Gazeta e madhe ‘El Pais’: Edi Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas
Vazhdon të bëjë shumë bujë sanksionimi nga SHBA i Luftar Hysës, njeriut të Edi Ramës brenda Kartelit të Sinaloas, i shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste. Një nga gazetat më të mëdha në planet, EL PAIS, shkruan se Edi Rama e mori në mbrojtje Luftar Hysën, njeriun që pastronte paratë e Sinaloas
Nga Carlos Carabana, EL PAIS
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara sanksionoi këtë javë një sërë kazinosh, restorantesh dhe pronarët e tyre në Meksikë, duke i akuzuar ata për pastrim të dyshuar parash për Kartelin e Sinaloas. Në total, thuhet se këto shtëpi bastesh kanë ndihmuar në pastrimin e dy milionë dollarëve nga viti 2017 deri në 2024; gjë që bëri që Rrjeti i Kontrollit të Krimeve Financiare të lëshojë një alert për 10 kazino, ndërsa Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja sanksionoi 20 kompani dhe 7 individë.
Nga këta, shumica i përkasin familjes Hysa, një grupi biznesmenësh shqiptarë që “kanë përdorur influencën ose kontrollin mbi investimet e tyre në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të narkotikëve”, të cilët ishin përmendur edhe vite më parë për lidhjet e tyre me grupe kriminale.
Sipas njoftimeve të Shteteve të Bashkuara, “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa” përfshin Luftar Hysën, Arben Hysën, Ramiz Hysën, Fatos Hysën, Fabjon Hysën dhe Eselda Baku-Hysën dhe “mendohet të ketë operuar me miratimin e Kartelit të Sinaloas”, i cili kontrollon një pjesë të madhe të territorit ku ky grup zhvillonte aktivitetet e tij. Dhjetë kazinotë e përmendura ndodhen në shtetet Sinaloa, Tabasco, Baja California dhe Sonora, dhe emrat e tyre u bënë publikë një ditë pasi qeveria meksikane bllokoi llogaritë bankare të 13 kazinove në Meksikë për pastrim të supozuar kapitalesh dhe lidhje me krimin e organizuar.
Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, është drejtuesi i familjes dhe ka dhënë intervista për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Europë. “Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar nga afër me një qytetar të Shteteve të Bashkuara për të pastruar para, përfshirë edhe transportimin e sasisë së mëdha të parave në dorë nga Meksika në SHBA, ku përdornin kompaninë e këtij qytetari për të pastruar fondet”, thuhet në njoftim. “Luftari dhe Arbeni kanë përdorur kompani europiane për t’u pasuruar me këto fonde që i përkasin trafikantëve të supozuar të narkotikëve; përveç kësaj, Luftari është pronar i disa kompanive të përdorura nga ky grup”.
Herën e parë që emri i Luftarit doli në dritën publike ishte në fund të vitit 2022. Atëherë, disa media publikuan lajmin se qeveria meksikane po hetonte faktin se Ismael ‘El Mayo’ Zambada, atëkohë një nga liderët e Kartelit të atëhershëm të bashkuar të Sinaloas, ishte lidhur me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë përmes bizneseve dhe investimeve në brigjet meksikane. Këto krime supozohej se po ndodhnin në një sërë kazinosh të familjes Hysa.
Asokohe, Luftari u dërgoi një letër mediave shqiptare dhe dha një konferencë shtypi. Në të, përveç mohimit të çdo lidhjeje me krimin e organizuar, ai jepte disa të dhëna mbi mënyrën dhe kohën kur kishte mbërritur në Meksikë. Ai emigroi nga Shqipëria në vitin 1997 dhe mbërriti në Meksikë në vitin 2004, kur një mik nga Australia u kishte thënë se tregu i kazinove po hapej në Meksikë. Kjo përkonte me mandatin e presidentit Vicente Fox, gjatë të cilit u legalizuan lojërat e fatit në kazino dhe shtëpitë e basteve. Familja e tij jeton në Kanada, ku është rezident, ndërsa ai ka edhe nënshtetësi meksikane. Thotë se ka më shumë se 10 biznese në Meksikë, mes tyre bare, restorante dhe kazino.
Në ato data, shtypi shqiptar publikoi disa fotografi të Luftarit duke dalë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë; gjë të cilën e shfrytëzoi opozita për ta akuzuar për lidhje me krimin e organizuar meksikan. “Është shumë e pakëndshme që një familje shqiptare të kryqëzohet vetëm me një copë letër”, deklaroi atëherë Rama.
Në Kanada, Luftari ka pasur gjithashtu probleme me ligjin për lidhjet e supozuara me krimin e organizuar. Në tetor 2023, gazeta ‘La Presse’ publikoi se Policia Mbretërore e Kanadasë po e hetonte për rolin e tij në kazinonë ‘Magic Palace’ në Kahnawake, një rezervat indigjen i irokezëve në jug të qytetit të Kebekut.
“Çdo gjë tregon se Luftar Hysa është infiltruar në rezervatin indigjen të Kahnawake për të lehtësuar aktivitete të pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloas, si edhe për përfitimin e tij personal”, thuhet në një deklaratë të depozituar në drejtësinë kanadeze. Aty, ai përshkruhet si një pastrues ndërkombëtar parash me bazë në Kebek dhe me udhëtime të shpeshta midis Montrealit, Meksikës dhe Evropës.
Burimet e ‘La Presse’ sigurojnë se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e homologëve të tyre në Kanada për ta hetuar, duke pohuar se ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përkushtuar në pastrimin e kapitaleve të ardhura nga aktivitete kriminale në Meksikë, Kanada, Panama, Poloni dhe Shqipëri, dhe se posedon më shumë se 30 kazino dhe restorante të shpërndara në këto vende.
I njëjti artikull thotë se Qendra e Analizës së Transaksioneve dhe Raporteve Financiare të Kanadasë ngriti një alarm në mars 2023 për aktivitete të mundshme të pastrimit të parave nga ana e Luftarit. Sipas publikimit, ai merrte qindra transferta milionëshe nga Meksika, të cilat më pas i shpërndante në shuma të vogla, përveç dërgimit, në më pak se një vit, të 28 milionë dollarëve në llogari të ndryshme në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali.
Tag: hysen
-

Gazeta e madhe ‘El Pais’: Edi Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas
-

Gazeta “El Pais” plas ‘bombën’: Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas
Vazhdon të bëjë shumë bujë sanksionimi nga SHBA i Luftar Hysës, njeriut të Edi Ramës brenda Kartelit të Sinaloas, i shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste. Një nga gazetat më të mëdha në planet, EL PAIS, shkruan se Edi Rama e mori në mbrojtje Luftar Hysën, njeriun që pastronte paratë e Sinaloas
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara sanksionoi këtë javë një sërë kazinosh, restorantesh dhe pronarët e tyre në Meksikë, duke i akuzuar ata për pastrim të dyshuar parash për Kartelin e Sinaloas. Në total, thuhet se këto shtëpi bastesh kanë ndihmuar në pastrimin e dy milionë dollarëve nga viti 2017 deri në 2024; gjë që bëri që Rrjeti i Kontrollit të Krimeve Financiare të lëshojë një alert për 10 kazino, ndërsa Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja sanksionoi 20 kompani dhe 7 individë.
Nga këta, shumica i përkasin familjes Hysa, një grupi biznesmenësh shqiptarë që “kanë përdorur influencën ose kontrollin mbi investimet e tyre në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të narkotikëve”, të cilët ishin përmendur edhe vite më parë për lidhjet e tyre me grupe kriminale.
Sipas njoftimeve të Shteteve të Bashkuara, “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa” përfshin Luftar Hysën, Arben Hysën, Ramiz Hysën, Fatos Hysën, Fabjon Hysën dhe Eselda Baku-Hysën dhe “mendohet të ketë operuar me miratimin e Kartelit të Sinaloas”, i cili kontrollon një pjesë të madhe të territorit ku ky grup zhvillonte aktivitetet e tij. Dhjetë kazinotë e përmendura ndodhen në shtetet Sinaloa, Tabasco, Baja California dhe Sonora, dhe emrat e tyre u bënë publikë një ditë pasi qeveria meksikane bllokoi llogaritë bankare të 13 kazinove në Meksikë për pastrim të supozuar kapitalesh dhe lidhje me krimin e organizuar.
Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, është drejtuesi i familjes dhe ka dhënë intervista për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Europë. “Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar nga afër me një qytetar të Shteteve të Bashkuara për të pastruar para, përfshirë edhe transportimin e sasisë së mëdha të parave në dorë nga Meksika në SHBA, ku përdornin kompaninë e këtij qytetari për të pastruar fondet”, thuhet në njoftim. “Luftari dhe Arbeni kanë përdorur kompani europiane për t’u pasuruar me këto fonde që i përkasin trafikantëve të supozuar të narkotikëve; përveç kësaj, Luftari është pronar i disa kompanive të përdorura nga ky grup”.
Herën e parë që emri i Luftarit doli në dritën publike ishte në fund të vitit 2022. Atëherë, disa media publikuan lajmin se qeveria meksikane po hetonte faktin se Ismael ‘El Mayo’ Zambada, atëkohë një nga liderët e Kartelit të atëhershëm të bashkuar të Sinaloas, ishte lidhur me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë përmes bizneseve dhe investimeve në brigjet meksikane. Këto krime supozohej se po ndodhnin në një sërë kazinosh të familjes Hysa.
Asokohe, Luftari u dërgoi një letër mediave shqiptare dhe dha një konferencë shtypi. Në të, përveç mohimit të çdo lidhjeje me krimin e organizuar, ai jepte disa të dhëna mbi mënyrën dhe kohën kur kishte mbërritur në Meksikë. Ai emigroi nga Shqipëria në vitin 1997 dhe mbërriti në Meksikë në vitin 2004, kur një mik nga Australia u kishte thënë se tregu i kazinove po hapej në Meksikë. Kjo përkonte me mandatin e presidentit Vicente Fox, gjatë të cilit u legalizuan lojërat e fatit në kazino dhe shtëpitë e basteve. Familja e tij jeton në Kanada, ku është rezident, ndërsa ai ka edhe nënshtetësi meksikane. Thotë se ka më shumë se 10 biznese në Meksikë, mes tyre bare, restorante dhe kazino.
Në ato data, shtypi shqiptar publikoi disa fotografi të Luftarit duke dalë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë; gjë të cilën e shfrytëzoi opozita për ta akuzuar për lidhje me krimin e organizuar meksikan. “Është shumë e pakëndshme që një familje shqiptare të kryqëzohet vetëm me një copë letër”, deklaroi atëherë Rama.
Në Kanada, Luftari ka pasur gjithashtu probleme me ligjin për lidhjet e supozuara me krimin e organizuar. Në tetor 2023, gazeta ‘La Presse’ publikoi se Policia Mbretërore e Kanadasë po e hetonte për rolin e tij në kazinonë ‘Magic Palace’ në Kahnawake, një rezervat indigjen i irokezëve në jug të qytetit të Kebekut.
“Çdo gjë tregon se Luftar Hysa është infiltruar në rezervatin indigjen të Kahnawake për të lehtësuar aktivitete të pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloas, si edhe për përfitimin e tij personal”, thuhet në një deklaratë të depozituar në drejtësinë kanadeze. Aty, ai përshkruhet si një pastrues ndërkombëtar parash me bazë në Kebek dhe me udhëtime të shpeshta midis Montrealit, Meksikës dhe Evropës.
Burimet e ‘La Presse’ sigurojnë se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e homologëve të tyre në Kanada për ta hetuar, duke pohuar se ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përkushtuar në pastrimin e kapitaleve të ardhura nga aktivitete kriminale në Meksikë, Kanada, Panama, Poloni dhe Shqipëri, dhe se posedon më shumë se 30 kazino dhe restorante të shpërndara në këto vende.
I njëjti artikull thotë se Qendra e Analizës së Transaksioneve dhe Raporteve Financiare të Kanadasë ngriti një alarm në mars 2023 për aktivitete të mundshme të pastrimit të parave nga ana e Luftarit. Sipas publikimit, ai merrte qindra transferta milionëshe nga Meksika, të cilat më pas i shpërndante në shuma të vogla, përveç dërgimit, në më pak se një vit, të 28 milionë dollarëve në llogari të ndryshme në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali. -

Denoncimi i qytetarit dixhital ndez skandalin, Berisha publikon pronarët e rrezikshëm të Queens Casino
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se “Queens Casino” në Montreal të Kanadasë ka për pronarë Luftar Hysën dhe Dritan Rexhepin, i njohur si “baron” i madh i drogës që trafikohej nga Ekuadori në Evropë, apo dhe Eskobari i ri.
Postimi i Berishës:
“Queens Casino” me pronar Luftar Hysën dhe Dritan Rexhepin!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Doktor nje informacion i sigurt qe kam nga miqte e mi Queens Casino ne pronesi te luftar hyses eshte bashk aksioner dhe Narkotrafikanti Dritan Rexhepi ju lutem anonim.
Lideri i opozitës e cilësoi Luftar Hysën sot në konferencë për mediat si mikun e preferuar të Edi Ramës, të lidhur me kartelin meksikan të Sinaloas dhe me figura të larta të qeverisë shqiptare. Gjithashtu Kryedemokrati denoncoi se Rama i bëri avokatinë Luftar Hysës duke e shpallur edhe investitor strategjik, ndërsa i hapi rrugë pastrimit të parave të drogës në vendin tonë.
Hysa u sanksionua ditën e djeshme nga SHBA së bashku me familjen e tij. Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.
Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante për t’i shpëlarë paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve. -

U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait, reagon avokatja e Hysen Metës: Ka qenë i tronditur psiqikisht
Gjykata e Durrësit dënoi me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i cili akuzohet se ka vrarë babain e tij, Pëllumb Metën.
Avokatja Shqiponja Meta, pas seancës, deklaroi se ky vendim do të apelohet.
“Nuk mund të shprehemi për vendimin e gjykatës, por gjëja e vetme që do të bëjmë është ankimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Sidomos sa i përket burgimit të përjetshëm të të pandehurit Hysen Meta, pasi mendoj që mund të kishte masë më të butë dënimi. Dhe për dënimin e Amarildo Metës, i cili u dënua me maksimumin e dispozitës për fshehje të kufomës, me 5 vite”, u shpreh avokatja.
Vajza, Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burgim, Amarildo Meta u dënua me 5 vite, ndërsa e ëma, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite. 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë u zbulua në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024.
Sipas avokates, përgjegjësi nuk mund të mbajë një familje e tërë.
“Përgjegjësi duhet të mbajë, për aq sa ka bërë, ai që e ka kryer krimin. Nuk mund të mbajë përgjegjësi një familje e tërë. Burgimi i përjetshëm ka kushte për t’u ankimuar. Ai është vetëm 24 vjeç, e ka kryer krimin në kushtet e një dhune verbale që nga dita kur ka lindur. Ka qenë i tronditur psiqikisht në momentin kur ka kryer krimin. Dhuna e vazhdueshme ka degjeneruar në një debat dhe nuk ka qenë krim i paramenduar”, deklaroi avokatja. -

Vranë babanë dhe e groposën në kasollen afër banesës, burg përjetë djalit të madh. 16 vite për djalin tjetër, vajzën e nënën
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot dënimet për anëtarët e familjes Meta të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e Pëllumb Metës, kryefamilarit në shkurt 2024.
Viktima Pëllumb Meta, 50 vjeç u qëllua në banesë dhe më pas u gropos në kasollen e bagëtive, trupi u gjet 14 ditë pas ngjarjes dhe më 23 shkurt u arrestuan tre fëmijët e viktimës.
Hysen Meta i cili e ka qëlluar me armë babain e tij është dënuar me burgpërjetë,ndërsa dënime më të lehta kanë marrë djali, vajza dhe nëna e tyre.
Hysen Meta, 26 vjeç – djali i madh i Pëllumb Metës u dënua me burg përjetë, ndërsa u pushua vepra penale për fshehjen e kufomës.
Hygerta Meta e bija, 20 vjeç e cilia fillim mori përsipër krimin u dënua me 8 vite burg. U shpall e pafajshme për veprën penale të vrasjes. Mbrojtja kërkoi pafajësi për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim
Amarildo Meta – Djali i vogël u dënua me 5 vite burg. Mbrojtja kërkoi dënimin e tij me kohën e paraburgimit.
Blerina Meta – Gruja e Pëllumbit, nëna e fëmijëve u dënua me 3 vite burg për moskallëzim krimi.Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt 2024.
-

Vrasja e Pëllumb Metës, burg përjetë për djalin e madh. Sa vite do të vuajë vajza dhe bashkëshortja
viktima, pellumb meta, dhe femijet e tij
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, për vrasjen e babait të tij Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në Durrës. Ndërkohë që Gjykata ka dënuar me 8 vite burg Hygerta Metën, vajzën e viktimës, dhe me 5 vite burg djalin e vogël, Amarildon. Bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina, është dënuar me 3 vite burg, për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Pëllumb Meta u vra në Shkurt të vitit 2024 nga fëmijët e tij, ndërsa më pas trupin e varrosën në një gropë pak metra larg banesës. Fillimisht e dyshuara kryesore për vrasjen e të atit, ishte Hygerta Meta, por pas hetimeve të policisë u zbulua se autorit i krimit të rëndë në familje, ishte pikërisht Hysen Meta, djali i madh i viktimës.49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja makabër u zbulua nga policia dy javë më pas, 23 shkurt, pasi djali i madh i familjes, Hysen Meta, e denoncoi të atin të zhdukur. Të tre fëmijët e Pëllumb Metës mbahen në paraburgim, ndërsa u vunë në pranga disa ditë pas ngjarjes. Djali i madh, Hysen Meta dhe vajza e tij Hygerta akuzohet për “vrasje në rrethana familjare”, ndërsa për djalin tjetër të familjes, Amarildo Metën rëndon akuza e asgjësimit të kufomës. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka dyshime se dhe ajo ka qenë në dijeni të krimit. /ZËRI
-

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për djalin, 30 vite për vajzën
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Hysen Meta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe fshehje e asgjësim të kufomës. Ndërkohë, për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite burgim. Ndaj saj rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të rrethanave familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës. Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta.
Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, si dhe nëna e tyre apo bashkëshortja e viktimës Blerina Meta. Për Amarildo Metën, akuza kërkon të dënohet me 5 vite burgim për fshehjen dhe asgjësimin e kufomës, ndërsa nëna e fëmijëve të dënohet me 3 vite për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. “Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri tjetër Amarildo Meta ka qenë në punë”, thotë Prokuroria e Durrësit.
Si ndodhi vrasja
I ndjeri Pëllumb Meta u vra mesditën e 12 shkurtit 2024 pasi u kthye nga puna. Në kuzhinën e banesës së tij, ai u qëllua me armë nga djali Hysen Meta, ku e pranishme ishte edhe vajza Hygerta Meta. Djali qëlloi 4 herë në drejtim të tij, por u prek nga 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pasi vranë babain, motër e vëlla e fshehën krimin duke zhdukur provat si dhe duke groposur kufomën e të atit. Ata stukuan vrimën në mur ku kishte përfunduar njëri nga plumbat, si dhe spostuan divanin në të cilin ka qenë i shtrirë viktima. Më pas mbështollën trupin e pajetë të babait, e groposën në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit.
Për fshehjen e kufomës dhe të provave ishin të përfshirë edhe vëllai tjetër Amarildo dhe nëna e tyre Blerina. Pasi zhdukën të gjitha provat, djali Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim me pretendimin se babai i tyre ishte larguar nga banesa. Por deklaratat kontradiktore dhe jo të besueshme në atë kohë, bënë që grupi hetimor i policisë së Durrësit të dyshonte mbiu zhdukjen reale nga banesës të Pëllumb Metës. Pasi u zbardh krimi dhe u arrestuan fëmijët, gjatë gjyqit, vajza Hygerta Meta deklaroi se babain e vrau vëllai Hyseni.
-

Vranë dhe groposën babanë e tyre, Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për shtetasin Hysen Meta, i cili bashkë me motrën dhe vëllanë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, ngjarje e ndodhur në Shënavlash në vitin 2024.
Prokuroria kërkon po ashtu 30 vite burg për vajzën e viktimës, 5 vite për djalin tjetër dhe 3 vite për gruan e tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2024, Prokuroria thotë se u provua se të pandehurit Hysen Meta dhe motra e tij Hygerta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre.
Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babanë, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri Amarildo Meta ka qenë në punë.
Viktima Pëllumb Meta ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri Hysen Meta në prani edhe të të pandehurës Hygerta, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar me mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit.
Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri Hysen Meta. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hyseni në prani të saj.
Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
5. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta, për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
6. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
7. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
9. Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
Top Channel
-

Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi merr drejtimin e Ministrisë së Mjedisit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot Hysen Durmishin si ministër të ri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.
Durmishi, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë dikaster, merr drejtimin e Ministrisë pas vendimit të Aliut për t’u tërhequr nga detyra. Kryeministri Kurti e ka uruar për përgjegjësinë e re dhe i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrave.
Nga ana tjetër, Liburn Aliu bëri të ditur se dorëheqja e tij lidhet me zhvillimet e fundit politike, pas zgjedhjes së bashkëpartiakut të tij, Dimal Basha, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Aliu theksoi se e kishte njoftuar kryeministrin menjëherë pas votimit të Bashës, duke sqaruar se ky vendim vjen nga bindjet e tij për funksionimin e institucioneve dhe idealin për Republikën.“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, si institucioni më i lartë ku vendosen ligjet dhe i kërkohet llogari qeverisë, nuk ishte në përputhje me idealin tim për Republikën. Për këtë arsye vendosa të dorëhiqem,” deklaroi Aliu.
-

118 shqiptarët që ndaloheshin të hynin në Shqipëri deri më 1991
Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.
Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.
Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.
Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.
Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”.
Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”. Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot.
Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991
1-Leka Zogu2-Azem Mustafa Shehu3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu4-Alo Muke Luarasi5-Asllan Zenel Cenaj6-Ajdin Qazim Mete7-Abulla MuratKaloshi8-Ali Kajmak Tubova9-Ago Sherif Agaj10-Asim Shefqet Jakova11-Abaz Fejzo Ermenji12-Bajrush Azem Kosova13-Bardhok Shkurt Markaj14-Dodë Bardhok Gjini15-Ditar Ibrahim Kurtesi16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)17-Dilaver Dino Begu18-Dhimitër Miho Maksakuli19-Enver Mehmet Shaska20-Enver Selman Dangëllia21-Eqrem Hysen Peshkëpia22-Enver Halim Peshkëpia23-Eqrem Mahmet Telhaj24-Ndue Frrok Dushi25-Gjon Mark Jaku26-Gjon Marka Çupi27-Gjon GjetoVokrri28-Gjon Marka Ndou29-Hysen Osman Vërçani30-Hetem HamitXhera31-Haki Shefik Shehu32-Hafuz Selman Hasa33-Hiqmet Elmaz Meçe34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)35-Ishan AbdiToptani36-Isuf Maksut Baruti37-Islam Sali Dobra38-Isa Haziz Manastirliu39-Isuf Mehmet Luzaj40-Jorgji Refael Ruço41-Jonuz HysenNdreu42-Kujtim Bektash Cakrani43-Kadri Hysen Morina44-Kolë Ndue Frroku45-Kolë PrendëDoda46-Kajo Maksut Tresova47-Kosta Harallamb Karajani48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)49-Limoz Vehip Runa50-Llesh Marka Doda51-Miftar Zenel Spahiu52-Meto Fetah Kalliri53-Mubereq MuratToptani54-Mark FranoTraboini55-Mark Pash Pëllumbaj56-Mehmet HasanXherahi57-Mustafa Ismail Doko58-Mark Bib Vokrri59-Mark Tunxh Myftari60-Mark ZefNdreca61-Musa RexhHasani62-Mato Murat Myftaraj63-Ndue Mark Lala64-Nikoll DodPrenga65-Ndue Jak Zefi66-Ndue Jak Bajraktari67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)68-Ndrec NdueTuçi69-Nikoll Mark Gjon Markaj70-Ndue Gjon Markaj71-Nesti JosifKopali72-Pal Mark Lala73-Prend NdueKaziu74-Qemal Mustafa Siqeca75-Qazim Azem Çakërri76-Qazim Neki Libohova77-Qani Emin Lesko78-Reis SheroAgaj79-Ramiz Faslli Gjilani80-Ramiz MehmetKoçaj81-Ramadan Ismail Koçaj82-Rexhep Musli Krasniqi83-Ruhi Veip Runa84-Reshat Dervishi Biçaku85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)86-Skënder Muço Metohu87-Sulo Banush Pipa88-Syrja Shefik Shehu89-Sabaudin Shefqet Haxhiu90-Sait QazimDemneri91-Selaudin Hysen Sula92-Selman BanushZhurka93-Sami Ali Çaushaj94-Stavro KristoKokali95-Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)96-Seit beg Kryeziu97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)98-Shaban Fetah Peshtani99-Shyqyri Dervish Biçaku100-Tajar Mehmet Shaska101-Tahir Hajdar Vata102-Turan Vesel Aliko103-Teki Isuf Xhindi104-Tahir Avdulla Hoxha105-Theodhor Refail Ruço106-Vasil KolëAndoni107-Vasil Dhimitër Alarupi108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)110-Xhafer Zenel Meçe111-Ymer Jakup Çakallozi112-Zef Zog Zogu113-Zef Marka Gjoka114-Zeqir Jashar Hoshi115-Zyber Mahmut Musaraj116-Zef Marka Çupi117-Zef Preng Gjoka118-Zenel Sali Kellolli