Tag: iliria

  • Pesë sfida në Kategori të Parë, Skënderbeu e Laçi në transfertë

    Pesë sfida në Kategori të Parë, Skënderbeu e Laçi në transfertë

    Niveli i dytë i futbollit shqiptar me emrin Kategoria e Parë zbret sot në fushë për të zhvilluar 5 takimet e mbetura të javës së 9-të të saj. Pas Apolonia- Iliria luajtur dje (0-0), këtë pasdite të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të ndeshen në 5 çifte.

    Kryesusesit Skënderbeu e Laçi janë me përballje jashtë shtëpie ndërsa Besa e fundit në renditje do të presë në Luz të Vogël Kukësin në tentaiven e radhës për të gjetur fitoren e parë sezonale.

    Duel mjaft intersant pritet të zhvillohet në “Liri Ballabani” teksa Burreli dhe Lushnja takohen mes tyre me të përbashktën; tekniku i lagunarëve Ditmar Bicaj ka drejtuar sezonin e kaluar pikërisht matjanët.

    Edhe Korabi- Pogradeci pritet të dhurojë emocione të forta. Dibranët në rast fitorje do të parakalonin pikërisht juglindorët të cilët kanë shpallur objektiv promovimin në Superiore.

    Sot ora 14:00:

    AF Luftëtari – Laçi

    Besa – Kukësi

    Kastrioti – Skënderbeu

    Korabi – Pogradeci

    Burreli – Lushnja

    Luajtur dje:

    Apolonia- Iliria 0-0

    Klasifikimi para ndeshjeve të sotme 29 tetor 2025:

    Vazhdo leximin

  • Mbyllet java e 8-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon ecurinë perfekte

    Mbyllet java e 8-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon ecurinë perfekte

    Java e 8-të e Kategorisë së Parë u mbyll me disa rezultate interesante, ku spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Besës me rezultatin 1-0, që ishte edhe suksesi i gjashtë radhazi për korçarët.
    Laçi arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi me të njëjtin rezultat 4-0 ndaj Kastriotit.

    Iliria fitoi 2-1 përballë Korabit, ndërsa Apolonia mori tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës, pasi triumfoi minimalisht 1-0. Nga ana tjetër, Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
    Në renditje, Skënderbeu kryeson me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 dhe Iliria me 14 pikë.
    Ndeshjet e javës së 8-të:
    Lushnja 0-1 Apolonia
    Iliria 2-1 Korabi
    Skënderbeu 1-0 Besa
    Laçi 4-0 Burreli
    Kukësi 2-2 AF Luftëtari
    Pogradeci 4-0 Kastrioti
    BalkanWeb

  • KATEGORIA E PARË: Skënderbeu nis arratinë, fitore bindëse për Laçin dhe Pogradecin

    KATEGORIA E PARË: Skënderbeu nis arratinë, fitore bindëse për Laçin dhe Pogradecin

    25 Tetor 2025

    16:35

    Telesport

    Java e 8-të e Kategorisë së Parë u mbyll me disa rezultate interesante, ku spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Besës me rezultatin 1-0, që ishte edhe suksesi i gjashtë radhazi për korçarët.
    Laçi arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi me të njëjtin rezultat 4-0 ndaj Kastriotit.
    Iliria fitoi 2-1 përballë Korabit, ndërsa Apolonia mori tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës, pasi triumfoi minimalisht 1-0. Nga ana tjetër, Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
    Ndeshjet e javës së 8-të:
    Lushnja 0-1 Apolonia
    Iliria 2-1 Korabi
    Skënderbeu 1-0 Besa
    Laçi 4-0 Burreli
    Kukësi 2-2 AF Luftëtari
    Pogradeci 4-0 Kastrioti
    Në renditje, Skënderbeu kryeson me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 dhe Iliria me 14 pikë.

  • Iliria kërkon të ngjitet në Superiore! Fitore për vendin e dytë, Apolonia mund Lushnjen

    Iliria kërkon të ngjitet në Superiore! Fitore për vendin e dytë, Apolonia mund Lushnjen

    Në Kategorinë e Parë janë luajtur në orën 14:00 dy ndeshje jo pak të rëndësishme. Fillimisht për t’u përmendur fitorja e Ilirës kundër Korabit, 2-1. Një tjetër fitore ku Iliria tregon qartësisht se do të jetë surpriza e madhe e Kategorisë së Parë.
    Goli i Likës dhe Mavangës bëri që goli i Markut t’i shërbente vetëm statistikave. Me këtë fitore, Ilira merr vendin e dytë në renditje, duke ardhur menjëherë pas Skënderbeut. Nga krahu tjetër goli i Apolonisë me Amagba ka mjaftuar që të fitojnë ndaj Lushnjes në transfertë. /Sport Ekspres/

  • Iliria do vendin e dytë, Skënderbeu dueli me Besën

    Iliria do vendin e dytë, Skënderbeu dueli me Besën

    Zhvillohen sot tre ndeshje të javës së tetë në Kategori të Parë. Iliria e Fushë Krujës pret në shtëpi Korabin e Peshkopisë me mundësinë e tri pikëve të cilat do ta ngjisin së paku për 24 orë në vend të dytë. Po në 14:00 debi i myzeqesë ndërmjet Lushnjës dhe Apolonisë me udhëtuesit që e kanë të pezuluar nga Disipilina trajnerin e tyre Jovanoviç.

    Ndërkohë ndeshja kryesore e ditës luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Vendasit kryesues do të takohen me Besën e cila pavarësisht situatës mjerane me vetëm 4 pikë në 7 ndeshje mund të shfaqen të fortë me të fortat. Ndoshta mundësia e fundit e verdhezinjëve për të mbetur në luftë për vendet e para. Fitorja e Skënderbeut konvertohet në konsolidim absolut të vendit të parë e një rival më pak për dy biletat e Superiores.

    Sot, java e tetë kategori e Parë:

    Iliria- Korabi 14:00

    Lushnja- Apolonia 14:00

    Skënderbeu- Besa 17:00

    Nesër ora 14:00

    Laçi-Burreli

    Pogradeci-Kastrioti

    Kukësi- AF Luftëtari/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Besa provë e madhe në Korçë, inferiorët në dy ditë

    Besa provë e madhe në Korçë, inferiorët në dy ditë

    Kavajasit brenda apo jashtë objektivit për dy vendet e para? Përgjigja vjen këtë të premte nga…Korça

    Krahas Superiores ndërsa java e tetë nis nesër, avancon edhe Kategoria e Parë. Drejtoria e Garave në FSHF ndryshe nga edicionet e kaluara ka programuar të njëjtat javë, data e gjithëka lidhet me dy nivelet më të larta thuajse në unison me njëra tjetrën.

    Kështu e ndarë në dy ditë akti i tetë në inferiore nis neser me tre takime. Fillimisht në orën 14:00 duelet; Iliria-Korabi e Lushnja- Apolonia dhe më pas takimi emocionues i Korçës.

    Aty ku Skënderbeu – Besa do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Një takim i dy skajeve të tabelës por që pritet të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të skuadrës kavajase e cila shpesh ka dominuar në fushë por i kanë munguar golat.

    Ndërkaq të shtunën në orën 14:00 tre ndeshjet e tjera.

    Kategoria e Parë, java e 8:

    E premte:

    Iliria – Korabi 14:00

    Lushnja – Apolonia 14:00

    Skënderbeu – Besa 17:00

    Të shtunën ora 14:00

    Pogradeci – Kastrioti 

    Kukësi – AF Luftëtari 

    Laçi – Burreli /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Java e 7-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu kryeson me 19 pikë

    Java e 7-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu kryeson me 19 pikë

    19 Tetor 2025

    15:27

    Telesport

    Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-0, duke qëndruar në krye të renditjes.
    Laçi triumfoi 3-0 në fushën e Kukësit, ndërsa Burreli fitoi 2-1 në Fier ndaj Apolonisë.
    Korabi mposhti Lushnjën 2-0, ndërsa ndeshjet Besa–Pogradeci dhe Kastrioti–Iliria përfunduan në barazim 1-1.
    Pas kësaj jave, Skënderbeu kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë.
    Rezultatet e javës së 7-të:
    Kukësi – Laçi 0-3AF Luftëtari – Skënderbeu 0-1Besa – Pogradeci 1-1Kastrioti – Iliria 1-1Korabi – Lushnja 2-0Apolonia – Burreli 1-2

  • Kategoria e Parë, java e 7-të luhet të dielën në orën 14:00

    Kategoria e Parë, java e 7-të luhet të dielën në orën 14:00

    17 Tetor 2025

    16:55

    Telesport

    Kategoria e Parë rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së 7-të, që premtojnë përballje interesante si, Kukësi – Laçi, AF Luftëtari – Skënderbeu dhe Besa – Pogradeci.
    Edhe ndeshjet e tjera janë të forta. Iliria do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, Korabi pret Lushnjen në shtëpi, ndërsa Apolonia përballet me Burrelin.
    Kampionatin e Kategorisë së Parë e udhëheq Skënderbeu me 16 pikë, ndërsa Laçi dhe Iliria e ndjekin nga pas me nga 10 pikë secila. Të gjitha ndeshjet e javës së 7-të do të zhvillohen në orën 14:00.
    Java 7   
    Kukësi – Laçi  19.10.2025 14:00
    AF Luftëtari – Skënderbeu 19.10.2025 14:00
    Besa – Pogradeci 19.10.2025 14:00
    Kastrioti – Iliria 19.10.2025 14:00
    Korabi – Lushnja 19.10.2025 14:00
    Apolonia – Burreli 19.10.2025 14:00

  • Java e 6-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Iliria, Korabi, Lushnja & AF Luftëtari

    Java e 6-të e Kategorisë së Parë, fitojnë Skënderbeu, Iliria, Korabi, Lushnja & AF Luftëtari

    Java e 6-të e Kategorisë së Parë u mbyll ditën e sotme.
    Skënderbeu mori fitoren e radhës, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Kukësin, ndërsa Iliria mundi 2-1 Besën.

    Korabi mori tre pikë në transfertë duke fituar 3-0 ndaj Burrelit, ndërsa Lushnja triumfoi 3-2 përballë Kastriotit.
    Në ndeshjet e zhvilluara një ditë më parë, AF Luftëtari fitoi 3-2 në fushën e Pogradecit, ndërsa Laçi dhe Apolonia ndanë pikët me barazimin 1-1.
    Pas javës së gjashtë, Skënderbeu kryeson renditjen me 16 pikë, i ndjekur nga Laçi dhe Iliria me nga 10 pikë.
    Rezultatet e javës së 6-të:
    Pogradeci – AF Luftëtari 2-3
    Laçi – Apolonia 1-1
    Iliria – Besa 2-1
    Skënderbeu – Kukësi 3-0
    Burreli – Korabi 0-3
    Lushnja – Kastrioti 3-2
    © BalkanWeb

  • Iliria-Besa dimenson i vështirë, Bicaj debuton me Lushnjën

    Iliria-Besa dimenson i vështirë, Bicaj debuton me Lushnjën

    Skënderbeu, shansi për arratinë, Besa, Lushnja, Kastrioti dhe Korabi skuadrat që ende nuk kanë fituar këtë edicion.

    Kampionati i 78 i futbollit në Kategori të Parë në këto javë të luajtura po tregon rivalitet të madh thuajse te të gjitha performancat sportive të gjvilluara deri më tani. Përjashto Skënderbeun i cili vijon të dominojë me pikë (13 në 5 javë), të tjerat janë tërësisht të padeshifruara.

    Barazimi i bardhezinjëve dje në fushën e tyre ndaj Apolonisë (1-1) por dhe fitorja e Luftëtarit në Pogradec me skuadrën vendase 2-3, dëshmojnë më së miri se skuadrat e këtij edicioni janë të paparashikuara duke bërë lëmsh objektivë të ndryshëm. Ndërkohë sot në orën 14:00 do të zhvillohen katër duelet e mbetura të këtij raundi.

    Ndeshja me pritshmëri të lartë luhet në Fushë Krujë aty ku Iliria pret Besën e Kavajës. Rritja e skuadrës së Dritan Smajlit dhe gjëndja e rënduar te kavajasit (3 pikë në 5 javë) gjithë pretendime, e bëjnë sfidën mes tyre mjaft luftarake. Ndërkaq Skënderbeu kryesues përballet në stadiumin “Skënderbeu” me Kukësin i cili largoi trajnerin Pajaziti duke mbetur në vorbullën e vështirësive organizative dhe rrezikut të një sezoni të dështuar.

    Në Lushnjë debuton trajneri Ditmar Bicaj ndërsa vetë lagunarët pas 5 barazimëve në po aq takime kërkojnë fitoren e parë. Përballë ka krutanët e Ndreut të cilët mbetën larg pritshmërisë së klubit.

    Histori tjetër përballja e “Liri Ballabani”-t teksa sot derbi rajonal Burreli- Korabi ka shumë për të treguar. Ndalesa e Laçit dje mund të kthehet motiv i shtuar për matjanët pasi një fitore do ta ngjiste skuadrën e teknikut Samuel Nikaj në vend të dytë. Për Korabin, pikët janë emergjencë. Aktualisht 1 pikë larg fundit të ftohtë.

    Java e 6-të Kategori e Parë 2025/26

    Sot ora 14:00

    Ilria- Besa

    Skënderbeu- Kukësi

    Lushnja- Kastioti

    Burreli- Korabi

    Luajtur dje:

    Laçi- Apolonia 1-1

    Pogradeci- AF Luftëtari 2-3

    Vazhdo leximin