Tag: hyrje

  • Fluks emigrantësh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 11 mijë në hyrje dhe rreth 9 mijë në dalje vetëm dje

    Fluks emigrantësh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 11 mijë në hyrje dhe rreth 9 mijë në dalje vetëm dje

    Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar sot një fluks të lartë hyrjesh nga Greqia drejt Shqipërisë.

    Dhjetëra automjete janë rreshtuar në kolonë, ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, duke aplikuar procedurë të përshpejtuar për të shmangur pritjet e gjata.

    “Po vij nga Selaniku me nipërit dhe po shkoj në Korçë. Pala greke punonte me dy sportele dhe kalova për dy minuta, s’pati probleme. Do rri të bëj Shën Mërinë dhe do kthehem”, shprehet një emigrant korçar.

    Nga ana tjetër, pala greke ka hapur katër sportele në dalje, por për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që po kthehen për pushime, është krijuar ngarkesë në segmentin kufitar.

    “Situata në krahun grek të doganës ishte e qetë. Kam ardhur për pushime me familjen”, thotë një tjetër emigrant.

    Sipas të dhënave zyrtare, më 8 gusht 2025, në Kapshticë kanë hyrë 6242 shtetas dhe kanë dalë 3557. Në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë regjistruar 5248 hyrje dhe 5073 dalje, ç’ka tregon se fluksi është i lartë në të dyja pikat kufitare, me dominim të hyrjeve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

    Autoritetet kufitare rekomandojnë që udhëtarët të planifikojnë lëvizjet në orare më pak të ngarkuara, për të shmangur vonesat në hyrje-daljet ndërmjet dy vendeve.

  • Fluks lëvizjesh në Kapshticë-Qafë Thanë dhe Kakavijë, doganat punojnë me kapacitet të plotë

    Fluks lëvizjesh në Kapshticë-Qafë Thanë dhe Kakavijë, doganat punojnë me kapacitet të plotë

    Pamje nga radhët

    TIRANË- Turistët dhe emigrantët që kthehen për të kaluar pushimet në Shqipëri kanë shkaktuar si gjithmonë fluks në disa pika kufitare të vendit. Situata duket më e ngarkuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, po punohet me procedurë të përshpejtuar. Nga ana tjetër, pala greke ka hapur 4 sportele në dalje por numri i madh i emigrantëve shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe, ka bërë që të krijohet fluks në këtë doganë.
    Problematike është edhe gjendja në doganën e Qafë Thanës, ku gjithashtu është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit. Nga të dhënat që janë mbledhur, në Kapshticë, gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 6 242 shtetas, ndërsa kanë dalë 3 557 të tjerë.
    Ndërkohë, në Qafë Thanë janë regjistruar 5 248 hyrje dhe 5 073 dalje.
    Fluksi nuk mungon as në Kakavijë. Nga nga data 1–8 gusht në Kakavije rezultojnë 83 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë e kanë dalë nga territori shqiptar, si dhe rreth 25 mijë mjete në hyrje-daljet e Shqipërisë. Pala shqiptare punon me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje. Gjithashtu edhe pala greke punon me numër të shtuar sportelesh.
    Teksa me rastin e pushimeve qytetarët lëvizin sa nga një vend në tjetrin, autoritetet kufitare u bëjnë apel udhëtarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre për të shmangur vonesat dhe pritjen në oraret e pikut, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta.
    Por fluks ka edhe nga deti! Mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës kanë mbërritur 1,019 pasagjerë dhe 267 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë. Megjithatë, parashikohet se fluksi më i madh i udhëtarëve pritet gjatë javës së dytë të muajit gusht, kur pritet të rritet ndjeshëm numri i hyrjeve në vend./ZËRI

  • Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë

    Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë

    Në doganën e Kakavijës, në këto ditë gushti vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane lëvizën në kufi rreth 8300 persona, turistë apo emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet verore tek të afërmit e tyre në Shqipëri.

    Sipas Policisë Kufitare, në Kakavije 24 orët e fundit u regjistruan 5021 persona për hyrjen në vendin tonë si dhe 3245 në dalje të tokës shqiptare.

    Gjithashtu në kufi qarkulluan 2878 mjete në hyrje-dalje nga të cilat 1677 në hyrje dhe 1201 automjete në dalje.
    Policia Kufitare punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërkohë që edhe pala greke ka përshpejtuar procedurat në sportelet e kontrollit të dokumenteve.
    Gjatë fundjavës në këtë doganë pritet të regjistrohet sërish një rritje e ndjeshme e fluksit të lëvizjes në kufi.

  • Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi

    Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e rëndë të bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat e saj të padrejta dhe joefikase në këtë sektor.
    Sipas Tabakut, një nga problemet kryesore që po penalizon rëndë fermerin shqiptar është mënyra si aplikohet TVSH në bujqësi. Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje – ku importuesit përfitojnë dhe fermerët penalizohen – është kthyer në një “super taksë” që e nxjerr prodhuesin vendas nga tregu.
    Në këtë kuadër, Tabaku kujtoi se opozita ka propozuar një zgjidhje konkrete: TVSH e unifikuar në nivelin 6% si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të formalizuar sektorin dhe për ta bërë konkurrues.

  • Jorida Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

    Jorida Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase.
    “Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri shqiptar”, tha Tabaku.

    Deputetja demokrate theksoi nëpermjet një video të publikuar në rrjetet sociale se opozita ka propozuar që TVSH-ja në bujqësi të unifikohet në 6%, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të ndihmuar formalizimin e sektorit.

    “Për këtë arsye kemi propozuar me ligje që taksa në bujqësi, TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje dhe të jetë në vlerën 6% në mënyrë që të formalizohet i gjithë sektori”, u shpreh Tabaku.
    Tabaku tha më tej se “dëgjon ministrat e qeverisë që kanë dalë dhe po nxisin fermerët që të marrin kredi për investime në bujqësi. Pse duhet të marrë fermeri kredi në bujqësi kur kishte fondet e IPARD dhe u dogjën!! Çfarë vlere ka kredia në bujqësi, kur sot ka rënë prodhimi në bujqësi, kur pjesa më e madhe e produkteve janë duke u importuar nga jashtë, për çfarë i duhet një fermeri në mes të sezonit të verës, kur janë duke i përfunduar të gjithë të vjelurat e stinës të marrë një kredi”.
    Sipas saj, bujqësia ndodhet në krizë të thellë për shkak të politikave të qeverisë.
    “Bujqësia sot ndodhet në një situatë të vështirë edhe për shkak të këtyre politikave, politikës së taksës, politikës së mbështetjes së bujqësisë dhe politikës së shpërndarjes së fondeve”, tha Tabaku.

  • SYRI TV/ Pika e kalimit të Kakavijës në fluks hyrje-daljesh, emigrantët kthehen për të vizituar të afërmit

    SYRI TV/ Pika e kalimit të Kakavijës në fluks hyrje-daljesh, emigrantët kthehen për të vizituar të afërmit

    Pika e kalimit kufitar të Kakavijës po përjeton fluks të lartë hyrje-daljesh gjatë gushtit, kryesisht nga emigrantët që kthehen për të vizituar të afërmit. Në 72 orët e fundit kanë hyrë 12.218 dhe kanë dalë 7.978 shtetas, me punë të organizuar në 6 sportele pa krijuar vonesa.

    Pika e kalimit kufitar të Kakavijës po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje-dalje gjatë muajit gusht, periudhë që tradicionalisht sjell emigrantët në atdhe për të vizituar të afërmit e tyre.

    Vetëm 72 orët e fundit kanë hyrë 12.218 shtetas dhe kanë dalë 7.978 shtetas.

    Aktualisht në këtë pikë kufitare po punohet me 6 sportele aktive, 3 në hyrje dhe 3 në dalje, duke siguruar ritëm normal pune pa krijuar radhë apo vonesa. Përveç emigrantëve që kthehen, nuk mungojnë edhe shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit për pushime, duke e mbajtur fluksin të lartë në të dy drejtimet.

  • Kakavija “pushtohet” nga emigrantët/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në vetëm 24 orë!

    Kakavija “pushtohet” nga emigrantët/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në vetëm 24 orë!

    Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës. Kjo për shkak të hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në kufirin me shtetin grek.
    Sipas Policisë Kufitare të Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar gjithsej 10.162 persona.
    Nga ky total, 6.394 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri dhe 3.768 kanë dalë, ndërsa janë regjistruar gjithsej 3.156 mjete, nga të cilat 1.955 kanë hyrë dhe 1.201 kanë dalë nga territori.
    Java e parë e muajit gusht njihet tipikisht si një periudhë me shumë lëvizje, për shkak të pushimeve të verës.
    Çdo vit në këtë periudhë, një numër i lartë emigrantësh lëvizin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

  • Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama: Hyrje dinjitoze për kryeqendrën e veriut

    Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama: Hyrje dinjitoze për kryeqendrën e veriut

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që vijojnë në hyrje të qytetit të Shkodrës nga harku i Bërdicës te Ura e Bahçallëkut.
    “Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

  • (VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

    (VIDEO) Kantieri i punës në hyrje të Shkodrës/ Rama: Investim i rëndësishëm

    Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut.
    Sipas kryeministrit krahas zgjerimit të rrugës, puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut.
    Kreu i qeverisë e ka konsideruar atë një investim të rëndësishëm infrastrukturor të qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze.
    ‘Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze’, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama.

  • Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

    Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut.

    Sipas tij, krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut.
    “Ky është një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan kryeministri.

    Top Channel