Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, ku qytetarët do të vendosin me votë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
Në garë janë në total 13 kandidatë, ndërsa në të 5 bashkitë zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve që morën mandatet në zgjedhjet e 2023-it.
Në kuadër të procesit zgjedhor, IdentiTek ka njoftuar sot se zyrat e tyre do të jenë të hapura edhe në fundjavë për të gjithë qytetarët që duan të tërheqin kartën e identitetit.
Njoftimi i plotë
Ju bëjmë me dije se zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura:
Ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në 15:00
Ditën e diel nga ora 08:00 deri në 12:00
Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, si më poshtë:
Vlorë
Berat
Tepelenë
Burrel
Cërrik
Tag: identitek
-

Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, IdentiTek mban hapur zyrat edhe në fundjavë: Do shpërndajmë kartat e identitetit
-

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, IdentiTek: Zyrat do jenë të hapura të shtunë dhe të dielë
Zyrat e IdentiTek në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të jenë të hapura ditën e shtunë dhe të dielë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se ditën e shtunë, zyrat e IdentiTek në Vlorë, Berat, Tepelenë, Burrel dhe Cërrik do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 15:00.
Ndërsa ditën e dielë, në këto 5 bashki, zyrat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 12:00.Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, me qëllim që çdo qytetar të ushtroj të drejtën e tij për të votuar për kreun e ri të bashkisë./vizionplus.tv
-

Identitek shndërrohet në çerdhe hajdutësh/ Plaçkitje masive me tenderat, APP propozon masa për 23 punonjës
Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identifikimit duket se është shndërruar në një çerdhe e mbushur me hajdutë. Agjencia e Prokurimit Publik ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria Identitek. Sipas raportit të APP thuajse të gjithë tenderat kanë rezultuar me shkelje flagrante të ligjit.
Raporti bën të ditur se kompania ka zhvilluar tendera duke fryrë fondin limit në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, në disa raste është konstatuar se specifikimet teknike të vendosura në procedura nuk kanë qenë në përputhje me kriteret ligjore.
Një tjetër kategori shkelje e konstatuar nga auditimi është vlerësimi i i fituesve në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në fund është konstatuar se për tenderat e zhvilluar nuk ka fare dokumentacion që provojnë zbatimin e kontratave.Konkluzionet e auditit te Identitek nga APP
Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimeve Publike ka propozuar marrjen e masave për plot 23 punonjës të shoqërisë shtetërore që ka monopolin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Por lloji i masave dhe niveli hierarkik i punonjësve që janë propozuar për masë nuk bëhet i ditur.
Identitek u themelua në mars të vitit 2023, pas përfundimit të koncesionit që zotëronte kompania Aleat. Aksionet e shoqërisë zotërohen nga Ministria e Brendshme, ndërsa aktualisht në krye të saj është administratorja Freskida Halilaj, e cila në tetor të vitit të kaluar zëvendësoi Loina Priftin.
/kapitali.al/ -

Abuzim me 11 tendera, APP propozon masa për 23 punonjës të shoqërisë shtetërore IdentiTek
Administratorja e IdentiTek Freskida Halilaj
TIRANË- Agjencia e Prokurorimit Publik ka publikuar raportin e audtimit lidhur me kompaninë shtetërore të dokumentetve të identifikimit “IdentiTek” SH.A, aksionet e së cilës zotërohen nga Ministria e Brendshme.
APP ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria shtetërore, ku janë vërjetur shkelje të ligjit në lidhje me këto tendra, duke frymë findin limit. Po ashtu shkelje janë konstatuar edhe tek shpallja e fituesve të këtyre tenderave si dhe mungesa e dokumentacioneve që provojnë zbatimin e kontratave.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka propozuar marrjen e masave për plot 23 punonjës të IdentiTek, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e këtyre tenderave. Deri më tani nuk ka detaje se kush janë këta punonjës dhe cili është roli i tyre në shoqërinë shtetërore të prodhimit të mjeteve të indentifikimit.
“Në bazë të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj njëzet e tre personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim”, theksohet në raport.dokumenti i plotë
Kompania u themelua në mars të vitit 2023, pas përfundimit të koncesionit që zotëronte kompania Aleat, ku në krye të saj qëndron administratorja Freskida Halilaj, e cila në tetor të vitit të kaluar zëvendësoi Loina Priftin. Kjo e fundit kishte abuzuar me menaxhimin e fondeve të kompanisë dhe i kishte caktuar vetes një pagë 15 mijë euro në muaj./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur -

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë.
Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.
Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar.
Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë. -

Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë, Ministria e Brendshme sqaron detajet
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.
Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.Top Channel
-

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek do jenë të hapura edhe të shtunën
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.
Vendimi është marrë për të përballuar fluksin e shtuar të aplikimeve për dokumente identiteti, si pasojë e afateve të skaduara dhe nevojës për t’u pajisur me dokument të vlefshëm për të votuar ditën e dielë më 11 maj.
Nga ana tjetër, Qeveria ka miratuar edhe akte normative, sipas të cilave, çdo shtetas do të ketë të drejtë të votojë edhe nëse zotëron një dokument biometrik të skaduar. Ky vendim ka për qëllim të garantojë që asnjë qytetar të mos pengohet në ushtrimin e të drejtës së votës./ZËRI -

Ndryshojnë rregullat e aplikimit për dokumente biometrike
Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore IdentiTek Sh.A njoftuan këtë të martë një sërë risish që synojnë lehtësimin e procedurave për pajisjen e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me dokumentet biometrike të identifikimit.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i nevojës për blerjen fizike të kuponëve në sportelet e Postës për pasaportat dhe kartat e identitetit. Qytetarët mund të kryejnë tashmë pagesat online, duke shmangur shkuarjen fizikisht në postë.
IdentiTek njofton se ofron gjithashtu shërbimin e përshpejtuar të prodhimit të kartave të identitetit, nga 1 deri në 3 ditë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, vizituan një nga zyrat e aplikimit për të ndjekur nga afër funksionimin e platformës së re.
“Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave për sa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit,” deklaroi ministri Hoxha.
Sipas tij, aplikimi për kuponin dhe karta do të mund të bëhet tërësisht online nëpërmjet platformës së IdentiTek.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe përmirësimi i sigurisë së dokumenteve. Administratorja Halilaj njoftoi se Shqipëria është bërë vendi i 99-të anëtar i Drejtorisë së Çelësave Publik (DCP) në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke garantuar që pasaportat shqiptare janë tashmë më të sigurta dhe të njohura ndërkombëtarisht.
“Pasaportat tona aktuale identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale apo jo, çka e bën pothuajse të pamundur falsifikimin,” u shpreh Halilaj, duke shtuar se standardi i sigurisë është afruar shumë me atë të vendeve të Bashkimit Europian. -

Pajisja me pasaportë të re, ndryshojnë rregullat. Qytetarët mund të aplikojnë online për kuponin

Ministri Hoxha: Nga sot, blerje online e kuponit për ID apo pasaportë dhe shkurtim afatesh
Qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike, pasi të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët. IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi. Administratorja e IdenTitek i bëri të ditur ministrit Hoxha se së fundmi kjo kompani është anëtarësuar në Drejtorinë e Çelësave Publik (DCP), në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, që do të thotë se pasaportat tona kanë një siguri më të lartë duke qenë se ne futemi në një rrjet ndërkombëtar e jemi vendi i 99-të, që jemi anëtarësuar nga 103 vende, pjesë e kësaj organizate.”Pasaporta jonë ka një siguri shumë të lartë duke luftuar në këtë mënyrë terrorizmin, por duke përmirësuar edhe imazhin e pasaportës sonë në arenën ndërkombëtare. Kjo pasaportë do të jetë e vështirë për t’u falsifikuar. Ne kemi një standard të ri të sigurisë së pasaportës shqiptare, e cila do të jetë shumë afër me vendet e Bashkimit Europian. Kjo është shumë e vërtetë, pasaportat tona aktualisht identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale ose jo, pra nëse janë gjeneruar nga IdentiTek, ose jo”, tha Halilaj. Ndryshimet u përgjigjen kërkesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, e nuk kanë mundësi të presin dy javë për të rinovuar ID kartën.