Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Kwto vonesa mund tw vijnw pasi atyre do tu merren shenjat e gishtave dhe do u behet foro.Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane.SchengenVisaInfo ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen dhe ata shqiptarë.SchengenVisaInfo sqaron se për udhëtarët jo të BE-së, ky sistem i ri do të thotë: marrje shenjash të gishtërinjve, fotografi dhe kohë më të gjata përpunimi gjatë hyrjes/daljes (1.5 deri në 3 herë më shumë gjatë fazës fillestare të zbatimit).Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore).Sipas Komisionit Europian, EES do të zbatohet si për udhëtarët që kanë vizë, ashtu edhe për ata që përjashtohen nga viza.EES do të mbledhë disa informacione si Imazhin e fytyrës (për të gjithë udhëtarët); Gjurmët e gishtave (vetëm për udhëtarët që nuk kanë vizë); Të dhënat biometrike të pasaportës; Datat dhe vendndodhjet e hyrjes/daljes.Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.Të dhënat do të ruhen për 3 vjet (ose 5 vjet, nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit).Zbatimi do të jetë gradual. Vendet anëtare kanë afat deri më 10 prill 2026 për ta zbatuar plotësisht sistemin. Deri atëherë, në disa pika kufitare do të përdoret EES, ndërsa në të tjera do të vazhdohet me vulat tradicionale në pasaportë.Sistemi i Hyrje/Daljeve (EES) do të zbatohet në 29 shtete europiane, duke përfshirë të 25 vendet anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit, si edhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.Jashtë këtij sistemi mbeten Irlanda dhe Qiproja, të cilat do të vazhdojnë të përdorin vulat e pasaportës. Për shembull, nëse fluturoni nga Dublini drejt Parisit, pasaporta ju vuloset kur dilni nga Irlanda dhe më pas skanohet në hyrje në Francë. Kush duhet të regjistrohet në EESSistemi i ri i Hyrje/Daljeve (EES) do të përfshijë çdo shtetas të vendeve jashtë BE-së dhe zonës Shengen, që udhëton për qëndrime të shkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.Në momentin e parë të regjistrimit, udhëtarët do të japin një foto të fytyrës në kohë reale, ndërsa ata që hyjnë pa vizë do të japin edhe katër gjurmë gishtash. Për ata që udhëtojnë me vizë, gjurmët e gishtave nuk do të kërkohen sërish, pasi ruhen tashmë në sistemin VIS.Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.Ky proces synon të përshpejtojë kalimet kufitare dhe të zëvendësojë sistemin e vjetshëm të vulave në pasaportë. Gjatë regjistrimit të parë merret një foto në kohë reale e fytyrës dhe katër gjurmë gishtash për udhëtarët e përjashtuar nga viza.Për mbajtësit e vizave, gjurmët e gishtave janë tashmë të regjistruara në sistemin VIS dhe nuk do të merren sërish për EES.Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e gjurmëve të gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.Në EES nuk regjistrohen qytetarët e BE-së, vendeve të SEE (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) dhe Zvicrës, si edhe ata të Irlandës dhe Qipros. Përjashtohen gjithashtu poseduesit e lejeve të qëndrimit ose vizave afatgjata (D), si dhe qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikani. Nga regjistrimi përjashtohen edhe diplomatët, krerët e shteteve, personeli i NATO-s, si dhe punëtorët kufitarë apo ekuipazhet e anijeve, avionëve dhe trenave ndërkombëtarë. Pikat kryesore të sistemit të Hyrje-Daljeve (EES)Fillimi: 12 tetor 2025 (zbatim i pjesshëm deri më 10 prill 2026)Kush duhet të regjistrohet: Shtetasit jo-BE që vizitojnë për më pak se 90 ditëBiometria: Foto për të gjithë + 4 gjurmë gishtash për udhëtarët pa vizëPërjashtohen: Qytetarët e BE/SEE/Zvicrës, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe shtetasit e Monakos, Andorrës, San Marinos dhe VatikanitAfati i ruajtjes së të dhënave: 3 vjet normalisht, 5 vjet nëse tejkalon afatin e qëndrimitKu zbatohet: 29 shtete europiane (vendet Shengen/SEE dhe Zvicra)Përjashtime: Irlanda dhe Qiproja vazhdojnë me vulosje pasaporteKoha e përpunimit: Pritet të zgjasë 1.5 deri 3 herë më shumë se vulosja aktuale e pasaportësKostoja: Pa pagesë (regjistrimi në EES nuk ka tarifë).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: hyrje
-

Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftim: S’ka më vula në pasaportë, por…
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 tetor 2025.
Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim. -

VIDEO – Projekti i hyrjes së Shkodrës, kryebashkiaku Beci inspekton punimet e urës së re të Bahçallëkut
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po kryhen në hyrje të qytetit. Ura e re, me gjatësi 180 metra, pritet të jetë gati në qershor të vitit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, rruga që lidh zonën nga Harku i Bërdicës deri tek ura e re do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Shkodrës. Deri tani ka përfunduar puna për ndërtimin e 4 pilotave nga 5 gjithsej, secili me thellësi deri në 34 metra në shtratin e lumit Drin.
Sipas kryebashkiakut Beci, ky investim i integruar me projekte të tjera infrastrukturore do të sjellë lehtësi për trafikun dhe lëvizjen në hyrje të qytetit.
Ky projekt është prioritar për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe infrastrukturës së Shkodrës, i ndërthurur me ndërhyrje të tjera që do t’i japin qytetit një hyrje moderne dhe dinjitoze.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

I akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në hyrje të Rinasit 52-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në hyrje të aeroportit të Rinasit nga strukturat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendimin nr. 63, datë 22.06.2020.
Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve të SPAK, Robert Myftari dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në periudhën 2016-2018, i përfshirë në transportin e sasive të mëdha të Cannabis Sativës nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. -

Tritoli në hyrje të hotelit të Vangjush Dakos u gjet në vazo lulesh, përsëritet skena e disa muajve më parë
Vangjush Dako
DURRËS-Një sasi lëndë plasëse e gjetur në një vazo lulesh ka alarmuar banorët e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Tritoli u konstatua në hyrje të ish-hotelit “Pameba” në pronësi të Edmond Dakos, vëllait të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar. Policia dhe forcat xheniere mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë një shpërthim të kontrolluar. Fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ish-kryebashkiakun e Durrësit, por kujtojmë se më 20 maj të këtij viti një ngjarje e ngjashme ndodhi rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut, ku u gjet 70 gramë eksploziv, e lënë në rrugë nga persona edhe sot ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është dënuar me 2.8 vite burg. Dako u vu në pranga në qershor të vitit2023 dhe u hetua për dy raste shpërdorimi detyre, për ndërtimin e pallatit 11-katësh dhe për projektin “Promenadë Bregdetare”. Por për akuzat e ngritura ndaj tij ka kërkuar pafajësi./ZËRI -

Goditet rrjeti i kontrabandës së naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar
Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh.
Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”.
Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%.
Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes pompave pa lëshuar fatura nga sistemi i hyrje-daljeve. Ky program rezultoi se mbante të dhëna raporti vetëm për dhjetë ditët e fundit me mundësinë e parametrizimit për moslëshimin e faturës. Në të njëjtën kohë, lejonte ndryshimin manual të të dhënave të përmbledhjeve totale të pompave.
Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
Sipas asaj që është bërë e ditur, rrjeti i kontrabandës së karburantit përfshinte 9 stacione karburanti në Ano Liosia, Agioi Anargyri, Kamatero, Arta, Lakonia dhe Trikala, ku përfundonte karburanti i falsifikuar, nga i cili qytetarë të pavetëdijshëm mbushnin automjetet e tyre. Grupimi kishte vepruar që nga fillimi i vitit dhe janë bërë 22 arrestime.
Ajo që gjeti FBI-ja greke është treguese e madhësisë së rrjetit. Gjatë hetimeve, u gjetën, ndër të tjera, afërsisht 790,000 euro.
Sipas të dhënave zyrtare, u vulosën 8 stacione karburanti, ndërsa nga janari 2025 deri në gusht, dyshohet se u trafikuan ilegalisht 1,340,354.05 litra benzinë dhe 212,213.40 litra tretës. Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arritën në 3 milionë euro.
Organizata kriminale vepronte nëpërmjet dy nëngrupeve të dallueshme: E para merrej me importin sistematik të tretësve kimikë nga jashtë dhe përzierjen e tyre me lëndët djegëse, ndërsa i dyti metodizoi eksporte fiktive të benzinës, duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve.
“Nënsektori” i parë ishte ai i Furnizimit me Benzinë për Motorët dhe i dyti ai i Furnizimit me Tretës Kimikë. Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala.
Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
Një rol qendror në funksionimin e organizatës luante edhe nëngrupi i dytë, i cili kishte ndërmarrë furnizimin dhe shpërndarjen sistematike në territorin grek të sasive të mëdha të benzinës pa plumb, e cila vinte nga vende të huaja (Rumania dhe Bullgaria). Veprimi i saj bazohej në një skemë komplekse eksportesh fiktive drejt Shqipërisë, me abuzim me procedurat doganore (dokumente doganore të falsifikuara) dhe deklarata të rreme.
Kur klientët i çonin makinat e tyre në stacionet e benzinës të përfshira për t’u furnizuar me karburant, kjo bëhej nga pompat e lidhura me rezervuarët e stacioneve që përmbanin karburantin e kontrabanduar.
Konkretisht, ata përdorën softuer të posaçëm dhe arritën ndryshimin e pjesës mekanike, elektrike ose elektronike të matësve të rrjedhës dhe shpërndarësve të karburantit.
Kështu arritën ata të ndryshonin matjet e pompës së karburantit dhe sistemin e monitorimit të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit të lëngshëm. Karburanti që hidhnin qytetarët ishte më i pakët në litra, por normalisht atyre u ngarkohej shuma e plotë. -

Kontrabanda e naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar
Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh.
Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”.
Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%.
Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes pompave pa lëshuar fatura nga sistemi i hyrje-daljeve. Ky program rezultoi se mbante të dhëna raporti vetëm për dhjetë ditët e fundit me mundësinë e parametrizimit për moslëshimin e faturës. Në të njëjtën kohë, lejonte ndryshimin manual të të dhënave të përmbledhjeve totale të pompave.
Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
Sipas asaj që është bërë e ditur, rrjeti i kontrabandës së karburantit përfshinte 9 stacione karburanti në Ano Liosia, Agioi Anargyri, Kamatero, Arta, Lakonia dhe Trikala, ku përfundonte karburanti i falsifikuar, nga i cili qytetarë të pavetëdijshëm mbushnin automjetet e tyre. Grupimi kishte vepruar që nga fillimi i vitit dhe janë bërë 22 arrestime.
Ajo që gjeti FBI-ja greke është treguese e madhësisë së rrjetit. Gjatë hetimeve, u gjetën, ndër të tjera, afërsisht 790,000 euro.Sipas të dhënave zyrtare, u vulosën 8 stacione karburanti, ndërsa nga janari 2025 deri në gusht, dyshohet se u trafikuan ilegalisht 1,340,354.05 litra benzinë dhe 212,213.40 litra tretës. Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arritën në 3 milionë euro.
Organizata kriminale vepronte nëpërmjet dy nëngrupeve të dallueshme:
E para merrej me importin sistematik të tretësve kimikë nga jashtë dhe përzierjen e tyre me lëndët djegëse, ndërsa i dyti metodizoi eksporte fiktive të benzinës, duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve.
“Nënsektori” i parë ishte ai i Furnizimit me Benzinë për Motorët dhe i dyti ai i Furnizimit me Tretës Kimikë.
Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala.Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
Një rol qendror në funksionimin e organizatës luante edhe nëngrupi i dytë, i cili kishte ndërmarrë furnizimin dhe shpërndarjen sistematike në territorin grek të sasive të mëdha të benzinës pa plumb, e cila vinte nga vende të huaja (Rumania dhe Bullgaria). Veprimi i saj bazohej në një skemë komplekse eksportesh fiktive drejt Shqipërisë, me abuzim me procedurat doganore (dokumente doganore të falsifikuara) dhe deklarata të rreme.
Kur klientët i çonin makinat e tyre në stacionet e benzinës të përfshira për t’u furnizuar me karburant, kjo bëhej nga pompat e lidhura me rezervuarët e stacioneve që përmbanin karburantin e kontrabanduar.Konkretisht, ata përdorën softuer të posaçëm dhe arritën ndryshimin e pjesës mekanike, elektrike ose elektronike të matësve të rrjedhës dhe shpërndarësve të karburantit.Kështu arritën ata të ndryshonin matjet e pompës së karburantit dhe sistemin e monitorimit të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit të lëngshëm. Karburanti që hidhnin qytetarët ishte më i pakët në litra, por normalisht atyre u ngarkohej shuma e plotë.Top Channel
-

Përfitime prej miliona euro/ Çmontohet rrjeti i kontrabandës së naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar
Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh. Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”.
Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një menu të fshehur opsionesh të cilat kishin aftësinë të ndërhynin në sistemin e ligjshëm të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit. Pas futjes së parametrave specifikë, kryheshin dërgesa me deficit prej 25%.
Ata gjithashtu kishin software me kode aksesi që gjeneronin raporte shitjesh si për sasitë ligjore që nxirreshin nga pompat për të cilat lëshoheshin dhe transmetoheshin fatura dhe që ishin regjistruar në sistem, ashtu edhe për sasitë që dorëzoheshin përmes pompave pa lëshuar fatura nga sistemi i hyrje-daljeve. Ky program rezultoi se mbante të dhëna raporti vetëm për dhjetë ditët e fundit me mundësinë e parametrizimit për moslëshimin e faturës. Në të njëjtën kohë, lejonte ndryshimin manual të të dhënave të përmbledhjeve totale të pompave.
Një program tjetër që ata përdorën ishte kryerja e ndërhyrjeve në pompat e karburantit, ku përdoruesi ishte në gjendje të zgjidhte pompën e ndërhyrjes, pa u regjistruar litrat e karburantit nga sistemi i hyrjes-daljes.
Sipas asaj që është bërë e ditur, rrjeti i kontrabandës së karburantit përfshinte 9 stacione karburanti në Ano Liosia, Agioi Anargyri, Kamatero, Arta, Lakonia dhe Trikala, ku përfundonte karburanti i falsifikuar, nga i cili qytetarë të pavetëdijshëm mbushnin automjetet e tyre. Grupimi kishte vepruar që nga fillimi i vitit dhe janë bërë 22 arrestime.
Ajo që gjeti FBI-ja greke është treguese e madhësisë së rrjetit. Gjatë hetimeve, u gjetën, ndër të tjera, afërsisht 790,000 euro.Sipas të dhënave zyrtare, u vulosën 8 stacione karburanti, ndërsa nga janari 2025 deri në gusht, dyshohet se u trafikuan ilegalisht 1,340,354.05 litra benzinë dhe 212,213.40 litra tretës. Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arritën në 3 milionë euro.
Organizata kriminale vepronte nëpërmjet dy nëngrupeve të dallueshme:
E para merrej me importin sistematik të tretësve kimikë nga jashtë dhe përzierjen e tyre me lëndët djegëse, ndërsa i dyti metodizoi eksporte fiktive të benzinës, duke shmangur pagesën e taksave dhe detyrimeve.
“Nënsektori” i parë ishte ai i Furnizimit me Benzinë për Motorët dhe i dyti ai i Furnizimit me Tretës Kimikë.
Udhëheqësit dyshohet se ishin një shqiptar dhe një burrë 50-vjeçar nga Trikala. Të dy ishin aktivë në Atikë, Trikala dhe Selanik, duke pasur kontakte me njerëz në Rumani, Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
Një rol qendror në funksionimin e organizatës luante edhe nëngrupi i dytë, i cili kishte ndërmarrë furnizimin dhe shpërndarjen sistematike në territorin grek të sasive të mëdha të benzinës pa plumb, e cila vinte nga vende të huaja (Rumania dhe Bullgaria). Veprimi i saj bazohej në një skemë komplekse eksportesh fiktive drejt Shqipërisë, me abuzim me procedurat doganore (dokumente doganore të falsifikuara) dhe deklarata të rreme.
Kur klientët i çonin makinat e tyre në stacionet e benzinës të përfshira për t’u furnizuar me karburant, kjo bëhej nga pompat e lidhura me rezervuarët e stacioneve që përmbanin karburantin e kontrabanduar.Konkretisht, ata përdorën softuer të posaçëm dhe arritën ndryshimin e pjesës mekanike, elektrike ose elektronike të matësve të rrjedhës dhe shpërndarësve të karburantit.
Kështu arritën ata të ndryshonin matjet e pompës së karburantit dhe sistemin e monitorimit të hyrje-daljeve të stacioneve të karburantit të lëngshëm. Karburanti që hidhnin qytetarët ishte më i pakët në litra, por normalisht atyre u ngarkohej shuma e plotë. -

Rreth 10 mijë hyrje-dalje/ Fluks i shtuar këtë fundjavë në sportelet e doganës së Kakavijës
Këtë fundjavë në doganën e Kakavijës është regjistruar një fluks i shtuar në sportele. Shkak për situatën janë bërë lëvizjet e shumta në dalje, teksa emigrantët shqiptarë rikthehen në shtetin grek pas pushimeve të verës.
Sipas Policisë Kufitare në Kakavijë janë përpunuar 9,527 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3,841 në hyrje dhe 5,686 në dalje.
Gjithashtu janë regjistruar 3,107 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1,265 në hyrje dhe 1,842 në dalje.
Sipas informacioneve, Policia Kufitare punon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Për shkak të fluksin, edhe pala greke ka përshpejtuar procedurat për kontrollin e dokumenteve në sportelet e doganës greke.
Ditët e fundit të muajit gusht shoqërohen tipikisht me lëvizje të shtuara dhe fluks në doganat e vendit, prej lëvizjeve nga shtetasit dhe automjetet në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
