Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj nga KZAZ nr. 36 në Tiranë, ku vijon numërimi i votave, deklaroi se Partia Socialiste ka siguruar një rezultat të kënaqshëm deri në këtë fazë të procesit. Ajo ka komentuar dhe raportin e OSBE-ODIHR që foli me kritika për procesin.
Sipas Ibrahimajt, deri më tani janë numëruar 38 kuti votimi nga gjithsej 47 në këtë njësi, ku PS ka marrë 6,451 vota nga një total prej rreth 13 mijë votash. Ajo theksoi se kjo përputhet me pritshmëritë e PS-së dhe se në të gjitha kutitë e numëruara, partia është në avantazh ndaj rivalëve.
“Në të gjitha kutitë jemi me avantazh mbi të gjitha forcat e tjera në garë. Procesi ka shkuar shumë mirë deri tani,” tha Ibrahimaj, duke shtuar se gjithçka ka vijuar normalisht dhe se pritet që numërimi të përfundojë nesër pasdite.
Ajo u shpreh optimiste për rezultatin final, duke deklaruar:
“Ne presim të kemi mbi 50% të votave për PS në këtë njësi dhe besoj se do e arrijmë.”
Duke iu referuar edhe vëzhgimeve paraprake të OSBE-ODIHR, Ibrahimaj vlerësoi procesin si konkurrues dhe transparent, ndonëse pranoi se gjithmonë ka vend për përmirësime.
“Procesi i votimit dhe numërimit kanë qenë të qeta dhe në fund do shohim raportet finale, por mendoj se kemi pasur një proces të mirë”, deklaroi ajo.
Tag: ibrahimaj
-

Raporti i OSBE-ODIHR, vjen reagimi i parë nga socialistët
-

“Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale”, Rama: Deri në 2013 nuk kemi pasur sistem fare
Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është shprehur se ajo se çfarë është bërë në këtë drejtim është epokale.
Rama thekson se janë dy blloqe pensionistësh, një bllok që ka dalë përpara dhe një bllok që ka dalë pas reformës së qeverisë. Për këto të fundit Kryeministri tha se kanë pensione më të larta për të njëjtat vite pune.
“Ne kemi pasur gati me ndihmë ekoniomike gati 90 mijë e diçka dhe sot kemi 54 mijë. Gjithë kjo pjesa tjetër është futur në treg. Është rritur numri i njerëzve që punojnë. Ne bëjmë shpesh krahasime me rajonin. Ajo që kemi bërë ne në këto 10 vite është diçka epokale. Me pensionet është epokale. Deri në vitin 2013 ne nuk kemi pasur sistem pensionesh fare, ndërkohë që vendet e rajonit nuk kanë prishur gjë more zotëri. Ne kemi pasur asistencë sepse sistemi i pensioneve bazohet tek sigurimet. Ne e kemi pasur me një tavan 240 mijë Lekë të vjetra dhe ti hidhu përpjetë aq e ke maksimumin e pensionit. U shkatërrua gjithë industria dhe u bënë pensionist edhe 40 vjeç dhe gjithë ky stok është aty. Ne futëm sistemin e sigurimeve. Faktikisht ne sot kemi dy blloqe pensionistësh, një bllok që ka dalur përpara dhe një që ka dalë mbrapa. Këto që kanë dalë mbrapa me reformën tonë kanë pensione më të larta për të njëjtat vite pune”, thekson Rama.
Rama ndër të tjera tha se target është që pensioni minimal 200 Euro të arrihet brenda 2030.
“Ne kemi të gjitha ato analizat që na kanë bërë që të vendosim si target që 200 Euro pensioni minimal ta arrijmë brenda Shqipërisë 2030, pra brenda këtij mandati. Do ta bëjmë gradualisht”, shprehet Rama.
Ndërkohë ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje lidhur me shiftar për pensionet aktuale.
“Ne kemi sot një pension mesatar në qytet kur ti paguhesh me një pagë mesatare me vite të plota pune ne kemi një pension, i cili është 300 Euro. Dhe kemi edhe pensione që shkojnë 500 dhe 600. Pensioni minimal sot është rreth 12 mijë Lekë. Përveç kësaj ne kemi në buxhetin e shtetit përveç buxhetit që marrim nga tatimet për kontributet, që hedhim nga buxheti i shtetit për të mbushur defiçitin, ne kemi 300 milionë Euro në vit që jepen për pensionistët, që janë kompensime”, u shpreh Ibrahimaj.
Ibrahimaj thekson se pavarësisht plakjes së popullsisë qeveria do të vijojë të rrisë pensionet.
“Shqipëria ka një trajektore rritëse. Rritja ekonomike do të vazhdojë të ndikojë tek rritja e pagave dhe të gjitha reformat që do të bëhen do të ndikojnë që niveli i kontributeve nga të punësuarit, pavarësisht plakjes së popullsisë dhe rënies së numrit të atyre që janë potencialisht kontribues në të ardhmen ne do të vazhdojmë të rrisimi pagat që të rrisim kontributet. Ne sot që flasim kemi akoma një popullsi të aftë për punë, e cila ka potencial të angazhohet në punë. Ndonëse papunësia ka rënë ne kemi akoma hapësirë… Fuqia punëtore në krahasim me vitin 2013 si numër është rritur”, shprehet ministrja Ibrahimaj. -

Shqipëria në BE, ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj tregojnë se çfarë ndodh nëse anëtarësohemi
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë fushatë të jetë vetë protagonist, duke kërkuar mandatin e katërt qeverisës. Në retorikën e tij në fushatën zgjedhore ai ka zgjedhur si armë të tijën shpatën që pretendon se ia ka dhënë drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj treguan për Top Story se çfarë përfiton Shqipëria nëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndodh.
Ibrahimaj: Mbështetja që BE-ja do na japë ne nga vitet deri në anëtarësim është mbështetje që do të vazhdojë në këtë nivele. Pastaj që nga momenti kur Shqipëria të hyjë në BE, mbështetja do të rritet.Mazniku: Sot ne kemi një plan. Ky plan ndërtohet në bazë të disa objektivave. Po nuk i arrite objektivat, nuk të vijnë fondet.
Duma: Sot ju jeni përpara shqiptarëve me një ofertë që varet nga Brukseli?
Mazniku: Ne jemi të angazhuar për këtë punë. Komisioni Europian ka angazhime specifike, që thotë: ”Ne jemi të gatshëm që të mbyllim negociatat nëse Shqipëria bën detyrat e veta në 2027”. Ne kemi detyrë që deri në 2027 ne të kapim këtë dritare. Është një dritare që për herë të parë është e hapur nga BE-ja për Shqipërinë deri në një datë të caktuar. Gjatë muajve të fundit janë hapur tre grupkapituj. Është gatishmëria e Europës dhe gatishmëria jonë. -

Shqipëria në BE, ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj: Çfarë ndodh nëse anëtarësohemi
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë fushatë të jetë vetë protagonist duke kërkuar mandatin e katërt qeverisës.
Në retorikën e tij në fushatën zgjedhore ai ka zgjedhur si armë të tijën shpatën që pretendon se ia ka dhënë drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj treguan për Top Story se çfarë përfiton Shqipëria nëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndodh.
Ibrahimaj: Mbështetja që BE-ja do na japë ne nga vitet deri në anëtarësim është mbështetje që do të vazhdojë në këtë nivele. Pastaj që nga momenti kur Shqipëria të hyjë në BE, mbështetja do të rritet.
Mazniku: Sot ne kemi një plan. Ky plan ndërtohet në bazë të disa objektivave. Po nuk i arrite objektivat, nuk të vijnë fondet.
Duma: Sot ju jeni përpara shqiptarëve me një ofertë që varet nga Brukseli?
Mazniku: Ne jemi të angazhuar për këtë punë. Komisioni Europian ka angazhime specifike, që thotë: ‘Ne jemi të gatshëm që të mbyllim negociatat nëse Shqipëria bën detyrat e veta në 2027’. Ne kemi detyrë që deri në 2027 ne të kapim këtë dritare. Është një dritare që për herë të parë është e hapur nga BE-ja për Shqipërinë deri në një datë të caktuar. Gjatë muajve të fundit janë hapur tre grupkapituj. Është gatishmëria e Europës dhe gatishmëria jonë. -

“Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…
Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një vizitë në kompaninë e teknologjisë dhe informacionit “RiTech”. Kjo kompani punon për Amerikën dhe Evropën, në të cilën janë punësuar 300 shtetas në Shqipëri, 200 në Kosovë e Maqedoni të Veriut, me një pagë mesatarisht prej 2500 euro, siç njofton kryeministri.
Theks të veçantë u vendos në zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe informacionit në vend, një shtyllë kjo kryesore e cila është gjithnjë e më shumë në përmirësim në vendin tonë.
Ministrja Ibrahimaj sqaroi se arsyeja përse po vizitojnë këtë kompani vjen për shkak se është një shembull konkret i punës së kësaj qeverie për të rinjtë dhe sektorin informativ.
“Kompania është themeluar në vitin 2016. Janë çuna e goca të reja, mosha mesatare 30 vjeç. Zgjodha të vinim këtu se është një shembull konkret si është zhvilluar sektori i teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri. Paga mesatare është 2500 euro mesatarisht. Bëhet fjalë për një punë shumë të mirëpaguar, për një kompani që prodhon, prodhon dije, eksporton, zbulon talente. Një shembull që ne me shumë krenari e lexojmë. Është një sektor që e kemi nxtur ne”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
Kryesocialisti u shpreh se dëshiron të bashkëpunojë me kompaninë RiTech, lidhur me sistemin e parkimeve në vend, pasi parkimi është problematikë e theksuar. Rama tha se dëshiron që me aplikacionin “pay by phone”, përmes inteligjencës artificiale të ketë dhe një sistem kamerash që lehtëson në gjetjen e vendeve të parkimit, ashtu sikurse njofton dhe uniformat blu për zënien e hapësirës nga një automjet të caktuar.
Një synim tjetër është që përmes kësaj teknologjie, të arrihet parashikimi i aksidenteve por dhe i krimeve.
“Ne do bëjmë një projekt që e kemi gati, i financuar e të gjitha, me Emiratet e Bashkuara për smart monitor. Do kemi praktikisht një super informacion nga gjithë lëvizja në qytet. Po mendoj se mbase duhet një bashkëpunim me ju këtë pay by phone, të integrohet me kamera, që të shfrytëzohet e nga policia… duke pasur në dispozicion këtë sistem kamerash me AI, mund të krijosh shumë të dhëna. Ti krijon një bazë që ti e paralajmëron “law enforcements”. Nuk pret që këtu është zënë, por ti e lajmëron që është e zënë (vendi parkimit).Ti me AI krijon një kapacitet të dhënash që ty të japin pak nga pak, por jo shumë vonë, me një kohë të arsyeshme, që ti të mund të vendosësh përpara se ku mund të ndodhë shkelja. E për ta çuar një hap më tutje, ne me ju mund të shohim, parashikimin e aksidenteve. Pra krijon një bazë, e ajo me data fillon të krijon probabilitetet. Ti fillon jep “law enforcements” që të analizojë pse do ndodhë këtu, çfarë rrethanash janë specifike që ndodh këtu e jo atje. E për ta çuar në nivelin më ekstrem, që të parashikosh krimet. Po të kesh një patern fillon e bën analiza të një natyre tjetër.”, tha Rama.
Po kështu, Rama shprehu gatishmërinë që qeveria të investojë në kompanitë vendase, pasi jo vetëm financon bizneset, por gjithashtu dhe përfiton prej tyre.
“Ka ardhur koha që ne të hyjmë nëpër kompani. Që shteti të financojë e të përfitojë. Siç e bëjnë të tjerët. Fola para disa kohësh me Mira Muratin, e i thash që a është e mundur që të futemi në BE. Më tha patjetër, e kam 3 shtete që më kanë bërë me “advance” e me shpjegoi se ka 2 nivele. Ka ardhur koha që të hyjmë në këtë lojë. E në rastin tonë me kompanitë tuaj.Në fund fare shtetit i kushton më pak. “, tha Rama.
E ndërsa më herët kryeministri ka shprehur ambicien për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimeve publike, një synim i radhës është dhe përfshirja e AI në krijimin e ligjeve.
“Di gjë tjetër, që unë kam 12 vite që përpiqem sepse ne kemi bërë shumë ligje, mirëpo, po të shohësh, sepse kur është bërë ligji i ri, të shohin si ka qenë. Tani kemi bërë një sistem për të gërmuar e për të nxjerrë të gjitha. Në këtë mënyrë u thotë ligjvënëseve hiqi këto se nuk të duhen. Unë e di që fundi i Parlamentit do jetë me AI.”, tha Rama. -

Ministrja Ibrahimaj zbulon programin për të moshuarit, ja kur do të bëhet pensioni mesatar 400 euro
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka folur në një emision televiziv lidhur me programin e Partisë Socialiste, duke zbuluar planet për rritjen e pensioneve në të ardhmen. Ajo ka theksuar se një nga objektivat kryesore të PS është rritja e pensioneve dhe pagave, duke kontribuar në përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit.
Ibrahimaj ka shpjeguar se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultate pozitive dhe se për personat që dalin në pension pas plotësimit të moshës dhe viteve të punës, pensioni mesatar aktualisht është 300 euro. Ajo ka theksuar se premtimi për të arritur një pension mesatar prej 400 eurosh është i realizueshëm duke marrë parasysh rritjen e pagave dhe zhvillimin ekonomik.
Ministrja ka siguruar se PS do të sigurojë rritjen e pensioneve çdo vit deri në vitin 2030, duke shtuar se një nga pikat kyçe të programit është që deri në vitin 2030, pensioni mesatar do të arrijë në 400 euro. Ibrahimaj ka theksuar se ky proces do të jetë gradual dhe do të vazhdojë të rritet vit pas viti.
Gjithashtu, ajo ka përmendur një reformë të re të pensioneve, e cila është duke u studiuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ibrahimaj ka paralajmëruar se është e rëndësishme të merren vendime të kujdesshme për sistemin e pensioneve, pasi një gabim mund të çojë në një kolaps fiskal që do të dëmtonte të ardhurat që përdoren për zhvillim.