Tag: ilirjani

  • “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

    “Deri sa do ta mbajmë ne?”/ Elton Ilirjani flet për situatën delikate dhe të rënduar të Parashqevi Simakut

    Elton Ilirjani në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ka treguar se situata me këngëtaren Parashqevi Simaku është në një moment delikat. Ai shprehet se ajo pasi ka dalë nga spitali, nuk ka pranuar që të mjekohet dhe as që të nxjerrë një kartë të identiteti që është e nevojshme për jetën e saj. Sipas tij ajo ka nevojë për ndihmë pas i duhet ndihmë mjekësore, ndërsa shtoi se i biri nuk ka më komunikim me të.
    “Nëse do të marrë mjekim ajo do të rikthehet. Nëse dikush nuk pranon të bëjë një kartë ID, kupton që kjo nuk do të çojë asgjëkundi sepse nuk do të përfitosh asgjë pa një kartë. Duhet të jetë në gjendje që të përfitojë ato që shteti amerikan i detyrohet një personi si ajo.
    Situata me të nuk është ok, sepse kemi 11 muaj që përpiqemi t’iu fitojmë besimin, por ajo nuk pranon të bëjë asgjë nga ato që ne i kërkojmë. Doli nga spitali pa mjekim. Nuk është çështje parash ose se ne nuk e mbajmë dot, por problemi është deri sa do ta mbajmë ne? Sepse ajo refuzon të shkojë në spital…
    Nuk mund të bëjë deklarata për shëndetin e dikujt, por di të them dhe të nënkuptoj që një person që nuk pranon të ketë një kartë ID dhe të qëndrojë në rrugë, ka nevojë për ndihmë, ndoshta dhe mjekësore. Mendoj se ajo duhet të marrë mjekim.
    Me arsyetimin e saj ajo mendon se nuk është e divorcuar, dhe se çdo gjë është një lojë, dhe të tjerët janë munduar ta dëmtojnë. I biri i saj nuk dëshiron më të flasë më të dhe thotë që e dua nënën time në rikthyer në jetën normale”, tha Ilirjani.

  • Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

    Elton Ilirjani alarmon për gjendjen e Parashqevi Simakut: Rrezikon të kthehet e pastrehë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

    Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

    Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të mbetet sërish e pastrehë, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Ilirjani u shpreh se situata e artistes nuk ka pësuar asnjë përmirësim gjatë 11 muajve të fundit dhe se, sipas tij, Parashqevia nuk po merr trajtimin dhe mbështetjen e nevojshme.
     
    Ai bëri thirrje për ndërhyrje institucionale, duke theksuar se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm me donacione të rastësishme, por kërkon angazhim konkret nga shteti shqiptar.
    ”Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
    Parashqevia është në situatën më të vështirë, sepse kanë kaluar 11 muaj dhe nuk ka asnjë përmirësim.
    Ajo nuk merr as mjekim, doli nga spitali, nuk është mirë. Një njeri që rri gjithë ditën në shtëpi, nuk ka motivim, që thotë “inteligjenca artificiale më ndau”. Ajo është e ndarë por nuk pranon që është e ndarë. Përveç “GoFund” përpara 11 muajsh, ajo nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër.
    Ka qenë z.Kadri Morina që ka paguar deri në fund të janarit dhe që nga 1 shkurti do të kthehet atje ku ishte sepse ajo nuk ka as ID që mund të aplikojë. Unë mendoj që ndihma ime ka qenë maksimale, duke folur dhe me persona që kanë ofruar shtëpi këtu në Kavajë, ajo që i duhet asaj është ndihma e shtetit shqiptar, për të bërë të mundur që të shkojë dhe të marrë mjekimin dhe të bëjë letrat, të bëjë ID-në amerikane, të bëjë ID-në shqiptare, dikush të vijë dhe të merret me këtë zonjë.”

  • “Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

    “Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

    Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej figurave më të komentuara të javës. Të ecësh në disa pasarela ikonike brenda një sezoni është privilegj për modelët më të famshëm në botë, por Ilirjani e ka kthtyer në manifest.
    Në kuadër të Global Fashion Collective Showcase, ai hapi sfilatën për WIJNRUIT, një koleksion që luante mes strukturës arkitektonike dhe siluetave fluide. Prania e tij magnetike e bëri pistën të dukej si një hapësirë e krijuar enkas për të.
    Në një tjetër moment kulmor, Ilirjani u bë pjesë e konceptit “RESISTANT: THE OPPOSITE BREAK AWSS2”, i prezantuar nga Poet Lab, ku moda u shfaq si një gjuhë rezistence, ndërthurje e estetikës së ashpër me poezi vizuale. Supermodeli solli mbi pistë një energji që përkonte me narrativën e fuqisë dhe thyerjes së kufijve.
    Së fundi, brenda Vivz World Fashion Week – London Edition, ai u shfaq për markën Satomi el Beso, duke dhënë jetë një koleksioni me frymë ekzotike, ku dramatizmi i formave bashkëjetonte me romantizmin e nuancave të buta.
    Ky sezon londinez nuk ishte vetëm një tjetër shfaqje në kalendarin e Ilirjanit, por një provë se si ai vazhdon të tejkalojë përmasat e një modeli tradicional, duke u shndërruar në simbol të lirisë, inkluzivitetit dhe artit të gjallë mbi pasarelë.

  • Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare

    Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

    Në një javë të mbushur me energji, inovacion dhe krijimtari, supermodeli Elton Ilirjani u kthye në një nga figurat më të komentuara të New York Fashion Week SS2026. Ilirjani  dominoi skenën me nëntë dalje, duke sjellë në pasarela një prani të fuqishme dhe një mesazh të qartë: moda nuk ka gjini, vetëm vizion.
    Duke sfiluar për Malan Brenton, Wenny Han, Ravishing Couture, Ashlyn So, TARMAFIA apo 1003 Elton Ilirjani u shfaq spektakolar në të nga daljet më të sofistikuara të javës, nën objektivin e fotografit Arun Nevader.

    Me nëntë pasarela dhe bashkëpunimet me stilistë ndërkombëtarë, Elton Ilirjani e konsolidoi statusin e tij si një nga yjet kryesorë të New York Fashion Week SS2026. Në një sezon ku moda foli për të ardhmen, Ilirjani ishte figura që i dha zë këtij transformimi.

  • Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

    Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

    Supermodeli Elton Ilirjani vazhdon të jetë i preferuari i stilistit vizionar Malan Breton, me të cilin ka shënuar bashkëpunime të suksesshme ndër vite. Këtë herë, ai ndezi pistën e New York Fashion Week me një prezantim që tejkaloi kufijtë e modës, duke u shndërruar në një teatër të katër akteve – “The Age of the Machine, The Heart of Humanity” – ku teknologjia dhe zemra njerëzore takohen në kontrast dhe harmoni. Nga strukturat e sofistikuara tek teksturat e pasura të Gilded Age, çdo detaj ishte një tregim më vete.
    Në këtë narrativë të fuqishme, Ilirjani u shfaq si figurë kyçe, duke mbyllur shfaqjen me një prani që sfidoi normat dhe tejkaloi rolin tradicional të modelit. Ai mishëroi idenë e transformimit dhe guximin për të jetuar lirinë pa kufij, duke i dhënë koleksionit një energji unike diversiteti dhe përfshirjeje. Çastet e tij në pistë nuk ishin thjesht modë, por një deklaratë, një kujtesë se inkluzioni dhe individualiteti janë po aq të rëndësishme sa couture dhe mjeshtëria.
    Shfaqja mbante gjithashtu një mision human, duke ngritur ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj të prekurve nga Alzheimer’s përmes modës, duke nënvizuar se arti dhe moda mund të shërbejnë si ura për mesazhe që prekin shoqërinë.
    Malan Breton dhe Elton Ilirjani krijuan një moment që tashmë renditet mes kapitujve më të paharrueshëm të Javës së Modës në New York: një përplasje mes së ardhmes dhe njerëzores, ku moda nuk vishet vetëm, por ndjehet.
    Portale prestigjioze si Forbes, Elle, Harper’s Bazaar, Madame Figaro, Marie Claire, Fashion Magazine dhe të tjera i kanë kushtuar hapësirë të veçantë kësaj sfilate. Dhe ndonëse Java e Modës në New York është ende në zhvillim, është e qartë se prania e Ilirjanit ka lënë tashmë një gjurmë të fortë.

  • Julia Ilirjani “hap zemrën”: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë…

    Julia Ilirjani “hap zemrën”: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë…

    Në një bisedë të ndjerë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja e njohur Julia Ilirjani, përmes pyetje-përgjigjeve, rrëfeu momentet më magjike të karrierës së saj.
    “Duartrokitjet më të bukura i kam marrë në skenën e ‘Letra dashurie’,” tregoi ajo, duke rikthyer në kujtesë një rol që përshkruan dashurinë e dy njerëzve të lidhur përmes letrave.
    Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e një përkrahjeje shumë të veçantë, ajo e nënës së saj, e cila deri më tani nuk ka arritur të jetë pjesë e asnjë prej shfaqjeve të saj.
    Rudina Magjistari: Duartrokitjet më të bukura i ke marrë ku dhe kur?
    Julia Ilirjani: Duartrokitjet më të bukura sigurisht që i kam marrë në skenë në disa role, por një rol që ka qenë tek “Letra dashurie” një shfaqje me dy personazhe, dy njerëz që ishin dashuruar që fëmijë dhe kishin pasur ndarje e bashkime. Gjithë jetës i shkruanin letra njëri-tjetrit, herë dashurie dhe herë informacioni. Mendoj se ajo ka qenë një nga shfaqjet më të bukura.
    Rudina Magjistari: A ka ndonjë nga pjesëtarët e familjes tënde që nuk ka humbur asnjë shfaqje tënde?
    Julia Ilirjani: Mamaja ime nuk ka ardhur asnjëherë që të më shikojë.
    Rudina Magjistari: Aaa i paska humbur të gjitha domethënë. Po pse?
    Julia Ilirjani: Nuk e di, më ka dhënë fjalën që kësaj here do të vijë. Por, të shohim. Nuk e di, ndoshta ndjen emocion.
    Rudina Magjistari: Unë mendoj që është kjo. Të jesh e sigurt që njeriu që ka ankthin dhe emocionin më të madh edhe se ti, është vetë ajo.
    Julia Ilirjani: Kësaj radhe më ka premtuar, por të shohim deri të premten.
    Rudina Magjistari: Po Renee ndërkohë?
    Julia Ilirjani: Renee ka hyrë në një fazë emocionale të jashtëzakonshme duke më thënë “unë do të çmendem fare kur të kesh premierën, jam shumë e emocionuar”.

  • Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

    Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

    Reykjavik, Islandë – Në zemër të veriut, aty ku natyra e egër islandeze takohet me luksin e modës, supermodeli Elton Ilirjani ndezi dritat e pasarelës në hapjen e Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025. I njohur për stilin e tij të guximshëm dhe praninë magnetike, Ilirjani hapi zyrtarisht javën e modës duke ecur për Icewear, një ikonë e trashëgimisë islandeze e interpretuar me një estetikë moderne e avangarde.
    Me një lëvizje të vetëm, ai e ktheu pasarelën në një manifest të elegancës pa kufij. Më pas, Ilirjani u shfaq edhe për Arabesque Boudoir Maison, duke mishëruar estetikën e tij të sofistikuar dhe duke i dhënë dimension ndërkombëtar një prej emrave më premtues të dizajnit e cila ka punuar për kolosët e modës si YSL dhe Versace.
    Por magjia nuk ndaloi këtu. Prezantimi i modelit të ri Mercedes-Benz G-Class krijoi një skenë ku moda dhe teknologjia luksoze u takuan, ndërsa Ilirjani, si ftuar nderi i gjithë javës së modës, u vendos në qendër të vëmendjes.
    Ky titull nderi, i rezervuar vetëm për personalitete që frymëzojnë dhe sfidojnë narrativat tradicionale të industrisë, e shndërroi praninë e tij në një simbol të vizionit dhe diversitetit që Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025 dëshiron të përfaqësojë.
    Me këtë hapje të fuqishme, Reykjavik-u u bë epiqendra e një dialogu global për modën, artin dhe lirinë e shprehjes, ndërsa Elton Ilirjani konfirmoi edhe njëherë statusin e tij si një ikonë e gjallë e pasarelës botërore.

  • Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

    Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

    Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij.
    Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij.
    “Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.