Tag: idetë

  • Koncerti recital i kompozitorit Nestor Kraja

    Koncerti recital i kompozitorit Nestor Kraja

    Në datën 15 nëntor në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve u mbajt një koncert me veprat e kompozitorit Nestor Kraja. Ai kishte përzgjedhur këtë mbrëmje disa nga veprat e tij të cilat, sipas intervistës me autorin kërkonin “të tregonin karakteristikat e stilit kompozicional, por dhe  përthyerjet në kohë të ndryshme”, duke nisur në fillimet e viteve 90′. Ato shpalosën një gamë të gjerë gjinish muzikore, që nga romanca vokale, kuarteti apo kuinteti i harqeve e deri tek Poema Simfonike për orkestër e shkruar kohët e fundit. Në koncert morën pjesë disa nga artistët e njohur të skenës shqiptare si Lorenc Radovani, Gëzim Belegu, Klejda Tare, Nina Muho Silvana Skënderi, Gridi Kraja etj.
    Pjesëmarrja e orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit mbylli koncertin me lojën dhe mjeshtërinë e saj, e përcjellë nga duartrokitje të gjata të spektatorëve. Duke shfletuar titujt e veprave të përzgjedhura, por dhe idetë që ato transmetuan në sallë vërejmë një sërë tematikash, që shkojnë nga ato rinoret me temën e dashurisë (kujtimi i dashurisë së humbur- romanca Plepi), temën e përpjekjes ekzistenciale që shpaloste Kuinteti me Flaut i shkruar në vitin 1997, gjendja emocionale që shkaktojnë në çdo rast enigmat që ndeshim përpara (si tema bazë e pjesës për piano solo me titullin “Enigma”), si dhe deri tek tematika apo idetë universale të Poemës Simfonike “Laokonti”. Sipas prezantimit në sallë kjo vepër mbështetet mbi mitin e lashtë të priftit Laokont, të cilit perëndesha Era, e cila mbështeste ushtrinë greke i dërgoi dy gjarpërinj për të mos treguar mashtrimin e Kalit të Trojës. Pra, Laokonti u përpoq të zbulojë mashtrimin e grekëve, ndërkohë që perënditë kishin vendosur shkatërrimin e Trojës. Ide këto të mëdha aq sa vjetërsia e tyre shkaktuan gjendje të forta emocionale në sallë. Përmes tyre kompozitori shpalosi një nga karakteristikat e krijimtarisë së tij: Kërkesën për të komunikuar hapur dhe me tematika të mprehta e aktuale me publikun.
    Siç ai shprehet në intervistë: “arti muzikor në thelbin e tij ka komunikimin e ideve të mëdha apo të vogla, por që ngjallin gjendje të forta emocionale tek dëgjuesit. Drejtimet e tjera artistike janë muzikë dëfryese e largët për mendimin apo inteligjencën njerëzore. Në të gjitha arritjet e saj madhore muzika ka rrezatuar pikërisht mjeshtërinë dhe inteligjencën e ndërthurjes së tingujve për të përhapur ide të mëdha të jetësore”. Kjo vepër është vepra e tretë simfonike e Krajës shkruar katër vitet e fundit dhe të ekzekutuara nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, të cilat kanë lënë mbresë tek artdashësit dhe në radhët e profesionistëve muzikës. E para, e titulluar “Vallja e Shtrigave” (2022) është një Kapriç Simfonik tepër miklues përsa i përket materialeve të saj tematike dhe artikulon idetë e një shthurjeje të shumfishtë që autori ndjen në jetën aktuale të vendit. E dyta, poema simfonike “Imazhe digjitale” (2023) pasqyron përplasjen midis të bukurës (tema e dytë) dhe  falsitetit dhe aparencës, që shfaqet në jetën e përditshme si një përplasje e dy filozofive që ballafaqohen kudo në jetën e përditshme.  Kështu, kompozitori Nestor Kraja shfaqet si një krijues që rrok tema aktuale me dimensione njerëzore e jetësore.

  • Zgjedhjet në Mat/ Kandidatja e pavarur: Mbetem socialiste ndonëse idetë tona u ndanë…

    Zgjedhjet në Mat/ Kandidatja e pavarur: Mbetem socialiste ndonëse idetë tona u ndanë…

    Suzana Pasha, kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit ka votuar pak momente më parë.
    Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë.
    Ajo u ndal tek bindja e saj politike, duke thënë se ka qenë dhe është socialiste, ndonëse idetë e tyre u ndanë.
    “Faleminderit të gjithë qytetarëve te Matit, u kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Jam krejt e qetë, vota është e lirë, procesi është i qetë, i lirë dhe i barabartë. U bëftë më e mira dhe fitoftë më i miri.
    Në këtë fushatë kam qenë e vetme, problematika kam hasur por lej organet ligj zbatuese të bëjnë punën e tyre. Skam pasur kërcënime, zgjedhja ime ka qenë e lirë, unë kam qenë dhe do të vijoj që të jem socialiste. Është partia ime e zemër. Unë mendoj që duhet të isha unë kandidate dhe ndaj garoj e pavarur”, u shpreh ajo.

  • Hëna në Dem! Nga sot, 3 shenja Horoskopi presin surpriza të mëdha financiare

    Hëna në Dem! Nga sot, 3 shenja Horoskopi presin surpriza të mëdha financiare

    Më 5 nëntor 2025, Hëna në Dem sjell mundësi të reja për rritje dhe prosperitet për tre shenja të zodiakut . Kjo fazë rrit kreativitetin, komunikimin dhe aftësinë për t’u lidhur me njerëzit, duke hapur rrugën për suksese të rëndësishme. Energjia e ditës inkurajon punën në grup, idetë e reja dhe të menduarit përtej kufijve të zakonshëm, duke hedhur themelet për përparim personal dhe profesional.
    BinjakëtHëna në Dem nxjerr në pah shkëlqimin e tyre natyror dhe lehtëson realizimin e ideve të tyre. Çdo gjë duket më e realizueshme dhe e lehtë, ndërsa Binjakët mund të krijojnë kushtet ideale që prosperiteti të zhvillohet në jetën e tyre. Fjalët, idetë dhe koha e tyre tërheqin ata përreth tyre, dhe veprimi i tyre krijues lë një ndjenjë kënaqësie. Kjo është koha e duhur për të kapur mundësi të reja dhe për të lëvizur me vendosmëri drejt qëllimeve që i frymëzojnë.
    PeshorjaHëna në Dem aktivizon mendimin e Peshores, duke e kthyer atë në mënyra për të përmirësuar jetën e tyre. Më 5 nëntor, një energji çon në një tjetër, duke krijuar kushtet për diçka të veçantë. Prosperiteti vjen nga të menduarit përtej kufijve aktualë, ndërsa mësimdhënia, botimi ose bashkëpunimet mund të sjellin rritje të konsiderueshme. Aftësia për të komunikuar dhe për të shprehur qartë vlerat e tyre do t’u sjellë atyre sukseset e dëshiruara dhe bollëkun që kërkojnë.

    AkrepiMe Hënën në Dem, vëmendja e Akrepëve kthehet te financat dhe e ardhmja që duan të krijojnë. Më 5 nëntor, ata janë gati të marrin vendime që kombinojnë stabilitetin dhe lirinë. Është koha për të ripërcaktuar kuptimin e prosperitetit dhe për të lënë pas frikën dhe kufizimet, duke përdorur besimin dhe transformimin si udhërrëfyes për suksesin e tyre.
    /vizionplus.tv

  • Zbulo çfarë të pret sot sipas horoskopit, surpriza, dashuri dhe ndryshime të mëdha për disa shenja

    Zbulo çfarë të pret sot sipas horoskopit, surpriza, dashuri dhe ndryshime të mëdha për disa shenja

    DashiEnergjia juaj është në rritje dhe sot do ndiheni gati për të marrë iniciativa të reja. Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja, dikush me ndikim mund t’ju mbështesë. Kujdes me shpenzimet impulsive.
    DemiNjë ditë që kërkon durim dhe vetëpërmbajtje. Mos e humbni qetësinë në marrëdhënie pune apo dashurie. Mbrëmja sjell një moment qetësie që ju rikthen balancën e brendshme.
    BinjakëtKomunikimi është arma juaj më e fortë sot. Një bisedë e thjeshtë mund të hapë dyer të reja në karrierë. Në aspektin personal, jini më të sinqertë me ndjenjat tuaja.

    GaforrjaFokusi është te familja dhe çështjet emocionale. Dikush i afërt ka nevojë për mbështetjen tuaj. Mos e shtyni një vendim që lidhet me shtëpinë, është momenti i duhur për ta marrë.
    LuaniAmbicia ju shtyn përpara, por ruani përulësinë në komunikim me kolegët. Një projekt që ka qenë në pritje mund të rifillojë me sukses. Në dashuri, jeni gati për një hap të ri.
    VirgjëreshaSot kërkohet pragmatizëm dhe organizim. Mos e lini asgjë për nesër, sidomos nëse lidhet me detyra profesionale. Në aspektin sentimental, një bisedë e qetë sjell qartësi.
    PeshorjaHarmonia është fjala kyçe e ditës. Do ndiheni më të lidhur me njerëzit që ju rrethojnë. Një mundësi e mirë financiare mund të paraqitet papritur, shfrytëzojeni me mençuri.
    AkrepiIntuita juaj është e fortë dhe ju udhëzon drejt vendimeve të duhura. Sot mund të merrni një lajm që ndryshon diçka në planet afatshkurtra. Në dashuri, lërini ndjenjat të flasin vetë.
    ShigjetariEnergjia e ditës ju shtyn drejt udhëtimeve ose përvojave të reja. Është momenti i duhur për të dalë nga rutina. Një njohje e re mund të sjellë frymëzim dhe optimizëm.
    BricjapiKarriera kërkon përkushtim, por mos harroni pushimin. Mund të ndiheni të mbingarkuar, prandaj bëni një hap prapa për të rifituar qartësinë. Në dashuri, tregoni më shumë fleksibilitet.
    UjoriKreativiteti dhe idetë origjinale ju dallojnë sot. Bashkëpunimet janë të favorizuara, veçanërisht me njerëz nga fusha të ndryshme. Një surprizë e këndshme në aspektin sentimental.
    PeshqitEmocionet janë të thella, por mund të ndiheni të paqëndrueshëm. Kërkoni qetësi dhe shmangni vendimet e nxituara. Në mbrëmje, një moment reflektimi do ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2025

    Showbiz E Hënë, 3 Nëntor 2025 09:02
    Dashi
    Do të jetë një ditë stimuluese për ju. Do të ndiheni shumë mirë dhe nuk do të keni problem ta kanalizoni të gjithë energjinë tuaj në aktivitete të ndryshme. Sado krijuese që janë idetë tuaja, ato mund të mos i përshtaten të gjithëve. Jini bindës dhe do ta arrini qëllimin tuaj.

    Demi

    Kini kujdes të mos e humbni mendjen sot. Po e provoni këtë moment këto ditë, megjithëse natyra juaj e guximshme është kufizuar nga problemet financiare dhe profesionale. Është e kotë të ushqeni iluzione madhështore për momentin. Nëse ju këshillohet të jeni më konservatorë, merrni parasysh sugjerimin.

    Binjakët
    Sot, koha do të “ngrijë” dhe madje do të duket sikur do të shkojë pas. Përdoreni këtë pauzë për të reflektuar mbi motivimet tuaja. Aktualisht po zgjidhni pyetje që kanë të bëjnë me fatin e një personi tjetër. Ndoshta duhet të kaloni të njëjtën kohë duke menduar edhe për fatin tuaj.
    Gaforrja
    Klima është e tensionuar sot. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe një dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të ngurroni të bëni ndonjë lëvizje të vërtetë në atë drejtim. Gjykimi juaj ju tregon se ankesat që nuk çojnë në veprim janë të pakuptimta.
    Luani
    Mund ta interpretosh ditën që të pret si një pyetje të hapur rreth teje. Mund të kesh vënë re disa aspekte fizike ose psikologjike me të cilat nuk ndihesh rehat. Dita që të pret mund të të detyrojë të ndërmarrësh veprime për të korrigjuar atë qëndrim. Do të arrish shumë nëse i ndan shqetësimet e tua me një mik ose të afërm.
    Virgjëresha
    Ndonjëherë njerëzit mund t’ju qortojnë se nuk jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhënie. Pozicionet planetare do t’ju ndihmojnë të jeni më të ndjeshëm. Do të ndiheni sikur papritmas keni një aftësi shumë më të madhe për të dëgjuar.
    Peshorja
    Ke një talent të pazakontë për ta bërë një situatë të duket më pak dramatike. Do të jesh ti ai që i qetëson njerëzit dhe do të jesh në gjendje ta përmbledhësh situatën në mënyrë objektive pa panik ose ekzagjerim.
    Akrepi
    Guxo të shprehësh idetë e tua pa pasur frikë. Kjo është ajo që konfigurimi planetar ka për të të thënë sot. Kjo është pikërisht ajo që të pëlqen, sepse frika nga talljet në përgjithësi është rrënimi yt. Sfida për ty është të thuash qartë atë që mendon pa huazuar idetë e të tjerëve. Guxo ta bësh!
    Shigjetari
    Nëse keni ndjerë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha për ta bërë. Sigurisht që nuk ju mungon imagjinata. Thjesht shkruani dhe lërini njerëzit ta shijojnë atë. Sa I përket lidhjes në çift, mos lejoni që marrëdhënia juaj të bëhet monotone.
    Bricjapi
    Mund të keni disa hezitime të forta gjatë ditës. Mund t’ju duhet ta mbuloni të vërtetën. Do të mbështeteni nga planetet, të cilët do t’ju ndihmojnë të formuloni idetë tuaja në një mënyrë që nuk do t’i trondisë njerëzit. Madje mund t’i bindni disa prej tyre për këndvështrimin tuaj.
    Ujori
    Ka momente kur mendimi juaj i qartë zbulon pjekurinë tuaj. Nuk jeni ëndërrimtar, kështu që është e vështirë të kaloni në situata të paqarta. Nëse aktualisht jeni në një marrëdhënie sentimentale, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyer për të bërë një bilanc, por përpiquni të mos jeni shumë të ftohtë.
    Peshqit
    Gjatë ditëve të fundit, mund të jeni ndjerë disi të frustruar në iniciativat tuaja. Ose pengesat e jashtme ose kufizimet e brendshme paraqitën një sfidë të qartë. Përpara se të mund të bëni ndonjë përparim të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen. Dita që vjen mund t’ju japë një mundësi të artë.

  • “Do të jetë një ditë stimuluese për ju…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, ditën e sotme

    “Do të jetë një ditë stimuluese për ju…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, ditën e sotme

    Dashi
    Do të jetë një ditë stimuluese për ju. Do të ndiheni shumë mirë dhe nuk do të keni problem ta kanalizoni të gjithë energjinë tuaj në aktivitete të ndryshme. Sado krijuese që janë idetë tuaja, ato mund të mos i përshtaten të gjithëve. Jini bindës dhe do ta arrini qëllimin tuaj.
    Demi
    Kini kujdes të mos e humbni mendjen sot. Po e provoni këtë moment këto ditë, megjithëse natyra juaj e guximshme është kufizuar nga problemet financiare dhe profesionale. Është e kotë të ushqeni iluzione madhështore për momentin. Nëse ju këshillohet të jeni më konservatorë, merrni parasysh sugjerimin.
    Binjakët
    Sot, koha do të “ngrijë” dhe madje do të duket sikur do të shkojë pas. Përdoreni këtë pauzë për të reflektuar mbi motivimet tuaja. Aktualisht po zgjidhni pyetje që kanë të bëjnë me fatin e një personi tjetër. Ndoshta duhet të kaloni të njëjtën kohë duke menduar edhe për fatin tuaj.
    Gaforrja
    Klima është e tensionuar sot. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe një dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të ngurroni të bëni ndonjë lëvizje të vërtetë në atë drejtim. Gjykimi juaj ju tregon se ankesat që nuk çojnë në veprim janë të pakuptimta.
    Luani
    Mund ta interpretosh ditën që të pret si një pyetje të hapur rreth teje. Mund të kesh vënë re disa aspekte fizike ose psikologjike me të cilat nuk ndihesh rehat. Dita që të pret mund të të detyrojë të ndërmarrësh veprime për të korrigjuar atë qëndrim. Do të arrish shumë nëse i ndan shqetësimet e tua me një mik ose të afërm.
    Virgjëresha
    Ndonjëherë njerëzit mund t’ju qortojnë se nuk jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhënie. Pozicionet planetare do t’ju ndihmojnë të jeni më të ndjeshëm. Do të ndiheni sikur papritmas keni një aftësi shumë më të madhe për të dëgjuar.
    Peshorja
    Ke një talent të pazakontë për ta bërë një situatë të duket më pak dramatike. Do të jesh ti ai që i qetëson njerëzit dhe do të jesh në gjendje ta përmbledhësh situatën në mënyrë objektive pa panik ose ekzagjerim.
    Akrepi
    Guxo të shprehësh idetë e tua pa pasur frikë. Kjo është ajo që konfigurimi planetar ka për të të thënë sot. Kjo është pikërisht ajo që të pëlqen, sepse frika nga talljet në përgjithësi është rrënimi yt. Sfida për ty është të thuash qartë atë që mendon pa huazuar idetë e të tjerëve. Guxo ta bësh!
    Shigjetari
    Nëse keni ndjerë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha për ta bërë. Sigurisht që nuk ju mungon imagjinata. Thjesht shkruani dhe lërini njerëzit ta shijojnë atë. Sa I përket lidhjes në çift, mos lejoni që marrëdhënia juaj të bëhet monotone.
    Bricjapi
    Mund të keni disa hezitime të forta gjatë ditës. Mund t’ju duhet ta mbuloni të vërtetën. Do të mbështeteni nga planetet, të cilët do t’ju ndihmojnë të formuloni idetë tuaja në një mënyrë që nuk do t’i trondisë njerëzit. Madje mund t’i bindni disa prej tyre për këndvështrimin tuaj.
    Ujori
    Ka momente kur mendimi juaj i qartë zbulon pjekurinë tuaj. Nuk jeni ëndërrimtar, kështu që është e vështirë të kaloni në situata të paqarta. Nëse aktualisht jeni në një marrëdhënie sentimentale, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyer për të bërë një bilanc, por përpiquni të mos jeni shumë të ftohtë.
    Peshqit
    Gjatë ditëve të fundit, mund të jeni ndjerë disi të frustruar në iniciativat tuaja. Ose pengesat e jashtme ose kufizimet e brendshme paraqitën një sfidë të qartë. Përpara se të mund të bëni ndonjë përparim të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen. Dita që vjen mund t’ju japë një mundësi të artë.

  • Sacchi “skanon” Serie A: Pres më shumë nga trajnerët sesa lojtarët, idetë vlejnë më tepër se paratë

    Sacchi “skanon” Serie A: Pres më shumë nga trajnerët sesa lojtarët, idetë vlejnë më tepër se paratë

    21 Gusht 2025

    14:58

    Alfred Lleshi

    Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë një mrekulli për të mbetur konkurrues. Më intrigon Roma e re e Gasperinit dhe mbi të gjitha ndikimi i tij në një ambient të nxehtë si ai verdhekuq. A do të dijë t’i sjellë idetë e tij edhe në Romë, pas viteve të mrekullueshme në Bergamo? Është një bast i bukur”.
    Për Atalantën: “Pas epokës së Gasperinit kanë zgjedhur Juric, të cilit i duhet kohë të futet në kokën e lojtarëve”.
    Për Bologna: “Skuadër e fortë, e vendosur, luan futboll të bukur. Italiano është një trajner i shkëlqyer”.
    Për Fiorentinën me Piolin: “Mund të hyjë në grupin e kreut, sidomos nëse Kean vazhdon rritjen”.
    Nga kush e pret përmirësimin e madh: “Pres më shumë nga trajnerët sesa nga lojtarët. Idetë vlejnë më shumë se paratë. Dua të shoh ndeshje me ritme të larta. Pse në Premier League vrapojnë dyfish më shpejt se në Serie A? Sepse në Itali, sipas meje, vrapohet pak dhe keq”.

  • Xhordano Bruno: Vdekja e një filozofi në turrën e druve

    Xhordano Bruno: Vdekja e një filozofi në turrën e druve

    Romë, viti 1600. Në sheshin “Campo dei Fiori” pritet ekzekutimi i një të dënuari. Ai është një personazh i njohur, një heretik që me oratorinë e tij kishte pësuar 3 shkishërime, nga Katolicizmi në Luteranizëm, duke kaluar përmes Kalvinizmit.

    Ai guxoi ta kundërshtojë filozofinë aristoteliane, që ishte aq shumë në modë në mendimin perëndimor, dhe të vinte në dyshim konceptin e Zotin, famullitarët e të cilit ishin duke u përgatitur tashmë që ta digjnin në turrën e druve. Për vite me radhë, Xhordano Bruno brodhi nëpër Evropë duke shpallur diçka profane përmes gojës së tij.

    Dhe mëngjesin e 17 shkurtit, ai është atje përballë turmës me një gojëz që i bllokon gjuhën, në mënyrë që të mos shprehë dot fjalët e tij profane. Xhandarët e zhveshin, e tërheqin zvarrë mbi shtyllë dhe e lidhin. Turma brohoret në delir. Ajo e do atë shfaqje po aq sa Kisha kërkon vdekjen e heretikut.

    Turrës së druve i vihet zjarri, dhe flakët e mbështjellin shumë shpejt trupin e Brunos, duke i dhënë fund ekzistencës së tij tokësore. E gjithë filozofia e Xhordano Brunos bazohet në dashurinë për njohjen e natyrës, e cila për filozofin nuk është askush tjetër veçse vetë Zoti. Për të, Zoti i Kishës është edhe “Mens Super Omnia”, pra mendja mbi gjithçka, edhe “Mens Insita Omnibus”, mendja e natyrshme në çdo gjë.

    Në rastin e parë, Zoti është larg konceptimit njerëzor, dhe mund të jetë vetëm objekt besimi dhe nderimi. Por në rastin e dytë, ai është gjithashtu gjithçka që na rrethon. Nga kjo rrjedh se filozofia bruniane e konsideron njerëzimin, kozmosin dhe universin si shumë pjesë të vogla të lidhura me njëra-tjetrën, të cilat nëse bashkohen, formojnë tërësinë e Zotit.

    Por nëse Zoti është i pafundmë dhe i plotfuqishëm, si mund të ketë krijuar diçka të fundme? Pikërisht këtu Bruno distancohet nga perceptimet aristoteliane, dhe pohon diçkarevolucionare. Nuk është vetëm Toka, nuk ka vetëm një Diell. Dhe yjet që shohim në qiell nuk janë të vetmit yje që ekzistojnë.

    Ka botë të pafundme, diej dhe yje të tjerë. Por duke u rikthyer te dualizmi i Zotit, Xhordano thotë që nëse pjesa e tij “Super Omnia” është mbi qenien njerëzore, kjo “omnia” e qenësishme mund të studiohet. Kjo e ngre studiuesin në nivelin e një studiuesi të pafundësisë.

    Dhe kështu njeriu në kërkim të njohurive për përbërësin material të Zotit, përfundon të jetë vetë një imitues i Zotit.

    Më pak fjalë, dëshira për të njohur natyrën është ajo që e shtyn qenien njerëzore t’i afrohet gjendjes hyjnore përmes arsyes. Në dritën e këtij shpjegimi të shkurtër të veçorive të spikatura të filozofisë së tij, është e lehtë të imagjinohet pse Xhordano Bruno u ekzekutua më 17 shkurt 1600.

    Filipo Bruno, emri i tij i parë, lindi në Nola, në provincën e Napolit, në një datë të panjohur në vitin 1548, nga Xhovani Bruno dhe Frauliza Savolina. Që në fëmijëri shfaqi një etje të madhe për dije. Në moshën 14-vjeçare hyri në manastirin napolitan “San Domenico Maggiore”.

    Aty mori edhe emrin Xhordano. Edhe pse nuk i interesonte shumë karriera kishtare, përfitoinga anëtarësimi i tij në atë urdhër për të gëzuar një status të privilegjuar. Gjatë viteve tëstudimit lexoi shumë libra, mendimet e çdo njeriu të mençur, të krishterë apo pagan qoftë, dhe në veçanti Erazmin e Roterdamit.

    U bë prift në vitin 1572, dhe 3 vjet më vonë u diplomua për teologji. Por karakteri i tij e çonte shpesh në përplasje me vëllezërit e tij. Pikërisht gjatë një debati intelektual në vitin 1576, ai pati edhe telashet e tij të para me Zyrën e Shenjtë. Atë vit ai diskutoi mbi Arianizmin me fratin Agostino Da Montalçino, ku ngriti dyshime rreth pretendimeve heretike në lidhje me mohimin e Trinitetit.

    Për Brunon nuk është edhe aq e gabuar të mendosh se Zoti nuk është në të njëjtën kohë Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Por Agustini nuk mendonte ashtu dhe e denoncoi menjëherë tek dominikanët, që nisën kundër tij një proces për blasfemi. Kështu nisi i pari nga pelegrinazhet e tij shumta nëpër Itali dhe Evropë.

    Bruno arratiset nga Napoli dhe gjen strehë në Romë, në manastirin e Shën Mërisë. Por nga Napoli vjen shpejt lajmi se tekstet e ndaluara të Erazmit të Roterdamit janë gjetur në dhomën e tij. Ai heq veshjen si prift dhe shkon në Xhenova. I shkishëruar dhe i persekutuar nga Kisha, Bruno kalon 2 vite në Liguria, Piemonte, Veneto dhe Lombardi.

    Në vitin 1579, shkon në Bergamo dhe prej andej mbërrin në Gjenevë të Zvicrës. Duke qenëmesi e periudhës së Kundër-Reformacionit, mbështet Kalvinizmit për të fituar një vend pune në universitet. Por konfliktohet ashpër me profesorin Antuan Dë la Faje, të cilin e diskrediton publikisht, dhe e kritikon për një përgatitje filozofike të dobët të pastorëve kalvinistë.

    Autoritetet e arrestojnë me akuzën e shpifje, dhe më 27 gusht gjykohet, shkishërohet dhe detyrohet të tërheqë akuzat e tij. Bruno largohet prej andej, dhe shkon të japë mësim nëUniversitetin e Tuluzës në Francë, ku do të drejtojë katedrën e filozofisë. Atje vlerësohet për kujtesën e tij të jashtëzakonshme, të cilën e shfaq në shumë sfida me studentët dhe kolegët e tij.

    Për 2 vite ai jeton pa probleme. Por konfliktet midis katolikëve dhe hygenotëve(protestantëve) mbërrijnë në qytet, ndaj vendos të transferohet në Paris për të qenë nën mbrojtjen e mbretit Henri III, admiruesit të tij të madh. Ai e emëron si lektor mbretëror, por luftërat e gjata fetare në Francë e bindën të shkonte në Angli në prillin e vitit 1583.

    Dha në Oksford disa leksione mbi teoritë e Kopernikut, ndërsa në Londër shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme. Në vitin 1585 rikthehet në Francë, e cila nuk ishte më e njëjta. Për të ishte bërë një mjedis tepër armiqësor, ndaj një vit më vonë zhvendoset në Gjermani.

    Pas dështimeve në Mainz dhe Marburg, arrin të nisë punë si profesor në Universitetin e Vitenbergut. Për 2 vitet që pasuan shkroi vepra dhe shprehu pa frikë idetë e tij, por më pas u transferua në Pragë të Çekisë, ku nuk u prit mirë. Ndaj u end sërish mes Gjermanisë dhe Zvicrës deri në vitin 1591. Kur ishte në Frankfurt mori një ftesë nga tregtari venecian Xhovani Mosenigo.

    Ideja e kthimit në atdhe e joshi. Por Bruno nuk është budalla. Ai di që mund të përfundojë në duart e Inkuizicionit. Mendon se mund ta bindë Kishën se idetë e tij nuk kanë të bëjnë me herezinë. Ndaj shkon në Padova, por universiteti atje preferon të marrë në punë një kolegun e tij.

    Ndaj kthehet në Venecia, në shtëpinë Mosenigos, të cilit i mëson sekretet e artit mnemonik.

    Kaloi atje disa muaj dhe rreth datës 21 maj 1592, i komunikoi bamirësit se duhej të shkonte në Frankfurt për botimin e dy veprave të tij. Ka një hipotezë sipas së cilës Mosenigo e interpretoi lajmin si një justifikim nga filozofi për t’iu shmangur leksioneve të përditshme, që ia kishte premtuar në këmbim të mikpritjes.

    Tregtari venecian u ofendua shumë nga ky gjest, dhe donte të hakmerrej. Ai e denoncoi Brunon si heretik tek Zyra e e Shenjtë. Gjyqi nisi në gjysmën e dytë të vitit 1592, por Bruno dinte të mbrohet. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk i mohoi idetë e tij, por bëri disa sqarime. Jo çdo gjë që thoshte, është domosdoshmërisht në kundërshtim me doktrinën katolike, dhe të tijat janë vetëm argumente filozofike pa asnjë ambicie teologjike.

    Ai nuk e mohon ekzistencën e Zotit. Përkundrazi, përpiqet ta vendosë atë në një kontekst më të gjerë dhe më të plotë. Ai i luan mirë “letrat” e tij, dhe u duk sikur gjyqi do të kthehej në favorin të tij. Por në janarin e vitit 1593, Inkuizicioni Romak kërkoi ekstradimin e tij, dhe venecianët ranë dakord.

    Në Romë gjërat ndryshuan shumë, dhe në 7 vitet e gjata të marrjes në pyetje dhe ndoshtaedhe të torturës, filozofi ishte gati të hiqte dorë nga idetë të tij. Gjithsesi reziston, lufton, i mbron idetë e tij. Ndaj më 20 janar 1600, Papa urdhëron dhënien e dënimit.

    Më 8 shkurt, inkuizitorët hyjnë në qelinë e tij, e gjunjëzojnë dhe i lexojnë dënimin me vdekje.

    Por pikërisht kur jeta e tij është afër fundit, legjenda thotë se Bruno ngre kokën lart, sheh nësy të pranishmit dhe u thotë: Ndoshta ju dridheni më shumë në shqiptimin e kësaj fjalie sesa unë që e dëgjoj! Me ekzekutimin e tij, Bruno do të hyjë në histori si simboli i mendimit të lirë. / Vanilla Magazine – Bota.al

  • ‘Më në fund, njerëzit po bien dakord me idetë tuaja’/ Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

    ‘Më në fund, njerëzit po bien dakord me idetë tuaja’/ Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

    DASHI
    Produktiviteti juaj do të jetë mjaft i lartë sot. Kushtojeni vëmendje çdo detyre që kërkon përqendrim të madh dhe vëmendje ndaj detajeve. Nëse keni nevojë të korrigjoni gabimet, tani është momenti i duhur për ta bërë.

    DEMI
    Çrregullimet tuaja të humorit nuk do të pëlqehen nga të tjerët. Njoftojini ata për planin tuaj përpara se të veproni. Përndryshe, mund të rrezikoni produktivitetin e gjithë grupit. Kushtojini vëmendje udhëzimeve në vend që të shpikni rregullat tuaja.

    BINJAKËT
    Do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht dhe duket sikur të gjithë të tjerët janë më kritikë se kurrë. Mos vendosni pritshmëri tepër të larta. Mbani një ritëm të qëndrueshëm dhe përpiquni të mos hyni në telashe të mëdha.

    GAFORRJA
    Entuziazmi i djeshëm bie, pasi kuptoni vështirësitë e një plani të cilit e kishit menduar prej kohësh. Por kjo nuk është arsye për të hequr dorë plotësisht. Bëni ndryshimet e nevojshme, por mos u dorëzoni. Jeni ende në kohë.

    LUANI
    Më në fund, njerëzit po bien dakord me idetë tuaja. Qasja juaj konservatore dhe e kujdesshme po ju sjell përfitime të mëdha sot. Kjo e dëshmon qartë se, nëse qëndroni besnikë ndaj vetes, do të keni sukses.

    VIRGJËRESHA
    Nuk jeni duke iu kushtuar vëmendjen e duhur detajeve ditën e sotme. Kini kujdes në këtë pikë. Nëse e lini këtë detyrë të rëndësishme në duart e dikujt tjetër, ka shumë mundësi që ai apo ajo ta kryejë sipas interesave të veta.

    PESHORJA
    Idetë tuaja më praktike janë ato që do t’ju sjellin shumë benefite. Njerëzit do të vlerësojnë më shumë qëndrueshmërinë sesa fantazinë. Fitoni miratimin e të tjerëve duke lejuar që kjo anë e juaja të dalë në pah.

    AKREPI
    Njerëzit duan të shohin prova të qarta që mbështesin premtimet që keni bërë. Tani është momenti të tregoni se qëndroni pas fjalëve tuaja. Nëse nuk mund t’i bindni të tjerët se jeni të gatshëm t’i përmbaheni fjalës suaj, rrezikoni të humbni mbështetjen e tyre.

    SHIGJETARI
    Edhe pse gjatë ditëve të fundit jeni ndier jashtë rrjedhës së ngjarjeve, nuk ka asnjë arsye të dyshoni tek vetja apo aftësia juaj për të qëndruar në garë me të tjerët. Do të kuptoni se situata është përmbysur dhe tani jeni ju ata që merrni vendimet.

    BRICJAPI
    Mos pretendoni se gjithçka është në rregull kur në fakt nuk është. Kur shihni gabime, sigurohuni t’i bëni të ditura edhe për të tjerët. Nëse nuk e bëni këtë, pasojat më vonë mund të jenë shumë të rënda. Kushtoni vëmendje detajeve në çdo fazë të procesit.

    UJORI
    Aftësia juaj për të shkuar deri në thelb të çështjeve do të jetë kyçe për suksesin e ditës. Për të zgjidhur problemet, do t’ju duhet të analizoni situatën në përgjithësi.

    PESHQIT
    Përdorni rolin e avokatit të djallit. Zakonisht jeni kaq të përqendruar në anën pozitive, saqë nuk arrini të shihni anën e errët. Përgatituni për më të keqen, ndërkohë që shpresoni për më të mirën.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2025

    Dashi
    Sot do të kesh një rol të rëndësishëm, duke shërbyer si urë lidhëse midis dy ideve të kundërta. Sjellja juaj do të ngatërrojë njerëzit që keni përreth. Vendimet e guximshme lidhur me investimet duhet të bëhen në një ditë tjetër.
    Demi
    Mund të jetë vështirë të përshtatesh me rrethanat e ditës. Nuk do të jetë e lehtë të gjesh përqëndrimin e duhur ditën e sotme duke mos qenë produktiv, por mos u shqetëso për këtë. Thjesht bëj më të mirën e mundshme.
    Binjakët
    Lëre krijimtarinë të rrjedhë lirshëm. Në fantazitë e tua ka më shumë të vërteta sesa mendon. Do të bësh përparime të mëdha në karrierë nëse thjesht lejon imagjinatën të të udhëheqë. Tani është koha të sjellësh në jetë këto ide të mrekullueshme. Mos hiq dorë!
    Gaforrja
    Një ide e re shfaqet për problemet e vjetra. Kjo vjen nga një burim i pazakontë, prandaj jepi vëmendje të gjithëve dhe kushtoji rëndësi mënyrave të ndryshme të të menduarit për ta kuptuar. Nuk do të jetë e dukshme për këdo, prandaj ji i kujdesshëm.
    Luani
    Dikush që më parë mund të ketë refuzuar idetë e tua, tani po i rishikon ato. Ky përparim i rëndësishëm ka gjasa të hapë mundësi të mëdha për karrierën tënde. Tregohu i sinqertë teksa shpreh idetë e tua. Kjo do të të çojë shumë larg.
    Virgjëresha
    Do të mundohesh të sjellësh ide të reja sot në punë duke ndihmuar edhe me teknika inovative. Do të vëresh se edhe pse të tjerët janë kapur fort pas zakoneve të tyre, ata do të të kushtojnë vëmendje.
    Peshorja
    Sot mund të të vijnë mendime rebele në kokë. Mund të përballesh me situata të pakëndshme në punë. Sigurohu që arsyet e tua të jenë të forta para se hedhësh në diskutim një çështje të caktuar.
    Akrepi
    Mundohu t’i mbash në mendje idetë e tua para se t’i harrosh ato. Qëndroni të qetë sot. Është parashikuar një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara. Nëse planifikoni të keni një feste, mos neglizhoni miqtë tuaj më të mirë.
    Shigjetari
    Do të përballesh me kundërshti të papritur ditën e sotme. Mos lejo që kjo të të shqetësojë. Me shumë gjasa, mund ta përshtatësh një mënyrë të re në rutinën tënde të përditshme. Bëj durim derisa gjithçka të shkojë ashtu siç ju e keni menduar.
    Bricjapi
    Krijimtaria ka shumë anë të ndryshme, dhe ti je në një pozicion të shkëlqyer për t’i bashkuar këto aspekte dhe të krijosh vërtet diçka të jashtëzakonshme. Bashko traditat e vjetra me teknikat e reja. Bëni kujdes në vendin tuaj të punës!
    Ujori
    Dikush i cili mendove se ishte në anën tënde, papritmas duket se po bashkohet me kundërshtarin. Kupto se jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket. Nuk përjashtohet mundësia e një darke romantike me një person të veçantë, të cilin e ndjeni pranë jush.
    Peshqit
    Nuk do të jetë shumë e lehtë sot të dallosh të vërtetën nga fantazia. Nuk do të jeni në formë si fizikisht ashtu edhe psikologjisht. Merrni kohën e duhur për tu qetësuar.