Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni.
“Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula.
Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për tu quajtur burrë.
Babai i Ilarias shtoi më tej se shpreson që drejtësia italiane të mos u japë fjalë të kota. Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.
Tag: ilarias
-

“Ai duhet të kalbet në burg”! babai i Ilarias në varrimin e së bijës: Vajza ime nuk meritonte të përfundonte kështu! Duam drejtësi!
-

E bija u masakrua nga ish-partneri, babai i Ilarias me lot në sy: Ai duhet të kalbet në burg!
Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçares, Ilaria Sula, e reja shqiptare e cila u vra në Itali nga ish i dashuri filipinas.
Babai i viktimës, Flamur Sula, i përlotur është shprehur se vajza e tij nuk e meritonte të përfundonte kështu. Ai ka kërkuar drejtësi për masakrën që iu bë Ilarisë nga ish i dashuri i saj.Lexo edhe :Related Posts
“Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi. Ai duhet të kalbet në burg. Ajo ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, ka thënë ai.Prekëse kanë qenë edhe fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.
Ilaria do të prehet në Terni aty ku u rrit dhe jetoi, para se të shpërngulej në Romë ku studionte.Autor i vrasjes është Mark Samson, 23-vjeçari Filipinas me të cilin Ilaria kishte pasur një lidhje. Ai dyshohet se e vrau të renë mëngjesin e 26 marsin dhe turpin e futi në një valixhe e më pas e hodhi në një zonë të pyllëzuar.
Trupi u gjet pas disa ditësh, ndërsa Samson është arrestuar dhe ka pranuar krimin./vizionplus.tv -

“Ai duhet të kalbet në burg”, babai i Ilarias në varrimin e së bijës: Ajo nuk e meritonte këtë fund, ishte një engjëll
Babai i Ilaria Sulës kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni.
“Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula.
Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria “gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për t’u quajtur burrë”.
Babai i Ilarias shtoi më tej “Shpresojmë që drejtësia italiane të mos na japë fjalë të kota, si falje”.
Në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.Top Channel
-

“Ku je mbyllur o shpirti i mamit”/ Nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot, përcillet për në banesën e fundit Ilaria Sula
Varrimi i Ilaria Sulës, studentes së re 22-vjeçare e cila u vra nga ish-i dashuri i saj, Mark Anthony Samson, po mbahet ditën e sotme në Bashkinë e Ternit.
Kortezhi i varrimit nis nga shtëpia ku jetonte e reja me prindërit e saj përpara se të shkonte në Romë për të studiuar Statistikat në Universitetin Sapienza.Në krye të kortezhit të gjatë, kanë pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe shumë të rinj, studentë dhe pedagogë nga shkolla në të cilën studionte.
Nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, momente prekëse shfaqen kur nëna e Ilarias, Gëzime Sula shfaqet duke thirrur emrin e së bijës mes lotësh.
Ditët e fundit para shtëpisë së viktimës janë vendosur lule, kartolina dhe pankarta në kujtim të Ilarisë dhe kundër dhunës ndaj grave.
Babai i saj falenderoi “të gjithë qytetin, kryetarin e bashkisë dhe policinë dhe të gjithë njerëzit për solidaritetin ndaj familjes së tij”.
Në Terni, siç vendosi kryebashkiaku Stefano Bandecchi, pritet “shfaqja e flamujve në gjysmështizë në ndërtesat komunale” në shenjë zie.
Ndërkohë në Romë, në Sapienza, mësimet janë pezulluar në kujtim të Ilarias. -

VIDEO/ Familja dhe miqtë i thonë lamtumirë Ilarias, 22-vjeçarja shqiptare përcillet me lot e dhimbje për në banesën e fundit
I jepet sot lamtumira Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në Itali nga ish i dashuri i saj filipinez.
Varrimi do bëhet në orën 14:00 në Terni, ku e reja u rrit dhe jetoi derisa u shpërngul në Romë për të studiuar në Universitetin Sapienza.
Trupi i pajetë i Ilarias mbërriti në shtëpinë e saj ku iu dha lamtumira mes lotësh nga familjarët dhe të afërmit.
Jashtë banesës, qindra persona janë mbledhur dhe kanë lënë lule dhe pankarta kundër dhunës.
“Ilaria në zemrat tonë përgjithmonë”, thuhet në një prej pankartave të vendosura jashtë shtëpisë.
E reja shqiptare u denoncua e zhdukur nga familja më 25 mars, ndërsa disa ditë më vonë, trupi i saj i pajetë u gjet i hedhur në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje.
Autor i dyshuar i ngjarjes është ish i dashuri i saj, 23-vjeçari Mark Samson i cili është arrestuar.
Ai ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se ka vepruar i vetëm.
Sipas dëshmisë, krimi i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e 26 marsit dhe ishte i pa menduar.
Samson tha se teksa po i çonte mëngjesin Ilarias, e cila e kaloi natën në shtëpinë e tij, i pa në telefon një mesazh nga një djalë. I shtyrë nga xhelozia mori thikën dhe e goditi tre herë në fyt duke e sulmuar nga mbrapa.
Më pas e futi trupin në një valixhe dhe e fshehu në një zonë të pyllëzuar.
Në momentin e krimit në shtëpi kanë qenë edhe prindërit e 23-vjeçarit, roli i të cilëve po hetohet ende nga policia./vizionplus.tv
-

I jepet lamtumira e fundit Ilaria Sulës! Qindra qytetarë me pankarta kundër dhunës jashtë banesës së shqiptares, ja ku do të prehet 22-vjeçarja
Në Terni është një ditë zie. Dita e lamtumirës së fundit ndaj Ilaria Sulës, 22-vjeçarja e cila u vra në mënyrë makabre nga i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson.
Fillimisht procesioni nis nga shtëpia e shqiptares dhe më pas do të bëhet lutja e fundit ndaj saj. Aty do të jenë familjarët e 22-vjeçares, miqtë dhe shoqatat kundër dhunës ndaj grave.
Procesioni do të nisë nga shtëpia e Ilarias në orën 14:00 dhe më pas do të arrijë në varrezat e Ternit, ku do të prehet dhe trupi i studentes shqiptare.
Ditët e fundit para shtëpisë së viktimës janë vendosur lule, kartolina dhe pankarta në kujtim të Ilarias dhe kundër dhunës ndaj grave.
Babai i Ilarias ndërkohë falënderoi të gjithë qytetin, kryetarin e bashkisë dhe policinë dhe të gjithë njerëzit për solidaritetin ndaj familjes së tij.
Në Terni, siç vendosi kryebashkiaku Stefano Bandecchi, parashikohet “shfaqja e flamujve në gjysmështizë” në shenjë zie. Ndërkohë në Romë, në Sapienza, mësimet janë pezulluar në kujtim të Ilarias.
Që nga mëngjesi i sotëm, rreth njëqind persona janë takuar poshtë shtëpisë ku Ilaria Sula jetonte me prindërit e saj.
Dhjetëra kurora, buqeta me lule dhe shumë kartolina kujtojnë studenten e shkencave statistikore, e cila vdiq në duart e ish-it të saj.Top Channel
-

Përcillet sot për në banesën e fundit Ilaria Sula! Çfarë dihet deri tani rreth krimit makabër
Mark Simson dhe Ilaria Sula
ITALI-Shqiptarja Ilaria Sula, e cila u vra më mënyrë makabre nga ish-i dashuri filipines Mark Simson, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ka qenë babai i Ilarias, Flamur Sula që ka dhënë lajmin se 22-vjeçares do t’i jepet lamtumira në Terni.
“Të dashur miq dhe të afërm, ju informoj me keqardhje të skajshme se varrimi i të dashurës sonë Ilaria do të bëhet të hënën më 7 prill në orën 14:00. Kortezh do të niset në këmbë nga shtëpia në Viale dello Stadio, 5 dhe do të shoqërojë trupin deri në varrezat e bashkisë. Faleminderit atyre që duan të marrin pjesë.”- thuhet në njoftim.
Hetimi
Nëna e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sulës, sot do të dalë para gjyqit pasi dyshohet për fshehje të trupit të viktimës. Djali, autori i vrasjes gjatë rrëfimit të tij ka deklaruar se “gjithçka e ka bërë vetë”, por hetuesit kanë dyshime për “ndihmën” e ofruar nga e ëma e tij. Mbrojtja e 23-vjeçarit të arrestuar për vrasje të rëndë dhe fshehje kufome po kërkon vlerësimin psikiatrik. Nëna e Samsonit, Nosr Manlapaz pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe e ka parë të vdekur. Ajo më pas dyshohet se kandihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit që ndodhi në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane.
Roli i prindërve
Hetuesit po hetojnë rolin e të dy prindërve në këtë vrasje. Fillimisht ata të dy konfirmuan se nuk ishin larguar kurrë nga shtëpia natën e 25 marsit. Babai më pas ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar se ai ishte jashtë deri të nesërmen. Hapësira boshe të cilat mbeten edhe në rrëfimin e djalit, i cili ka deklaruar se e ka vrarë shqiptaren pasi ka zbuluar disa mesazhe në Tinder që viktima ka marrë nga një djalë tjetër.Dëshmia e shkout të autorit
Shoku i Mark Samson, ka deklaruar se atë natë gjithçka i ishte dukur normale, por gjatë udhëtimit me makinë, ai ka vënë re se tapiceritë e mjetit ishin të ndotura me baltë dhe se Marku kishte në xhep dokumentin e identifikimit të Ilarias.
“Me Markun u takuam mbrëmjen e 28 marsit, dolëm për të ngrënë një picë. Dukej gjithçka normale, megjithatë, kur hipa në makinë, vura re një gjë të çuditshme dhe ia thashë se tapiceritë ishin plot me dhe, edhe makina ishte e ndotur nga balta. Atëherë, Marku më kërkoi të shkojmë të lajmë makinën. Vura re një tjetër gjë të çuditshme, ai kishte në xhep dokumentin e Ilaria-s”, ka treguar ai sipas mediave italiane.
Si veproi autori
Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.
Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI -

Varrimi i Ilaria Sulës do të bëhet të hënën në Terni. Policia sekuestron kompjuterin e ish-të dashurit vrasës
Ditën e hënë, më 7 prill, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula do të prehet në varrezat e Ternit, vendi ku u rrit dhe ku jetojnë prindërit e saj.
Rreth orës 14:00, një procesion do të niset nga shtëpia në Viale dello Stadio drejt varrezave komunale, ku është planifikuar një ceremoni e vogël në hyrje.
Babai i Ilarias falenderoi të gjithë qytetin, kryetarin e bashkisë dhe policinë dhe të gjithë njerëzit për solidaritetin ndaj familjes së tij, por edhe ata që do të shkojnë të hënën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ilarias.
Policia Italiane sekuestroi këtë të dielë kompjuterin e Mark Samson, shtetasit filipinez që vrau Ilaria Sulën studenten shqiptare 22 vjeçare në Romë ndërkohë që iu ndaloi edhe prindërve të filipinezit që të largoheshin nga Italia pasi ata dyshohet se janë bashkëpunëtor në Krim.
Hetuesit nuk besojnë se 23 vjecari ka arritur ti bëj të gjitha vetë sa I përket pastrimit të shtëpisë dhe makinës me të cilën transportoi trupin e Ilarias të cilin e hodhi në një zone të pyllëzuar 40 kilometra pranë Romës.
Ndalimi për prindërit e Filipinezit që të largohen nga Italia vjen edhe për shkak të dëshmisë kontradiktore të dy prindërve sa I përket faktit nëse ishin në shtëpi në momentin e krimit, pasi I ati ka thënë që ishte jashtë ndërsa nëna ka rrëfyer se ata ishin të gjithë në shtëpi.
Mediat Italiane shkruajnë se përpara se të vriste Iralian pasditen e 25 Marsit, ish I dashuri i saj Filipinez kishte shkuar në Shtëpinë e saj dhe kishte tentuar t’i merrte kompjuterin ndërkohë që ajo nuk ishte aty.
-

Nëna e të riut që i mori jetën Ilarias: Nuk e doja, ma shpërqëndronte djalin
Nuk e shihte me sy të mirë. Aq sa nuk e donte as pranë shtëpisë. Këtë qasje ka pasur nëna e Mark Samsonit, por fshihte diçka më të thellë. Një lloj armiqësie ndaj Ilaria Sula-s, vajzës shqiptare që për afro një vit frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.
”Nuk doja që Mark ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë djali im duhet të jetë i përqendruar te studimet”, i ka rrëfyer ajo hetuesve.Këto janë fjalët e nënës së të riut që ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e studentes shqiptare, trupi i së cilës u hodh në një humnerë. Ajo u ther për vdekje nga ish i dashuri, pikërisht në banesën e familjes Samson në lagjen “Africano” të Romës.
-

Del autopsia për vr*sjen e Ilaria Sulës
Ilaria Sula u godit tre herë me thikë në qafë dhe vdiq nga shoku hemorragjik. Del autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorisë së Romës për 22-vjeçaren shqiptare, e cila u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj filipinez, Mark Antony Samson. Ai pranoi vrasjen duke rrëfyer se Ilarias ia mori jetën në shtëpinë e tij, në lagjen afrikane të Romës, ndërkohë që në banesë ndodheshin edhe prindërit e 23-vjeçarit. Hetimi nga prokuroria e Romës synon të zbardhë një sërë aspektesh që lidhen me orët e fundit të jetës së Ilarias, përfshirë këtu rolin e babait dhe nënës së Mark Samson.