Tag: ibrahimoviç

  •  Leao në “lupën” e Allegrit dhe Ibrës: Më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale

     Leao në “lupën” e Allegrit dhe Ibrës: Më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale

    8 Shtator 2025

    8:20

    Alfred Lleshi

    Zlatan Ibrahimoviç e njeh mirë talentin e Rafael Leaos. Pikërisht për këtë arsye, suedezi i ka kërkuar portugezit të përqendrohet maksimalisht te futbolli, sipas asaj që ka rrëfyer vetë Leao. Pas disa sezonesh me ulje-ngritje, sulmuesi dëshiron që ky të jetë sezoni i tij i madh në Serie A, ndaj synon ta ndjekë këshillën e marrë.
    Me ardhjen e Massimiliano Allegrit, lojtari duket se ka përmirësuar si paraqitjet, ashtu edhe qëndrimin. Në një video në Twitch, Leao tha se si Zlatan, ashtu edhe trajneri italian, i kanë kërkuar të largohet nga shpërqendrimet: “Allegri dhe Ibrahimoviç më kanë kërkuar t’i përdor më pak rrjetet sociale”.
    Dihet se Ibrahimoviç nuk i ka përqafuar kurrë rrjetet sociale. Në autobiografinë e tij të dytë “Adrenalina” (2021), ai shkruan se nuk i ka lejuar fëmijët e tij të kishin profile sociale: “Fëmijët e mi do të vendosin vetë kur të jenë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar sa falsitet ka në botën e platformave”.

  • Ibrahimoviç ‘Çmimi i Presidentit’ 2025

    Ibrahimoviç ‘Çmimi i Presidentit’ 2025

    Zlatan Ibrahimoviç mori Çmimin e Presidentit të UEFA-s. Ky çmim u jepet nga organi qeverisës i Evropës legjendave botërore për karrierat e tyre të shkëlqyera, arritjet e jashtëzakonshme dhe përsosmërinë profesionale. Një njohje e veçantë për një nga më të mirët.

    Para fillimit të hedhjes së shortit të Champions League, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i akordoi “Çmimin e Presidentit”,ish futbollistit të njohur suedez Zlatan Ibrahimoviç.

    Pas “Çmimi të Presidentit” Ibrahimoviç i shquar për batuta reagoi në stilin e tij karakteristik: “Faleminderit shumë për këtë çmim. Do të thotë që në të vërtetë kam bërë diçka në karrierën time”.

    Vazhdo leximin

  • Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi

    Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi

    Më 27 korrik, 16 vite më parë, Massimo Moratti darkordësoi me Joan Laporta një nga shkëmbimet më të bujshme në historinë e futbollit: Samuel Eto’o tek Interi dhe Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, me një pagesë shtesë prej 50 milionë eurosh në favor të zikaltërve.
    “Ishte goditja ime më e bujshme, edhe më shumë se ajo e Ronaldos”, – do të deklaronte më vonë ish-presidenti i Interit. Tani, pas gjithë këtyre viteve, vetë Eto’o e ka përkujtuar atë ditë në rrjetet sociale, duke e quajtur: “Marrëveshja më e bukur në historinë e futbollit”, duke bërë “tag” në postim Interin, Barcelonën dhe… Zlatan Ibrahimovic.
    Një detaj ironik… Ndërsa Ibra kishte shkuar te Guardiola për të fituar Champions-in, ishte pikërisht Interi që e fitoi trofeun në fjalë atë sezon të paharruar 2009-2010, me Zanettin që ngriti “kupën veshëgjatë” në qiellin e Madridit.
    Në postimin e Eto’o nuk mungoi as komenti thumbues i Marco Materazzi, që gjithmonë e shfrytëzon rastin për të ngacmuar “rivalin e përjetshëm” Ibrahimovic. Ish-mbrojtësi komentoi me tre “emoji” të trofeve të Champions-it dhe tre “emoji” që qeshin me lot, duke marrë me mijëra pëlqime 🏆🏆🏆 😂😂😂. Një kujtim që për tifozët e Interit nuk “plaket” kurrë.

  • Ibrahimovic “turpëron” Milanin, retushon sponsorin zyrtar në mënyrë amatoreske

    Ibrahimovic “turpëron” Milanin, retushon sponsorin zyrtar në mënyrë amatoreske

    Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në qendër të vëmendjes, kësaj here pa dashur vetë. Aktualisht këshilltar i lartë i “RedBird”, pronarit amerikan të Milanit, suedezi ka publikuar një histori në profilin e tij në Instagram, që ka ngjallur shumë debat dhe e ka vënë klubin në siklet.
    Ish-ylli kuqezi është fotografuar i ulur, me sfond panoramën e Hong Kongut, ku skuadra e drejtuar nga Max Allegri zhvillon miqësoren ndërkombëtare me Liverpool-in. Ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është vendndodhja ekzotike, por përpjekja e pasuksesshme e Ibrës për të fshirë nga bluza e stërvitjes logon e sponsorit “E-Football”, konkurrent direkt i EA, kompanisë për të cilën është imazh zyrtar.
    Një fenomen me topin, por më pak me programet e editimit, Zlatan Ibrahimovic nuk duket se ka aftësi të larta në përdorimin e aplikacioneve për modifikimin e fotove. Në imazhin ku shfaqet nën diellin e Hong Kongut, me veshje stërvitore kuqezi, vihet qartë re një njollë e kuqe, e vendosur sipër logos, shumë e ngjashme me një vegël bazike për cellular, që mbulon një mbishkrim.
    Cilin mbishkrim? Pikërisht “E-Football”, sponsor i kompanisë “Konami”, e cila ka një marrëveshje zyrtare me Milanin dhe shfaqet në të gjitha veshjet stërvitore të ekipit për sezonin e ri. Pse Ibrahimovic e fshehu logon e sponsorit të Milanit?
    Shpjegimi është i thjeshtë: kompania e lojërave elektronike “Konami”, përmes markës “E-Football”, është rivale e drejtpërdrejtë e “EA Sports” (Electronic Arts), me të cilën Ibrahimovic ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi si fytyrë reklamuese. Vetëm pak kohë më parë, “EA njoftoi zyrtarisht se Ibra do të jetë në kopertinën e edicionit “Ultimate” të “EA Sports FC 26”, që do të dalë në shitje këtë vjeshtë.
    Lojë në të cilën nuk do të jenë të përfshira logot, fanellat apo emri zyrtar i Milanit, për shkak të marrëveshjes ekskluzive që klubi ka me “Konami”. Një “gabim grafik” nga ana e Ibrës, i cili donte vetëm të tregonte praninë e tij pranë skuadrës së Allegrit.

  • “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”… Ibrahimovic fshin tatuazhin më ikonik, kthesë e bujshme në jetën e tij?

    “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”… Ibrahimovic fshin tatuazhin më ikonik, kthesë e bujshme në jetën e tij?

    Ka momente në jetë, që shënojnë një ndryshim të madh, një kapërcim personal. Për Zlatan Ibrahimovic, ky duket të jetë njëri prej tyre. Ish-sulmuesi legjendar, sot këshilltar i pronarëve të Milanit dhe figurë kyçe te “RedBird”, ka vendosur të heqë një nga tatuazhet më të famshëm të tij: “Only God Can Judge Me” – “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”.
    Një frazë që për vite të tëra ka mishëruar mentalitetin e tij sfidues, individualist dhe të mbushur me ego, por që tani duket se nuk e përfaqëson më. Në një postim në Instagram, Zlatan ndau me 63 milionë ndjekësit e tij procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazhit me lazer, me pamje ku ai shfaqet duke shtrënguar një top antistres, ndërsa buzët e shtrënguara dëshmojnë dhimbjen.
    Pse e bëri? Zlatan nuk ka dhënë një arsye të qartë, por simbolika është e fortë. Heqja e këtij tatuazhi mund të përfaqësojë fundin e një etape ku ai e shihte veten mbi çdo kritikë, një epokë ku e vetmja “gjykatë” që pranonte ishte ajo hyjnore.

    Pas një sezoni të fundit shumë të vështirë te Milani, ku për herë të parë nuk munguan kritikat, madje edhe nga tifozët që e kishin kthyer në mit kuqezi, ndoshta edhe Zlatan e ka kuptuar se askush nuk është imun ndaj gjykimit të të tjerëve.
    Nuk mungojnë as komentet ironike. Disa fansa besojnë se mesazhi është akoma më ekstrem; as Zoti nuk e gjykon dot më Zlatanin… Një kthesë personale apo mesazh për botën? Nga një figurë që e ndërtoi karrierën mbi vetëbesim absolut dhe deklarata të forta, ky gjest mund të shënojë një pastrim simbolik.
    Suedezi nuk do të shpërfaqet më si “perëndia” e paprekshme e futbollit, por një njeri që, në moshën 43-vjeçare, ndoshta po pranon se fuqia e vërtetë qëndron në vetëdijen dhe përulësinë, jo në mospërfilljen totale. Në fund, ndoshta Zlatan nuk po heq thjesht një tatuazh; por një pjesë të vjetër të vetes.

  • Ibrahimović thyen heshtjen: Këtë sezon e humbëm betejën, e ardhmja tregon kush do ta fitojë luftën

    Ibrahimović thyen heshtjen: Këtë sezon e humbëm betejën, e ardhmja tregon kush do ta fitojë luftën

    Zlatan Ibrahimović, pothuajse një javë pas përfundimit të sezonit, ka përdorur profilin personal në Instagram për të shprehur mendimin e tij mbi sezonin e Milanit dhe rilançuar sfidën për sezonin 2025–2026.
    Këshilltari i lartë i “RedBird” ka theksuar se bilanci i rezultateve të arritura nga kuqezinjtë në këtë sezon të trazuar është negativ, por gabimet e bëra “janë zjarri mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja”.
    Suedezi e ka mbyllur me një mesazh në stilin e tij për t’i motivuar tifozët e zemëruar nga zhgënjimet e dy viteve të fundit.
    Ibrahimović ishte një nga drejtuesit më të kritikuar nga “Curva Sud” gjatë protestës së madhe para “Casa Milan”, përpara ndeshjes së fundit të Serie A kundër Monzës. Pas disa ditësh heshtjeje, ish-sulmuesi u shpreh në rrjetet sociale, duke shfaqur gjithë zhgënjimin e tij për sezonin, fillimisht nën drejtimin e Paulo Fonseca dhe më pas Sérgio Conceição:
    “Ky nuk ishte sezoni që kemi ëndërruar. Nuk ishte për çfarë kemi luftuar. Një trofe, një finale e humbur e Kupës së Italisë janë jo të mjaftueshme për një klub si i yni”.
    Në pjesën e dytë të postimit të tij, Ibra shfaq dëshirën për hakmarrje sportive: “Këtë sezon mund ta kemi humbur betejën, por e ardhmja do të tregojë kush do ta fitojë luftën. Do të ngrihemi, do të rritemi dhe do të rikthehemi më të fortë. Forca Milan, gjithmonë!”

  • 11 vite më vonë… Allegri drejt rikthimit të bujshëm për ta shpëtuar “Djallin” nga ferri

    11 vite më vonë… Allegri drejt rikthimit të bujshëm për ta shpëtuar “Djallin” nga ferri

    Imazhi i Massimiliano Allegrit i lagur me shampanjë duke festuar me Ibrahimovic në fushën e “Olimpico” është pikërisht ajo që tifozët e Milanit shpresojnë ta jetojnë sërish, sapo përmendet mundësia e një rikthimi të teknikut nga Livorno në stolin kuqezi.
    Ishte maji i vitit 2011 dhe Milani sapo kishte fituar titullin e 18-të në Serie A, falë taktikave të Allegrit, por edhe magjive të Robinho, Boateng e të tjerëve. Ai ishte kulmi i aventurës së Allegrit me Milanin, një marrëdhënie që pas sezonit të parë nisi të përkeqësohej, sidomos pas humbjes së titullit ndaj Juventusit, dhe që përfundoi me shkarkimin e tij në janar 2014.
    Sot, 11 vite pas asaj ndeshjeje të mjegullt kundër Sassuolos, të humbur 4-3, Allegri shihet si njeriu i duhur për të nxjerrë “Djallin” nga ferri i tij aktual: vendi i tetë në kampionat, humbja në finalen e Kupës së Italisë dhe moskualifikimi për në Europë. Në pritje që ky rikthim të konkretizohet, le të rikujtojmë periudhën e tij të parë në krye të Milanit:
    SEZONI 2010-2011: TITULLI KAMPION QË NË DEBUTIMNë qershor 2010, Massimiliano Allegri u prezantua si trajneri i ri i Milanit, i marrë nga Cagliari për të zëvendësuar Leonardon dhe “fantazinë 4-2”, e cila prodhoi spektakël, por jo rezultate. Pavarësisht largimeve të shumta, drejtuesit e Milanit arritën t’i sillnin dy emra të mëdhenj në orët e fundit të merkatos: Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, që më pas u shndërruan në shtyllat e suksesit.
    Allegri fitoi menjëherë titullin në sezonin e tij të parë, më 7 maj 2011, dy javë përpara fundit të kampionatit, pas një barazimi pa gola në fushën e Romës, mes festës me shampanjë. Ai ndryshoi modul nga 4-3-3 në një sistem me trekuartist pas dy sulmuesve. Kevin-Prince Boateng pas Ibrahimovic dhe Robinho, një lëvizje taktike vendimtare që ndryshoi gjithçka.
    2011–2014: POZITA E TIJ NISI TË LËKUNDEJNë dy sezonet e ardhshme pas titullit, Milani i Allegrit fitoi vetëm një Superkupë të Italisë në verën e vitit 2011 kundër Interit. Marrëdhënia e trajnerit me tifozët nisi të lëkundej, me ndasi që vazhdojnë ende sot kur përmendet rikthimi i tij.
    Sezoni 2011/12: Allegri e çoi Milanin deri në çerekfinale të Champions League, duke mundur Barcelonën 2-0 në “San Siro”, por u eliminua në “Camp Nou”. Në Serie A, humbi titullin ndaj Juventusit në sezonin e famshëm të “golit fantazmë” të Muntarit.
    Verën e vitit 2012, Milani u detyrua të bënte revolucion. U larguan legjendat (Nesta, Gattuso, Inzaghi) dhe u shitën yje si Ibrahimovic e Thiago Silva, për të përmirësuar financat.
    Sezoni 2012/13: Filloi në mënyrë katastrofike, por me mbërritjen e Mario Balotellit në janar, skuadra shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit dhe përfundoi në vendin e tretë.
    Sezoni 2013/14: U shënjua nga kaosi dhe rezultatet negative. Allegri u shkarkua në janar 2014, pas humbjes 4-3 kundër Sassuolos.
    “PALMARESI” I ALLEGRIT TE MILANI
    Në tri sezone e gjysmë në krye të Milanit, trajneri livornez fitoi:
    🏆 1 titull të Serie A (2010/11)
    🏆 1 Superkupë Italiane (2011)
    🥈 Vend i dytë në Serie A
    🥉 Vend i tretë në Serie A
    Rikthimi i mundshëm i Allegrit sot shihet si një kthim te “rrënjët”, për të ndërtuar nga e para një Milan konkurrues. Megjithatë, tifozët janë të ndarë: nga njëra anë nostalgjia për sukseset, nga ana tjetër frika nga kthimi në një futboll më pak spektakolar.

  • E ardhmja e Milanit? Tare dhe Ibrahimoviç katër orë kokë më kokë

    E ardhmja e Milanit? Tare dhe Ibrahimoviç katër orë kokë më kokë

    Igli Tare është zyrtarizuar dje si drejtori i ri sportiv i Milanit dhe pak orë pas firmës, ai është larguar nga ambientet e klubit, për një darkë në një nga hotelet e njohura të Milanos. Një darkë me drejtuesit më të lartë të kuqezinjve, pasi aty ishin të pranishëm Ibrahimoviç, Monkada e Furlani.
    Mediat italiane kanë publikuar video të këtij takimi ku shihen fillimisht Ibrahimoviç e Tare teksa shtrëngojnë duart e përqafohen në takimin e tyre, ndërsa më pas futen në restorantin e këtij hoteli. Ata kanë kaluar aty katër orë mes diskutimesh për Milanin e ri që pritet të lindë, duke filluar nga trajneri, për të vazhduar me lojtarët.
    Më pas, palët u ndanë dhe pritet që të takohen përsëri në ambientet e klubit, për të nisur takimet me palët e interesuara për firmat me lojtarët, rinovimet e sidomos për të zgjidhur sa më parë çështjen e pankinës kuqezi për projektin e ri.

  • Ish-sulmuesit bëhen arkitektët e së ardhmes! Çfarë pritet nga bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Ibrahimovicit te Milani

    Ish-sulmuesit bëhen arkitektët e së ardhmes! Çfarë pritet nga bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Ibrahimovicit te Milani

    Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimovic do të ndajnë të njëjtin ambient pune te AC Milan, në një fazë të re për klubin kuqezinj. Edhe pse me role të ndryshme, të dy do të jenë të pranishëm në takimet operative dhe vendimmarrjet strategjike, ndërsa nis instalimi zyrtar i Tares në strukturat drejtuese të klubit.

    Në pamje të parë, nuk shfaqen shenja për ndonjë përplasje të mundshme mes tyre. Përkundrazi, pritet që dy ish-sulmuesit – me karakter të fortë dhe një etikë pune të pakompromis – të gjejnë gjuhë të përbashkët për të çuar përpara projektin e Milanit.
    Të dy kanë një histori të ngjashme: karriera të suksesshme në fushë, të ndjekura nga kalimi në role menaxheriale menjëherë pas tërheqjes nga futbolli. Tare u bind nga Lotito të merrte drejtimin sportiv te Lazio, ndërsa Ibrahimovic u afrua nga pronari Gerry Cardinale për të qenë pjesë e bordit strategjik të Milanit.
    Ndryshimi i vetëm i dukshëm mes tyre është brezi që i ndan: Tare ka lindur në vitin 1973 dhe ndaloi së luajturi në 2008, ndërsa Ibra, i lindur në 1981, i dha fund karrierës vetëm në moshën 41-vjeçare. Në kohën kur Tare u tërhoq, Ibra ishte duke dominuar me Interin dhe sapo kishte fituar titullin.
    Tare vjen si një drejtor me përvojë të thellë në menaxhimin sportiv, i rritur në një ambient sfidues si ai i Lotitos te Lazio. Ibrahimovic, në anën tjetër, ndodhet në fazën e parë të përfshirjes së tij si drejtues dhe ka pasur një sezon të vështirë, si në aspektin profesional, ashtu edhe personal.
    Megjithatë, që nga takimi i tyre i parë në Londër, në mars, duket se ekziston një respekt i ndërsjellë dhe një gatishmëri për të bashkëpunuar. Qartësimi i rolit të secilit dhe përcaktimi i balancave të brendshme në klub mbeten hapa kyç për fazën që vjen.
    Me dy figura të tilla në krye, Milani përfiton nga përvoja, karizma dhe një qasje serioze ndaj futbollit, që mund të shndërrohet në forcë lëvizëse për rikthimin në majat e futbollit europian.

    Top Channel

  • Milan pa trofe edhe Ibrahimovic rrezikon vendin, klubi reflekton dhe mund t’i ulë gradat

    Milan pa trofe edhe Ibrahimovic rrezikon vendin, klubi reflekton dhe mund t’i ulë gradat

    16 Maj 2025

    10:42

    Telesport

    Revolucioni i Milan pas këtij sezoni të trazuar do të përfshijë kryesisht trajnerin dhe lojtarët, por edhe drejtuesit nuk janë të qetë. Cështja e drejtorit të ri sportiv është e njohur prej kohësh dhe për momentin ende e pazgjidhur, por klubi duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe figurës së Zlatan Ibrahimovic.
    Këshilltar i lartë i RedBird, që nga dhjetori i vitit 2023, ai menjëherë u bë një figurë referimi jo vetëm për sa i përket imazhit, por edhe për sa i përket operacioneve të klubit. Një lloj superkonsulenti nën mandatin e drejtpërdrejtë të Gerry Cardinale, i cili punoi përkrah Furlanit dhe Moncadës.
    Është e qartë se zhgënjimi i pronarit të Milan për mënyrën se si po mbyllet ky vit ndikon edhe te suedezi, tek i cili ai vazhdon të ketë besim të madh. Por, me ardhjen e një drejtori të ri sportiv, mund të bëjë një gjysmë hapi prapa të paktën për sa i përket zgjedhjeve në treg.
    Fati i tij nuk do të ndjekë atë të Maldini dhe Massara, por një menaxher i ri mund të ndryshojë rolin dhe detyrat e Ibrës, i cili edhe në ditët para finales së Kupës së Italisë duket se i është afruar më shumë figurës së ambasadorit.