Tag: ilirjani

  • “Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele!” Kandidatja e PD: Me më ardh turp që jam…

    “Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele!” Kandidatja e PD: Me më ardh turp që jam…

     Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike-ASHM, Julia Ilirjani ka bërë një deklaratë në rrjetet soicale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
    Ilirjani ka ka shpërndarë një foto që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë qarqet në veri që kanë votuar PD-në. Kandidatja në fund të postimit shkruan se i vjen turp që është me origjinë nga jugu.

    “Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Ilirjani.

  • “Më vjen turp që jam nga jugu”, kandidatja që Berisha e gjeti në Big Brother: Popull dele, që votuat PS…

    “Më vjen turp që jam nga jugu”, kandidatja që Berisha e gjeti në Big Brother: Popull dele, që votuat PS…

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, aktorja Julia Ilirjani nuk e ka përballuar mirë disfatën e thellë në zgjedhje dhe ka shpërthyer në ofendim ndaj bashkëatdhetarëve të saj.
    Në një postim në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë ato dy qarqe në veri që kanë votuar PD-në.
    Por përtej kësaj ndarjeje skandaloze që i bëhet Shqipërisë në baza paragjykimesh që janë përdorur ndër vite, Ilirjani ka shkuar edhe më tej, duke urryer origjinën e saj teksa thotë se i vjen turp që është “nga jugu”.
    “Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Julia Ilirjani.

  • Ish-banorja e Big Brother në listën e PD: Me Berishën, e bëjmë shumicën për qeverinë e re

    Ish-banorja e Big Brother në listën e PD: Me Berishën, e bëjmë shumicën për qeverinë e re

    Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother, Julia Ilirjani që tashmë është përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Tiranën u shpreh e sigurt se opozita do të krijojë mazhorancën dhe qeverinë e re pas 11 majit.
    E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Ilirjani u shpreh se takimet në terren tregojnë se njerëzit do ta refuzojnë Edi Rama, madje dhe administrata e tij.
    “E fillojmë me PS që nuk e di ku e ka këtë besueshmëri te vetja që do e fitojë mandatin e katërt. Dalin ca analiste që flasin përçartë më duken të shitur e të blerë. Një analist përveç një exit-polli duhet të ketë dhe një reagim. Indikatorët që ata kanë në dorë nuk janë matje reale. Administrata punon në një zyrë të vogël 6 veta kur duhet të ishin vetëm 2.
    Jam e bindur që nuk do të votojnë Ramën. Njerëzit nuk po e durojnë dot këtë diktaturë që po bëhet më e rrezikshme nga ajo e komunizmit. Këta të bëjnë të ikësh jashtë shtetit. Mendojmë që jemi demokraci dhe kontrollon vullnetin e lirë. Edhe fëmijët po dalin në mitingjet e PS. Populli do të reagojë siç duhet. PD dhe Aleatët do ta bëjnë mazhorancën në parlament. Janë matje që i bën PD dhe Aleatët, indikatorët janë dhe takimet me njerëzit. Ata nuk duan t’ia dinë nëse po dalin në kamera”, tha Ilirjani për gazetaren Alba Alishani.

  • Ish-banorja e Big Brother që kandidon për Berishën: Rama organizator ahengjesh që s’ka një shok për të pirë kafe

    Ish-banorja e Big Brother që kandidon për Berishën: Rama organizator ahengjesh që s’ka një shok për të pirë kafe

    Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se më shumë ka nxjerrë kandidatë Big Brother në listat e kënetës, se sa Primaret e zhvilluara brenda selisë blu.
    Julia Ilirjani i kërkon Ramës që të mos merret me listat e Partisë Demokratike dhe me asnjë artist.
    “Organizatori i ahengjeve në emisionin e vet ka thënë që aleanca e PD-së e ka mbushur listën me personazhe të Big Brother.
    Ne jemi dy apo tre që kemi qenë në atë format, por ky kryeartisti e di që në Big Brother futen njerëzit që janë marrë me art në jetën e tyre?
    Në Big Brother ne jemi futuar si artista dhe unë e di që ti ke një urrejtje patologjike për artistët. E di që arti jonë i vogël të duket ordiner sepse ti je në majat e larta në universit, je një naltmadhni, një super artist, edhe Picaso të ka lakmi. Na lër ne të bëjmë artin tonë të vogël dhe politikën tonë siç dimë ne.
    Pritëm të na e bëje ti Shqipërinë por ti nuk ke kohë zemra. Ti do bësh ahengje, do flasësh në rrjete sociale se s’ke punë. Kafen e mëngjesit me kë ta pish? Shokë nuk ke, servilat s’do që t’i shohësh që në mëngjes.
    Lëri artistët të bëjnë atë që dinë, të bëjnë atë që munden me shpirt dhe me zemër. Mos u merr me Big Brother, as me listat e PD dhe as me listat e të tjerëve. Se listën tënde e qave, si artist që je, nuk ke futur asnjë artist se atë fushë e mbulon ti.
    Je i ngarkuar këtë periudhë se ke shumë ahengje për të bërë. Të fala gastorëve. Mos harro ë! Paçim”, shprehet aktorja Ilirjani.

  • “Të fala gaztorëve”/ Aktorja i kthehet Ramës: Ne jemi artista, por ti na urren se të dukemi ordinerë

    “Të fala gaztorëve”/ Aktorja i kthehet Ramës: Ne jemi artista, por ti na urren se të dukemi ordinerë

    Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se më shumë ka nxjerrë kandidatë Big Brother në listat e kënetës, se sa Primaret e zhvilluara brenda selisë blu.
    Julia Ilirjani i kërkon Ramës që të mos merret me listat e Partisë Demokratike dhe me asnjë artist.
    “Organizatori i ahengjeve në emisionin e vet ka thënë që aleanca e PD-së e ka mbushur listën me personazhe të Big Brother.

    Ne jemi dy apo tre që kemi qenë në atë format, por ky kryeartisti e di që në Big Brother futen njerëzit që janë marrë me art në jetën e tyre?

    Në Big Brother ne jemi ftuar si artista dhe unë e di që ti ke një urrejtje patologjike për artistët. E di që arti jonë i vogël të duket ordiner sepse ti je në majat e larta të universit, je një naltmadhni, një super artist, edhe Picaso të ka lakmi. Na lër ne të bëjmë artin tonë të vogël dhe politikën tonë siç dimë ne.
    Pritëm të na e bëje ti Shqipërinë por ti nuk ke kohë zemra. Ti do bësh ahengje, do flasësh në rrjete sociale se s’ke punë. Kafen e mëngjesit me kë ta pish? Shokë nuk ke, servilat s’do që t’i shohësh që në mëngjes.
    Lëri artistët të bëjnë atë që dinë, të bëjnë atë që munden me shpirt dhe me zemër. Mos u merr me Big Brother, as me listat e PD dhe as me listat e të tjerëve. Se listën tënde e qave, si artist që je, nuk ke futur asnjë artist se atë fushë e mbulon ti.
    Je i ngarkuar këtë periudhë se ke shumë ahengje për të bërë. Të fala gastorëve. Mos harro ë! Paçim”, shprehet aktorja Ilirjani.

  • Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren derisa të më dëgjojnë

    Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren derisa të më dëgjojnë

    Në një intervistë me Bruna Çifligun në A2 CNN ajo tha se vendi ynë ka pësuar regres gjatë dekadës së fundit. Pas pjesëmarrjes në një reality show ajo tha se marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm.
    “Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe demokraci të jenë të vërteta dhe funksionale në këtë demokraci kaq të brishtë,” u shpreh ajo, duke theksuar nevojën për rrotacion politik dhe bashkimin e forcave opozitare për një qeverisje më të fortë dhe efikase.
    Julia Ilirjani e sheh veten si një zë të fortë në Parlament, duke premtuar se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të denoncojë problemet e tyre ekonomike dhe sociale.
    “Veten në parlament e shoh si grua që çoj të gjithë shqetësimet e të përditshmes. Nuk do flas broçkulla dhe të bëj luftë ndërpersonale me kundërshtarët e mi politikë. Gjërat duhen folur dhe po u folën 1, 2, 3 herë do u “thyej” foltoren derisa t’i dëgjojnë mirë ato që do them”, theksoi Ilrijani.
    Duke kritikuar qeverisjen aktuale, Ilirjani theksoi se ekonomia është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve, teksa përmendi rritjen e çmimeve të banesave dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare.
    “Lustraxhinjtë e kësaj qeverie janë të paparë. Edhe vendet e punës i marrin me shumë lustra. Ajo që unë shoh vërtet janë disa njerëz më të ngrysur, me më pak para për ata që punojnë me punë të ndershme, 500 euro ka vajtur një garsionere brenda unazës. 800 euro një banesë me qira. Një qytetar më tha; bëj nga 3 punë dhe zihem çdo ditë me gruan se nuk gjejmë harmoni se litari ekonomik po na mbyt çdo ditë. U është hedhur një litar që është rrogë dhe atë e liron e shtrëngon”.  
    Në përfundim, ajo bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke vënë theksin te përgjegjësia qytetare për të ardhmen e vendit.
    “Amerika më mësoi që ne populli jemi në pritje, ne duhet të dalim të votojmë. Është një detyrim që ia kemi të ardhmes së fëmijëve tanë,” tha ajo.

  • Nga Big Brother në politikë, Ilirjani: Do ”thyej” foltoren derisa të më dëgjojnë

    Nga Big Brother në politikë, Ilirjani: Do ”thyej” foltoren derisa të më dëgjojnë

    Pas pjesëmarrjes në Big Brother, Julia Ilirjani është në garë për deputete. Ajo thotë se ka marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm. Ajo është në listën e hapur të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.
    “Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe demokraci të jenë të vërteta dhe funksionale në këtë demokraci kaq të brishtë”,-u shpreh ajo në A2 CNN, duke theksuar nevojën për rrotacion politik dhe bashkimin e forcave opozitare për një qeverisje më të fortë dhe efikase. Julia Ilirjani e sheh veten si një zë të fortë në Parlament, duke premtuar se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të denoncojë problemet e tyre ekonomike dhe sociale.

    ”Veten në parlament e shoh si grua që çoj të gjithë shqetësimet e të përditshmes. Nuk do flas broçkulla dhe të bëj luftë ndërpersonale me kundërshtarët e mi politikë. Gjërat duhen folur dhe po u folën 1, 2, 3 herë do u “thyej” foltoren derisa t’i dëgjojnë mirë ato që do them”.
    Duke kritikuar qeverisjen aktuale, Ilirjani theksoi se ekonomia është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ajo përmendi rritjen e çmimeve të banesave dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare.
    “Lustraxhinjtë e kësaj qeverie janë të paparë. Edhe vendet e punës i marrin me shumë lustra. Ajo që unë shoh vërtet janë disa njerëz më të ngrysur, me më pak para për ata që punojnë me punë të ndershme, 500 euro ka vajtur një garsionere brenda unazës. 800 euro një banesë me qira. Një qytetar më tha; bëj nga 3 punë dhe zihem çdo ditë me gruan se nuk gjejmë harmoni se litari ekonomik po na mbyt çdo ditë”.

  • VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër

    VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër

    Parashqevi Simaku, vijon të jetë në vëmendje të fansave të saj të shumtë. Mbështetësit, janë shumë të interesuar të mësojnë nga ecuria e jetës së saj, pasi la spitalin në Nju Jork ku u kurua per rreth 1 muaj.
    Duke parë këtë interes të lartë, Elton Ilirjani shpërndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria e kënmgëtares së njohur, të cilat sigurisht, përbëjnë “lajm” edhe për mediat.

    Orët e fundit, Ilirjani ka shpërndarë foto dhe video të Simakut, e cila shkëlqen më shumë se asnjëherë, tregues se ajo po kalon një situatë mjaft të mirë, pasi ka lënë pas problemet shendetësore.
    Megjithatë, Elton Ilirjani ka një mesazh edhe për ata që po marrin videot e këngëtares dhe i përdorin për fitime në rrjetet sociale, duke u shprehur se po e dëmtojnë këngëtaren e njohur.

    Continue Reading

  • Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju-Jork, ku po kurohej për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Lajmin e ka dhënë Elton Ilirjani duke ndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.
    Simakut duket e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. “Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotove të ndryshme.
    Ilirjani disa ditë më parë kërkoi të gjithë grave shqiptarë në Amerikë për këngëtaren pas daljes nga spitali. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e kam të dalë, do të bëj që unë të duat e saj, me atë se si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne jemi për ta kuptuar.
    I bëj të gjitha grave grave, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na bëjnë gjatë një komodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Doja ta bëj unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që përfundon këtu”, tha ajo.