Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore. Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat. Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve.
“Shqipëria është një vend i pisët, edhe pse flasim për turizmin, shikojmë ato nismat njëherë në vit shumë demonstrative nga ana e institucioneve qendrore apo lokale që dalin edhe në nivel minsiterial mbledhin këto mbetje, por Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Duhet të jenë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha të mos hedhin mbetje përsëri”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
Në 37 raste, vend-depozitimet janë ndërtuar buzë lumenjve. Tre bashki në qarkun e Gjirokastrës i kanë vend-depozitimet buzë lumit Vjosa, që është shpallur park kombëtar, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumenjve.
Sipas një raporti monitorimi për zbutjen e riskut të përgatitur nga Ministria e Mjedisit në vitin 2018, bashkitë trashëguan rreth 199 vend depozitime ilegale dhe jo-sanitare, një pjesë e të cilëve vijojnë të përdoren edhe sot, ndërsa një pjesë janë braktisur prej vitesh. Por, ato mbeten burim i rrezikshëm infeksionesh.
“Vetë institucionet që duhet të merren me menaxhimin e mbetjeve shpeshherë kanë krijuar venddepozitime ilegale dhe kjo është një kambanë alarmi. Ka qenë ndër vite dhe le të themi dëshpërimisht vazhdojmë të kemi vendepozotime ilegale, nuk po them për ato që janë miratuar por janë të pa-standardizuara por ka edhe venddepozitime që nuk figurojnë fare në listat e institucioneve por janë vatra të ndotjes së mjedisit”, u shpreh eksperti i mjedisit Kristi Bashmilli.
Raporti citon se shpesh konstatohet që miratimi i vend grumbullimeve nuk ka kaluar në asnjë proces vlerësimi teknik, por thjesht administrativ. Bashkitë e gjendura para nevojave emergjente për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve kanë miratuar me vendime Këshilli Bashkiak, parcela kryesisht prona publike të cilat kanë shërbyer për vite me radhë si vend depozitime të mbetjeve bashkiake.
Si rrjedhim, bashkitë nuk administrojnë asnjë dokumentacion teknik: studime gjeologjike, projekte teknike, leje ndërtimi apo mjedisore në lidhje me vend depozitimet që ndodhen në territorin e tyre.
“Landfillet sanitare që janë investuar kanë problematike, por më problematike është shtrirja e venddepozitimeve që nuk plotësojnë standardet për të qenë landfill sanitar dhe shpeshherë ato ndodhen buzë lumenjve ku edhe shtresat e zhavorrit krijojnë një filtrim të lartë duke ndotur ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore”, u shpreh eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli.
Duke u nisur nga kërkesat e bashkive, raporti ka përllogaritur se 44 vendgrumbullime duhen rehabilituar, 62 duhen mbyllur urgjentisht dhe 93 prej tyre duhen larguar. Kjo ndërhyrje është përllogaritur të kishte një kosto prej rreth 870 mln lekësh, pa përfshirë kostot e transportit të mbetjeve.
Por, kanë kaluar 7 vite nga miratimi i këtij raporti dhe dokumentimi i situatës së menaxhimit në vend dhe në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Përballë kësaj situate, institucionet kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar paligjshmërinë që po shkakton dëme të pakthyeshme në mjedis, në shëndetin e popullatës dhe në buxhetin e vendit. Pamjet që ka mundur të sigurojë Inside Story dëshmojnë se Shqipëria vazhdon të notojë në mbeturina.
“Mjedisi është problemi ynë kryesor që askush prej nesh nuk do që ta zgjidhim. Shohim po ashtu edhe mbetje të vjetra, që kanë vite që nuk menaxhohen as nga autoritet lokale, por edhe të furnizuara nga ne njerëzit qoftë në zona të frekuentuara qoftë në zona më pak të vizituara që i gjen nëpër cepa, nëpër vrima muresh, shkëmbinj, qoshe lumenjsh, rrjedha fshatrash. Ti sot gjen në çdo mjedis mbetje si një shenjë e pakujdesisë sonë”, u shpreh ekspertja e mjedisit, Flora Xhemani Baba.
Ministria e Mjedisit thotë se disponojnë 10 studime fizibiliteti të hartuara në vitin 2022, sa i përket venddepozitimeve ilegale dhe josanitare. Bazuar në këto studime pjesë e investimeve do të jenë mbyllja/rehabilitimi i venddepozitimeve të pakontrolluara, zgjerimi me qeliza të reja, mbyllja e kapsulimi i qelizave ekzistuese. Ndërhyrjet parashikohet të realizohen deri në vitin 2028 dhe do të sigurojnë përputhshmëri e plotë të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.
Sipas Planit Kombëtar Sektorial për menaxhimin e mbetjeve urbane, i miratuar në vitin 2020 vendi është i ndarë në 10 zona të menaxhimit të mbetjeve dhe funksionojnë 7 landfille sanitare. Ministria sqaron se tre zonat e mbetjeve: Berat, Dibër dhe Kukës në të cilat nuk ka landfille rajonale, janë në proces dizenjimi dhe më pas ndërtimi./Top Channel
Tag: ilegale
-

Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh
-

Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse
Autoritetet britanike asgjësuan fabrikën e parë ilegale, që prodhonte ilaçe për humbje peshe në Mbretërinë e Bashkuar.
Operacioni në Northampton çoi në sekuestrimin më të madh të regjistruar ndonjëherë të këtyre medikamenteve.
Policia ka sekuestruar mijëra gjilpëra boshe për humbje peshe, gati për t’u mbushur me përbërës kimik të papërpunuar dhe më shumë se 2000 prej tyre pa licencë, që do t’u dërgoheshin klientëve.
Gjithashtu gjatë operacionit të autoriteteve britanike, u gjetën 20 mijë paund, nën dyshimin se janë përfituar nga kjo vepër penale.
“Këto produkte janë të patestuara, të paautorizuara dhe potencialisht vdekjeprurëse, ndaj njerëzit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur blejnë ilaçe në internet dhe t’i marrin ato vetëm nga një farmaci e regjistruar”, tha Andy Morling, kreu i njësisë së zbatimit të ligjit penal të MHRA-s.
“Kjo është një fitore në luftën kundër kriminelëve të paturpshëm që po vënë jetë në rrezik”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting.
Vlera e sekuestrimit të këtyre medikamenteve arrinte në shifra marramendëse, deri në 250 mijë paund.Top Channel
-

Baste ilegale dhe lidhje me mafien, NBA tronditet pas arrestimit të yllit të Heat dhe trajnerit të Portland
23 Tetor 2025
17:10
Telesport
Sezoni sapo ka filluar dhe lajmet jashtë fushës kanë tronditur basketbollin amerikan.
Mbrojtësi i Miami Heat, Terry Rozier, dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, u arrestuan sot në hetime të ndara federale.
Rozier është i lidhur me një hetim të paligjshëm për baste sportive, ndërsa Billups përballet me akuza që lidhen me një operacion pokeri të dyshuar të lidhur me mafian.
Në vend të paraqitjes së çmendur të Wemby ndeshjen hapëse të sezonit dhe debutimit historik të VJ Edgecombe, tani duhet të flitet për rrjetet mafioze dhe arrestimet që lidhen me baste ilegale… çmenduri. -

Policia e Kosovës asgjëson mbi 760 armë ilegale, do ti bëjë kapakë pusetash
Policia e Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, mbi 760 sosh, në fshatin Prelez të Ferizajt. Pas shkatërrimit, nga materiali i armëve që shkrihen do të krijohen kapak të pusetave.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se procesi i shkatërrimit të armëve bëhet me qëllim për të ofruar sa më shumë siguri për qytetarët. Hoxha potencoi se nuk janë të rralla rastet ku armët ilegale janë përdorur gjatë rasteve kriminale.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të përdorin sa më pak armët. Hoxha bëri të ditur se nga viti 1999 deri më tani, janë konfiskuar mbi 36 mijë armë ilegale.
Ndërkaq, nga viti 2005 deri tani janë shkatërruar rreth 16 mijë armë të gjata dhe të shkurta.
“Është një proces i vazhdueshëm që Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, në mbështetje të vazhdueshme te UNDP-së, por edhe vendeve partnere mike të Kosovës po vazhdoj me shkatërrimin e armëve të vogla dhe të mesme me qëllim që të krijohet sa më shumë siguri për qytetarët dhe vendin tonë…Gjatë këtyre viteve nuk kemi pasur jo pak raste kur armët ilegale janë përdorur gjatë rasteve dhe veprave kriminale. Shumë jetë janë humbur për shkak të përdorimit të armëve ilegale. Iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve tonë që të qëndrojnë larg armëve ilegale…Policia e Kosovës që nga viti ‘99 e deri më sot ka konfiskuar rreth 36 mijë e 36 armë. Përafërsisht i bie rreth 1 mijë e 100 armë që janë konfiskuar çdo ditë. Që nga viti 2005 e deri më sot ka shkatërruar 15 mijë e 904 armë të shkurtra dhe të gjata”, tha Hoxha.
Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros tha se qëllimi i shkatërrimit të armëve është promovimi i një shoqërie paqësore, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Ai potencoi se armët e vogla dhe të lehta të paligjshme shkaktojnë pasiguri, dëmtojnë civilët, minojnë institucionet dhe shpesh përdoren në dhunë bazuar në gjini dhe dhunë në familje.
“Qëllimi ynë është të promovojmë shoqëri paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, dhe kjo kërkon një reduktim të konsiderueshëm të flukseve të paligjshme të armëve në të ardhmen tonë…Vetëm gjatë kohës që kemi qenë këtu, janë kryer dy akte dhune me armë, pa llogaritur luftërat dhe situata të tjera. Kjo tregon se armët e vogla dhe të lehta të paligjshme shkaktojnë pasiguri, dëmtojnë civilët, minojnë institucionet dhe shpesh përdoren në dhunë bazuar në gjini dhe dhunë në familje. Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet e tjera relevante kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm për të luftuar trafikun e paligjshëm, posedimin dhe keqpërdorimin e armëve. Por mund të jeni të sigurt se ne, si UNDP, dhe ekipi im i pranishëm sot, do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe jemi shumë krenarë që jemi partneri juaj i besuar në këto përpjekje”, tha Queiros.
Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, si dhe përmes Vendimit të Këshillit (PESK) 2024/3006 të datës 2 dhjetor 2024, në mbështetje të aktiviteteve të çarmatimit dhe kontrollit të armëve të SEESAC në Evropën Juglindore, me qëllim zvogëlimin e kërcënimit nga armët e vogla dhe armët e lehta (SALË) të paligjshme dhe municionit të tyre. -

Kontrabandistët shqiptarë promovojnë ‘paketa udhëtimi’ me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg
Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të përballet me deri në pesë vite burg, sipas një propozimi të ri të qeverisë britanike.
Hulumtimet tregojnë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone kanë përdorur platforma online gjatë udhëtimit të tyre, përfshirë edhe për të kontaktuar agjentë të lidhur me rrjete të kontrabandës së njerëzve.
Ndërkohë që ndihma për emigracionin e paligjshëm është tashmë vepër penale, qeveria synon që me krijimin e një vepre të re penale të fuqizojë policinë me më shumë kompetenca dhe të godasë modelin financiar të grupeve kriminale.
Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, ka paralajmëruar gjithashtu një skemë të përshpejtuar për përpunimin e kërkesave për azil, që synon të marrë vendime brenda pak javësh, për të zgjidhur vonesat në sistem.
Këto masa vijnë ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 25,000 persona kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone vetëm gjatë vitit 2025, një rekord për këtë periudhë të vitit.
“Këta kriminelë nuk ngurrojnë të çojnë emigrantët në situata që rrezikojnë jetën, duke përdorur metoda në rrjete sociale. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i ndaluar, kudo që veprojnë”, tha Cooper.
Vepra e re penale që ndalon promovimin online të kalimeve ilegale përmes Kanalit do të përfshihet në projektligjin për Sigurinë Kufitare, Azilin dhe Emigracionin, i cili aktualisht po shqyrtohet në Parlament.
Ndërkohë, grupe kontrabandistësh nga Shqipëria kanë promovuar “paketa udhëtimi” me çmim 12,000 paund, duke premtuar strehim dhe punë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News.
Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Krimeve tashmë bashkëpunon me kompani teknologjike për të fshirë postimet e tilla, më shumë se 8,000 postime u hoqën gjatë vitit të kaluar.
Opozita konservatore i ka cilësuar këto masa si “të vonuara dhe të pamjaftueshme”, duke theksuar se dëbimet automatike janë mënyra e vetme për të ndalur fluksin e kalimeve ilegale me gomone.
-

Sali Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit, 100 euro një votë, presim rezultatin
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve.
Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, por do të bëjë një vlerësim të plotë për situatën.
“Presim rezultatin, PD do bëjë gjithë vlerësimin e saj. Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme”, deklaroi Berisha.
Ai gjithashtu, përmendi faljen e 150 milionë eurove gjoba për mbi 170 mijë qytetarë, si një tjetër formë e ndikimit elektoral.Berisha theksoi se “bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje” dhe përmendi raste të pretenduara të blerjes së votës për 100 euro.
“Kjo nuk është përgjegjësi e opozitës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se PD do të mbajë qëndrim pas përfundimit të numërimit të plotë.
Sali Berisha në deklaratë për mediat: Presim rezultatin, PD gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë. Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë. -

“PD do bëjë vlerësimin e saj”/ Berisha akuza ndaj socialistëve: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, por do të bëjë një vlerësim të plotë për situatën.
“Presim rezultatin, PD do bëjë gjithë vlerësimin e saj. Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme,” deklaroi Berisha. Ai gjithashtu përmendi faljen e 150 milionë eurove gjoba për mbi 170 mijë qytetarë si një tjetër formë e ndikimit elektoral.
Berisha theksoi se “bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje” dhe përmendi raste të pretenduara të blerjes së votës për 100 euro. “Kjo nuk është përgjegjësi e opozitës,” tha ai, duke lënë të kuptohet se PD do të mbajë qëndrim pas përfundimit të numërimit të plotë.
Sali Berisha në deklaratë për mediat: Presim rezultatin, PD gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë. Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë. -

Veprimtaria ilegale e PS/ Zbulohet një tjetër zyrë pa logo në zonën e Komunës së Parisit
Pas incidentit të raportuar pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku u zbulua një zyrë ilegale e patronazhistëve të PS, një tjetër raportim për një zyrë të ngjashme vjen nga zona e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas informacioneve të raportuara nga qytetarë pranë medias, në rrugën “Jusuf Vrioni” në zonën e Komunës së Parisit është zbuluar një zyrë tjetër pa logon e Partisë Socialiste. Brenda kësaj zyre, pretendohet se ndodhen disa të rinj të cilët janë duke kontaktuar qytetarë të ndryshëm.
Qytetarët që bënë denoncimin shprehen se kanë njoftuar edhe Policinë e Shtetit lidhur me këtë zyrë të paidentifikuar dhe aktivitetin brenda saj, por deri në momentin e raportimit, forcat policore nuk kishin mbërritur në vendngjarje.
Ky rast i dytë i raportuar i një zyre të dyshuar pa logo të një partie politike në ditën e zgjedhjeve shton shqetësimet për transparencën e veprimtarisë politike jashtë qendrave zyrtare të votimit dhe selive partiake.
Incidenti te “Petro Nini Luarasi”
Raportimi për zyrën në Komunën e Parisit vjen pak orë pas një incidenti të ngjashëm pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Në atë rast, gazetarë zbuluan një zyrë të ngjashme pa logo, nga e cila persona të dyshuar si “patronazhistë” u larguan me shpejtësi kur panë kamerat. Gjithashtu u raportua se mes tyre ishte edhe Enkeljda Imeraj, Drejtoreshë e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.
Pas këtij zbulimi, drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, mbërriti në vendngjarje dhe bëri një denoncim në polici për zyrën “klandestine”. Situata u përshkallëzua me mbërritjen e deputetit socialist Erion Braçe, i cili pati një përplasje verbale dhe fizike me gazetaren e Syri TV dhe një përfaqësues të PD-së. Mediat raportuan gjithashtu se deputeti Braçe shoqërohej nga një person me rekorde të mëparshme kriminale.
Këto dy ngjarje, të raportuara gjatë ditës së sotme, ngrenë pikëpyetje serioze mbi natyrën ilegale të operacioneve politike në ditën e zgjedhjeve nga mazhoranca dhe reagimin e institucioneve ligjzbatuese ndaj denoncimeve të tilla. -

40 mijë $ për t’u futur “si VIP” në SHBA! Kartelet reagojnë pas masave të Trump, rritje drastike çmimi
El Paso, Teksas është rikthyer si pika më e nxehtë për kalimet ilegale të kufirit SHBA-Meksikë, edhe pse numri i përgjithshëm i kalimeve ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave të marsit nga Patrulla Kufitare, rreth 264 persona kalojnë ilegalisht çdo ditë në të gjithë kufirin, dhe 52 prej tyre në sektorin e El Pasos.
Që prej marrjes së pushtetit nga Trump, hyrja në SHBA është bërë më e vështirë se kurrë, duke detyruar emigrantët të mbështeten te kontrabandistët e karteleve për të hyrë, shkruan A2 CNN. Kostoja e një “pakete VIP” për të hyrë nëpërmjet tuneleve të fshehta ka arritur deri në 40 000 dollarë për person – trefishi i asaj që kërkohej gjatë administratës Biden.
Tre kartele – La Linea, La Impresa dhe karteli i Sinaloas – kontrollojnë hyrjet ilegale në këtë pjesë të kufirit. Kontrabandistët përdorin metoda të sofistikuara, si prerje të padukshme në murin kufitar, tunele të ndriçuar dhe të ventiluar, apo infiltrime në turma punëtorësh amerikanë.
Augustin, një i ri 18-vjeçar nga Ciudad Juárez, tha për DailyMail.com se më parë fitonte 300 deri në 700 dollarë për person të kaluar, por tashmë shumat janë dyfishuar apo trefishuar. Ai tregoi se shpesh emigrantët futen në kanalet e ujërave të zeza, duke rrezikuar mbytjen.
Pavarësisht masave të rrepta, tregtia e paligjshme njerëzore mbetet një industri me vlerë rreth 13 miliardë dollarë në vit. Agjenti i Patrullës Kufitare, Carlos David Antúnez, thekson se masat e reja kanë vështirësuar ndjeshëm kalimin, por kontrabandistët gjithmonë gjejnë mënyra të reja për të fituar para. “Asnjë president nuk do ta ndalojë kontrabandën”, tha Augustine. -

I biri ishte futur në borxhe për shkak të basteve ilegale, Andrea Pirlo i bllokon llogarinë bankare
13 Prill 2025
18:38
Telesport
Në Itali është kthyer në një problem madhor dhe tejet shqetësues përfshirja e shumë futbollistëve kryesisht të rinj në bastet ilegale, rasti më konkret është ai i Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali-t.
“Corriere della Sera” raporton së fundmi se i përfshirë në këto baste ka qenë dhe djali i Andrea Pirlo-s, i cili ka qenë minoren në kohën kur është përfshirë në këtë skandal. Kjo gjë e detyroi Andrea Pirlon t’i bllokonte llogarinë bankare të birit pasi zbuloi se ai ishte 30 mijë euro borxh pikërisht nga bastet ilegale.
Lajmi për përfshirjen e djalit të Pirlo-s u bë publik ga përgjimi i bisedave mes Nicolo Fagioli-t dhe Pietro Marinoni-t, një arbitër i Serisë D, i cili dyshohet se është një na “kokat” e organizatorëve të aktiviteteve të paligjshme të basteve, dhe gjithashtu mendohet se është pikërisht ai njeriu që ka future në këtë situatë, Sandro Tonali-n.
“Nicolo u fut në borxhe, por babai i tij (Andrea Pirlo) e kuptoi dhe i bllokoi llogarinë bankare kur mbushi 18 vjeç. Të kesh 30 mijë euro borxh në moshën 17-vjeçare është diçka tjetër”, pjesë nga biseda mes Fagioli-t dhe Marinoni-t.