Teksa ndodhemi në “metrat e fundit” të fushatës zgjedhore, në studion e “Ekspres” në RTSH 1 ishte Shpëtim Idrizi, kandidat për deputet në Tiranë.
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kandidon në listë të hapur në garën e 11 majit, duke qenë pjesë e koalicionit Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Z. Idrizi e cilësoi fushatën e sivjetme ndër më të mirat që ai ka bërë, por e pakrahasueshme me të kaluarat.
“Ka qenë një fushatë e pazakontë për nga mënyra si u zhvilluan gjërat dhe me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, ku disa janë në listë të hapur e disa në listë të mbyllur. Katër vjet më parë u prish Kushtetuta vetëm që të gjithë të ishin të në listë të hapur, që do u jepte mundësinë qytetarëve të zgjidhnin kë të çojnë në Parlamentin e Shqipërisë… Vazhdoj të mendoj që edhe ata që bënë këtë Kod, por edhe gjithë kryetarët e partisë duhet të jenë në listë të hapur, sepse janë ata që kërkojnë votën për çfarë kanë bërë dhe çfarë mendojnë që do të bëjnë,” tha z. Idrizi.
Kreu i PDIU-së sqaroi edhe vendimin e tij për të qenë krah PD-së me liderin e saj Sali Berisha dhe pse u bë e pamundur aleanca me socialistët e kryeministrit Edi Rama.
“Mos mendoni që PDIU-ja ka pasur ndonjëherë mundësi që të zgjedhë apo të bëjë zgjedhje të gabuara. Partia Socialiste e kishte deklaruar që nuk bën koalicion me askënd, që është e vetme. Kodi Zgjedhor na detyroi ne për shumë arsye që të bënim këtë zgjidhje. Ne opozitën e kemi bërë edhe në 2021, edhe në 2017, edhe 2013, edhe 2011. Pra, është e natyrshme për ne. Arsyeja kryesore ka qenë që PDIU-ja mbas 15 viteve të ishte sërish një parti parlamentare për të potencuar kauzat e saj. Është një parti që e di pse rri në politikë. Mundësitë për të marrë një mandat tjetër në Tiranë do të ishin duke dalë unë në listë të hapur dhe kemi pritshmëri shumë të mëdha edhe në Durrës, në Fier, në Vlorë dhe në Elbasan,” deklaroi z. Idrizi.
Çështja çame dhe promovimi i çështjeve kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Preshevë mbeten ndër kryetemat e programit të PDIU-së. Z. Idrizi theksoi se ai ka marrëveshje me z. Berisha për ta çuar përpara zgjidhjen e tyre nëse rivjen në pushtet si kryeministër.
“Ne kemi një marrëveshje vetëm me Partinë Demokratike, të nënshkruar nga unë dhe z. Berisha, ku dy janë pikat e saj kryesore: mbështetja reciproke për programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, dhe mbështetja dhe përkrahja e Partisë Demokratike për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë me të gjitha elementet e saj. Pika e dytë ka qenë angazhimi i të dy partive që të ketë një Ministri Diaspore për 2,4 milionë shqiptarët që janë jashtë. Për 2,4 milionë shqiptarët që banojnë në Shqipëri ne kemi 14 ministri, 4 ministra shteti, 1 mijë institucione dhe 192 mijë veta që u shërbejnë atyre, kurse për motrat dhe vëllezërit tanë që janë pothuajse kaq ne kemi zero institucione që u adresohen.
Nuk mund të jetë sjellja jonë me diasporën, e cila është një mundësi shumë e madhe, që dikush thotë ‘mbasi na sillni 1 miliard euro në Shqipëri, hajde tani të votojmë që ta rrahim këtë që kam në krah, se nuk e rrah dot vetë’ apo dikush tjetër që thotë ‘hajde më votoni mua se do të marrim pasaportën që ju çon në Europë’, ndërkohë që ata janë europianë,” u shpreh z. Idrizi.
PDIU-ja shpreson deri në dy mandate të sigurta në qarkun e Tiranës dhe për fitoren e koalicionit të djathë më 11 maj.
“Në Tiranë e kemi plotësisht të mundshme nga pikëpamja numerike që të kemi edhe një mandat të dytë për PDIU-në. Besoj që edhe koalicioni opozitar, pavarësisht sondazheve që kanë filluar të përmirësohen, do t’i kalojë mandatet e duhura dhe rezultatet e 2021-it,” tha kreu i PDIU-së.
Tag: idrizi
-

Aleat i Berishës, por kundër Belerit! Idrizi: Do turpëronte çdokënd, nëse do e kishte kandidatin e tij
Shpëtim Idrizi dhe Fredi Beleri
TIRANË-Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi.
Për kreun e PDIU, Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, teksa nuk e cilësoi veten në një “çadër” me të, ndonëse është pjesë e koalicion PD dhe ASHM.
“Nuk kam ndërruar dhe nuk do të ndërroj mendim për ato që kam thënë. Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, sot e kemi eurodeputet. Nuk i kam hyrë faktit nëse ishte e drejtë apo jo për ato 7 vota. Është i dënuar për poshtërimin e republikës së Shqipërisë. Është recidivist dhe më tregon Epirin dhe Çamërinë. Ai flet me terma irredentistë. Ajo është zgjidhje e Berishës, por unë nuk jam në një çadër me Fredi Belerin. Po unë nuk mund t’i jap kënaqësinë dikujt që ta nxjerrë çështjen çame jashtë parlamentit”, tha Idrizi në ‘Debat’. -

Shpërthen aleati i Berishës: Fredi Beleri do turpëronte çdokënd, nëse do e kishte kandidatin e tij
Shpëtim Idrizi komentoi në Debat praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi.
Për kreun e PDIU, Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, teksa nuk e cilësoi veten në një “çadër” me të, ndonëse është pjesë e koalicion PD dhe ASHM.
“Nuk kam ndërruar dhe nuk do të ndërroj mendim për ato që kam thënë. Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, sot e kemi eurodeputet.
Nuk i kam hyrë faktit nëse ishte e drejtë apo jo për ato 7 vota.
Është i dënuar për poshtërimin e republikës së Shqipërisë. Është recidivist dhe më tregon Epirin dhe Çamërinë.
Ai flet me terma irredentistë. Ajo është zgjidhje e Berishës, por unë nuk jam në një çadër me Fredi Belerin.
Po unë nuk mund t’i jap kënaqësinë dikujt që ta nxjerrë çështjen çame jashtë parlamentit”, tha Idrizi. -

“Nuk jam në një çadër me Belerin”, Idrizi: Është zgjedhje e Berishës, por turp për çdo parti që…
Shpëtim Idrizi komentoi në Debat praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi.
Për kreun e PDIU, Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, teksa nuk e cilësoi veten në një “çadër” me të, ndonëse është pjesë e koalicion PD dhe ASHM.
“Nuk kam ndërruar dhe nuk do të ndërroj mendim për ato që kam thënë. Fredi Beleri do të turpëronte çdo parti politike shqiptare që ta kishte për kandidat, sot e kemi eurodeputet.
Nuk i kam hyrë faktit nëse ishte e drejtë apo jo për ato 7 vota.
Është i dënuar për poshtërimin e republikës së Shqipërisë. Është recidivist dhe më tregon Epirin dhe Çamërinë.
Ai flet me terma irredentistë. Ajo është zgjidhje e Berishës, por unë nuk jam në një çadër me Fredi Belerin.
Po unë nuk mund t’i jap kënaqësinë dikujt që ta nxjerrë çështjen çame jashtë parlamentit”, tha Idrizi. -

Shpëtim Idrizi: E fitoj mandatin tim në Tiranë
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se është pothuajse i sigurt që do ta fitojë mandatin e tij si deputet në zgjedhjet e 11 majit, edhe përse është në listën e hapur të aleancës PD dhe ASHM në Tiranë.
”PDIU historikisht ka luajtur nga 12 500 deri në 13 mijë vota në Tiranë, siç ka qenë dhe në 2017. Në të gjithë historikun elektoral, ka qenë e përsëritur kjo peshë me deviacione të vogla. Pra pesha jonë është aty.Duke qenë kryetari në listë të hapur do ketë dhe një angazhim plus. E rëndësishme është që të jemi fitues me dinjitet dhe votat tona të jenë më shumë se një mandat. Edhe po nuk e mora nuk do të jetë një tragjedi. Unë kam qenë dhe herë tjetër jashtë parlamentit, por unë jam shumë i fokusuar që të marrim mandatin”.
-

“Çfarë prisni të bëj tani, a doni t’ia marr këngës?”! Flamurtari u ngjit në Superiore, Sinan Idrizi: Po ia nis me Tumankuqen dhe e mbyll me këngë labe
Flamurtari është rikthyer në Superiore pas 5 sezoneve. Vlonjatët janë rikthyer në vendin që i takon, në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë Sinan Idrizi ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, ku jo vetëm që ka komentuar këtë ngjitje në Superiore, por është shprehur i sigurt se Flamurtari do të kthehet menjëherë duke thënë fjalën e tij në elitë që në sezonin e ardhshëm, pa diskutuar më histori mbijetese apo rënie.
“Kaluam një kalvar të gjatë mundimesh dhe tani jemi aty ku e kemi merituar të jemi. 5 vite jashtë Superiores, ishte një ëndërr e keqe e tej zgjatur. Jam përpjekur të bëj punën time dhe të respektoj Flamurtarin. Gjithë dështimet i marrë unë përsipër, suksesi i takon këtyre djemëve. Flamurtari i ri do të rris konkurrencën dhe cilësinë. Të jeni të sigurt se Flamurtari do të jetë i denjë për të konkurruar në nivelet e elitës së futbollit shqiptar dhe do të jemi vlerë e shtuar, këtë e them me përgjegjësi të plotë. Flamurtari do të jetë një lokomotivë e elitës së futbollit shqiptar, për këtë të jeni të sigurt, ka shumë ndryshe nga para 5 vitesh”, tha Idrizi.
I pyetur nga moderatori Altin Sulce për ftohtësinë e tij në deklaratë edhe pas këtij momenti emocionues, batuta e Idrizit nuk mund të mungonte. “Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bëj tani dhe se çfarë prisni. A doni t’ia marr këngës? E nis në fillim me Tumankuqen dhe pastaj e mbyll me këngë labe”, tha Idrizi. /Sport Ekspres/? -

“Nuk është dëgjuar kurrë zëri për Çamërinë”/ Idrizi: Vetëm PDIU e ka kthyer nga një tabu, në kauzë shtetërore
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, është shprehur se çështja çame mbetet një amanet i shenjtë dhe një pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar.
Nga një takim ku nderoi kontributin historik të Shoqatës Çamëria, Idrizi tha se vetëm PDIU e ka kthyer Çamërinë nga një tabu në një kauzë shtetërore
“Çamëria nuk është thjesht kujtim por detyrim dhe përkatësi për të gjithë ne. Nuk është thjesht një plagë historike, por është një test për ndërgjegjen mbarëkombëtare. Ka pasur plot parti por nuk është dëgjuar kurrë zëri për Çamërinë, për ne është një amanet. Për ta ka qenë një tabu, për ne është një shpresë. Jemi këtu për të ndrequr të ardhshmen.
Vetëm PDIU e ka bërë Çamërinë kauzë. Vetëm PDIU e ka kthyer nga një tabu në një kauzë shtetërore”-u shpreh Idrzi.
Top Channel
-

Gjykata e Athinës dënon me 32 vite burg shqiptarin, para 2 vitesh plagosi tre persona
Gjykata e Athinës ka dënuar me 32 vite burg, 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi. Ai akuzohet si autor i plagosjes së tre personave nga Kreta në dhjetor të vitit 2023. Ngjarja ndodhi pas një konflikti çasti, ku Idrizi qëlloi me armë zjarri drejt dy vëllezërve dhe shoku të tyre.
38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen, ndërsa pak javë më parë u vetëdorëzua tek autoritetet greke. Gjatë procedurës gjyqësore, tre të plagosurit nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë. Idrizi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku nga 32 vjet burg, duhet të vuajë vetëm 20 vjet.
Kush është Nardi alias Fatbardh Idrizi
Nardi Ismet Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait.
Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te një karburant, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Në një episod në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj. Rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012. Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.
Në prill 2024, Nardi Idrizi u shpall sërish në kërkim nga policia greke si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura nga grabitës të ndryshëm.
Në shkurt 2024, policia greke arrestoi vëllain e Nardit, Joni Idrizi, pasi kërkohej në Shqipëri për thyerje të masës së sigurisë. Edhe ai rezulton i dënuar më parë në Shqipëri në vitin 2012 për grabitje me armë në banka, kazino e karburante. -

Plagosi me armë 3 persona/ E pëson keq shqiptari në Greqi, ja me sa vite burg dënohet (Emri)
Çekiçi i drejtësisë ra rëndë të hënën në Gjykatën e Jurisë të Athinës, ku u shqiptua një dënim me 32 vite burg për 38-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 39 vjec, nga Vlora, për sulmin ndaj tre të rinjve nga Kreta në dhjetor 2023 në Gazi.
Tre të plagosurit, dy vëllezërit dhe shoku i tyre nga Malia, kanë pasur fatin të shmangin më të keqen, pasi autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke i synuar drejtpërdrejt në kokë dhe duke qëlluar pas shpine, dhe kjo për shkak të një keqkuptimi të parëndësishëm.
Bëhet me dije se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen deri pak para nisjes së gjykimit, kur kishte informacione se ai do të dorëzohej, pas dëmshpërblimit financiar që u dha tre viktimave. Megjithatë, sipas letrës së tyre drejtuar kryetarit të trupit gjykues, dy nga të plagosurit nuk mundën të merrnin pjesë në gjykim.
Gjatë procedurës, tre viktimat, edhe pse të kompensuara, nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë. Përfundimisht, Gjykata me juri të perzier vendosi një dënim total prej 32 vitesh burg për 39-vjeçarin shqiptar, nga të cilat 20 vjet duhet t’i vuajë.
NGJARJA
Dy vëllezër nga Kreta, së bashku me shokun e tyre kishin ardhur për disa orë në Athinë për të festuar festën e beqarisë së njërit prej tyre. Teksa po ecnin në rrugë, ata debatuan me pasagjerët e një fuoristrade. Pak metra më poshtë mjeti ndaloi dhe prej tij zbriti shoferi bashkë me pasagjerin. Pasoi një përleshje dhe një nga personat që ndodhej në fuoristradë hapi zjarr duke plagosur në kokë tre të rinjtë.
Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjec. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.
Nardi Ismet Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait. Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te një karburant, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Në një episod në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj. Rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012. Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.
Në prill 2024, Nardi Idrizi u shpall sërish në kërkim nga policia greke si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura nga grabitës të ndryshëm.
Në shkurt 2024, policia greke arrestoi vëllain e Nardit, Joni Idrizi, pasi kërkohej në Shqipëri për thyerje të masës së sigurisë. Edhe ai rezulton i dënuar më parë në Shqipëri në vitin 2012 për grabitje me armë në banka, kazino e karburante. -

Plagosi me armë 3 persona, dënohet me 32- vite burg shqiptari në Greqi (Emri)
38-vjeçari shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, është dënuar nga Gjykata e Athinës, me 32 vite burg për sulmin ndaj tre të rinjve nga Kreta në dhjetor 2023 në Gazi.
Tre të plagosurit, dy vëllezërit dhe shoku i tyre nga Malia, kanë pasur fatin të shmangin më të keqen, pasi autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke synuar drejtpërdrejt në kokë dhe duke qëlluar pas shpine, dhe kjo për shkak të një keqkuptimi të parëndësishëm.
38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen deri pak para nisjes së gjykimit, kur kishte informacione se ai do të dorëzohej, pas dëmshpërblimit financiar që u dha tre viktimave. Megjithatë, sipas letrës së tyre drejtuar kryetarit të trupit gjykues, dy nga të plagosurit nuk mundën të merrnin pjesë në gjykim për arsye shërimi.
Gjatë procedurës, tre viktimat, edhe pse të kompensuara, nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë. Gjykata me juri të përzierë vendosi një dënim total prej 32 vitesh burg për 39-vjeçarin shqiptar, nga të cilat 20 vjet duhet ti vuajë.
