Tag: ibrahimaj

  • Braçe “bëhet” bashkë me PD kundër ministres së Ekonomisë për minatorët: Nuk negociohet Kushtetuta me askënd

    Braçe “bëhet” bashkë me PD kundër ministres së Ekonomisë për minatorët: Nuk negociohet Kushtetuta me askënd

    Delina Ibrahimaj dhe Erion Braçe

    TIRANË-Në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj raportoi për përgjegjësitë që kjo ministri ka për zgjidhjen e kërkesave të minatorëve grevistë të minierës së Spaçit. 
    “Pritëm në takimin përfaqësues të shoqërisë dhe minatorë në datën 4.11.2025, përfaqësues të shoqërisë gjatë takimit me informuan dhe prezantuan sipas tyre situatën. Ne i kërkuam shoqërisë kthimin e menjëhershëm të punonjësve të lëvizë në punë, për të mos përkeqësuar situatën. Gjithashtu, ju lashë detyrë strukturave drejtuese, përgjegjëse për marrëdhëniet e punës dhe strukturës së inspektorëve, të organizojnë një takim dialog tre palësh sa më tepër. Takimi u dakordësuar dhe u njoftuar, për ditën e premte në datën 7/11/2025. U njoftuan paraprakisht të gjithë ish të punësuarit dhe Konfederata, dhe nuk u realizua. Përfaqësuesit e kompanisë pranuan të kthenin menjëherë në punë 45 minatorë, ndërsa për pjesën tjetër të tyre të vlerësohet rast pas rasti. Ndërkohë që ministria u angazhua përpara takimit që do të ndiqte procesin nga afër në çdo hap të tij me qëllim sigurimin e rikthimit të të gjithë minatorëve në punë. Më 14 nëntor TETE na ka njoftuar se 15 punonjës kanë kërkuar të kthehen, 8 janë kthyer pjesa tjetër brenda muajit”, tha Ibrahimaj.
    Por Ibrahimaj nuk përmendi në asnjë moment kërkesat për të cilat minatorët kanë dalë në grevë, që lidhen me të drejtën për të krijuar sindikatën e tyre, kushtet e vështira në punë, mungesën e sigurisë dhe pagat e ulëta. Deklarata e saj u kritikua nga deputetë e opozitë, por dhe nga mazhoranca ku sipas deputetit të PS Erion Braçe, minatorëve u është mohuar e drejta kushtetuese për t’u anëtarësuar në një sindikatë dhe është pushuar nga puna përgjegjësi i turnit, duke bërë që minatorët të mos pranojnë të hyjnë në galeri
    “Ju s’keni ardhur këtu për ti bërë reklamë kompanisë turke, por keni ardhur për të treguar nëse kompania respekton ligjet shqiptare. S’keni ardhur këtu të na tregoni nëse kishte mungesë sinqeriteti. Ju bashkë me kolegët tuaj i keni kërcënuar punonjësit se ata duhet të kthehen në punë se s’keni çfarë bëni se do flaken në rrugë. Nuk dëgjova çfarë masash keni marrë ndaj kompanisë që ka shkarkuar punonjës nga puna për shkak se një i punësuar ka shpallur grevë. Shqetësimet e minatorëve kanë qenë të vazhdueshme për kushtet e punës, punonjësit punojnë 3 turne, s’kanë pushime dhe s’kanë respektim të marrëdhënieve në punë. Këtu vihet në pikëpyetje edhe cilësia e inspektimeve tuaja. Ju duhet t’ia kishit hequr lejen kompanisë sepse ka shkelur kushtetutën”, tha Bardhi.
    “Ne nuk kemi një verifikim institucional të pretendimeve të punonjësve, duhet ta kemi, por ne nuk mund të marrim masa pa fakte. Ka ndodhur në të shkuarën dhe kompanitë kanë fituar gjyqe ndaj shtetit, ndaj duhet të kemi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm”, tha Ibrahimaj.
    “Pse nuk e bëni inspektimin e kompanisë?”, pyeti Tabaku.
    “Elementi i parë është që ne jemi njoftuar për grevë dhe elementi i dytë është që ky konflikt ka vajtur në gjykatë, që na pengojnë që të bëjmë një inspektim të thelluar”, përgjigjet Ibrahimaj.
    Nga ana tjetër deputeti socialist Erjon Braçe e diskutoi çështjen si një të drejtë themelore të minatorëve që nuk mund të negociohet.
    “Nëse pronari do të ketë sindikatë të vetën ta bëjë diku tjetër, është vullneti i punëtorëve për të zgjedhur sindikatën. Konfederatën e keni në këshillin e punës, kush është ajo kompani që e vë në dyshim. Kur ai thotë nuk të njoh se s’dua sindikatë, çfarë negociate do bësh. Nuk negociohet kushtetuta me pronarin e një kompanie. Ka dy çështje, është pushuar nga puna përgjegjësi i turnit, si nuk mund të futet një minator brenda pa pasur përgjegjësin për situatën? Kompania pastaj nuk ka pranuar të drejtën e tyre sindikale. 26 ditë pune në atë kodin që lexoni ju legjitimohet. 26 ditë në 30 ditë, i bie më shumë se 6 ditë pune në javë. Ai ka punuar orë pune më shumë sesa njeh kodi juaj i punës, pra ka punuar më shumë se një turn. Ky është problemi, dhe është shumë evident. Të shkelet kodi i punës në këtë farë feje, nuk shkon”, tha Braçe.

  • Nancy VanHorn takon ministren Ibrahimaj: Do çojmë përpara vizionin e presidentit Trump

    Nancy VanHorn takon ministren Ibrahimaj: Do çojmë përpara vizionin e presidentit Trump

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.
    Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.
    Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë./vizionplus.tv

  • Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

    Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Java globale e Sipërmarrjes”, që po zhvillohet nga 17-23 Nëntor në Tiranë, me moton “Së bashku ndërtojmë”. Java Globale e Sipërmarrjes është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore si politik-modernizimi ekonomik përmes inovacionit; ekosistem-Shqipëria si qendër inovacioni në rajon; përfshirje- inovacion për çdo qytetar dhe edukim- aftësimi i brezit të së ardhmes.
    Në fjalën e saj Ministrja Ibrahimaj u shpreh, se është viti i tretë rradhazi që organizojmë këtë javë, pra një javë e dedikuar nevojave të sipërmarrjes, është një javë në të cilën shumë nga vendet e botës përqëndrohen, bëjnë evente, bëjnë aktivitete, bëjnë takime, me qëllim diskutimin se si mund të nxitet ekonomia nëpërmjet sipërmarrjes, se si gjithmonë e më shumë inovacioni është çelësi i zhvillimit ekonomik. Sipas Ministres, këtu shkëmbejmë idetë dhe eksperiencat sipërmarrjet dhe sesi politikat publike mund të ndërlidhen dhe duhet të ndërlidhen me qëllim nxitjen e sektorit privat.

    Ajo e vlerësoi biznesin si motori kryesor i zhvillimit ekonomik, dhe theksoi, se ne mund të hartojmë politika më gjithëpërfshirëse, mund të krijojmë instrumenta financiar më efikas, dhe se është mjaft i rëndësishëm dixhitalizimi për rritjen e produktivitetit dhe ngritjen e cilësisë së standarteve të produkteve apo shërbimeve që ne prodhojmë. Gjithëpërfshirja është mjaft e rëndësishme, tha Ibrahimaj, ku vetem gjatë një jave zhvillohen afro 63 evente te ndryshme, jo vetem në Tiranë, por edhe në qytete të tjera që kanë potencial të lartë për zhvillim, për inovacion, kanë rini e cila ka nevojë të mbështetet, të aftësohet, kanë biznese të cilat kanë potencial për tu zhvilluar.

    Ministrja Ibrahimaj përcolli dhe risinë që për herë të parë gjatë kësaj jave do të prezantohen dy raporte mjaft të rëndësishme për ekonominë tonë. “Në radhë të parë do të prezantohet raporti i ekosistemit të start up-eve, që është i pari i llojit të vet, i hartuar në bashkëpunim me Start up GNOM dhe raport i trendeve të tregut të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit, si një sektor që vit pas viti është rritur dhe punëson një numër të madh të punësuarish me paga të larta dhe që ndikon në ekonominë shqiptare, por pse jo, të ndërkombëtarizojë bizneset shqiptare, prodhimet shqiptare.

    Duke iu referuar modernizimit, digjitalizimit dhe inovacionit të të sipërmarrjes, Ministrja Ibrahimaj u bëri me dije dhe lehtësitë që po ndërmerren nga Qeveria në paketën fiskale për vitin e ardhshëm. “Që nga viti i ardhshëm nëpërmjet paketës fiskale që pritet të miratohet brenda këtyre javëve në Parlament, kemi vendosur një instrument të cilin besojmë fort që është i rëndësishëm për zhvillimin e inovacionit dhe të ekosistemit të start up-eve, të ndërlidhura me korporatat. Nga viti i ardhshëm të gjitha sponsorizimet, financimet për ekosistemin e start up-eve që korporatat do të bëjnë, do të njihen si shpenzim i zbritshëm deri në nivelin 5% të fitimit përpara tatimit, tha Ibrahimaj, duke shtuar, se kjo do të nxisë korporatat të investojnë në kërkim zhvillim, në inovacion dhe në të gjithë nxitjen e inovacionit në sektorin privat”.
    “Java globale e sipërmarrjes 2025” mblodhi në Tiranë qindra biznese vendase dhe të huaja, të cilat shkëmbejnë eksperinca dhe përvoja në fusha të ndryshme. Ndërsa në 2024, “Java globale e sipërmarrjes mblodhi së bashku 1200 pjesëmarrës, sipërmarrës, biznese, politikëbërës dhe studentë, duke u realizuar 46 evente me mbështetjen e 30 partnerëve.

  • Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali-Shqipëri, urë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

    Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali-Shqipëri, urë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

    Në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A.
    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.
    “Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
    Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se bashkëpunimi midis institucioneve si CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe SIMEST po ndërton ura të forta bashkëpunimi në fusha kyçe si kërkimi shkencor, inovacioni teknologjik, financimi i zhvillimit dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME).
    Në këtë kuadër, ministrja nënvizoi edhe rëndësinë e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025, duke mundësuar bashkimin e periudhave të sigurimeve për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet. Deri më tani janë paraqitur rreth 1,500 aplikime, prej të cilave 700 janë përpunuar me sukses nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
    Ibrahimaj bëri të ditur se këto marrëveshje tregojnë qartë vizionin e përbashkët për një të ardhme europiane, për një ekonomi më të fortë, më inovative dhe të qëndrueshme.
    “Shqipëria e konsideron Italinë jo vetëm si një partner strategjik, por si një vend mik e vëlla, që qëndron në krah të saj në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë i përbashkët është zgjerimi i urës tashmë të fortë dhe të sigurt midis Tiranës dhe Romës, që bashkon ndërmarrje, universitete, institucione, komunitete dhe qytetarë në familjen e madhe evropiane”, theksoi Ibrahimaj.
    Marrëveshja AIDA–SIMEST e cila u nënshkrua nga drejtore e AIDA-s, Laura Plaku si dhe administratore së deleguar të SIMEST, Regina Corradini D’Arienzo, pritet të nxisë shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe projekteve të përbashkëta zhvillimi, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, inovativ dhe teknologjik mes bizneseve italiane dhe shqiptare.

  • Ministrja Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali–Shqipëri, një urë e fortë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

    Ministrja Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali–Shqipëri, një urë e fortë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

    Në kuadër të Mbledhjes së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A.
    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.
    “Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
    Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se bashkëpunimi midis institucioneve si CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe SIMEST po ndërton ura të forta bashkëpunimi në fusha kyçe si kërkimi shkencor, inovacioni teknologjik, financimi i zhvillimit dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME).
    Në këtë kuadër, ministrja nënvizoi edhe rëndësinë e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025, duke mundësuar bashkimin e periudhave të sigurimeve për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet. Deri më tani janë paraqitur rreth 1,500 aplikime, prej të cilave 700 janë përpunuar me sukses nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
    Ibrahimaj bëri të ditur se këto marrëveshje tregojnë qartë vizionin tonë të përbashkët për një të ardhme europiane, për një ekonomi më të fortë, më inovative dhe të qëndrueshme.
    “Shqipëria e konsideron Italinë jo vetëm si një partner strategjik, por si një vend mik e vëlla, që qëndron në krah të saj në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë i përbashkët është zgjerimi i urës tashmë të fortë dhe të sigurt midis Tiranës dhe Romës, që bashkon ndërmarrje, universitete, institucione, komunitete dhe qytetarë në familjen e madhe evropiane”, theksoi znj. Ibrahimaj.

  • Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

    Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dje në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat.
    Ministrja Ibrahimaj nënvizoi progresin e arritur në disa fusha, përfshirë transparencën e procedurave qeveritare, marrëdhëniet me administratën tatimore, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe lejeve, prokurimet publike, si dhe klimën politike dhe zbatimin e ligjit. Ajo vuri gjithashtu në dukje sfidat që vazhdojnë të mbeten, si burokracia, korrupsioni, informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, si dhe çështjet e regjistrimit të pronave. Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisë me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë e tregut të vetëm evropian, duke u fokusuar në standardet, ligjet dhe politikat që e bëjnë biznesin shqiptar më konkurrues.
    “Duhet të bashkëpunojmë në çështje shumë të rëndësishme, që janë standardet që komuniteti i biznesit duhet të arrijë për të përfituar sa më shumë nga tregu unik evropian. Prioriteti im do të jetë bashkëpunimi me komunitetin e biznesit për maksimizimin e njohjes nga ky komunitet mbi politikat dhe ligjet që lidhen me tregun e brendshëm, me synim përafrimin e standardeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në tregun e vetëm europian”, deklaroi  Ibrahimaj. Sipas raportit të FIAA-s, bizneset kanë shënuar përmirësime të dukshme në fusha kyçe, si transparenca e procedurave (+16 pikë), marrëdhëniet me administratën tatimore (+9 pikë) dhe thjeshtimi i licencave e lejeve (+10 pikë). Megjithatë, ministrja nënvizoi se sfida si burokracia, korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbeten prioritete të agjendës qeveritare.

  • Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

    Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi se aderimi në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), lidhur me faturën elektronike të ngarkesës, synon modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të transportit ndërkombëtar të mallrave. Gjatë prezantimit të projektligjit në Kuvend, Ibrahimaj tha se ky hap është pjesë e procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe digjitalizimit të ekonomisë shqiptare. “Kalimi nga dokumenti letër te fatura elektronike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më transparent dhe më të besueshëm në fushën e transportit dhe logjistikës ndërkufitare”, shtoi ajo.
    Sipas ministres, “me faturën elektronike të ngarkesës çdo mall që del apo hyn në Shqipëri, mund të gjurmohet në kohë reale dhe të verifikohet automatikisht duke u përcjellë menjëherë te autoritetet doganore dhe strukturat e autoritetit rrugor. “Kjo do të thotë më pak burokraci, më shumë transparencë dhe më pak kosto si për bizneset ashtu edhe për shtetin”, shtoi ajo. Ibrahimaj vlerësoi se vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme me digjitalizimin e sistemeve në sistemet doganore, ato të transportit dhe platformat publike, ndaj duhet të kalohet drejt një zbatimi të qëndrueshëm dhe të standardizuar. “Adoptimi i CMR është pjesë e axhendës së konektivitetit dhe e procesit të Berlinit. Është një hallkë e zinxhirit rajonal që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët Europian. Në thelb ky projektligj lidhet me politikën tonë për zhvillimin ekonomik që synon ta bëjë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikase lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve”, shtoi ajo.
     

  • Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

    Ministrja Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot emigrimin, por do të punësojmë 40 mijë të rinj

    Qeveria shqiptare do të angazhohet për të punësuar 40 mijë të rinj në vend, në përpjekje për të dhënë mesazhin se emigrimi nuk është alternativa e vetme.
    “Ne do të angazhohemi jo vetëm përmes politikës së financimit të startup-eve, por edhe nëpërmjet politikës së garancisë rinore, që është një program që kemi me Bashkimin Europian, ku jemi angazhuar që në 4-vjeçarin e ardhshëm do të punësojmë 40 mijë të rinj, të cilët ose do të punësohen, ose do të marrin formim profesional me qëllim që të jenë më të punësueshëm, pasi siguria e zhvillimit ekonomik është e rrënjësuar te kapitali njerëzor dhe duhet të garantojmë që kapitali njerëzor qëndrojnë dhe zhvillohet këtu dhe çdo i ri dhe e re e ka një mundësi që të bëjë një jetë të denjë duke qëndruar në Shqipëri”, tha Ibrahimaj në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN.
    “Ne nuk mund ta evitojmë emigrimin, sepse po hyjmë në BE dhe një nga themelet e BE është lëvizja e kapitalit njerëzor. Pra nuk nuk mund ta frenojmë duke bërë bllokada por mund të garantojmë që Shqipëria është një vend që ia vlen të jetohet”

  • Ministrja Delina Ibrahimaj: Çdo transaksion do të jetë pa cash, më i shpejtë dhe më transparent

    Ministrja Delina Ibrahimaj: Çdo transaksion do të jetë pa cash, më i shpejtë dhe më transparent

    “Baboon atWork” shembull i qartë se si mbështetja për inovacionin po kthen idetë shqiptare në histori suksesi ndërkombëtar.
    Integrimi i tyre me platformat e pagesave elektronike nëpërmjet aplikacionit, na tregon se sipërmarrja është në të njëjtën linjë me vizion tonë për Programin Kombëtar “Cashless Albania 2028”,  me të cilin po e shndërrojmë Shqipërinë në një ekonomi plotësisht digjitale, ku çdo transaksion do të jetë pa cash, më i shpejtë dhe më transparent.

    Ne si qeveri, po e fuqizojmë ekosistemin shqiptar të inovacionit edhe më tej, përmes kuadrit ligjor, trefishimit të fondeve për startup-et dhe ngritjes së teknoparkeve e inkubatorëve, duke e kthyer në një motor të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”- shkruan Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

    #StartupAlbania #CashlessAlbania2028 #Shqiperia2030 #EkonomiaDheInovacion