Tag: ilirëve

  • Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II

    Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II

    Nga: Etnor Canaj

    Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II, pa dyshim ngelet ajo e vitit 359 p. Kr., betejë kjo të cilën Diodori e përshkruan si më poshtë:

    “Kur Eukaristi ishte arkont në Athinë, Romakët zgjodhën si konsuj Quintus Servilius dhe Quintus Genucius. Gjatë mandatit të tyre, Filipi dërgoi ambasadorë në Athinë dhe e bindi asamblenë të bënte paqe me të në terrenin që ai braktisi për gjithë kohën e çdo pretendim ndaj Amfipolit.

    Tani që ai ishte i lirë nga lufta me Athinasit dhe kishte informacion që mbreti i Paonëve, Agis, kishte vdekur, ai mendoi se kishte mundësinë të sulmonte Paonët. Kështuqë, pasi kreu një ekspeditë në Paoni dhe mundi barbarët në një betejë, ai e detyroi këtë fis të pranonte besnikërinë ndaj maqedonasve. Dhe meqenëse Ilirët konsideroheshin ende si armiq, ai ishte ambicioz t’i mposhtte edhe në luftë. Kështu, pasi thirri shpejt një asamble dhe i nxiti ushtarët e tij për luftë në një fjalim të përshtatshëm, ai drejtoi një ekspeditë në territorin ilir, duke pasur jo më pak se dhjetë mijë këmbësorë dhe gjashtëqind kalorës.

    Bardhyli, mbreti i Ilirëve, pasi mësoi për praninë e armikut, nisi së pari të dërguarit e tij për të rregulluar që të ndërpriteshin luftimet me kusht që të dy palët të zotëronin ato qytete të cilat më pas do i kontrollonin. Por kur Filipi u tha që ai me të vërtetë dëshironte paqen, por megjithatë nuk do të pajtohej në atë propozim nëse ilirët nuk do të tërhiqeshin nga të gjitha qytetet maqedonase, të dërguarit u kthyen pa e përmbushur qëllimin e tyre, dhe Bardhyli, duke u mbështetur në fitoret e tij të mëparshme dhe trimërinë e ilirëve, doli të përballte armikun me ushtrinë e tij; dhe ai kishte dhjetë mijë ushtarë të zgjedhur të këmbësorisë dhe rreth pesëqind kalorës.

    Kur ushtritë iu afruan njëra-tjetrës dhe me një britmë të madhe u përleshën në betejë, Filipi, duke komanduar krahun e djathtë, i cili përbëhej nga pjesa më e rëndësishme e maqedonasve që shërbenin nën të, urdhëroi kalorësit e tij të mësynin radhët e barbarëve dhe t’i sulmonin ata kundër krahut, ndërsa ai vetë duke rënë mbi armikun në një sulm frontal filloi luftime të ashpra. Por Ilirët, duke u formuar në një shesh, hynë me guxim në këtë betejë. Dhe në fillim për një kohë të gjatë, ndërsa beteja ishte gati në mënyrë të barabartë për shkak të trimërisë së madhe të shfaqura në të dy anët, dhe aq shumë ishin të vrarë dhe më tepër të plagosur, fati i betejës lëkundej së pari në njërën anë dhe më pas në tjetrën duke u lëkundur vazhdimisht nga trimëria dhe bëmat e luftëtarëve; por më vonë ndërsa kalorësit shtypeshin nga krahu dhe pjesa e pasme dhe Filipi me kreun e trupave të tij luftonte me heroizëm të vërtetë, trupat e Ilirëve u detyruan të tërhiqeshin me nxitim.

    Kur ndjekja vazhdoi për një distancë të konsiderueshme dhe shumë ishin vrarë gjatë tërheqjes të tyre, Filipi kujtoi maqedonasit me borinë dhe me ngritjen e një trofeu fitoreje varrosi të vdekurit e tij, ndërsa Ilirët, pasi kishin dërguar ambasadorë dhe ishin tërhequr nga të gjithë qytetet maqedonase, arritën paqen. Por më shumë se shtatë mijë ilirë u vranë në këtë betejë.”- DIODORUS SICULUS; LIB. XVI-4 /InforCulture.info

  • Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

    Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

    Iliria antike shtrihej në një territor shumë të gjerë, i cili në kohën tonë përfshinë në vete pjesën më të madhe të gadishullit të Ballkanit. Territori i Ilirisë antike edhe sot po të ishte brenda një entiteti shtetëror, do të konsiderohej si një entitet i madh edhe në konditat e sotme evropiane. Problemet e funksionimit të Ilirisë antike si një entitet shtetëror homogjen, përbërja e popullsisë dhe ndarja e saj në formacione të shumta fisnore, pasojat e pushtimeve të gjata romake, bizantine e bullgare, janë ende tema trajtimesh shkencore. Megjithatë, shtrirja e saj gjeografike është më e fiksuara, më e qarta nga të gjitha problemet e tjera, sigurisht për arsye se gjeografia nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhëna për shtrirjen gjeografike të Ilirisë antike kanë lënë shumë autorë të vjetër grekë e romakë. Kësaj radhe do të evokohen dëshmitë e dy autorëve, historianit helen, Apianit dhe gjeografit nga Aleksandria, Ptolemeut, të cilat hedhin mjaft dritë mbi vendndodhjen e Ilirisë antike.Të dhënat që ka lënë Apiani (fundi i shekullit I-rë deri në vitin 70 të shekullit të II-të) për hapësirën në të cilën shtrihej Iliria, janë me interes për ta pasur një përfytyrim sa më të qartë për shtrirjen e saj gjeografike. Ky historian i njohur helen, i cili bëri karrierë edhe në Romë, në veprën e tij “Illyrike”, ka lënë si dëshmi këto fjalë:“Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Ister. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe rrëzë të Apleve. Gjerësia mban pesë ditë rrugë, kurse gjatësia tridhjetë ditë, siç thonë helenët. Sipas matjes që bënë romakët, gjatësia kalon të gjashtëdhjetë stadet, kurse gjerësia është rreth njëmijë e dyqind stade. Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit.”

    (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: 250)

    Ndërsa, gjeografi i famshëm aleksandrin i shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu, në veprën e tij, “Geographia” ka lënë dëshmi edhe më konkrete për territoret ku banonin ilirët:“Iliria (Illyris) kufizohet nga veriu me të dy Panonitë sipas kufijve që parashtruam, nga perëndimi me Istrinë sipas një vije, fundi së cilës nga ana e Panonisë së Sipërme përfundon në gradat 36 30’- 45 10’, kurse fundi i saj në Detin Adriatik (Adrias) 36 30’- 44 50’, nga lindja me Myzinë e Sipërme sipas vijës prej vendit ku lumi Savo (Savos) ndërron drejtimin e tij, gjer në fundin e saj tek mali Skard (Svardos) gradat e të cilit janë 47 – 41 40’, nga jugu me një pjesë të Maqedonisë sipas vijës që arrin prej pikëmbarimit të lartpërmendur gjer në Adriatik, gradat e së cilës janë 45- 41 0’ dhe me bregun këtej Adriatikut gjer në pikëmbarimin e lartpërmendur pranë Istrisë.”(Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: 266)Pastaj Ptolemeu përmend një varg qytetesh të bregdetit të Liburisë, Dalmacisë, Maqedonasit e Epirit, që janë shenja të jetës urbane të ilirëve. Ndër këto qytete përmenden edhe Avlona, (Vlora) Epidaurusi, (Durrësi) Risinioni, (Rizoni) Ulkinioni, (Ulqini) Lissosi (Lezha), Scodra (Shkodra). Delminioni (Delminiumi) Apollonia, Bullis (Bylisi) Albanopolisi, etj, disa nga të cilat edhe sot janë qytete të rëndësishme shqiptare, që kanë ruajtur vazhdimësinë si qytete me mijëra vjet. Kjo gjeografi kaq e fiksuar, këta emra qytetesh kaq të kuptueshëm për gjuhën tonë shqipe, janë provë e fortë e vazhdimësisë iliro-shqiptare në aspektin gjeografik, po edhe etnik. Natyrisht me reduktimet që kanë ardhur nga tronditjet tektonike që kanë përcjellë nëpër shekuj këto hapësira. Por, atdheu i të parëve tanë është i njohur për ne në gjithë gjerësinë dhe gjatësinë e tij. Edhe shumë nga qytetet e shumta të kësaj hapësire ilire janë të njohura dhe popullohen edhe sot prej shqiptarëve. Prandaj sa i përket atdheut historik të të parëve tanë, mund të thuhet se kemi njohuri solide për të.Kemi njohuri jo të pakta edhe për një pjesë të jetës dhe të fateve të paraardhësve tanë ilirë, që nga kohërat e errëta e deri në kohën kur ndodhën përmbysjet e mëdha demografike. Por, na mbetet ende një enigmë e madhe: mungesa e shkrimit në gjuhën ilire. A shkruan ata në gjuhën e vet, për të cilën dihet saktësisht se ishte e ndryshme nga gjuhët e tjera dhe kishte emrin e vet, ilirishte, ose gjuha e ilirëve? Apo nuk patën fatin e mirë, që ta arrinin atë shkallë iluminimi mendor e kulturor, sa të shkruanin në gjuhën e vet ilire? Kjo histori e shkurtër dhe modeste e komunikimit dhe e literaturës shqipe, pashmangshëm fillon nga kjo pikë.

    A shkruan ilirët në gjuhën e vet

    Pra, studimi i komunikimit dhe mediave ndër ilirë, si edhe hulumtimi për gjithë historinë e tyre, pashmangshëm duhet të fillojë me një pyetje që shprehë habi: pse nuk arritën ilirët të komunikonin me shkrim në gjuhën e tyre dhe të konstituonin institucione adekuate për zhvillimin e shkrimit e të kulturës, kur dihet që jetuan të kufizuar e edhe të përzier me dy popujt më të zhvilluar të kohërave antike, ndërmjet helenëve dhe romakëve? Çka i ka penguar ata që të “infektoheshin” nga pasioni që të shkruanin në gjuhën e tyre, për të shprehur ashtu identitetin e tyre etnik, gjuhësor e kulturor? Pse nuk arritën ta kishin një institucion ose medium të vetin, të ngjashëm me izagorian helene, ku të gjithë qytetarët e lirë kishin të drejtën e shprehjes së lirë në publik? Ky medium i bëri helenët antikë, që të çlironin një energji të jashtëzakonshme të mendimit e të dijes, filozofisë, retorikës, logjikës e poezisë, që u bënë gjenerator i zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror. Të ketë kaluar krejtësisht pa u vënë re nga ilirët izagoria e famshme helene? Kjo nuk është e mundur, pasi që disa autorë helenë kanë lënë dëshmi për ilirët dhe kontaktet që kanë pasur me fqinjët e tyre. Vetë Tukididi (460 – 400 p.e.s.) që edhe quhet themeluesi i historisë, në veprën e tij “Historia” sjellë dëshmi për ilirët, kur flet për luftën civile në Epidamn (Durrës) në vitet 436/435. Tukididi njofton:“Epidamni është një nga qytetet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir.(Ilirët dhe Iliria: 24)Isokrati (436-338 p.e.s.) nga ana e tij ka sjellë një dëshmi për pushtimin e tokave ilire nga Filipi, përveç atyre që ishin buzë Adriatikut:“Nuk u bë zot i pjesës më të madhe të tokave të ilirëve, përveç atyre që banojnë buzë Adriatikut?”(Ilirët dhe Iliria: 31)Oratori i famshëm, Demosteni, po ashtu sjellë të dhëna për ilirët në kohën e Filipit, babait të Aleksandrit të Madh, duke rrëfyer se Filipi i kishte pushtuar edhe ilirët, të cilët nuk ishin mësuar të binden dhe me gjasë nuk po pajtoheshin me sundimin e huaj. Edhe njoftime si këto të Demostenit dëshmojnë se ilirët njiheshin me helenët dhe madje kishin një mplakje të imponuar me ta:“…Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu ynë (Filipi) thuhet se është zot i rreptë…”(Ilirët dhe Iliria: 33)Këso dëshmish për kontaktet, njohjet e raportet heleno-ilire po edhe romako-ilire, ka shumë, që nga Iliada. Prandaj, mbetet e paqartë pse këto nuk kanë provokuar edhe ndonjë formë të alfabetizimit të ilirëve.Pyetja tjetër shqetësuese: pse janë mjaftuar me mundësinë që sapo të mund të arrinin shansin e të mësuarit të shkrimit e leximit, atë ta bënin në ndonjërën nga gjuhët e huaja, helene, latine, ose sllave? A ka qenë kjo prirje për t’u identifikuar me gjuhët dhe kulturat e tjera, që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana natyrore” apo nga statusi politik e kulturor i tyre, si popull i rënë në robëri të gjata?Në fund të fundit, shtrohet edhe pyetja: pse pas rënies nën sundimin romak, nuk arritën asnjëherë të fitonin pavarësinë dhe lirinë (edhe pas shpërbërjes së Perandorisë Romake) e të shndërroheshin në një faktor të përfillshëm në gadishullin, të cilin një herë e një kohë, ndonëse me formacion fisesh të paorganizuara në një shtet, e kishin populluar pothuajse sa gjerë sa gjatë? Pyetje ka edhe më shumë, ndërsa përgjigjet e plota ende mungojnë.Mbase përgjigjja në pyetjen se kur dhe ku u formua etnosi ilir, mund të hapë një kënd më të qartë për të hulumtuar shkaqet e asaj ngecjeje në formimin kulturor. Muzafer Korkuti sjellë këtë kumt për kohën e formimit të etnosit ilir:“…një përputhje e tillë e konkluzioneve arkeologjike me ato linguistike e bën më bindës përfundimin se në bronzin e mesëm* duhet të kërkojmë fillimin e formimit të etnosit ilir”(Studime ilire: 41)Sipas periodizimit të Korkutit, periudha e bronzit të mesëm shtrihet në vitet 1800 (1700) -1500 para erës sonë. Ndërsa, formimin e mirëfilltë të etnosit ilir, Korkuti e vendos në periudhën e hershme të hekurit, pra në shekujt XII-V para erës sonë. Edhe pse kjo çështje e periodizimit nuk ka si të jetë objekt mëtejshëm i studimit tonë, na imponohet të shtrojmë një dilemë lidhur me të: a është e mundshme që ilirët, duke qenë në procesin e formimit etnik, të luanin një rol të rëndësishëm në Luftën e Trojës, e cila ndodhi në shekullin XII para erës sonë? Dhe nga ana tjetër, a është e mundshme që ata nuk i “spërkati” aspak lulëzimi kulturor i helenëve në shekullin V-IV para erës së re, pra në periudhën e lulëzimit të tragjedisë antike greke? Po të shikojmë më larg, procesi i formimit të etnosit ilir, përkon edhe në kohën kur lulëzoi shkrimi te fenikasit dhe prej tyre kaloi edhe tek helenët. Pse nuk kaloi nga helenët tek ilirët, të cilët në distancë gjeografike ishin shumë më afër me ta se sa që ishin helenët me fenikasit, mbetet një enigmë tash për tash.“Hipoteza gjeografike” duhet të rishikohetKëtë enigmë nuk e ka shpjeguar deri sot asnjë teori, ndonëse ka pasur mjaft përpjekje që të shpjegohet. Një prej përpjekjeve teorike është ‘teoria gjeografike’, e cila në qendër ka një autor të famshëm shqiptar, gjuhëtarin Eqrem Çabej, i cili në studimet për gjenezën e literaturës shqipe, të shkruar në vitet tridhjetë të shek. XX, ka theksuar rolin e pozitës gjeografike të Shqipërisë, si një rrethanë e pavolitshme për lindjen e literaturës më herët. Çabej ka konstatuar se pozita e Shqipërisë është e tillë që ndonëse në njërën anë kufizohet me det, në brendësi ndërpritet me vargmale, të cilat kanë penguar komunikimin normal dhe elementar, kështu që kjo ka stimuluar më shumë organizimin fisnor dhe nuk ka prodhuar mundësinë e krijimit të një kulture në gjuhën shqipe.“Prodhimi literar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij, por historia shpeshherë është rezultat i të dhënave gjeografike, influenca e formimit tokësor dhe natyrës së vendit mbi jetën dhe mbi veprimet e njerëzve.”(Çabej:101)Pra, ai ka konstatuar se këto ndërprerje me male të krahinave të ndryshme thjesht nuk kanë lejuar një komunikim më dinamik që do të prodhonte vlera kulturore në gjuhën e vendit, ndonëse Çabej thotë se “Shqipëria paraqet në përgjithësinë e saj një njësi gjeografike”. (Çabej: 101) Pra, ndonëse është e ndarë, e fragmentuar dhe e copëzuar, sipas Çabejt, ajo prapë paraqet përsëri një njësi gjeografike, por e cila nuk paskësh funksionuar si e tillë.Me ndikimin e gjeografisë, konfiguracionit mbi historinë e Shqipërisë, janë marrë edhe autorë si Peter Bartli, i cili edhe konstaton:“Peizazhin shqiptar e mbizotërojnë kryesisht malet.”(Bartl:13)Edhe Noel Malcolmi e përmend këtë dimension të gjeografisë si një rrethanë për vonesën e kulturës, vonesën e krijimit të shtetit dhe krijimit të kombit shqiptar. Malkolmi pohon:“Ilirët, të cilët kishin jetuar në rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata të bregdetit dalmatin, ashtu edhe ata të pjesës dërrmuese të trojeve të ish Jugosllavisë. Në kohën kur sllavët zunë të arrinin në shekullin VI, kishin mbetur vetëm grupe folësish të gjuhëve “barbare” në Ballkan, dhe të gjithë ata ndodheshin në viset malore.”(Malkolm:35)Sidoqoftë, kjo është një teori që ka anët e veta të logjikshme, mirëpo ka dobësi shumë serioze. Në një qasje kritike, mund të thuhet që teoria e cila pohon se pozita gjeografike ka ndikuar mbi gjithë këto aspekte të vonesave është e diskutueshme, për arsye se teoritë nuk mund të aplikohen në mënyrë selektive dhe të veçanta, por duhet të kenë një karakter më të gjerë dhe më universal. Në rastin e Shqipërisë, po të krahasohet konfiguracioni i saj gjeografik me atë të Greqisë, fqinjit të parë, del se është konfiguracion i përafërt gjeografik. Edhe Greqia në njërën anë kufizohet me dete, ndërsa pjesa tjetër është e shtrirë me ndërprerje malesh, me copëzime e fragmentime territoresh dhe madje ishujsh. Këto janë karakteristika edhe të disa vendeve të gadishullit ballkanik, Malit të Zi e Kroacisë. Pra, kjo teori, qoftë dhe vetëm me shembullin e Greqisë, nuk mund të aplikohet, sepse ky vend ka pasur një kulturë të lashtë antike, e pakta po të merret si vijë ndarëse periudha e këngëve homerike, prej shekullit VIII p.e.s. Kultura antike greke, jo vetëm me këngët homerike, po edhe me tragjedinë, me filozofinë, me poezinë lirike, me lojërat olimpike, me libraritë e shumta e të famshme në Athinën antike dhe me shumë vlera të tjera kulturore, konsiderohet si njëra nga shtyllat e mbarë qytetërimit perëndimor, por edhe më gjerë. Prandaj, teoria që e identifikon konfiguracionin gjeografik si shkak të vonesave të mëdha kulturore në rastin e ilirëve e shqiptarëve, duhet të merret me rezervë.Në fakt, teorinë gjeografike e bën problematike edhe një rrethanë tjetër. Ilirët kanë jetuar në rrafshina të mëdha, duke përfshirë hapësirat e Sllovenisë së sotme, Panonisë së sotme, Vojvodinës e Serbisë së sotme, të cilat janë fusha të gjera dhe të lagura nga lumenj të mëdhenj siç janë Danubi, Sava, Drava etj. Edhe pse kanë jetuar në këto hapësira të mëdha, pa ndërprerje malesh fare, me aq sa dihet deri sot, ata prapëseprapë nuk kanë arritur që të krijojnë ndonjë kulturë shkrimore në gjuhën e tyre. Dhe kjo tregon se duhet të kemi përherë një qasje kritike ndaj teorive të tilla, të cilat sigurisht në të ardhmen do të begatohen me qasje të tjera.Faktorët natyrorë kanë njëfarë ndikimi edhe në lindjen e kulturave dhe formacioneve shoqërore, por ky rol mund të jetë pak më i kufizuar, se sa të gjeneralizohet si një teori në vete, prandaj në këtë kuptim duhet të gjejmë edhe faktorë të tjerë, të cilët mund të na shpjegojnë pse historia kulturore e ilirëve dhe e shqiptarëve pas tyre, është kaq e vonuar dhe mjaft atipike në krahasim me popujt fqinj, veçmas me grekët. Nuk duhet të shmanget nga vëmendja që ilirët dhe shqiptarët e sotëm janë kufizuar me dy popuj, të cilët kanë vënë njërën nga shtyllat e qytetërimit evropian, nga grekët në pjesën lindore dhe nga romakët në pjesën perëndimore. Kjo fqinjësi direkte me grekët dhe me romakët, çuditërisht nuk ka prodhuar një provokim mendor, intelektual e kulturor ndër ilirët, së paku nga ajo që ne dimë deri më sot. Deri në ditët tona nuk janë gjetur shkrime në gjuhën e popullit ilir, (pasardhësve të tyre arbër, epirot, maqedonas) kështu që mbetet një enigmë se si është e mundur që popujt që jetojnë në një fqinjësi direkte dhe që në fakt shkëmbejnë njëri me tjetrin, nuk provokohen nga njëri tjetri kulturalisht. Në rastin e popujve të Lindjes, te sumerët, babilonasit, hititët, egjiptasit, fenikasit, ka ndodhur proces i kundërt me këtë. Edhe pse edhe ata kanë pasur konflikte dhe e kanë pushtuar njëri-tjetrin, ata kanë marrë kulturën dhe më pas e kanë zhvilluar e begatuar, i kanë dhënë dimensione të reja, kështu që ndonëse një popull është pushtuar, kultura përsëri është zhvilluar. Pra janë ndikuar prej këtyre afeksioneve kulturore. Megjithatë, në këtë kontekst duhet të mbajmë në vëmendje atë që ka thënë historiani antik, Herodoti, sepse mund të ndodhë që një ditë të zbulohet ajo që ai pati thënë:“Pellazgët kanë qenë të parët që i morën shkronjat prej fenikasëve dhe prej pellazgëve i morën grekët, aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s.”(Kotini:130)Sipas kësaj të dhëne, rezulton se pellazgët e kanë njohur shkrimin, e kanë marrë prej fenikasve, dhe ua kanë dhënë grekëve. Fatkeqësia është se këto shkrime për të cilat flet Herodoti, nuk janë zbuluar ende. Por, hipotetikisht mund të ndodh ajo që ka ndodhur me shkrimet sumere, që janë zbuluar në gjysmën e parë të shek. XX, ndërsa deri në atë kohë nuk ka ditur askush për to. Pra, ndonjë ditë mund të ndodh që të zbulohet ndonjë qytet antik pellazg me krejt arsenalin kulturor e shkrimor në gjuhën pellazge. Por, shkencërisht nuk mund të vërtetohet pa ndodhur një gjë e tillë. Po ashtu ende zhvillohen diskutime lidhur me raportet ndërmjet pellazgjishtes e ilirishtes, sigurisht për shkak të mungesës së teksteve të shkruara, të cilat do të ndriçonin ato raporte më mirë se sa të gjitha hamendësimet e botës. Indikative në këtë mes është që Herodoti përmend pellazgët, por jo ilirët. Ndërsa tek autorë të mëvonshëm përmenden dendur ilirët, por jo edhe pellazgët. Këtë ndryshim ende nuk e ka gjurmuar askush deri në pikën sa të ndriçohet se a janë ilirët pasardhës të pellazgëve, zëvendësues të tyre në skenën e historisë, apo etnos i ri, që i ka dominuar pellazgët, (fjala vjen si babilonasit, sumerët) duke i fshirë nga memoria historike. Pra, kjo pjesë e antikës pellazge dhe ilire, ose pellazgo-ilire, mbetet e paqartë. Nga Herodoti, e qartë është vetëm që grekët dhe pellazgët nuk kanë qenë i njëjti popull, gjë që e kanë thënë disa autorë të kohëve tona.Në Mesjetë dalin indikacione për shkrimin e shqipes, ndonëse tekste të shkruara shqip të asaj kohe, deri sot nuk janë gjetur. Fjala vjen, Brokardi, Guilelmus Adae, duke qenë një udhëpërshkrues për viset mesdhetare në shekullin XIV dhe ka shkruar:“megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, ata përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre.”(Skendi: 111)Fatkeqësisht, as ky fond librash për të cilin flet Brokardi deri më sot nuk është zbuluar.Hipoteza e institucioneve – me më shumë përparësiNjë nga arsyet e mungesës së shkrimeve në gjuhën e ilirëve dhe të shqiptarëve deri në shekullin XVI, më shumë sesa faktorit gjeografik, i atribuohet mungesës së institucioneve kulturore, fetare e administrative të ilirëve dhe pasardhësve të tyre, shqiptarëve. Mungesa e institucioneve të shtetit në këtë rast ka qenë e tillë që nuk ka pasur një lloj adrese prej të cilës do të fillonte stimulimi dhe motivimi i fillimit të shkrimit dhe kjo është një nga arsyet e mungesave të mëdha të shkrimit në gjuhën tonë. Institucionet e atyre periudhave kanë mundur të jenë ose shtetërore ose fetare. Po të evokojmë shembullin e Greqisë antike, sipas autorit Jorge Livraga, rezulton që tragjedia antike greke ka lindur më shumë prej ritualeve fetare që janë zhvilluar në tempujt fetarë të Greqisë antike dhe më vonë është bërë pjesë e politikave kulturore të institucioneve shtetërore, veçmas në periudhën e Perikleut. Në periudhën e Perikleut, shteti e ka marrë nën mbrojtje dhe ka stimuluar teatrin, tragjedinë, por në krye të herës, këto kanë lindur në njëfarë ndërveprimi të ritualeve fetare në tempullin e Eleuzinës, tempullit kryesor të politeizmit grek:“Thënë më saktë, teatri grek, i cili lulëzimin e vet e pati në shekullin V para Kr., u zhvillua nga misteret në Eleuzinë, e cila ishte edhe gjeografikisht e edhe kulturalisht afër Athinës”(Livraga: 8)Në mungesë të institucioneve shtetërore e fetare që do të prodhonin kulturë të shkruar, modeli kryesor i organizimit të ilirëve ka qenë organizimi fisnor. Bile, modeli fisnor i organizimit ka qenë edhe në Mesjetë dhe në periudhën e sundimit osman, për çka Bartli pohon:“Shoqëria fisnore jetonte sipas ligjeve të veta. Bashkëjetesa rregullohej përmjet normave të një kodi të pashkruar dokësor, i cili te fiset e ndryshme nuk ishte doemos i njësuar, porse kishte gjithsesi një themel të përbashkët.(Bartl: 56)Meqë organizimi fisnor është organizim parashtetëror, jashtështetëror, (antishtetëror në esencë), si i tillë është formacion i vogël dhe nuk akumulon potenciale të mjaftueshme për prodhim të mirëfilltë e dinamik kulturor, veçmas në formë të shkruar. Edhe sot fiset primitive të cilat jetojnë në Ande, Amazonë apo Afrikë, me të cilat antropologët merren shumë, kanë formacione që nuk prodhojnë kulturë të shkrimit. Ato prodhojnë rituale, kulturë gojore, por jo kulturë të shkrimit.Po të krahasohet organizimi ilir me organizimin grek, i cili ka qenë në modelin e qytetit shtet, ose edhe me organizimin e shtetit romak, i cili ka qenë një shtet i qendërzuar, me formë perandorake të sundimit në pjesën më të madhe të ekzistimit të vet, organizimi fisnor i ilirëve ka qenë me defekt serioz në mënyrën e organizimit të vet. Pra, nuk është aplikuar as modeli i polisit grek, as ai i një shteti të qendërzuar, por një organizim fisnor, i decentralizuar, i rivalizuar ndërmjet vete, që ka prodhuar pak a shumë modele të tjera të jetës kulturore dhe sociale, sesa ato që janë karakteristike tek grekët dhe romakët. Kjo formë e organizimit fisnor, pa e arritur shkallën e një organizimi mirëfilli institucional e shtetëror, e ka vulosur edhe epilogun e konflikteve shumëshekullore të ilirëve me popujt përreth ose fqinjët e tyre, ndërsa Romanizimi qëndron në qendër të këtij fragmentimi fisnor e dobësimi etnik dhe kulturor.Ilirët e paromanizuar kanë ngelur pa institucione dhe pa ndonjëfarë identiteti kulturor ose shoqëror që do të tregonte se çfarë ata ishin. Në kushte të atilla, shkrimi në gjuhën e tyre ka qenë mision i pamundur, sepse ata iu nënshtruan procesit të Romanizimit dhe një pjesë e madhe e tyre edhe u romanizuan.Për ta kuptuar më mirë se çfarë pasojash të rënda solli pushtimi romak dhe veçmas Romanizimi, duhet të evokohet se cila ishte gjendja demografike, fetare, sociale dhe ekonomike e ilirëve para pushtimit romak, në të njëjtat hapësira gjeografike? Edhe pse ende nuk patën krijuar institucione mirëfilli shtetërore, që do ta bënin kapërcimin vendimtar nga organizimi fisnor tek ai shtetëror, ilirët në periudhën para pushtimit romak, ishin në një proces të kompaktësimit demografik, të zhvillimit ekonomik e kulturor dhe të formimit të një shteti me parashenjë të fuqishme etnike.

    Milazim KRASNIQI (fragment nga libri “Ekskomunikimi si histori e fshehur, Rozafa, Prishtinë, 2015) /InforCulture.info

  • Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

    Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

    Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ? Cila eshte kjo gjuhe dhe çfare tregon ? Ndiqni te plote dokumentarin e gazetarit Marin Mema, Mesazhet e lashta te Ilireve…/gjurmeshqiptare/InforCulture.info

  • Misteri i një ndërtimi të ILIRËVE(Video)

    Misteri i një ndërtimi të ILIRËVE(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Shkaqet e luftës ilire-romake sipas Polibit dhe plaçkitja sipas Livit

    Shkaqet e luftës ilire-romake sipas Polibit dhe plaçkitja sipas Livit

    Milazim Krasniqi 

    Lidhur me shkaqet e luftës së parë ilire-romake Polibi sjellë këto njoftime:

    “Ata vendosën ta bëjnë këtë fushatë për këto shkaqe: Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Pasi Demetri, i ati i Filipit (mbretër të Maqedonisë) ia mbushi mendjen me anë të hollash, Agroni i premtoi se do të ndihmonte medionasit, që mbaheshin të rrethuar nga etolët…” (Po aty: 44)

    Polibi pastaj pohon se pas fitores kundër etolëve, Agroni u dha pas pijes dhe vdiq, ndërsa punët e shtetit i mori e shoqja, Teuta, e cila “me mendjen prej gruaje”, sikundër thotë Polibi, lejoi sulmet pirate ndaj anijeve romake, pastaj vrau dy të deleguarit e Romës tek ajo, Gain dhe Leuk Koronganin, gjë që shërbeu si pretekst i ri për një ekspeditë kundër saj. Pas fitores së ushtarakëve romakë, Gnej Fulvit dhe Aul Postumit, Teuta u detyrua të pranonte humbjen me kushtet që kishte përcaktuar fituesi:

    “T’u garantonte romakëve tributin që kishin kërkuar, të hiqej nga gjithë Iliria, duke mbajtur vetëm disa vende dhe gjë që kishte rëndësi të veçantë për helenët – të mos lundronte paskëtaj përskaj Lisit, me më shumë se dy anije, po edhe këto të ishin të paarmatosura.” (Po aty: 48-49)

    Pas këtij vasaliteti poshtërues, fillon tatëpjeta e Ilirisë, e cila nuk do të ndalej kurrë, deri në shkatërrimin e saj, pas disfatës së Gentit. Disfata e mbretit Gent ishte më e rënda, sepse ajo u shoqërua me shkatërrimin e shtatëdhjetë e tetë qyteteve dhe me plaçkitjen masive të pasurisë së ilirëve.

    Historiani më i rëndësishëm i Romës, Tit Livi, në veprën e tij monumentale, “Ab urbe condita” (Nga themelimi i Romës) e paraqet kështu plaçkitjen e Ilirisë, pas fitores së Anicit dhe të Paul Emilit mbi Perseun e Maqedonëve dhe mbi Gentin e Ilirëve. Meqë Livi edhe vetë habitej me sasitë e mëdha të pasurisë së plaçkitur, për të mos u dukur se po e ekzagjeronte tregimin, pohon se shënimet i kishte huazuar nga një autor i quajtur Antia. Pra, ajo ishte një plaçkitje aq marramendëse që i ishte bërë Ilirisë nga pushtuesi romak, sa që përmasat e asaj plaçkitjeje, po e çudisnin edhe historianin më të rëndësishëm të Romës. Ja fjalët e tij:

    “Akoma nuk ishte çdukur, jo vetëm nga shpirti po edhe nga sytë e popullit romak kujtimi i triumfit për fitoret gjatë luftës kundër Maqedonisë, kur Anici gjatë festave kuirinale e bëri triumfin mbi Gentin e ilirët. (…) Në pak ditë ai shtroi fisin ilir, trim në tokë e det, që mbështetej në vendet e veta dhe në fortifikimet, kishte zënë rob jo vetëm mbretin po edhe gjithë familjen mbretërore. Në triumf kishte me vete flamuj ushtarakë, plaçkë tjetër dhe orenditë e mbretit, solli njëzet e shtatë ponde ari, njëmbëdhjetë ponde argjendi, trembëdhjetë mijë denarë dhe njëqind e njëzet mijë copë monedha ilire prej argjendi. Përpara karrocës së Anicit u suall mbreti Gent bashkë me të shoqen e me fëmijë, me të vëllanë Karavantin e me disa nga paria ilire. Prej plaçkës së luftës iu dha secilit ushtar nga dyzet e pesë denarë, dy herë aq çdo centurioni dhe tre herë aq çdo kalori. Aleatëve të emrit latin u dha shumën që u kishte dhënë qytetarëve, kurse detarëve të flotës së aleatëve u dha aq sa ushtarëve.” (Ilirët dhe Iliria… : 134)

    Pas këtyre disfatave tragjike që shtrihen në tre shekuj, të mbyllura me një plaçkitje spektakulare dhe një rrënim të tmerrshëm të mbi shtatëdhjetë e tetë qyteteve ilire të Ilirisë së Jugut dhe Epirit, pati edhe një përpjekje të fundit kundër Romës, kësaj here në Ilirinë e Veriut, në vitet 6-9 të erës së re. Kryengritja e madhe ilire e viteve 6-9 në erën e re, u shtyp dhe pas shtypjes së saj, praktikisht ra perdja mbi tragjedinë e madhe ilire, të cilët kurrë më nuk do të arrinin të ngriheshin e të konsolidoheshin si një entitet shtetëror më vete. Fati u ishte rezervuar që të vuanin nën sundime të huaja dhe pas shekujsh nënshtrimi e margjinalizimi, të preknin pothuajse cepin e zhdukjes nga historia. Është e qartë se në këtë dramë të madhe të tyre, fillimisht Romanizimi zuri të gllabëronte shumicën e energjive të ilirëve dhe i vuri në shërbim të Romës, duke e shkatërruar Ilirinë jo vetëm demografikisht, po edhe ekonomikisht dhe kulturalisht. (Fragment nga “Ekskomunikimi si histori e fshehur” Rozafa, 2015, Prishtinë)

  • ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave

    ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave

    Natyra  do të rrethohet nga fshehtësitë (Herakliti) 

    ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave

    Faktet janë të dobishme – s’janë ato banesa ime, ato janë shkallë me të cilat

    unë ngjitem në banesën time (Uollt Uitman) 

    I.

    Shkruan: Dr. Moikom Zeqo

    Historia e njeriut është vetëm një pjesë e historisë së natyrës. Midis tyre nuk do të ketë asnjëherë një përputhje të plotë.

    Historia njerëzore parakupton një ndryshueshmëri të vijueshme, ciklike, të statusit të njeriut të identifikuar në progresivitetin e dijes, për ta quajtur konvencionalisht nga “skllav” në “zot” të natyrës.

    Natyra i mbart përjetësisht raportet e saj me njeriun, (njeriu mund të kjapërcejë vetveten po kurrë natyrën!)

    Dijetari dhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch – Gimpera botoi në vitin 1960 në Mexico “El problema indoeuropeo” me qëllimin e kuptueshëm dhe ambicioz për të paraqitur teoritë kryesore për origjinën e popujve indevropianë të gjuhëve dhe të kulturave të tyre. Ky aksion i llojit të enciklopedistëve francezë të epokës së iluminizmit ishte rezultat i një praktike paraardhëse të dijes njerëzore. P.B.Gimpera në librin e tij – i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe që e bëri atë të famhëm, tenton të japë një kronologji të teorive kryesore për Origjinën e popujve indevropianë, pra bën një kompjuterizim dhe një skedim tejet të domosdoshëm të dijes deri në atë kohë.

    Pavarësisht nga mangësitë e pahmangëshme edhe në librat të kalibrit të tillë vepra e Gimperas e run vlerën e saj kulturore dhe informative.

    Nga vitet 60′ e deri tani, në fundin e mijëvjeçarit të dytë, teoritë për origjinën (më saktë origjinat) e popujve indevropianë kanë patur një zhvillim në segmentin e dijes së pozitivitizmit lingustik dhe zbulimeve të mëdha arkeologjike. po mund të thuhet se nuk ka ndryhsime konceptuale të mëdha në rrafshet teorike dhe se problemi në fjalë është përherë në kundërthënien dhe ende rri pezull midis hipotezës dhe tezës. Kjo gjëndje e dyfishtë e dijes njerëzore është një dialektikë sub eternitas.

    Kuptueshmëria e gjenezës (e ftillëzimit) është motiv i përhehrshëm i njeriut.

    Kozmogonia qe përpjekja e parë e njeriut të lashtë për të përputhur mitin me të vërtetën. Miti bën spjegime të përgjithëshme me metafora poetike të fuqishme e të paharrueshme. Te kinezët, babilonasit, egjiptianët e grekërit e vjetër kozmogonia qe një modus vivendi e kuptimeve për ftillëzimin universal. Prandaj kozmogonia ishte në substancë mitike dhe një parathënie tepër e pasur dhe e gjenezës biblike e cila i thjeshtëzon prirjet e paskajëshme të miteve në  ciklin  monoteist të krishtërimit. Megjithatë metafora e babilonizmit biblik (jo pagan) për ndarjen e gjuhëve gjithmonë linte te nënkuptonte një paragjuhë, që askush nuk e di dhe që nuk ruhet nga pasardhësit. Në esencë spjegimi biblik të tërë origjinat i parashtron si hyjnore. E tillë është zanafilla e popujve, ose e njeriut adamik. Teoritë teologjike ishin si brinjët e Adamit për të bërë Evat e mendimit në mesjetë.

    Arkeologjika shkencore pothuaj nuk ekzistonte.

    Mungesa e arkeologjisë është fatale për të konstruktuar një histori të pashkruar të së kaluarës të së kaluarës së largët.

    Antropologjia si dije pozitive lulëzon vetëm në shekullin në shekullin e XX dhe është kaq shumë e ndërlidhur edhe me arkeologjinë, etnologjinë e gjuhësinë.

    Vetëkuptohet që për të thënë diçka serioze duhej çveshur dija nga mitizimi, që dija të identifikohej me vetveten. Kjo është mundësia dhe mbijetesa e dijes, që e vërteta natyrore të krijojë një paritet maksimal me të vërtetën e mendimit.

    Gimpera tërë librin e vet e ka me një prapavijë të tillë kuptimore, larg skemave (pavarësisht që i paraqet skemat) larg kultivimit të teorive që në kohëra të ndryshme zotëruan mendimin e dukeshin gati si aksioma gjeometrike (pra relativizmi shkencor është në thelbin e librit).

    Ato që mundësuan një rezyme në formën e një libri si ky i Gimperës qenë sidomos zbulimet epokale të prehistorisë.

    Arkeologjia prehistorike i afrohet kufirit midis historisë gjelogjike dhe historisë njerëzore, midis gjenezës natyrore dhe antropogjenezës (ende tepër natyrore) të segmentuar në historinë e Homo Sapiensit.

    Gimpera bën një kufizim gjithësesi: ai interesohet kryesisht për popujt indevropianë, pra, për thelbin e europianizmit.

    Kjo gjë e dimensionon tematikën shkencore.

    Për ftillëzimin e europianizmit flitet si për një pjesë gjenetike të gjenezës universale njerëzore të gjithë popujve në planetin tonë. Në parashtrimin e problemit Gimpera thekson se vështrimi i trefishtë arkeologjik, antropologjik e gjuhësor mundëson një paraqitje të fakteve. Pafundësia e fakteve është e tillë, saqë të orientohesh drejt duhet dhe një parashtrim konceptual llogjik e shkencor.

    Gimpera e ve problemin në një bazë diskutimi, pra, në rrafshin e një kritike dialogogjike, shpesh antonimike. Ky relativitet i teorive dhe mendimeve është i frytshëm dhe jo ortodoks, i ngrirë.

    Gimpera vërtet synon në këtë libër një “parahistori” po ai nuk e paragjykon atë, e paraqet si një materje të gjallë dhe aspak të kristalizuar përfundimisht. Kështu “Në kërkim të kohës së humbur” duke huazuar një metaforë të shkëlqyer e kuptimplotë të Marsel Prustit, Gimpera ravizon fakte të nxjerra në dritë dhe struktura teorike që shpehs kanë dështuar. Pra, arkeologjia i ka paraqitur sukseset e saj në formën dramatike e disa herë komike të dështimeve. Ky është paradoksi i vetëdijes, i mendimit njerëzor, për të aritur te evërteta relative, po kurrë deri në fund te e vërteta absolute.

    Tipik është dështimi i teorisë arkeologjike e gjenetike të Kosinës, i cili nuk arriti të vërtetojë burimin verior (nordik) të qytetërimit europian, sepse ai i fetishizoi të dhënat e kohës së vet për neolitin, i absolutizoi disa tipare e nuk pa (siç u vërtetua më pas) se neoliti europian në zanafillë qe shumë më  i larmishëm e një shumësi neolitike, një mozaik kulturash, disa prej të cilave nuk lidheshin fare me stërgjyshërit e popujve indoeuropianë.

    Po kështu edhe dështimi i teorive për unicitetin e pastër të racës indoevropiane si dhe dështimi i teorive për gjuhën mëmë, të vetme zanafillëse etj., janë dështime të antropologjisë dhe të gjuhësisë, që ne vetvehte janë kërkime te së vërtetës dhe mënjanime të konvencioneve, disa herë të politizuara.

    Gimpera i di të gjitha këto dhe e ka të qartë se faktet teorike duhet të bëhen fakte të së vërtetës. Prandaj në librin e Gimperas duhet ditur për te lexuar, jo në formën pamore grafike, por në thellësitë kuptimore, në lojën e dyshimeve dhe të paraqitjeve, të mendimit të epokave, të kundërthënieve.

    Në këtë libër, ajo që na intereson është edhe çështja e ilirëve, si një nga popujt indeuropianë.

    Për fat të keq hapësira informative për ilirët është këtu tepër e kufizuar.

    Për të plotësuar diçka le të më lejohet që të paraqes disa nga rezultatet arkeologjike dhe gjuhësore te gjenezes së ilirëve dhe të problemit të formësimit, ose të lidhjes me konceptin e europianizmit, si dhe gjenezën e dytë, atë të shqiptarëve, që birësohen nga ilirët e lashtë. Të dy gjenezat janë pjesë të njera tjetrës, një e vetme.

    2.

    Në rrafshin arkeologjik gjeneza e ilirëve, ose e parailirëve, protoilirëve, të mbiquajtur edhe si pellazgë, ka dy probleme themelore: problemin e indoeuropianizmit në gadishullin Ballkanik dhe problemin e indoeuropianëve me ilirët dhe ilirishten.

    Një tezë e dijetarëve thotë se në kohën e herëshme dhe të mesme neolitike ka ekzistuar një njësi gjuhësore e karakterit paraindoeuropian në tërëterritorin e Mesdheut (kuptohet e brigjeve), kurse elementet indoeuropianë kanë depërtuar në fushën e  epokës neolitike të vektuar nga Lindja e Juglindja.

    Një tezë më e re favorizon një situatë të ndryshme kur elementi indoeuropian ka ekzistuar në Europën Juglindore qysh në neolitin e hershëm dhe të zhviluar në vend. Kjo tezë është teza e autoktonisë së formimit të kulturave neolitike. Gjatë këtij procesi të gjatë e interesant elementi indoeuropian i ardhur në mbarim të neolitit e eneolitit i dha një ferment gjallërues  të veçantë indoeuropianizimit të territoreve të Shqipërisë – çka vërtetohet arkeologjikisht (kulturat neo-eneolitike në Vashtem, Kolsh, Cakran, Maliq – Kamnik).

    Zbulimet arkeologjike të prehistorisë sidomos të neolitit të hershëm na bëjnë të mendojmë qartë se elementi indoeuropian, ose paleoindoeuropian dallohet që në këtë hark kohor dhe vetëm më vonë procesi i indoeuropianizimit pati flukse nga Lindja dhe Juglindja.

    Tërë vështirësia është përcaktimi i sintezës, shkrirjes së karakterit të banorëve shumë më të vjetër  me ardhësit indoeuropianë, që u vendosën në këto treva, duke formuar një bashkësi themelore gjuhësore të karakterit indoeuropian, që i korespondon kompleksit ballkano-egjean të neolitit të vonë. Pikërisht në këtë kohë krijohen mundësitë e formimit të një shtrese të pashlyrshme indoeuropiane në Gadishullin Ballkanik, që më pas në epokë e metaleve, formësuan dy grupet e mëdha gjuhësore të ilirëve dhe të thrakëve.

    Padyshim që përcaktimi se cila ishte popullsia indoeuropiane paragreke në epokën e neo-eneolitit të kompleksit ballkano-egjean është nje problem i hapur nga diskutimet dhe tezat e kundërta. Arkeologjia dhe linguistika ende na japin pak prova të vërtetimit shkencor, por shkencëtarët preferojnë ta quajnë këtë popullsi si parailire, paragreke e parathrake. Në këtë konteks flitet për banorët paleoballkanikë të emërtuar si pellazgë e gjuhën e tyre pellazgjike.

    Nënshtresa indoeuropiane në lidhje gjenetike me komplkeksin kulturor ballkano-egjean si nënshtresë parailire parakupton për mendimin tonë pellazgët, pra banorët me parakë, më të stërlashtë të vendit tonë.

    Termat “pellazgë” e “pellazgjishte” e ruajnë ende karakterin konvensional dhe ne i lidhim tani me ato gjurmë arkeologjike të një popullsie shumë me të vjetër mbi të cilën  dallgët e shtegëtimeve të mëdha indoeuropiane demiurguan një entitet, ose më saktë disa entitete të reja kulturore.

    Një problem konceptual dhe kyç është ai i lidhjes së pellazgëve të indoeuropianizuar me popullsinë pasardhëse, që spikat në kohën e bronxit. Sustrati i hershëm pellazg me raportet e reja kulturore dhe etnike të bartësve të kulturës së epokës së bronxit të hershëm në Shqipëri (Maliq, shpella e Blazit në Mat) janë të dokumentuara në një vijimësi arkeologjike. Kjo është tejet e rëndësishme.

    Në fundin e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë e në fillim të mijëvjeçarit të dytë- para erës sonë si rrjedhim i dyndjes së popujve indoeuropianë u zhdukën qytetërimet e lashta të neolitit dhe u formua kultura e herëshme e bdronxit, të ndërlidhur me substratin eneolitik ballkanik, pra edhe me pellazgët e stërlashtë dhe pas tyre ilirët.

    Nuk duhet harruar se gjumë të kulturave të mirëfillta paspaleolitike, ose mezolitike nuk janë zbuluar deri më sot në Shqipëri. Mungesa e materialit mezolitik duhet t’i atribuohet mungesës së kërkimeve në këtë fushë. Në Vlush të Skraparit janë gjetur gjurmë të një horizonti të neolitit të hershëm me tradita të forta mezolitike.

    Zbulimet arkeologjike në Shqipëri kanë bërë të mundur njohjen me disa grupe etno kulturore neolitike si binomi kulturor Vashtëmi-Podgori, kultura e Cakranit, kultura Maliq Kamnik etj, të zhvilluara në një bazë autoktone, jo pa koresponduese me komplekset e gjëra ballkanike etnokulturore.

    Ilirologjia studion pikërisht gjenezën dhe kulturën e ilirëve. Në periudhën e herëshme të hekurit burimet historike na bëjnë të ditur se banorët e Shqipërisë ishin ilirët.

    Ka dy mendime kryesore (kryeteza) për prejardhjen e ilirëve:

    njëra i konsideron ilirët si të ardhur në gadishullin ballkanik dhe tjetra si popullsi autoktone, të formuar në truallin historik të Ilirisë.

    Ndër teoritë e shumta të prejardhjes së ilirëve në Ballkan spikat ajo që i lidh bartësit e kulturës së fushave me urna të Europës Qëndrore me ilirët. Kjo teori thotë se bartësit e kësaj kulture të kontinentit kanë lëvizur drejt Jugut në shekujt XII-IX para erës sonë (dyndjet dorike, egjeane apo paneno-ballkanike), duke u përzjerë, apo zhvendosur shumë popullsi anase, duke krijuar një tablo të ndryshme etnologjike.

    Kultura e fushave me urna (urnenfelderkultur) dhe veçmas dega e saj e quajtur kultura e Lushicës (rajon në Gjermani) u mbiquajt e ilirëve nga arkeologu Gustav Kosina e më pas u pasua nga Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Këtu procesi konceptohet si një hop cilësor i protoilirëve në ilirë dhe që shkaktuan dyndjen e madhe dorike në atë që quhet në shkencë ende “Dark Egae”.

    Shkolla e Kosinës ftillëzoi të ashtuquajturin panilirizëm që me të drejtë Vittore Pizani e quajti si ‘një sëmundje”

    Një teori tjetër ishte ajo e arkeologut Karl Shugard, që bartësit e qeramikës neolitike thrakase i quajti parailirë (Urillyrier).

    Nga ana tjetër Vladimir Gjeorgjievi mbron tezën se krijuesit e kulturës kreto-mikenase qenë protoilirët, që edhe paniliristi më i madh Hans Krahe e vlerësoi si një fantazi të thjeshtë. Për të treguar se sa shumë skajuan deri në absurd teoritë e prejardhjes së ilirëve le të përmendim edhe dijetarin Robert Heine-Geldern, i cili në vitin 1951 botoi një tezë, që ilirët dikur rreth shekullit të IX – VIII para erës sonë morrën pjesë në një dyndje që çoi deri në Mongoli, Kinë dhe në Indi (?!)

    Pikëpamja e zhvilluar nga arkeologët shqiptarë në gjysmën e shekullit të XX ka krijuar teorinë e formimit të ilirëve dhe të kulturës ilire në vend pa ndërprerje, pra, kjo shtë teoria e autoktonisë. Në këtë kuptim teza që i lidh ilirët me bartësit e kulturës së fushave me urna bije, ose zbehet. Gjithashtu të dhënat arkeologjike flasin se dyndja oanono-ballkanike nuk e ka përfshirë pjesën përqndimore të gadishullit ballkanik, pra edhe teritoret e Shqipërisë.

    Etnogjeneza ilire nuk duhet parë vetëm në lidhjen me dyndjen panano-ballkanike, pavarësisht nga disa ndikime të saj. Kjo dyndje e cilësuar indoeuropiane në fundin e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë ndikoi në kultura neolitike të Ballkanit, po nuk është totalitare për territorin shqiptar të sotëm.

    Etnosi ilir i krijuar në epokën e bronxit është edhe një unitet, që ka brenda diversitet dhe përgjithësisht sot nënvizohen dy grupe të mëdha kulturore ilire: ai jugor dhe ai verior.

    Për grupin ilir verior ka dhënë kontribut të veçantë arkeologu Alojz Benac, i cili favorizon një autoktonizëm të ilirëve.

    Në pikëpamje të përafërt edhe Gimpera e mbështet teorinë e Benacit, por duke përfshirë në këtë proces edhe bartësit të kulturës së Lushicës nga Veriu.

    Teoria e autoktonizmit ilir përfaqësohet sot nga dijetarët shqiptarë si Prendi, Korkuti, Ceka, Selimi etj. dhe zbulimet arkeologjike ne prehistori, në kulturën paraqytetare ilire dhe sidomos  konceptimi më i kompletuar rreth çështjeve të tilla si qyteti ilir, shteti ilir pa harruar komponentet e artit, të botëkuptimit etj., kanë krijuar një epokë të re në shkencën  për ilirët.

    Trinomi pellazgët-ilirët – shqiptarët paraqitet në një dritë të re. Po edhe është i paplotësuar, plot të vjetra e të reja.

    Sidomos karakteri gjenetik i filiacionit të shqiptarëve nga ilirët është një problem, ku arkeologjia ka dhënë një material bindës dhe hedh poshtë tërë pseudo teoritë e politizuara shoviniste, që mohojnë karakterin sutokton të shqiptarëve në trojet e tyre historike.

    Gimpera në sythin e librit të tij të quajtur “Ilirët, thrakët, dakët” jep gjykimet vetiake të jehonizuara nga dijetarë të tjerë paraardhës ose bashkëkohës.

    Gimpera ve në reliev faktin se në marrëdhëniet me popujt e tjerë të Europës Qëndroire problemi i popujve danubianë dhe ballkanikë “shtrohet në mënyrë të ndryshme”

    Kosina e kish quajtur kulturën luzasiane si qytetërim ilir verior ‘karpo-dak” në lidhje me kulturën e popujve danubianë. Ky përcaktim dështoi në vërtetësinë e vet (arkeologjikisht). Lidhjet e kulturës së Luzasës me venetët, (të dalluar përfundimisht nga ilirët – ndryshe nga ç’i kishin quajtur ilirë më parë) solli një ndryshim të fokusit të problemit në fjalë.

    Kalimi nga epoka e bronxit në atë të hekurit (në disa shekuj) bëri të shfaqen grupe të reja historike të dakëve, ilirëve dhe thrakëve.

    Ilirët përfaqësonin një kulturë etnike, ku qenë asimiluar rezultatet e kulturave neolitike të zonës dinarike të Ballkanit Perëndimor si dhe një element të fortë të huazuar nga popujt alpinë, ndoshta të dalluar nga ata që janë indoeuropianë në karakteristikë, duke u indoeuropianizuar ndërmjet marrëdhënieve e ndikimeve indoeuropiane të mirëfillta, duke asimiluar edhe ndikimet e depërtimet e kulturës luzasiane.

    Siç shihet më sipër teza e Gimperës i takon grupit ilir verior dhe në raport me gërmimet arkeologjike të bëra në Ilirinë e Jugut ajo ka një mangësi të materialit arkeologjik që nuk kishte se si ta njihte Gimpera kur po e shkruante librin e tij.

    Në sythin “Dyndjet e keltëve – keltët dhe ilirët” Gimpera thekson se venetët nuk kanë qenë ilirë të mirëfilltë nga ana tjetër kultura e LKuzacës nuk ka qenë tërësisht venete. Kurse Qytetërimi Halshtatian ka një personalitet të fortë dhe duhet të identifikohet me popujt ilirë historikë.

    Këta popuj ilirë arritën një zhvillim të dukshëm dhe përmes Adriatikut më saktë në brigjet perendimore dhe lindore të Adriatikut krijuan një komunuelth, sepse grupet etnike të japigëve dhe të mesapëve në Italinë e Jugut ose daunët, janë të afërt me ilirët, ose të identifikueshëm me ilirët.

    (Vijon)

  • Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

    Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

    Publikuar nga Gjon Keka

    Harta e vitit 476, sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar e që sot quhet Shqipëri, aty ishin Ilirët sipas emërtimit në hartë Ilirikum. Kjo në fakt tregon se arbërorët të quajtur më pas shqiptarë, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve.

    Harta është nxjerrë nga Atlasi i vitit 1900 të A. Baldamus dhe E. Schwabe.

  • Gjurmë ilire në Gadishullin Ilirik pas shkatërrimit të qytetrimit antik

    Gjurmë ilire në Gadishullin Ilirik pas shkatërrimit të qytetrimit antik

    Çfarë ndodhi me popullsinë e paromanizuar gjatë shekujve të gjatë të antikitetit të vonshëm dhe të Mesjetës së hershme vështirë që do të mësojmë ndonjëherë. Përveç kësaj deri vonë, shkenca nuk është interesuar aq shumë që në kulturën materiale dhe shpirtërore të qytetërimeve të mëvonshme të Ballkanit të zbulojë gjurmët e kulturës së ilirëve parahistorikë dhe të epokës romake. Vetëm kohëve të fundit u bënë përpjekjet e para serioze, të vazhdueshme që me anën e kombinimeve të burimeve historike dhe të rezultateve të arkeologjisë, të etnologjisë dhe të linguistikës për të zbuluar elemente të kulturës ilire në kulturat e sotme në Ballkan dhe në bazë të kësaj të sqarohet roli që ka pasur substrati i paromanizuar, vendas ilir, në etnogjenezën e popujve të sotëm ballkanikë. Në të vërtetë fakti se shkenca bashkëkohore erdhi në përfundim se popujt e sotëm në Ballkanin Perëndimor (dikur Illyricum (Roman province)Ilírico (província romana))kanë qenë – disa më shumë, disa më pak, por gjithsesi më shumë se sa është menduar deri vonë – të përfshirë jo vetëm elemente kulturore të popullsisë së vjetër vendase, por edhe ata vetë,97 qe vendimtar që edhe çështja e fatit të mëtejshëm të ilirëve të paromanizuar mbas shkatërrimit të botës antike dhe të ardhjes së përhershme të sllavëve në Ballkan të shikohet shumë më seriozisht se më parë.

    Çështja e marrëdhënieve të ilirëve me sllavët në Ballkan është paraqitur, shumë herët, bile qysh në Mesjetë, mandej më vonë në kohën e Rilindjes Popullore Kroate, mirëpo mënyra se si paraqitej atëherë ky problem nuk mundi t’u qëndrojë kritereve rigoroze të hsitoriografisë pozitiviste nga fundi i shek. XIX dhe XX. U desh mjaft kohë që problemi i gjurmëve ilire në kulturat sllave në Ballkan të vihet në themele solide shkencore.

    Gjithashtu shkenca vetëm kohëve të fundit është në gjendje që t’i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që ka rëndësi të madhe për çështjen që po e paraqesim këtu – marrëdhëniet e ilirëve të vjetër me të shqiptarëve të sotëm.

    Shumë ekspertë mendojnë se shqiptarët janë i vetmi popull ballkanik, i cili origjinën e ka direkt prej ilirëve të yjetër. Të mbrojtur nga malet e larta dhe të pakalueshme dhe jashtë rrugëve nëpër të cilat kaluan popujt barbarë, në kohën e dyndjeve të mëdha të popujve, këto pjesë të fundit të ilirëve ruajtën shumë elemente të kulturës materiale dhe shpirtërore të paraardhësve të tyre të largët.

    Tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve e gjejmë për herë të parë të formuluar qartë te historiani gjerman Johannes Thunmann në shekullin XVIII.98 Duke pohuar se historikisht nuk mund të dëshmohej kurrfarë imigrimi etnik në rajonet e Shqipërisë së sotme prej antikitetit e deri sot Thunmanni përfundon se për këtë shkak, populli i cili jeton sot atje, jetonte në këtë hapësirë edhe në kohën parahistorike.

    Duke mos mohuar origjinën e vjetër ballkanike të shqiptarëve, shumë historianë dhe gjuhëtarë në shek. XIX dhe XX propozuan zgjidhje të tjera të çështjes së origjinës së shqiptarëve. Sipas disave shqiptarët rrjedhin nga thrakasit (KarlPauli, Gustav Weigand, Dimitar Decev)^ sipas të tjerëve prej dakomezëve (Vladimir Georgiev) etj. Rezultatet në të cilat kanë arritur disiplina të ndryshme shkencore në kohë të fundit, sidomos në dhjetë vjetët e fundit, i hoqën shumë dyshime të vjetra për këtë çështje të rëndësishme të paleoballkanistikës. Këto hulumtime në të vërtetë, me një varg argumentesh pohuan tezë Për çështjen e origjinës së shqiptarëve gjuhëtarët u pajtuan më me vështirësi, si në të kaluarën, e pjesërisht ashtu bëjnë edhe sot. Sot gjuhëtarët kryesisht pajtohen se në të vërtetë nuk mund të vërtetohet me siguri se gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire, sepse gjuha ilire është fare pak e njohur që të mund të bëhen krahasime gramatikore dhe leksikografike midis tyre, mirëpo anaiizat e lëndës onomastike dhe toponomastike kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme, të cilat tezën për origjinën direkte të gjuhës shqipe prej asaj ilire e bëjnë më të pranueshme. Këto argumente përveç kësaj, gjithsesi përjashtojnë mundësinë që gjuha shqipe ka mundur të zhvillohet nga ndonjë gjuhë tjetër paleoballkanike.

    Disiplinat e tjera shkencore kohëve të fundit kanë kontribuar shumë në çështjen e kontinuitetit midis ilirëve dhe shqiptarëve. Kështu arkeologët, duke studiuar kulturën materiale të Mesjetës së hershme në Shqipëri, vërtetuan se nuk ekziston ndërprerje në zhvillimin e kësaj kulture nga koha parahistorike e deri në Mesjetën e hershme dhe se shumë objekte të zbuluara nëpër nekropole të shekullit VII-VIII (Kalaja e Dalmaçes, Kruja etj.) në mënyrëtipologjike lidhen drejtpërdrejt me kulturën materialen të cilën para dy shekujsh e kishte paraqitur Thunmanni.

    Ilire të kohës parahistorike. Etnologët, duke studiuar materialin etnografik shumë të pasur dhe ende të panjohur sa duhet shqiptar, gjetën në të një varg elementesh, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga pasuria ilire parahistorike. Janë të pasura veçanërisht gjurmët ilire në veshjet popullore të sotëm, mandej në ornomentikë dhe në simbolikën religjioze,103 në vallet popullore, në muzikë, në antroponomi dhe në toponime etj.

    Ndërsa përpjekjet e ekspertëve të cilët merren me çështjen e marrëdhënieve ilire- shqiptare, janë të orientuara në identifikimin e një numri sa më të madh të fakteve, të cilat vërtetojnë kontinuitetin midis ilirishtes dhe shqipes, ndërkaq për pjesët e tjera të Siujdhesës Ballkanike të banuara nga sllavët problemi qëndron në caktimin e rolit të popullsisë së vjetër vendase, të paromanizuar ose gjysmë të romanizuar në formimin e popujve të sotëm sllavë, gjegjësisht në formimin e kulturave të tyre. Sot disponojmë një varg të tërë faktesh të sigurta të cilat e sqarojnë këtë rol, mirëpo ende jemi shumë larg prej studimeve të tërësishme për këtë çështje.

    Fatkeqësisht, arkeologjia deri tani, arriti të identifikojë fare pak materiale që i përkasin popullsisë së paromanizuar të antikitetit të vonë dhe fillimit të mesjetës. Gjithashtu, fare pak dimë për kulturën më të hershme materiale sllave dhe për pikat e takimit të kësaj kulture me atë të vjetër vendase. Tash për tash na mungon liallka më e rëndësishme në zinxhirin, i cili lidh këto dy kultura. Analiza e kulturës materiale sllave nga kohët e mëvonshme ka dëshmuar, megjithatë, se këto kontakte direkte kanë ekzistuar dhe se sllavët, pas ardhjes së tyre në Ballkan, shumë gjëra i mësuan nga popullsia e vjetër vendase, ilire.

    Një nga doket të cilën sllavët e morën prej tyre është varrimi i të vdekurve në varre të rrethuara me gurë – mënyrë mjaft e vjetër dhe shumë e përhapur në Ballkan në epokën parahistorike. Gjithashtu mund të konsiderohet si shumë e sigurt teza se sllavët nga popullsia vendase morën zakonin e thyerjes rituale të enëve të qeramikës mbi varreza.

    Në kulturën sllave të Ballkanit është e mundshme të vërtetohen një varg i tërë elementesh të tjera me origjinë ilire. Mate Suic, për shembull, zbuloi një koincidencë shumë interesante ilire-sllave e cila kurrsesi nuk mund të jetë e rastit. Sipas pohimit të Strabonit, dalmatët ilirë, çdo të tetin vit ndanin tokën, që ishte në pronë si të përbashkët, dhe një zakon i tillë – ndarja e kullotave çdo të tetin vit – është ruajtur në ujdhesën Pag.

    Me origjinë ilire është edhe çerepi për pjekjen e bukës, i cili në Ballkan haset në një numër të madh prej epokës së vjetër të hekurit të cilin sllavët e njohën në kohën kur u shpëmgulën në këto vise,106 e gjithashtu edhe e ashtuquajtura kapelë e Likës me rese, prototipin e përkrenares të cilën e mbanin japodët po në atë rajon në të cilin edhe sot mbahet kapela e Likës. Në Likë dhe në rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor është ruajtur zakoni i tatuazhit, që gjithashtu mund të merret si gjurmë nga kohët ilire (shih më tutje në fq. 89), dhe me origjinë ilire sipas mendimit të Ciro Truhelkës është edhe festa e shtëpisë.

    Kultet ilire kanë lënë gjurmë më tepër në besimet religjioze dhe te magjit e sllavëve të Ballkanit. Eshtë e sigurt për shembull se kulti shumë i përhapur i hyjneshës së pyjeve dhe gjahut, që te ilirët paraqitet me emrin Thana, ka lënë gjurmë në formë të Nënës Jana në besimin popullor serb. Mundemi përveç kësaj të supozojmë së edhe kulti shumë i përhapur i gjarpërit te ilirët parahistorikë të ketë lënë shumë gjurmë në manifestimet e shumta të këtij kulti në mitologjinë sllave.

    Dëshmitë shumë interesante mbi gjurmët e emrave ilirë në onomastikën kroate të Mesjetës i vërtetoi Duje Rendic-Miocevic; duke analizuar dokumentet mesjetare të shekullit XII zbuloi në to disa emra origjina ilire e të cilëve nuk mund të dyshohet. Fjala është për emrat Licca, Batoca, Pletto e të tjerë, të cilët i njohim fare lehtë emrat fare mirë të njohur ilirë, Licco (Liccavus, Liccana e të tjerë), Baton, Pletor etj.

    Këta survivalë në Dalmaci mund të kenë domethënie shumë më të thellë se sa kanë survivalët nga sfera e kulturës materiale. Kjo dukuri, në të vërtetë, më tepër se çdo tjetër dëshmon mbi përzierjen e banorëve të lashtë vendas me ardhësit sllavë dhe për atë se për një kohë mjaft të gjatë ata e ruajtën vetëdijen, identitetin e vet josllav.

    Një fakt të cilin e gjejmë te Toma Arhigjakoni sikur vërteton praninë e kësaj popullsie ende të pasllavizuar plotësisht bile edhe në shek. XIII, kur ai shkruan për këtë. Toma, në veprën e vet “Historia Salonitana”, duke folur për fisin kroat Svaçiq (Snaçiq) e karakterizon si “coloni regionis montuosae”, ndërsa për Svaçiqët janë paraqitur dëshmi që flasin se ata, ndoshta, janë me origjinë parasllave ilire.”

    Gjurmët ilire në kulturën popullore, në arkitekturë dhe në urbanizëm, në mënyrën e varrosjes së të vdekurve, në simbolikën fetare, në motivet ornamentale, në veshmbathjet popullore, në stolitë, në muzikë dhe vallëzim, në gjuhë, në organizimin shoqëror-politik etj., mjaftojnë që qysh tani të përfundojmë se sllavët duke ardhur në këto vise në shek. VI e VII, në viset perëndimore të Ballkanit gjetën një popullsi mjaft të madhe të vjetër vendase, të pa romanizuar dhe gjysmë të romanizuar. Sllavët, gjatë shekujve, u asimiluan me ta dhe kështu në entitetin e tyre popullor ruajtën gjurmë të ilirëve. Këto gjurmë janë më të shumta veçanërisht në disa vise të largëta të Bosnjes, Hercegovinës, Zagorës Dalmatine, Malit të Zi e të tjera, dhe na duket se nuk është larg së vërtetës pohimi se elementi i vjetër vendas ilir kishte rol shumë të rëndësishëm në formimin e veçorive kulturore, trupore dhe psikike të popullsisë sllave që jeton sot në ato vise. /usalbanianmediagroup

    Illyricum (Roman province)Ilírico (província romana) – Gadishulli IlirikDalmacia dhe gjysma jugperëndimore e Panonisë ( Panonia e ulët )1886

    Harta antropomorfe e Evropës e viteve 1580 nga Heinrich Bünting

  • Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

    Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

    NGA: GJON KEKA

    Kur flasim e shkruajmë për lashtësinë, duhet ditur se po shkruajmë për një të kaluar të fshehur në thellësi, mbi të cilën janë vendosur shtresat e epokave, shekujve e kohëve, edhe pse mbuluar nga pluhuri dhe errësira, të mbështjella me plot mistere e enigma.

    Si rrallëherë ndodh me kombet, historia e lashtë e popullit tonë iliro-arbëror është e mbuluar me pluhurin dhe harruar nga shtresat e moskujtesës, duke e bërë kështu të vështirë që në ditët e sotme t’i hedhim më shumë dritë të vërtetës dhe nxjerrjes së rrënjëve të lashta të tij. Megjithëkëtë, kjo nuk është e pamundur, pasi sot janë të gjitha mundësitë, dokumentet, si dhe faktet nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme europiane e botërore. Gjithashtu, dëshmi të plota janë edhe objektet arkeologjike që flasin më shumë se çdo gjë tjetër, si dhe vetë gjuha e simbolet që na e bëjnë të mundur rishfaqjen e plotë të historisë së kaluar të këtij populli të lashtë në zemër të kontinentit të lashtë europian. “Arbëria ofron një ilustrim të shkëlqyer të kompleksitetit të jetës kombëtare në Ballkan. Populli i saj flet një gjuhë që lidhet me trakishten dhe ilirishten e lashtë. Shpirtrat e tyre mbajnë gjurmët e qytetërimeve mijëravjeçare…, të paktën ata vazhduan të ekzistojnë si një racë më vete…” Është fakt historik se “populli shqiptar ka jetuar në këtë gadishull për më shumë se dy mijë vjet, i portretizuar si një racë këmbëngulëse, i paprekur e i pamposhtur nga dyndjet e popujve barbarë, edhe nga çdo ngjarje tjetër tronditëse e botës. Kështu që deri më sot ai ka mbetur komb e popull që nuk ka lëvizur nga trojet e tij. Etnografia ka mundur të vërtetojë disa gjëra vendimtare për prejardhjen e shqiptarëve dhe historia shpesh i raporton këto ndërprerje të shekujve të tyre…të këtyre pasardhësve të pellazgëve…”Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e ilirëve. Ilirët kanë qenë në këtë Gadishull 3000 vjet p. K., që nga bregu lindor i Adriatikut, nga Epiri e gjer në Alpet e Austrisë. Pas shumë luftërash të gjata, mbretëria e ilirëve mori fund në vitin 168 p. K. Po kështu, “në kohët antike Arbëria quhej Iliri dhe banorët e saj, të cilët ishin europianë, quheshin ilirë, ndërsa më vonë emri Arbëror mbeti i kufizuar në një rajon të ngushtë…”

    Sikurse shihet në Hartën e vitit 1609,bashkëngjitur emri i ilirëve dhe Pellazgëve, Troja e Dodona janë aty.

    close

    volume_off

    Por, edhe pse faktet janë të mjaftueshme si të lashtët e këtij gadishulli, një gjë duhet ta kemi parasysh, ne si popull sot në këtë shekull nuk po e pasqyrojmë asnjë virtyt ,as traditë, e as kulturë burimore të paraardhësve tanë, por jemi veshur me petkun e të huajve që na lanë pushtuesit e ndryshëm sa që ngadalë po harrohet e kaluara dhe rrënjët se prej nga vijim si iliro-arbër,bijë e bija të udhëheqësit tonë të pavdekshëm Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

  • Lufta që ndryshoi historinë dhe roli i Ilirëve në të (VIDEO)

    Lufta që ndryshoi historinë dhe roli i Ilirëve në të (VIDEO)

    Përballja mes Jul Cezarit dhe Pompeit në Iliri.

    Përse ilirët ruajtën një pozicion thuajse asnjanës?

    Cilat janë zbulimet e fundit në Orik që hedhin poshtë një pjesë të historisë së deritanishme?

    Ajo njihet si një ndër përballjet më të rëndësishme të lashtësisë dhe pjesa thelbësore e saj u realizua në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”. Cilat janë gjurmët që kanë mbetur pas? Çfarë thonë autorët antike?

    https://youtu.be/DCI3SmztF-E