Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar varësinë në rritje të tregut shqiptar nga furnizimet e huaja për produktet bazë ushqimore.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga korriku deri në shtator, vlera totale e importeve në këtë kategori ka arritur 2.28 miliardë lekë, me 815 milionë lekë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë lekë në shtator, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.
Rritja e importeve mund të lidhet drejtpërdrejt me pakësimin e numrit të kafshëve qumështore dhe rënien e prodhimit të brendshëm të qumështit, nisur po nga shifrat e INSTAT.
Sipas statistikave blegtorale për periudhën 2020-2024 shohim një rënie të qëndrueshme të prodhimit të qumështit në vend, e cila shpjegon në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e importeve të bulmetit. Sipas shifrave zyrtare, prodhimi total i qumështit ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877 mijë tonë në vitin 2024
Por, rritja e importeve nuk po shoqërohet me ulje çmimesh për konsumatorin. Përkundrazi, të dhënat tregojnë se çmimet e produkteve të bulmetit në treg kanë ruajtur në nivele të konsiderueshme.
Por cilat janë vendet nga i kemi importuar këto produkte?
Italia, Gjermania, Serbia, Greqia dhe Holanda janë pesë partnerët kryesorë të importit të produkteve te bukmetit, vezëve dhe mjaltit.
Edhe nëse i referohemi importit në peshe për këtë kapitull, të dhënat tregojnë se muajt e fundit janë shumë pranë rekordit historik. Sa i përket vlerës se tre muajve të tretë të vitit rezukton të jetë rritur me 3.3%, krahasuar me periudhën Korrik-Shtator të vitit 2024.
Tag: importeve
-

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë
-

8-mujori, importet e bizneseve të gjitha më rënie, sinjal ngadalësimi; Konsumi mbahet nga turizmi
Ecuria e importeve gjatë 8- mujorit 2025 sinjalizon ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend sidomos në ndërtim.Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë rënie të ndjeshme të importeve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve me rreth 8 për qind në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.Tkurrje ka shënuar edhe grupi tjetër i importeve i lidhur edhe me industrinë e ndërtimit, “makineritë dhe pajisjet”, të cilat i shin 6% më të ulëta se 8-mujori 2024.Vlera totale e mallrave të importuara në periudhën janar–gusht 2025 ka shënuar një rënie me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 581.9 miliardë lekë ose 12.7 miliardë lekë më pak se një vit më parë, me tkurrje 2%.Në krahun tjetër rritje kanë regjistruar grupet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, me një shtesë prej 3% si dhe mineralet dhe lëndët djegëse me 5%, duke reflektuar konsumin e turistëve në për produktet e ushqimeve dhe naftës.Në të kundërt importet që lidhen me aktivitetin e bizneseve kanë pësuar rënie në të gjitha grupet.Importet e makinerive dhe pajisjeve ishin rreth 120 milionë euro më të ulëta se 8 mujori 2024, duke dhënë ndikimin më të madh negativ në total.Tkurrja e këtij grupi sinjalizon ngadalësim të investimeve të reja në kapacitete prodhuese, modernizim ose zgjerim të industrisë. Bizneset duket se po shtyjnë planet e investimit për shkak të pasigurive në treg, dhe pritshmërive më të dobëta për kërkesën në të ardhmen. Kjo prirje është një sinjal paralajmërues se dinamika e rritjes së prodhimit në vitin në vijim mund të dobësohet.Po ashtu, “materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë rënë me gati 70 milionë euro në 8 mujorin e 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të 2024.Rënia në këtë kategori lidhet me uljen e intensitetit të sektorit të ndërtimit. Duke qenë se ndërtimi ka qenë një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, një tkurrje e importeve të materialeve tregon se projektet e reja po shtyhen ose po ngadalësohen. Kjo lidhet me ngopjen e tregut, vështirësitë në financim, apo ndryshimet në kërkesën për banesa dhe projekte infrastrukturore.Importet e lëkurëve gjithashtu pësuan rënie vjetore me 6 %, duke reflektuar vështirësitë që po kalojnë fabrikat e prodhimit të këpucëve për eksport, të cilat janë në futur në vitin e tretë të rënies së prodhimit.Kërkesa e dobët nga klientët europiane e kombinuar me faktorë të brendshëm si rritja e kostos së punës dhe forcimi i lekut po zgjasin krizën në sektorin e industrisë përpunuese.Importet e mallrave tregojnë për frenim të aktivitet në pjesën më të madhe të sektorëve të prodhimit, duke përfshire edhe ndërtimin./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të sanksioneve që shënjestron të ardhurat që Moska përdor për luftën, por edhe për të plotësuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas masave të prezantuara, që duhet të miratohen nga shtetet anëtare të bllokut, Komisioni Evropian tha se synon që të heqë dorë nga blerjet e gazit e lëngshëm natyror nga Rusia deri në janar të vitit 2027 – një vit më herët se sa ishte planifikuar.
“Ekonomia e luftës së Rusisë po mbahet nga të ardhurat nga karburantet fosile. Ne duam t’i ndërpremë këto të ardhura. Prandaj, ne do të ndalojmë gazin e lëngshëm natyror rus në tregjet evropiane”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Është koha që ta mbyllim çezmën”, shtoi ajo.
Propozimi i KE-së vjen pasi Shtetet e Bashkuara i bënë presion Bashkimit Evropian që t’i ndalë importet e karburanteve fosile nga Rusia. Ndërkaq, blloku po kërkon që ta bindë Trumpin që të ketë një qasje më të ashpër ndaj Moskës lidhur me pushtimin e Ukrainës.
Udhëheqësi amerikan tha javën e kaluar se ai është i gatshëm të rrisë presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, nëse edhe aleatët ndalin blerjet e naftës ruse dhe vendosin tarifa ndaj Kinës.
Të 27 shtetet anëtare të BE-së veçse kanë ndaluar shumicën e naftës ruse përmes paketave të mëparshme të sanksioneve, duke bërë që importet të bien nga 29 për qind sa ishin më 2021 në vetëm 2 për qind deri në mesin e këtij viti.
Vetëm Hungaria dhe Sllovakia ende blejnë energji ruse.
Duke prezantuar paketën e re të sanksioneve të BE-së – që është e 19-ta që kur Moska nisi luftën kundër Ukrainës më 2022 – von der Leyen nuk përmendi naftën.
Por, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku po propozon që të ndalen të gjitha importet e gazit të lëngshëm natyror rus deri më 2027 – apo 12 muaj më herët se sa ishte planifikuar.
“Qëllimi ynë është që të përshpejtojmë fazën e heqjes dorë krejtësisht nga gazi i lëngshëm natyror rus deri më 1 janar 2027”, shkroi ajo në X.
“Moska mendon se mund ta vazhdojë këtë luftë. Ne po sigurohemi që të paguajë çmim për këtë”, shtoi Kallas.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë së Evropës ndaj importeve ruse, Rusia furnizoi 19 për qind të gazit të BE-së më 2024 – nga 45 për qind para se të niste lufta në Ukrainë.
Kjo rënie kryesisht i atribuohet rritjes së blerjes së gazit të lëngshëm natyror që transportohet me anije, që kanë kompensuar rënien e importeve përmes tubacioneve. -

Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina: Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sa i përket eksporteve, rezulton se rritja më e madhe është regjistruar me Kosovën, me një rritje prej 72.5%, ndjekur nga Greqia me 14.8% dhe Gjermania me 0.6%.
Por çfarë ka eksportuar Shqipëria më së shumti drejt këtyre vendeve? Në rastin e Greqisë, vlera totale e eksporteve sipas grupmallrave për muajin korrik arriti në 2.7 miliardë lekë, ku vlerën më të madhe e përbën eksporti i grupit të tekstileve dhe këpucëve. Pas këtij grupi, eksportet më të larta janë regjistruar për mineralet, lëndët djegëse dhe energjinë elektrike, si dhe për ushqime, pije dhe duhan. Në drejtim të Kosovës, vlera e përgjithshme e eksporteve për këtë muaj arriti në rreth 6.4 miliardë lekë.
Eksportet më të mëdha kanë qenë për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ndjekur nga ushqimet, pijet dhe duhani, si dhe produktet kimike dhe plastike. Ndërkohë, për Gjermaninë, eksportet për korrikun kapën vlerën e afërsisht 1.9 miliardë lekëve, ku dominuan eksportet e tekstileve dhe këpucëve, si dhe ato të makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit.
Nga ana tjetër, për sa i përket importeve, rritja më e madhe gjatë këtij muaji krahasuar me një vit më parë është regjistruar nga Kina me 7.6%, Turqia me 12% dhe Greqia me 5%. Në rastin e Kinës, vlera totale e importeve për muajin korrik sipas grupmallrave arriti në rreth 10.8 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e zënë importet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, të ndjekura nga materialet e ndërtimit dhe metalet.
Në rastin e Turqisë vlera e përgjithshme e importeve sipas grupmallrave për këtë muaj ishte rreth 8 miliardë lekë, ku më së shumti janë importuar materiale ndërtimi dhe metale. Ndërkohë, nga Greqia janë importuar kryesisht ushqime, pije dhe duhan, si edhe produkte kimike dhe plastike, ndërsa vlera totale e importeve nga ky vend për muajin korrik arriti në 6.5 miliardë lekë. -

Ekonomia amerikane rimëkëmbet në tremujorin e dytë
Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara është rimëkëmbur më fuqishëm se sa pritej në tremujorin e dytë, por ky rezultat paraqet një mbivlerësim të gjendjes së vërtetë të ekonomisë, pasi rënia e importeve përbën pjesën më të madhe të përmirësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve u rritën në mënyrë të moderuar.Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me një ritëm vjetor të përshtatur 3.0% gjatë tremujorit të fundit, sipas vlerësimit paraprak të publikuar nga Byroja e Analizës Ekonomike pranë Departamentit Amerikan të Tregtisë. Ekonomia ishte tkurrur me një ritëm 0.5% gjatë periudhës janar-mars, që përbën rënien e parë të PBB-së në tre vjet.Shifra kryesore e PBB-së ishte e ndikuar ndjeshëm nga tregtia, ashtu si edhe në tremujorin e parë. Ekonomistët thonë se politika proteksioniste tregtare e Presidentit Donald Trump, përfshirë tarifat e gjera ndaj importeve si dhe vonesat në vendosjen e tarifave më të larta, e kanë bërë të vështirë krijimin e një ideje të qartë për ecurinë e ekonomisë.Ekonomistët këshillojnë që vëmendja të përqendrohet te treguesi i shitjeve përfundimtare te blerësit privatë vendas, që shihet si një barometër i rëndësishëm i rritjes së brendshme bazë të ekonomisë amerikane, si nga ekonomistët ashtu edhe nga politikbërësit.Një rritje e ndjeshme e importeve në tremujorin e parë, e nxitur nga përpjekjet për të shmangur tarifat, çoi në një deficit rekord të tregtisë së mallrave, që rëndoi mbi ekonominë. Ky trend u përmbys në tremujorin e dytë.Një sondazh i Reuters parashikonte rimëkëmbje të PBB-së me ritëm vjetor 2.4%. Megjithatë, sondazhi kishte përfunduar përpara publikimit të të dhënave të së martës, të cilat treguan se deficiti i tregtisë së mallrave ishte ngushtuar në nivelin më të ulët në gati dy vjet gjatë muajit qershor, ndërsa inventarët ishin rritur në mënyrë marxhinale.Kjo i shtyu ekonomistët të përmirësonin parashikimet e tyre për rritjen e PBB-së me deri në 0.8 pikë përqindje, duke e çuar ritmin e rritjes në 3.3%. Tregtia dhe inventarët janë ndër komponentët më të paqëndrueshëm të PBB-së.Ekonomistët parashikojnë një rritje të dobët ekonomike gjatë gjysmës së dytë të vitit. Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka shpallur disa marrëveshje tregtare, ekonomistët thonë se norma efektive e tarifave në vend, mbetet një nga më të lartat që nga vitet 1930 dhe vënë në dukje se rreth 60% e importeve të vendit vazhdojnë të mbeten jashtë mbulimit të ndonjë marrëveshjeje.Ekonomistët presin që Rezerva Federale të mbajë normën bazë të interesit në intervalin 4.25%–4.50% pas përfundimit të mbledhjes dyditore të politikës monetare të mërkurën, duke i rezistuar presionit të Presidentit Trump për të ulur kostot e huamarrjes. Fed uli normat e interesit tre herë gjatë vitit 2024, me uljen e fundit që ndodhi në dhjetor. /ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ekonomia amerikane rikuperohet në tremujorin e dytë
Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara është rikthyer më fuqishëm se sa pritej në tremujorin e dytë, por ky rezultat paraqet një mbivlerësim të gjendjes së vërtetë të ekonomisë, pasi rënia e importeve përbën pjesën më të madhe të përmirësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve u rritën në mënyrë të moderuar.Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me një ritëm vjetor të përshtatur 3.0% gjatë tremujorit të fundit, sipas vlerësimit paraprak të publikuar nga Byroja e Analizës Ekonomike pranë Departamentit Amerikan të Tregtisë. Ekonomia ishte tkurrur me një ritëm 0.5% gjatë periudhës janar-mars, që përbën rënien e parë të PBB-së në tre vjet.Shifra kryesore e PBB-së ishte e ndikuar ndjeshëm nga tregtia, ashtu si edhe në tremujorin e parë. Ekonomistët thonë se politika proteksioniste tregtare e Presidentit Donald Trump, përfshirë tarifat e gjera ndaj importeve si dhe vonesat në vendosjen e tarifave më të larta, e kanë bërë të vështirë krijimin e një ideje të qartë për ecurinë e ekonomisë.Ekonomistët këshillojnë që vëmendja të përqendrohet te treguesi i shitjeve përfundimtare te blerësit privatë vendas, që shihet si një barometër i rëndësishëm i rritjes së brendshme bazë të ekonomisë amerikane, si nga ekonomistët ashtu edhe nga politikbërësit.Një rritje e ndjeshme e importeve në tremujorin e parë, e nxitur nga përpjekjet për të shmangur tarifat, çoi në një deficit rekord të tregtisë së mallrave, që rëndoi mbi ekonominë. Ky trend u përmbys në tremujorin e dytë.Një sondazh i Reuters parashikonte rimëkëmbje të PBB-së me ritëm vjetor 2.4%. Megjithatë, sondazhi kishte përfunduar përpara publikimit të të dhënave të së martës, të cilat treguan se deficiti i tregtisë së mallrave ishte ngushtuar në nivelin më të ulët në gati dy vjet gjatë muajit qershor, ndërsa inventarët ishin rritur në mënyrë marxhinale.Kjo i shtyu ekonomistët të përmirësonin parashikimet e tyre për rritjen e PBB-së me deri në 0.8 pikë përqindje, duke e çuar ritmin e rritjes në 3.3%. Tregtia dhe inventarët janë ndër komponentët më të paqëndrueshëm të PBB-së.Ekonomistët parashikojnë një rritje të dobët ekonomike gjatë gjysmës së dytë të vitit. Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka shpallur disa marrëveshje tregtare, ekonomistët thonë se norma efektive e tarifave në vend, mbetet një nga më të lartat që nga vitet 1930 dhe vënë në dukje se rreth 60% e importeve të vendit vazhdojnë të mbeten jashtë mbulimit të ndonjë marrëveshjeje.Ekonomistët presin që Rezerva Federale të mbajë normën bazë të interesit në intervalin 4.25%–4.50% pas përfundimit të mbledhjes dyditore të politikës monetare të mërkurën, duke i rezistuar presionit të Presidentit Trump për të ulur kostot e huamarrjes. Fed uli normat e interesit tre herë gjatë vitit 2024, me uljen e fundit që ndodhi në dhjetor. /ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për gjashtëmujorin
Importet e materialeve të ndërtimit ishin me rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë si në sasi ashtu edhe në vlerë, duke sinjalizuar një lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë materiale ndërtimi dhe metale, duke shënuar një rënie prej 8.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u importuan mbi 786 mijë tonë. Në aspektin e vlerës, importet e këtyre materialeve arritën në afro 58.9 miliardë lekë, me ulje vjetore rreth 7 për qind.
Importet në vlerë të materialeve të ndërtimit janë në tendencë zbritëse që prej vitit 2022, kur ato kapën vlerën rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh. Në vitin 2023, kjo shumë zbriti në 64.2 miliardë, ndërsa këtë vit ka vijuar rënia (shiko grafikun e mëposhtëm).
Nga të dhënat vërehet se, megjithëse sasia në tonë ka qëndruar në nivele të ngjashme me vitin 2021 dhe 2023, vlera monetare e importeve ka pësuar rënie, duke reflektuar një ulje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe një zhvendosje drejt materialeve me kosto më të ulët dhe në tregun e brendshëm.
Kulmi i importeve në sasi është arritur në vitin 2024, me mbi 786 mijë tonë, ndërsa në vlerë kulmi mbetet gjashtëmujori i parë i vitit 2022.
Ecuria e importeve reflekton rezultatet e dinamikave të tregut të ndërtimit në vend, ndryshimeve në kostot e ndërtimit, ritmit të investimeve publike e private, si dhe luhatjet në çmimet e lëndëve të para në tregjet globale. Materialet e ndërtimit janë grupi i katërt më i madh i importeve, pas makinerive, ushqimeve dhe produkteve kimike dhe plastike.
Në gjashtëmujorin e parë 2025 ky grup zuri 13.6% të totalit të importeve, nga 14.3% në të njëjtën periudhë të 2024.
Kjo ecuri reflekton edhe një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit të ndërtimit në vend, si pasojë e përfundimit të disa projekteve të mëdha publike dhe një ngurrimi të sektorit privat për të nisur investime të reja në kushte të pasigurisë ekonomike dhe të kostove financiare.
Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë për sektorin e ndërtimit në muajin qershor tregoi se po rritet numri i ndërtuesve që besojnë se çmimet do të jenë në rënie. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie. Syri.net-monitor.al
-

Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për 6-mujorin
Importet e materialeve të ndërtimit ishin më rënie në 6-mujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhe si në sasi dhe në vlerë, duke sinjalizuar lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit.Të dhënat zyrtarë nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë materiale ndërtimi dhe metale, duke shënuar një rënie 8.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u importuan mbi 786 mijë tonë. Në aspektin e vlerës, importet e këtyre materialeve arritën në afro 58.9 miliardë lekë me ulje vjetore rreth 7për qind.Importet në vlerë te materialeve të ndërtimit janë në tendencë zbritëse që prej vitit 2022, kur ato kapën vlerën rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh. Në vitin 2023, kjo shumë zbriti në 64.2 miliardë, ndërsa këtë vit ka vijuar rënia (shiko grafikun e mëposhtëm).Nga të dhënat vërehet se megjithëse sasia në tonë ka qëndruar në nivele të ngjashme me vitin 2021 dhe 2023, vlera monetare e importeve ka pësuar rënie, duke reflektuar një ulje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe një zhvendosje drejt materialeve me kosto më të ulët dhe në tregun e brendshëm.Kulmi i importeve në sasi është arritur në vitin 2024, me mbi 786 mijë ton, ndërsa në vlerë kulmi mbetet gjashtëmujori i parë i vitit 2022. Ecuria e importeve reflekton rezultat i dinamikat e tregut të ndërtimit në vend, ndryshimeve në kostot e ndërtimit, ritmit të investimeve publike e private si dhe luhatjet në çmimet e lëndëve të para në tregjet globale.Materialet e ndërtimit janë grupi i katërt më i madh i importeve, pas makinerive, ushqimeve dhe produkteve kimike dhe plastike. Në 6 mujorin e parë 2025 ky grup zuri 13.6% të totalit të importeve nga 14.3 % në të njëjtën periudhë të 2024.Kjo ecuri reflekton edhe një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit të ndërtimit vend, si pasojë e përfundimit të disa projekteve të mëdha publike dhe një ngurrimi të sektorit privat për të nisur investime të reja në kushte të pasigurisë ekonomike dhe rritjes së kostove financiare.Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit muajin qershor tregoi se po rritet numri i ndërtuesve që besojnë se çmimet do të jenë më rënie. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë
Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / D.AzoBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Importet e hidrosanitareve rriten 29% për janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë
Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / D.AzoBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.