Tag: hyrje

  • 7 vite nga transformimi i Zogut të Zi, Veliaj: I dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze

    7 vite nga transformimi i Zogut të Zi, Veliaj: I dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale transformimin rrënjësor të një prej zonave më hyrëse të kryeqytetit – Rruga “Dritan Hoxha” dhe sheshi “Zogu i Zi”.
    Veliaj theksoi se kjo pjesë e Tiranës kishte mbetur e neglizhuar prej vitesh, por falë një pune të jashtëzakonshme, sot është një ndër hyrjet më përfaqësuese të kryeqytetit.
    “7 vjet më parë i dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze me rikonstruksionin e rrugës “Dritan Hoxha”, me korsi të dedikuara autobusi dhe biçikletash, por sidomos i ndryshuam pamjen Zogut të Zi me vendosjen e instalacionit “Cosmic S”, vepër e realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha.
    Pas një pune të jashtëzakonshme që zgjati disa muaj, veç kryeveprës artistike qyteti mori dhuratë edhe rehabilitimin e shatërvanëve dhe një hapësirë të gjelbëruar, duke transformuar një pjesë Tiranës që kishte mbetur pa vënë dorë prej vitesh”,shkruan Veliaj.

  • Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

    Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

    Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete.
    Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej 6% të hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar nga vizitorët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë në fillim të sezonit veror.
    Specifikisht, janë regjistruar 112,194 pasagjerë në hyrje dhe 129,296 në dalje të vendit, me një diferencë prej 14,568 pasagjerësh më shumë se një vit më parë.
    Rritje me 6% kanë shënuar edhe hyrje-daljet e shtetasve të huaj.
    Po ashtu, është evidentuar një rritje prej 4.7% në qarkullimin e mjeteve. Gjatë kësaj periudhe janë përpunuar 104,212 automjete (vetura, kamionë dhe trajlera), ose 4,967 mjete më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit të shkuar.

  • “Një dy ditësh që sjell të papritura…”, Meri Gjini jep lajmin e madh për muajin Korrik, ja çfarë i pret këto shenjat

    “Një dy ditësh që sjell të papritura…”, Meri Gjini jep lajmin e madh për muajin Korrik, ja çfarë i pret këto shenjat

    Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin televiziv.

    “Kemi një hyrje shumë të fortë të Venusit mbi Uranin. Për ata që presin lajme në lidhje me emocinone të forta ose në lidhje me ekonominë është një dy ditësh që sjell të papriturën e mirë në të dyja drejtimet, si nga ekonomia, por njëkohësisht edhe çfarë informacioni presim në raport me emocionet tona për raportet që kanë pasur tensione kohët e fundit.

    Sot edhe nesër do duhet të jemi të kujdesshëm me dashurinë, me familjen, pasi deri në dielën në darkë kemi hyrjen shumë të fortë të Uranit tranzitor në çastet e fundit të vetes te Demat pingul me Hënën tek Akrepat. Për familjet komunikimi dhe toleranca duhet të jetë prezente për të marrë më të mirën e fundit të javës. “

    Dashi

    Ky Venus do të ndihmojë për zgjerime sociale dhe lëvizje, në përgjithësi shoqëri dhe miqësi të reja, por nuk do të mungojë buzëqeshja edhe në drejtim të lekut.

    Demi
    Duket sikur do të jenë shumë më të qetë dhe më të qartë në lëvizjet e tyre në shërbim të emocionit. Ka ardhur momenti të analizojnë saktë mënyrën se si ndihen. Nëse tregohen racionalë do të shohin që gjërat mund të rregullohen dhe korrigjohen lehtësisht, si me xhepin si me zemrën.
    Binjakët

    Binjakët e kanë Venusin te familja e vet, dhe do të marrin më të mirën e këtij Venusi që ka të bëjë me pjesën e shoqërisë, diskutimit, flirtit për ata që janë në kërkim, me zhvillimet sociale apo kreative.
    Gaforrja
    Kanë planetin e fatit dhe Diellin me vete. Duket sikur ky Venus në pozicionin që ndodhet do t’i ndihmojë shumë për të mbyllur çështje që i përkasin ekeonmisë. Borxhe, lekë të mbartuara…ky muaj dhe kjo lëvizje do të ndihmojë shumë.
    Luani
    Me Mërkurin te vetja dhe me këtë Venus me këtë hyrje pozitive, kanë nevojë për argëtim, për t’u ndjerë fëmijë ose fëmijë gjysmë të rritur për të dhënë ngjyrat maksimale. Duke qenë se është prezent edhe Marsi nuk do të mungojë edhe shqetësimi në lidhje me ecurinë e karrierës së tyre.
    Virgjëresha
    Marsin e ka te vetja, Venusi është në kulmin e Horoskopit të tyre. Nevoja për të zgjeruar bazën në të cilën do të shtojnë të ardhurat e tyre është domosdoshmëri deri në fundin e korrikut. Në këtë katër ditësh nuk do të mungojë mundësia për të treguar më të bukurën e shpirtit të vet.
    Peshorja
    Edhe për Peshoren është argëtues ky Venus. I jep ngjyra, vëmendje. Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes edhe me lojën e flirtit. Do të vendosin pikat mbi “i” për sa i përket punës, jo vetëm për verën por edhe në vazhdimësi.
    Akrepi
    Ky Venus do të ndihmojë në zgjidhje të problemeve familjare. Duhet ruajtur qetësia dhe ekuilibri i komunikimit deri të dielën. Ta marrin me qetësi, çështjet do të zgjidhen me lehtësi dhe presin kalimin në një fazë tjetër e cila do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e kontrolluar prej tyre.
    Shigjetari
    Një Venus përballë, një Saturn në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin te Dashi dhe gjithashtu kanë dhe Mërkurin te Luanët. Një hyrje zjarr. Nëse është një shenjë që është e privilegjuar këtë periudhë është Shigjetari dhe duhet ta përdorë këtë periudhë për të zgjidhur çdo shqetësim që ka pasur që nga vjet në prill.
    Bricjapi
    Venusin e kanë në një pjesë shumë të rëndësishme të hartës së tyre. Ata që janë në kërkim diku buzë detit do të gjejnë binjakun e vet kështu që është një periudhë në të cilën familja, ndërtimi i njohjeve të reja është baza dhe qëllimi i kësaj hyrje të Venusit te Binjakët.
    Ujori
    Ky Venus është favorizues. Ka një lloj vështirësie në mënyrën se si merren vesh me njerëzit që kanë përballë, por me njerëzit që kanë afër dhe ngjitur do të merren vesh shumë mirë. Nëse kanë në plan të shfrytëzojnë diçka të rëndësishme në korrik për çështjet e punës duhet të nisin nga paraditja e ditës së sotme.
    Peshqit
    Është një hyrje e cila ndihmon shumë për të zgjidhur çështje që i përkasin trupit të tyre, i përkasin shëndetit. Çfarë problemesh kanë pasur në 2-vjeçarin e fundit, do të duhet të vendosën në axhendë gjatë korrikut. Ta marrin shtruar në drejtim të erosit, të marrin seriozisht menaxhimin e lekut dhe të marrin seriozisht zgjidhjen e shqetësimeve që kanë pasur që prej hyrjes së Saturnit te Peshqit vjet në fundi ne marsit.

  • Lajme pozitive për ekonominë dhe emocionet, Meri Gjini tregon shenjën e privilegjuar të Horoskopit: Venusi ndihmon në zgjidhjen e problemeve

    Lajme pozitive për ekonominë dhe emocionet, Meri Gjini tregon shenjën e privilegjuar të Horoskopit: Venusi ndihmon në zgjidhjen e problemeve

    Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    “Kemi një hyrje shumë të fortë të Venusit mbi Uranin. Për ata që presin lajme në lidhje me emocinone të forta ose në lidhje me ekonominë është një dy ditësh që sjell të papriturën e mirë në të dyja drejtimet, si nga ekonomia, por njëkohësisht edhe çfarë informacioni presim në raport me emocionet tona për raportet që kanë pasur tensione kohët e fundit. Sot edhe nesër do duhet të jemi të kujdesshëm me dashurinë, me familjen, pasi deri në dielën në darkë kemi hyrjen shumë të fortë të Uranit tranzitor në çastet e fundit të vetes te Demat pingul me Hënën tek Akrepat. Për familjet komunikimi dhe toleranca duhet të jetë prezente për të marrë më të mirën e fundit të javës. “
    Dashi

    Ky Venus do të ndihmojë për zgjerime sociale dhe lëvizje, në përgjithësi shoqëri dhe miqësi të reja, por nuk do të mungojë buzëqeshja edhe në drejtim të lekut.
    Demi
    Duket sikur do të jenë shumë më të qetë dhe më të qartë në lëvizjet e tyre në shërbim të emocionit. Ka ardhur momenti të analizojnë saktë mënyrën se si ndihen. Nëse tregohen racionalë do të shohin që gjërat mund të rregullohen dhe korrigjohen lehtësisht, si me xhepin si me zemrën.
    Binjakët
    Binjakët e kanë Venusin te familja e vet, dhe do të marrin më të mirën e këtij Venusi që ka të bëjë me pjesën e shoqërisë, diskutimit, flirtit për ata që janë në kërkim, me zhvillimet sociale apo kreative.
    Gaforrja
    Kanë planetin e fatit dhe Diellin me vete. Duket sikur ky Venus në pozicionin që ndodhet do t’i ndihmojë shumë për të mbyllur çështje që i përkasin ekeonmisë. Borxhe, lekë të mbartuara…ky muaj dhe kjo lëvizje do të ndihmojë shumë.
    Luani
    Me Mërkurin te vetja dhe me këtë Venus me këtë hyrje pozitive, kanë nevojë për argëtim, për t’u ndjerë fëmijë ose fëmijë gjysmë të rritur për të dhënë ngjyrat maksimale. Duke qenë se është prezent edhe Marsi nuk do të mungojë edhe shqetësimi në lidhje me ecurinë e karrierës së tyre.
    Virgjëresha
    Marsin e ka te vetja, Venusi është në kulmin e Horoskopit të tyre. Nevoja për të zgjeruar bazën në të cilën do të shtojnë të ardhurat e tyre është domosdoshmëri deri në fundin e korrikut. Në këtë katër ditësh nuk do të mungojë mundësia për të treguar më të bukurën e shpirtit të vet.
    Peshorja
    Edhe për Peshoren është argëtues ky Venus. I jep ngjyra, vëmendje. Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes edhe me lojën e flirtit. Do të vendosin pikat mbi “i” për sa i përket punës, jo vetëm për verën por edhe në vazhdimësi.
    Akrepi
    Ky Venus do të ndihmojë në zgjidhje të problemeve familjare. Duhet ruajtur qetësia dhe ekuilibri i komunikimit deri të dielën. Ta marrin me qetësi, çështjet do të zgjidhen me lehtësi dhe presin kalimin në një fazë tjetër e cila do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e kontrolluar prej tyre.
    Shigjetari
    Një Venus përballë, një Saturn në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin te Dashi dhe gjithashtu kanë dhe Mërkurin te Luanët. Një hyrje zjarr. Nëse është një shenjë që është e privilegjuar këtë periudhë është Shigjetari dhe duhet ta përdorë këtë periudhë për të zgjidhur çdo shqetësim që ka pasur që nga vjet në prill.
    Bricjapi
    Venusin e kanë në një pjesë shumë të rëndësishme të hartës së tyre. Ata që janë në kërkim diku buzë detit do të gjejnë binjakun e vet kështu që është një periudhë në të cilën familja, ndërtimi i njohjeve të reja është baza dhe qëllimi i kësaj hyrje të Venusit te Binjakët.
    Ujori
    Ky Venus është favorizues. Ka një lloj vështirësie në mënyrën se si merren vesh me njerëzit që kanë përballë, por me njerëzit që kanë afër dhe ngjitur do të merren vesh shumë mirë. Nëse kanë në plan të shfrytëzojnë diçka të rëndësishme në korrik për çështjet e punës duhet të nisin nga paraditja e ditës së sotme.
    Peshqit
    Është një hyrje e cila ndihmon shumë për të zgjidhur çështje që i përkasin trupit të tyre, i përkasin shëndetit. Çfarë problemesh kanë pasur në 2-vjeçarin e fundit, do të duhet të vendosën në axhendë gjatë korrikut.  Ta marrin shtruar në drejtim të erosit, të marrin seriozisht menaxhimin e lekut dhe të marrin seriozisht zgjidhjen e shqetësimeve që kanë pasur që prej hyrjes së Saturnit te Peshqit vjet në fundi ne marsit.

  • Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

    Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

    Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5 me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Kemi një Hënë të re të bukur te Gaforrja, në një hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin dhe planetin e fatit. Janë të larguar nga katërkëndëshi Neptun-Saturn. Do të nisim të ndiejmë periudhën e ndryshimit për mirë, individualisht.
    Kjo do të thotë që të gjithë duhet të nisin planet dhe të ndërmarrin iniciativa për familjen, shtëpinë, eventet. Do të ishte mirë të vendosen në agjendë që sot.

    Sot kemi një hyrje shumë të fortë të Mërkurit me Uranin. Kjo nënkupton informacion të ngarkuar, por të gjithë do të mund të vazhdojnë me projektimin.Është periudhë shumë e mirë për fejesë, martesë, ndërrim dhe arredim shtëpie.
    DashiKy Uran në hyrje të fortë me Mërkurin ka të bëjë me informacione në lidhje me zhvillimet në punë ose një projekt të tyre. Është një cikël i plotë hënor ku informacioni nuk do të mungojë, dhe që sot do të ketë lajme të forta. Për sa i përket Venusit, do të mendojnë edhe pak për mbylljen e detyrimeve ekonomike. Mërkuri nga nesër do të kalojë te Luanët, duhet të kontrolloni tonacionin e fjalës. Fjala do ngrohtësi, sidomos të dielën.
    DemiVenusin e kanë te vetja, vijojnë të ndihen të pasigurt. Prioritet mbetet mënyra si ndihen me veten dhe me njerëzit që bashkëudhëtojnë profesionalisht. Nuk ka vend për analiza. Është koha për të falur dhe për të pushuar. Urani me hyrjen shumë të fortë me Mërkurin, informacioni që marrin është për shumë mirë.
    BinjakëtHëna e re ka të bëjë me vendosje të brendshme emocionale. Mënyrën si ndihen me njerëzit që duan. Nga sot, diçka e bukur vendoset në agjendë që sjell një fundjavë shumë të mirë.
    GaforrjaKanë periudhën e vet. Sot kanë hyrjen e Diellit mbi planetin e fatit. Shfrytëzojeni maksimalisht për të marrë vendime për çështjet tuaja më të rëndësishme. Për zgjidhje problemesh madhore, të mbartura.
    LuaniNga nesër kanë Mërkurin te vetja. Do të ndihen gati për të shfrytëzuar ritmin e verës. Do të duan të përcjellin mendimin, informacionin dhe bashkëveprimin. Hëna e re ndihmon shumë për të mbyllur çështje që i përkasin familjes.
    VirgjëreshaMarsin e kanë te vetja, në hyrje të bukur me Mërkurin. Informacioni dhe lëvizjet në shërbim të informacionit do të jenë shumë të mbara. Shpesh do të mund të shfrytëzojnë Hënën e re. Do të vendosin në punë inteligjencën për ndryshime të vogla që sjellin zhvillim të fortë të ekonomisë.
    PeshorjaDo të favorizohen shumë nga Mërkuri te Luanët. Do t’i japë hapësirë për t’u marrë me gjëra të bukura dhe me atë që shijojnë më së shumti. Hëna e re: çështjet që i përkasin familjes do të jenë kryefjalë e fundjavës dhe më gjatë.
    AkrepiUrani bën atmosferën të ngarkuar dhe të elektrizuar. Ngarkesat dhe lodhjet do të nxjerrin në sipërfaqe një nervozizëm. Kontrollojeni, sidomos të dielën. Kalimi i Mërkurit te Luanët i nxjerr në qendër të vëmendjes. Hëna e re te Gaforrja do t’ju ndihmojë për nisje të reja që kanë të bëjnë me dashurinë.
    ShigjetariFavorizohen shumë nga Mërkuri te Luanët, në mënyrën si do të organizohet agjenda e tyre, si do të jetë ecuria e pjesës së parë të korrikut. Por favorizohen edhe në mënyrën si do të bashkëveprojnë me njerëzit në një atmosferë sociale. Hëna te Gaforrja ndihmon për të mbyllur çështje.
    BricjapiMe një Hënë të re përballë Diellit të tyre. Të lindurit nga data 25 dhjetor deri në datën 2 janar do të kenë momentin që fati do të ngjyrosë shumë bukur projektimet e bashkëpunimeve të tyre, ose nga mënyra si do të vlerësohen në punë. Stabiliteti do të jetë në familje dhe do ta shijojnë më gjatë se kjo javë.
    UjoriDo të merren me pasardhësit. Me projektime që do t’i bëjnë të ndihen shumë mirë. Për beqarët e Ujorit, kanë vendosur që të shohin me lupë raportet në çift. Mos analizoni me detaje, nuk është periudha e duhur për situata konfliktuale.
    PeshqitNjë Hënë e re ndihmuese dhe lehtësuese. Do të jetë një 28-ditësh që do t’i ndihmojë në çështje që i dinë dhe i njohin. Venusi te Demat është ndihmues. Kush po përgatit ndryshime në jetën e tyre personale janë me fat.
    /vizionplus.tv

  • Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kosova 

    Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kosova 

    Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

    Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).
    Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.

    Top Channel

  • Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Forca! Presim fitore

    Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Forca! Presim fitore

    Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, pasi Kombëtarja jonë përballet me Serbinë, në një nga sfidat më të shumëpritura të kampionatit. Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë gjithë vendin, ndërsa pika kufitare e Qafë Thanës ka përjetuar një fluks të jashtëzakonshëm hyrjesh që në orët e para të mëngjesit.
    Kolona të gjata automjetesh, shumica me targa të Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar në hyrje të Shqipërisë. Shqiptarë nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë po udhëtojnë drejt Tiranës për të qenë pranë kuqezinjve në këtë ndeshje me peshë të veçantë emocionale dhe historike.
    Në Qafë Thanë po punohet me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, megjithatë fluksi i mjeteve ka krijuar radhë të gjata dhe pritje të gjata për kalimtarët. Pavarësisht kësaj, qytetarët janë të buzëqeshur dhe të emocionuar, duke mbajtur flamuj kuqezi dhe duke brohoritur “Forca Shqipëria!”

    Në redaksinë e ‘Ora News’ kanë mbërritur edhe video të shumta ku shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Tetova urojnë fitoren dhe shfaqen duke festuar përpara fillimit të ndeshjes.
    Njoftim:
    Fluks i shtuar i automjeteve ku pjesa më e madhe janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë të cilët vijnë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Serbi.Janë të emocionuar dhe ndjekës të rregullt të ndeshjeve të kombëtares ndërsa mbrëmjen e sotme krahas atmosferës elektrizuese duan që të marrin një fitore të madhe.
    Në Qafë Thanë sot punohet me 3 sportele në hyrje dhe tre në dalje, por fluksi i mjeteve në hyrje është i lartë saqë ka krijuar edhe rradhë të gjata.
    Të gjithë për Shqipërinë, të gjithë për fitoren.

  • VIDEO – “Sherben si hyrje e re për Shkodrën”, ministrja Balluku inspekton punimet në aksin hyrës të qytetit

    VIDEO – “Sherben si hyrje e re për Shkodrën”, ministrja Balluku inspekton punimet në aksin hyrës të qytetit

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ishte këtë të mërkurë në Shkodër ku zhvilloi një inspektim në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut”, një nga projektet infrastrukturore me rëndësi për zonën hyrëse të qytetit.
    Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët dhe punonjësit, Balluku u ndal te veçantia e këtij projekti, që përfshin zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e një ure të re paralele me ekzistuesen. Ajo theksoi se ura aktuale nuk do të preket në strukturë, por do t’i nënshtrohet vetëm riparimeve të vogla për qëndrueshmëri më të madhe.
    
    Sipas saj, segmenti prej 1600 metrash do të shërbejë si hyrje e re për në Shkodër, ndërkohë që ura e re, me gjatësi 180 metra do të jetë me dy korsi kalimi dhe do të ndërtohet paralel me urën ekzistuese. Balluku shtoi se, përveç infrastrukturës rrugore, projekti përfshin edhe urbanizim me trotuare, ndriçim dhe zona të gjelbëruara, duke sjellë një transformim të plotë të kësaj pike hyrëse drejt qytetit.
    Ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të përmirësojë ndjeshëm standardet e infrastrukturës në Shkodër.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë 22- vjeçari

    Tentoi të hynte në Shqipëri ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë 22- vjeçari

    Policia ka arrestuar në Morinë një 22-vjeçar që tentonte të futej në Shqipëri, teksa kërkohej nga autoritete gjermane.

    Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës,  shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.
    Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.
    Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.
    Ndërkohë shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së,  kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin V. B . Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një sasi  të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 30 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
    Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit A.M., shërbimet e Policisë i gjetën 14 300 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Top Channel

  • Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

    Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

    Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore.

    Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.
    Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve.
    Në kufirin Morinë–Vërmicë janë hapur gjithsej 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Njëkohësisht, kontrollet janë intensifikuar për të evidentuar rastet e mundshme të kalimeve të paligjshme.
    Vetëm në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.
    Të dhënat për 24 orët e fundit:
    Hyrje në Shqipëri: 14,976 shtetas me 4,546 automjete dhe 87 autobusë.Dalje nga Shqipëria: 12,811 shtetas me 4,050 automjete.

    Top Channel