Tag: ilirët

  • Mediet franceze: Ilirët niseshin me këtë këngë në beteja

    Mediet franceze: Ilirët niseshin me këtë këngë në beteja

    Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titulli “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e 350, një këngë të rrallë luftarake ilire…

    Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre, dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

    Vargjet dinamike, me shumë emocion dhe patos luftarak e atdhedashës janë befasuese për një komb si yni, që historia e ka përballur me luftra të njëpasnjëshme, ndjekur nga padrejtësitë varg, por pa mundur ta zhbëjnë as ta fshijnë këtë popull të lashtë, me ideale dhe virtyte të rralla.

    Ja kënga në vijim :

    Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë, Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë! Të mprehim kosat, të mprehim shpatat! Të shporrim armikun nga këto toka! Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë Atdheut të heronjve!

    Me kosë të vrasim këtë grabitës, Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona! Oh ! Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona!Që secili…(Refren)

    Nëse bisha çel kthetrat e saj, Iliri me grusht e shtrin për tokë; Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij, Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

    Që secili…(Refren)

    Kur era e veriut, e tërbuar, Copëton lisin e vjetër, Zemra shtendoset në gjoksin tonë! Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur!

    Që secili…(Refren)

    Kur dridhen skajet e botës, Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell, Dhe kur toka hap barkun e saj, Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

    Që secili…(Refren)

    Iliri, të huajin e sulmon me thikë, Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij!Kurrë frika nuk ia ul kokën, Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë! Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë Atdheut të heronjve!/ A. B.- (darsiani.com)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PËRSE ILIRËT ISHIN AQ “TË LIDHUR” ME GJARPRIN?

  • Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II

    Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II

    Nga: Etnor Canaj

    Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II, pa dyshim ngelet ajo e vitit 359 p. Kr., betejë kjo të cilën Diodori e përshkruan si më poshtë:

    “Kur Eukaristi ishte arkont në Athinë, Romakët zgjodhën si konsuj Quintus Servilius dhe Quintus Genucius. Gjatë mandatit të tyre, Filipi dërgoi ambasadorë në Athinë dhe e bindi asamblenë të bënte paqe me të në terrenin që ai braktisi për gjithë kohën e çdo pretendim ndaj Amfipolit.

    Tani që ai ishte i lirë nga lufta me Athinasit dhe kishte informacion që mbreti i Paonëve, Agis, kishte vdekur, ai mendoi se kishte mundësinë të sulmonte Paonët. Kështuqë, pasi kreu një ekspeditë në Paoni dhe mundi barbarët në një betejë, ai e detyroi këtë fis të pranonte besnikërinë ndaj maqedonasve. Dhe meqenëse Ilirët konsideroheshin ende si armiq, ai ishte ambicioz t’i mposhtte edhe në luftë. Kështu, pasi thirri shpejt një asamble dhe i nxiti ushtarët e tij për luftë në një fjalim të përshtatshëm, ai drejtoi një ekspeditë në territorin ilir, duke pasur jo më pak se dhjetë mijë këmbësorë dhe gjashtëqind kalorës.

    Bardhyli, mbreti i Ilirëve, pasi mësoi për praninë e armikut, nisi së pari të dërguarit e tij për të rregulluar që të ndërpriteshin luftimet me kusht që të dy palët të zotëronin ato qytete të cilat më pas do i kontrollonin. Por kur Filipi u tha që ai me të vërtetë dëshironte paqen, por megjithatë nuk do të pajtohej në atë propozim nëse ilirët nuk do të tërhiqeshin nga të gjitha qytetet maqedonase, të dërguarit u kthyen pa e përmbushur qëllimin e tyre, dhe Bardhyli, duke u mbështetur në fitoret e tij të mëparshme dhe trimërinë e ilirëve, doli të përballte armikun me ushtrinë e tij; dhe ai kishte dhjetë mijë ushtarë të zgjedhur të këmbësorisë dhe rreth pesëqind kalorës.

    Kur ushtritë iu afruan njëra-tjetrës dhe me një britmë të madhe u përleshën në betejë, Filipi, duke komanduar krahun e djathtë, i cili përbëhej nga pjesa më e rëndësishme e maqedonasve që shërbenin nën të, urdhëroi kalorësit e tij të mësynin radhët e barbarëve dhe t’i sulmonin ata kundër krahut, ndërsa ai vetë duke rënë mbi armikun në një sulm frontal filloi luftime të ashpra. Por Ilirët, duke u formuar në një shesh, hynë me guxim në këtë betejë. Dhe në fillim për një kohë të gjatë, ndërsa beteja ishte gati në mënyrë të barabartë për shkak të trimërisë së madhe të shfaqura në të dy anët, dhe aq shumë ishin të vrarë dhe më tepër të plagosur, fati i betejës lëkundej së pari në njërën anë dhe më pas në tjetrën duke u lëkundur vazhdimisht nga trimëria dhe bëmat e luftëtarëve; por më vonë ndërsa kalorësit shtypeshin nga krahu dhe pjesa e pasme dhe Filipi me kreun e trupave të tij luftonte me heroizëm të vërtetë, trupat e Ilirëve u detyruan të tërhiqeshin me nxitim.

    Kur ndjekja vazhdoi për një distancë të konsiderueshme dhe shumë ishin vrarë gjatë tërheqjes të tyre, Filipi kujtoi maqedonasit me borinë dhe me ngritjen e një trofeu fitoreje varrosi të vdekurit e tij, ndërsa Ilirët, pasi kishin dërguar ambasadorë dhe ishin tërhequr nga të gjithë qytetet maqedonase, arritën paqen. Por më shumë se shtatë mijë ilirë u vranë në këtë betejë.”- DIODORUS SICULUS; LIB. XVI-4 /InforCulture.info

  • Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

    Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

    Iliria antike shtrihej në një territor shumë të gjerë, i cili në kohën tonë përfshinë në vete pjesën më të madhe të gadishullit të Ballkanit. Territori i Ilirisë antike edhe sot po të ishte brenda një entiteti shtetëror, do të konsiderohej si një entitet i madh edhe në konditat e sotme evropiane. Problemet e funksionimit të Ilirisë antike si një entitet shtetëror homogjen, përbërja e popullsisë dhe ndarja e saj në formacione të shumta fisnore, pasojat e pushtimeve të gjata romake, bizantine e bullgare, janë ende tema trajtimesh shkencore. Megjithatë, shtrirja e saj gjeografike është më e fiksuara, më e qarta nga të gjitha problemet e tjera, sigurisht për arsye se gjeografia nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhëna për shtrirjen gjeografike të Ilirisë antike kanë lënë shumë autorë të vjetër grekë e romakë. Kësaj radhe do të evokohen dëshmitë e dy autorëve, historianit helen, Apianit dhe gjeografit nga Aleksandria, Ptolemeut, të cilat hedhin mjaft dritë mbi vendndodhjen e Ilirisë antike.Të dhënat që ka lënë Apiani (fundi i shekullit I-rë deri në vitin 70 të shekullit të II-të) për hapësirën në të cilën shtrihej Iliria, janë me interes për ta pasur një përfytyrim sa më të qartë për shtrirjen e saj gjeografike. Ky historian i njohur helen, i cili bëri karrierë edhe në Romë, në veprën e tij “Illyrike”, ka lënë si dëshmi këto fjalë:“Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Ister. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe rrëzë të Apleve. Gjerësia mban pesë ditë rrugë, kurse gjatësia tridhjetë ditë, siç thonë helenët. Sipas matjes që bënë romakët, gjatësia kalon të gjashtëdhjetë stadet, kurse gjerësia është rreth njëmijë e dyqind stade. Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit.”

    (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: 250)

    Ndërsa, gjeografi i famshëm aleksandrin i shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu, në veprën e tij, “Geographia” ka lënë dëshmi edhe më konkrete për territoret ku banonin ilirët:“Iliria (Illyris) kufizohet nga veriu me të dy Panonitë sipas kufijve që parashtruam, nga perëndimi me Istrinë sipas një vije, fundi së cilës nga ana e Panonisë së Sipërme përfundon në gradat 36 30’- 45 10’, kurse fundi i saj në Detin Adriatik (Adrias) 36 30’- 44 50’, nga lindja me Myzinë e Sipërme sipas vijës prej vendit ku lumi Savo (Savos) ndërron drejtimin e tij, gjer në fundin e saj tek mali Skard (Svardos) gradat e të cilit janë 47 – 41 40’, nga jugu me një pjesë të Maqedonisë sipas vijës që arrin prej pikëmbarimit të lartpërmendur gjer në Adriatik, gradat e së cilës janë 45- 41 0’ dhe me bregun këtej Adriatikut gjer në pikëmbarimin e lartpërmendur pranë Istrisë.”(Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: 266)Pastaj Ptolemeu përmend një varg qytetesh të bregdetit të Liburisë, Dalmacisë, Maqedonasit e Epirit, që janë shenja të jetës urbane të ilirëve. Ndër këto qytete përmenden edhe Avlona, (Vlora) Epidaurusi, (Durrësi) Risinioni, (Rizoni) Ulkinioni, (Ulqini) Lissosi (Lezha), Scodra (Shkodra). Delminioni (Delminiumi) Apollonia, Bullis (Bylisi) Albanopolisi, etj, disa nga të cilat edhe sot janë qytete të rëndësishme shqiptare, që kanë ruajtur vazhdimësinë si qytete me mijëra vjet. Kjo gjeografi kaq e fiksuar, këta emra qytetesh kaq të kuptueshëm për gjuhën tonë shqipe, janë provë e fortë e vazhdimësisë iliro-shqiptare në aspektin gjeografik, po edhe etnik. Natyrisht me reduktimet që kanë ardhur nga tronditjet tektonike që kanë përcjellë nëpër shekuj këto hapësira. Por, atdheu i të parëve tanë është i njohur për ne në gjithë gjerësinë dhe gjatësinë e tij. Edhe shumë nga qytetet e shumta të kësaj hapësire ilire janë të njohura dhe popullohen edhe sot prej shqiptarëve. Prandaj sa i përket atdheut historik të të parëve tanë, mund të thuhet se kemi njohuri solide për të.Kemi njohuri jo të pakta edhe për një pjesë të jetës dhe të fateve të paraardhësve tanë ilirë, që nga kohërat e errëta e deri në kohën kur ndodhën përmbysjet e mëdha demografike. Por, na mbetet ende një enigmë e madhe: mungesa e shkrimit në gjuhën ilire. A shkruan ata në gjuhën e vet, për të cilën dihet saktësisht se ishte e ndryshme nga gjuhët e tjera dhe kishte emrin e vet, ilirishte, ose gjuha e ilirëve? Apo nuk patën fatin e mirë, që ta arrinin atë shkallë iluminimi mendor e kulturor, sa të shkruanin në gjuhën e vet ilire? Kjo histori e shkurtër dhe modeste e komunikimit dhe e literaturës shqipe, pashmangshëm fillon nga kjo pikë.

    A shkruan ilirët në gjuhën e vet

    Pra, studimi i komunikimit dhe mediave ndër ilirë, si edhe hulumtimi për gjithë historinë e tyre, pashmangshëm duhet të fillojë me një pyetje që shprehë habi: pse nuk arritën ilirët të komunikonin me shkrim në gjuhën e tyre dhe të konstituonin institucione adekuate për zhvillimin e shkrimit e të kulturës, kur dihet që jetuan të kufizuar e edhe të përzier me dy popujt më të zhvilluar të kohërave antike, ndërmjet helenëve dhe romakëve? Çka i ka penguar ata që të “infektoheshin” nga pasioni që të shkruanin në gjuhën e tyre, për të shprehur ashtu identitetin e tyre etnik, gjuhësor e kulturor? Pse nuk arritën ta kishin një institucion ose medium të vetin, të ngjashëm me izagorian helene, ku të gjithë qytetarët e lirë kishin të drejtën e shprehjes së lirë në publik? Ky medium i bëri helenët antikë, që të çlironin një energji të jashtëzakonshme të mendimit e të dijes, filozofisë, retorikës, logjikës e poezisë, që u bënë gjenerator i zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror. Të ketë kaluar krejtësisht pa u vënë re nga ilirët izagoria e famshme helene? Kjo nuk është e mundur, pasi që disa autorë helenë kanë lënë dëshmi për ilirët dhe kontaktet që kanë pasur me fqinjët e tyre. Vetë Tukididi (460 – 400 p.e.s.) që edhe quhet themeluesi i historisë, në veprën e tij “Historia” sjellë dëshmi për ilirët, kur flet për luftën civile në Epidamn (Durrës) në vitet 436/435. Tukididi njofton:“Epidamni është një nga qytetet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir.(Ilirët dhe Iliria: 24)Isokrati (436-338 p.e.s.) nga ana e tij ka sjellë një dëshmi për pushtimin e tokave ilire nga Filipi, përveç atyre që ishin buzë Adriatikut:“Nuk u bë zot i pjesës më të madhe të tokave të ilirëve, përveç atyre që banojnë buzë Adriatikut?”(Ilirët dhe Iliria: 31)Oratori i famshëm, Demosteni, po ashtu sjellë të dhëna për ilirët në kohën e Filipit, babait të Aleksandrit të Madh, duke rrëfyer se Filipi i kishte pushtuar edhe ilirët, të cilët nuk ishin mësuar të binden dhe me gjasë nuk po pajtoheshin me sundimin e huaj. Edhe njoftime si këto të Demostenit dëshmojnë se ilirët njiheshin me helenët dhe madje kishin një mplakje të imponuar me ta:“…Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu ynë (Filipi) thuhet se është zot i rreptë…”(Ilirët dhe Iliria: 33)Këso dëshmish për kontaktet, njohjet e raportet heleno-ilire po edhe romako-ilire, ka shumë, që nga Iliada. Prandaj, mbetet e paqartë pse këto nuk kanë provokuar edhe ndonjë formë të alfabetizimit të ilirëve.Pyetja tjetër shqetësuese: pse janë mjaftuar me mundësinë që sapo të mund të arrinin shansin e të mësuarit të shkrimit e leximit, atë ta bënin në ndonjërën nga gjuhët e huaja, helene, latine, ose sllave? A ka qenë kjo prirje për t’u identifikuar me gjuhët dhe kulturat e tjera, që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana natyrore” apo nga statusi politik e kulturor i tyre, si popull i rënë në robëri të gjata?Në fund të fundit, shtrohet edhe pyetja: pse pas rënies nën sundimin romak, nuk arritën asnjëherë të fitonin pavarësinë dhe lirinë (edhe pas shpërbërjes së Perandorisë Romake) e të shndërroheshin në një faktor të përfillshëm në gadishullin, të cilin një herë e një kohë, ndonëse me formacion fisesh të paorganizuara në një shtet, e kishin populluar pothuajse sa gjerë sa gjatë? Pyetje ka edhe më shumë, ndërsa përgjigjet e plota ende mungojnë.Mbase përgjigjja në pyetjen se kur dhe ku u formua etnosi ilir, mund të hapë një kënd më të qartë për të hulumtuar shkaqet e asaj ngecjeje në formimin kulturor. Muzafer Korkuti sjellë këtë kumt për kohën e formimit të etnosit ilir:“…një përputhje e tillë e konkluzioneve arkeologjike me ato linguistike e bën më bindës përfundimin se në bronzin e mesëm* duhet të kërkojmë fillimin e formimit të etnosit ilir”(Studime ilire: 41)Sipas periodizimit të Korkutit, periudha e bronzit të mesëm shtrihet në vitet 1800 (1700) -1500 para erës sonë. Ndërsa, formimin e mirëfilltë të etnosit ilir, Korkuti e vendos në periudhën e hershme të hekurit, pra në shekujt XII-V para erës sonë. Edhe pse kjo çështje e periodizimit nuk ka si të jetë objekt mëtejshëm i studimit tonë, na imponohet të shtrojmë një dilemë lidhur me të: a është e mundshme që ilirët, duke qenë në procesin e formimit etnik, të luanin një rol të rëndësishëm në Luftën e Trojës, e cila ndodhi në shekullin XII para erës sonë? Dhe nga ana tjetër, a është e mundshme që ata nuk i “spërkati” aspak lulëzimi kulturor i helenëve në shekullin V-IV para erës së re, pra në periudhën e lulëzimit të tragjedisë antike greke? Po të shikojmë më larg, procesi i formimit të etnosit ilir, përkon edhe në kohën kur lulëzoi shkrimi te fenikasit dhe prej tyre kaloi edhe tek helenët. Pse nuk kaloi nga helenët tek ilirët, të cilët në distancë gjeografike ishin shumë më afër me ta se sa që ishin helenët me fenikasit, mbetet një enigmë tash për tash.“Hipoteza gjeografike” duhet të rishikohetKëtë enigmë nuk e ka shpjeguar deri sot asnjë teori, ndonëse ka pasur mjaft përpjekje që të shpjegohet. Një prej përpjekjeve teorike është ‘teoria gjeografike’, e cila në qendër ka një autor të famshëm shqiptar, gjuhëtarin Eqrem Çabej, i cili në studimet për gjenezën e literaturës shqipe, të shkruar në vitet tridhjetë të shek. XX, ka theksuar rolin e pozitës gjeografike të Shqipërisë, si një rrethanë e pavolitshme për lindjen e literaturës më herët. Çabej ka konstatuar se pozita e Shqipërisë është e tillë që ndonëse në njërën anë kufizohet me det, në brendësi ndërpritet me vargmale, të cilat kanë penguar komunikimin normal dhe elementar, kështu që kjo ka stimuluar më shumë organizimin fisnor dhe nuk ka prodhuar mundësinë e krijimit të një kulture në gjuhën shqipe.“Prodhimi literar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij, por historia shpeshherë është rezultat i të dhënave gjeografike, influenca e formimit tokësor dhe natyrës së vendit mbi jetën dhe mbi veprimet e njerëzve.”(Çabej:101)Pra, ai ka konstatuar se këto ndërprerje me male të krahinave të ndryshme thjesht nuk kanë lejuar një komunikim më dinamik që do të prodhonte vlera kulturore në gjuhën e vendit, ndonëse Çabej thotë se “Shqipëria paraqet në përgjithësinë e saj një njësi gjeografike”. (Çabej: 101) Pra, ndonëse është e ndarë, e fragmentuar dhe e copëzuar, sipas Çabejt, ajo prapë paraqet përsëri një njësi gjeografike, por e cila nuk paskësh funksionuar si e tillë.Me ndikimin e gjeografisë, konfiguracionit mbi historinë e Shqipërisë, janë marrë edhe autorë si Peter Bartli, i cili edhe konstaton:“Peizazhin shqiptar e mbizotërojnë kryesisht malet.”(Bartl:13)Edhe Noel Malcolmi e përmend këtë dimension të gjeografisë si një rrethanë për vonesën e kulturës, vonesën e krijimit të shtetit dhe krijimit të kombit shqiptar. Malkolmi pohon:“Ilirët, të cilët kishin jetuar në rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata të bregdetit dalmatin, ashtu edhe ata të pjesës dërrmuese të trojeve të ish Jugosllavisë. Në kohën kur sllavët zunë të arrinin në shekullin VI, kishin mbetur vetëm grupe folësish të gjuhëve “barbare” në Ballkan, dhe të gjithë ata ndodheshin në viset malore.”(Malkolm:35)Sidoqoftë, kjo është një teori që ka anët e veta të logjikshme, mirëpo ka dobësi shumë serioze. Në një qasje kritike, mund të thuhet që teoria e cila pohon se pozita gjeografike ka ndikuar mbi gjithë këto aspekte të vonesave është e diskutueshme, për arsye se teoritë nuk mund të aplikohen në mënyrë selektive dhe të veçanta, por duhet të kenë një karakter më të gjerë dhe më universal. Në rastin e Shqipërisë, po të krahasohet konfiguracioni i saj gjeografik me atë të Greqisë, fqinjit të parë, del se është konfiguracion i përafërt gjeografik. Edhe Greqia në njërën anë kufizohet me dete, ndërsa pjesa tjetër është e shtrirë me ndërprerje malesh, me copëzime e fragmentime territoresh dhe madje ishujsh. Këto janë karakteristika edhe të disa vendeve të gadishullit ballkanik, Malit të Zi e Kroacisë. Pra, kjo teori, qoftë dhe vetëm me shembullin e Greqisë, nuk mund të aplikohet, sepse ky vend ka pasur një kulturë të lashtë antike, e pakta po të merret si vijë ndarëse periudha e këngëve homerike, prej shekullit VIII p.e.s. Kultura antike greke, jo vetëm me këngët homerike, po edhe me tragjedinë, me filozofinë, me poezinë lirike, me lojërat olimpike, me libraritë e shumta e të famshme në Athinën antike dhe me shumë vlera të tjera kulturore, konsiderohet si njëra nga shtyllat e mbarë qytetërimit perëndimor, por edhe më gjerë. Prandaj, teoria që e identifikon konfiguracionin gjeografik si shkak të vonesave të mëdha kulturore në rastin e ilirëve e shqiptarëve, duhet të merret me rezervë.Në fakt, teorinë gjeografike e bën problematike edhe një rrethanë tjetër. Ilirët kanë jetuar në rrafshina të mëdha, duke përfshirë hapësirat e Sllovenisë së sotme, Panonisë së sotme, Vojvodinës e Serbisë së sotme, të cilat janë fusha të gjera dhe të lagura nga lumenj të mëdhenj siç janë Danubi, Sava, Drava etj. Edhe pse kanë jetuar në këto hapësira të mëdha, pa ndërprerje malesh fare, me aq sa dihet deri sot, ata prapëseprapë nuk kanë arritur që të krijojnë ndonjë kulturë shkrimore në gjuhën e tyre. Dhe kjo tregon se duhet të kemi përherë një qasje kritike ndaj teorive të tilla, të cilat sigurisht në të ardhmen do të begatohen me qasje të tjera.Faktorët natyrorë kanë njëfarë ndikimi edhe në lindjen e kulturave dhe formacioneve shoqërore, por ky rol mund të jetë pak më i kufizuar, se sa të gjeneralizohet si një teori në vete, prandaj në këtë kuptim duhet të gjejmë edhe faktorë të tjerë, të cilët mund të na shpjegojnë pse historia kulturore e ilirëve dhe e shqiptarëve pas tyre, është kaq e vonuar dhe mjaft atipike në krahasim me popujt fqinj, veçmas me grekët. Nuk duhet të shmanget nga vëmendja që ilirët dhe shqiptarët e sotëm janë kufizuar me dy popuj, të cilët kanë vënë njërën nga shtyllat e qytetërimit evropian, nga grekët në pjesën lindore dhe nga romakët në pjesën perëndimore. Kjo fqinjësi direkte me grekët dhe me romakët, çuditërisht nuk ka prodhuar një provokim mendor, intelektual e kulturor ndër ilirët, së paku nga ajo që ne dimë deri më sot. Deri në ditët tona nuk janë gjetur shkrime në gjuhën e popullit ilir, (pasardhësve të tyre arbër, epirot, maqedonas) kështu që mbetet një enigmë se si është e mundur që popujt që jetojnë në një fqinjësi direkte dhe që në fakt shkëmbejnë njëri me tjetrin, nuk provokohen nga njëri tjetri kulturalisht. Në rastin e popujve të Lindjes, te sumerët, babilonasit, hititët, egjiptasit, fenikasit, ka ndodhur proces i kundërt me këtë. Edhe pse edhe ata kanë pasur konflikte dhe e kanë pushtuar njëri-tjetrin, ata kanë marrë kulturën dhe më pas e kanë zhvilluar e begatuar, i kanë dhënë dimensione të reja, kështu që ndonëse një popull është pushtuar, kultura përsëri është zhvilluar. Pra janë ndikuar prej këtyre afeksioneve kulturore. Megjithatë, në këtë kontekst duhet të mbajmë në vëmendje atë që ka thënë historiani antik, Herodoti, sepse mund të ndodhë që një ditë të zbulohet ajo që ai pati thënë:“Pellazgët kanë qenë të parët që i morën shkronjat prej fenikasëve dhe prej pellazgëve i morën grekët, aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s.”(Kotini:130)Sipas kësaj të dhëne, rezulton se pellazgët e kanë njohur shkrimin, e kanë marrë prej fenikasve, dhe ua kanë dhënë grekëve. Fatkeqësia është se këto shkrime për të cilat flet Herodoti, nuk janë zbuluar ende. Por, hipotetikisht mund të ndodh ajo që ka ndodhur me shkrimet sumere, që janë zbuluar në gjysmën e parë të shek. XX, ndërsa deri në atë kohë nuk ka ditur askush për to. Pra, ndonjë ditë mund të ndodh që të zbulohet ndonjë qytet antik pellazg me krejt arsenalin kulturor e shkrimor në gjuhën pellazge. Por, shkencërisht nuk mund të vërtetohet pa ndodhur një gjë e tillë. Po ashtu ende zhvillohen diskutime lidhur me raportet ndërmjet pellazgjishtes e ilirishtes, sigurisht për shkak të mungesës së teksteve të shkruara, të cilat do të ndriçonin ato raporte më mirë se sa të gjitha hamendësimet e botës. Indikative në këtë mes është që Herodoti përmend pellazgët, por jo ilirët. Ndërsa tek autorë të mëvonshëm përmenden dendur ilirët, por jo edhe pellazgët. Këtë ndryshim ende nuk e ka gjurmuar askush deri në pikën sa të ndriçohet se a janë ilirët pasardhës të pellazgëve, zëvendësues të tyre në skenën e historisë, apo etnos i ri, që i ka dominuar pellazgët, (fjala vjen si babilonasit, sumerët) duke i fshirë nga memoria historike. Pra, kjo pjesë e antikës pellazge dhe ilire, ose pellazgo-ilire, mbetet e paqartë. Nga Herodoti, e qartë është vetëm që grekët dhe pellazgët nuk kanë qenë i njëjti popull, gjë që e kanë thënë disa autorë të kohëve tona.Në Mesjetë dalin indikacione për shkrimin e shqipes, ndonëse tekste të shkruara shqip të asaj kohe, deri sot nuk janë gjetur. Fjala vjen, Brokardi, Guilelmus Adae, duke qenë një udhëpërshkrues për viset mesdhetare në shekullin XIV dhe ka shkruar:“megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, ata përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre.”(Skendi: 111)Fatkeqësisht, as ky fond librash për të cilin flet Brokardi deri më sot nuk është zbuluar.Hipoteza e institucioneve – me më shumë përparësiNjë nga arsyet e mungesës së shkrimeve në gjuhën e ilirëve dhe të shqiptarëve deri në shekullin XVI, më shumë sesa faktorit gjeografik, i atribuohet mungesës së institucioneve kulturore, fetare e administrative të ilirëve dhe pasardhësve të tyre, shqiptarëve. Mungesa e institucioneve të shtetit në këtë rast ka qenë e tillë që nuk ka pasur një lloj adrese prej të cilës do të fillonte stimulimi dhe motivimi i fillimit të shkrimit dhe kjo është një nga arsyet e mungesave të mëdha të shkrimit në gjuhën tonë. Institucionet e atyre periudhave kanë mundur të jenë ose shtetërore ose fetare. Po të evokojmë shembullin e Greqisë antike, sipas autorit Jorge Livraga, rezulton që tragjedia antike greke ka lindur më shumë prej ritualeve fetare që janë zhvilluar në tempujt fetarë të Greqisë antike dhe më vonë është bërë pjesë e politikave kulturore të institucioneve shtetërore, veçmas në periudhën e Perikleut. Në periudhën e Perikleut, shteti e ka marrë nën mbrojtje dhe ka stimuluar teatrin, tragjedinë, por në krye të herës, këto kanë lindur në njëfarë ndërveprimi të ritualeve fetare në tempullin e Eleuzinës, tempullit kryesor të politeizmit grek:“Thënë më saktë, teatri grek, i cili lulëzimin e vet e pati në shekullin V para Kr., u zhvillua nga misteret në Eleuzinë, e cila ishte edhe gjeografikisht e edhe kulturalisht afër Athinës”(Livraga: 8)Në mungesë të institucioneve shtetërore e fetare që do të prodhonin kulturë të shkruar, modeli kryesor i organizimit të ilirëve ka qenë organizimi fisnor. Bile, modeli fisnor i organizimit ka qenë edhe në Mesjetë dhe në periudhën e sundimit osman, për çka Bartli pohon:“Shoqëria fisnore jetonte sipas ligjeve të veta. Bashkëjetesa rregullohej përmjet normave të një kodi të pashkruar dokësor, i cili te fiset e ndryshme nuk ishte doemos i njësuar, porse kishte gjithsesi një themel të përbashkët.(Bartl: 56)Meqë organizimi fisnor është organizim parashtetëror, jashtështetëror, (antishtetëror në esencë), si i tillë është formacion i vogël dhe nuk akumulon potenciale të mjaftueshme për prodhim të mirëfilltë e dinamik kulturor, veçmas në formë të shkruar. Edhe sot fiset primitive të cilat jetojnë në Ande, Amazonë apo Afrikë, me të cilat antropologët merren shumë, kanë formacione që nuk prodhojnë kulturë të shkrimit. Ato prodhojnë rituale, kulturë gojore, por jo kulturë të shkrimit.Po të krahasohet organizimi ilir me organizimin grek, i cili ka qenë në modelin e qytetit shtet, ose edhe me organizimin e shtetit romak, i cili ka qenë një shtet i qendërzuar, me formë perandorake të sundimit në pjesën më të madhe të ekzistimit të vet, organizimi fisnor i ilirëve ka qenë me defekt serioz në mënyrën e organizimit të vet. Pra, nuk është aplikuar as modeli i polisit grek, as ai i një shteti të qendërzuar, por një organizim fisnor, i decentralizuar, i rivalizuar ndërmjet vete, që ka prodhuar pak a shumë modele të tjera të jetës kulturore dhe sociale, sesa ato që janë karakteristike tek grekët dhe romakët. Kjo formë e organizimit fisnor, pa e arritur shkallën e një organizimi mirëfilli institucional e shtetëror, e ka vulosur edhe epilogun e konflikteve shumëshekullore të ilirëve me popujt përreth ose fqinjët e tyre, ndërsa Romanizimi qëndron në qendër të këtij fragmentimi fisnor e dobësimi etnik dhe kulturor.Ilirët e paromanizuar kanë ngelur pa institucione dhe pa ndonjëfarë identiteti kulturor ose shoqëror që do të tregonte se çfarë ata ishin. Në kushte të atilla, shkrimi në gjuhën e tyre ka qenë mision i pamundur, sepse ata iu nënshtruan procesit të Romanizimit dhe një pjesë e madhe e tyre edhe u romanizuan.Për ta kuptuar më mirë se çfarë pasojash të rënda solli pushtimi romak dhe veçmas Romanizimi, duhet të evokohet se cila ishte gjendja demografike, fetare, sociale dhe ekonomike e ilirëve para pushtimit romak, në të njëjtat hapësira gjeografike? Edhe pse ende nuk patën krijuar institucione mirëfilli shtetërore, që do ta bënin kapërcimin vendimtar nga organizimi fisnor tek ai shtetëror, ilirët në periudhën para pushtimit romak, ishin në një proces të kompaktësimit demografik, të zhvillimit ekonomik e kulturor dhe të formimit të një shteti me parashenjë të fuqishme etnike.

    Milazim KRASNIQI (fragment nga libri “Ekskomunikimi si histori e fshehur, Rozafa, Prishtinë, 2015) /InforCulture.info

  • Sërbët fshehin pllakat e gurve që shkruajnë “DARDANIO”

    Sërbët fshehin pllakat e gurve që shkruajnë “DARDANIO”

    Shkruan: Fahri XHARRA

    Banorët e pare të këtij qyteti kanë qenë Ilirët. Ilirët nuk ishin banorë vetëm të këtij qyteti por ata popullonin mbarë Gadishullin Ballkanik.

    Në këto vende flitej pothuajse e njëjta gjuhë sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendësi është të përmendim se Pellazgët dhe Ilirët ishin banorët autokton të këtyre anëve Ilirët lanë pas artefakte të cilat dëshmojnë dhe prezantojnë një civilizim inteligjent.

    Në kohën e Ilirisë, Kumanova grindej në provincën Dardane. Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Fisi Narop besohet të jetë si nën fis Dardan. Artefaktet provojnë se rrethi i Kumanovës ishte rreth me plot gjallëri jetë gjatë kohës antike. Ilirët ndërtonin qytetet në vende të volitshme për jetës. Ilirët ndërtonin qytetet afër maleve, ose në udhëkryqe kryesore.screenshot_740Kumanova gjendet në rrugën e lashtë që në atë kohë lidhte rajonin e Panonisë me atë të Pontis. Në mitologji, Dardani ishte djali i Ilirit. Enkelei, Autarieusi, Maedusi, Taulanti, dhe Përhaebusi ishin djemt e Ilirit. Në basë të etimologjisë, emri Kumanova është emër Ilir.

    Populli Sllav tentuan të ndryshojnë kuptimin e emrit. Sllavo Maqedonët duke mohuar ekzistimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifiën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës.

    Disa Shqiptarë të “ndershëm” të paguar nga shteti përmbanin këtë ide dhe tentuan ta bindin popullsinë Shqiptare të Kumanovës duke e mohuar autonomin dhe aborigjinalitetin e popullit Shqiptar dhe Ilir të këtij rajoni.Sllavët me të gjitha forcat e tyre mohojnë se Shqiptarët kanë prejardhjen nga Ilirët dhe fabrikojnë ide që tentojnë të falsifikojnë historinë e vërtet.screenshot_741Me e fundit ishte fabrikimi i historisë me Enciklopedinë shovene dhe nacionaliste dhe pansllaviste e cila i shpall luftë popullit Shqiptar jo vetëm ne Kumanovë dhe vend por gjithë Shqiptareve.Ideja se fisi Kuman ka jetuar ne Kumanove është e gabuar dhe fabrikim dhe shpifje sllavo maqedone. Pasardhësit e Kumaneve janë Oguzet, dhe pasardhësit e Oguzeve janë Osmanlit ose Turqit e sotshëm. Njoftohu me fisin Kuman i cili ku ka jetuar ka lëne gjurma dhe artefakte sikurse avaret ne Hungari, Rumuni, Ukrainë (.https://en.wikipedia.org/wiki/Cumania ) por jo ne tokat tona.screenshot_742

    Vizitat e e ndryshme nga ata që e “shkruan “ historinë e Kumanovës ishin Pukvil 1800 , Gomera 1810,Dupiçanin 1835. Bue 1838, Papadopulos 1856 Hanh 1862, Hadzi Vasiljevič 1865, Timaev 1865Harački’s List 1868, Bjankoni 1885 ,Novakovič 1886 , Petrov1886 Sal-Name 1887, Veselinovič 1887.Gopčevič 1889 .Por, cili e shkroi të vërtetën ?Fotot: Lutfi Bina

  • Mbretëresha Teuta në vitin 230 p.e.s filloi të merrte kontrollin e territoreve të mbetura në Adriatik që nuk ishin nën kontrollin ilir

    Mbretëresha Teuta në vitin 230 p.e.s filloi të merrte kontrollin e territoreve të mbetura në Adriatik që nuk ishin tashmë nën kontrollin ilir. Ajo filloi rrethimin e Isës në të njëjtin vit dhe dërgoi një flotë të madhe në Adriatik, e cila sulmoi Epidamnusin (Durresin e sotem), Korkyrën (Korfuz I sotem) dhe Apoloninë në pranverën e vitit 229 para Krishtit. Ilirët zbarkuan në portin e Epidamnusit në pranverën e vitit 229 para Krishtit, me pretekstin e mbledhjes së ushqimit dhe ujit. Vendasit ishin të pakujdesshëm dhe lejuan ilirët të hynin, me këta të fundit duke fshehur shpatat për t’u përgatitur për një sulm. Ata vranë rojet e kullës së portës dhe shpejt morën një pjesë të pjesës më të madhe të mureve të Epidamnusit. Më në fund, qytetarët bënë një rezistencë dhe i shtynë ilirët jashtë qytetit. Më pas ilirët u larguan nga Epidamnusi dhe u bashkuan me ilirët e tjerë që po shkonin drejt jugut drejt Korkyrës. Pas këtij sulmi, pushtuesit e Epidamnus, Apolonisë dhe Korkyrës kërkuan ndihmë nga liga Akeane dhe Etolike për t’i mbrojtur ata nga sulmet ilire. Ligat ranë dakord të ndihmonin dhe dërguan një flotë prej dhjetë anijesh për të hequr rrethimin e Korkyrës, të cilin ilirët e kishin filluar tashmë. Megjithatë, akenjt u mundën në det në brigjet e Paxus dhe ilirët pak më vonë rimorën Korkyrën. Me këtë fitore, ilirët lundruan përsëri në veri drejt Epidamnusit dhe u përgatitën për një sulm të dytë. Me të mbërritur nga Korkyra, ilirët filluan rrethimin e Epidamnusit në vitin 229 para Krishtit. Megjithatë, pas ndërhyrjes romake pas shpërthimit të Luftës së Parë Ilire, një ushtri dhe flotë e madhe romake iu afruan Ilirisë. Pas disa fitoreve, që rezultuan në pushtimin e Korkyrës dhe territoreve të fiseve jugore ilire, romakët iu afruan Epidamnusit në vitin 229 para Krishtit. Me të dëgjuar këtë, ilirët u larguan duke lënë përgjysë rrethimin.

  • 1914, profesori austriak i gjeografisë historike Eugen Oberhumer shkruan: “Mendimi diletant i shfaqur herë pas here se shqiptarët janë stërnipët e pellazgëve, nuk ia vlen të diskutohet!”

    1914, profesori austriak i gjeografisë historike Eugen Oberhumer shkruan: “Mendimi diletant i shfaqur herë pas here se shqiptarët janë stërnipët e pellazgëve, nuk ia vlen të diskutohet!”

    Në vitin 1914, profesori austriak i gjeografisë historike Eugen Oberhumer, në një punim të tij shkruan ndër të tjera: “Mendimi diletant i shfaqur herë pas here se shqiptarët janë stërnipët e pellazgëve, nuk ia vlen të diskutohet. I vetmi komb që mund të merret në konsideratë si prindër të shqiptarëve të sotëm që kanë banuar prej kohësh në këto vise janë ilirët. Sado të pakta që janë njohuritë tona mbi gjuhën ilire, të dhënat që kanë arritur në ditët tona mjaftojnë për të sqaruar lidhjet e saj me shqipen dhe me degë të tjera të qarkut të fiseve ilire. Sigurisht, ilire ka qenë gjuha e mesapëve të hershëm në Apulinë e sotme, siç duket po kështu edhe gjuha e Venetëve të moçëm në Veneti. Shkenca e re pohon se shtresa më e vjetër e popullsisë që njihet historikisht në viset e Alpeve Lindore qe ilire. Ilir është emri i Triestes – dikur Tergeste. Rrënja e tij na shfaqet rishtaz te qyteti i Venetisë Opitergium (sot Oderzo) dhe në Tergokape në Austrinë e Epërme. Kjo rrënjë (ter g-) e gjen shpjegimin e saj te fjala shqipe “Treg”, “Tregu”. Ilir është emri i qytetit Pola dhe i shumë qyteteve të tjera në bregdetin lindor të Adriatikut në Dalmati, si Alpet lindore, kështu ndoshta dhe vetë emri i Tirolit. Pas gjendjes së sotme të njoftimeve tona, ilirët qenë themeluesit e kulturës parahistorike të periudhës së Halshtatit në Alpet lindore dhe në viset e Karstit”. “Popuj të ndryshëm, – shkruan profesori E. Oberhumer, – së pari keltët, pastaj gjermanët e më tej sllavët i dëbuan ilirët nga trojet e tyre veriore ose e asimiluan etninë e tyre. Që raca e lashtë ilire e popullsisë sot sllave të vendeve të Karstit ka mbetur në thelb po ajo e pandryshuar, këtë na e dëshmon shtati i tyre i lartë e i hollë, koka brakicefale (me kafkë të shkurtër) dhe flokët shpeshherë ngjyrë të artë. Këta tipa i gjejmë në Shqipëri, në Mal të Zi, në Bosnjë dhe në Dalmaci.” Sipas profesorit E. Oberhumer, ilirët duhet të jenë shkëputur nga atdheu i tyre i hershëm rreth vitit 2000 p.e.r., kurse grekët para ilirëve, rreth vitit 2100 p.e.r. Ndërsa helenët vazhduan shtegtimin drejt Ballkanit jugor, ilirët mendon ai, qëndruan në Europën qendrore për shumë shekuj përpara se të shtegtonin drejt Ballkanit perëndimor.

    Shkëputur nga libri “Etnogjeneza e Shqiptarëve (Vështrim Historik)” nga Kristo Frashëri /Trungu & InforCulture.info

  • A e dini se çfarë pinin ilirët?

    A e dini se çfarë pinin ilirët?

    Përveç ujit dhe qumështit, ilirët e lashtë konsumonin edhe disa nga pijet më të vjetra të njerëzimit.

    Sipas disa historianëve, ilirët konsumonin në sasi të mëdha verën, madje e kanë njohur këtë pije shumë kohë përpara fiseve greke.

    Sipas Strabonit, ilirët e Panonisë njoheshin për kultivimin e hardhive dhe prodhimin e verës me cilësi të lartë. Ndërsa Taulantët kanë qenë të njohur për një pije të veçantë me bazë mjaltin që ndoshta ishte përzihej me verën. Të shumtë janë historianët që tregojnë se ilirët kanë konsumuar në masë birrën.

    “Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit… Kur pijnë, (ilirët) i mbështjellin barqet e tyre me breza të gjerë; dhe këtë gjë në fillim e bëjnë me masë, por sa më tepër që pijnë, aq më tepër e shtrëngojnë brezin”. – Theopompi.

    Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6,000 vjet dhe përshkruhen nga qytetërimi i lashtë i sumerëve.

    Birra besohet se u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.

    Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase me bazë elbin, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan./shqip.info

  • Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët

    Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët

    Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore.

    Nju Jork Times

    Shkruan Arkeologu kroat , Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike.

    Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

    Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan: “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamuthëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

    Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë kanë pasur kulturë, zhvillim teknike, dhe që kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani ne, dhe arkeologë kroat e amerikan, dhe se librat që kemi mund të jenë të shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme.

    Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, thanë se këto gjetje e ndryshojnë kuptimin e historisë së përgjithshme botërore.

    Zbulimet në ishullin e Korcullës, në lokalitetin Kopil kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare.

    Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë vjet të vjetra, e më shumë.

    Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjet para shfaqjes së asaj të hershme, dhe më shumë se 15 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet.

    Ajo që është habitëse në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

    Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit, thuhet në deklarimet e arkeologëve kroat.

    Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore. Në ishullin Korçula janë zbuluar dëshmi të jetës njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

    “Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

    Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

    Por, ajo që është tronditëse, dhe dëshpëruese për shqiptarët, ne që besojmë dhe tashmë po e argumenton veç arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve, historianët dhe arkeologët shqiptarë, vazhdojnë të heshtin, dhe të tregohen indiferent për zbulimet e bëra, që jo vetëm pra ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, por edhe atë europian dhe botëror.

    Madje edhe autorët e librave shkollorë, që kryesisht janë historian mediokër vazhdojnë të shkruajnë dhe të mësojnë fëmijët tanë se ilirët ishin grupe fisesh të pazhvilluara, se në disa raste disa prej tyre krijuan edhe mbretëri pas përhapjes së civilizimit grek (e këta kurrë nuk kanë pasur mbretëri) dhe domosdoshmërisht i paraqesin me imazh shumë inferior ndaj kulturës helene.

    Dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe Shqipërisë veçanërisht, do të duhej të paktën ti përshëndesnin këto zbulime. Por, për këta vërtetë tashmë nuk e dimë se me ç’punë merren, siç bën Hivzi Islami kryetar i ASHAK-ut, që e mat tokën e Kosovës, për t’ia falur 2 % Malit të Zi. Shumë më mirë do të bënte po ta kishte detyruar një ekip akademikësh, ta kishte financuar atë dhe ti kërkonte edhe qeverisë, që ta bënte një ekspeditë në Kroaci.

    Kështu do të duhej të bënte edhe kryeministri Rama, që e ka plot gojën nacionalizëm në shumë raste, dhe s’çan kokën për studimet që po ndryshojnë historinë tonë, dhe po na rivendosin në themelet e piramidës së qytetërimit europian dhe botëror.

    Kështu mashtrueshëm bën edhe kryeministri i Kosovës, që bën propagandë, shantazhe dhe kërcënime ndaj atyre të gjithëve që e kundërshtojnë atë që t’ia falë gati 2 % të territorit Malit të Zi. Përkundrazi, ndjek me despotizëm rrugën e Thaçit, dhe vazhdon ti bëjë koncesione dhe falë trashëgiminë iliro-shqiptare serbëve dhe Serbisë.

    Pra, arkeologët tanë, historianët tanë që ndjekin ritmin zyrtar, dy Akademitë dhe dy qeveritë janë të poziconuara thellësisht kundër kulturës dhe civilizimit shqiptarë, kundër zbulimit të së vërtetës.

    Dy ministritë e kulturës janë thellësisht kundër kulturës sonë të lashtë, kundër zbulimit të saj, dhe të gjitha përpjekjet dhe investimet i mbyllin tek zbulimet e periudhës romake, dhe tepër rrallë helenistike, sepse thellimi në hulumtime të mëtejshme argumenton të kundërtën, atë që po zbulojnë arkeologët kroat, se qytetërimin në Ballkan se sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët, e kishim ne.

  • Historiani romak: Ilirët ishin të pathyeshëm

    Historiani romak: Ilirët ishin të pathyeshëm

    Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar. – Valer Paterkuli

    Populli trim ilir ndër shekuj është shquar për efikasitetin e tij në luftë. Një trimëri e tillë e shoqëruar me aftësi të shkëlqyera luftarake pasqyrohen edhe tek shqiptarët si pasardhësit e denjë të tyre në çdo episod të historisë ku pikërisht ne, shqiptarët, luftuam për qëllime të larta fisnike.

    Një nga të parët që vlerësoi pathyshmërinë e ilirëve ish historiani romak Valer Patekuli (19 pr.K-31 ps.K), i lindur në Kapua. Shërbeu për një kohë të gjatë në ushtri dhe më pas u zgjodh senator.

    Mori pjesë në ekspeditat ushtarake të komanduara nga Tiberi. Shkroi veprën “Historia Romana” (Historia e Romës) në dy libra, ku përshkruan gjithë historinë e Romës deri në vitet 30.

    Libri i parë trajton shkurtimisht historinë e Romës që nga krijimi i saj deri tek shkatërrimi i Kartagjenës dhe i Korinthit, ndërsa te libri i dytë përshkruhet gjërësisht historia e Romës deri në vitin 30 të e.r.

    Në veprën e tij gjejmë të dhënë mbi luftën e ilirëve të Veriut kundër pushtimit romak dhe sidomos për kryengritjen e madhe në Iliri në vitet 6-9 ps.K lidhur me këtë kryengritje nënvizion: “Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar.”

    …U shpall mobilizimi i nga të gjitha anët u thirrën edhe veteranët. Burra e gra, sipas pasurisë u detyruan të jepnin ushtarë nga skllevërit që kishin lëruar. Në senat u dëgjua zëri i prijësit (Oktavian Augusti). “Në dhjetë ditë, tha ai, po të mos merren mas mbrojtëse, armiku mund të hyjë brenda në Romë”…

    Në verën e ardhshme e gjithë Paionia kërkoi paqe dhe lufta u përqundrua në Dalmati. U pa atëherë kjo shumicë e madhe ushtarësh krenarë, që më parë kërcënonte Italinë, duke çuar në breg të lumit Batin armët, me të cilët luftoi kundër nesh, duke rënë në këmbët e komandantit tonë; nga dy udhëheqësit kryesorë Batua dhe Pini, njëri u kap, tjetri u dorëzua.

    Me kthimin e tij në Romë, Tiberi festoi triumfin mbi paionët dhe dalmatët, nderin që e meritonte që më parë, por që ekspeditat e pandërprera e kishin penguar… Tiberi shkoi në Iliri për të rregulluar provincat që kishte pushtuar.

  • Qytetërimin në Ballkan e sollën ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore

    Qytetërimin në Ballkan e sollën ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore

    Këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times,në lokalitetin Kopil kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit,Ajo që është habitëse në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

    Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

    Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan:

    “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamuthëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

    Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë kanë pasur kulturë, zhvillim teknike, dhe që kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani ne, dhe arkeologë kroat e amerikan, dhe se librat që kemi mund të jenë të shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme.

    Sa e vjetër është stema e flamurit kombëtar shqiptar

    Kostandinopoli u mbrojt nën flamurin arbëror

    Njihuni me kontinentin më të ri që do të formohet në tokë: ‘Amazia’Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, thanë se këto gjetje e ndryshojnë kuptimin e historisë së përgjithshme botërore.

    Zbulimet në ishullin e Korcullës, në lokalitetin Kopil kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare.

    Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë vjet të vjetra, e më shumë.

    Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjet para shfaqjes së asaj të hershme, dhe më shumë se 15 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet.

    Ajo që është habitëse në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

    Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit, thuhet në deklarimet e arkeologëve kroat.

    Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore.

    Në ishullin Korçula janë zbuluar dëshmi të jetës njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

    “Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira.

    Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë.

    Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

    Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

    Por, ajo që është tronditëse, dhe dëshpëruese për shqiptarët, ne që besojmë dhe tashmë po e argumenton veç arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve, historianët dhe arkeologët shqiptarë, vazhdojnë të heshtin, dhe të tregohen indiferent për zbulimet e bëra, që jo vetëm pra ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, por edhe atë europian dhe botëror.

    Madje edhe autorët e librave shkollorë, që kryesisht janë historian mediokër vazhdojnë të shkruajnë dhe të mësojnë fëmijët tanë se ilirët ishin grupe fisesh të pazhvilluara, se në disa raste disa prej tyre krijuan edhe mbretëri pas përhapjes së civilizimit grek (e këta kurrë nuk kanë pasur mbretëri) dhe domosdoshmërisht i paraqesin me imazh shumë inferior ndaj kulturës helene.

    Dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe Shqipërisë veçanërisht, do të duhej të paktën ti përshëndesnin këto zbulime.

    Por, për këta vërtetë tashmë nuk e dimë se me ç’punë merren, siç bën Hivzi Islami kryetar i ASHAK-ut, që e mat tokën e Kosovës, për t’ia falur 2 % Malit të Zi.

    Shumë më mirë do të bënte po ta kishte detyruar një ekip akademikësh, ta kishte financuar atë dhe ti kërkonte edhe qeverisë, që ta bënte një ekspeditë në Kroaci.

    Kështu do të duhej të bënte edhe kryeministri Rama, që e ka plot gojën nacionalizëm në shumë raste, dhe s’çan kokën për studimet që po ndryshojnë historinë tonë, dhe po na rivendosin në themelet e piramidës së qytetërimit europian dhe botëror.

    Kështu mashtrueshëm bën edhe kryeministri i Kosovës, që bën propagandë, shantazhe dhe kërcënime ndaj atyre të gjithëve që e kundërshtojnë atë që t’ia falë gati 2 % të territorit Malit të Zi.

    Përkundrazi, ndjek me despotizëm rrugën e Thaçit, dhe vazhdon ti bëjë koncesione dhe falë trashëgiminë iliro-shqiptare serbëve dhe Serbisë.

    Pra, arkeologët tanë, historianët tanë që ndjekin ritmin zyrtar, dy Akademitë dhe dy qeveritë janë të poziconuara thellësisht kundër kulturës dhe civilizimit shqiptarë, kundër zbulimit të së vërtetës.

    Dy ministritë e kulturës janë thellësisht kundër kulturës sonë të lashtë, kundër zbulimit të saj, dhe të gjitha përpjekjet dhe investimet i mbyllin tek zbulimet e periudhës romake, dhe tepër rrallë helenistike, sepse thellimi në hulumtime të mëtejshme argumenton të kundërtën, atë që po zbulojnë arkeologët kroat, se qytetërimin në Ballkan se sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët, e kishim ne.