Tag: idrizi

  • “PDIU është shkatërruar!”/ Dashamir Tahiri: Shpëtim Idrizin çamët e kanë shkarkuar nga puna

    “PDIU është shkatërruar!”/ Dashamir Tahiri: Shpëtim Idrizin çamët e kanë shkarkuar nga puna

    Ish-deputeti Dashamir Tahiri, ka deklaruar se “Shoqata Çamëria” po kalon një proces ringritjeje të strukturave. 
    Ai akuzoi kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si personin përgjegjës për dobësimin e strukturave të shoqatës, duke theksuar se komuniteti çam, sipas tij, “e ka larguar nga puna”. 
    “Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan”, tha ai për News 24. 
    Më tej ai u shpreh se “çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi”. 
    Dashamir Tahiri: Sot është Shoqata Çamëria në ringritje, se siç e dini, janë shkatërruar të gjitha dhe po ringrihen. Janë mbledhur nga komuniteti çam, shqiptarët e Çamërisë. Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para. 
    Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi, çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan. 

  • Pagoi 47 herë Facebook-un/ Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale

    Pagoi 47 herë Facebook-un/ Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale

    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e para që dorëzon raportin financiar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Shpëtim Idrizi deklaron se ka dalë me borxhe nga fushatë, teksa rezulton se ka paguar 47 fatura për reklama në Facebook. Sipas raportit e siguruar ekskluzivisht nga Report TV, del se askush nuk e ka sponsorizuar PDIU-në në këtë fushatë.
    3 nëntori është afati i fundit për çdo parti, për të dhënë llogari në KQZ për çdo qindarkë që kanë shpenzuar për fushatën e 11 majit.
    Bashkë me raportin, partitë duhet të dorëzojnë fatura për çdo shpenzim që kanë bërë si dhe prova për çdo dhurim financiar që kanë pranuar nga kompanitë apo individët.
    Partia e parë që e ka përmbushur këtë detyrim, është PDIU-ja e Shpëtim Idrizit.
    Në raportin e siguruar nga Report TV, kjo parti nuk ka pasur asnjë sponsor apo dhurim për fushatën, por ka përdorur rreth 18 mijë euro të dhëna nga shteti për zgjedhjet, si dhe 40 mijë euro që i ka pasur të kursyera në arkën e partisë.
    Sipas të dhënave, PDIU ka dalë nga fushata me borxhe, pasi ka ende mbi 1 mijë euro shpenzime të papaguara.
    Numrin më të lartë të faturave, partia e Shpëtim Idrizit i ka për pagesa në rrjetin social, Facebook. Plot 47 të tilla, me një shpenzim total, rreth 14 mijë euro vetëm për reklama në këtë platformë.
    PDIU, falë marrëveshjes me Berishës, siguroi një vend të sigurt për Mesila Dodën në listën e mbyllur në Tiranë, ndërsa vetë Idrizi që kandidoi në listat e hapura, mori vetëm 1940 vota, dhe nuk mundi të hynte në Parlament.
    SHIFRAT E PDIU-SË
    Dhurime: 0
    Shpenzime: 5,872,474 lekë
    Fonde publike: 1,792,735
    Rezerva të partisë: 4,079,739
    Borxhe:113,886

  • Kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja

    Kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi në funksion të takimeve qe opozita po zhvillon me aleatët, për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie.
    Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Elda Menga, mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një koalicion ai që do të mbështesë kandidatin e opozitës.
    Idrizi ka mbështetur përpjekjen e Partisë Demokratike për të zgjeruar koalicionin opozitar për zgjedhjet e parakohshme./tch/

  • Kandidati i PD për kryebashkiak në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja

    Kandidati i PD për kryebashkiak në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi në funksion të takimeve qe opozita po zhvillon me aleatët, për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie.

    Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Elda Menga, mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një koalicion ai që do të mbështesë kandidatin e opozitës.
    Idrizi ka mbështetur përpjekjen e Partisë Demokratike për të zgjeruar koalicionin opozitar për zgjedhjet e parakohshme.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Idrizi takohet me Nokën

    Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Idrizi takohet me Nokën

     

    Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

    Gjatë bisedës është shfaqur një mirëkuptim për të mbështetur një koalicion i cili do të përzgjedhë kandidatin e përbashkët opozitar për kryetar të Bashkisë Tiranë.

    Idrizi shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e Partisë Demokratike për zgjerimin e koalicionit opozitar dhe harmonizimin e qëndrimeve për zgjedhjet e parakohshme.

    Gjatë ditëve të fundit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë zhvilluar takime me përfaqësues të partive opozitare për të arritur konsensus për një emër të përbashkët që do të mbështetet në zgjedhjet e parakohshme bashkiake në Tiranë.

     

  • Sinan Idrizi e kishte paralajmëruar! Vora mund Flamurtarin dhe në vendin e 2 në Superiore, Dinamo ngec me Bylisin e 10 lojtarëve

    Sinan Idrizi e kishte paralajmëruar! Vora mund Flamurtarin dhe në vendin e 2 në Superiore, Dinamo ngec me Bylisin e 10 lojtarëve

    Përpara se të fillonte ky kampionat, ky sezon, në një intervistë për emisionin “Skaner”, Sinan Idrizi kishte paralajmëruar befasinë që do të bënte Vora në Superiore: “Vlorës hiqi një L dhe bëhet Vora. Ajo do të jetë befasia e këtij sezoni, ka një president që është i cmendur për futbollin”, tha Idrizi.
    Sot Vora është përballur pikërisht kundër Flamurtarit dhe ka fituar në shifrat 1-0. Goli i Da Silvës në minutën e 13 vendosi historinë e këtij takimi. Me këtë fitore, Vora renditet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e parafundit me dy pikë. Nga krahu tjetër Bylisi ka marrë një pikë të cmuar në transfertë ndaj Dinamos, 0-0. Bylisi luajti me 10 lojtarë për shumë kohë pasi në të 68 Peralta do të ndëshkohej me karton të kuq pas goditjes të palejuar ndaj Bruno Ditës. /Sport Ekspres/
     
     

  • “Po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre”/ Reagon banori i revoltuar: Mungesë transparence nga shteti

    “Po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre”/ Reagon banori i revoltuar: Mungesë transparence nga shteti

    Isuf Idrizi, banor i zonës së Durrësit, i ftuar mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, tha se banorët autoktonë dhe bizneset familjare po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të projekteve të mëdha ndërtimore që po zhvillohen në qytet.
    Ai shpjegoi se pjesa e tij e pronës është ndërtuar në vitin 1997 me leje ndërtimi, ndërsa ngjitur ndodhet shtëpia e prindërve të tij, një ndërtesë historike mbi 200-vjeçare, e cila nuk ka dalë në listat e shpronësimeve dhe nuk do të prishet.
    Isuf Idrizi theksoi se situata është selektive dhe padrejtësisht disa pronarë, si ai, po përfshihen në programin e shpronësimeve, ndërkohë që shtëpi të tjera që ndodhen në të njëjtën zonë, përfshirë banesa të njohura, nuk preken.
    Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet dhe informacionin për shpronësimin e ka mësuar vetëm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga autoritetet lokale.

  • SYRI TV/ Kërcënimi i gazetarëve të emisionit ‘Piranjat’, reagimi qesharak i Sinan Idrizit

    SYRI TV/ Kërcënimi i gazetarëve të emisionit ‘Piranjat’, reagimi qesharak i Sinan Idrizit

    Presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi ka reaguar në mënyrë qesharake, pas incidentit të rëndë ku u dhunuan gazetarët e emisionit Piranja. Teksa jusfitikoi dhunën ndaj tyre, Idrizi shfrytëzoi fantazinë duke folur për persona të kamufluar, të cilët mbanin me vete armë të sofistikuara.

    SYRI TV

    Presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi ka bërë një reagim qesharak, pas incidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku u dhunuan dhe kërcënuan gazetarët e emisionit investigative Piranjat. Në një postim të shpërndarë në faqen e kulbit Flmurtari, Sinan Idrizi ka shfrenuar fantazinë, duke folur për persona të kamufluar si gazetarë, të cilët sipas tij mbanin dhe armë të sotifiskuara.

    ‘Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.’Kujtojmë se një nga personat që shoqëronte Presidentit të Tiranës Refik Halili identifikuar si Mired Reçi, djali tezez së zv.kryeministres Belinda Balluku, kërcënoi gazetarin e Piranjave, se do ta merrte peng e do ta fuste në bagazhin e makinës.  Ky veprim skandaloz, është përshendetur nga presidenti Flamurtarit Sinan Idrizi, I cili ka falenderuar për këtë drejtuesit e Tiranës.

    ‘Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës. Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.’

    Reagimi qesharak i Sinan Idrizit, vjen 24 orë pas incidentit të rëndë të ndodhur në Selman Stërmasi, ku gazetarët e emisionit Piranja, ranë pre e dhunës dhe kërcënimeve. Pasi justifikoi dhunimin skandaloz të gazetarëve, Sinan Idrizi nuk tha asnjë përgjigje për pyetjet e Piranjave, që lidheshin me shkarkimin e  2 punonjësve të tij.

  • Dhunuan gazetarin në stadium! Sinan Idrizi: Agjentë të kamufluar, kishin armë të sofistikuara

    Dhunuan gazetarin në stadium! Sinan Idrizi: Agjentë të kamufluar, kishin armë të sofistikuara

    Edon Kuqi dhe Sinan Idrizi

    TIRANË-Pas incidentit të rëndë pasditen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi, ku gazetari investigativ i emisionit Piranja, Edon Kuqi u dhunua dhe kërcënua, teksa po kryente detyrën e tij nga aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, ky i fundit ka shprehur pretendimet e tij në lidhje me rastin.
    Në një postim në rrjetet sociale, klubi Flamurtari i ka quajtur gazetarët si një grup kriminal të kamufluar si punonjës të medias. Gazetari Edon Kuqi dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave sipas denoncimeve nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Por në përgjigje mori kërcënime, iu mor telefoni dhe u nxorr jashtë nga truprojat e biznesmenit.
    Përpos pamjeve nga incidenti, ekipi i futbollit shprehet se gazetarët kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara. Sa i përket ndërhyrjes në sherr të presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori me forcë telefonin gazetarit, klubi e falenderon për kontributin e shpejtë.
    REAGIMI:
    Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij. Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit. Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve. Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës. Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.

  • Pasi i dhunoi në stadium, Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara…

    Pasi i dhunoi në stadium, Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara…

    Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gazetari Edon Kuqi i emisionit investigativ “Piranjat” dhe operatori i tij u përballën me një incident serioz që ngre shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri.
    Ekipi i “Piranjave” ishte në stadium për të marrë përgjigje nga Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania dhe presidenti i klubit Flamurtari, për dy sanitare të kompanisë që, sipas denoncimeve, nuk kishin marrë pagat ose sigurimet shoqërore.
    Kur gazetari insistoi për informacion, Idrizi thuhet se ka reaguar me arrogancë dhe gjuhë të papranueshme.
    Situata u përshkallëzua kur Refik Halili, presidenti i Tiranës, i mori me forcë telefonin gazetarit. Më pas, truprojat i nxorrën me dhunë gazetarin dhe operatorin, madje njëri prej tyre i kërcënoi se do i fuste në bagazh të makinës.
    Ndërkohë ditën e sotme klubi vlonjat, ka bërë një reagim që lë këdo të habitur. Në një postim në rrjetet sociale, klubi vlonjat i quan gazetarët si një grup kriminal të kamufluar si gazetarë.
    Gjithashtu më tej thuhet se ata kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara. Një skenar ky tipik filmash nga ana e Flamurtarit teksa ky version absurd bie ndesh me dëshmitë e gazetarëve dhe reagimet e organizatave të medias, të cilat flasin për dhunë e kërcënime të ushtruara pikërisht nga Idrizi dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili.
    Akuza për “gazetarë të armatosur” konsiderohet jo vetëm e pabazë, por edhe e rrezikshme, pasi synon të diskreditojë median dhe të devijojë vëmendjen nga dhuna e ushtruar nga drejtuesit e klubit.
    Postimi i Flamurtarit:
    Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij.
    Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit.Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.
    Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës.Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.