Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije që në harkun kohor të rreth 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë.
Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1 të vdekur, rezultojnë që në shumicën e rasteve të jenë të qëllimshme. Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre.
Ndërkohë, punonjësit e policisë janë të angazhuar njëkohësisht edhe me grupet e emergjencave civile dhe zjarrfikësit në terren për të ndihmuar në shuarjen e vatrave aktive të zjarreve.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.
Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.
Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.
Tag: identifikuar
-

Situata me zjarret/ Shqipëria nën pushtetin e flakëve, policia raporton bilancin ‘e hekurt’: 46 të arrestuar dhe 91…
-

Policia bën bilancin: 137 autorë zjarrvëniesh të identifikuar që nga qershori, 46 në pranga
Policia e Shtetit ka bërë me dije se përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri më sot, strukturat e saj në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
Nga qershori deri më 14 gusht, janë identifikuar 137 persona si autorë të zjarrvënieve, prej të cilëve 46 janë arrestuar, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht.Lexo edhe :Related Posts
NJOFTIMI:Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.
Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.
Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.
/vizionplus.tv -

Policia e Shtetit: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj. 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim
Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije se gjatë 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë.
Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre.Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.
Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.
Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.
-

Shqipëria në luftë me flakët, kryeministri poston momentin kur një piroman i vë zjarrin ullishtes
Kryeministri Edi Rama ka postuar video nga një moment i një zjarrvënie të qëllimshme në Berat, ku autori është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Në postimin e tij Rama shkruan se në 24 orët e fundit janë identifikuar 14 zjarrëvënës, ku 10 prej tyre janë arrestuar.
Postimi:Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve🔥
👮♂️ 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht🛑
Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve 🔥🚒
Kujtopjmë që prej më shumë se 24 orësh Shqipëria ka qenë nën pushtetin e zjarreve, ku situata më e rëndë ka qenë në Gramsh dhe në Delvinë.
-

Rama poston pamjet: Policia ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, 10 prej tyre janë arrestuar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se një qytetari që është zjarrëvënës. Kreu i qeverisë ka treguar se në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, ku 10 prej tyre janë arrestuar. ”Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”,-shkruan Rama.
-

‘Arrestohen 10 persona’/ Rama publikon pamjet e autorëve të zjarrvënieve
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të policisë, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend.
Ai ka publikuar raportin, ku shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht.
“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.
10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.
Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama. -

Tjetër vrasje në Prishtinë/ Gjendet i vrarë në makinë 41 vjecari, viktima e gjashtë në pak ditë
Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që u pershkallezua deri ne perdorimin e armeve.
Nje tjeter vrasje ka tronditur Kosoven. Mbremjen e se henes, rreth ores 22.00, nje person u gjet i vdekur ne nje veture me targa londineze ne lagjen Hajvali te Prishtines.
Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë te renda nga arma e zjarrit dhe mberriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Nuhiu braktisi makinën pas vrasjes dhe u largua në këmbë.
Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë kryer vetëvrasje pas ngjarjes, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet. Hetimet janë në zhvillim e sipër ndersa policia deklaron se ka angazhuar njësi të shumta për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.
Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja qe tronditi vendin kete muaj. Vetëm 2 ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.
Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia. Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë. -

Identifikohen dy personat e plagosur sot në Sarandë, ja kush janë (Emrat)
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, dhe Ernest Lamaj, 24 vjeç. Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmë të parë mjekësore dhe pritet të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar. Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprime hetimore për të identifikuar autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.
-

Emrat/ Identifikohen dy personat e plagosur sot në Sarandë, kush janë të rinjtë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, dhe Ernest Lamaj, 24 vjeç. Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmë të parë mjekësore dhe pritet të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar. Ende nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprime hetimore për të identifikuar autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.Top Channel
-

Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Një situatë e rrezikshme u shmang në kohë mbrëmjem e sotme në shetitoren e qytetit bregdetar të Sarandës, falë ndërhyrjes së forcave të rendit.
Një shtetas i huaj, i identifikuar si me origjinë italiane, u pa duke lëvizur me një thikë në dorë në mesin e qytetarëve të shumtë që ndodheshin në bulevard.
Pamja e papërshtatshme dhe prania e një arme të ftohtë në një zonë të mbipopulluar krijuan shqetësim dhe panik mes kalimtarëve.
Forcat e policisë ndërhynë, duke e neutralizuar të huajin pa lëndime dhe pa shkaktuar incidente të mëtejshme.
Personi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po merret në pyetje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
I dyshuari është identifikuar si Th. M., 32 vjeç, nga Perugia e Italisë, i cili ndodhej me pushime në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se mund të ketë edhe probleme të shëndetit mendor.