Tag: hyseni

  • Ish-deputeti merr pjesë në “Euro Latam Lex 2025”: Kongresi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë

    Ish-deputeti merr pjesë në “Euro Latam Lex 2025”: Kongresi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë sërish në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025, i cili po zhvillohet në Madrid. Në një postim në Facebook, Hyseni e ka cilësuar këtë pjesëmarrje “një nder të veçantë”.
    Ai u shpreh se ky kongres mbledh juristë, vendimmarrës dhe profesionistë të administratës publike nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi. Sipas tij, forumi është shndërruar në një urë që lidh kultura dhe tradita të ndryshme ligjore, të bashkuara në angazhimin për forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
    “Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, që na sfidon të mendojmë më gjerë dhe të veprojmë më guximshëm,” shkruan Hyseni, duke falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre.
    Ai njoftoi gjithashtu se edicioni i ardhshëm i Euro Latam Lex do të zhvillohet në maj të vitit 2026 në Tiranë.
    Postimi i Alket Hysenit:

    Është një nder i veçantë të marr pjesë sërish në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid.

    Ky kongres mbledh së bashku juristë, vendimmarrës dhe profesionistë të shërbimit publik nga rajone të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rrallë dialogu dhe bashkëpunimi. Ai është kthyer në një urë të vërtetë lidhëse mes kulturave dhe traditave ligjore, të bashkuara në angazhimin për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.

    Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, një përpjekje që na sfidon të mendojmë më gjerë, të veprojmë më guximshëm dhe të ndërtojmë politika më të përgjegjshme për të ardhmen.
    Faleminderit organizatorëve dhe çdo pjesëmarrësi për energjinë dhe vizionin që i japin këtij forumi.
    Vitin tjetër , në Maj 2026 Euro Latam Lex në Tirnën tonë të bukur.

  • Vlora Hyseni drejtoresha e SHISH në Bruksel, zbulohen detajet e vizitës në selinë e NATO-s

    Vlora Hyseni drejtoresha e SHISH në Bruksel, zbulohen detajet e vizitës në selinë e NATO-s

    Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, janë mbledhur në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate.

    Shefat e inteligjencës mes tyre edhe drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni morën pjesë në një takim të komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët.Ky takim është zhvilluar në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.
    Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja. 
Rutte i tha të pranishmëve se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.
    Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.

    Top Channel

  • Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në Bruksel: Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike

    Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në Bruksel: Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike

    Më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mblodhi në selinë e Aleancës në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate. Ky takim i komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët, vjen në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.
    Shqipëria u përfaqësua nga Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.
    Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja.
    Rutte nënvizoi se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.
    Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.

  • “Veshi i mureve informon”, Berisha: Vlora Hyseni në krah të Lubi Ballukut!

    “Veshi i mureve informon”, Berisha: Vlora Hyseni në krah të Lubi Ballukut!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është vënë në krah të Belinda Ballukut. Kjo e fundit gjatë debatit 7 orësh me Edi Ramën në kryeministri, ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj: ‘Më jep kohë se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë’.
    Berisha deklaron se lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH).
    Berisha pyet: “A ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar?”.
    Postimi:
    Breaking News!
    Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë!
    Në debatin 7 orësh përveç të tjerash Lubia ka kërkuar me insistim: ‘Më jep ko se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim’.
    Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH).
    Pyetja është: A ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar?
    A do përdorë këtë shantazh dhe për Belën?

  • Përfaqëson Danimarkën, Hyseni shënon sot ndaj San Marinos

    Përfaqëson Danimarkën, Hyseni shënon sot ndaj San Marinos

    Një vit më parë, lojtari me origjinë nga Kosova pati deklaruar se ndjen danezët dhe se dardanët nuk i kishte në konsideratë

    Futbollisti shqiptar Olti Hyseni tërheq vëmendjen me Kombëtaren e moshave të Danimarkës deri në 19 vjeç. Lëvizshmëri e lartë si në lojën me top ashtu edhe jashtë tij, aftësi të theksuara në driblim dhe kontroll të topit pavarësisht moshës 18 vjeç.

    Lojtari i lindur në Kosovë ndërsa është pjesë e Sonderyjske, luajti në ekipet daneze të të rinjve nga U16 deri në U19 dhe tërhoqi vëmendje të konsiderueshme edhe sot në ndeshjen Damimarkë-San Marino (UEFA U19 kualifikuese, Grupi 10) teksa shënoi golin e parë për danezët në fitoren 6-0. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Lamtumirë Fatos Nano”, Alket Hyseni mesazh ngushëllimi: Ditë e trishtuar. U nda nga jeta një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar!

    “Lamtumirë Fatos Nano”, Alket Hyseni mesazh ngushëllimi: Ditë e trishtuar. U nda nga jeta një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar!

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni e cilësoi Nanon si një figurë të rrallë politike, që besoi në demokracinë e vërtetë dhe në politikën si shërbim ndaj qytetarëve.
    “Sot është një ditë e trishtuar për këdo që beson në politikën si shërbim dhe në demokracinë si kulturë. Është ndarë nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministër, themelues dhe lider i Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar. Nano ishte njeriu që besoi se Shqipëria mund të kishte parti dhe shoqëri realisht demokratike, kauz për të cilën punoi dhe kontribuoi përmbi 30 vite”, ka shkruar ai.
    Hyseni shkruan se Fatos Nano la pas jo vetëm një trashëgimi politike, por edhe një kujtesë për mënyrën se si duhet bërë politika me mendje të hapur dhe me shpirt demokratik.
    Mesazhi i plotë

    Lamtumirë Fatos Nano!
    Sot është një ditë e trishtuar për këdo që beson në politikën si shërbim dhe në demokracinë si kulturë.

    Është ndarë nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministër, themelues dhe lider i Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar.

    Nano ishte njeriu që besoi se Shqipëria mund të kishte parti dhe shoqëri realisht demokratike, kauz për të cilën punoi dhe kontribuoi përmbi 30 vite.

    Me mendje të hapur, me guxim për të sfiduar dogmat dhe me vizion për ta afruar vendin me vlerat europiane, ai ndërtoi modelin e një lideri bashkëpunues, liberal dhe vizionar.
    I shumëlexuar dhe i mirëarsimuar, inteligjent, i qetë në përballje dhe i thellë në mendim, ai mbeti për shumëkënd shembulli i politikanit që nuk humbi asnjëherë sharmin, dinjitetin dhe frymën qytetare.
    Fatos Nano la pas jo vetëm një trashëgimi politike, por edhe një kujtesë për mënyrën se si duhet bërë politika me mendje të hapur dhe me shpirt demokratik.
    Prehu në paqe, Fatos Nano, mik i dashur, lider i paharruar!
    Kujtimi yt do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që besojnë në dialog, në liri, në vlera dhe në përparim.

  • Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në NATO, Vlora Hyseni pritet nga Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte

    Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në NATO, Vlora Hyseni pritet nga Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte

    Më 23 shtator 2025, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel.

    Në këtë takim ajo u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.
    Takimi u zhvillua në një moment delikat për sigurinë euroatlantike, ku pritet intensifikimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe agjencive të inteligjencës së vendeve anëtare për të parandaluar dhe adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Një shqiptare në mesin e më të mirëve, Pranvera Hyseni merr çmim për doktoraturë në SHBA

    Një shqiptare në mesin e më të mirëve, Pranvera Hyseni merr çmim për doktoraturë në SHBA

    Astronomia shqiptare, Pranvera Hyseni ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Universitetin e Kalifornisë – Santa Cruz, ku është shpërblyer me çmimin vjetor për propozimin më të mirë të doktoraturës në Departamentin e Shkencave Planetare.

    Ky çmim prestigjioz, që ndahet vetëm një herë në vit për kërkimin më premtues shkencor, vjen së bashku me një grant prej 3,000 dollarësh dhe përfaqëson një vlerësim të lartë për punën dhe potencialin e saj në fushën e astronomisë planetare, shkruan KultPlus.

    Në fokus të hulumtimit të Hysenit janë asteroidët dhe trupat e vegjël në Sistemin Diellor, me interes të veçantë në ata që përmbajnë ujë dhe përbërje organike. Ajo studion proceset e transformimit të materialeve dhe kripërave që përmbajnë azot, përmes eksperimenteve laboratorike, vëzhgimeve me teleskop dhe modelimit teorik – kërkime që ndihmojnë në kuptimin e shpërndarjes së ujit dhe mundësisë së jetës në fazat e hershme të sistemit tonë diellor.

    “Ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por një dëshmi që pasioni dhe kureshtja për shkencë nuk varen nga vendi ku ke lindur,” shkruan Pranvera Hyseni, e cila po ashtu shprehu mirënjohje për komisionin vlerësues dhe mbështetjen nga departamenti i saj.

    Ky është një tjetër sukses i madh për shkencën kosovare dhe një frymëzim i fuqishëm për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre në fushat STEM./KultPlus.com

  • Deputetë, ish-ministra dhe emra pranë Shkëlzen Berishës në skemën që i grabiti shtetit miliarda euro, ja kush janë…

    Deputetë, ish-ministra dhe emra pranë Shkëlzen Berishës në skemën që i grabiti shtetit miliarda euro, ja kush janë…

    Pas publikimit të fakteve tronditëse mbi mënyrën sesi kompania Bankers Petroleum ka përvetësuar pasurinë kombëtare pa paguar asnjë lekë taksa për mbi dy dekada, dalin tashmë edhe emrat konkretë të përfituesve politikë që janë fshehur pas “studiove ligjore” që dyshohet se  kanë marrë miliona euro për “konsulenca” fiktive. Deklaratat e forta që për vite janë injoruar apo quajtur “sulm politik”, po rezultojnë sot të mbështetura nga shifra zyrtare dhe të dhëna që nuk lënë vend për dyshime: deputetë, ish-ministra dhe avokatë të lidhur me kupolën politike, përfshirë emra të afërt me Shkëlzen Berishën rezultojnë të kenë përfituar 11.5 milionë euro nga Bankers Petroleum, përmes tre studiove juridike me staf minimal. Skema e përfitimeve është e qartë: studio me vetëm 2 apo 3 punonjës, të regjistruara nga njerëz të lidhur me Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe ish-zyrtarë të lartë, kanë përfituar miliona euro, ndërkohë që vetë Bankers disponon një zyrë juridike të brendshme me mbi 15 punonjës.
    Emrat
    Besnik Çerekja, i njohur edhe si avokat i Shkëlzen Berishës, rezulton pjesë e dosjes së zhvatjes 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kompania Bankers, në bashkëpunim me politikanë dhe oligarkë. Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, gjatë periudhës 2020-2025, ka marrë rreth 4.4 milionë euro nga komapania Bankers, me faturime të dyshuara si fiktive dhe për shërbime vetëm në letër. Avokati i Shkëlzenit i ka përfituar paratë përmes studios së tij ligjore Studio Legale Cerekja shpk dhe Besnik Cerekja PF. Rreth 2.8 milion euro i ka përfituar përmes subjektit ‘Besnik Cerekja PF’ me dy punonjës. Bankers kishte të punësuar me kohë të plotë ekspertë ligjorë, madje me rroga marramendëse, dhe nuk kishte nevojë për shërbimet e Besnik Cerekjas. Atëherë pse Bankers i ka dhënë 4.4 milionë euro avokatit Besnik Cerekja, duke përfituar 20 % të shumës rimbursim me TVSH, fryrë shpenzimet dhe evituar taksat?
    Përfitimet e Alket Hysenit
    Po aq flagrant është implikimi i ish deputetit socialist (2017-2021), Alket Hyseni, i cili ka përfituar 6 milionë euro nga Bankers për shërbime të dyshuara si fiktive, përmes zyrës së tij ligjore H&A Laë Firm, në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Zyra ligjore, themeluar nga babai pensionist i Hysenit, Namik Hyseni, është lakuar edhe për implikim në zhvatje pronash në jug të vendit, kur Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore. Hysenit i përfundoi mandati i deputetit në 2021. Në tetor të 2022 Hyseni mori 51 % të aksioneve të studios ligjore dhe në vitin 2024 100 % të aksioneve. Hyseni, i cili ka nisur karrierën 25 vite më parë si doganier në Kakavijë, në 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe një vit më vonë deputet. Ka dyshime të forta se Hyseni, në këtë detyrë, ka konstatuar pastrimin masiv të parave nga Bankers, i konfirmuar nga Prokuroria e Fierit. Në vend të denoncimit në Prokurori, Hyseni dyshohet se ka hyrë në pazar me Bankersin, duke ndarë bashkë një pjesë të parave. Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar se Bankers i ka dhënë 6 milionë euro Alket Hysenit përmes zyrës së tij ligjore nga viti 2014 deri në vitin 2025. Mbetet për t’u parë nëse Hyseni, edhe si deputet, ka favorizuar Bankers.
    Përfitimet e ish-ministrit dhe ish-deputetit Eduard Halimi
    Gjithashtu, Murrizi u shpreh dje se një studio tjetër është e një ish ministri dhe deputeti te PD dhe ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri ne prill 2025 dhe ka vetëm 2-3 punonjës te punësuar. Mësohet se ajo është Halimi Tax and Law e ish ministrit të drejtësisë Eduart Halimi.
    Përse nuk po e heton SPAK?
    Hetimi ndaj Bankers Petroleum nisi si referim nga Drejtoria e Hetimit Tatimor tek prokuroria e Fierit, duke u konsideruar fillimisht si evazion fiskal dhe mashtrim financiar, jo si korrupsion institucional i nivelit të lartë. Hetimi u fokusua te mos-pagimi i tatimit mbi fitimin dhe rimbursimet e parregullta të TVSH-së . Sipas prokurorisë së Fierit, Bankers ka nxjerrë dhe shitur naftë me vlera marramendëse gjatë periudhës 2004‑2024, por ka deklaruar humbje rreth 11.7 miliardë lekë, dhe ka përfituar rimbursime TVSH . Kjo shifër e madhe është trajtuar si parregullsi fiskale dhe jo si korrupsion dhe këtu fillon problem. Në pamje të parë, mungon indikacioni se zyrtarë qendrorë (ish-ministra apo ministra, deputetë apo ish-deputetë, funksionarë të lartë, të sotëm dhe të djeshëm) janë përfshirë, mirëpo, duke qenë se dëmi i shkaktuar shtetit është shumë i madh, SPAK duhet të nisë një hetim ndaj politikanëve që kanë pasur përgjegjësi dhe kanë mbyllur sytë përballë kësaj afere të madhe. Deri më sot, hetimi është mbajtur në nivel lokal pa dyshime se janë përfshirë zyrtarë të lartë, mirëpo shifra e lartë e dëmit ekonomik së bashku me pasojat sistematike mbi buxhetin, i jep rastit një rëndësi të veçantë dhe kërkohet patjetër një hetim nga Prokuroria e Posaçme, e cila, nga ana e saj, mund ta nis pa pasur nevojën e një referimi formal. Në kushte normale, SPAK duhet ta marrë drejtimin e Hetimit të Bankers, sepse bëhet fjalë për një kompani që operon që në 2004 dhe vëtëm pas kaq shumë vitesh është kujtuar prokuroria për ta hetuar si çështje.
     
     

  • Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

    Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

    Tashmë Prokuroria e Fierit ka konfirmuar përfshirjen e ish drejtorit të Albpetrolit, Endri Puka në një aferë korruptive dhe pastrimi parash me kompaninë Bankers, e cila përfaqëson zhvatjen më të madhe në historinë e Shqipërisë. Në dosjen e Prokurorisë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro të Bankers, evidentohet se kompania AKSENT L&BC me pronar kryesor dhe administrator Endri Puka ka kryer faturime të dyshuara fiktive për Bankers, duke përfituar 1.4 milionë euro.

    Në dosjen e Prokurorisë ky episod trajtohet si një rast evazioni fiskal dhe përdorimi të konpanisë së Pukës nga Bankersi për faturime fiktive për të fryrë shpenzimet, duke përfituar edhe rimbursim TVSH.
    Por, faktet dhe rrethanat tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfillt korrupsioni. Endri Puka, si mëkëmbës i ish pashait të Jugut, Koço Kokëdhima, ka qenë administrator i Albpetrol gjatë periudhës 2014-2018. Disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigime mediatike dhe evidenca kanë treguar se Endri Puka, si drejtor i kompanisë shtetërore të naftës, ka favorizuar Bankers, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliarda lekë dëm ekonomik.
    Madje, Puka u pezullua nga detyra me vendim gjykate dhe më pas u shkarkua pasi favorizoi shoqërinë private “Phoenix” me vendburimet e naftës. Si drejtor i Albpetrol, Puka ka pasur detyrë të mbikqyrë koncesionet e naftës. Koncensionari kryesor ishte Bankers, që ka bërë kërdinë me shpërthimet, kontrabndën, investimet etj.
    Në këmbim, Bankers dyshohet se ka sajuar pagesën 1.4 milionë euro për Endri Pukën. Një vit pas shkarkimit, Puka themelon kompaninë AKSENT L&BC, me objekt kryerja e analizave dhe strategjive të biznesit, me të cilën përlan 1.4 milionë euro nga Bankers.
    Po aq flagrant është implikimi i ish deputetit socialist (2017-2021), Alket Hyseni, i cili ka përfituar 6 milionë euro nga Bankers për shërbime të dyshuara si fiktive, përmes zyrës së tij ligjore H&A Law Firm, në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Zyra ligjore, themeluar nga babai pensionist i Hysenit, Namik Hyseni, është lakuar edhe për implikim në zhvatje pronash në jug të vendit, kur Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore.
    Hysenit i përfundoi mandati i deputetit në 2021. Në tetor të 2022 Hyseni mori 51 % të aksioneve të studios ligjore dhe në vitin 2024 100 % të aksioneve. Hyseni, i cili ka nisur karrierën 25 vite më parë si doganier në Kakavijë, në 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe një vit më vonë deputet. Ka dyshime të forta se Hyseni, në këtë detyrë, ka konstatuar pastrimin masiv të parave nga Bankers, i konfirmuar nga Prokuroria e Fierit.
    Në vend të denoncimit në Prokurori, Hyseni dyshohet se ka hyrë në pazar me Bankersin, duke ndarë bashkë një pjesë të parave. Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar se Bankers i ka dhënë 6 milionë euro Alket Hysenit përmes zyrës së tij ligjore nga viti 2014 deri në vitin 2025. Mbetet për t’u parë nëse Hyseni, edhe si deputet, ka favorizuar Bankers. Nuk kuptohet se çfarë evidencash të tjera pret SPAK për të tërhequr dosjen penale të Bankers, me akuza të shtuara korrupsion dhe grup kriminal./Prapaskena.al