Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogun me komunitetin e biznesit, me synim lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Në këtë takim u prezantuan dy dokumenta strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit: Planin e Veprimit për reduktimin e barrierave jotarifore sipas neneve 34–36 të TFBE dhe Programin Kombëtar të Eksporteve 2025–2030.
Plani i Veprimit synon të eliminojë procedura të panevojshme dhe barriera që kufizojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe duke përgatitur vendin për hapin e radhës në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, Programi Kombëtar i Nxitjes dhe Lehtësimit të Eksporteve vendos drejtimin për zhvillimin ekonomik të vendit në pesë vitet e ardhshme, rritje eksporteve, rritje vlere të shtuar dhe diversifikim të tregjeve shqiptare. Ai përfshin instrumente konkrete financiare, teknike dhe të certifikimit për të mbështetur biznesin që të jetë më i fortë dhe më i integruar në tregjet globale. “Synimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi moderne, prodhuese dhe eksportuese, të përafruar me standardet e BE-së. Kjo kërkon angazhim, koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë. Ju falënderoj për praninë dhe kontributet që do të sillni në këtë proces”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.
Referuar objektivave dhe programit të qeverisë rezultatet e synuara deri në vitin 2030, janë rritje reale e eksporteve,, diversifikim të tregjeve dhe reduktim të varësive së zinxhirëve të prodhimit, transformim industrial dhe rritje të produktivitetit, rritje punësimi në sektorët prodhues dhe dixhitalë, si dhe përshpejtim të përafrimit me standardet e BE-së. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit mbetet e angazhuar për zbatimin e këtyre dy dokumenteve strategjike, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian
Tag: ibrahimaj
-

Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe…
-

‘Cashless Albania 2030’/ Ministrja Ibrahimaj: Nismë kombëtare për rritjen e pagesave digjitale
Këtë të enjtë është prezantuar në Tiranë nisma kombëtare e quajtur ‘Cashless Albania 2030”.
Në fjalën e saj gjatë prezantimit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj theksoi se bëhet fjalë për një program kombëtar që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale.
Sipas ministres, kjo nismë do tu shërbejë qytetarëve dhe bizneseve, përmes lehtësivë në pagesa pa para në dorë.
“Një projekt në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, por kemi diskutuar e punuar gjatë vitit të kaluar edhe me bankat dhe shoqatat e tjera. Bëhet fjalë për një program kombëtar për reduktimin e cash-it në ekonomi përmes hartimit të një programi për pagesat digjitale, pasi është kërkuar edhe më parë të ngrihet një program për pagesat digjitale, që çdo aktor të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e veta. Është edhe një objektiv i qeverisë, por shkon edhe paralel me synimet e BSh dhe BB. Është edhe në interes të qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve”,-tha Ibrahimaj. -

Ibrahimaj: Në 2 ditë nga pensionistet u tërhoqën mbi 42 mijë bonuse fundviti
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631.
“Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000 – 15,000 lekë.
Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët.
Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin”, shkruan Ibrahimaj.
Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026.
-

Ministrja Ibrahimaj: Janë tërhequr mbi 42 mijë bonuse nga pensionistët në vetëm 2 ditë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bën me dije se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631.
“Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000-15,000 lekë. Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët. Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin”, shkruan Ibrahimaj.
Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm. -

Shqipëria në Tryezën e Nivelit të Lartë/ Ministrja Ibrahimaj, prezanton progresin:Projekte konkrete, sistem i unifikuar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Western Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku prezantoi arritjet kryesore dhe drejtimet strategjike të këtij procesi në Shqipëri, i cili është thelbësor për afrimin me tregun unik europian.
Ministrja theksoi, se “Smart Specialization processes” është një reformë kombëtare e bazuar në të dhëna dhe e konsultuar me akademikë, biznesin, institucionet dhe shoqërinë civile, ku janë identifikuar sektorët që vendi ynë ka avantazhe konkurruese, si turizmin e qëndrueshëm, përpunimin ushqimor dhe bujqësinë organike, teknologjinë dhe shërbimet ICT, si dhe përpunimin e lëndëve të para.
Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi se Shqipëria tashmë është plotësisht i përafruar me orientimet europiane, ku 75% e investimeve fokusohen në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.
“Shqipëria po avancon me projekte konkrete si platforma albaniantrails.al, Sistemi i Unifikuar i të Dhënave të Turizmit, modernizimi i laboratorëve kërkimorë, zhvillimi i agrovoltaikës, bujqësisë së qëndrueshme dhe mbështetja e ekosistemit inovator përmes parkut teknologjik Durana Tech Park dhe sistemit kombëtar të kërkimit ACRIS”, tha Ibrahimaj.
Gjatë këtij takimi u theksua gjithashtu dimensioni i fortë rajonal i S3, ku konsultimet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi në ICT, agro-ushqim, energji dhe turizëm të integruar.
Strategjia shqiptare mbështetet nga një Plan Veprimi prej 1.2 miliardë euro, i financuar nga buxheti i shtetit dhe programet IPA III, Horizon Europe, Digital Europe, IPARD dhe ËBIF, duke e kthyer “ Smart Specialisation processes” në një reformë të financuar dhe të zbatueshme.
Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e “Smart Specialisation processes” si një instrument kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, integrimin në zinxhirët e vlerës të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. -

Ja kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, zbardhen detajet
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu. Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra. Ajo shtoi se mazhoranca ka vendosur një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh për pensionistët deri në vitin 2030, e cila parashikon edhe bonuset dhe indeksimet në pensione.
“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’. E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar. Pra të gjithë pensionistët që kanë një pension më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin 150 mijë lekë bonus dhe të gjithë ata që kanë një pension më të madh sesa 200 mijë lekë, do të marrin 100 mijë lekë bonus. Kjo është një përpjekje e buxhetit në total në 5 vitet në vijim deri në vitin 2030, ku fondi që ne do të vëmë në dispozicion për pensionistët është 1.7 miliardë euro, ndërmjet bonusit dhe indeksimeve që në vetëvete është një vlerë rreth 50 milionë euro për çdo vit. Është një shumë e madhe, e rëndë për buxhetin e shtetit, por ne më në fund kemi arritur në atë stad të nivelit ekonomik që të gjenerojmë të ardhura dhe të kemi mundësi që ato të ardhura të rishpërndahen te të gjithë brezat”, tha mes të tjerash Ibrahimaj. -

Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, deklaroi se pensioni “do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030”.
“Buxheti 2026, pjesën më të madhe të zërit të saj e ka për mirëqenien e qytetarëve. Pensionistët do të marrin bonus në janar. Pensioni urban do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra deri më 2030. Pensionet e pjesshme urbane do kenë rritje prej 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe çdo lloj pensioni tjetër do ketë rritje. Pensioni rural do arrijë 180 mijë lekë të vjetra më 2030”, tha Ibrahimaj, shkruan A2.
Ajo shtoi se “bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar”.
“1.7 miliardë euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, rreth 50 milionë euro për çdo vit. Të ndalem edhe tek pagat. Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë nga janari 2026. Në vitin 2030, paga minimale do shkojë 700 mijë lekë”, deklaroi më tej Ibrahimaj. -

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor.
Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu.
Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra.
Ajo shtoi se mazhoranca ka vendosur një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh për pensionistët deri në vitin 2030, e cila parashikon edhe bonuset dhe indeksimet në pensione.
“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’. E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar. Pra të gjithë pensionistët që kanë një pension më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin 150 mijë lekë bonus dhe të gjithë ata që kanë një pension më të madh sesa 200 mijë lekë, do të marrin 100 mijë lekë bonus. Kjo është një përpjekje e buxhetit në total në 5 vitet në vijim deri në vitin 2030, ku fondi që ne do të vëmë në dispozicion për pensionistët është 1.7 miliardë euro, ndërmjet bonusit dhe indeksimeve që në vetëvete është një vlerë rreth 50 milionë euro për çdo vit.
Është një shumë e madhe, e rëndë për buxhetin e shtetit, por ne më në fund kemi arritur në atë stad të nivelit ekonomik që të gjenerojmë të ardhura dhe të kemi mundësi që ato të ardhura të rishpërndahen te të gjithë brezat”, tha mes të tjerash Ibrahimaj. -

Sa bonus përfitojnë pensionistët dhe kur nis shpërndarja
Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë bonusin e fundvitit duke nisur nga data 1 dhjetor, ka njoftuar Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Ibrahimaj deklaroi se vlera e bonusit mbetet e njëjtë me atë të vitit të kaluar, duke sqaruar formulën e shpërndarjes sipas kategorive të pensioneve:
150 mijë lekë të vjetra për pensionistët që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra.100 mijë lekë të vjetra për ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra.
Ministrja theksoi se shpërndarja e bonusit nuk lidhet me premtime të zgjatura në kohë, siç është pretenduar në disa reagime publike, por është pjesë e një pakete të qëndrueshme investimesh për pensionet.
Sipas saj, mazhoranca ka parashikuar një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh deri në vitin 2030, që do të mbulojë jo vetëm bonuset, por edhe indeksimet vjetore të pensioneve. Vetëm indeksimi llogaritet të ketë një vlerë rreth 50 milionë euro në vit.
“Bonusi i fundvitit do të jepet dhe do të jetë i barabartë me atë të vitit të kaluar. Kemi arritur në një nivel ekonomik që na lejon të gjenerojmë të ardhura dhe t’i rishpërndajmë te të gjithë brezat”, u shpreh ndër të tjera Ibrahimaj.
Sipas ministrisë, masa financiare konsiderohet si një prej angazhimeve kryesore sociale të buxhetit të shtetit për vitet e ardhshme, duke synuar lehtësimin e shtresave në nevojë dhe rritjen e mbështetjes për të moshuarit. -

“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor.
Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu.
Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra.
Ajo shtoi se mazhoranca ka vendosur një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh për pensionistët deri në vitin 2030, e cila parashikon edhe bonuset dhe indeksimet në pensione.
“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’. E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar.
Pra të gjithë pensionistët që kanë një pension më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin 150 mijë lekë bonus dhe të gjithë ata që kanë një pension më të madh sesa 200 mijë lekë, do të marrin 100 mijë lekë bonus. Kjo është një përpjekje e buxhetit në total në 5 vitet në vijim deri në vitin 2030, ku fondi që ne do të vëmë në dispozicion për pensionistët është 1.7 miliardë euro, ndërmjet bonusit dhe indeksimeve që në vetëvete është një vlerë rreth 50 milionë euro për çdo vit.
Është një shumë e madhe, e rëndë për buxhetin e shtetit, por ne më në fund kemi arritur në atë stad të nivelit ekonomik që të gjenerojmë të ardhura dhe të kemi mundësi që ato të ardhura të rishpërndahen te të gjithë brezat”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.