Tag: ilarias

  • Vrasja makabre e Ilarias! Zbulohet si tentoi t’i mashtronte shoqet e saj i dashuri që i mori jetën, zbardhen mesazhet: Fjeta me një djalë tjetër…

    Vrasja makabre e Ilarias! Zbulohet si tentoi t’i mashtronte shoqet e saj i dashuri që i mori jetën, zbardhen mesazhet: Fjeta me një djalë tjetër…

    Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të jetë një nga çështjet më të përfolura në Itali, me detaje të reja që zbulohen nga hetimet që vijojnë prej dy javësh.

    Së fundmi, janë zbuluar dhe mesazhet që Mark Samson, i dashuri i Ilarias, që vrau në mënyrë makabre 22-vjeçaren, i dërgonte shoqes së saj të ngushtë.
    Në mesazhe shkruhej se Ilaria kishte njohur një djalë të ri dhe se kishte shkuar të flinte me të, por në momentin që dyshimet u ngritën nga ana e Maria Sofias, shoqes së ngushtë të shqiptares, Samson flaku telefonin.
    “U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, shkruhej në mesazhe.
    Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgon një foto të një gjysmë të zhveshur, duke ngjallur kuriozitetin e shoqes: “O Zot, atëherë? E bëtë?”, dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”. Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.
    Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”. Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”
    Koha kalon dhe nuk ka ende lajme për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk përgjigjet: “Ilaria, më ka telefonuar mamaja jote, po thirr policia”.
    Në mesditë, Samson përgjigjet në emër të vajzës: “Të lutem, e harrova fare që duhet të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”. Përgjigja nuk e bind Maria Sofian, e cila kërkon konfirmim: “Nuk kam besim, duhet të dëgjoj nga ti, duhet të të shoh. Tani!”, ndërsa Samson nga ana e tij shpik justifikime të reja: “Mikrofonin nuk e kam funksional, telefoni më ra në ujë.”
    Autori më pas ndalon së përgjigjuri në emër të Ilaria Sulës në mesazhe dhe më 31 mars, kur lajmi i zhdukjes bëhet publik, ai hyn në profilin e saj në Facebook dhe poston: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë.”
    Kjo ishte tentativa e fundit për të mashtruar hetimet, para se të gjendej trupi dhe të vinte e vërteta, që erdhi në natën mes 1 dhe 2 prillit.

    Top Channel

  • Tronditëse! Një person tjetër pjesë e masakrimit të Ilarias, ja çfarë zbuluan hetuesit italianë

    Tronditëse! Një person tjetër pjesë e masakrimit të Ilarias, ja çfarë zbuluan hetuesit italianë

    Një gjurmë e dytë AND-je mashkullore, është gjetur nga hetuesit italinë, lidhur me vrasjen e 23-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, nga ish-i dashuri filipinas. Me detajet e reja, edhe hetimet po marrin një tjetër kthesë, ndërsa mediat italiane raportojnë se kjo gjurmë e re AND-je nuk i përket Mark Samsonit, kriminelit të rrëfyer dhe aktualisht në paraburgim.

    Sipas mediave italiane, gjurmët e ADN-së janë gjetur në një palë këpucë dhe në valixhen ku ishte vendosur trupi i pajetë i Ilarias, e mbështjellë më parë me një qese plehrash. Këto të dhëna hedhin hije të forta dyshimi mbi versionin e vetmuar të krimit që Samsoni ka mbrojtur deri tani.

    “Unë i bëra të gjitha vetë,” ka pohuar ai para hetuesve. Por tashmë, hipoteza e një bashkëpunëtori që ndihmoi në fshehjen e trupit dhe pastrimin e skenës së krimit po fiton gjithnjë e më shumë terren.

    Nëna pranon ndihmën, babai nën hetim

    Të dhënat e hetimit zbulojnë gjithashtu se nëna e Samsonit ka pranuar se ka ndihmuar djalin për të pastruar dhomën nga gjurmët e gjakut të viktimës. Ajo dhe vetë Samsoni ndodheshin në shtëpi më 26 mars, ndërkohë që dyshohet se vrasja ka ndodhur më 25 mars, mbrëmjen kur Ilaria kishte shkuar për herë të fundit në shtëpinë e ish-të dashurit të saj.

    Ajo që e bën më të errët këtë ngjarje është fakti se edhe babai i Samsonit, sipas rindërtimit të hetimeve, ka qenë në shtëpi gjatë mbrëmjes kur dyshohet se ndodhi krimi. Prania e tij përforcon edhe më shumë pistën e një bashkëpunimi familjar për fshehjen e provave apo edhe përfshirje direkte.

    Manipulim i provave dhe mesazhe mashtruese

    Një tjetër detaj i rëndë në këtë tragjedi është përpjekja e Mark Samsonit për të simuluar praninë e Ilarias në ditët pas vdekjes, përmes dërgimit të mesazheve të rreme nga celulari i saj. Këto veprime kanë qenë pjesë e strategjisë për të mashtruar familjen dhe policinë për disa ditë.

    Letër faljeje – Prindërit reagojnë me indinjatë

    Ndërkohë që hetimet intensifikohen, një letër faljeje është dërguar së fundmi në adresë të familjes së Ilaria Sulës, por prindërit e saj e kanë refuzuar kategorikisht, duke e cilësuar aktin si të padenjë dhe fyese.

    “Ne nuk i pranojmë ata. Nuk mund të ketë falje për një krim kaq të rëndë, për atë çfarë i kanë bërë vajzës sonë,”, janë shprehur ata me dhimbje.

    Krimi i rëndë në Romë vazhdon të tronditë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Zbulimi i një ADN-je të dytë mashkullore mund të çojë në një arrestim të dytë, apo edhe të tretë, nëse prania e babait vërtetohet si e lidhur me krimin.

    Ky hetim po ndjek një spirale të errët ku përfshihen manipulim, heshtje familjare dhe bashkëpunim për krimin, që shkon përtej një akti të vetëm impulsiv. Tashmë, drejtësia italiane është në kërkim të së vërtetës së plotë dhe identitetit të personit të dytë të pranishëm në vendin e krimit.

  • “Nuk na intereson se çfarë ka shkruar”/ Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet

    “Nuk na intereson se çfarë ka shkruar”/ Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Kemi qarë për 20 ditë, falja nuk pranohet

    Prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë në Romë, kanë reaguar sërish, duke komentuar letrën e faljes nga vrasësi i 22-vjeçares, Mark Antony Samson, i cili i kërkoi falje për krimin.

    Babai i Ilarias, Flamur Sula, në një intervistë për mediat italiane ka thënë se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit me prejardhje nga Filipinet dhe tregon gjithashtu bisedën që pati me të në komisariat.
    “E pyeta atë nëse kishte lidhje me ngjarjen dhe mu përgjigj: ‘Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë”, përkundrazi, e kishte bërë. Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë ka shkruar. Duhet të vendoset në vend drejtësia”, u shpreh si fillim babai i 22-vjeçares së vrarë.
    Për ditë të tëra familja shpresonte që vajza të kthehej në shtëpi, por dyshimi se diçka e keqe kishte ndodhur i pushtoi menjëherë. Ata e kuptuan menjëherë se nuk ishte ajo që dërgonte mesazhe dhe bënte ato postime në Instagram.
    “Po të ishte ajo, çfarëdo që të bënte, mirë apo keq, do të na kishte thënë. Ajo në fakt do të na telefononte, jo do të na dërgonte një mesazh apo të postonte në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet e telefonit të saj”.
    Më pas, nëna e Ilarias, Gëzime Sula, komentoi sjelljen e nënës së Samson, e cila e ndihmoi atë të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi, pasi i mori jetën studentes shqiptare.
    “Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka”.
    “Nuk e prisnim letrën në këtë moment”, shtoi Flamur Sula. “Ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi qarë për vajzën tonë për 20 ditë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme dhe nuk është e lehtë ta harrosh”.

    Top Channel

  • Vrasësi i dyshuar, Marc Samson i shkruan familjes së Ilaria Sulës: Mendoj çdo ditë për krimin e tmerrshëm! Humba kontrollin dhe…

    Vrasësi i dyshuar, Marc Samson i shkruan familjes së Ilaria Sulës: Mendoj çdo ditë për krimin e tmerrshëm! Humba kontrollin dhe…

    Nga Alba Kepi

    “Sono Marc Samson, e ju shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për shume vite. Cdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer e nuk çfarë të them e mbi të gjitha cfarë në shtyu ta bëj. Është banale të ju kërkoj falje për dhimbjen që jua kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarias që nuk e respektova kur ajo kërkoi të ndahej. Më iku truri nga dhimbja e humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm që gjithçka që sot mund të bëj e të them mund të lehtësoj sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të shfajësoj përgjegjësitë e mia e as të largohem pasojave të gjestit tim, jam gati të paguaj fajet e mia pa asnjë justifikim”, kështu shkruan në letrën e tij nga burgu Regina Coeli i Romës, Marc Anthony Samson, autori i krimit të 22-vjeçare shqiptare, studentes Ilaria Sula.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme ashtu siç kishte deklaruar dhe avokati i tij, Marc ka nisur këtë letër familjes Sula.

    Ndërkohë gazetarja e Syri, Alba Kepi raporton detaje të reja që vijnë nga operacioni hetimor në apartamentin e familjes Samson, ku prokurorët romanë kanë mbledhur prova të reja, mes të cilave dhe gjrumë adn të një personi tjetër mashkull, si në dhomën e krimit ashtu dhe në valixhen ku u transportua ttrupi.

    Prokurori i çështjes Giuseppe Cascini ka dyshime të forta mbi orën e vrasjes së Ilarias Sulës. Sipas rrëfimit të autorit të krimit, Ilaria është goditur për vdekje mëngjesin e 26 marsit, e më pas trupi i saj është transportuar rreth orës 14. 00 të drekës në bagazhin e automjetit të babait të tij, e futur në një thes të zi plehrash e mbyllur në një valixhe.

    Sipas Prokurorit Cascini ka dyshime të forta që Marc Anthony Samson ka ekzekutuar Ilaria Sulën, natën e 25 marsit kur ajo ka mbërritur në apartamentin e tij për t’i kthyer rrobat që kishte lënë në dhomën e saj dhe unazën e fejesës.

    Gjithashtu në verifikimet e kryera në Fakultetin e Arkitekturës ku Marc Anthony ishte regjistruar, është zbardhur se ndryshe sa ai kishte deklaruar mes miqve e familjes, ai kishte dhënë vetëm një provim, pas gati 4 vite që e frekuentonte e nuk ishte e vërtetë se po diplomohej.

    Sipas rrëfimit të Marc Samson, raporti mes tij e Ilarias kishte shkruar drejt krizës,  raporton ndër të tjera gazetarja Alba Kepi, pikërisht sepse ajo i kishte kërkuar librezën e studentit për të parë se sa provime kishte dhënë.

    Pak orë më parë, miku i tij Maher, 23 vjec, ka rrëfyer se natën e 26 marsit, pra pak orë aps vrasjes, kishin kaluar bashkë mbrëmjen me dy tursite polake deri rreth orës 3 të mëngjesit.

    “Vura re, ka deklaruar ai, se njëra dorë e Marc ishte e skuqur dhe e fryrë. E pyeta cfarë ka ndodhur, e m’u përgjigj se ishte rrahur me dy djem që i kishte gjetur poshtë shtëpisë së Ilarias.”

    Prokurorët italianë vijojnë të hetojnë e kanë ende pyetje pa përgjigje;

    Kush tjetër përveç nënës së tij e ka ndihmuar në fshehjen e trupit?

    Në çfarë ore është vrarë Ilaria?

    Natën e 25 marsit o mëngjesin e 26 marsit?

  • “Ai është një përbindësh!” Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Ja çfarë më bëri të dyshoja

    “Ai është një përbindësh!” Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Ja çfarë më bëri të dyshoja

    Vrasja e 23-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë përmasa edhe më të errëta, ndërsa dëshmi të reja po dalin në dritë. Një nga dëshmitarët kyç, Maher Abouzeid, mik i afërt i Samsonit, ka treguar për sjelljet e çuditshme dhe të dyshimta të këtij të fundit në ditët që pasuan ngjarjen tragjike të ndodhur mes 25 dhe 26 marsit në Romë. Sipas tij Marku është një përbindësh.
    “Marku nuk ishte tip agresiv, as xheloz. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një mizori të tillë. Ai është një përbindësh, e përsëris. Gjithmonë e kam menduar si një djalë inteligjent, por të kesh këtë ftohtësi është e frikshme. Më duket sikur jam në një film horror. Por nuk kam asgjë për të fshehur”, thotë miku i tij.
    Abouzeid shpjegon se e pa Markun një ditë pas vdekjes së Ilarias. Ky i fundit kishte dorën e fryrë dhe të lënduar, por e justifikoi duke thënë se ishte përleshur me dy djem, diçka që më vonë rezultoi të ishte gënjeshtër. Sipas mikut të tij, Marku ishte fillimisht i tronditur, por më pas u kthye në sjelljen e tij normale: qeshte, këndonte dhe kërkonte shoqëri femrash.
    “Kur e pashë atë natë, dora e tij ishte e fryrë, e kuqe dhe e dhimbshme. Ai mbërriti në makinën e tij rreth mesnatës. Aty ishte edhe një djalë tjetër. E pyetëm se çfarë kishte ndodhur. Ai na tha se një natë më parë ishte përleshur me dy djem, jashtë shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte vetëm fillimi i gënjeshtrës së tij. Në fillim ishte i menduar, dukej i tronditur. Por mendova se ishte për shkak të ndarjes me të. Më pas ai u kthye në të njëjtin Mark. Ai që e kisha njohur gjithmonë. Ai qeshte, bënte shaka, këndoi. Patëm një natë dhe morëm dy turiste. Qëndruam me to deri në tre të mëngjesit. Nuk e imagjinoja dot që Ilaria kishte vdekur”, vijon shoku i tij.
    Por sjellja që ngjalli dyshime serioze tek Abouzeid, ishte se Marku nuk pranoi të largohej nga makina e tij as për disa orë.
    “I sugjerova Markut të linim makinën dhe të shkonim së bashku në shtëpi, sepse duhej të flinte në shtëpinë time – por ai nuk pranoi. Nuk donte ta linte pa mbikëqyrje, as për disa orë. Ishte një reagim i çuditshëm. Ai dukej i tmerruar nga ideja e ndarjes me të. Nuk dua ta mendoj që ishte trupi i Ilarias në të”.
    I riu u takua sërish me Markun më 31 mars. Atë ditë, thotë Abouzeid, Samsoni ishte më i heshtur se zakonisht: “U përpoqa ta bëja të fliste. Mendova se po ndihej keq për të gjithë situatën. Ai më tregoi për denoncimin e zhdukjes, për prindërit e Ilarias, për reagimin e babait të saj, i cili i tronditur në komisariat, , e qëlloi me shuplakë dhe e pyeti nëse e dinte ku ishte vajza e tij dhe për nënën e saj, e cila me lot e pyeti: “Më thuaj që nuk di gjë, se nuk ishe ti”. Ai spekuloi se ajo kishte ikur me dikë që e kishte takuar në chat. Ai po luante bllofin. Dhe në mëngjes, kur ishim në shtëpinë time, ai ishte mbyllur në tualet dhe në atë moment në profilin e Ilarias në Instagram u shfaq një histori e re, ku shkruhej: ‘Jam mirë dhe i falënderoj të gjithë’. Në të njëjtën kohë, ai më tregoi edhe për një letër, për të cilën pretendonte se ishte shkruar nga ajo, e dorëzuar gjatë takimit të tyre të fundit. Një letër e çuditshme, jashtë gjuhës së saj. Ajo tha se donte të largohej, por se e donte atë. Një tjetër e çuditshme e asaj dite ishte një frazë që ai përsëriste shpesh dhe që më ngeli në mendje: ‘Kam frikë nga policia’. Atë mbrëmje na ndaloi një patrullë për një kontroll rutinë, por ai ishte jashtëzakonisht i në siklet. Vazhdonte të shikonte pas. Më pas ditët pas zbulimit të trupit dhe arrestimit. Bota ime u shpërbë”.
    Ndërkohë, raportime nga Fanpage.it zbulojnë se Mark Samson ka kontaktuar disa vajza në Instagram para dhe pas vrasjes, përfshirë një mesazh më 27 mars. Kjo sjellje ka shtuar dyshimet për ftohtësinë dhe mungesën e pendesës nga ana e tij.
    “Më 22 mars, Marku shkroi një mesazh në një faqe në Instagram që synonte të njihte njerëz të rinj, duke pyetur se kush dëshiron të pinte kafe me të. Më pëlqeu postimi dhe më pas folëm privatisht. Një bisedë e shkurtër që më pas nuk u kthye në një takim siç donte ai”, shpjegon vajza.
    “Së pari, unë nuk jam një burrë i dobët, jam shumë i ftohtë. Po kaloj një kohë të ndyrë. A doni të bisedoni? S’ka lidhje, mos u shqetëso”, është një nga mesazhet që dyshohet se i ka dërguar Marku të resë. Mesazhi i fundit për vajzën, i cili mbeti pa përgjigje, daton në datën 27 mars: “Ciao, a je akoma jashtë?”. “Mund të kisha hipur në atë makinë ku ka transportuar trupin e ish-të dashurës disa ditë më vonë, nuk e mendoj dot”, komenton e reja. Sipas Fanpage.it, ajo nuk është e vetmja që është kontaktuar nga Marku para dhe pas vdekjes së Sulës, qoftë edhe me kërkesa për t’u takuar.

  • ”Ai është një përbindësh”, miku i vr*sësit të Ilarias: Ja çfarë më bëri të dyshoja

    ”Ai është një përbindësh”, miku i vr*sësit të Ilarias: Ja çfarë më bëri të dyshoja

    Vrasja e 23-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë përmasa edhe më të errëta. Një nga dëshmitarët kyç, Maher, mik i afërt i Samsonit, ka treguar për sjelljet e çuditshme dhe të dyshimta të këtij të fundit në ditët që pasuan ngjarjen tragjike të ndodhur mes 25 dhe 26 marsit në Romë. Sipas tij Marku është një përbindësh.
    “Marku nuk ishte tip agresiv, as xheloz. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një mizori të tillë. Ai është një përbindësh, e përsëris. Gjithmonë e kam menduar si një djalë inteligjent, por të kesh këtë ftohtësi është e frikshme. Më duket sikur jam në një film horror. Por nuk kam asgjë për të fshehur”, thotë miku i tij.

    Ai shpjegon se e pa Markun një ditë pas vdekjes së Ilarias. Ky i fundit kishte dorën e fryrë dhe të lënduar, por e justifikoi duke thënë se ishte përleshur me dy djem. Sipas mikut të tij, Marku ishte fillimisht i tronditur, por më pas u kthye në sjelljen e tij normale: qeshte, këndonte dhe kërkonte shoqëri femrash.
    Sjellja që ngjalli dyshime serioze ishte se Marku nuk pranoi të largohej nga makina e tij as për disa orë. “I sugjerova Markut të linim makinën dhe të shkonim së bashku në shtëpi, sepse duhej të flinte në shtëpinë time, por ai nuk pranoi. Nuk donte ta linte pa mbikëqyrje, as për disa orë. Ishte një reagim i çuditshëm. Ai dukej i tmerruar nga ideja e ndarjes me të. Nuk dua ta mendoj që ishte trupi i Ilarias në të”. Sipas Fanpage.it zbulojnë se Mark Samson ka kontaktuar disa vajza në Instagram para dhe pas vrasjes, përfshirë një mesazh më 27 mars. Kjo sjellje ka shtuar dyshimet për ftohtësinë dhe mungesën e pendesës nga ana e tij.

  • “E kisha motër”, shoqja e ngushtë e Ilarias tregon takimin me autorin ditën e krimit

    “E kisha motër”, shoqja e ngushtë e Ilarias tregon takimin me autorin ditën e krimit

    Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo, ka rrëfyer në një intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.
    Ajo tregon momentin e takimit, duke u shprehur se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, ai i foli asaj për problemet që po haste me shqiptaren.
    “Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
    Më pas ajo tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.
    “Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.

  • ‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit

    ‘E kisha motër’, shoqja e Ilarias rrëfen takimin me autorin dhe mesazhet pas krimit

    Maria Sofia Lombardo, shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, ka rrëfyer momentin kur takoi Mark Antony Samson, vetëm një orë pas krimit, ditën kur ai hodhi trupin e shqiptaren në pyll brenda një valixheje.
    Ajo tregon se Samson e kontaktoi dhe i foli për problemet që kishte pasur me Ilarian.
    “Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
    Maria gjithashtu rrëfen se Samson përdorte telefonin e Ilarias dhe i dërgonte mesazhe nga ai, duke iu thënë se po shkonte të takohej me një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara.
    “Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.

  • “E kisha motër”, rrëfimi tronditës i shoqes së ngushtë së Ilarias, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet

    “E kisha motër”, rrëfimi tronditës i shoqes së ngushtë së Ilarias, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet

    Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo, ka rrëfyer në një intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.

    Ajo tregon momentin e takimit, duke u shprehur se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, ai i foli asaj për problemet që po haste me shqiptaren.
    “Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.
    Më pas ajo tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.
    “Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.

    Top Channel

  • “Dritë” në vrasjen e Ilaria Sulës/ Jo vetëm nëna, autorin e ndihmuan dhe dy miqtë e tij, bashkëpunuan në fshehjen e trupit

    “Dritë” në vrasjen e Ilaria Sulës/ Jo vetëm nëna, autorin e ndihmuan dhe dy miqtë e tij, bashkëpunuan në fshehjen e trupit

    Detaje të reja po dalin nga vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili u ndihmua dhe nga nëna e tij për fshehjen e trupit.

    Por duket se e ëma e autorit nuk ishte e vetmja bashkëpunëtore në krim, pasi hetuesit kanë zbuluar se dhe dy miq të Samsonit kanë ndihmuar atë të fshihte gjurmët.
    Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar familjarët dhe miqtë e Ilarias.
    Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat.
    Dyshimet janë ngjallur nga vështirësitë që autoritetet kanë pasur për të gjetur trupin e Ilarias në zonën pyjore të Polit, në dalje të Romës.
    Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.
     

    Top Channel