KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Këto shifra kanë shënuar rritje prej 685 shtetasish më shumë, në krahasim me një ditë më parë. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë kanë kaluar 4,369 mjete, përkatësisht 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.
Lidhur me këtë situatë, autoritetet kanë marrë masat për përballimin dhe evitimin e radhëve të gjata. Pala shqiptare ka vënë në funksion 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të qarkullimit të udhëtarëve. Ashtu siç u paralajmërua më herët nga ekspertët, fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare të vendit kanë regjistruar shifrat më të larta në mesin e muajit Gusht./ZËRI
Tag: hyrje
-
Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë
-

Fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit
Një fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar këtë situatë, pala shqiptare ka vënë në funksion 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të qarkullimit të udhëtarëve.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Në krahasim me ditën pararendëse të muajit, kjo shënon një rritje prej 685 shtetasish më shumë. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë kanë kaluar 4,369 mjete, përkatësisht 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje. -

Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë
Fluks i shtuar lëvizjesh në Kakavijë në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar fluksin, pala jonë po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të lëvizjes së udhëtarëve.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje.Krahasuar me ditën pararendëse të muajit, kjo shënon një rritje prej 685 shtetasish më shumë.Po ashtu, janë përpunuar gjithsej 4,369 mjete, nga të cilat 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.
-

Emigrantët sjellin fluks të lartë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 21 mijë hyrje-dalje vetëm dje
Lëvizja e qytetarëve përmes pikave kufitare të juglindjes ka qenë e lartë gjatë 24 orëve të fundit.
Nga të dhënave zyrtare, vetëm më 16 gusht nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5,205 qytetarë, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6,291 shtetas.
Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku kanë hyrë 5,388 shtetas dhe kanë dalë 4,442.
Në total, përmes dy pikave kufitare janë regjistruar mbi 21 mijë hyrje-dalje brenda një dite.
Ky fluks i shtuar vjen si pasojë e kthimeve të emigrantëve në atdhe për të kaluar pushimet verore. -

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve
Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.
Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.
“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet.Top Channel
-

Fluks në Kakavijë/ Mbi 8 mijë hyrje dhe mbi 4 mijë dalje brenda 24 orëve, ja si të shmangni pritjet e gjata në doganë
Gjatë 24 orëve të fundit, prej pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 8,000 shtetas dhe kanë dalë afro 4,400.
Nga 1 deri më 10 gusht 2025, janë regjistruar mbi 112,000 kalime ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në Kakavijë po punojnë 4 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke, dhe koha mesatare e pritjes në radhë është rreth 40 minuta në pikun e ngarkesës.Mes udhëtarëve 65% e tyre janë në hyrje dhe 35% në dalje, duke përfshirë këtë vit edhe shumë turistë të huaj. Është me interes një lloj tendence e largimit drejt Greqisë jo më për punë por për pushime. Edhe ata që kthehen nuk janë thjesht emigrantë por përtej kthimit në familje shumë prej tyre vijnë për të eksploruar Shqipërinë.
“Kam 25 vjet që jetoj në Greqi, por tani vij më shpesh në Shqipëri. Do iki në Himarë, në Vlorë e në Durrës ku kam edhe shtëpinë. Këtu është shumë bukur”, tha një emigrant nga Himara që udhëton me motor.
Një tjetër qytetar ka zgjedhur të mbërrijë në mesditë për të evituar pritjen tha se vijnë rregullisht dhe jo vetëm për pushime.
“Po vijmë për pak ditë për një hall familjar, por vijmë shpesh, si rregull dy herë në vit patjetër”, tha një tjetër emigrant.
Një familje nga Elbasani i ka kaluar këtë vit pushimet në Greqi dhe po kthehen në shtëpi përmes Kakavijes.
“Jemi nga Elbasani. Ishim me pushime në Greqi dhe tani po ikim në shtëpi. Ka pak ngarkesë, por nuk krahasohet me vitet e mëparshme. Janë shumë makina, është normale”, tha ai.
Autoritetet ju kanë bërë thirrje udhëtarëve të shmangin oraret e pikut, të shfrytëzojnë udhëtimet paradite dhe pasdite dhe të marrin në konsideratë përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë, për të shmangur vonesat. -

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
Policia e Gjirokastrës ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, lidhur me krijimin e radhëve të gjata kilometrike në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër sqaron se situata është pasojë e një fluksi të shtuar të qytetarëve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me ritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.
Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyrë dhe dalë 5482 shtetas dhe 2090 automjete.
Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata.
-

Fluks hyrjesh në Kakavijë, policia kufitare: Pala greke shtoi sportelet, po punohet me ritme të shpejta
Pamje nga Kakavija
KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë udhëtarësh, emigrantë dhe turistë që udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke shkaktuar pritje dhe radhë të gjata automjetesh. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 15,112 shtetas në hyrje dhe dalje, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë. Po ashtu, janë përpunuar 4,942 mjete, nga të cilat 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje. Për të përballuar këtë fluks, pala shqiptare po punon me 3 sportele. Nga ana tjetër, pala greke po punon vetëm me dy sportele.
Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër ka reaguar duke njoftuar se kanë kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportele për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me ritme të shpejta.
Njoftimi:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, ju sqarojmë se ka patur fluksi të shtuar në hyrje të Shqipërisë.
Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me rritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.
Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyr-dal 5482 shtetas dhe 2090 automjete.
Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata.Fluks i lartë është regjistruar gjatë diëve të fundit edhe në Kapshticë, teksa udhëtarët janë detyruar të presin në radhë të gjata për shkak të palës greke që punon me sportele të reduktuara. Gushti që konsiderohet si periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë gjithë sezonit veror, ka shënuar fluks të qytetarëve dhe automjeteve që në javën e parë, ndërsa piku pritet të jetë më 15 gusht./ZËRI
-

Reagon policia: Në Kakavijë ka fluks, kemi folur me palën greke për të shtuar sportelet
Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, ju sqarojmë se ka patur fluksi të shtuar në hyrje të Shqipërisë.
Policia Kufitare e Kakavijes ka kontaktuar me homologët e saj grek, të cilët kanë shtuar sportelet për në hyrje të Shqipërisë dhe po punohet me rritme të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata.
Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 5 sportele dhe 2 sportele në dalje kurse nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Prej orës 08:00-16:00, nëpërmjet pkk Kakavije kanë hyre-dale 5482 shtetas dhe 2090 automjete.
Pika e Kalimit Kufitar Kakavije është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, me qëllim menaxhimin e fluksit dhe shmagien e radhëve të gjata. -

Fluks i lartë hyrjesh nga Greqia drejt Shqipërisë, dhjetëra automjete në radhë për të kaluar kufirin
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar sot një fluks të lartë hyrjesh nga Greqia drejt Shqipërisë. Dhjetëra automjete janë rreshtuar në kolonë, ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, duke aplikuar procedurë të përshpejtuar për të shmangur pritjet e gjata.
“Po vij nga Selaniku me nipërit dhe po shkoj në Korçë. Pala greke punonte me dy sportele dhe kalova për dy minuta, s’pati probleme. Do rri të bëj Shën Mërinë dhe do kthehem”, shprehet një emigrant korçar.
Nga ana tjetër, pala greke ka hapur katër sportele në dalje, por për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që po kthehen për pushime, është krijuar ngarkesë në segmentin kufitar. “Situata në krahun grek të doganës ishte e qetë. Kam ardhur për pushime me familjen”, thotë një tjetër emigrant. Sipas të dhënave zyrtare, më 8 gusht 2025, në Kapshticë kanë hyrë 6242 shtetas dhe kanë dalë 3557. Në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë regjistruar 5248 hyrje dhe 5073 dalje, ç’ka tregon se fluksi është i lartë në të dyja pikat kufitare, me dominim të hyrjeve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Autoritetet kufitare rekomandojnë që udhëtarët të planifikojnë lëvizjet në orare më pak të ngarkuara, për të shmangur vonesat në hyrje-daljet ndërmjet dy vendeve.