Tag: ibrahimaj

  • Ibrahimaj: Shqipëria synon rritje ekonomike 4% dhe mbyllje të negociatave deri në vitin 2027

    Ibrahimaj: Shqipëria synon rritje ekonomike 4% dhe mbyllje të negociatave deri në vitin 2027

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dha intervistën e saj të parë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ku ndau vizionin e saj për drejtimin e këtij dikasteri dhe sfidat që e presin. Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi rikuperimi pas krizave të vazhdueshme në 5 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv për potencialin që vendi ka.
    “Ekonomia shqiptare ka treguar që në vitet e fundit ka qenë dinamike, ka qenë elastike. Ne kemi kaluar në pesë vitet e fundit disa kriza të njëpasnjëshme, të cilat nuk kanë qenë të lehta, kanë qenë kriza globale. Dhe megjithatë pas çdo krize ne kemi arritur që ringrihemi dhe të kemi një rritje të ekonomisë, ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e BE. Duke treguar që sfidat si popull, qeveri dhe sipërmarrje dimë t’i përballojmë shumë mirë.”
    Kjo përvojë me menaxhimin e krizave ekonomike, sipas saj, është baza mbi të cilën do të ndërtohet faza e ardhshme e zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo nënvizoi se qeveria ka planifikuar një rritje ekonomike mesatare prej 4% për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, objektiv të cilin e quan ambicioz , por të arritshëm.
    “Ne kemi parashikuar në program që do të kemi një rritje ekonomie prej 4% mesatare në këto katër vitet e ardhshme dhe unë besoj fort se kjo do të jetë një element kyç, i punës sime dhe sfidës që më është besuar: garantim i rritjes dhe mirëqenies ekonomike. Bazat janë aty dhe janë të forta.”
    Ministrja Ibrahimaj lidhi objektivat ekonomikë të qeverisë me procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria ka tashmë të hapur pjesën më të madhe të grupkapitujve që lidhen me ekonominë dhe është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. Ajo shprehu bindjen se vendi është në rrugën e duhur për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
    “Ne kemi çelur praktikisht gjithë grup-kapitujt që lidhen me ekonominë dhe jemi duke punuar për përafrimin e legjislacionit dhe do të mbajmë atë premtim që kemi dhënë, që brenda vitit 2027 ne të kemi mbyllur negociatat për procesin e integrimit. Integrimi nuk lidhet vetëm me shtet-bërjen, legjislacionin, por është një proces i një reformimi total i mënyrës së të bërit të gjërave në bazë të ligjeve të BE.”
    Në këtë kuadër, sipas saj, sfidat më të mëdha do të jenë mbështetja e sipërmarrjes dhe përgatitja e saj për të operuar në një treg konkurrues si ai i Bashkimit Europian. Përshtatja me standardet dhe direktivat e BE-së, sipas Ibrahimajt, nuk është më çështje opsionale, por një domosdoshmëri për të qenë pjesë e tregut të përbashkët europian.
    “Në këtë kontekst ekonomia dhe sipërmarrja kanë nevojë për një mbështetje të madhe me qëllim adaptimin dhe përafrimin e këtyre direktivave si dhe përthithjen e standardeve, kritereve, të cilat kërkohen në Bashkimin Europian. Dhe që do të jenë të detyrueshme në momentin që ne hymë në tregun e përbashkët europian.”
    Në fund të intervistës, Ibrahimaj vlerësoi rolin që disa sektorë, si turizmi, kanë luajtur në rritjen ekonomike dhe tha se ky model suksesi mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera.
    “Jemi një vend relativisht i vogël, por potencialin e kemi të lartë në disa drejtime. Ajo që kemi bërë me turizmin vitet e kaluara do të thoja që është impresionuese dhe jam e bindur që ka sektorë të tjerë që mund të ecin me të njëjtin ritëm dhe të na japin ne një avantazh edhe ndaj vendeve të tjera të Bashkimit Europian.”

  • Delina Ibrahimaj në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

    Delina Ibrahimaj në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

    Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.
    Rama tha se Delina Ibrahimaj do të mbajë tashmë detyrën e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.

  • Shëndetësia me ministre të re! Rama konfirmon Delina Ibrahimaj për Ekonominë dhe Inovacionin

    Shëndetësia me ministre të re! Rama konfirmon Delina Ibrahimaj për Ekonominë dhe Inovacionin

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku bëri të ditur se Evis Salaj do të jetë Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    Në fjalën e tij, Rama e prezantoi Salajn si një figurë të spikatur në fushën akademike dhe mjekësore:
    “Shëndetësinë do ta drejtojë një studente e shkëlqyer e mjekësisë, që ka spikatur si mjeke dhe akademike, me përvojë ndërkombëtare. Ka mbajtur postin e profesores në Nju Jork, ka mbrojtur doktoraturën dhe ka mbi 300 publikime shkencore. Ka qenë pjesë e shoqatave të njohura evropiane dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze. Duke pranuar ftesën time, profesore Evis Salaj lë Italinë për t’iu bashkuar qeverisë shqiptare.”

    Kryemnistri konfirmoi se Delina Ibrahimaj do të marrë postin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke vijuar prezantimin e qeverisë për mandatin e katërt radhazi të Partisë Socialiste në pushtet.
    /vizionplus.tv

  • Rama: Besfort Lamallari ministër Drejtësie, tek “Mbrojtja” vijon Vengu! Në Kabinet edhe Ibrahimaj

    Rama: Besfort Lamallari ministër Drejtësie, tek “Mbrojtja” vijon Vengu! Në Kabinet edhe Ibrahimaj

    Rama tha sot se Besfort Lamallari do te te jete ministri i ri i  Drejtesise.Ai shtoi se Lamallari ka qene pjese e grupit negociues me BE. Ndekrohe qe Ulsi Manja mbetet jashte Kabinetit duke marre detyren ne parlament si drejtues i Komisionit te Ligjeve.
    Si minister te Mbrojtjes Rama tha se do te jete Piro Vengu.
    Rama shtoi se Delina Ibrahimaj do te jete në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Inovacionit, një dikaster i ri që bashkon fushat e trashëgimisë kulturore, artit dhe zhvillimeve teknologjike në një strukturë të vetme strategjike.

  • Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor

    Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor

    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh dje se, autorizimi për regjim magazinimi doganor merret online, përmes e-Albania. Ibrahimaj fton kompanitë që të aplikojnë në shërbimin “Autorizim për regjim të magazinimit doganor” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
    Pas shqyrtimit nga DPD-ja, aplikuesit do të njoftohen me e-mail: për miratimin e kërkesës, duke u pajisur me autorizimin me nënshkrim elektronik ose refuzimin e aplikimit, së bashku me arsyetimin.
    Koha për marrjen e shërbimit është 120 ditë pune, ndërsa vlefshmëria është 1-vjeçare për pajisjen me autorizim për herë të parë dhe më pas pa afat kohor.

  • “Inteligjencë Artificiale për zhvillimin e vendit”, ministrja Ibrahimaj prezanton strategjinë

    “Inteligjencë Artificiale për zhvillimin e vendit”, ministrja Ibrahimaj prezanton strategjinë

    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha sot se “qeveria është duke ndërtuar strategjinë e re mbi Inteligjencën Artificiale për përdorimin e saj në çdo komponet, me qëllim zhvillimin e vendit”.
    E pranishme në takimin që u zhvillua në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji NEST, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes, ajo theksoi se, “takimi i sotëm me ndërtuesit ka në fokus inovacionin, si një mundësi e mirë për të çuar përpara këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit”.
    Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e zbatimit të teknologjive inovative në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe zhvillimin e ekonomisë, ndërsa theksoi se, “tashmë platfomat inovative shërbejnë edhe për rritjen e financimit të sipërmarrjeve dhe veçanërit të sektorit të ndërtimit, që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit”.
    “Qeveria ka një vizion të qartë që vetëm përmes inovacionit, digjitalizimit, ekonomia shqiptare do të zhvillohet”, u shpreh Ibrahimaj, teksa tërhoqi vëmendjen se në sektorin privat teknologjitë inovative kanë nivel më të ulët përdorimi, në një kohë kur zbatimi i teknologjive të reja ul kostot dhe po rrit efikasitetin në prodhim.
    “Takimi që zhvillohet sot në qendrën NEST ka për qëllim të na njohë sesi IA dhe zhvillimet teknologjike arrijnë të monitorojnë projekte në mbarë Shqipërinë dhe të reduktojë gabimet e mundshme. Ndërsa prezantimi i një start-up të ri do të na tregojë për lehtësitë që sjell përdorimi i teknologjisë në rritjen e aksesit në financim”, tha Ibrahimaj.
    Sipas ministres, tashmë ka ardhur koha që financimi të mos jetë i fokusuar vetëm në kreditimin e bankave, por dhe në instrumente të reja teknologjike (promovim i biznesit në real estate apo qendra tregtare) ndihmon në zgjerimin e aksesit për financim nga investitorët apo partnerë ndërkombëtarë që kanë interes të investojnë në Shqipëri.
    “Për këtë qëllim ne do të prezantojmë sot një platformë që rrit aksesin në financim me përfitim nga sipërmarrësit si në kosto, dhe lehtësi përfitimi”, tha ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

  • Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH-in për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve

    Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH-in për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve

    Fuqizimi i biznesit dhe i startup-eve shqiptare ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, me partnerët nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar. Ibrahimaj vlerësoi mbështetjen e BERZH që prej vitesh është një partner kyç për Shqipërinë në ndërtimin e kapaciteteve të sipërmarrjes, zhvillimin e aksesit në financë dhe forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve. “Po avancojmë me projektet për promovimin e ofertës shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe tërheqjen e investimeve të reja”, tha ministrja.
    Duke u ndalur në punën e nisur me trajnimet për tregun e vetëm të BE-së, Ibrahimaj bëri të ditur se, shumë shpejt do të nisë një studim kombëtar për të matur gatishmërinë e ndërmarrjeve për ndërtimin e programeve konkrete që adresojnë nevojat e tyre reale. Ibrahimaj tha se, “në bashkëpunim me BERZH dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, po krijojmë mekanizmat e nevojshëm për konsulencë dhe ekspertizë të dedikuar, që bizneset shqiptare të jenë më të përgatitura për të përthithur fondet e Bashkimit Europian”. Ajo e vlerësoi këtë bashkëpunim si dëshmi e vizionit të qeverisë, për të ndërtuar një ekonomi moderne, të qëndrueshme dhe të gatshme për tregjet europiane.

  • Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë në qendër rajonale të inovacionit

    Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë në qendër rajonale të inovacionit

    Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte pjesë e këtij samiti, për të folur mbi të ardhmen, një të ardhme ku inovacioni, teknologjia dhe bashkëpunimi janë në themel të zhvillimit të vendit tonë.

    Sipas Ibrahimajt, gjashtë startup-et finaliste, sollën idetë e tyre novatore në këtë samit, ndërsa “çmimi prej 50 000 euro shkoi për insectintel një dëshmi e qartë se kur mbështetet talenti, lindin zgjidhje me ndikim real”.
    “Kjo është arsyeja pse besojmë se bashkëpunimi mes startup-eve dhe botës së korporatave duhet forcuar edhe më shumë, për më shumë financim, mbështetje dhe zbatim të ideve të reja”, tha Ibrahimaj.
    Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se “përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sipërmarrjes Inovative, po nxisim këto ura bashkëpunimi dhe më shumë sinergji të reja, duke mbështetur sektorët strategjikë të ekonomisë tonë, për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit, ku të rinjtë dhe sipërmarrësit kanë hapësirën për të krijuar, zhvilluar dhe pasur sukses”.
    “ACT NOW 2025” u organizua si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.
    Konferenca bëri bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, të cilët trajtuan temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon. /j.p/

    Nga punimet e samitit ACT NOW 2025

  • Ministrja Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

    Ministrja Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

    Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Konferenca, e cila ka bërë bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, trajton temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon.
    Në fjalën e saj gjatë konferencës, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë e veprimit të menjëhershëm në këtë fazë të zhvillimit teknologjik që po përjeton vendi. “Ne sot mbase nuk jemi në kulm, por jemi në një pozicion shumë të mirë sa i përket teknologjisë së informacionit. Ky është momenti që të veprojmë tani, ndaj thirrja juaj është më e gjetura për gjërat që duhet të bëjmë bashkë”, theksoi ajo.

    Ministrja shprehu bindjen se rezultatet konkrete nuk do të mungojnë. “Ju keni treguar që dini të krijoni produkte dhe jam e sigurt që në një vit nga tani do të kemi jo një, por disa produkte që do të vijnë nga aktivitetet si ky. Potenciali është i jashtëzakonshëm, numrat flasin qartë”, deklaroi ministrja.
    Ajo nënvizoi se kompanitë shqiptare në fushën e teknologjisë janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë viteve të fundit, duke përfaqësuar jo vetëm një burim krenarie, por edhe një mundësi të madhe për të ardhmen ekonomike të vendit. Samiti “ACT NOW 2025” vjen si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.
    Konferenca do të ndiqet nga një ceremoni ekskluzive çmimesh për bizneset dhe projektet më inovative dhe me impakt nga Shqipëria dhe Diaspora. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë aplikantët e përzgjedhur nga juria e ACT NOW 2025. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesi i ACT NOW Grand Prize do të mbështetet me një shumë prej 50 mijë euro për projektin më inovativ, si dhe do të vlerësohet gjithashtu projekti rinor më origjinal dhe inovativ dhe ekipi fitues i Cyber Drill Challenge.

  • PD protestë në Samitin e Europës, Ibrahimaj: Gjest i shëmtuar

    PD protestë në Samitin e Europës, Ibrahimaj: Gjest i shëmtuar

    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj komenton protestën që ka paralajmëruar Partia Demokratike më 16 maj. ”Mendoj që është një gjest i shëmtuar. Në një ditë të tillë, kur e gjithë Europa vjen në Shqipëri, edhe për shkak të përmirësimit të imazhit të vendit tonë dhe punës së mirë të bërë nga qeveria Rama për të arritur në këtë ditë, unë besoj që është shumë i shëmtuar fakti që do të mbahet një protestë që vërteton atë që kemi thënë edhe herë të tjera: që PD-ja nuk ka asnjë interes të lartësojë imazhin e Shqipërisë, por ka interesat e veta të ngushta”.