Tag: iduna

  • Cambiaso hesht tifozët në “Signdal Iduna Park”, Juventus fiton ndaj Dortmund (video)

    Cambiaso hesht tifozët në “Signdal Iduna Park”, Juventus fiton ndaj Dortmund (video)

    10 Gusht 2025

    19:26

    Telesport

    Dortmund dhe Juventus u përballën mes tyre në një miqësore të luajtur në “Signal Iduna Park”, ku bardhezinjtë fituan 1-2. Stadiumi ishte i tejmbushur, edhe pse ishte thjesht një nddeshje miqësore.
    Protagonisti kryesor i takimit ishte Andrea Cambiaso, i cili shënoi gy golat e fitores për bardhezinjtë. Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, pas një krosimi në zonë të Pierre Kalulu, Cambiaso shtyu topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. SHIKOGOLIN1
    Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Cambiaso që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, pas asistit të marrë nga Kenan Yildiz. SHIKOGOLIN2 Në fund të kohës së rregullt, verdhezinjtë ngushtojnë shifrat me golin e Maximilian Beier, i cili shënoi pas një veprimi të bukur brenda zonës. Rezultati përfundimtar, 1-2 për bardhezinjtë. SHIKOGOLINEBEIER
    Ajo që e bëri më të veçantë këtë ndeshje, ishte lamtumira përfundimtare nga futbolli e Matts Hummels. 36-vjeçari u rikthye për një ndeshje të fundit para tërheqjes nga futbolli, duke qenë kapiten i Dortmundit për herë të fundit. Sigurisht që në momentin e zëvendësimit, u përcoll me duartrokitje të shumta nga tifozët.

  • Spektakël në “Signal Iduna Park”, fiton Dortmund dhe “bileta” për Champions është vetëm 4 pikë larg

    Spektakël në “Signal Iduna Park”, fiton Dortmund dhe “bileta” për Champions është vetëm 4 pikë larg

    20 Prill 2025

    19:34

    Telesport

    Dortmund ka fituar 3-2 ndaj Monchengladbach në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Itakura në minutën e 24-të.
    Verdhezinjtë përmbysën gjithçka me tre gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. I zakonshmi Serhou Guirassy barazoi fillimisht shifrat, pas asistit të Gross. Nmecha shënoi shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit dhe në fund të shtesës së pjesës së parë, Svensson shënoi me kokë golin e tretë.
    Në pjesën e dytë, Monchengladbach ngushtoi rezultatin me golin e Stoger nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të. Kur mbeten edhe 4 javë në fundi, Dortmund renditet në vendin e shtatë me 45 pikë, 4 pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions League dhe që aktualisht mbahet nga Leipzig me 49 pikë. SHIKOGOLAT
    Në ndeshjen tjetër, Eintracht Frankfurt që mban vendin e tretë barazoi pa gola në transfertë ndaj Augsburg.

  • Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    15 Prill 2025

    20:15

    Telesport

    Dortmund pret sonte Barcelonën në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit ku do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do ndeshet me njërin nga fituesit e çiftit Inter-Bayern Munich.
    Edhe pse rezultati 4-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, te Dortmundi nuk i kanë humbur shpresat dhe shpresojnë që për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kenë “ndihmën” e “Murit të verdhë”, super tifozerisë së tyre.
    Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do ketë sonte “Muri i Verdhë”, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre maksimale. “Duhet të jemi në fushë që nga minuta e parë dhe t’i bëjmë tifozët të jenë në anën tonë. Ne duhet të motivohemi nga vrulli i tyre dhe të zbresim në fushë vrullin me dëshirë e madhe për garë, performancë të jashtëzakonshme dhe sigurisht pasion”, tha Kovac.
    “Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 81.365 vendesh dhe të gjitha biletat për sot janë të shitura. Një gjë dihet me siguri, sido të shkojë rezultati i ndeshjes, atmosfera që do të krijojë “Muri i Verdhë” do jetë fantastike.

  • Verdhezinjtë edne nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    Verdhezinjtë edne nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”