Tag: idenë

  • “Sa ditë më duhet me kalë?”/ ChatGPT i jep Taynës planin e rrugëtimit epik

    “Sa ditë më duhet me kalë?”/ ChatGPT i jep Taynës planin e rrugëtimit epik

    Tayna po i habit të gjithë me idenë e saj më të fundit, e cila ka dalë krejt jashtë kornizave të asaj që presim nga një artiste. Në vend të një udhëtimi luksoz me makinë apo avion, ajo po mendon të nisë një aventurë epike… me kalë, nga Mitrovica drejt bregdetit të Vlorës.
    Gjithçka nisi nga një bisedë e thjeshtë me ChatGPT, ku Tayna, mes shakaje dhe kureshtjeje, kërkoi të dinte nëse një rrugëtim i tillë ishte i realizueshëm. “E pyta Chat-in sa i boj m’u nis me kali për Vlorë sot”, shkroi ajo, duke zbuluar se asistenti virtual e mori kërkesën më seriozisht se sa vetë ajo priste.
    Sipas përllogaritjeve të marra nga ChatGPT, një udhëtim i tillë mund të zgjasë 4 deri në 7 ditë kalërimi intensiv, në varësi të terrenit, motit dhe ndalesave të mundshme. Praktikisht, Tayna do të duhej të përballonte distanca të gjata çdo ditë, një ritëm që e kthen reperen në një “amazone moderne”.

    Ideja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa fansat po imagjinojnë Taynën duke kaluar male, lugina dhe fshatra në një ekspeditë që i ngjan një filmi aventuresk. Disa e quajnë “çmenduri të bukur”, të tjerë “sfidë historike”, ndërsa vetë Tayna duket e gatshme ta çojë deri në fund këtë aventurë qoftë edhe vetëm për guximin dhe humorin që e karakterizon.
    Nëse reperja e shndërron idenë në realitet, ajo do të hyjë me të drejtë në listën e personazheve publikë që i kthejnë sfidat në spektakël dhe që nuk hezitojnë t’i japin një dimension krejtësisht të ri mënyrës së tyre të të jetuarit.

  • Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai

    Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai

    Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump fali Zhangpeg Zhao, një multimilioner kriptomonedhash, një burrë për të cilin presidenti amerikan thotë se… nuk e di se kush është.

    Trump u pyet për faljen gjatë një interviste që dha në emisionin “60 Minutes” të CBS News, i cili u transmetua të dielën.
    Prezantuesja e emisionit, Nora O’Donnell, e pyeti presidentin pse e fali një burrë që prokurorët qeveritarë kishin thënë se kishte shkaktuar “dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
    “Në rregull, a jeni gati? Nuk e di kush është ai”, u përgjigj Trump. Ai shtoi se nuk kujtonte ta kishte takuar Zhao-n dhe se “nuk kishte idenë se kush ishte ai”. Atij thjesht i ishte thënë se biznesmeni ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga administrata e Joe Biden.
    Zhao u deklarua fajtor për lehtësimin e pastrimit të parave në vitin 2023. Ai vuajti katër muaj burg dhe pranoi të jepte dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Binance, bursës së kriptomonedhave që ai bashkëthemeloi.
    Kompanitë e tij kanë punuar me kompani të lidhura me Trump në projekte të monedhave dixhitale.
    Falja e presidentit heq kufizimet që e kishin penguar Zhao të angazhohej në aktivitete financiare, raporton BBC, por është e paqartë nëse kjo ndryshon pozicionin e tij me rregullatorët amerikanë apo rolin e tij në Binance.
    Përveç Zhao-s, Trump ka falur themeluesit e platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave BitMEX, të cilët përballeshin me akuza për pastrim parash, dhe Ross Ulbricht, themeluesin e Silk Road, një treg i internetit të errët që gjithashtu trafikonte drogë.

    Top Channel

  • Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    Zyrtari britanik shpërthen ndaj Ramës: Nuk e ka as idenë çfarë flet! Shqiptarët ikin sepse ai s’bën punën e tij

    Deklaratat e fundit të Edi Ramës në lidhje me Brexit-in dhe krizën e emigracionit në Britani kanë shkaktuar jo pak reagime në Londër, ku burime zyrtare e kanë quajtur kryeministrin shqiptar “të shkëputur nga realiteti”. Në një intervistë për gazetën britanike “Express”, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme britanike tha troç se Rama “nuk ka as idenë për çfarë flet” dhe se po të bënte siç duhet punën në Shqipëri, mijëra qytetarë nga vendi i tij nuk do të braktisnin iknin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.

    Kritikat vijnë në një moment kur vetë Rama, në vend që të reflektojë mbi shkaqet që i shtyjnë shqiptarët të largohen në masë – korrupsioni, mungesa e shpresës dhe dështimi për të ofruar perspektivë – preferon të bëjë ironi me vendimet politike të vendeve të tjera, si Brexit-i. Por përballë numrave të ftohtë dhe burgjeve britanike të mbushura me shtetas shqiptarë, ironia e tij nuk i bind më as akën, madje është bërë si lolo në çdo tryezë ndërkombëtare ku merr pjesë.

    Artikulli i medias britanike:

    Burimi i Ministrisë së Brendshme në MB:  Edi Rama s’e ka idenë çfarë thotë. Nëse do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë.

    Një burim nga Ministria e Brendshme, që ishte në detyrë kur dhjetëra mijëra shqiptarë kaluan në Britani, i tha gazetës Daily Express:

    “Edi Rama s’e ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të iknin në masë drejt Britanisë. Ai duhet të kalojë më pak kohë duke i dhënë gojës kot dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona.”

    Kryeministri i Shqipërisë ka shkaktuar zemërim pasi tha se Brexit e ka bërë Britaninë “të dëshpëruar” dhe ka çuar në shtimin e kalimeve me varka të vogla. Në komente shpërthyese mbi vendimin historik për të dalë nga BE-ja dhe krizën e emigracionit të paligjshëm, Edi Rama tha: “Disa i quajnë varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it.”

    Ai shtoi: “Dolët nga Europa sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni të dëshpëruar.” Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të presë të mërkurën liderët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe zotin Rama, teksa kërkon të forcojë përpjekjet për të ndaluar bandat e kontrabandës dhe për të ndaluar migrantët që kalojnë përmes Europës. / Daily Express – Syri.net

  • Ata që krijuan KÇK-në nuk mund ta nderojnë UÇK-në!

    Ata që krijuan KÇK-në nuk mund ta nderojnë UÇK-në!

    Nga Elkier Bushkolaj/

    Sheshi “Skënderbej” pasditen e 17 Tetorit ishte më i bukur se kurrë këtë dekadë, por ajo çfarë më ra në sy lehtësisht nga vëzhgimi në shesh ishte fakti se 80% e të pranishmëve në atë tubim ishin shqiptarë të ardhur nga Dardania dhe Ilirida.

    Tirana dhe qytetet e tjera, me përjashtim të administratës, e “braktisën” atë takim me simbolikë të fortë, pasi dekadën e fundit është investuar më shumë se kurrë që Shqipëria e Kosova të jenë sa më larg, e kjo reflektohet në raportet e dy qeverive.

    Do ta mirëkuptoja protagonizmin e Pandeli Majkos apo ministrave socialistë të kohës së luftës për këtë event, por protagonizmi i Taulant Ballës, i vetëshpallur Komandant “Motorsharra” për shkak të masakrave në pyjet e Librazhdit, ishte i tepërt.

    Në Parlament dhe dje në takim në krah të djalit Hashim Thaçit, Taulanti të jepte idenë se në kohën e luftës së Kosovës mbante në shpinë çanta me armë për t’i çuar në Koshare, me të njëjtin vullnet që mbante çantën e Fatos Nanos të mbushur me alkol brenda në oborrin e Parlamentit.

    Ky takim në mbrojtje të UÇK-së, përtej mesazhit patriotik që përcolli, tentoi që Edi Ramën ta ekspozonte si faktor de(stabiliteti).

    Edi Rama është i pabesueshëm kur flet për Kosovën dhe Iliridën, sepse ai ka dëshmuar vetë se e di shumë mirë kush është idhulli i tij, Siniša Mihajloviç, miku i Arkanit që masakroi shqiptarë, por nuk ka as idenë kush është Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, së cilës serbët ia vranë brenda një dite burrin dhe katër djemtë e saj.

  • Moska hedh idenë e tunelit “Trump-Putin” që lidh Rusinë me SHBA-të, propozon Elon Musk që ta ndërtojë

    Moska hedh idenë e tunelit “Trump-Putin” që lidh Rusinë me SHBA-të, propozon Elon Musk që ta ndërtojë

    Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një tunel hekurudhor “Putin-Trump” nën Ngushticën e Beringut për të lidhur vendet e tyre, për të zhbllokuar eksplorimin e përbashkët të burimeve natyrore dhe për të “simbolizuar unitetin”, ka sugjeruar një prej njerëzve më të afërt të Presidentit rus.
    Propozimi nga Kirill Dmitriev, i dërguari i investimeve të Presidentit Vladimir Putin dhe kreu i fondit sovran të pasurisë RDIF të Rusisë, parashikon një projekt ndërtimi me kosto 8 miliardë dollarë, të financuar nga Moska dhe “partnerët ndërkombëtarë”, për të ndërtuar një lidhje hekurudhore dhe mallrash prej 112 km në më pak se tetë vjet.
    Dmitriev, i cili ka ndihmuar në drejtimin e një ofensive joshëse ruse të projektuar për të ringjallur lidhjet SHBA-Rusi, e hodhi idenë vonë të enjten pasi Putin foli në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe ranë dakord të takoheshin në Budapest për të kërkuar një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë.
    I pyetur të premten nga një gazetar për idenë gjatë një takimi në Uashington me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump e quajti idenë “interesante” dhe e pyeti Zelenskyn se çfarë mendonte ai për të. “Nuk jam i kënaqur me këtë ide”, tha udhëheqësi ukrainas, duke shkaktuar të qeshura nga pala amerikane.
    “Ëndrra e një lidhjeje SHBA-Rusi nëpërmjet Ngushticës së Beringut pasqyron një vizion të qëndrueshëm – nga hekurudha Siberi-Alaskë e vitit 1904 deri te plani i Rusisë i vitit 2007. RDIF ka studiuar propozimet ekzistuese, duke përfshirë hekurudhën SHBA-Kanada-Rusi-Kinë, dhe do të mbështesë më të zbatueshmen”, shkroi Dmitriev në X.
    Ngushtica e Beringut, 82 km e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, ndan rajonin e gjerë dhe pak të populluar të Çukotkës të Rusisë nga Alaska. Idetë për t’i lidhur ato kanë ekzistuar prej të paktën 150 vjetësh. Ishujt e vegjël Diomede, njëri rus dhe tjetri i përket SHBA-së, ndodhen në mes të ngushticës, vetëm 4 km larg njëri-tjetrit.
    Dmitriev, i cili ka krijuar një marrëdhënie pune me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trump, sugjeroi që kompanitë e mëdha të energjisë amerikane mund t’u bashkohen projekteve ruse në Arktik dhe propozoi që tuneli të ndërtohet nga The Boring Company, një kompani amerikane ndërtimi tunelesh në pronësi të miliarderit amerikan, Elon Musk.
    “Imagjinoni të lidhni SHBA-në dhe Rusinë, Amerikat dhe Afro-Eurazinë me tunelin Putin-Trump – një lidhje 70 miljesh që simbolizon unitetin. Kostot tradicionale janë mbi 65 miliardë dollarë, por teknologjia e @boringcompany mund ta ulë atë në

  • Nga  përtallja me arorët e Berishës te dronët e Ramës që do rilindin tokat e shkrumbuara

    Nga përtallja me arorët e Berishës te dronët e Ramës që do rilindin tokat e shkrumbuara

    Vite më parë, kur qeveriste Berisha, opozita e atëhershme socialiste do përtallej me idenë e mbjelljes së arorëve, promvuar nga vetë lideri demokrat si inisiativë pyllëzimi dhe ekonomie bashkë. Sot, pasaradhësi i tij hedh idenë e mbjelljeve pyllëzuese me dron, si vijim i një sërë risish prej tyre që provokojnë reagime ironike në publik.
    Në fakt ka qenë vetëm një fjali e vetme e thënë nga Rama në shpalosjen e një strategjie të re në betejën kundër zjarrëve.
    “Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret”, tha kryeministri duke prezantuar kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
    Dhe si për t’u vënë fre gjuhëve konspiratuve që thonë se zjarret e verës që lamë pas ishin të qëllimshme për arsye ndërtim, Rama tha:
    “Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. Për 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me Ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit drejtpërdrejt”, tha Rama.
    Ai ceku dhe çështjen më të ndjeshme nga zjarret, dëmshpërblimin, duke premtuar:
    “Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”. /tesheshi.com/

  • I vranë bashkëshortin! Erika Kirk mban fjalimin tronditës: Autorët nuk e dinë çfarë kanë ndezur brenda meje, do nis beteja

    I vranë bashkëshortin! Erika Kirk mban fjalimin tronditës: Autorët nuk e dinë çfarë kanë ndezur brenda meje, do nis beteja

    Në deklaratën e saj të parë publike pas vrasjes së bashkëshortit të saj, aktivistit konservator Charlie Kirk, Erika Kirk e përshkroi atë si një bashkëshort dhe baba “të përsosur”, dhe tha se ata që e vranë “nuk e kanë idenë se çfarë kanë shkaktuar”.
    “Ju nuk keni asnjë ide për zjarrin që keni ndezur brenda kësaj gruaje. Klithmat e kësaj të veje do të jehonojnë në mbarë botën si një thirrje për betejë,” tha ajo, nga studioja ku burri i saj regjistronte podcast-in.
    Në një fjalim emocional, ajo paralajmëroi se misioni i Charlie-t do të vazhdojë më fuqishëm se kurrë:

    “Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë çfarë keni nisur. Nuk e keni idenë çfarë keni shpërthyer në këtë vend dhe në këtë botë.”
    Erika falënderoi ish-presidentin Donald Trump, zëvendëspresidentin JD Vance dhe bashkëshorten e tij, Usha, për mbështetjen, si dhe ekipet emergjente që tentuan ta shpëtonin Charlie-n.

    “Charlie kishte një qëllim të qartë: nëse do të kandidonte ndonjëherë për një post publik, prioriteti i tij do të ishte ringjallja e familjes amerikane,” tha ajo.
    “Por mbi të gjitha, Charlie i donte fëmijët e tij. Dhe më donte mua. Me gjithë zemrën e tij. Dhe bënte gjithçka që ta ndjeja këtë çdo ditë,” përfundoi Erika Kirk.
    /vizionplus.tv

  • Studimi: Shfryrja e inatit nuk e zbut zemërimin, por e shton

    Studimi: Shfryrja e inatit nuk e zbut zemërimin, por e shton

    Një studim i fundit nga Ohio State University sfidon idenë e mëparshme se shfryrja e inatit mund të ndihmojë në pakësimin e tij.

    Analizimi i 154 studimeve për zemërimin gjeti fare pak të dhëna për të mbështetur idenë e katarsisit apo çlirimit të inatit. Madje, në disa raste, shfryrja e inatit mund të shtojë ndjesinë e zemërimit.

    Autori Brad Bushman thekson rëndësinë e reflektimit kur zemërohesh. Ai thotë se shfryrja mund të mos  funksionojë, por të kuptuarit pse zemërohemi mund të na ndihmojë të kuptojmë dhe sqarojmë problemet. Ky proces ndihmon vlerësimin emocional që është një hap i parë i rëndësishëm në përpunimin e shëndetshëm të emocioneve.

    Shfryrja e inatit mund të sjellë në ‘kalbëzim’, pra përqendrim të përsëritur në të njëjtat mendime. Kjo  mund ta përkeqësojë inatin dhe të udhëheqë drejt një sjelljeje më agresive.

    Sipas Bushman, ”për të pakësuar inatin, duhet të përfshihesh në aktivitete që ulin nivelet e tij”.

    Ekipi mori në konsideratë boksin, çiklizmin, vrapin e lehtë, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën. Rezultoi se aktivitetet qetësuese vepronin si në mjedisin laboratorik, ashtu edhe në jetën e vërtetë.

    Joga e ngadaltë, praktikat e meditimit,relaksimi i muskujve apo frymëmarrja diafragmatike ishin forma më e mirë.

    Studimi sugjeron se metoda më e mirë është klasikja: një pushim ose numërimi deri në 10.

  • Letra “e panjohur” e Lasgush Poradecit: Mos harro…

    Letra “e panjohur” e Lasgush Poradecit: Mos harro…

    (fragment nga një letër e pabotuar e Lasgush Poradecit)As një detyrë qoftë ajo sado e vështirë, sado kundërshtonjëse s’mund të na ndalojë – s’DUHET të na ndalojë në qëllimin t’onë. Mos harro, se qëllimi jonë, – (ne, të cilët pat qënë shkruar të jemi fatosët mistikë në tempullin e IDESË, të IDESË që shpirtëzon… përmban… dhe rilind jetën e gjithësisë), – është: DESTINI jonë. DESTINI jonë na URDHËRON, me një urdhër IMPERIOS, t’i çfaqim botës idenë t’onë. T’i-a çfaqim, dyke i-a IMPOZUAR me dy mënyra të njëshme. Ata, që janë para-lindur ose pàs-edukuar për kuptimin e idesë s’onë, e kanë pranuar impozimin vetvetiu, pá e ndjerë si një element të TË RI të vetëvetes; po atyre, të cilët, – të greminë-udhëhequr (jo të udhë-hequr!) gjithënjë as prej paralindjes ose pasedukimit, po vetëm prej GJYSMALAKËRISË së qënjes së tyre së mos-qënur, d.m.th. prej mëndjes së tyre të cekët, prej zemrës së tyre së cekët, prej vullnetit të tyre të cekët, prej trupit të tyre të cekët, mendje, zemër, vullnet dhe trup ku VEGJETON (jo JETON) një shpirt PA DASHURI për idenë, PA DASHURI për jetën, PA DASHURI PËR DASHURINË VETË…, – atyre, ne do t’i-a u IMPOZOJMË idenë… IMPOZIMËRISHT, do t’i-a u ngulim në shpirt me fuqinë mposhtëse të saj, do t’i RILINDIM me gjeniun rilindës të DRITËS SË MADHE ku po përvëlohemi.Gjeniu jonë, është gjeniu i racës shqipëtare. Raca shqipëtare, për ne, është gja ku që na këndon nër dej, dyke na falur IMPULSIN E VEPËRIMIT. Impulsi i vepërimit t’onë është REALIZIMI I IDESË s’onë. IDEJA JONË, është MUNDIMI dhe PËRPJEKJA jonë e palodhur, e pa dëshpëruar, e padëshpëruarshme…për të bërë VETËVETEN dhe për të bërë TË TJERËT dita-me-ditën MË TË MIRË… MË TË PASTËR… MË TË NDRITUR… QËLLIMI FUNDOR (FINAL) I IDESË S’ONË, ËSHTË DRITA E PËRJETËSISË!Për këtë DRITË GAZMORE, na duhet – e di ç’na duhet??? Studentërija, d .m.th. STUDIMËRIJA e përjetëshme! Ja, kjo është UDHA – Udha e ZOTIT – së CILËS duhet t’i bjemë PAS! Në KËTË udhë DO MË KESH, SHOK TË SHPIRTIT! “Janë të pakë ata që na kuptojnë” thua në poshtallkën t’ënde të 14 Janarit??? Ha!!, i dashuri im!! Të pakët qofshin, ose të shumë, ne do t’i-u rrëfejmë IDENË t’onë, UDHËN t’onë, të gjithëve!! Ata, që do na kuptojnë “para-lindursisht” ose “pas-edukimërisht”, janë T’ANËT!!; ata që s’do na kuptojnë “gjysmalakërisht” ose “vegjetimërisht” janë T’ANËT!!: t’anët, Ha!!. IMPOZIMËRISHT!!Sepse ZOTI, kur s’”dashuron” – IMPOZON. Dhe kur impozon ZOTI, domethënë se ZOTËRON ZOTËRIJA. Dhe zotërija, domethënë: ZOTËSIJA!!

    *Marrë nga faqja në Facebook e bijës së Lasgushit, Marie Lasgush Poradeci

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LETRA E LASGUSH PORADECIT PËR KRISTO KONON: PO TË BËJ TË NJOHUR ME KEQARDHJE…

  • Mourinho “thumbon” Guardiolën: Ka trajnerë që thonë ‘vdes me idenë time’, ky është budallallëk

    Mourinho “thumbon” Guardiolën: Ka trajnerë që thonë ‘vdes me idenë time’, ky është budallallëk

    José Mourinho ka dhënë një intervistë për “Canal 11”, nga grumbullimi në Portugali me Fenerbahçen e tij, ku ka bërë një reflektim të thellë dhe kritik mbi evolucionin e futbollit gjatë 25 viteve të fundit. Ish-trajneri i Real Madridit, Portos, Chelsea, Interit dhe Romës ka deklaruar pa doreza. “Sot, më i miri nuk është më ai që fiton, por që di të ndërtojë më mirë imazhin e vet.
    Të jesh trajner është bërë më e vështirë. Përgatitja është ndryshe, loja ka ndryshuar, mediat kanë rol qendror. Sot duhen marrëdhënie të mira me publikun. Futbolli ushqehet me perceptime, jo me rezultate”, – shpjegoi “Special One”, i cili në moshën 62-vjeçare ndjehet ende i motivuar si në fillim të karrierës së tij.
    Nuk munguan thumbimet e tij për Pep Guardiolën: “Ka trajnerë që thonë ‘vdes me idenë time’. Megjithatë, nëse vdes me idenë tënde, je budalla. Duhet të përshtatesh me lojtarët që ke”. Mourinho kujtoi se si Guardiola e zëvendësoi Joe Hart me Claudio Bravo dhe më pas me Ederson, vetëm për të qëndruar besnik ndaj stilit të tij.
    Portugezi shprehu gjithashtu dyshime për Premier League e sotme: “Në vitin 2004 mbërritëm atje unë dhe Benítez, që të dy kampionë europe. Tani shkojnë trajnerë të panjohur, që nuk kanë fituar asgjë. Sot preferohen ata që dinë të shiten, jo ata që dinë të fitojnë”.
    Megjithëse nuk fitoi asnjë trofe në vitin e tij të parë në Turqi, portugezi nuk e humb entuziazmin: “Nuk kam fituar, por dua të vazhdoj. Kam ende shumë për të dhënë”.