Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me 2 vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e vajzës shqiptare pas krimit të 26 marsit.
Dy ditë më parë, Gjykata miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. I ati i Ilarias, Flamur Sula, e cilësoi marrëveshjen si “të padrejtë”.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi”, u shpreh ai për mediat italiane.
Në seancën gjyqësore, prindërit e Ilarias dhe nëna e Markut, me origjinë nga Filipinet, u takuan ballë për ballë për herë të parë.
Krimi ndodhi në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, ku Samsoni vrau Ilarian me një thikë buke dhe më pas e fshehu trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb pranë Polit. Pasi nëna e autorit mësoi për vrasjen, përdori lecka dhe sapun për të pastruar dhomën dhe për të hequr gjurmët e gjakut.
Ilaria ishte regjistruar në programin e statistikës në universitet, ndërsa Samsoni studionte arkitekturë.Zbulimi se Samsoni po pretendonte se i kishte kaluar provimet ishte një nga arsyet që çoi në vrasjen e pakuptimtë të Ilarias.
Tag: ilarias
-

Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit dënohet me 2 vite burg, prindërit e 22-vjeçares: 5 minuta gjyq, s’është drejtësi
-

Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e Mark Samsonit dënohet me 2 vite burg për fshehjen e trupit të viktimës
Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen brutale të ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me 2 vite burg për ndihmë në fshehjen e trupit të vajzës shqiptare.
Nosr Manlapaz u shpall fajtore për pastrimin e skenës së krimit dhe zhdukjen e provave pas ngjarjes së 26 marsit.Lexo edhe :Related Posts
Dy ditë më parë, Gjykata miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin ndaj Mark Samsonit është caktuar për 9 dhjetor.Familja Sula: E padrejtë, gjyq pesëminutësh
Familja e Ilarias ka reaguar ashpër ndaj vendimit. I ati e quajti marrëveshjen “të padrejtë” dhe theksoi se procesi gjyqësor zgjati vetëm pesë minuta.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi”, u shpreh ai për mediat italiane.
Në sallën e gjyqit, prindërit e Ilarias dhe nëna e Markut, me origjinë nga Filipinet, u përballën për herë të parë pas krimit të rëndë.
Vrasja makabre e Ilarias
Krimi ndodhi në Via Homs, në lagjen Africano të Romës. Sipas hetimeve, Mark Samsoni vrau Ilarian me një thikë, më pas e futi trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb pranë zonës Polidoro. Pasi mësoi për ngjarjen, nëna e tij përdori lecka dhe detergjent për të pastruar dhomën dhe për të zhdukur gjurmët e gjakut. -

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi
Ilaria Sula
TERNI – “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh, do të kthehesh pa më parë, por unë do të jem aty,”- duke thënë këto fjalë mami Gëzime dhe babi Flamur Sula përkëdhelin foton e vajzës së tyre të dashur Ilaria, e vrarë në moshën 22 vjeç nga ish-i i saj Mark Samson. Sot, kur e reja do të festonte ditëlindjen, prindërit i kanë ngritur një përkujtimore në vendin ku u gjet trupi i saj i pajetë, brenda një valixheje të hedhur poshtë një shpati në pyjet e malit Guadagonolo dhe Capranica Prenestina, në periferi të Romës.
Po ashtu, sipas mediave të huaja, babai i Ilarias ka bërë dhe një dedikim prekës për të bijën, pasi ajo sot do festonte ditëlindjen e saj të 23-të.
“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë,”- shkroi babai i Ilarias në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto teksa lëshojnë në qiell tullumbace të bardhë.
Në përurim, pranë prindërve të Ilarias, ishte kryebashkiaku i Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi.
“Ky vend nga i cili mund të admirosh bukurinë e natyrës më shumë se kudo tjetër është vendi që shikon drejt horizontit dhe nga ku ditët duken edhe më të kthjellëta. Kur era e veriut i largon retë, mund të shohësh detin, këtu do të jetë vendi i kujtimit tënd, Ilaria e ëmbël, dhe do të na çojë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, mbi vlerën e saj, mbi mënyrën se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese”.
Në një zhvillim të fundit, Mark Samson ka vendosur të revokojë mandatin e avokatit të tij, një vendim që ka shkaktuar shumë polemika. siaps “La Repubblica”, avokati Gallo ka shpjeguar se ai e kishte këshilluar të pandehurin të thoshte të vërtetën, duke besuar se kjo do të sillte një proces më të drejtë dhe më të besueshëm. Ai e ndjeu një përgjegjësi të madhe për të siguruar një gjykim të drejtë, përkujton duke nënvizuar vrasjen e Ilaria Sulës si një ngjarje të rëndë dhe të padrejtë.
Përveç Samsonit, hetimi përfshin edhe nënën e tij, Nors Manlapaz, e cila dyshohet se ka ndihmuar të birin të pastronte gjurmët e gjakut në shtëpinë e tyre. Ky zhvillim i ri mund të ketë pasoja të mëdha për mënyrën sesi do të zhvillohet gjyqi i Samsonit.
Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI -

Vr*sja e Ilarias, autori letër prokurorëve: Ajo kërkonte meshkuj të tjerë
Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri i saj filipinas Mark Samson Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen, Mark Samson shpjegoi versionin e tij të vrasjes së studentes shqiptare.
“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkroi 23-vjeçari në letër, në të cilën jep fazat që i paraprinë goditjes me thikë të studentes shqiptare, ngjarje e ndodhur në apartamentin ku jetonte Samson me prindërit e tij.”Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit”,-thotë më tej Samson.
Në letër ai zbulon edhe një detaj, me trupin e mbyllur në një valixhe brenda makinës, Samson rrëfen se ndaloi për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. Trupi i pajetë i Ilarias u gjet më 2 prill, ndërsa rezultonte e zhdukur që prej 25-marsit. Mark Antony Samson, pasi e goditi tre herë me thikë në banesën e tij, trupin e 23-vjeçares e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. -

Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias
Telefoni i Ilaria Sulës, shqiptares së vrarë në Itali tre javë më parë është gjetur në banesën e ish-të dashurit vrasës.Ka qenë vetë Mark Samson që e ka dhënë informacionin nëpërmjet avokatit të tij. Sipas mediave italiane, ai ka rrëfyer se e kishte fshehur në banesën ku e kishte ekzekutuar vajzën shqiptare.
Fillimisht ish-dashuri filipinas kishte deklaruar se telefonin e kishte hedhur në një pusetë. Gjetja e aparatit telefonik konsiderohet si tejet i rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhen e plotë të ngjarjes. Kjo pasi nga telefoni i Ilarias së deklaruar të zhdukur dërgoheshin mesazhe në adresë të babait të saj, ku shkruhej se ishte mirë dhe do të kthehej në Shqipëri pas një muaji.Pikërisht këto mesazhe jo vetëm ndaj familjarëve, por edhe të miqve të Ilarias për hetuesit dyshohet se dërgoheshin nga 23-vjeçari, Samson me qëllim për të zhdukur gjurmët.
Ish-i dashuri filipinas e goditi tre herë me thikë në qafe në një apartament në lagjen afrikane në Romë, duke e hedhur më pas në një humnerë. Për këtë krim akuzohet si bashkëpunëtore edhe e ëma e tij, e cila ka ndihmuar në zhdukjen e kufomës. Hetuesit dyshojnë se studentin mund ta kenë ndihmuar edhe persona të tjerë.
Tv Klan -

Publikohen SMS që Samson dërgoi nga celulari i Ilaria Sulës
Pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçari Mark Samson tentoi të mashtrojë të gjithë, duke sajuar një histori se ish-e dashura e tij ishte arratisur me dikë tjetër.Mediat italiane kanë publikuar mesazhet që i riu i dërgoi në Whatsapp shoqes së ngushtë të Ilarias e cila po e kërkone me ngulm. Ai i dërgoi asaj foton e një djali tjetër, duke i shkruar se me të ishte njohur rastësisht në Universitetin La Sapienza dhe se kishin ikur së bashku në Napoli.
Shoqja i kërkon të bëjë kujdes dhe më pas këmbëngul që Ilaria ta kontaktonte me zë ose me video-telefonatë. Por Samson shpik një tjetër genjeshtër, duke shkruar: “Nuk më punon telefoni. Ka marrë ujë mikrofoni”.Dyshimet se mesazhet po i shkruan dikush tjetër në vend të Ilarias, shoqja e saj i vendos një ultimatum që brenda 4 minutash ajo duhet ta telefonojë pasi prindërit e 22-vjeçares kanë shkuar në komisariat.
I riu bëri edhe një tentativë të fundit duke publikuar një mesazh në faqen e Ilarias në Facebook, se ishte mirë dhe nuk duhej të shqetësoheshin për të, por askush nuk e besoi.
Telefoni i së resë nuk është gjetur më. Universiteti La Sapienza i Romës ka vendosur emrin e Ilarias në një prej ambienteve të tij./ Tv Klan -

Fjeta me një djalë tjetër/ Si i dashuri filipinez tentoi të mashtronte shoqet e saj
Vrasja e rëndë e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, vijon të tronditë opinionin publik në Itali, ndërsa çdo ditë dalin në dritë detaje të reja nga hetimet që po zgjasin prej dy javësh.
Një nga zbulimet më të fundit lidhet me mesazhet që autori i dyshuar i krimit, Mark Samson i dashuri i viktimës i ka dërguar shoqes së ngushtë të Ilarias, duke tentuar të mashtrojë dhe të fshehë gjurmët e vrasjes.
Në komunikimet e zbuluara, Samson përpiqej të krijonte idenë se Ilaria ishte larguar me një djalë tjetër, duke pretenduar se ajo kishte vendosur të kalonte natën me të. Por kur Maria Sofia, shoqja e ngushtë e vajzës, nisi të dyshonte, ai ndërpreu çdo kontakt dhe hodhi telefonin, për të humbur gjurmët.
“U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, shkruhej në mesazhe.
Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgon një foto të një gjysmë të zhveshur, duke ngjallur kuriozitetin e shoqes: “O Zot, atëherë? E bëtë?”, dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”. Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.
Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”. Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”
Koha kalon dhe nuk ka ende lajme për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk përgjigjet: “Ilaria, më ka telefonuar mamaja jote, po thirr policinë”.
Në mesditë, Samson përgjigjet në emër të vajzës: “Të lutem, e harrova fare që duhet të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”. Përgjigja nuk e bind Maria Sofian, e cila kërkon konfirmim: “Nuk kam besim, duhet të dëgjoj nga ti, duhet të të shoh. Tani!”, ndërsa Samson nga ana e tij shpik justifikime të reja: “Mikrofonin nuk e kam funksional, telefoni më ra në ujë.”
Manipulimet e tij nuk ndaluan me kaq. Më 31 mars, kur lajmi i zhdukjes mori dhenë, ai hyri në profilin e Ilarias në Facebook dhe postoi: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë”, duke u përpjekur për herë të fundit të mashtronte hetuesit dhe opinionin publik.
Kjo ishte tentativa e fundit për të mashtruar hetimet, para se të gjendej trupi dhe të vinte e vërteta, që erdhi në natën mes 1 dhe 2 prillit.
-

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhen SMS-të që autori i dërgoi shoqes së viktimës nga celulari i saj: Po dal me një djalë që…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Capranica, Itali, ku 22-vjeçarja Ilaria Sula u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Pas krimit, ai mori telefonin e saj dhe për disa ditë u shtir si Ilaria, duke i dërguar mesazhe mikes së saj të ngushtë, Maria Sofia, për të krijuar iluzionin se vajza ishte gjallë dhe ndodhej në një lidhje të re. Madje publikoi edhe foto mashtruese dhe biseda të sajuara për të devijuar dyshimet.
Pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar gjurmët, sjellja e çuditshme e “Ilarias” ngjalli dyshime te mikja e saj, e cila njoftoi familjen dhe më pas policinë. Trupi i Ilarias u gjet më vonë i fshehur në një valixhe dhe i hedhur nga një shkëmb, ndërsa Samson më në fund pranoi krimin natën mes 1 dhe 2 prillit. Ai ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza të rënda për vrasje me paramendim dhe mashtrim.
BISEDA:
Data: 26 mars
Mesazhi nga Ilaria (në fakt nga Mark Samson): “Nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk. Por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë. Unë isha keq.”
Më pas, në bisedë mes tyre:
Ilaria (Mark Samson):“Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot.”
Ilaria (Mark Samson): “Unë po fle këtu.”
(Në orën 19:42, Samson poston një foto të një djali muskuloz të shtrirë)
Maria Sofia: O Zot, atëherë? E bëtë?”
Ilaria (Mark Samson):“Po, kam bërë një marrëzi.”
Maria Sofia:
“Ku ndodhesh tani?”
Ilaria (Mark Samson):
“Nuk kam dëshirë ta them, Sofi. Dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam.”
Maria Sofia:
“Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh.”
Ilaria (Mark Samson):
“Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”
Të nesërmen, Maria Sofia i dërgon mesazhe pa marrë përgjigje. Pastaj:
Maria Sofia:
“Ilaria, më thirri nëna jote, po thërret policinë.”
Në orën 12:00, përgjigjet sërish Samson në emër të Ilarias:
“Të lutem, harrova se duhej të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë.”
Maria Sofia:
“Nuk të besoj. Duhet të dëgjoj nga ty, duhet të të shoh. Tani.”
Ilaria (Mark Samson):
“Nuk më punon mikrofoni, telefoni më ra në ujë.”
Maria Sofia (shqetësuar):
“Mami i Ilarias është nisur tashmë për në Romë. Lamtumirë, kushdo që të jesh.”
Data: 31 mars – Postim në Facebook nga profili i Ilarias (nga Samson):
“Faleminderit të gjithëve, jam mirë.”//LaRepublicca
