Tag: hysaj

  • Hysaj për Botërorin: Polonia sfidë e madhe, ja kush është favorit për finalen

    Hysaj për Botërorin: Polonia sfidë e madhe, ja kush është favorit për finalen

    Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të spikatur te Kombëtarja shqiptare, në kualifikueset e Botërorit. 31-vjeçari tregoi formë të shkëlqyer në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu si në kohët e tij më të mira.
    Së fundmi, ai ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë. Hysaj deklaroi se ky edicion që sapo u mbyll, mund të ketë qenë më i suksesshmi me Kombëtaren, sepse u arritën rezultate shumë të mira.
    Mbrojtësi theksoi se ishte një grup shumë i fortë, ku pak besonin te vendi i dytë, ndërsa shprehu keqardhje për ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, ku sipas tij, kuqezinjtë meritonin fitoren, për atë që treguan në fushë.
    “Këtë vit besoj se mund të ketë qenë më i miri me Kombëtaren vërtetë. Ishte grup shumë i fortë, besoj se shumica e gjithë tifozëve kanë menduar se ne ndoshta nuk do e kalonim. Ia dolëm të jemi në vendin e dytë. Më vjen keq se vitet përpara në Botëror kanë ikur dy skuadra, këtë vit ra që vendi i dytë duhet të bëjë ‘play off’, por gjithsesi vit shumë i mirë.
    Ndeshja me Serbinë këtu në Shqipëri, treguam karakter. Ishte shumë ndeshje e bukur që mund ta fitonim. Dhe nga aty besuam që ndeshjen e radhës në Shqipëri do e kishim vendimtare për ne. Kishim mundësi për fitore sepse ndeshja në Shqipëri ishte e luajtur mirë. Morëm besim tek ajo ndeshja, na ndryshoi mendimin për kualifikimin.”
    Hysaj foli edhe për Poloninë, kundërshtarin në fazën “play off”, për të cilët tha se janë një skuadër e vështirë, ndërsa shtoi se shorti mund të ishte edhe më i lehtë. Shkodrani u shpreh se në finale do të dëshironte Suedinë, për momentin e vështirë që po kalojnë.
    “Polonia është shumë e fortë, mendoja një skuadër më të lehtë. Futbolli është i bukur se mund të kesh ndeshje të vështira dhe t’i fitosh. Mjafton një minutë që të gabosh, të ndryshon jetën, ose fiton ndeshjen dhe mund të kualifikohesh. Kemi luajtur në Poloni shumë ndeshje, kemi pasur dhe humbje. Nëse luajmë si në ndeshjet e fundit, si me Anglinë dhe Serbinë atje, besoj mund të kemi mundësinë për kualifikim.
    Nuk e di kë preferoj. Si Ukraina dhe Suedia janë skuadra të forta. Suedia ka pasur disa lëkundje tani, por skuadër e fortë me emra. Suedinë do kisha më shumë qejf.”
    Shqipëria do të përballet me Poloninë në muajin mars në Varshavë dhe në rast kualifikimi, në finalen e play off, do të sfidojë fituesin e duelit Ukrainë-Suedi.

  • “Open Stage” për futbollistët e rinj shqiptarë nis me Elseid Hysaj (video)

    “Open Stage” për futbollistët e rinj shqiptarë nis me Elseid Hysaj (video)

    Edicioni i radhës i seleksionimeve Open Stage për futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë dhe luajnë në vende të ndryshme të botës ka nisur sot rrugëtimin e tij. Përgjatë 4 ditëve, në “Shtëpinë e Futbollit” do të mirëpriten qindra djem të grupmoshave të ndryshme për t’u bërë pjesë e ekipeve kombëtare në të ardhmen.
    Në ditën e parë të Open Stage u vëzhguan djemtë e vitlindjes 2011, të cilët treguan aftësitë e tyre para specialistëve të FSHF.
    I ftuar special i ditës së parë ishte lojtari i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili ndoqi nga afër ndeshjet e zhvilluara mes grupeve të futbollistëve të rinj.
    Në një prononcim për fshf.org, mbrojtësi i Kombëtares u shpreh se ky event është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj që të shpalosin cilësitë e tyre dhe të përjetojnë emocionet e fanellës kuqezi.
    “Është hera e parë që vij për të parë seleksionimet e Kombëtares. Është shumë bukur, një organizim shumë i mirë i bërë nga Federata. Këta djem të rinj kanë një mundësi për të treguar veten dhe për të veshur fanellën e Kombëtares në të ardhmen e tyre” – u shpreh Elseid Hysaj.
    “Sigurisht që të jep një shtysë më të madhe për të vazhduar për t’u stërvitur më mirë me ekipin që luan, sepse të vish këtu, të tregosh veten apo të ftohesh në një grumbullim tjetër të U15 apo U16, është një shtysë, sepse ti tregon veten, të jep krenari, sepse vjen me familjen, nga jashtë vendit, pasi disa prej tyre ndoshta as nuk flasin shqip, varet ku janë rritur. Besoj se është diçka e bukur, si për lojtarin ashtu edhe për familjen e tij” – shtoi më tej Hysaj.
    “Shpresoj që të vazhdojnë të përqëndrohen, të japin gjithçka për futbollin dhe u uroj suksese të gjithëve” – përfundoi mbrojtësi i Kombëtares.
    Seleksionimet Open Stage do të vijojnë nesër, pasnesër dhe në datën 16 dhjetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

  • Seleksionimet 2025/ Dita e parë, i ftuar special lojtari i Kombëtares Elseid Hysaj

    Seleksionimet 2025/ Dita e parë, i ftuar special lojtari i Kombëtares Elseid Hysaj

    Edicioni i radhës i seleksionimeve Open Stage për futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë dhe luajnë në vende të ndryshme të botës ka nisur sot rrugëtimin e tij. Përgjatë 4 ditëve, në “Shtëpinë e Futbollit” do të mirëpriten qindra djem të grupmoshave të ndryshme për t’u bërë pjesë e ekipeve kombëtare në të ardhmen.
    Në ditën e parë të Open Stage u vëzhguan djemtë e vitlindjes 2011, të cilët treguan aftësitë e tyre para specialistëve të FSHF.
    I ftuar special i ditës së parë ishte lojtari i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili ndoqi nga afër ndeshjet e zhvilluara mes grupeve të futbollistëve të rinj.
    Në një prononcim për fshf.org, mbrojtësi i Kombëtares u shpreh se ky event është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj që të shpalosin cilësitë e tyre dhe të përjetojnë emocionet e fanellës kuqezi.
    “Është hera e parë që vij për të parë seleksionimet e Kombëtares. Është shumë bukur, një organizim shumë i mirë i bërë nga Federata. Këta djem të rinj kanë një mundësi për të treguar veten dhe për të veshur fanellën e Kombëtares në të ardhmen e tyre” – u shpreh Elseid Hysaj.
    “Sigurisht që të jep një shtysë më të madhe për të vazhduar për t’u stërvitur më mirë me ekipin që luan, sepse të vish këtu, të tregosh veten apo të ftohesh në një grumbullim tjetër të U15 apo U16, është një shtysë, sepse ti tregon veten, të jep krenari, sepse vjen me familjen, nga jashtë vendit, pasi disa prej tyre ndoshta as nuk flasin shqip, varet ku janë rritur. Besoj se është diçka e bukur, si për lojtarin ashtu edhe për familjen e tij” – shtoi më tej Hysaj.
    “Shpresoj që të vazhdojnë të përqëndrohen, të japin gjithçka për futbollin dhe u uroj suksese të gjithëve” – përfundoi mbrojtësi i Kombëtares.
    Seleksionimet Open Stage do të vijojnë nesër, pasnesër dhe në datën 16 dhjetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

  • PD tradhton Kalanë dhe Ndregjonin. Hysaj, kandidate për AP, por as firmat s’ia kanë mbledhur dot

    PD tradhton Kalanë dhe Ndregjonin. Hysaj, kandidate për AP, por as firmat s’ia kanë mbledhur dot

    Pas një faze qesharake, në kufijtë e farsës politike, Partia Demokratike duket se ka arritur më në fund të dalë me një emër të vetëm për Avokatin e Popullit. Pas javësh ku njëherë firmoste mbështetjen për disa kandidatë e më pas kërkonte tërheqjen e firmave, sot PD duket se është “unifikuar”. Burime nga selia blu konfirmojnë se emri i propozuar për Avokat të Popullit do të jetë Jola Hysaj.
    Por pas kësaj lëvizjeje, fshihet një panoramë e zymtë tradhtish, paaftësish dhe manipulimesh të brendshme.
    Së pari, Sali Berisha po tradhton Adriana Kalanën, njeriun që PD e ka shitur prej kohësh si zërin e kauzave, si fytyrën e denoncimeve në SPAK, një prej figurave që, sipas vetë opozitës, mishëronte luftën kundër korrupsionit. Sot, pasi e përdori politikisht, e lë mënjanë pa asnjë shenjë vlerësimi.
    Së dyti, PD po tradhton edhe Besim Ndregjonin, ish të përndjekurin që u përdor si “gogoli politik” i radhës. Ai shërbeu si instrument për të bllokuar procesin sa herë që opozitës i leverdiste, si kartë morale dhe si mjet presioni. Sot, me po të njëjtën lehtësi me të cilën u përdor, ai është anashkaluar. Dhe kjo tregon më shumë për PD-në sesa për kandidaturat.
    Edhe vetë kandidatja që PD po promovon si “zgjidhje”, Jola Hysaj, është larg standardeve të ligjit për Avokatin e Popullit. Ajo është një figurë haptazi politike, pasi aktualisht mban postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD. Deri tani nuk ka asnjë dëshmi, asnjë komunikim, asnjë dokument që të tregojë se Hysaj është dorëhequr nga funksionet politike. Një kusht i qartë ligjor për kandidimin në këtë pozicion kushtetues që kërkon pavarësi të plotë politike. Ky është një detaj që PD përpiqet ta anashkalojë, por që ligji nuk e fal.
    Por ajo që e tejkalon çdo imagjinatë është një gafë teknike, aq elementare dhe njëkohësisht aq skandaloze, sa e poshtëron të gjithë “unitetin”. Edhe pse PD përpiqet të duket e bashkuar rreth Jola Hysajt, në realitet selia blu e ka skualifikuar vetë kandidaturën e saj. Ligji kërkon 28 firma deputetësh për të depozituar zyrtarisht një kandidaturë. PD, në mënyrë të pashpjegueshme, ka siguruar vetëm 27 firma.
    Gafa shihet qartë në dokumentin zyrtar ku, në numërimin e firmave, pas nr. 18 kalojnë direkt tek nr. 20. Firma e deputetit nr. 19 thjesht… mungon. Asnjë korrigjim. Asnjë përgjegjësi.
    Ky është profesionalizëm zero. Seriozitet zero. Dhe mbi të gjitha, turp politik që jemi mësuar ta shohim nga opozita sa herë që hapet gara për Avokatin e Popullit.
    A.Rada

  • Hysaj përfundon jashtë Lacios, Kumbulla ka një shans të rikthehet në majën e karrierës

    Hysaj përfundon jashtë Lacios, Kumbulla ka një shans të rikthehet në majën e karrierës

    Adriatik BALLA
    Disa lojtarë të Kombëtares ndodhen në moment të vështirë, sidomos dy mbrojtësit shkodranë, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla, i pari i përjashtuar nga Lacio italiane e tjetri i dëmtuar ende pa u kthyer në formën e vet më të mirë në radhët e Majorkës në Spanjë. Kumbulla luajti shumë mirë vitin e kaluar me Espanjolin, duke shpresuar të kthehej në Barcelonë, por kjo nuk ndodhi. Një sezon i jashtëzakonshëm me Veronën i kishte siguruar atij një rritje të ndjeshme të vlerësimit, duke arritur në rreth 30 milionë euro. Më pas, megjithatë, Roma fitoi, duke ofruar 26.5 milionë euro, duke i dhënë një fitim të madh kapitali një lojtari të lindur në akademinë e të rinjve. Gjërat nuk shkuan aq mirë në kryeqytet, aq sa ai përfundoi në sy të tifozëve, veçanërisht për disa paraqitje në derbi. Pas një sezoni shumë të suksesshëm si huazim te Espanjol verën e kaluar, pati interes nga burime të ndryshme. Megjithatë, qëllimi ishte të qëndronte në Spanjë, kështu që në mesin e gushtit, Majorka i ofroi atij një marrëveshje huazimi, por jo të plotë, me një opsion blerjeje të vendosur për rreth 7 milionë euro. Lëndimi e detyroi të humbiste nëntë ndeshje radhazi, plus një në stol sepse sapo ishte rikthyer në ekip, vetëm për të luajtur pardje në fitoren 2-3 ndaj Numacias në Kupën e Mbretit. Natyrisht, kjo do të varet nga performanca e tij gjatë pjesës tjetër të sezonit, pasi kjo nuk është një shifër e papërfillshme për një klub relativisht të vogël spanjoll.
    Lacio i mbyll çdo derë Hysajt
    Elseid Hysaj praktikisht e ka mbyllur me Lacion. Kjo kuptohet qartësisht nga fakti se ai është lënë jashtë çdo liste të Lacios, jo vetëm për kampionatin, por edhe për kompeticionet e tjera. Klubi e kishte nxjerrë nga lista për Serinë A para 10 ditësh, duke marrë si shkas dëmtimin e tij të pësuar me Kombëtaren ndaj Anglisë. Por paralelisht me heqjen nga lista nga Seria A, Hysaj duket se është hequr përfundimisht nga listat edhe nga kompeticionet e tjera. Kjo, pasi trajneri ka vendosur të mos e grumbullojë as në Kupën e Italisë, për ndeshjen ndaj Milanit. Trajneri ka bërë publike listën e futbollistëve për këtë sfidë, ku lejohen të gjithë lojtarët që ka në dispozicion klubi dhe emri i Hysajt nuk figuron. Sipas mediave italiane, ky është mesazhi i qartë se Hysaj e ka mbyllur me klubin bardhekaltër dhe tashmë duhet të mendojë largimin që në merkaton e janarit, ndonëse ka kontratë me Lacion deri në mbyllje të sezonit.
    Qëndrimi/ Trajneri i Bazelit i del në krahë Xherdan Shaqirit
    Trajneri i Bazelit, Ludovic Magnin, sqaron situatën në lidhje me Xherdan Shaqirin. Pavarësisht penalltive të humbura, trajneri zviceran e ruan besimin te kapiteni i tij. Ai pohon se ai do të mbetet ekzekutuesi i penalltive nëse dëshiron. “Nëse Xherdan Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nuk ka diskutim për këtë. Shaqiri humbi ndaj St. Gallenit penalltinë e tretë këtë edicion. Por trajneri i Bazelit ka besim te Shaqiri. “Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do të gjuajë. Për mua, nuk ka arsye për ta dyshuar”, është shprehur Magnin. 34-vjeçari është lider i Bazelit. Ai në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar dhjetë gola dhe po aq asistime.

  • Lazio përjashton Hysajn nga lista e Serie A

    Lazio përjashton Hysajn nga lista e Serie A

    Elseid Hysaj përballet me një tjetër moment të vështirë te Lazio. Klubi kryeqytetas ka vendosur ta heqë mbrojtësin e kombëtares shqiptare nga lista e lojtarëve të federuar për ndeshjet e Serie A, duke regjistruar në vend të tij mesfushorin Fisayo Dele-Bashiru.
    Lajmi u konfirmua nga vetë klubi italian përmes një njoftimi zyrtar. “S.S. Lazio njofton përfshirjen e Fisayo Dele-Bashiru në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A, për të zëvendësuar Elseid Hysaj”, njofton Lazio.
    Ky vendim pritet ta mbajë Hysajn jashtë fushës për ndeshjet e kampionatit, të paktën deri në një rishikim tjetër të listës nga ana e klubit.
    Situata nuk është e panjohur për mbrojtësin shkodran. Edhe sezonin e kaluar, Hysaj u la jashtë skuadre për pjesën e parë të sezonit, përpara se të rikthehej në dispozicion.
    Nuk ka asnjë motiv të qartë përse Hysaj u përjashtua nga ekipi, pasi këtë sezon ai ka zhvilluar tre takime me kryeqytetasit. Kujtojmë se trajneri Maurizio Sarri e promovoi te Empoli dhe më pas e afroi te Napoli, para se të ribashkoheshin te Lazio.

  • Italia e sigurt, vendoset e ardhmja e Hysajt

    Italia e sigurt, vendoset e ardhmja e Hysajt

    Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lazio gjatë merkatos së janarit, sipas mediave italiane që e interpretojnë këtë si një ndarje të parakohshme mes palëve.
    Klubi bardhekaltër e ka hequr mbrojtësin nga lista e lojtarëve për Serinë A deri në muajin janar, duke e justifikuar me një dëmtim. Sipas “Corriere dello Sport”, ky veprim shihet si sinjal i qartë se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit ka marrë fund.
    Hysaj ka kaluar një situatë të ngjashme edhe një vit më parë, por atëherë u rikthye në skuadër gjatë fazës së dytë të sezonit. Këtë herë, mediat italiane theksojnë se vendimi është përfundimtar dhe se mbrojtësi i Kombëtares pritet të largohet në janar.
    Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, por largimi i parakohshëm nuk shihet si problem për klubin. Lazio do të përfitonte financiarisht, pasi do të kursente pagën e tij vjetore prej 2.8 milionë eurosh.

  • Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

    Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

    Në klubin e Lazios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro” ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Maurizio Sarri ka rikthyer në listë mesfushorin Delle Bashiru. Kjo lëvizje mund të ketë një efekt domino tek skuadra bardhekaltët sa i takon lëvizjeve në merkaton e janarit.
    Në fillim të sezonit, Hysaj ishte pjesë e listës së lojtarëve të disponueshëm për trajnerin Maurizio Sarri, por tani situata duket se mund të ndryshojë. Duket se lojtari është i destinuar të largohet nga Lazio, me shumë mundësi që të ketë një transferim gjatë merkatos së janarit, për shkak të pozicionit të tij të pasigurt në formacionin e trajnerit, por edhe sepse ai rezulton një nga lojtarët më të paguar të ekipit.

    Sipas burimeve të afërta me klubin, Hysaj mund të jetë një nga ato emra që mund të lënë Lazio-n në një periudhë të afërt, me klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij. Me kontratë që Hysajt i skadon në verën e ardhshme për Lazion do të ishte e rëndësishme, që klubi bardhekaltër të përfitojë nga shitja e tij dhe me mbrojtësin që gjithashtu do të kërkonte të nis një aventurë të re, për tu aktivizuar më shumë e për të qenë sa më në formë në prag të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar për fazën play off të Botërorit 2026.

  • Nisin shqetësimet për Hysajn te Lacio, trajneri Sarri e lë në stol deri në janar

    Nisin shqetësimet për Hysajn te Lacio, trajneri Sarri e lë në stol deri në janar

    Adriatik BALLA
    Në ndeshjen ndaj Anglisë, që Kombëtarja jonë kuqezi zhvilloi në Tiranë, u dëmtua që në pjesën e parë mbrojtësi Elseid Hysaj. Shkak u bë një dëmtim i tij në lojë. Pas ndeshjes Hysaj u fut në fazë rikuperimi, fazë që e zhvilloi normalisht pranë klubit të tij. Por në momentin që merr lajm të mirë për rikuperimin vjen lajmi i keq që është lënë jashtë planeve të skuadrës së Lacios për javët në vazhdim, deri në janar. Arsyet zyrtare lidhen me zëvendësimin e tij për shkak dëmtimi me një lojtar tjetër, por mediat raportojnë se në këtë vendim ka pikëpyetje që lidhen me karrierën e lojtarit tek klubi italian, pra një vendim i trajnerit për të mënjanuar Hysajn që të luajë lojtari tjetër i rolit të tij në fushë. Ndërkohë, lojtarë të tjerë të Kombëtares janë duke parë mundësinë e tyre të lëvizin në merkaton e janarit.
    Një pjesë duken të interesuar të kthehen në Serie A, një pjesë rinovojnë e zgjasin kontratat me klubet aktuale, por në merkaton e dimrit lëvizjet janë më të pakta pasi as klubet e as lojtarët nuk duan të rrezikojnë të bëjnë lëvizje që më pas mund t’i dëmtojnë në planet afatgjata. Qëllimi i lojtarëve të Kombëtares në këtë moment është të mbajnë minuta në këmbët e tyre, të kenë sa më shumë aktivizim dhe performancë të mirë, të rrinë në top-formë dhe të jenë të gatshëm për duelet e marsit në “play-off”, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë, pasi ëndrra e kuqezinjve në fakt është pjesëmarrja në Botërorin e vitit 2026.
    Situata me Hysajn
    Para pak javësh, në ndeshjen me Anglinë në Tiranë, ai thelloi rekordin e paraqitjeve me përfaqësuesen, duke shkuar në 96 ndeshje, dy më shumë se legjenda Lorik Cana. Por tani në kohën e karrierës së veteranit i vjen një lajm jo i mirë nga klubi i tij. referuar asaj që shkruajnë mediat sportive, klubi i Lacios ka marrë një vendim që nuk pritej për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, rekordmen tashmë me fanellën kuqezi, nuk do të jetë pjesë e Lacios për ndeshjet e Serisë A të paktën deri në janar. Në fakt, mbrojtësi po vuante një dëmtim që pësoi me Kombëtaren në ndeshjen ndaj Anglisë, kur la fushën në minutat e parë të sfidës. Ai dukej se ishte drejt rikuperimit, por kështu nuk e mendojnë te Lacio.
    Klubi ka dalë sot me një komunikatë, ku bënte të ditur se Hysaj ishte hequr nga lista e futbollistëve për Serinë A, duke vendosur aty Fisajo Dele-Bashiru. Një ndryshim i tillë lejohet nga Seria A për raste dëmtimesh dhe Lacio ka përfituar nga situata e mbrojtësit për ta larguar atë nga lista e për t’i bërë vend nigerianit. Një vendim që ngjan shumë me atë të vitit të kaluar kur Marko Baroni la Hysajn jashtë në pjesën e parë të sezonit te Lacio, për ta kthyer në të dytën. Por tashmë bën shumë përshtypje, pasi në stolin e skuadrës është trajneri që e njeh më mirë, Mauricio Sarri. Tekniku edhe në të shkuarën ka pasur ndonjë lëvizje nga “drejtimi” në lidhje me Hysajn, por përgjithësisht raportet e tij me shqiptarin kanë qenë të mira. Ai ia ka dhënë mundësinë dhe Hysaj, me përvojën që ka, i ka dhënë Lacios siguri në repartin e prapavijës.
     

  • Lazio i bën sërish dalje Hysajt, shqiptari mbetet jashtë Serie A

    Lazio i bën sërish dalje Hysajt, shqiptari mbetet jashtë Serie A

    27 Nëntor 2025

    19:02

    Telesport

    Nëse te Shqipëria ka treguar një super nivel në kualifikueset e fundit, Elseid Hysaj nuk po kalon momente aspak të mira te Lazio.
    Së fundmi, klubi bardhekaltër ka habitur jo pak duke vendosur të largojë shkodranin nga lista e lojtarëve të federuar për në Serie A dhe në vend të tij të regjistrojë mesfushorin, Fisayo Dele-Bashiru.
    “Lazio bën me dije se Fisayo Dele-Bashiru është përfshirë në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A për të zëvendësuar Elseid Hysaj”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.
    Në këtë mënyrë, Hysaj mund të aktivizohet tani vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë, deri në njoftim të dytë.