Tag: ilaria

  • Vrau shqiptaren Ilaria Sula, 23-vjeçari filipinas del nesër para gjykatës italiane

    Vrau shqiptaren Ilaria Sula, 23-vjeçari filipinas del nesër para gjykatës italiane

    ilaria sula-mark samson

    ITALI- Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, trondit Italinë dhe Shqipërinë, ndërsa pas më shumë se 7 muaj nga ngjarja makabre, autori i dshuar, Mark Antony Samson do të përballet për herë të parë me drejtësinë. 23-vjeçari filipinas, Mark Antony, pritet të dalë të mërkurën në gjyq, në Seksionin e Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës.
    Prokuroria e akuzon Samsonin për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, ndërsa rrethanat rënduese lidhen me marrëdhënien sentimentale që kishte me viktimën.
    Në proces do të shqyrtohet edhe kërkesa për përfshirjen e palëve civile. Përveç familjes së vajzës, e përfaqësuar nga avokati Giuseppe Sforza, pjesë e procesit kërkojnë të jenë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa organizata që mbrojnë viktimat e dhunës ndaj grave.
    Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI

  • Vrau shqiptaren Ilaria Sula, 23-vjeçari filipinas del nesë para gjykatës italiane

    Vrau shqiptaren Ilaria Sula, 23-vjeçari filipinas del nesë para gjykatës italiane

    ilaria sula-mark samson

    ITALI- Vrasja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, trondit Italinë dhe Shqipërinë, ndërsa pas më shumë se 7 muaj nga ngjarja makabre, autori i dshuar, Mark Antony Samson do të përballet për herë të parë me drejtësinë. 23-vjeçari filipinas, Mark Antony, pritet të dalë të mërkurën në gjyq, në Seksionin e Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës.
    Prokuroria e akuzon Samsonin për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, ndërsa rrethanat rënduese lidhen me marrëdhënien sentimentale që kishte me viktimën.
    Në proces do të shqyrtohet edhe kërkesa për përfshirjen e palëve civile. Përveç familjes së vajzës, e përfaqësuar nga avokati Giuseppe Sforza, pjesë e procesit kërkojnë të jenë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa organizata që mbrojnë viktimat e dhunës ndaj grave.
    Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI

  • Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari

    Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari

    Pas më shumë se shtatë muajsh nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë, autori i dyshuar i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula do të dalë nesër para drejtësisë italiane.
    Në Seksionin e Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës do të nisë gjyqi ndaj Mark Antony Samson, 23-vjeçarit me origjinë filipinase, i cili ka pranuar se vrau ish-të dashurën e tij shqiptare.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të marsit në banesën e familjes së Samsonit në Romë. Hetimet kanë zbuluar se Ilaria u godit me thikë, ndërsa trupi i saj u fsheh në një valixhe dhe u braktis në një zonë shkëmbore në periferi të kryeqytetit italian.
    Prokuroria e akuzon Samsonin për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, ndërsa rrethanat rënduese lidhen me marrëdhënien sentimentale që kishte me viktimën.
    Në proces do të shqyrtohet edhe kërkesa për përfshirjen e palëve civile. Përveç familjes së vajzës, e përfaqësuar nga avokati Giuseppe Sforza, pjesë e procesit kërkojnë të jenë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa organizata që mbrojnë viktimat e dhunës ndaj grave.

  • Vrau në mënyrë makabre Ilaria Sulën/ Del nesër para gjykatës i riu filipinas, çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

    Vrau në mënyrë makabre Ilaria Sulën/ Del nesër para gjykatës i riu filipinas, çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

    Më 12 nëntor, para Seksionit të Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës, hapet gjyqi ndaj Mark Antony Samson, të riut që ka rrëfyer vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares Ilaria Sula. 
    Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të marsit, kur e reja shqiptare u godit me thikë në apartamentin e familjes Samson në Romë dhe më pas u braktis në një valixhe në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian. 
    Samson akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës. 
    Ndërkohë, nëna e Samsonit, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, do të dalë para një gjyqtari më 28 nëntor për seancën paraprake dëgjimore. Për të është kërkuar një dënim prej dy vitesh burg, kërkesë që do të shqyrtohet për t’u pranuar ose jo. 
    Prindërit e Ilaria Sulas, Flamuri dhe Gezimea, të shoqëruar nga avokati Giuseppe Sforza, kanë mbërritur në Romë për seancën e parë. Ata janë thellësisht të tronditur, por thonë se besimi se drejtësia do të vihet në vend është i vetmi motiv që i mban në këmbë. 
    Në sallën e gjyqit do të jenë të pranishëm familjarët më të afërt të vajzës: prindërit, vëllai, xhaxhallarët dhe të afërm të tjerë që kanë udhëtuar nga Terni për të ndjekur procesin. 
    Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë? 
    Seanca e nesërme do t’i kushtohet kryesisht verifikimit të pranimit të palëve civile. Përveç familjes Sula, që përfaqësohet nga avokati Sforza, kërkesë për t’u paraqitur si palë civile kanë bërë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa shoqata që mbrojnë viktimat e dhunës. 
    Gjykata do të shqyrtojë legjitimitetin e këtyre kërkesave përpara se procesi të vijojë me rindërtimin e plotë të orëve të fundit të Ilaria Sulas — një histori e dhimbshme që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali. 
    Në sallën e gjyqit pritet një atmosferë e rënduar, ndërsa detajet e vrasjes së 22-vjeçares do të rikthehen përpara togave të zeza dhe familjarëve që ende kërkojnë forcë për të përballuar tragjedinë. 

  • I mori jetën në mënyrë makabre Ilaria Sulës, i riu filipinas del nesër para gjykatës/ Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

    I mori jetën në mënyrë makabre Ilaria Sulës, i riu filipinas del nesër para gjykatës/ Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

    Më 12 nëntor, para Seksionit të Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës, hapet gjyqi ndaj Mark Antony Samson, të riut që ka rrëfyer vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares Ilaria Sula.

    Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të marsit, kur e reja shqiptare u godit me thikë në apartamentin e familjes Samson në Romë dhe më pas u braktis në një valixhe në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian.
    Samson akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës.
    Ndërkohë, nëna e Samsonit, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, do të dalë para një gjyqtari më 28 nëntor për seancën paraprake dëgjimore. Për të është kërkuar një dënim prej dy vitesh burg, kërkesë që do të shqyrtohet për t’u pranuar ose jo.
    Prindërit e Ilaria Sulas, Flamuri dhe Gezimea, të shoqëruar nga avokati Giuseppe Sforza, kanë mbërritur në Romë për seancën e parë. Ata janë thellësisht të tronditur, por thonë se besimi se drejtësia do të vihet në vend është i vetmi motiv që i mban në këmbë.
    Në sallën e gjyqit do të jenë të pranishëm familjarët më të afërt të vajzës: prindërit, vëllai, xhaxhallarët dhe të afërm të tjerë që kanë udhëtuar nga Terni për të ndjekur procesin.
    Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë?
    Seanca e nesërme do t’i kushtohet kryesisht verifikimit të pranimit të palëve civile. Përveç familjes Sula, që përfaqësohet nga avokati Sforza, kërkesë për t’u paraqitur si palë civile kanë bërë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa shoqata që mbrojnë viktimat e dhunës.
    Gjykata do të shqyrtojë legjitimitetin e këtyre kërkesave përpara se procesi të vijojë me rindërtimin e plotë të orëve të fundit të Ilaria Sulas — një histori e dhimbshme që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali.
    Në sallën e gjyqit pritet një atmosferë e rënduar, ndërsa detajet e vrasjes së 22-vjeçares do të rikthehen përpara togave të zeza dhe familjarëve që ende kërkojnë forcë për të përballuar tragjedinë.

    Top Channel

  • Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria kërkon 2 vite burg për nënën e autorit: E ndihmoi të..

    Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria kërkon 2 vite burg për nënën e autorit: E ndihmoi të..

    Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj vazhdojnë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar dënim me dy vite burg për nënën e autorit Mark Samson. 
    Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim të tillë, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit. 
    Seanca për këtë çështje është caktuar për 10 nëntor, ku gjyqtari do të vendosë për pranimin e marrëveshjes dhe dënimin e mundshëm me kusht. 
    Ndërkohë, gjyqi i Mark Samson do të fillojë më 12 nëntor. 
    Hetuesit zbuluan mesazhe shqetësuese që tregojnë impulsin vrasës të të riut, i nxitur nga xhelozia dhe pamundësia për të pranuar fundin e marrëdhënies. 
    “Nëse nuk kthehet tek unë, do ta vras”, “Do ta bëj të paguajë”, ishin disa nga mesazhet që 23-vjeçari u kishte dërguar miqve të tij disa javë para se të vriste të renë shqiptare. 
    Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli më 2 prill. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet. 

  • Itali/ Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak

    Itali/ Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak

    Dyshohet se pastroi dhomën ku i biri vrau 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, duke hequr gjakun me lecka dhe detergjent.
    Kjo është ajo që del nga hetimi për vrasjen e së resë, më 26 mars në Romë. Nëna e Mark Samson dyshohet se ndihmoi me gjakftohtësi të hiqte gjurmët e krimit nga dyshemeja e dhomës së gjumit të 23-vjeçarit.
    Siç raporton “Il Messaggero”, sipas Prokurorisë, Nors Manlapaz u zotua të hiqte të gjitha gjurmët e dhunës, pa e raportuar kurrë të birin. Për këtë arsye, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, Prokurorja Publike Maria Perna mohoi rrethanat lehtësuese, duke propozuar një dënim me dy vjet burg pas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, duke marrë parasysh edhe uljen prej një të tretës së parashikuar nga kjo procedurë e veçantë.
    Pozicioni i gruas do të vlerësohet nga gjyqtari në seancën dëgjimore të planifikuar për 10 nëntor. Nëse marrëveshja për pranimin e fajësisë pranohet, ajo mund të marrë një dënim me kusht. Situata është e ndryshme për djalin e saj, Mark Samson, gjyqi i të cilit do të fillojë më 12 nëntor: ai akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motiveve të dobëta, lidhjes emocionale dhe fshehjes së një kufome.
    Zemërimi i Markut ishte shfaqur që në javët para krimit. “Nëse ajo nuk kthehet tek unë, do ta vras”, u kishte shkruar ai disa miqve, duke lënë të kuptohej për qëllimet e tij. Më 26 mars, në shtëpinë familjare në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, i riu dyshohet se fillimisht e rrahu Ilarinë, pastaj e goditi tre herë në qafë me një thikë buke.
    Mesazhet e analizuara nga hetuesit tregojnë një të ri të fiksuar, të paaftë për të pranuar fundin e marrëdhënies dhe xheloz për të njohurit e rinj të ish-it të tij.
    Pas krimit, sipas rindërtimit të hetuesve, Samsoni veproi me një ftohtësi shqetësuese: dyshohet se e futi trupin e gruas së re në një karrocë dhe e transportoi atë në një shkëmb pranë Capranica Prenestina, ku e hodhi.
    Pamjet nga kamera e kontrollit e instaluar në makinë konfirmuan se ai ishte vetëm gjatë udhëtimit. Në një urdhër, gjyqtarja hetuese Antonella Minunni e përshkroi sjelljen e djalit si “të qartë dhe të kontrolluar”, duke theksuar se si, pavarësisht dëshpërimit të dukshëm që ai shfaqi ndaj viktimës, ai u kthye shpejt në normalitet, madje shkoi aq larg sa të darkonte me një mik të Ilarias pikërisht natën e krimit.

  • Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj / E ndihmoi të fshihte gjurmët, ja sa vite burg kërkon prokuroria për nënën e autorit

    Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj / E ndihmoi të fshihte gjurmët, ja sa vite burg kërkon prokuroria për nënën e autorit

    Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares e vrarë më 26 mars në Romë, vazhdojnë, teksa Prokuroria kërkon dënim me dy vite burg për nënën e të dyshuarit, Mark Samson, 23 vjeç.

    Sipas autoriteteve, gruaja dyshohet se pastroi dhomën ku ndodhi krimi, duke hequr gjurmët e gjakut me lecka dhe detergjent, për të mbuluar gjurmët e vrasjes.
    Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim prej dy vjetësh burg për gruan, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit.
    Seanca për këtë çështje është caktuar për 10 nëntor, ku gjyqtari do të vendosë për pranimin e marrëveshjes dhe dënimin e mundshëm me kusht.
    Ndërkohë, gjyqi i Mark Samson do të fillojë më 12 nëntor, ku ai akuzohet për vrasje të qëllimshme me paramendim, motive të kota, lidhje emocionale dhe fshehje të kufomës.
    Hetuesit zbuluan mesazhe shqetësuese që tregojnë impulsin vrasës të të riut, i nxitur nga xhelozia dhe pamundësia për të pranuar fundin e marrëdhënies. Më 26 mars, në shtëpinë familjare në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, ai dyshohet se e rrahu fillimisht Ilarian, dhe më pas e goditi tre herë në qafë me një thikë buke.
    Pas krimit, Mark Samson dyshohet se transportoi trupin e viktimës në një shkëmb pranë Capranica Prenestina, ku e hodhi.
    Pamjet e kamerave të makinës konfirmuan se ai udhëtoi vetëm, ndërsa gjyqtarja hetuese Antonella Minunni e përshkroi sjelljen e tij si “të qartë dhe të kontrolluar”, duke vënë në dukje ftohtësinë dhe kontrollin e sjelljes edhe pas aktit makabër.

    Top Channel

  • I bashkon krimi! Vrasësi i Ilaria Sulës nis një jetë të re në burg, bëhet shok me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

    I bashkon krimi! Vrasësi i Ilaria Sulës nis një jetë të re në burg, bëhet shok me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

    Francis Kaufmann, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij Andromeda dhe partneres së saj Anastasia Trofimova, ka krijuar një lidhje të ngushtë me një tjetër të burgosur në Rebibbia të Romës — dhe jo me këdo, por me Mark Samson, filipinasin që vrau në mënyrë makabre studenten shqiptare, Ilaria Sula, disa muaj më parë.

    Sipas asaj që raporton Il Messaggero, të dy ata janë fqinjë qelish, por shpesh ndajnë të njëjtin ambient pavarësisht se Kaufmann mbahet në izolim. Të dy janë nën hetim për vrasje, dhe njohja e mirë e anglishtes nga ana e Samsonit ka ndihmuar në afrimin e tyre. Madje, 46-vjeçari amerikan i ka kërkuar 23-vjeçarit filipinas të komunikojë me një nga avokatët e tij, edhe pse më pas vendosi të mos e angazhonte atë.
    Kohët e fundit, Kaufmann ka shkarkuar avokatin e tij, duke deklaruar se dëshiron të mbrohet vetë — një gjë e ndaluar nga ligji italian. Ndërkohë, Samsoni ka ndryshuar qasje, duke vendosur të bashkëpunojë me hetuesit pas një periudhe përpjekjesh për t’i shmangur ata.
    Hetuesit shpresojnë që edhe Kaufmann të ndjekë të njëjtën rrugë, por deri tani ai ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën për të heshtur, pavarësisht provave të reja që rëndojnë mbi të.

    Top Channel

  • Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, caktohet data kur Mark Samson do të dalë para drejtësisë

    Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, caktohet data kur Mark Samson do të dalë para drejtësisë

    Mark Antony Samson, 23-vjeçari që ka pranuar se vrau ish-të dashurën e tij Ilaria Sula në mars të këtij viti në Romë, do të përballet me drejtësinë në një proces të posaçëm.

    Gjykata e Hetimeve Paraprake në kryeqytetin italian ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për gjykim të menjëhershëm, ndërsa seanca e parë do të mbahet më 12 nëntor në ambientet e sigurisë së lartë të burgut Rebibbia.
    Ngjarja makabre ndodhi në një apartament në lagjen “Afrikane” të Romës, ku Ilaria, vetëm 22 vjeçe, u godit me thikë tre herë në qafë. Më pas trupi i saj u fut në një valixhe dhe u hodh nga një shkëmb në zonën malore të Capranica Prenestina.
    Hetuesit kanë zbuluar se vrasja ishte planifikuar paraprakisht, me prova të qarta të dhëna nga mesazhet e gjetura në celularin e Samsonit, ku ai kishte shkruar: “Ose kthehet tek unë, ose do ta vras”.
    Sipas prokurorit Giuseppe Cascini, krimi përmban disa rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, motivet e kota dhe përpjekjen për fshehjen e trupit pas një marrëdhënieje të tensionuar emocionale.
    Në dokumentet e gjykatës theksohet edhe qëndrimi i ftohtë i autorit pas ngjarjes. Gjykatësja Antonella Minunni shkruan se “pavarësisht deklaratave të tij për dashurinë ndaj viktimës, ai u kthye menjëherë në jetën normale pasi e vrau dhe e zhduku kufomën”.
    Ndërkohë, nëna e të akuzuarit do të përballet me një gjykim të veçantë, pasi akuzohet për ndihmë në fshehjen e kufomës. Procesi i saj do të nisë më 10 dhjetor përpara një gjyqtari të vetëm.
    Ky rast ka tronditur opinionin publik në Itali për shkak të brutalitetit të krimit dhe qetësisë së treguar nga autori pas ngjarjes.

    Top Channel