Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për hapjen e qendrave për emigrantët në disa qarqe të vendit. Ai e ka cilësuar këtë nismë “krejtësisht të pakuptueshme”, duke theksuar se zonat e përzgjedhura prej kohësh vuajnë nga shpopullimi.
Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara problematike apo të konfliktit. Ai akuzoi qeverinë se po e mbështet këtë vendim për interesa politike dhe personale të tij.
“Duhet një përqasje serioze, jo vendime që merren për të përmirësuar imazhin e një kryeministri që tashmë po cilësohet nga shumë si drejtues i një narkoshteti”, u shpreh Kaso. Sipas tij, favore të tilla ndaj partnerëve ndërkombëtarë mund të kënaqin interesa të momentit, por nuk i shërbejnë aspak pastrimit të imazhit të qeverisë.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që vendime të tilla që prekin jetën e qytetarëve, veçanërisht qarqet që shpopullimin e kanë plagë, të larguarit të zëvendësohen me refugjatë ose emigrantë ilegalë që vijnë nga zona problematike siç janë zonat e luftës.
Duhet të ketë një përqasje serioze dhe jo për interesa personale të kryeministrit, imazhi i djerrë i një kryeministri që po cilësohet se drejton një narkoshtet, shpreson që ta rregullojë dhe blejë duke dhënë favore të tilla të cilat kënaqin një interes të momentit nga vendet partnere por nuk mund t’i shërbejë pastrimit të imazhit të kryeministrit”, tha Kaso.
Tag: imazhin
-

“Rama po kërkon të pastrojë imazhin e djerrë”/ Deputeti Kaso kundër hapjes së qendrave për emigrantët: Një narkoshtet
-

Ivi Kaso kundër hapjes së qendrave për emigrantët: Rama po kërkon të pastrojë imazhin e djerrë
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për hapjen e qendrave për emigrantët në disa qarqe të vendit. Ai e ka cilësuar këtë nismë “krejtësisht të pakuptueshme”, duke theksuar se zonat e përzgjedhura prej kohësh vuajnë nga shpopullimi.
Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara problematike apo të konfliktit. Ai akuzoi qeverinë se po e mbështet këtë vendim për interesa politike dhe personale të tij.“Duhet një përqasje serioze, jo vendime që merren për të përmirësuar imazhin e një kryeministri që tashmë po cilësohet nga shumë si drejtues i një narkoshteti”, u shpreh Kaso. Sipas tij, favore të tilla ndaj partnerëve ndërkombëtarë mund të kënaqin interesa të momentit, por nuk i shërbejnë aspak pastrimit të imazhit të qeverisë.
Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara problematike apo të konfliktit. Ai akuzoi qeverinë se po e mbështet këtë vendim për interesa politike dhe personale të tij.
“Duhet një përqasje serioze, jo vendime që merren për të përmirësuar imazhin e një kryeministri që tashmë po cilësohet nga shumë si drejtues i një narkoshteti”, u shpreh Kaso. Sipas tij, favore të tilla ndaj partnerëve ndërkombëtarë mund të kënaqin interesa të momentit, por nuk i shërbejnë aspak pastrimit të imazhit të qeverisë.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që vendime të tilla që prekin jetën e qytetarëve, veçanërisht qarqet që shpopullimin e kanë plagë, të larguarit të zëvendësohen me refugjatë ose emigrantë ilegalë që vijnë nga zona problematike siç janë zonat e luftës. Duhet të ketë një përqasje serioze dhe jo për interesa personale të kryeministrit, imazhi i djerrë i një kryeministri që po cilësohet se drejton një narkoshtet, shpreson që ta rregullojë dhe blejë duke dhënë favore të tilla të cilat kënaqin një interes të momentit nga vendet partnere por nuk mund t’i shërbejë pastrimit të imazhit të kryeministrit”, tha Kaso.
-

“Niko dhe çerrat e tij…”/ Nallbati zbulon arsyet e paraqitjes në SPAK: Donin të më dëmtonin imazhin
Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK.Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.Kujtojmë se Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa. -

Deputeti i PD, Bledion Nallbati në SPAK: Niko dhe çerrat e tij donin të më dëmtonin imazhin
Bledion Nallbati
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nallbati u pyet si person në djeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 3 majit, ku vetë dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan fizikisht me një shofer kamioni.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai. -

Rama ‘ekspozon’ veten në galerinë gjermane?/ Artisti: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive
Prej ditësh qarkullon lajmi se një prej galerive më të njohura në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Edi Ramën për të promovuar artin e tij. Por ndërkohë, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të pastruar imazhin e tij pas skandaleve korruptive.
Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan se në kuadër të kësaj kontrate, Rama do hapë një ekspozitë personale në prill të vitit që vjen në Berlin.
“Puna e Ramës si artist është vënë në qendër të vëmendjes, pasi një galeri e madhe gjermane nënshkroi kontratë me politikanin për të promovuar artin e tij. Galeria Société e Berlinit njoftoi se e kishte shtuar Ramën, i cili ka ekspozuar në Bienalen e Venedikut tre herë, në listën e saj prej dy duzinash artistësh”, shkruan gazeta.
Sipas saj, kjo përpjekje artistike e Ramës do i japë atij pak frymëmarrje pas kritikave politike. Gazeta thekson se Edi Rama sulmoi ashpër drejtësinë pas arrestimit të Erion Veliajt, duke marrë kritika nga një trupë e mbikëqyrjes gjyqësore.
Ndërkohë kritika ndaj tij ka edhe prej artistëve.
“Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik prej kohësh i Ramës, e quajti artin e kryeministrit “propagandë për të lustruar imazhin e tij”, duke e akuzuar atë për shtypjen e kundërshtimeve në art duke u mohuar fondet publike kritikëve.
“Ai përdor artin e tij për të bindur botën se është një i majtë i sofistikuar, i rehatuar në sallonet intelektuale,” tha Lulaj.
Ermal Hasimja, një komentator i njohur politik shqiptar dhe kundërshtar i Ramës, tha për kryeministrin: “Ai pëlqen të shihet si artist … dhe pëlqen të tërheqë vëmendje”,” shkruan gazeta. -

Rama nënshkruan me galerinë gjermane/ Artisti i njohur: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive
Prej ditësh qarkullon lajmi se një prej galerive më të njohura në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Edi Ramën për të promovuar artin e tij.
Por ndërkohë, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të pastruar imazhin e tij pas skandaleve korruptive.
Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan se në kuadër të kësaj kontrate, Rama do hapë një ekspozitë personale në prill të vitit që vjen në Berlin.
“Puna e Ramës si artist është vënë në qendër të vëmendjes, pasi një galeri e madhe gjermane nënshkroi kontratë me politikanin për të promovuar artin e tij. Galeria Société e Berlinit njoftoi se e kishte shtuar Ramën, i cili ka ekspozuar në Bienalen e Venedikut tre herë, në listën e saj prej dy duzinash artistësh”, shkruan gazeta.
Sipas saj, kjo përpjekje artistike e Ramës do i japë atij pak frymëmarrje pas kritikave politike. Gazeta thekson se Edi Rama sulmoi ashpër drejtësinë pas arrestimit të Erion Veliajt, duke marrë kritika nga një trupë e mbikëqyrjes gjyqësore.
Ndërkohë kritika ndaj tij ka edhe prej artistëve.
“Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik prej kohësh i Ramës, e quajti artin e kryeministrit “propagandë për të lustruar imazhin e tij”, duke e akuzuar atë për shtypjen e kundërshtimeve në art duke u mohuar fondet publike kritikëve.
“Ai përdor artin e tij për të bindur botën se është një i majtë i sofistikuar, i rehatuar në sallonet intelektuale,” tha Lulaj.
Ermal Hasimja, një komentator i njohur politik shqiptar dhe kundërshtar i Ramës, tha për kryeministrin: “Ai pëlqen të shihet si artist … dhe pëlqen të tërheqë vëmendje”,” shkruan gazeta.
-

Pesticidet “helmuan” eksportet/ Të huajt humbin besimin, fermerët: Dëm kolosal sepse një pakicë nxiu imazhin
Prodhimet bujqësore shqiptare nuk janë më të sigurta për konsumatorin europian.
Refuzimi i tregjeve ndërkombëtare ndaj prodhimeve të fermerit tonë po sjellë pasoja negative ekonomike për fermerin dhe grosistin.
Ekspertët e ekonomisë thonë që perimet shqiptare po kalben në kanale për faj të vetë ministrisë, e cila nuk punoi parandaloi në kohë daljen e prodhimeve me kimikate në doganat europiane. Mungesa e neglizhencës së inspektorëve të ushqimit, solli dhe sezonin më të dobët bujqësor në këtë 5 vjeccar të fundit.
“Besimi është gjëja më e vështirë për tu ndërtuar dhe më e lehta për tu shembur. Në këto kushte ne nuk jemi në situatën më fatlume të eksporteve shqiptare, kjo sepse ne nuk ditëm të mbrojmë imazhin që krijoi produkti shqiptar para katër vitesh”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie.
Bujqësia duhet të na sillte një ekonomi të qëndrueshme, por bllokimi I tregjeve ndërkombëtar po ndikon negativisht tek ekonomia familjare e njerëzve që punojnë tokën.
“Duke ndikuar negativisht tek fermerët nga ana tjetër kemi këto fermerë që nuk gjejnë treg shitje, nuk paguajnë dot pagat e punëtorë është një cikël që godet ekonominë e fermerit, ekonominë shqiptare dhe atë familjare”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.
Para këtyre kushteve gjendemi përballë një fakti Ministria e Bujqësisë, tashmë nën drejtimin Andis Sallës, cilësuar si ministri i fshatit nga vetë kryeministri Rama , duhet të ndërtojë ura të reja besimi.
“Së pari duke forcuar sistemet e brendshme të kontrollit, nëse duam që të mos ankohemi për rënien e eksporteve institucionet shqiptare duhet të dalin garant.”, shton më tej.
Nëse fermerët kanë për detyrë të prodhojnë shëndetshëm, ministria e bujqësisë duhet të promovojë produktin vendas në tregjet jashtë kufijve, në të kundërt bujqësia do të vazhdojë të kontribuojë gjithnjë e më pak në ekonominë shqiptare.Top Channel
-

Macron: Lufta e Netanyahut në Gaza po shkatërron imazhin e Izraelit në mbarë botën
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza po shkatërron besueshmërinë e vendit.
“Këto lloje operacionesh në Gaza janë krejtësisht kundërproduktive; kjo është, duhet ta them, një dështim”, tha Macron në një intervistë me transmetuesin izraelit Channel 12.
“Po shkaktoni kaq shumë viktima dhe viktima midis civilëve sa po e shkatërroni plotësisht besueshmërinë dhe imazhin e Izraelit jo vetëm në rajon, por edhe në opinionin publik kudo”, shtoi ai.Izraeli ka bombarduar enklavën bregdetare për gati dy vjet që nga sulmi terrorist i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi.
Këtë javë Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një ofensivë të re tokësore për të pushtuar Qytetin e Gazës, duke përshkallëzuar fushatën e tyre kundër grupit militant palestinez.
Macron e dënoi operacionin si “një gabim të madh”, i cili, tha ai, do të hapë një diskutim të ri në Evropë rreth vendosjes së sanksioneve kundër “njerëzve kyç që mbështesin vendbanimet”.
Komentet e udhëheqësit francez vijnë në mes të një përplasjeje të ashpër diplomatike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me vendimin e Macron për të njohur një shtet palestinez.
Macron njoftoi në fund të korrikut se Franca do të ecte përpara me njohjen, së bashku me vendet e tjera, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 22 shtator.
Njoftimi shkaktoi një “luftë” fjalësh me Izraelin.
Në një letër më 17 gusht, Netanyahu akuzoi Macronin për nxitjen e antisemitizmit dhe shpërblimin e “terrorit të Hamasit” me lëvizjen për të njohur shtetësinë palestineze.
Macron, në një përgjigje me shkrim, i hodhi poshtë akuzat dhe në intervistën e së enjtes tha se ishte personalisht “i lënduar” nga pretendimet e Netanyahut.
“Mendoj se është një gabim i madh nga ana e kryeministrit tuaj, sepse ai po i jep një justifikim antisemitizmit, duke e vënë mbi supet e mia sepse ndoshta ky ishte objektivi i tij. Por nuk ka asnjë justifikim për antisemitizmin”, tha ai.
Duke mbrojtur politikën e Francës, Macron tha se njohja e shtetësisë palestineze është “mënyra më e mirë për të izoluar Hamasin”.
Në përgjigje të iniciativës së Francës, zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë një sërë kundërmasash, duke përfshirë mbylljen e konsullatës franceze në Jerusalem dhe përshpejtimin e aneksimeve të Bregut Perëndimor. -

Yjet e famshëm që janë “përjashtuar” nga Bugatti dhe Ferrari
Blerja e një supermakine nuk bëhet vetëm me para – markat si Bugatti dhe Ferrari mbrojnë me fanatizëm imazhin e tyre ekskluziv dhe shpesh ‘ndëshkojnë’ edhe yjet botërorë që nuk respektojnë rregullat e pashkruara.
Bugatti dhe Tom CruiseQë nga premiera e Mission: Impossible III në vitin 2006, Tom Cruise nuk është më i mirëpritur nga Bugatti. Në tapetin e kuq, Cruise u shfaq me një Bugatti Veyron të ri, por nuk arriti të hapte derën e pasagjerit para kamerave – një moment viral që dëmtoi imazhin e markës. Që atëherë, Cruise nuk mund të blejë më modele të reja Bugatti.
Ferrari dhe lista e të përjashtuarveFerrari, marka më e rreptë e supermakinave, i shet modelet e saj si LaFerrari, Monza apo Daytona SP3 vetëm klientëve të përzgjedhur, dhe çdo shkelje ndëshkohet menjëherë:
Justin Bieber – përjashtuar pasi pikturoi një Ferrari 458 dhe e nxori në ankand.
Floyd Mayweather – penalizuar për blerje dhe shitje të shpeshta.
Tyga – përjashtuar për vonesa në pagesa dhe modifikime jo të miratuara.
50 Cent – sipas thashethemeve, nuk mund të blejë më për shkak të modifikimeve që dëmtonin imazhin e luksit.
Rregullat e pashkruara të Ferrari
Nuk lejohet modifikimi i makinës në forma të çuditshme.
Nuk duhet ta shesësh shumë shpejt pas blerjes.
Nuk duhet ta përdorësh për ‘publicity stunt’ që dëmton imazhin e markës.
Ferrari dhe Bugatti e bëjnë të qartë: paraja nuk mjafton për të hyrë në elitën automobilistike respekti për imazhin dhe traditën është mbi gjithçka./KultPlus.com
