Tag: imobiliare

  • “Investimet e huaja po bien”, Balliu paralajmëron: Qeveria Rama përdor tregun e pronave për pastrim parash droge

    “Investimet e huaja po bien”, Balliu paralajmëron: Qeveria Rama përdor tregun e pronave për pastrim parash droge

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportimeve për rritjen e çmimeve të pronave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një manovër të qeverisë për të justifikuar pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.
    Sipas Balliut, pas çdo ‘rritjeje të çmimeve të pronave’ që publikohet në media, fshihet një skemë e mirëorganizuar që përfshin agjencitë imobiliare, ndërtuesit dhe njerëz pranë qeverisë.‘Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!’, shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.
    Deputeti opozitar thekson se raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për këtë fenomen, duke cituar në veçanti raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
    ‘Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës,’ shton ai.
    Balliu akuzon kryeministrin Rama për manipulim të opinionit publik përmes propagandës mediatike dhe institucioneve shtetërore.
    ‘Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë ‘rritjen e çmimit të pronave’ për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut,’ shprehet deputeti demokrat.
    Në vijim, ai ngre alarmin për një fenomen të ri në tregun imobiliar, ku sipas tij, pas zbulimeve nga komunikimet në aplikacionin SKY EÇ, shumë agjenci imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para në dorë, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.
    ‘Pas komunikimeve në SKY EÇ, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet. Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim,’ deklaron Balliu.
    Në përfundim të reagimit të tij, ai e quan Edi Ramën ‘arkitektin e kësaj skeme kriminale’.
    ‘Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale,’ përfundon deputeti Klevis Balliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.

  • VIDEO/ Balliu: Rama po përdor tregun e pronave për pastrimin e parave të drogës, ndërsa SPAK hesht

    VIDEO/ Balliu: Rama po përdor tregun e pronave për pastrimin e parave të drogës, ndërsa SPAK hesht

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportimeve për rritjen e çmimeve të pronave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një manovër të qeverisë për të justifikuar pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.

    Sipas Balliut, pas çdo ‘rritjeje të çmimeve të pronave’ që publikohet në media, fshihet një skemë e mirëorganizuar që përfshin agjencitë imobiliare, ndërtuesit dhe njerëz pranë qeverisë.

    ‘Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!’, shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.

    Deputeti opozitar thekson se raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për këtë fenomen, duke cituar në veçanti raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

    ‘Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës,’ shton ai.

    Balliu akuzon kryeministrin Rama për manipulim të opinionit publik përmes propagandës mediatike dhe institucioneve shtetërore.

    ‘Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë ‘rritjen e çmimit të pronave’ për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut,’ shprehet deputeti demokrat.

    Në vijim, ai ngre alarmin për një fenomen të ri në tregun imobiliar, ku sipas tij, pas zbulimeve nga komunikimet në aplikacionin SKY EÇ, shumë agjenci imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para në dorë, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.

    ‘Pas komunikimeve në SKY EÇ, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet. Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim,’ deklaron Balliu.

    Në përfundim të reagimit të tij, ai e quan Edi Ramën ‘arkitektin e kësaj skeme kriminale’.

    ‘Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale,’ përfundon deputeti Klevis Balliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.

  • “Rama i përdor për dobësimin e opozitës”, Kalaja paralajmëron: Bankat dhe agjencitë imobiliare pjesë e lojës së…

    “Rama i përdor për dobësimin e opozitës”, Kalaja paralajmëron: Bankat dhe agjencitë imobiliare pjesë e lojës së…

    Adriana Kalaja /Nëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, tema kryesore e diskutimit ka qenë lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, në raport me pastrimin e parave të pista e kriminale.Po çfarë po ndodh në Shqipëri në fakt?
    Sa herë Kryeministri Edi Rama flet si spekulant imobiliar, ku njofton rritjen e çmimit të pronave për të cilat kanë dhënë vetë lejet e ndërtimit, del Banka e Shqipërisë dhe konfirmon fjalët e Ramës, duke mashtruar se janë qytetarët evropianë që kanë blerë 200 milionë euro prona.
    Të njëjtën gjë si Banka e Shqipërisë bën edhe një bankë private, drejtori i së cilës, në emër të Ramës, paralajmëronte rritjen e çmimit të pronave.
    Me paratë e drogës të pastruara në ndërtim, Edi Rama ka financuar dobësimin e opozitës, blerjen e mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë.
    Në këtë skenar pastrimi parash janë edhe agjencitë imobiliare, që janë si agjencitë e mikrokredive.
    Ndaj është detyrë emergjente e
    SPAK të hetojë pa kompromis edhe veprimtarinë e tyre.
    Ndryshe, qartêsisht është pjesë e kësaj loje që në mos herët, vonë do shpërthejë.
    Ekonomistët e standardit Sude të mos flasin për çmimet e portokalleve, pasi mijëra sipërmarrje janë mbyllur nga narkoeuro.
    PS: Jo më kot, Edi Rama i dha leje ndërtimi për një sipërfaqe marramendëse Abi Bank, bank me origjinë offshore dhe me (Ish) Drejtuese Bordi, bashkëshorten Linda.

  • Agjentët imobiliarë në panik? Arsyet pse do ndodhë rënia e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

    Agjentët imobiliarë në panik? Arsyet pse do ndodhë rënia e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

    Foto ilustruese

    Në daljet e fundit në media, agjentët imobiliarë në Tiranë kanë nisur një fushatë për të justifikuar çmimet e larta të apartamenteve, në përpjekje për të mbrojtur tregun nga efektet e një takse të re mbi pronat e dyta. Taksa e re mbi pronat e dyta, e zbatuar që nga viti 2024, synon të taksojë më fort individët që zotërojnë më shumë se një apartament. Në shumicën e rasteve, kjo taksë kap vlerën nga 150 deri në 300 euro në vit për apartament, në varësi të sipërfaqes dhe vendndodhjes. Kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me nivelin e mëparshëm prej rreth 50 eurosh në vit, duke e kthyer mbajtjen e pronave të papërdorura në një barrë më të madhe fiskale për individët që i kanë blerë si investim pasiv.
    Në deklaratat publike, ata pretendojnë se taksa shtesë e vendosur nga shteti do të rrisë çmimet e apartamenteve, një argument që duket në kundërshtim me logjikën ekonomike. Në fakt, taksa e re mbi shtëpinë e dytë pritet të ndikojë në mënyrë krejt tjetër në tregun imobiliar. Ekonomistët argumentojnë se kjo taksë do t’i kthejë pronat e dyta në një barrë fiskale, veçanërisht ato që mbahen të papërdorura apo bosh.
    Kjo situatë, në vend që të rrisë çmimet, në realitet do të krijojë presion për t’i ulur ato, pasi pronarët do të nxitojnë t’i hedhin pronat në treg ose të ulin çmimin e qirave për t’i bërë më tërheqëse.
    Vetë ekspertët dhe agjentët imobiliarë e kanë pranuar se aktualisht ka një numër shumë të madh apartamentesh të pashitura në Tiranë. Të dhënat e tyre tregojnë se të paktën 70 mijë apartamente janë bosh dhe të papërdorura, çka sugjeron një tepricë të dukshme oferte. Ky fakt përforcon edhe më shumë logjikën ekonomike. Pra kur ka më shumë oferta sesa kërkesa, çmimet janë të destinuara të bien.
    Gjithashtu, kërkesa për blerjen e apartamenteve ka rënë ndjeshëm, kryesisht për shkak se çmimet në Tiranë kanë arritur nivele të papërballueshme për ekonominë e një familjeje mesatare shqiptare. Kjo ulje e kërkesës në kombinim me rritjen e pritshme të ofertës, pritet të sjellë një rënie të vazhdueshme të çmimeve të apartamenteve. Në këtë panoramë, agjentët imobiliarë gjenden në një situatë paniku, duke tentuar të mbajnë artificialisht çmime që tregu dhe realiteti ekonomik tashmë i kanë vendosur në pikëpyetje.
    E ardhmja e afërt duket se do t’i detyrojë ata të pranojnë një realitet të ri ekonomik, uljen e çmimeve e cila ka nisur tashmë për metrat katrorë të apartamenteve në Tiranë. si përgjigje ndaj një oferte të shtuar dhe një kërkese në rënie./LajmeTroç

  • “Ulen çmimet”, agjencitë imobiliare nisin fushatën në rrjetet sociale (FOTOT)

    “Ulen çmimet”, agjencitë imobiliare nisin fushatën në rrjetet sociale (FOTOT)

     

    Foto Ilustruese

     
    TIRANË- Në një kohë kur tregu po zien nga pikëpyetjet e shumta në lidhje me të ardhmen e tregut imobiliar, mes agjencive duket se po ndodh një trend i dyshimtë. Në muajt e fundit ka nisur një seri postimesh për apartamente të ndryshme, ku reklamohet ulja e çmimeve.

    Zonat janë nga më të ndryshme, madje ulje është bërë edhe në apartamente që po shiten në Durrës apo Vlorë, të cilat janë zona bregdetare dhe të prirura për të tërhequr investitorë.

    Postimet e bëra në rrjetet sociale nga agjenci të ndryshme imobiliare, të përzgjedhura rastësisht nga ZËRI, nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me uljen e këtyre çmimeve. Por, në disa vihet re që ka një diferencë shumë të madhe me çmimin e mëparshëm, 60 mijë euro.

    Çfarë ka ndodhur me një pronë që çmimi i ulet me 60 mijë euro? Është amortizuar? Ka shumë kohë që është stok?
    Këto janë pyetje të cilave mund tu përgjigjen vetëm agjencitë, por trendi tregon shumë për tregun imobiliar.