Tag: hyrje

  • Fluks në doganën e Kakavijës, ja sa shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

    Fluks në doganën e Kakavijës, ja sa shtetas kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

    Në pikën kufitare të Kakavijës po vijon fluksi i hyrje-daljeve nga qytetarët.
    Fluksi është krijuar kryesisht nga lëvizjet e emigrantëve shqiptarë që rikthehen në vendet ku banojnë, pas përfundimit të pushimeve të verës.
    Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 12284 shtetas në hyrje-dalje të territorit shqiptar.
    Pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele në hyrje dhe 1 në dalje.

  • Fluks i lartë në dalje të Shqipërisë. Në Kakavije, në 24 orët e fundit kaluan mbi 12 mijë shtetas në hyrje-dalje

    Fluks i lartë në dalje të Shqipërisë. Në Kakavije, në 24 orët e fundit kaluan mbi 12 mijë shtetas në hyrje-dalje

    Në pikën kufitare të Kakavijës vijon të shënohet një fluks i lartë i qytetarëve kryesisht në dalje nga territori shqiptar. Kjo si rezultat i kthimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, pas përfundimit të pushimeve verore.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 12284 shtetas në hyrje – dalje të territorit shqiptare.

    “Kanë vënë 4 sportele, po presim tani”.

    “Po vij nga Durrësi dhe rruga ka qenë e ngarkuar se kthehen njerëzit tani”.

    “Ka ndryshime përgjatë viteve edhe për kalimin në kufi edhe për rrugët”.

    “Qëndrova dy javë në Shqipëri dhe tani po presim në kufi’, u shprehën disa nga udhëtarët.

    Autoritetet shqiptare dhe ato greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë angazhuar maksimalisht për të menaxhuar fluksin. Pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me  4 sportele në hyrje dhe një në dalje të territorit grek. Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve, procedurat po zhvillohen në mënyrë të organizuar, ndërsa kontrollet kufitare vijojnë me intensitet të plotë.

  • “E di që na shikon nga lart”, fjalët prekëse të vajzës së gruas shqiptare të vrarë në Greqi nga burri (FOTO)

    “E di që na shikon nga lart”, fjalët prekëse të vajzës së gruas shqiptare të vrarë në Greqi nga burri (FOTO)

    Katër fëmijë la pas vetes gruaja shqiptare 36-vjeçare, e cila u gjet dje në një pellg gjaku në hyrje të pallatit ku banonte në Volos.
    Bashkëshorti i saj e kishte goditur me një mjet gatimi nga seti i pjekjes në skarë, duke i shkaktuar plagë të shumta në qafë dhe shpinë.
    Kur gruaja tentoi të largohej për t’i shpëtuar, ai e shtyu drejt xhamit të hyrjes, ku ajo dha shpirt nga gjakderdhja e madhe. Që prej asaj kohe, autori 40-vjeçar është i zhdukur dhe kërkohet nga autoritetet. Skena e këtij krimi të rëndë u zhvillua përpara syve të tmerruar të fëmijëve të çiftit, të cilët qanin dhe kërkonin ndihmë për nënën e tyre.
    «U largove mami, do më mungosh shumë. E di që na sheh nga lart, por të duam shumë unë, Dino, Melisa dhe Asimina. Je gjithmonë në jetën tonë», shkroi vajza e vogël në një postim, pa mundur të kuptojë faktin që nuk do ta shihte më kurrë nënën e saj.
    Autori i zhdukur
    Që prej ditës së djeshme, Pandeli Nakoleci, autori 40-vjeçar i krimit të rëndë në Volos, me viktimë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, mbetet i pakapshëm.
    Të premten, vajza e madhe e çiftit (18 vjeçe) telefonoi policinë duke njoftuar se e ëma ndodhej e mbuluar me gjak në hyrje të pallatit dhe se përgjegjës ishte babai i saj, i cili e kishte sulmuar. Fatkeqësisht, 36-vjeçarja ndërroi jetë në ambulancë gjatë transportit për në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit.
    Dëshmitarë nga lagjja thanë se çifti kishte pasur një grindje të fortë. Gjatë saj, 36-vjeçarja u përpoq të largohej nga banesa, por 40-vjeçari e ndoqi dhe e goditi me një mjet të mprehtë nga seti i pjekjes, duke e plagosur në qafë dhe në brinjë, me shumë goditje.
    Çifti kishte pasur shpesh grindje kohët e fundit, ndërsa 40-vjeçari raportohet se vuante nga probleme të rënda psikiatrike.
    Madje, vetëm muajin qershor ishte dërguar me urdhër prokurorie në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku kishte qëndruar i shtruar pas një tentative vetëvrasjeje. ©Argjiroja.net 

  • Pikat kufitare të Kosovës, pritjet deri në një orë në Merdarë dhe Dehu i Bardhë

    Pikat kufitare të Kosovës, pritjet deri në një orë në Merdarë dhe Dehu i Bardhë

    Kolonat e automjeteve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të gjata edhe gjatë orëve të mbrëmjes.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 20:18, pritjet më të gjata regjistroheshin në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër të gjatë. Në hyrje të kësaj pike pritjet janë vetëm tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.Në pikën kufitare Dehu i Bardhë, kolona në dalje është katërqind metra e gjatë, me pritje një orë, ndërsa në hyrje pritjet shkojnë nga njëzet deri në tridhjetë minuta, me kolona deri në dyqind metra.Pritje ka edhe në Muçibabë, ku kolona në dalje është dyqindepesëdhjetë metra dhe qytetarët presin rreth njëzetepesë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.Në Bërnjak, kolona arrin deri në njëqind metra, me pritje në dalje deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kolonat e automjeteve në hyrje-daljet e pikave të kalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të gjata edhe gjatë orëve të mbrëmjes.Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 20:18, pritjet më të gjata regjistroheshin në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në një orë, me kolona të automjeteve një kilometër të gjatë. Në hyrje të kësaj pike pritjet janë vetëm tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona.Në pikën kufitare Dehu i Bardhë, kolona në dalje është katërqind metra e gjatë, me pritje një orë, ndërsa në hyrje pritjet shkojnë nga njëzet deri në tridhjetë minuta, me kolona deri në dyqind metra.Pritje ka edhe në Muçibabë, ku kolona në dalje është dyqindepesëdhjetë metra dhe qytetarët presin rreth njëzetepesë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.Në Bërnjak, kolona arrin deri në njëqind metra, me pritje në dalje deri në tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje nuk ka kolona dhe pritjet shkojnë deri në pesë minuta.

  • VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, momenti kur vajza e viktimës shpërthen në lot në vendin e ngjarjes

    VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, momenti kur vajza e viktimës shpërthen në lot në vendin e ngjarjes

    Pamje nga vendngjarja

    GREQI- Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nakoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nakoleci, mbërrin në vendngjarje. Në video duket vajza, e cila mes lotësh sheh pellgun me gjak të nënës së saj në hyrje të pallatiti ku familja banonte.

    Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë. Vajza e madhe foli për gegonotaneës, duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre, e cila zbuloi, megjithatë, se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

    Momenti kur vajza mbërrin në vendngjarje

    Momenti kur vajza mbërrin në vendngjarje

    Krimi i rëndë ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap. Autori vrapoi jashtë pallatit dhe iku në Rrugën Gladstonos, ndërsa Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.

    Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk kishte histori dhune në familje, megjithatë, autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në krimin brutal./ZËRI

    900 0 1755874444xscreenshot 9 432

    0 450 1755862468xhynhuujpg 280

  • “Babi ishte xheloz”, vajza e familjes shqiptare në Greqi zbardh detaje nga krimi makabër (FOTO)

    “Babi ishte xheloz”, vajza e familjes shqiptare në Greqi zbardh detaje nga krimi makabër (FOTO)

    Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku 40-vjeçari masakroi me thikë të shoqen ne hyrje të pallatit, pas një sherri në banesë.
    Protothema.gr ka publikuar momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.
    Në një prononcim për mediat, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.
    Mësohet se këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.
    “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
    Pas sherrit në banesë me bashkëshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.
    Pastaj ai e shtyu gruan në derën prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.
    Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë.
    Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.
    Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç, dëshmuan tragjedinë, pasi ishin panë të gjithë skenën horror mes prindërve të tyre.
    Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për mediat vendase se e kishin dëgjuar sherrin dhe se autori e goditi 36-vjeçaren në qafë.
    “Nuk e njihja çiftin. Unë thjesht kam magazinën këtu pranë. Dëgjuam policinë, ambulancën. Erdha këtu dhe pash ambulancën e policinë, e kishin mbyllur zonën. Dëgjova, por nuk e pash, se ishte një çift që u zunë në hyrje të pallatit. Ai ka shtyrë gruan dhe kështu u thyen xhamat e derës së pallatit. Thanë se kishte një thikë dhe e preu në fyt. Më pas ata e kërkuan burrin, por ai u zhduk. Ambulanca u përpoq ta risjellë në jetë. Thonë se ishin duke u zënë, nuk di gjë më tepër… Kështu u thyen xhamat e derës, ndoshta se ishte gruaja duke hyrë brenda, ndoshta se ai e shtyu. Por nuk dihet”, tha një dëshmitare.

  • Krimi makabër brenda familjes shqiptare në Greqi, zbardhet dëshmia e vajzës: Babi ishte xheloz

    Krimi makabër brenda familjes shqiptare në Greqi, zbardhet dëshmia e vajzës: Babi ishte xheloz

    Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku 40-vjeçari masakroi me thikë të shoqen ne hyrje të pallatit, pas një sherri në banesë.
    Protothema.gr ka publikuar momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.
    Në një prononcim për mediat, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.
    Mësohet se këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.
    “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
    Pas sherrit në banesë me bashkëshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.
    Pastaj ai e shtyu gruan në derën prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.
    Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë.
    Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.
    Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç, dëshmuan tragjedinë, pasi ishin panë të gjithë skenën horror mes prindërve të tyre.
    Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për mediat vendase se e kishin dëgjuar sherrin dhe se autori e goditi 36-vjeçaren në qafë.
    “Nuk e njihja çiftin. Unë thjesht kam magazinën këtu pranë. Dëgjuam policinë, ambulancën. Erdha këtu dhe pash ambulancën e policinë, e kishin mbyllur zonën. Dëgjova, por nuk e pash, se ishte një çift që u zunë në hyrje të pallatit. Ai ka shtyrë gruan dhe kështu u thyen xhamat e derës së pallatit. Thanë se kishte një thikë dhe e preu në fyt. Më pas ata e kërkuan burrin, por ai u zhduk. Ambulanca u përpoq ta risjellë në jetë. Thonë se ishin duke u zënë, nuk di gjë më tepër… Kështu u thyen xhamat e derës, ndoshta se ishte gruaja duke hyrë brenda, ndoshta se ai e shtyu. Por nuk dihet”, tha një dëshmitare.

  • FOTO/ Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten dhe arratiset!

    FOTO/ Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten dhe arratiset!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Volosit në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas është arratisur.

    Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda. Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

    Më pas 40-vjecari dyshohet se e vrau gruan e tij, gjithashtu shqiptare, me një mjet të mprehtë dhe menjëherë më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke vrapuar përmes rrugës Gladstonos.

    Ndërkohë Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje ndodhen gjithashtu ambulanca dhe mjeku ligjor.

    Sipas raportimeve nga protothema.gr, nuk kishte histori të dhunës familjare midis çiftit.

    Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkaqet që çuan në këtë vrasje të një gruaje.

  • 111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

    111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

    Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111 mijë e 49 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, duke shënuar edhe muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik.
    Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet e tij, përfshirë edhe agjencitë private, çka ka bërë që fluksi i lëvizjes të mos sjellë vonesa apo problematika të tjera.
    Ajo që vihet re është se hyrjet mbajnë peshën më të madhe të qarkullimit të pasagjerëve, me 83 mijë e 116 në hyrje dhe 27 mijë e 933 pasagjerë në dalje.
    Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, shtetasit e huaj janë ata që kanë përdorur transportin detar në këtë pikë kufitare me 70 mijë e 281 pasagjerë, ndërsa 40 mijë e 768 janë shtetas shqiptarë.
    Në krahasim me korrikun e vitit 2024, shifrat mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, me një diferencë shumë të lehtë prej rreth 1% më pak, ose 1,981 pasagjerë.
    Tv Klan

  • Fluks i lartë në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

    Fluks i lartë në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

    Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë pasagjerë dhe 11 428 automjete.

    Fluksi i lëvizjeve është pak më i ulët sesa një javë më parë kur të dhënat zyrtare raportonin 42.585 pasagjerë dhe 13.333 automjete.

    Nga dita e premte në të martë, tragetet e linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas kanë operuar me lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe automjeteve.

    Sipas shifrave që vijnë nga kapiteneria e portit bëhet e ditur se pasagjerë në hyrje në këto 5 ditë janë regjistruar 12 945, ndërsa automjete 3774. Në dalje fluksi i lëvizjeve ka qenë më i lartë, duke regjistruar 25 033 vetë në ikje dhe 7664 automjete.

    Por ndryshimi i një jave më parë, me javën që sapo u mbyll është se tashmë fluksi i lëvizjeve është përqendruar në dalje.

    Periudha e pushimeve verore ka përfunduar për shumë nga emigrantët dhe shqiptarët e diasporës kështu që pjesa më e madhe e tyre ka nisur rikthimin në vendet ku ata jetojnë e punojnë.