Tag: hysaj

  • Elseid Hysaj shkruan historinë ndaj Serbisë, fitore dhe rekord

    Elseid Hysaj shkruan historinë ndaj Serbisë, fitore dhe rekord

    12 Tetor 2025

    15:02

    Telesport

    Fitorja e mbrëmshme ndaj Serbisë do mbahet mend mend gjatë nga të gjithë, e sidomos nga Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran ka barazuar rekordin e mbajtur nga Lorik Cana me 93 ndeshje me fanellën e Shqipërisë.
    Tashmë Hysaj do ketë mundësinë që ta thellojë akoma edhe më shumë këtë rekord, duke parë që në ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka qenë fantastik.
    Kujtojmë që Hysaj debutoi me Shqipërinë në vitin 2013, në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, në atë kohë trajner i kuqezinjve ishte Gianni De Biazi. Që nga ai moment, Hysaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për kombëtaren, ku shumë herë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

  • Hysaj: 11 vite për të fituar këtë ndeshje

    Hysaj: 11 vite për të fituar këtë ndeshje

    Elseid Hysaj nuk i fshehu emocionet pas fitores së madhe të Shqipërisë në transfertë ndaj Serbisë.
    Mbrojtësi kuqezi, një nga më të vjetrit dhe me përvojë në skuadër, foli për DigitAlb menjëherë pas ndeshjes, duke e cilësuar këtë triumf si një moment të jashtëzakonshëm për gjithë shqiptarët.
    “Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesit tanë po shënojnë gola të rëndësishëm.
    Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizen më vonë dhe kështu u bë.
    Loriku e di që rekordet janë bërë për t’u thyer, është krenari për mua, për familjen, kur të rriten fëmijët, do t’iu them që babi juaj është i shkruar në librat e historisë. Mesazhi i parë ishte i gruas, së bashku me 3 fëmijët”, u shpreh Hysaj.

  • “Për Kombëtaren jam gati të vd*s në fushë, mesazhin e parë ma dërgoi gruaja”, flasin Uzuni dhe Hysaj

    “Për Kombëtaren jam gati të vd*s në fushë, mesazhin e parë ma dërgoi gruaja”, flasin Uzuni dhe Hysaj

    Myrto Uzuni ishte surpriza e vetme e Sylvinho-s në formacionin titullar ndaj Serbisë dhe sulmuesi beratas nuk zhgënjeu, duke bërë një ndeshje të madhe. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Uzuni tregon se është gati të japa çdo gjë për kombëtaren, edhe të vd*s në fushë madje.
    “Është një fitore e madhe, trajneri dhe stafi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Unë jam i gatshëm të sakrifikoj për ekipin, nuk më intereson edhe nëse luaj si mbrojtës.
    Kur thërritesh në ekip duhet të japësh jithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vd*s në fushë madje”, tha Uzuni.
    Elseid Hysaj po ashtu sonte bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, e disata rresht në këtë nivel me fanellën e Kombëtares. Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport”, Hysaj zbulon se mesazhin e parë pas ndeshjes e ka marrë nga gruaja dhe fëmijët, ndërsa ka dhe një koment për barazimin e rekordit që mbahej nga Lorik Cana. Hysaj dhe Cana janë dy lojatrët me shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares, me nga 93 ndeshje, por shkodrani ka avantazhin për ta thelluar më shumë këtë rekord.
    “Pas 11 viteve, ndeshja ndaj Serbisë më në fund u fitua, por mos të harrojmë që kemi edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme. Përsa i përket rekordit, Lorik Cana e di që ato janë bërë për t’u thyer. Për mua është krenari që emri im është shkruajtur në historinë e Kombëtares. Mesazhin e parë pas ndeshjes ma dërgoi gruaja bashkë me 3 fëmijët”, tha Hysaj.

  • Hysaj shkruan historinë për Shqipërinë ndaj Serbisë, barazon rekordin e kapitenit Cana

    Hysaj shkruan historinë për Shqipërinë ndaj Serbisë, barazon rekordin e kapitenit Cana

    11 Tetor 2025

    19:35

    Telesport

    Pak minuta na ndajnë nga sfida e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Leskovac, në kushte të forta sigurie. Për të gjithë ata që do jenë në fushë, nuk kanë nevojë për motivim për këtë ndeshje, pasi dihet historia e saj, por për Elseid Hysajn do jetë një ndeshje tejet e veçantë.
    Me ndeshjen e sotme, Hysaj numëron 93 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, duke barazuar rekordin e mbajtur nga kapiteni legjendar Lorik Cana. Mënyra më e mirë për ta festuar këtë arritje, sigurisht që është vetëm me një fitore.
    Hysaj ka qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit me Shqipërinë. Shpresojmë që e njëjta gjë të ndodhë dhe sonte, pasi Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për eksperiencën e një lojtari si Hysaj.

  • Elseid Hysaj: Ekipin e Serbisë e respektojmë por kemi ardhur vetëm për fitore

    Elseid Hysaj: Ekipin e Serbisë e respektojmë por kemi ardhur vetëm për fitore

    Adriatik Balla
    Kuqezinjtë zbarkuan dje në Nish, e më pas shkuan direkt e në hotel, shoqëruar me forca të shumta sigurie. Më pas, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Elseid Hysaj dhanë konferencë shtypi, ndërsa ekipi pasdite bëri stërvitjen e fundit në stadiumit e Leskovacit ku do të zhvillohet takimi.
    Situata për kuqezinjtë duket premtuese, pavarësisht masave ekstreme të sigurisë që shoqërojnë lëvizjen e skuadrës tonë. Në përgjithësi grupi është në formë të mirë dhe i gatshëm të bëjë më të mirën në fushën e lojës nën direktivat që do të japë trajneri Silvinjo. Mbetet të shihet rreshtimi që do të bëjë ekipi në fushë, pasi në këtë takim disiplinimi taktik ka shumë rëndësi, por akoma më rëndësi ka përgatitja psikologjike e lojtarëve dhe përkushtimi e përqendrimi i tyre në lojë. Qëndrimi i Hysajt Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka dalë para mediave në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Serbinë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. Hysaj në konferencë ka folur për mundësitë e kombëtares në ndeshjen e nesërme në Leskovc ndaj Serbisë. “Kemi ardhur për fitore, s’kemi ardhur për barazim ose për humbje. Duhet të jemi të koncentruar. Është një ndeshje delikate, duhet të japim 120%, edhe nga Serbia do ta japin maksimumin, sikur ne. Duhet të japim më shumë se maksimumin. Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë sepse po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur. Masat e sigurisë ishin edhe herën e kaluar. Është një gjë që e kanë për sigurinë e tyre, por mund të na japin motiv ne si Kombëtare për nesër. Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder ta arrij rekordin e Lorik Canës.
    Mendoj gjithmonë për ndeshjen, për Kombëtaren. Besoj se jam për skuadrën pastaj të shohim gjërat e tjera prapa. Është shumë e thjeshtë, prej kur u nisëm derisa arritëm, të gjithë e kanë përjetuar emocionalisht, të gjithë. Të gjithë e kanë kuptuar se si është kjo ndeshja e nesërme”, theksoi Hysaj. Shanset e Shqipërisë dhe kualiteti i Serbisë Më pas Hysaj foli për shanset e ekipit tonë për fitore dhe mënyrën si e percepton ai ndeshjen dhe kundërshtarin. “Normalisht se ndeshja e kaluar besoj se fitorja ishte për ne, sepse luajtëm mirë. Këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Është ndeshje futbolli dhe nuk dihet se si do të shkojë. Njësoj si në Shqipëri. Futbolli është futboll. Mund të shënosh dhe të fitosh, por mund të humbësh. Do të japim 100 për qind nga vetja. “Ne kemi ardhur për fitore, nuk kemi ardhur për barazim apo humbje. Si thash më herët, duhet të jemi të koncentruar. Duhet të jemi 120 %, sepse është ndeshje delikate dhe e fortë. Është finale si për ne, si për ata. Jemi në të njëjtin pozicion. Normalisht, e dimë që të gjithë se Serbia ka lojtarë të mirë, sulmues të mirë. Kam luajtur edhe në Itali me sulmues që janë nga Serbia. Janë me kualitet. Por edhe ne kemi kualitetet tona, frymën e grupit e kemi të mirë. Kemi eksperiencë dhe dimë që ta përballojmë sulmin e Serbisë”, nënvizoi më tej Hysaj.

  • “Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

    “Kemi ardhur për fitore këtu”, Hysaj para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë!

    Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq krah trajnerit Silvinjo para mediave të pranishme.
    Hysaj nënvizoi se parashikojnë vetëm  fitore, as barazim apo humbje.
    Ai tha se duhet të japin 120% të tyre jo vetëm 100%, teksa shtoi se këtë sfidë po e përjeton shumë emocionalisht.

    Hysaj: Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim a humbje, siç e thashë duhet të jemi të përqendruar. 100% ndoshta nuk del, duhet të jemi 120%, se është ndeshje delikate dhe e fortë se mund të jetë finale për ne dhe ata.
    Të gjithë, si unë, e mendojnë si unë, që duhet të vijmë për fitore se nuk vijmë për rezultat tjetër. Por siç e thashë, futbolli është shumë i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë. Gjëja e rëndësishme është që të gjithë të hyjmë në fushë në një mendje që të hyjmë në fushë për një fitore dhe nesër mund të jetë dita.

  • “Po e përjetoj shumë si në 2014”! Hysaj nuk përmbahet në Serbi: Lojtarët e panë vetë ç’po ndodh këtu

    “Po e përjetoj shumë si në 2014”! Hysaj nuk përmbahet në Serbi: Lojtarët e panë vetë ç’po ndodh këtu

    Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Serbisë. Një ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45 dhe do të vendos shumë sa i përket vendit të dytë në grupin tonë. Ndërkohë para këtij takimi, në konferencën për shtyp ishte trajneri Silvinjo dhe Elseid Hysaj. Në fillim ai që foli ishte Elsi Hysaj, ku tregoi se djemtë tanë janë gati për këtë finale të madhe.?“Për mua emocionalisht është e njëjta gjë si në 2014, po e përjetoj shumë emocionalisht edhe tani dhe mezi po pres të futem në fushë nesër. Këto masa sigurie kanë qenë edhe herën e kaluar, e kanë për sigurinë e tyre më shumë, por na jep më shumë karikim për nesër.Të gjithë lojtarët e kanë parë vetë dhe e kanë kuptuar sesi është kjo ndeshje nesër, panë çdo gjë nga hoteli kur dolëm deri këtu kur erdhëm. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim as për humbje, nuk na dalin as 100%, duhet të japim 120%”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/

  • Dueli me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore, të japim 120%

    Dueli me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore, të japim 120%

    Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Serbinë.
    Në fjalën e tij, Hysaj ishte i prerë, duke thënë se Shqipëria do të luajë vetëm për fitore, për asnjë rezultat tjetër.
    Në lidhje me masat e marra, Hysaj u shpreh se këto i motivojnë lojtarët kuqezi.
    “Për mua është e njëjta gjë, e përjetoj këtë ndeshje emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur. Mezi presim të hymë në fushë. Këto masat e sigurisë, kanë qenë edhe më parë. E kanë për sigurinë e tyre, por mund ta na japim motivim më shumë.
    Është nder të arrij rekordin e Lorik Canës. Unë mendoj për Kombëtaren dhe ndeshje. Të mendojmë vetëm për skuadrën. Sa u nisëm nga hoteli, të gjithë lojtarët e kanë parë dhe ndjerë emocionalisht. E dinë rëndësinë për nesër.
    Ndeshja e kaluar, fitorja duhet të ishte për ne, sepse luajtëm mirë. Kemi ardhur për të njëjtën dëshirë. Futboll është, por ne duhet të japim gjithçka. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim dhe as për humbje. Duhet të japim 120%. Është ndeshje delikate dhe e fortë.
    Të gjithë e mendojnë si unë. Nuk vijmë këtu për barazim apo humbje. Vijmë vetëm për fitore. E rëndësishme është që të gjithë të hymë në fushë për t6ë ecur përpara. Shpresojmë që nesër të jetë dita.
    E dimë të gjithë se Serbia ka lojtarë të mirë dhe sulmues të mirë. Kam luajtur ndaj tyre në Itali, pro edhe ne kemi kualitete. Dimë ta përballojmë sulmin e Serbisë”, u shpreh Hysaj.

  • “Nuk është e lehtë, ka vështirësi”, Hysaj: Te Lazio të vazhdojmë me paraqitje pozitive

    “Nuk është e lehtë, ka vështirësi”, Hysaj: Te Lazio të vazhdojmë me paraqitje pozitive

    Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, pas barazimit 3-3 të Lazios, ndaj Torinos.
    “Ka keqardhje pasi mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen por duhet të jemi të lumtur se edhe mund ta humbnim. Përkundrazi, e barazuam.

    Ndalesa? Të shohësh që edhe ata që kthehen nga dëmtimet na japin diçka më shumë, do të na japë ndonjë rezultat të mirë më shumë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mundohemi të rikuperojmë me shpejtësi ndonjë pikë.
    Aktivizimi i pakët? Nuk është i lehtë por është puna jonë dhe unë duhet të jem në dispozicion të skuadrës dhe të trajnerit si dhe të bëj maksimumin kur më kërkohet. Mundohem gjithmonë të ndihmoj edhe pse nuk është e lehtë kur luan pak.
    Siç e kam thënë më përpara, kur të gjithë do të jemi në dispozicion të trajnerit dhe ekipit, padyshim do të bëjmë diçka më të mirë”, – tha ai.
    © BalkanWeb