Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, pasi iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e së hënës, duke sjellë menjëherë vëmendje dhe kureshtje nga publiku. Këngëtarja, e cila njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, ka ndarë së fundmi një detaj personal që i ka surprizuar të gjithë.
Gjatë një bisede të sinqertë me banorët në oborr, Fjolla tregoi se nuk e kishte njoftuar vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në Big Brother. Ajo rrëfeu se hyrja në format ka qenë një vendim i paplanifikuar deri në momentin e fundit, ndaj edhe zgjodhi të mos i tregonte.
“Të madhes nuk i kam treguar hiç… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo para banorëve.
Fjolla shtoi se vajza e madhe është shumë e lidhur me të, ndaj ajo nuk dëshironte ta shqetësonte pa qenë plotësisht e vendosur për hyrjen. Ndërkohë, këngëtarja foli edhe për raportin e ngrohtë që ka me vajzën e vogël, duke theksuar se për të dyja përpiqet të jetë një nënë e përkushtuar pavarësisht angazhimeve në karrierë.
Hyrja e saj në BBVK4 pritet të sjellë dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa publiku po pret të shohë se si do të ndikojë prezenca e saj në lojë dhe në raportet me banorët e tjerë.
Tag: hyrjen
-

Fjolla Morina zbulon pse nuk i tregoi vajzës së madhe për hyrjen në BBVK4
-

Vizita ishte planifikuar në tetor, Izraeli i mohon hyrjen kryeministrit norvegjez
Jonas Gahr Støre
IZRAEL- Izraeli i ka mohuar hyrjen Kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, duke përmendur arsye politike, sipas raporteve të mediave norvegjeze. Raportet sugjerojnë se mohimi ishte “për arsye politike” nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Støre kishte planifikuar të vizitonte Izraelin pas zbatimit të armëpushimit në Gaza më 10 tetor, i cili rezultoi në lirimin e njëzet pengjeve të mbajtura që nga tetori i vitit 2023, si dhe lirimin e afërsisht 2,000 të burgosurve palestinezë, përfshirë ata që vuanin dënime të përjetshme për akuza për terrorizëm.
Mohimi vjen në mes të zhvillimeve të vazhdueshme në njohjen ndërkombëtare të Shtetit të Palestinës. Deri më sot, 147 vende e kanë njohur Palestinën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përdorën të drejtën e vetos për të bllokuar anëtarësimin e plotë në OKB në vitin 2024. Dhjetë vende të tjera, përfshirë Norvegjinë, Spanjën, Irlandën dhe Armeninë, njoftuan njohjen e Palestinës po atë vit./ZËRI -

Rriten tensionet diplomatike Rusi-Japoni/ Moska u ndalon hyrjen 30 qytetarëve, përfshirë zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme
Rusia u ndalon hyrjen në Rusi 30 shtetasve japonezë, përfshirë zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Toshihiro Kitamura, në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të Tokios, tha ministria e jashtme ruse.
“Si pjesë e masave për t’iu përgjigjur të ashtuquajturave veprime sanksionuese të vazhdueshme të Tokios zyrtare kundër vendit tonë të lidhura me operacionin special ushtarak, është vendosur të vendoset një ndalim i pacaktuar hyrjeje në Rusi për 30 qytetarë japonezë”, tha ajo.
Së bashku me Kitamura-n, lista përfshin gazetarë dhe profesorë të universiteteve japoneze.
Që nga fillimi i operacionit ushtarak special në Ukrainë, qeveria japoneze ka vendosur disa paketa sanksionesh anti-ruse.
Sipas ambasadorit rus në Japoni, Nikolai Nozdrev, Tokio në fakt i ka prishur marrëdhëniet me një nga fqinjët e saj kryesorë, duke menduar se avantazhet e mundshme nga bashkimi me fushatën anti-ruse të Perëndimit do të ishin më të mëdha se humbjet e saj./ TASS.
-

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, rreth 70 minatorë bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta
Punonjësit e minierës së Balrit në Spaç, Mirditë, kanë përshkallëzuar protestën këtë të hënë duke bllokuar hyrjen kryesore të kompanisë.
Rreth 70 minatorë kanë ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj kushteve të vështira të punës dhe nivelit të ulët të pagave.
Sipas punonjësve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierë dhe rritjen e pagave mujore.
Ata paralajmërojnë se nuk do të largohen deri sa institucionet përkatëse dhe menaxhmenti i kompanisë të marrin masa për zgjidhjen e situatës.
-

Bie zjarr në hyrjen e një pallati në Astir, flakët pushtojnë banesën
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Denoncimi i Pacollit: Ukraina pengon hyrjen e shtetasve të Kosovës në territorin e saj, i quan “terroristë”
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka denoncuar këtë të diel një episod të shëmtuar të ndodhur në dëm të disa shtetasve të Kosovës, të cilët po përpiqeshin të futeshin në Ukrainë.
“Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë, jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe keqtrajtuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen”, shkruan Pacolli në një status në Facebook, përcjell A2 CN.
Pacolli kërkon reagim nga autoritetet shtetërore për këtë sjellje nga pala ukrainase. “Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta, ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?”. -

Moska u ndalon hyrjen 21 personave që punojnë me mediat britanike
Rusia njoftoi se i ka ndaluar hyrjen 21 personave të akuzuar si bashkëpunëtorë me “media të dëmshme britanike” për të promovuar narrativa anti-ruse.
Lista përfshin gazetarë, ekspertë dhe anëtarë të OJQ-ve. Emrat e tyre iu shtuan atyre të disa qindra shtetasve të tjerë perëndimorë që Rusia i ka vendosur në një “listë ndalimi” që nga fillimi i luftës në Ukrainë .
Britania njoftoi sot vendosjen e sanksioneve të reja ndaj rrjeteve të kriptomonedhave që operojnë nga Rusia.Top Channel
-

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës
Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke e akuzuar për korrupsion të rëndësishëm dhe minimin e proceseve demokratike. Vendimi u mbështet në nenin 7031(c) të ligjit amerikan, që ndalon hyrjen e zyrtarëve të korruptuar në SHBA.
Berisha i hodhi poshtë akuzat, duke fajësuar qeverinë Rama dhe fondacionin “Soros” për lobim kundër tij. Nën presionin e Uashingtonit, ish-kryetari i PD Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, çka shkaktoi përplasje të ashpra brenda partisë dhe kulmoi me protestat e dhunshme të 8 janarit 2022.
Në vitin 2022, edhe Britania e Madhe i ndaloi hyrjen, ndërsa një vit më pas SPAK e mori të pandehur për aferën e “Partizanit” dhe e vendosi në arrest shtëpie.
Para zgjedhjeve të vitit 2025, Berisha raportohet se ka paguar 6 milionë euro për të hequr statusin non grata. Megjithatë, raportet e fundit të DASH jo vetëm që nuk e ndryshuan vendimin, por e konfirmuan atë.
Sot, ndërsa betejat ligjore vijojnë, vendimi i SHBA dhe Britanisë mbetet në fuqi, duke mbajtur gjallë një prej çështjeve më të debatuara në politikën shqiptare. /TemA -

Policia rrethon godinën e News24, bllokon hyrjen e gazetarëve dhe ndërpret energjinë
Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një aksion ndaj grupit mediatik News24, duke rrethuar godinën ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Uniformat blu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ambienteve. Në krye të operacionit ndodhet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, aktualisht drejtues i shoqërisë private “KAYO”, e cila shprehet se godina është pronë e një kompanie prodhimi armësh.
Policia ka bllokuar hyrjen e gazetarëve në ambientet e punës, ku veprimet janë shoqëruar edhe me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin e mediave të përfshira.
-

Qëndrimet ndaj luftës në Gazë, Holanda u ndalon hyrjen në vend dy ministrave izraelitë
Holanda i ka ndaluar hyrjen në vend dy ministrave izraelit, Ministrit të Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, dhe Ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, si pjesë e një sërë masash për të ushtruar presion mbi Izraelin lidhur me krizën humanitare në Gazë.
Në një letër drejtuar ligjvënësve holandezë, ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Valdekamp, thotë se masa kundër Smotrich dhe Ben Gvir “është për shkak se ata kanë nxitur vazhdimisht dhunë nga kolonët kundër popullsisë palestineze dhe… kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës”.
Duke iu përgjigjur njoftimit, Smotrich dhe Ben Gvir akuzuan qeverinë holandeze se po mban anën e forcave ekstremiste dhe aluduan në historinë e antisemitizmit në Evropë.
Smotrich akuzoi qeverinë e Holandës se iu dorëzua “gënjeshtrave të Islamit radikal”. Ai shkroi në një reagim në lidhje me Evropën se “hebrenjtë nuk do të jenë në gjendje të jetojnë atje të sigurt as në të ardhmen”, ashtu siç nuk ishin në gjendje në të kaluarën.
“Ajo që nuk e kuptojnë në Holandë dhe në vendet e tjera evropiane është se, shumë më tepër sesa ka rëndësi për mua të hyj në Holandë, ka rëndësi për mua që fëmijët e mi, nipërit dhe mbesat e stërnipërit e mbesat, dhe ata të të gjithë hebrenjve në botë, të mund të jetojnë në Shtetin e Izraelit në siguri për dekada dhe shekuj që do të vijnë”, shkroi Smotrich në X.
Duke iu përgjigjur ndalimit kundër tij, Ben Gvir shkruan se “Edhe nëse më ndalohet hyrja në të gjithë Evropën, do të vazhdoj të punoj për vendin tonë dhe të kërkoj që të rrëzojmë Hamasin dhe të mbështesim luftëtarët tanë. Armiqtë tanë janë përdhunues të dhunshëm dhe vrasës. Por në Evropë… ai që kalon në ofensivë është fajtor. Në një vend ku terrorizmi tolerohet dhe terroristët janë të mirëpritur, një ministër hebre nga Izraeli është i padëshiruar. Terroristët janë të lirë dhe hebrenjtë bojkotohen.”, reagoi ai në X.
Ndalimi i hyrjes së Ben Gvir dhe Smotrich vjen pasi kryeministri holandez Dick Schoof njoftoi se qeveria e tij po shqyrtonte marrjen e masave kombëtare kundër Izraelit, përveç mbështetjes së një propozimi të Bashkimit Evropian për të pezulluar pjesërisht fondet për studiuesit izraelitë.
Holanda është vendi i dytë i BE-së që ndalon hyrjen e Smotrich dhe Ben Gvir, pasi Sllovenia njoftoi ndalimin e saj më herët në korrik. Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Norvegjia gjithashtu ndaluan hyrjen e ministrave muajin e kaluar.
Ben Gvir, i cili kryeson partinë Otzma Yehudit, dhe Smotrich, i cili kryeson Sionizmin Fetar, kanë marrë kritika të forta ndërkombëtare për qëndrimet e tyre të ashpra ndaj luftës në Gazë, si dhe për komentet dhe politikat e tyre në Bregun Perëndimor.