Kategoria e Parë pas pushimit ardhur nga impenjimi i Kombëtares , rikthen sot ndeshjet në vend ndërsa kalendari ofron dy takime në orën 16:00 dhe 19:00. Java e tretë e këtij niveli ka në program takimet Kukësi- Lushnja në 16:00 dhe në 19:00 dueli Skënderbeu- Iliria e Fushë Krujës.
Në “Kukës Arena” verilindorët pritet të jenë në kërkim të fitores së dytë në kampionat (1 fitore me Apoloninë 2-1, një humbje me Burrelin 2-0) ndërsa lagunarët për të shkuar te fitorja e parë pas dy barazimëve me Pogradecin 0-0 dhe Skënderbeun 1-1.
Ndërkohë në Korçë, Skënderbeu përballet me debutuesit e Ilirisë. Për bardhekuqtë e teknikut Gjoka fitorja bëhët detyrim pas korçarët janë futur në garë me misioin e rikthimit në Superiore. Nga ana tjetër Iliria e Smajlit edhe pse ka mbledhur 1 pikë në dy javë, me elementët e afruar gjatë verës mund të shfrytëzojë pikërisht këtë raund për të bërë mirë.
Java e tretë kompletohet nesër teksa në fushë do të luajnë; Pogradeci- Laçi, Besa- Apolonia (në Luz të Vogël), Kastrioti- Korabi (në Fushë Krujë) dhe AF Luftlëtari- Burreli./Sportiim.al/
Kategoria e Parë, java e tretë:
Sot:
Kukësi- Lushnja 16:00
Skënderbeu- Iliria 19:00)
Nesër (e shtunë)
16:00
Pogradeci- Laçi
Besa- Apolonia (në Luz të Vogël)
Kastrioti- Korabi (në Fushë Krujë)
AF Luftlëtari- Burreli
Vazhdo leximin