afera e inceneratorëve është shembulli më kriminal i kësaj qeverie: qindra milionë euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre projekte fantazmë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, projekte që as funksionojnë, as nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji siç duhej të ndodhte, as nuk kanë trajtuar asnjë ton mbetje sipas standardeve, por mbi të gjitha kanë future Shqipërinë në një situatë emergjence kombëtare mjedisore duke cënuar rëndë shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
    Për të kuptuar përmasën e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton të kujtoni pamjet e djegies së landfillit të Elbasanit dhe Vlorës apo pirgun gjigand të mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës.
    Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar.
    Dhe këtu ndalemi një çast e flasim me fakte:
    Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit.
    Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.
    Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.
    Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përret, por të gjithë kryeqytetin.
    Këto denoncime tashmë janë të provuara me fakte të pakontestueshme, të bëra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, të mbështetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por që deri më tani SPAK ka vendosur që ti trajtojë si afera korruptive të ndara veç e veç dhe jo si një strategji e një organizate të mirefilltë kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama.
    Këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe presta-nome të qeverisë, por fatkeqësisht ende nuk kanë prekur pronarët faktikë të këtyre veprave: Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
    Të nderuar qytetarë,
    Kryeministri që shkatërroi financat publike me inceneratorët, del e thotë se do të ngrejë një ‘operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve’. Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste.
    Partia Demokratike u kujton shqiptarëve se në vitin 2012, kur PD ishte në qeveri, ishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.
    Edi Rama, me qëllim të vetëm përfitimin e bandës së tij, e hodhi poshtë këtë strategji dhe shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave.
    E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

  • Tabaku: Qeveria pas 12 vitesh dështime kthehet te strategjia e PD për menaxhimin e mbetjeve

    Tabaku: Qeveria pas 12 vitesh dështime kthehet te strategjia e PD për menaxhimin e mbetjeve

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke ironizuar faktin se pas 12 vitesh dështimesh me projektet e inceneratorëve, mazhoranca po i kthehet strategjisë së PD-së për politikat e Landfill.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se në vitin 2013 qeveria socialiste hodhi në koshin e plehrave strategjinë e miratuar nga PD për menaxhimin e mbetjeve përmes Landfill, për të favorizuar tre kontratat koncesionare korruptive me vlerë 430 milionë euro për inceneratorët.

    “Shumë intriguese të dëgjoje qeverinë dje që fliste me fjalët e opozitës nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve. Pas 12 viteve të shkuara dëm me strategjinë e inceneratorëve, qytetet janë mbushur me mbetje dhe plehrat digjen në çdo fillim sezoni turistik. 430 milionë euro janë hedhur në erë nga buxheti i shtetit për incenerimin, ndërsa sot qeveria pranon se kjo nuk ka qenë në përputhje me integrimin dhe as me normat e BE-së,” u shpreh Tabaku.

    Sipas saj, integrimi europian nuk mund të bëhet mbi projekte të dështuar dhe të korruptuar, por mbi hapa konkretë, ligje që zbatohen dhe politika që janë në shërbim të shumicës.

    “Integrimi ka nevojë për hapa konkrete, për vepra konkrete, për ligje që zbatohen e jo ligje në letër. Ka nevojë për akte të cilat merren në interes të qytetarëve dhe jo për kontrata koncesionare që shërbejnë vetëm për xhepat e politikanëve,” vijoi ajo.

    Tabaku kujtoi se politika e Landfill, e propozuar dhe e mbrojtur nga PD prej më shumë se një dekade, do të kishte qenë zgjidhja e duhur në një sektor sfidues si ai i mbetjeve. Ajo theksoi se procesi i integrimit europian kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe një debat të hapur, edhe për menaxhimin e mbetjeve.

    “Nuk e ka pasur keq opozita as dje, e nuk e ka keq as sot. Shqipëria ka nevojë për politika që e afrojnë me BE-në dhe që shërbejnë realisht për interesin e qytetarëve,” përfundoi Tabaku.

  • Strategjia e re e qeverisë për mbetjet, Këlliçi: Fasada e re e korrupsionit pas dështimit të inceneratorëve

    Strategjia e re e qeverisë për mbetjet, Këlliçi: Fasada e re e korrupsionit pas dështimit të inceneratorëve

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e quajti një fasadë të re korrupsioni strategjinë e prezantuar një ditë më parë nga qeveria për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve, shkruan A2 CNN. Këlliçi tha se Rama e ka pranuar vetë dështimin e projektit të inceneratorëve.
    “Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar”, tha Këlliçi në një konferencë për mediat.
    “Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit.
    Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.
    Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.
    Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përreth, por të gjithë kryeqytetin”, shtoi ai.
    Këlliçi shtoi se PD në vitin 2012 kishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, por që u hodh poshtë nga Rama pasi morri pushtetin një vit më pas. “Shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave. E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës”, shtoi ai.

  • Tabaku: Inceneratorët 430 milionë euro dështim, qeveria rikthehet te landfill-et

    Tabaku: Inceneratorët 430 milionë euro dështim, qeveria rikthehet te landfill-et

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke e cilësuar atë si një tjetër shfaqje politike me leksione dhe grafika, ndërsa problemet reale mbeten pa zgjidhje. Sipas saj, Rama flet, ministrat paraqesin “power point”, ndërsa bashkitë mbeten spektatore pa të drejtë fjale.
    Tabaku akuzon qeverinë se shmangu çdo fjalë për kontratat e inceneratorëve, ku janë paguar mbi 430 milionë euro nga taksat e qytetarëve, edhe pse asnjë prej tyre nuk funksionon. Ajo theksoi se zgjidhja e propozuar nga qeveria landfill-et, është në fakt alternativa që Partia Demokratike e kishte parashikuar që 12 vite më parë me studime, fonde dhe dokumente zyrtare, e mbështetur më pas edhe nga BE në progres-raport, nga KLSH në auditim dhe nga Komisioni Hetimor i inceneratorëve. “Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet power point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve. Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar.
    Vetëm leksione me kostum e kollare! Zgjidhja e propozuar ne Power Point? Landfill! Dhe landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Këtë e propozoi sërish edhe në opozitë. Edhe BE-ja ne4 progres raport kur kritikonte inceneratorët, edhe KLSH-ja kur bëri auditin madje edhe Komisioni Hetimor Inceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë. Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve. Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!”, shkruan Tabaku.

  • Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama ‘zhduk’ nga fjalori termin ‘incenerator’

    Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama ‘zhduk’ nga fjalori termin ‘incenerator’

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, shmangën në maksimum përdorimin e termit “incenerator” gjatë prezantimit publik të Strategjisë së Menaxhimit të Mbetjeve 2025-2030, të publikuar paraditen e kësaj të Enjteje në një event publik.

    Kreu i qeverisë deklaroi se Strategjia e re synon të përmbushë detyrimet e Shqipërisë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.

    Ai dhe ministrja e tij përmenden masat ligjore që pritet të marrin, si edhe nevojën e investimeve të reja për mbylljen e landfilleve ilegale, si edhe krijimin e strukturave të mirëfillta për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në zona të ndryshme të vendit.

    Megjithatë, si Rama, ashtu edhe vartësja e tij, Kumbaro, nuk e përmendën asnjëherë incenerimi, një proces që u ka kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro deri më tani dhe që rezultoi një projekt i dështuar dhe korruptiv.

    Në vitet 2013-2014, kryeministri Rama, i cili sapo kishte marrë pushtetin politik, prezantoi një Strategji të ngjashme për menaxhimin e mbetjeve. Edhe në atë kohë, ai dhe vartësit e tij qeveritarë premtuan se projekti i “Rilindjes” do të shtronte rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

    Strategjia fillestare e qeverisë “Rama” u mbështet fuqishëm në ndërtimin e inceneratorëve rajonalë, të cilët do të kryenin djegien dhe shndërrimin në energji elektrike.

    Projekti për ndërtimin e inceneratorëve u kundërshtua fuqishëm nga ekspertët mjedisorë, të cilët e shihnin këtë projekt si një nismë të vjetëruar dhe aspak të përshtatshme për Shqipërinë. Ndërkohë, opozita e djathtë e akuzonte qeverinë se projekti i inceneratorëve do të përfundonte në një histori korrupsioni.

    Koha i dha të drejtë të dyja palëve kritike për nismën e Ramës me inceneratorët.

    Prej vitit 2014 e deri në vitin 2017, qeveria miratoi tre kontrata koncesionare për ndërtimin e landfillëve dhe inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Kostoja koncesionare e tyre përllogaritej në një total prej rreth 170 milionë euro, ndërkohë që kostoja reale e shërbimit shkonte shumë më tepër.

    Tashmë, skenari i inceneratorëve ka rezultuar tërësisht i dështuar, ndërkohë që mos-funksionimi i tyre e ka vënë vendin para sfidash mjedisore dhe shëndetësore shumë të mprehta.

    Projekti i landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit, i ndërtuar i pari në radhë, kishte kosto koncesionare 22 milionë euro. Kontrata koncesionare iu dorëzua shoqërisë “Albtek Energy”, pa përvojë, pa fonde dhe pa ekspertizën e duhur, e drejtuar formalisht nga Stela Gugallja.

    Një dekadë pas kontratës koncesionare, në landfillin e Elbasanit ekziston një impiant për djegien e mbetjeve (incenerator) vetëm si karabina dhe tërësisht jo-funksional.
    Më pas, qeveria e Edi Ramës nënshkroi një kontratë koncesionare me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, për ndërtimin e një landfilli dhe inceneratori në Fier, me kosto koncesionare rreth 30 milionë euro.

    Inceneratori i Fierit, megjithëse i ndërtuar si godinë, nuk ka funksionuar asnjë ditë të vetme, për shkak të problemeve të theksuara teknike.

    Në vitin 2017, qeveria e Edi Ramës nënshkroi kontratën koncesionare për ndërtimin, operimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, me kosto paraprake 128 milionë euro. Kontrata u fitua pa garë nga “Integrated Energy bv”, e cila kontrollohej sërish nga Klodian Zoto dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Mirel Mërtiri.

    Në Tiranë, impianti i djegies së mbetjeve nuk është ndërtuar as si karabina. Ai thjesht, është fantazëm.

    Pasi dështoi me projektin e inceneratorëve, pasi i mbrojti me fanatizëm këto skema korruptive, tashmë Edi Rama ka vendosur të largohet nga “incenerimi”, duke i “harruar” t’i përmendë publikisht.

    Ai deklaroi se për menaxhimin më të mirë të mbetjeve, në përmbushje të detyrimeve për në Bashkimin Europian, Strategjia e Re parashikon krijimin e një agjencie në nivel qendror, Operatori i Menaxhimit të Mbetjeve, i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e projekteve në këtë fushë.

    Sipas Ramës, Operatori i ri do të ndikojë në eleminimin e fragmentarizimit të procesit të menaxhimit të mbetjeve nga strukturat vendore. Megjithatë, ai nuk e tha dhe, natyrisht, as nuk pritet ta thotë që, menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri gjatë qeverisjes së tij, nuk ka qenë aspak “i fragmentarizuar”.

    Inceneratorët ishin ide e vetë kryeministrit dhe bashkitë vetëm sa iu bindën urdhërit të tij. /Boldnews.al/

  • Tabaku: Harxhuan  430 milionë për inceneratorët dhe dështuan, qeveria rikthehet te landfilli

    Tabaku: Harxhuan 430 milionë për inceneratorët dhe dështuan, qeveria rikthehet te landfilli

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan ndërtimin e landfill-eve si zgjidhje për problemin e mbetjeve.
    Sipas Tabakut, ky vendim tregon një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk funksionon.
    Ajo theksoi se landfilli ishte një alternativë që Partia Demokratike e kishte propozuar që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që vazhdimisht është mbajtur si opsion edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më të drejtën,” shtoi Tabaku..
    Postimi
    Një tjetër konferencë ku ‘njëshi’ flet, ‘dyshi’ paraqet power point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve. Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar. Vetëm leksione me kostum e kollare!
    Zgjidhja e propozuar ne Power Point? Landfill! Landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Edhe BE-ja në progres raport, edhe KLSH-ja, edhe Komisioni Hetimor i Inceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë.
    Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve. Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!”
    Ky reagim vjen në një moment kur debati për menaxhimin e mbetjeve në vend është në qendër të vëmendjes, duke nxjerrë në pah kostot e larta financiare dhe dështimin e projekteve të mëparshme.

  • Qeveria rikthehet te landfilli/ Menaxhimi i mbetjeve, reagon Tabaku: Pranuan dështimin e inceneratorëve

    Qeveria rikthehet te landfilli/ Menaxhimi i mbetjeve, reagon Tabaku: Pranuan dështimin e inceneratorëve

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan si zgjidhje ndërtimin e landfill-eve.
    Tabaku e cilësoi këtë një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk funksionon.
    Sipas saj, landfilli ishte propozimi që Partia Demokratike kishte dhënë që para 12 vitesh, me studime dhe fonde të parashikuara në buxhet, dhe që është përsëritur vazhdimisht edhe në opozitë. “Edhe Bashkimi Europian në progres-raport, edhe KLSH në audit, edhe Komisioni Hetimor i inceneratorëve e kanë konsideruar këtë alternativë si më të drejtën,” theksoi Tabaku.
    Deputetja akuzoi qeverinë se ndërsa sot pranon se duhet rikthyer tek landfilli, vazhdon të paguajë kontratat e inceneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe e ka shndërruar çështjen e mbetjeve në një nga aferat më të mëdha financiare të vendit.

  • Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë kriminale që po helmon qytetin me lejen e SPAK-ut

    Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë kriminale që po helmon qytetin me lejen e SPAK-ut

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se inceneratori i Elbasanit është një aferë kriminale që po helmon qytetin duke pasuruar Edi Ramën, me lejen e SPAK-ut.

    “Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve”, tha Blushi.

    DEKLARATA E BLUSHIT
    Retë e zeza toksike që prej ditësh kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së aferës së tmerrshme kriminale të inceneratorëve.

    Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve.

    Partia e Lirisë, që në vitin 2021, ka denoncuar këtë aferë me fakte dhe me prova të pakundërshtueshme në SPAK, po kështu këtë denoncim e ka bërë publikisht Presidenti i Partisë Ilir Meta edhe duke qenë President i Republikës.

    Kjo që po ndodh në Elbasan është pasoja direkte e lejimit me dashje nga ana e SPAK të vijimit të një skeme mafioze të ndërtuar me firmën e Edi Ramës dhe klientëve të tij politikë dhe ekonomikë, që e shitën këtë krim si një “histori suksesi”.

    Sot, në vend që të kishim një incenerator funksional që pastron dhe menaxhon mbetjet sipas standardeve, kemi një gropë që vetëm gëlltit miliona euro dhe lëshon helm për qytetarët.

    Tymi që ngrihet nga landfilli i Elbasanit nuk është thjesht ndotje mjedisore, por simboli i një krimi shtetëror, i një afere monstruoze korruptive që po helmon qytetin dhe po vret çdo ditë shëndetin dhe të ardhmen e banorëve të tij, për shkak se inceneratori rezultoi një makineri gjigande hajdutërie që ende vijon të gllabërojë taksat e qytetarëve për një shërbim që nuk kryhet.

    Afera e inceneratorëve është një ndër skandalet më të mëdha të këtyre 30 viteve – një aferë ku janë zhdukur qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, për projekte që ose nuk ekzistojnë, ose funksionojnë vetëm për të prodhuar faturime fiktive dhe ndotje reale.

    Elbasani është dëshmia më flagrante: një pseudo-incenerator që për vite të tëra ka mbuluar qytetin me tym, ndërkohë që drejtësia hesht dhe nuk guxon të marrë të pandehur ideatorin, përfituesin dhe pronarin “de facto” të inceneratorëve: Edi Ramën, që inceneratorët i ka quajtur “histori suksesi”, ai që i ka mbrojtur publikisht hajdutët, që i ka quajtur vjedhjet “folklorike”, ndërsa ka garantuar që skemat kriminale të vijojnë pa u ndalur.

    Edhe sot, ndërkohë që një pjesë e rrjetit mafioz është në hetim, pagesat ndaj inceneratorëve vijojnë nga buxheti i shtetit – një tallje e papranueshme me ligjin, me qytetarët dhe me paratë e tyre.

    Kjo ndodh për shkak se SPAK vijon ta cilësojë këtë aferë një krim intelektual, duke mbuluar të vërtetën, mbrojtur përgjegjësit dhe duke u fshehur si struci pas reve toksike të korrupsionit.
    Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta, denoncuese, kallëzuese dhe nismëtarja e parë e çmontimit të aferës së përbindshme të inceneratorëve, është më e vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që Edi Rama të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari para shqiptarë, si Kreu i Organizatës Kriminale që inceneratorët i ktheu në një makineri gjigande zhvatjeje për popullin më të varfër të kontinentit.

    Në vend të përgjigjet Edi Rama për vjedhjen në mes të sheshit me aferën e inceneratorëve, prej më shumë se 9 muajsh mbahet në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme, në izolim ekstrem, pa fakte dhe prova Presidenti Meta sepse duhet t’i mbyllet goja denonuesit të parë të kësaj afere, ndërsa vjedhësi dhe pronari de facto i kësaj afere, Edi Rama duhet të jetë i lirë për të vijuar me vjedhjet e përbindshme, që ende vijojnë.

  • “Makineri hajdutërie”, PL shpërthen pas zjarrit në Elbasan: Rama pronari “de facto” i inceneratorëve

    “Makineri hajdutërie”, PL shpërthen pas zjarrit në Elbasan: Rama pronari “de facto” i inceneratorëve

    Partia e Lirisë reagoi sot për zjarrin që vijon prej të martës në landfillin e Elbasanit, duke e cilësuar një dështim dhe skandal të qeverisë, që burimin e ka tek inceneratori.

    Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, doli në një deklaratë ditën e sotme (4 korrik), ku denoncoi autoritetet qëndrore dhe vendore si përgjegjëse për situatën.
    “Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve”, tha ai mes të tjerash.
    Teksa e cilëson një krim jo vetëm mjedisor, por skemë mafioze dhe mashtrimi që po helmon qytetarët e Elbasanit, Blushi vuri në dukje se Partia e Lirisë e ka denoncuar aferën prej vitit 2021 dhe SPAK nuk e ka hetuar.

    Blushi nuk e harroi edhe kryetarin Ilir Meta, i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, për të cilin tha se mbahet në burg nga SPAK me pa të drejtë, vetëm se denoncoi megaaferën e inceneratorëve, ndërsa drejtësia hesht për korrupsionin qeveritar.
     
    Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
     
    “Retë e zeza toksike që prej ditësh kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së aferës së tmerrshme kriminale të inceneratorëve.
    Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve.
    Partia e Lirisë, që në vitin 2021, ka denoncuar këtë aferë me fakte dhe me prova të pakundërshtueshme në SPAK, po kështu këtë denoncim e ka bërë publikisht Presidenti i Partisë Ilir Meta edhe duke qenë President i Republikës.
    Kjo që po ndodh në Elbasan është pasoja direkte e lejimit me dashje nga ana e SPAK të vijimit të një skeme mafioze të ndërtuar me firmën e Edi Ramës dhe klientëve të tij politikë dhe ekonomikë, që e shitën këtë krim si një “histori suksesi”.
    Sot, në vend që të kishim një incenerator funksional që pastron dhe menaxhon mbetjet sipas standardeve, kemi një gropë që vetëm gëlltit miliona euro dhe lëshon helm për qytetarët.
    Tymi që ngrihet nga landfilli i Elbasanit nuk është thjesht ndotje mjedisore, por simboli i një krimi shtetëror, i një afere monstruoze korruptive që po helmon qytetin dhe po vret çdo ditë shëndetin dhe të ardhmen e banorëve të tij, për shkak se inceneratori rezultoi një makineri gjigande hajdutërie që ende vijon të gllabërojë taksat e qytetarëve për një shërbim që nuk kryhet.
    Afera e inceneratorëve është një ndër skandalet më të mëdha të këtyre 30 viteve – një aferë ku janë zhdukur qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, për projekte që ose nuk ekzistojnë, ose funksionojnë vetëm për të prodhuar faturime fiktive dhe ndotje reale.
    Elbasani është dëshmia më flagrante: një pseudo-incenerator që për vite të tëra ka mbuluar qytetin me tym, ndërkohë që drejtësia hesht dhe nuk guxon të marrë të pandehur ideatorin, përfituesin dhe pronarin “de facto” të inceneratorëve: Edi Ramën, që inceneratorët i ka quajtur “histori suksesi”, ai që i ka mbrojtur publikisht hajdutët, që i ka quajtur vjedhjet “folklorike”, ndërsa ka garantuar që skemat kriminale të vijojnë pa u ndalur.
    Edhe sot, ndërkohë që një pjesë e rrjetit mafioz është në hetim, pagesat ndaj inceneratorëve vijojnë nga buxheti i shtetit – një tallje e papranueshme me ligjin, me qytetarët dhe me paratë e tyre.
    Kjo ndodh për shkak se SPAK vijon ta cilësojë këtë aferë një krim intelektual, duke mbuluar të vërtetën, mbrojtur përgjegjësit dhe duke u fshehur si struci pas reve toksike të korrupsionit.
    Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta, denoncuese, kallëzuese dhe nismëtarja e parë e çmontimit të aferës së përbindshme të inceneratorëve, është më e vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që Edi Rama të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari para shqiptarë, si Kreu i Organizatës Kriminale që inceneratorët i ktheu në një makineri gjigande zhvatjeje për popullin më të varfër të kontinentit.
    Në vend të përgjigjet Edi Rama për vjedhjen në mes të sheshit me aferën e inceneratorëve, prej më shumë se 9 muajsh mbahet në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme, në izolim ekstrem, pa fakte dhe prova Presidenti Meta sepse duhet t’i mbyllet goja denonuesit të parë të kësaj afere, ndërsa vjedhësi dhe pronari de facto i kësaj afere, Edi Rama duhet të jetë i lirë për të vijuar me vjedhjet e përbindshme, që ende vijojnë”.