Tag: hysaj

  • U dëmtua ndaj Anglisë, Hysaj “tradhton” Sarrin

    U dëmtua ndaj Anglisë, Hysaj “tradhton” Sarrin

    Në radhët e Lazio-s janë të shqetësuar për gjendjen e Elseid Hysajt. Anësori kuqezi doli nga fusha i dëmtuar pas minutës së 26-të në sfidën kundër Anglisë. Nga Italia, mediat zbulojnë se bëhet fjalë për një dëmtim në ije.
    Hysaj do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara për të përcaktuar kohën e rikuperimit. Është thuajse e pamundur që Hysaj të jetë në dispozicion të Sarrit për sfidën kundër Lecces.

    Hysaj
    Pavarësisht se te Lazio, Hysaj është aktivizuar pak ose aspak, në radhët e Shqipërisë, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares, ka zhvillua ndeshje në një nivel të lartë.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • LIVE Shqipëri-Angli/  Ekipi i Sylvinhos “kërcënon” mysafirët, provon Hoxha (VIDEO)

    LIVE Shqipëri-Angli/ Ekipi i Sylvinhos “kërcënon” mysafirët, provon Hoxha (VIDEO)

    Shqipëria 0-0 Anglia
    Shqipëria do të përballet me Anglinë në orën 18.00, në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh. Për këtë takim, pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri Sylvinho, ashtu edhe Tuchel, kanë vendosur për titullarët. Ashtu siç pritej, në këtë takim ka shumë ndryshime nga të dyja palët. Ndeshja gjykohet nga italiani Guida.

    Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.
    Anglia: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O’Reilly, Wharton, Bellingham, Rice, Bowen, Eze, Kane.
    Minutë pas minute:
    51- Arbër Hoxha nuk realizon dot përballë portierit. Rast i shpërdoruar.
    46- Nis e dyta.
    45- Mbyllet fraksioni.
    36- Bowen vendos në provë Strakoshën. Pret “gardiani” kuqezi.
    25- Hysaj largohet i dëmtuar. Futet Balliu.
    18- Rast i mirë për Hysaj, nuk e shfrytëzojmë si duhet.
     

     
    10- Qarkullon topin ekipi i Tuchel. Nuk gjen dot hapësira.
    6- Shqipëria në sulm. Asllani kroson, por spastrohet shumë shpejt zona.
    5- Ritëm i lartë, ndeshje e hapur në kryeqytet. Skuadra provojnë të krijojnë
    1- Nis ndeshja.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëri-Angli, Strakosha shpëton portën kuqezi, mbyllet pa gola pjesa e parë

    Shqipëri-Angli, Strakosha shpëton portën kuqezi, mbyllet pa gola pjesa e parë

    Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.
    Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.

    Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.
    Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
    Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
    Rezultati Live:
    Shqipëri 0-0 Angli
    Komenti Live:
    45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
    45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
    39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
    37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.
    37′ Bowen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm, dhe i mohon golin anglezëve.
    36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.
    26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.
    18′ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.
    15′ Ramadani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Harry Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    4′ Declan Rice merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Strakosha e kontrollon pa probleme.
    1′ Starton dueli historik!

  • Momenti kur Broja rri vetëm dhe në lot, nuk feston me lojtarët e Shqipërisë, e merr Hysaj me vete

    Momenti kur Broja rri vetëm dhe në lot, nuk feston me lojtarët e Shqipërisë, e merr Hysaj me vete

    Shqipëria ka arritur që për herë të parë në histori të kalojë në Play Off-in e Botërorit. Një arritje e madhe për Kombëtaren tonë që lë pas vetes në grup Serbinë dhe merr përfundimisht vendin e dytë. Anglia nuk toleroi aspak Serbinë duke fituar 2-0 dhe duke bërë që fitorja jonë 0-1 në transfertë me Andorrën të mjaftojë për të shkuar atje ku ne të gjithë dëshironim.
    Ndërkohë nga minuta e parë në fushë ishte edhe Armando Broja. Sulmuesi i Burnley po kalon një moment shumë të vështirë, si në ekip ashtu edhe në Kombëtare. Një ndeshje shumë e dobët e lojtarit që ne të gjithë kemi shpresa se do të jetë ai heroi ynë, teksa u zëvendësua me Uzunin.
    Në fund Uzuni rezultoi si heroi i takimit pasi me një asist të tij, Shqipëria arriti të fitonte 0-1 ndaj Andorrës. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Andorrën, Armando Broja po qëndronte në stol dhe ishte i mërzitur. Ai po shpërthente në lot, teksa i gjithë ekipi i Shqipërisë ishte duke festuar për kualifikimin në Play Off-in e Botërorit. Elseid Hysaj e pa situatën dhe shkoi menjëherë për ta marrë lojtarin e Burnley, që të festonte së bashku me pjesën tjetër të ekipit.Broja dukej mjaft i mërzitur me faktin se Silvinjo po e aktivizon në krahë dhe jo në qendër, duke e bërë akoma më të pamundur që të shpalos aftësitë e tij. Pra edhe vetë sulmuesi e ndieu ndeshjen e dobët që kishte zhvilluar pa mbaruar ndeshja dhe pa parë ende komentet e tifozëve, në ndeshjen që ishte historike për të gjithë shqiptarët. Hysaj është munduar që t’i jap forca Brojës në mënyrë që të bashkohet me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës.?Kështu Broja e dëgjoi Elsin për të festuar së bashku me të tjerët, nëse mund të quhet festë, pas atij momenti të vështirë që po kalonte. Kjo pikë tregon saktësisht se Armando Broja nuk është ende pjesë e skuadrës ashtu siç ne të gjithë dëshirojmë dhe nga krahu tjetër duhet përgëzuar edhe Elseid Hysaj, që në ato momente kur të gjithë festonin, tregoi gjithë eksperiencën e tij duke e pasur vëmendjen tek shoku i ekipit. Dhe kjo nuk është hera e parë që Elseid Hysaj bën një veprim të tillë. Edhe në të kaluarën ai është shprehur se kërkon që të ndihmojë sa më shumë Brojën që të shpërthejë, duke vënë në pah karakterin paksa të turpshëm të lojtarit. Ndërkohë Silvinjo është munduar që të shmang të gjithë këtë me një deklaratë publike duke thënë se sot vuajtën të gjithë dhe më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë kundër Andorrës. /Sport Ekspres/

  • Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit

    Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit

    26 Tetor 2025

    22:37

    Telesport

    Lazio e drejtuar nga Maurizio Sarri ka fituar 1-0 ndaj Juventusit në “Olimpico”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë.
    Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0.
    Në minutën e 63-të, bardhezinjtë pretendojnë për penallti, pas një kontakti brenda në zonë mes Mario Gila dhe Francisco Conceicao, por për arbitrin dhe VAR nuk ka asgjë të parregullt.
    Asnjë minutë për Elseid Hysaj dhe Edon Zhegrovën. Lazio fiton 1-0, Igor Tudor drejt shkarkimit.
    SHIKOVIDEON

  • Hysaj dhe Manaj flasin për fitoret e fundit, mbrojtësi rekord me ndeshjet, sulmuesi i shënoi Serbisë

    Hysaj dhe Manaj flasin për fitoret e fundit, mbrojtësi rekord me ndeshjet, sulmuesi i shënoi Serbisë

    Adriatik BALLA
    Fitorja historike e Shqipërisë në Leskovac kundër Serbisë ka bërë jehonë edhe në median sportive europiane e më gjerë. Serbia, e gjendur edhe në ditë të vështirë për shkak të krizave të brendshme në skuadrën e saj, nuk i bëri dot ballë shqiponjave kuqezi që e dominuan takimin dhe fituan me rezultatin 1-0, duke siguruar një trepikësh me mjaft vlerë për vendin e dytë në grup (vendin e parë e ka siguruar tashmë përfaqësuesja e Anglisë). Të gjithë lojtarët bënë paraqitje të mirë dhe dy prej më të merituarve në këtë fitore të madhe ishin sulmuesi Rei Manaj dhe mbrojtësi Elseid Hysaj.
    Qëndrimi i dy kuqezinjve
    Në kampin kuqezi atmosfera vijon të jetë festive dhe entuziazmi shumë i lartë, pasi dy fitoret e fundit, njëra zyrtare me Serbinë e tjetra miqësore me Jordaninë dëhsmojnë një Kombëtare në rritje dhe me performanca cilësore. Ndërkohë, Në puntatën e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u diskutua gjerësisht për fitoren 0-1 të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, me autor të golit, Rei Manajn. Të ftuar në studio ishin komentatori i njohur Alban Xhihani dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari, të cilët analizuan paraqitjen e skuadrës tonë në këtë ndeshje të rëndësishme. Ndër të tjera, të ftuarit folën edhe për rekordin e ri të vendosur nga Elseid Hysaj, i cili tashmë është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi dhe për fitoren e thellë të Shqipërisë kundër Jordanisë 4-2 mbrëmë në “Air Albania”. Për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, dy protagonistët e Kombëtares në dy sfidat e fundit, Elseid Hysaj dhe Rei Manaj ndanë emocionet dhe momentet e tyre të veçanta me fanellën kuqezi. Manaj si autori i golit historik në Leskovac ndërsa Hysaj si lojtari rekordmen i ekipit Kombëtar. Elseid Hysaj: Është një ëndërr. Në fillim kur kam luajtur me Kombëtaren nuk e kam menduar që mund të ngel në historinë e Kombëtares shqiptare për rekorde ndeshjesh. Tani që e arrita, është një ëndërr që plotësohet. Nuk e kisha menduar kurrë, por ja që ëndrrat arrihen. Familja gjithmonë më ka mbështetur, e kam pritur këtë moment, pasi do të mbesë në histori. Këtë gjë do ta shohin edhe fëmijët e mi që në Kombëtare e kam lënë emrin tim dhe do të jetë për shumë kohë në regjistër”, theksoi Hysaj
    Manaj rrëfen emocionet e golit në Serbi
    Sulmuesi Rei Manaj foli për emocionet e përjetuara pas fitores me Serbinë të shtunën e kaluar dhe atë gol që i dha fitoren skuadrës tonë. “Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishte bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë. Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim”, nënvizoi Manaj.

  • Hysaj dhe Manaj ndajnë emocionet e tyre për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”

    Hysaj dhe Manaj ndajnë emocionet e tyre për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”

    Në puntatën e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u diskutua gjerësisht për fitoren 0-1 të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, me autor të golit, Rey Manajn. Të ftuar në studio ishin komentatori i njohur Alban Xhihani dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari, të cilët analizuan paraqitjen e skuadrës tonë në këtë ndeshje të rëndësishme.
    Ndër të tjera, të ftuarit folën edhe për rekordin e ri të vendosur nga Elseid Hysaj, i cili tashmë është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi dhe për fitoren e thellë të Shqipërisë kundër Jordanisë 4-2 mbrëmë në “Air Albania”.
    Për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, dy protagonistët e Kombëtares në dy sfidat e fundit, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj ndanë emocionet dhe momentet e tyre të veçanta me fanellën kuqezi. Manaj si autori i golit historik në Leskovac ndërsa Hysaj si lojtari rekordmen i ekipit Kombëtar.
    Elseid Hysaj: Është një ëndërr. Në fillim kur kam luajtur me Kombëtaren nuk e kam menduar që mund të ngel në historinë e Kombëtares shqiptare për rekorde ndeshjesh. Tani që e arrita, është një ëndërr që plotësohet. Nuk e kisha menduar kurrë, por ja që ëndrrat arrihen.
    Familja gjithmonë më ka mbështetur, e kam pritur këtë moment, pasi do të mbesë në histori. Këtë gjë do ta shohin edhe fëmijët e mi që në Kombëtare e kam lënë emrin tim dhe do të jetë për shumë kohë në regjistër.

  • Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare, ja kush theu rekordin e Lorik Canës

    Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare, ja kush theu rekordin e Lorik Canës

    Elseid Hysaj ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

    Ky moment i artë erdhi gjatë miqësores ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të, për t’u bërë zyrtarisht rekordmeni absolut i Shqipërisë, duke kaluar çdo futbollist tjetër që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi ndër vite.
    31-vjeçari, që prej disa sezonesh mbron ngjyrat e Lacios në Serie A, është shembulli më i mirë i përkushtimit, profesionalizmit dhe stabilitetit në shërbim të Kombëtares.
    Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes dhe një lider të qetë në fushë, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit shqiptar – përfshirë Euro 2016 dhe Euro 2024.
    Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të historisë së Kombëtares shqiptare, si një nga futbollistët më të rëndësishëm që ka njohur ndonjëherë futbolli kuqezi.

  • Theu rekordin si lojtari me më tepër ndeshje në Kombëtare, Hysaj: Momenti më i bukur i jetës sime, Kombëtaren e ndjej si fëmijë

    Theu rekordin si lojtari me më tepër ndeshje në Kombëtare, Hysaj: Momenti më i bukur i jetës sime, Kombëtaren e ndjej si fëmijë

    Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in.
    Hysaj: “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët”./Sport Ekspres/

  • “Fitorja me Serbinë na motivon, le të festojmë sot”, Hysaj: Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr

    “Fitorja me Serbinë na motivon, le të festojmë sot”, Hysaj: Arritja e rekordit të Canës ishte ëndërr

    Shqipëria rikthehet në fushë, këtë herë për një ndeshje miqësore, atë ndaj Jordanisë. Mbrojtësi Elseid Hysaj tha se ekipi, është i motivuar pas fitores ndaj Serbisë.
    “Suksesi ndaj Serbisë- Po sigurisht e kemi festuar dhe akoma jemi me atë euforinë e ndeshjes së kaluar dhe besoj që është një gjë e mirë për ndeshjen e ardhshme.

    Hysaj u shpreh i lumtur për faktin që arriti Lorik Canën, me 93 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi.
    “Kjo është kënaqësi e madhe të arrij këtë rekord me Kombëtaren. Një kënaqësi shumë e madhe dhe një ëndërr që u realizua. Loriku më komentoi në Instagram se kështu për mesazh akoma s’më ka marrë. Dua që edhe pas Serbisë të festoj edhe unë me të gjithë tifozët shqiptarë dhe shpresoj që të më japë shansin.
    Shanset për play off të botërorit.
    “Në Andorra duhet të ikim me mendjen e sigurt se nuk duhet të bëjmë ndonjë gabim, por besoj se kur t’i vijë radha asaj do të përgatitemi e do ta mendojmë sa më mirë. Meqe nuk e festuam në shtëpi atë fitore, sot mund të jetë dita që do ta festojmë të gjithë bashkë”, tha Hysaj për Tv Klan.
    © BalkanWeb