Tag: ibrahimaj

  • Pensionet indeksohen me 2.5%, Ibrahimaj: Kompensim i rritjes së çmimeve, ndalemi edhe tek paraja cash, gati plani 3-vjeçar

    Pensionet indeksohen me 2.5%, Ibrahimaj: Kompensim i rritjes së çmimeve, ndalemi edhe tek paraja cash, gati plani 3-vjeçar

    Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre.

    Sipas vendimit të ndërmarrë mbi 721 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi 2.5% si në zonat urbane dhe ato rurale.
    I bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit për shportën e mallrave, pensionistët si çdo vit do të kompensohen për shtrenjtimin e çmimeve të një viti më parë. Mbi 630 mijë në zonat urbane dhe 91 mijë në zonat rurale
    Konkretisht një pensionistë që jeton në zonat rurale dhe ka një pension mesatar prej 19.609 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë në masën mujore duke filluar nga 1 tetori 490 lekë. Ndërsa një pensionistë në zonat rurale me një pension mesatar 11.878 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë 296 lekë.
    Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjare do të jenë pjesë e indeksimit që do ti kushtojnë buxhetit të Sigurimeve Shoqërore 1 miliardë e 140 milionë lekë. Ndërsa kjo shtesë do të aplikohet edhe për qytetarë që dalin në pensionin duke filluar nga data 1 tetor.
    Në konferencën e parë si ministre e ekonomisë dhe inovacionit Ibrahimaj u ndal edhe tek paraja cash teksa bëri të ditur se një plan 3-vjeçar po përgatitet nga qeveria për reduktimin e këtij treguesi.
    Rritjen ekonomike prej 3.5% ministrja Ibrahimaj e vlerësoi pozitive të mbështetur kryesisht tek pagat në administratë dhe aktivitete I pasurive të paluajtshme.
     
     
     

    Top Channel

  • Pensionet indeksohen me 2.5 për qind, Ibrahimaj: Vendimi hyn në fuqi nga 1 tetori. Paga minimale, 50 mijë lekë

    Pensionet indeksohen me 2.5 për qind, Ibrahimaj: Vendimi hyn në fuqi nga 1 tetori. Paga minimale, 50 mijë lekë

    Nga 1 tetori, pensionet do të indeksohen me 2.5% ose, thënë ndryshe, rreth 500 lekë më shumë për ata që marrin pension urban dhe rreth 300 lekë më shumë për ata që marrin pension rural.
    “Norma e indeksimit 2.5% pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e pensionistëve. Indeksimi është rregullim i pensioneve sa i takon çmimeve, jo rritje. Reforma e pensioneve është në proces, nuk është një vendim që mund të merret shumë shpejt. Ne kemi objektiv rritjen e pensionit minimal dhe atij mesatar”, tha Delina Ibrahimaj, Ministre për Ekonominë dhe Inovacionin.
    Gjatë konferencës, ministrja Delina Ibrahimaj u ndal edhe te rritja e pagës minimale, duke shpjeguar se për biznesin do të ketë një periudhë lehtësimi nga kostot.

    “Paga minimale do të shkojë në 50 mijë lekë, peshë më të ulët të kësaj rritje të shpenzimeve sepse për 18 muaj kostot për këtë rritje për bizneset nuk do të aplikohen. Gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm ne kemi objektiv që paga mesatare të jetë 1000 euro.”
    Ekonomia u rrit me 3.5% gjatë tremujorit të dytë të vitit, një ritëm më i ngadaltë se ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, kur rritja ishte afro 4%.
    “Kërkesa e brendshme ka dhënë kontributin kryesor në rritje, u ndikua si nga konsumi, ashtu edhe nga investimet. U rrit konsumi i familjeve shqiptare, i popullatës. Pagat janë rritur në tremujorin e dytë, importi i ushqimeve tregon rritje. Ka rënie të sektorit të bujqësisë, i ndikuar nga prodhimi blegtoral. Është një sektor që duhet të rrisë produktivitetin, ndaj do të kemi vëmendje të shtuar duke vënë në dispozicion fonde për zhvillimin e kësaj fushe. Industria është paraqitur po ashtu me rënie për shkak të aktivitetit të industrisë nxjerrëse, sepse disa kompani kanë shfaqur ngadalësim.”
    Po ashtu, ministrja njoftoi se së shpejti qeveria do të shpalosë një plan 3-vjeçar për të reduktuar përdorimin e parasë fizike dhe për të luftuar informalitetin.
    /vizionplus.tv

  • Ibrahimaj: Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk rriten për 18 muaj

    Ibrahimaj: Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk rriten për 18 muaj

    Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal dhe tek tregu i punës, duke sqaruar se ka pasur ulje të normës së papunësisë, një tregues ky pozitiv për tregun e punës.
    Po kështu, Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagës minimale do të nisë nga viti 2026.
    “Së fundmi tregu i punës ka vijuar të shfaqë shenja pozitive. Ne prej vitesh kemi parë normë papunësie në rënie, normë punësimi në rritje.
    Në tremujorin e dytë të vitit 2025, ne kemi pasur një rritje gjithashtu të pjesëmarrjen në forcën e aftë për punë, me 0.6%, e cila është aktualisht në nivelin e 76.25.
    Ndërkohë, që paga bruto është në nivelin e 83, 906 lekë ose e rritur në 11.4% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ne presim që dinamikat e tregut të punës të vijojnë të rriten në vitet në vijim, siç kemi paraqitur në programin tonë të qeverisjes, paga minimale do të rritet duke filluar nga viti 2026. Sot është në nivelin 40 mijë lekë, do të shkojë në nivelin 50 mijë lekë, duke garantuar një peshë më të ulët të kësaj rritjeje të shpenzimeve për bizneset shqiptare, pasi ne kemi marrë vendimin që për 18 muajit e parë, kostot për biznesin sa i përket taksave dhe kontributëve, nuk do të rriten për këtë periudhë 18 mujore”, tha ajo.

  • Ministrja Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë “cash” dhe luftën kundër informalitetit

    Ministrja Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë “cash” dhe luftën kundër informalitetit

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurinë e aktiviteteve të ekonomisë për 3-mujorin e dytë të 2025-s.Ministrja Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike është nxitur nga sektori i ndërtimit, shërbimeve ku përfshihen transporti dhe turizmi, si dhe nga industria përpunuese, përfshirë përpunimin e drurit, plastikës, letrës dhe energjisë elektrike.Sipas saj, sektori i përpunimit ka ruajtur nivele të qëndrueshme dhe mbetet në fokus për të shmangur ngadalësimin, ndërsa inovacioni dhe teknologjia do të jenë ndër prioritetet kryesore të qeverisë në vitet e ardhshme.E pyetur nga gazetarët për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku ngre shqetësim korrupsionin dhe pengesat që hasin investitorët e huaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit tha se me qëllim reduktimin e ekonomisë informale qeveria do të zbatojë një plan trevjeçar që synon reduktimin e përdorimit të parasë në dorë (cash), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe institucionet bankare të vendit.“Ky plan përfshin një seri masash që do të zbatohen gjatë tre viteve të ardhshme me synimin për të luftuar ekonominë informale, për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve dhe për të përmirësuar klimën e investimeve në vend.Reduktimi i parasë “cash” është një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dalja e Shqipërisë nga lista gri nga MONEYVAL para dy vitesh ishte një arritje, por tani na nevojitet një qasje më e strukturuar dhe afatgjatë për të garantuar besimin e investitorëve dhe për të ulur kostot financiare për bizneset që operojnë me tregjet ndërkombëtare. Shqipëria gjithashtu është bërë pjesë e sistemit SEPA (Zona e Pagesave në Euro), çka pritet të sjellë ulje të mëtejshme të kostove të transaksioneve financiare”, pohoi Ibrahimaj.Indeksimi i pensioneve dhe reforma në procesDuke iu referuar çështjeve sociale, ministrja Ibrahimaj njoftoi se është miratuar norma e indeksimit të pensioneve me 2.5%, një masë që pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e mallrave të konsumit për pensionistët dhe që tejkalon normën e inflacionit të periudhës korrik 2024 – gusht 2025.“Ky nuk është një rritje, por një indeksim i domosdoshëm që reflekton realitetin ekonomik. Jemi në proces reformimi të sistemit të pensioneve dhe objektivi ynë për katër vitet e ardhshme është rritja e pensionit minimal dhe atij mesatar,” deklaroi ajo.Aktualisht nga indeksimi do të përfitojnë mbi 753 mijë pensionistë dhe mbi 143 mijë përfitues nga skema të ndryshme rimbursimi.Në përfundim, Ibrahimaj nënvizoi synimin e qeverisë për të rritur pagën mesatare në 1,000 euro, si një tregues i zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe modernizimit të ekonomisë.Hyn në fuqi vendimi, nga 1 tetori pensionet do indeksohen 2,5%, kategoritë që përfitojnëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ibrahimaj në Emiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpunim në kërkim shkencor, edukim dhe projekte inovacioni

    Ibrahimaj në Emiratet e Bashkuara Arabe: Bashkëpunim në kërkim shkencor, edukim dhe projekte inovacioni

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe vizitoi kampusin “Mohamed bin Zayed University of Artificial Intelligence”,  MBZUAI, një nga institucionet më prestigjioze në botë për zhvillimin e AI. Gjatë vizitës në kampus, ministrja Ibrahimaj shoqërohej nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, si dhe Gjergji Taho nga DURANA Tech Park. “Gjatë vizitës patëm mundësinë të diskutojmë me drejtuesit e lartë mbi bashkëpunimin në kërkim shkencor, edukim dhe projekte inovacioni”, theksoi Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale.
    Ministrja Ibrahimaj u shpreh se “këto ura partneriteti ndërkombëtar janë thelbësore për të ndërtuar një Shqipëri moderne, ku dijet dhe teknologjia bëhen motor i zhvillimit ekonomik dhe i së ardhmes së vendit”. Ibrahimaj ndodhet për një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ditën e djeshme u takua gjithashtu me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital në Lindjen e Mesme.

  • Ministrja Ibrahimaj në Abu Dhabi: Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit

    Ministrja Ibrahimaj në Abu Dhabi: Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot nga Abu-Dabi (Abu Dhabi) se “Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, ndërsa për këtë qëllim po vendos partneritete me kompani lidere në fushën e inteligjencës artificiale.
    Ibrahimaj po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital në Lindjen e Mesme.

    Në këtë vizitë pune ministrja Ibrahimaj shoqërohej nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), Elira Kokona, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, si dhe Gjergji Taho nga DURANA Tech Park.

    Ibrahimaj informoi se në takim u diskutua për mënyrat si inteligjenca artificiale mund të shërbejë si motor për zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe modernizimin e institucioneve tona. “Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ku Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, nënvizoi ministrja Ibrahimaj.

  • Ibrahimaj: Nga janari paga minimale 500 euro

    Ibrahimaj: Nga janari paga minimale 500 euro

    Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.
    Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.
    Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.
    “Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në “E-ZONE” në Vizion Plus.
    Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.
    Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit./vizionplus.tv

  • Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

    Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

    Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.
    Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.
    Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.
    “Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në “E-ZONE” në Vizion Plus.
    Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.
    Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit./vizionplus/

  • Rritja e pensioneve, Ibrahimaj shpjegon planin e ri: Ja si do të funksionojë

    Rritja e pensioneve, Ibrahimaj shpjegon planin e ri: Ja si do të funksionojë

    Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur punën në këtë mandat të ri, ku në sferën ekonomike u premtua paga minimale 500 euro, por edhe sa i takon rritjeve të pensioneve dhe pagës mesatare.
    Në një emision televiziv, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se rritja e pensioneve do të adresohet gjatë 4 viteve të ardhshme dhe është një shifër e realizueshme. Më tej, Ibrahimaj tha se do të vijojë puna për rritjen e kontributeve dhe për reformimin e pensioneve, ndonëse është e vështirë pasi qeveria ka vendosur të ndihmojë edhe ata individë të cilët nuk kanë derdhur kontributet duke u dhënë pensionin social.
    “Nuk është çështje kërkese nga ana e BE, është çështje që do të adresohet gjatë 4 vjeçarit të ardhshme dhe janë shifra të realizueshme. Do të donim të ishin shifra më të larta, por pensionet ka një kosto shumë të madhe në buxhet.
    Shifrat kanë treguar që kemi pasur një përmirësim të skemës së pensioneve dhe kontributeve të mbledhura nga reforma e kaluar. Shifrat janë të arritshme dhe është një detyrim ndaj të moshuarve, është e vështirë pasi kemi një skemë kontributive që pensionet paguhen nga ata që janë duke punuar, por kemi një numër të lartë pensionesh që janë pensione sociale ku u jepen njerëzve që nuk kanë punuar.
    Vendimet që kemi marrë rëndojnë skemën por vendosin një drejtësi sociale. Ne do të vijojmë me politikat e bonuseve që planifikohen të jenë me të njëjtin ritëm ndërkohë që do të konsiderohet çështja e një reforme, por reforma është delikate. Reformat prekin ata që hynë në pension pas reformës, ndërkohë ne duam të adresojmë që ata që dalin në pension para reformës të rrisin pensionet e tyre. Është një komponent që do të ngarkojë buxhetin e shtetit, por do të gjejmë forma që të rritet. Dhe ka qenë detyra ime të japë propozime që agjensitë të jenë konsumatore të buxhetit por të gjenerojnë dhe të ardhura për buxhetin.
    Do të punojmë për reduktimin e formalitetit dhe rritjen e kontributeve por edhe për detyrën e fundit për rritjen e të ardhurave të shtetit.” 

  • “95 % e shërbimeve tona në formë digjitale”, Ibrahimaj: Do vazhdojmë të investojmë në inovacion dhe teknologji!

    “95 % e shërbimeve tona në formë digjitale”, Ibrahimaj: Do vazhdojmë të investojmë në inovacion dhe teknologji!

    Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ministrja e re e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, si zhvillimi i ekonomisë, tregu i punës, duke u ndalur edhe tek teknologjia.
    “Inteligjenca Artificiale” u shpreh Ibrahimaj tashmë ka marrë një vëmendje të lartë. ‘Pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale’ , tha Ibrahimaj gjatë intervistës, do të përmirësojë edhe proceset e qeverisjes.
    “Ne po jetojmë në një epokë ku Inteligjenca Artificiale sapo ka filluar të adaptohet në proceset e prodhimit, të punës dhe tregon për një rritje të eficences jashtëzakonisht të lartë. Përdorimi i Inteligjencës Artificile tregon për reduktim të kohës së prodhimit, qoftë të shërbimeve të informacionit shumë të lartë. Ndaj dhe ne, kryeministri ka vendosur që pjesë e kabinetit qeveritar të jetë një ministër për Inteligjencës Artificiale në të gjitha proceset tona. Diella nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. Diella ka qenë asistenti virtual i shërbimeve të E-Albania dhe besoj që me hyrjen e Diellës, individët e kanë më të lehtë t’i marrin shërbimet.
    Unë besoj që pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale do të përmirësojë proceset e qeverisjes. AI është më e drejtë më transparente… dhe patjetër që ka edhe një marzh gabimi dhe për këtë arsye është kryeministri, që është përgjegjës për të. Dhe jo çdo gjë në fazat e para do t’i lihet Inteligjencës Artificiale, janë gjëra që po testohen.
    Është një inovacion që po e përqafojmë shumë më herët se të tjerët, kemi treguar dhe më parë…Do ta fusim në procesin e Prokurimit që kanë domosdoshmëri të automatizimit dhe të heqjes së vendimmarrjes njerëzore në procese dhe do fusim së shpejti Inteligjencën Artificiale në analizën e drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, të riskut dhe në shumë sektorë të tjerë. Dhe pse jo ne të kemi një mendim për të gjitha aktet ligjore për të gjitha procedurat që qeveria bën dhe nga Diella që personifikon Inteligjencën Artificiale.
    Inovacioni teknologjia e informacionit kërkon shumë financime, por qeveria shqiptare që në 2013 e ka pasur vizionin shumë të qartë për të investuar në inovacion dhe teknologji dhe jemi ndër të paktat vende me një numër kaq të lartë shërbimesh digjitale. 95 % e shërbimeve tona ofrohen dixhitalisht. Sigurisht që ne kemi bazat dhe patjetër që do vazhdojmë të investojmë dhe të kemi kapacitetin e duhur për të përballuar të gjithë fuqinë e Inteligjencës Artificiale”, tha më tej ajo.