Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht.
urime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar ditën e djeshme, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit. Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit.
Policia ka konfirmuar se Naldo Gjini është emri i parë i dyshuar për ekzekutimin mafioz të biznesmenit. Struktura të shumta të policisë janë angazhuar në kërkim të tij, ndërsa kontrollet po shtrihen në disa qytete.
Hetimet kanë zbuluar një tjetër element të rëndësishëm: përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar. Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve.
Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore. Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë ,një metodë tipike e ekzekutimit profesional. Ai sapo ishte futur në automjet kur u sulmua.
Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike. Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.
Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.
Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës. Autorët vijojnë të jenë ende në arrati, ndërsa priten zhvillime të reja në orët në vijim.
Tag: identifikimin
-

U ekzekutua me dy plumba në kokë, i jepet sot lamtumira e fundit biznesmenit! Ceremonia mortore, nën masa sigurie
-

Sarandë: Sekuestro pasurish prej 12 mln € e dy hotele. Çfarë dyshohet…
Vijon puna e Specializuar e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, janë evidentuar dy raste të rëndësishme:
1️⃣ Shtetasi K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë në fushën e narkotikëve, i dyshuar për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e tij, duke përfshirë:2️⃣ Shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në krime ndaj personit, trafiqe dhe narkotikë, i dyshuar po ashtu për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.Sekuestro preventive janë vendosur mbi pasuritë e tij në Sarandë, Tiranë, Rradhimë (Vlorë) dhe Memaliaj-Tepelenë, duke përfshirë apartamente, lokale, parcela ndërtimi, truall dhe mjete lundruese/automjete, si dhe 12 llogari bankare.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin rreth 12 milionë euro. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre. -

Policia franceze kontakton avokaten dhe përkthyesen nga Fier për identifikimin e një pacienti në koma.
Një qytetar shqiptar që ndodhet në koma në Perpignan, Francë, ka bërë që autoritetet franceze të mos mund të identifikojnë ose të kontaktojnë familjarët e tij. Policia franceze ka arritur të gjejë numrin e avokates dhe përkthyese nga Fier, e cila kishte qenë e regjistruar në telefonin e personit, përmes të cilit ata u mundësuan kontaktin. Dhe gjithashtu dyshohet se pacienti mund të jetë me origjinë nga Fieri.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Avokatja, duke u treguar e shqetësuar për familjarët e personit, është duke bashkëpunuar për të ndihmuar në identifikimin dhe njoftimin e të afërmve të pacientit. Per kete rast avokatja kerkon qe rasti te behet publik për gjetjen e familjarëve të pacientit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Nese keni informacion drejtohuni policise se Fierit ose kontaktoni ne nr +33 6 74 32 62 55 nr i agjentit te Policise FrancezeReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Dy raste vjedhjeje brenda pak ditësh, Policia arreston dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë
Si rezultat i hetimeve, Policia së Cërrikut kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për vjedhje pronash, duke goditur kështu dy raste kriminale në qytet.
Në pranga kanë rënë një 35-vjeçar i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe një tjetër 31-vjeçar, i dyshuar për vjedhje të një celulari. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse të ndaluarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në këtë zonë.
Njoftimi:
Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
✅ Në pranga u vunë shtetasit:– Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.
35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.– K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.
31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
-

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.
Gjithashtu ka njoftuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen.
Dy fotot tregojnë një burrë në shkallë, të veshur me një bluzë të zezë me një fotografi të flamurit amerikan, një kapele bejsbolli dhe syze dielli të errëta.
Publikimi i fotove sugjeron që FBI nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë të dyshuarin përmes njohjes së fytyrës ose teknologjisë tjetër, pasi më parë, shefi i policisë kishte deklaruar se fotot do të publikoheshin vetëm nëse nuk do të ishin në gjendje ta identifikonin ndryshe të dyshuarin.
Kreu i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut tha se hetuesit ishin në gjendje ta gjurmonin vrasësin ndërsa ai ngjitej në çatinë e një ndërtese universitare.
Thuhet se vrasësi mbërriti në universitet pak para mesditës. Ai u ngjit në çatinë përballë vendit ku Kirk ishte planifikuar të shfaqej.
Pas sulmit vrasës me një të shtënë të vetme, e cila goditi Kirk në qafë, personi u hodh nga çatia dhe iku drejt një lagjeje pranë.Top Channel
-

Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Shkodër, autorët e zunë në pritë dhe e qëlluan teksa pinte kafe, miku i shpëtoi plumbave…
Një atentat mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavoline me te nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve. 34-vjecari i cili punonte në ndërtim, në një brigadë që e drejtonte i ati, nuk kishte precedentë penalë, por hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë më parë në një konflikt, por kjo pistë po verifikohet. Mediat nxorën pamjet nga skena e krimit, trupi i viktimës dallohet i shtrirë në dysheme, ndërsa në tavolinë mbeti filxhani i kafesë dhe uji, duke dëshmuar momentin tragjik. Dy atentatorët me motor u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ngriti postblloqe në gjithë qytetin dhe zonat përreth dhe po vazhdon me kontrollin e kamerave të sigurisë për identifikimin e tyre.
Përsa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk është konfirmuar nëse arma e përdorur kishte silenciator. Burime nga policia thanë se dëshmitarët afër hotelit kanë dëgjuar krisma, por zhurma ishte e lehtë, çka bën hetuesit të dyshojnë se është përdorur armë gjysmë silenciator. Mësohet se ndaj viktima u qëllua rreth 7-8 herë, duke treguar qartësisht se objektivi i atentatit ishte vetëm Kola, pasi personi pranë tij në tavolinën që shihni në pamje, nuk pësoi asnjë lëndim. Policia ka marrë në pyetje familjarët po ata nuk kanë dhënë asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Megjithatë, hetimet vijojnë intensivisht nga grupi i posaçëm hetimor, duke përfshirë mbledhjen e dëshmive, analizimin e pamjeve të sigurisë dhe intervistimin e personave që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. -

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Një 39-vjeçar, ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me sende të forta në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Sotir Caci”.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve, të cilët janë ende të paidentifikuar.
“Në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur, dyshohet me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin e ploicisë. -

Bënë për spital 39-vjeçarin pasi e dhunuan me sende të forta, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Një 39-vjeçar, ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me sende të forta në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Sotir Caci”.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve, të cilët janë ende të paidentifikuar.
“Në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur, dyshohet me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin e ploicisë. -

Bën për spital 39-vjeçarin pasi e dhunuan me sende të forta, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Një 39-vjeçar, ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me sende të forta në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Sotir Caci”.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve, të cilët janë ende të paidentifikuar.
“Në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur, dyshohet me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin e ploicisë.Top Channel
-

Menduan se po kërkonte një thesar, zbulohet misteri i helikopterit me “unazë gjigante” në Turqi
Pamjet e një helikopteri duke fluturuar me një strukturë të madhe rrethore në zonën e Gümüşhane në Turqi, shkaktuan kuriozitet dhe thashetheme mes banorëve të zonës, të cilët dyshuan se bëhej fjalë për një “gjueti thesari”.
Mediat turke bëjnë të ditur se e vërteta doli të ishte krejt ndryshe, pasi helikopteri ishte pjesë e projektit “Studim Elektromagnetik Gjeofizik Ajror”, i organizuar nga Kërkimi Teknik i Mineraleve (MTA), me qëllim identifikimin nga ajri të potencialit mineral metalik të rajonit.
Helikopteri ishte i pajisur me sensorë gjeofizikë të avancuar, të aftë për të mbledhur të dhëna nga ajri. Këto të dhëna shërbejnë për krijimin e modeleve dy- dhe tridimensionale të nëntokës, që ndihmojnë në identifikimin e zonave me interes për burime minerale.
Teknologjia e përdorur u përshkrua si një lloj “rreze X ajrore”, që lejon zbulimin pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë në terren të depozitave minerale të fshehura.
Gjatë vitit 2025, në kuadër të këtij projekti në Turqi, pritet të kryhen 15,250 kilometra studime gjeofizike ajrore në disa rajone të vendit, përfshirë dhe Gümüşhane, që njihet për pasuritë e saj nëntokësore.