Tag: hyrje

  • Lamtumirë vulave në pasaportë/ Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

    Lamtumirë vulave në pasaportë/ Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

    Foto ilustruese

    BRUKSEL- Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System, (hyrje-dalje). Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026. 
    Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Por, të gjithë qytetarët e shteteve jo-anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë vizitorët britanikë, do të përballen me ndryshime në mënyrën se si udhëtojnë drejt dhe nga blloku.
    Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik, i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.
    Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore.
    Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht digjital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve, gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.
    Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh. Të gjitha këto të dhëna do të ruhen për 3 vite, ose 5 në rast se kalohen afatet e qëndrimit, më pas të dhënat fshihen automatikisht. Nga procesi i dhënies së shenjave të gishtërinjve, përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.
    Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin.
    BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos.

  • Shpërthen festa, Rej Manaj shënon gol në fund të pjesës së parë

    Shpërthen festa, Rej Manaj shënon gol në fund të pjesës së parë

    Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
    Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
    Në portë është Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
    Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2.
    REZULTATI LIVE:
    SERBI 0-0 SHQIPËRI
    KOMENTI LIVE:
    45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë.
    42′ Juljan Shehu shkakton në ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë të mbrëmjes.
    41′ Broja lëviz bukur në hyrje të zonës serbe, duke kaluar disa lojtarë. Më pas, Asllani gjen topin dhe provon fluturimthi me të majtën, por tentativa e tij shkon lart kuadratit.
    38′ Samardzic provon me një gjuajtje të lehtë në hyrje të zonës, por Strakosha e ndal pa probleme.
    37′ Serbët pretendojnë për 11-metërsh, pas një prekje të Laçit me gjoks. Pas konsultimit me VAR, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.
    30′ Vlahovic godet në hyrje të zonës, me topin që shkon jashtë kuadratit.
    26′ Vlahovic godet nga distanca, por Strakosha arrin ta ndalë topin në dy kohë.
    22′ Asllani hedh një krosim në zonë dhe Mitrovic e devijon duke rrezikuar autogolin, por Petrovic e kontrollon pa probleme.
    21′ Samardzic shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe Uzuni fiton një goditje dënimi në një zonë të rrezikshme.
    12′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Manaj provon me kokë, por topi shkon mbi kuadratin e portës.
    7′ Stankovic provon me një gjuajtje nga distanca, por bllokohet nga Asllani.
    1′ Shkelmohet topi në Leskovc!

  • Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë

    Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë

    Nga mesnata e së shtunës, më saktësisht me nisjen e datës 12 tetor, do të nisë zbatimi gradual i rregullave të reja për hyrje dhe dalje në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të cilat gëzojnë mundësinë e lëvizjes pa viza.

    Vendet e BE-së në kufijtë e jashtëm të bllokut dhe të vendeve të tjera të zonës Schengen do të nisin gradualisht përdorimin e sistemit të ri të hyrjeve dhe daljeve (Entry-Exit System – EES). Këto rregulla do të zbatohen edhe ndaj qytetarëve të Shqipërisë, të cilët mund të udhëtojnë në BE pa viza.

    Këto rregulla, sipas sqarimeve nga BE-ja, nuk do ta kufizojnë liberalizimin e vizave, por vetëm do të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të hyrje-daljeve dhe, si rrjedhojë, në rritjen e sigurisë për vendet e BE-së.

    Nga e diela, 12 tetor, në vendkalimet kufitare do të nisë marrja e gjurmëve të katër gishtërinjve të dorës së djathtë dhe fotografimi digjital, ndërsa këto të dhëna do të regjistrohen në sistemin e ri të të dhënave. E tërë procedura do të bëhet vetëm herën e parë kur të hyjnë shtetasit e vendeve të treta në BE, ndërsa pastaj do të bëhet vetëm krahasimi i fotografisë në pasaportë me fotografinë në sistem.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Markus Lamert, ka thënë se në 6 muajt e parë sistemi i ri do të përdoret vetëm në mënyrë të kufizuar, ndërsa pas një periudhe gjashtëmujore, më saktësisht më 10 prill të vitit 2026, do të hyjë në tërësi në fuqi.

    ‘6 muaj është periudha e tranzicionit. Në fund të kësaj periudhe 6 mujore, sistemi i hyrje-daljeve do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe vulosja e pasaportave do të zëvendësohet me regjistrim elektronik në sistem’, ka thënë ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

    Masat e reja pritet të rezultojnë në pritje më të gjata në vendkalimet kufitare për shkak të procedurave të reja, megjithë deklarimet nga zyrtarët e BE-së se nuk presin që kjo të ndikojë në mënyrë dramatike.

    BE-ja beson se me masat e reja do të kontrollojë më mirë se kush hyn në territorin e saj dhe do ta ketë më të lehtë për të zbuluar dhe sanksionuar ata që nuk i respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave, sidomos ato për kufizimin e qëndrimit në territorin e BE-së.

    Liberalizimi i vizave mundëson vetëm udhëtime për vizita në BE, me qëndrim të kufizuar deri në 90 ditë, ndërsa gjatë një viti maksimum 180 ditë. Ata që do t’i shkelin këto rregulla, e të cilët do të zbulohen më lehtë me sistemin e ri, do të mund të kenë pasoja, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në territorin e Bashkimit Evropian.

  • Aksident në hyrje të Elbasanit, një person plagoset rëndë

    Aksident në hyrje të Elbasanit, një person plagoset rëndë

    Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rreth rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

    Sipas burimeve paraprake nga policia, një automjet tip veturë ka përplasur një çiklomotor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

    Ngjarja ndodhi në rrethana që janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor.

    Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe një autoambulancë, e cila transportoi të plagosurin në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

  • Momente paniku në hyrje të Elbasanit, një person i shtrirë në rrugë, dyshohet për plagë të rënda

    Momente paniku në hyrje të Elbasanit, një person i shtrirë në rrugë, dyshohet për plagë të rënda

    Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Elbasanit.
    Një person është përplasur në rrugë, teksa nga pamjet shihet i shtritë në tokë.
    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka rrethuar një pjesë të rrugës.

  • Nga 12 tetori nis zbatimi/ Balluku: Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen, ja si funksionon

    Nga 12 tetori nis zbatimi/ Balluku: Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen, ja si funksionon

    Nga 12 tetori nis zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljeve (EES) – një sistem elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.
    Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi të këtij sistemi.
    Ky sistem funksionon nëpërmjet regjistrimit, i cili bëhet në kufi përmes të dhënave biometrike – foto + gjurmë gishtash.
    Ky sistem zgjat vetëm disa minuta, por qytetarët duhet të përgatiten për pritje në periudha me fluks
    Regjistrimi është i vlefshëm për 3 vjet
    Qytetarët nuk duhet të harrojnë rregullin 90/180 ditë. Qëndrimi në zonën Shengen lejohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
    Sistemi evidenton çdo tejkalim, ndaj qytetarët duhet të respektojnë afatet për të shmangur penalizimet.
    Zbatimi nuk nis njëkohësisht në të gjitha vendet Shengen, prandaj të gjithë duhet të informohen para udhëtimit.
    Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datën e lindjes, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin e fytyrës dhe/ose gjurmët e gishtave
    EES regjistron datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes nga një shtet evropian që përdor EES-në si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.
    Sipas rastit, udhëtarët me pasaportë biometrike mund t’i paraqesin dokumentet e udhëtimit në sistemet e vetëshërbimit.
    Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe/ose do të mbikëqyrin procesin.
    Udhëtari duhet që të paraqesë dokumentet si dhe të japë të dhënat biometrike (imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtave) në sistemin e vetëshërbimit
    Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave do të fillojë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga data 12. tetor 2025, dhe zbatimi i plotë do të jetë brenda 10 prill 2026.
    Punonjësi i policisë verifikon informacionin e marrë nga sistemi i vetëshërbimit, bën pyetje sipas rastit, autorizon ose refuzon hyrjen e udhëtarit, dhe i regjistron në sistem.
    Udhëtari përfiton nga një proces më i lehtë dhe më i efektshëm për kalimin e kufirit.

  • Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë, e vlefshme…

    Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë, e vlefshme…

    Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.

    Sistemi funksionon nëpërmjet regjistrimit, i cili bëhet në kufi përmes të dhënave biometrike (foto + gjurmë gishtash), i cili është i vlefshëm për 3 vite.
    Qytetarët nuk duhet të harrojnë rregullin 90/180 ditë, pasi qëndrimi në zonën Shengen lejohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
    Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave do të fillojë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga data 12 tetor 2025, dhe zbatimi i plotë do të jetë brenda 10 prill 2026.
    Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datëlindjen, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin (fytyrën) dhe gjurmët e gishtave.
    EES regjistron datën dhe vendin e hyrje-daljes nga një shtet evropian që përdor këtë sistem si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.
    Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe do të mbikëqyrin procesin.

    Top Channel

  • Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori, udhëtarët shqiptarë do të hasin vonesa në kufi

    Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori, udhëtarët shqiptarë do të hasin vonesa në kufi

    Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Këto vonesa mund të vijnë pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foro.
    Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane.
    SchengenVisaInfo ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen dhe ata shqiptarë.
    SchengenVisaInfo sqaron se për udhëtarët jo të BE-së, ky sistem i ri do të thotë: marrje shenjash të gishtërinjve, fotografi dhe kohë më të gjata përpunimi gjatë hyrjes/daljes (1.5 deri në 3 herë më shumë gjatë fazës fillestare të zbatimit).
    Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore).
    Sipas Komisionit Europian, EES do të zbatohet si për udhëtarët që kanë vizë, ashtu edhe për ata që përjashtohen nga viza.
    EES do të mbledhë disa informacione si Imazhin e fytyrës (për të gjithë udhëtarët); Gjurmët e gishtave (vetëm për udhëtarët që nuk kanë vizë); Të dhënat biometrike të pasaportës; Datat dhe vendndodhjet e hyrjes/daljes.
    Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.
    Të dhënat do të ruhen për 3 vjet (ose 5 vjet, nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit).
    Zbatimi do të jetë gradual. Vendet anëtare kanë afat deri më 10 prill 2026 për ta zbatuar plotësisht sistemin. Deri atëherë, në disa pika kufitare do të përdoret EES, ndërsa në të tjera do të vazhdohet me vulat tradicionale në pasaportë.
    Sistemi i Hyrje/Daljeve (EES) do të zbatohet në 29 shtete europiane, duke përfshirë të 25 vendet anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit, si edhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
    Jashtë këtij sistemi mbeten Irlanda dhe Qiproja, të cilat do të vazhdojnë të përdorin vulat e pasaportës. Për shembull, nëse fluturoni nga Dublini drejt Parisit, pasaporta ju vuloset kur dilni nga Irlanda dhe më pas skanohet në hyrje në Francë.
    Kush duhet të regjistrohet në EES
    Sistemi i ri i Hyrje/Daljeve (EES) do të përfshijë çdo shtetas të vendeve jashtë BE-së dhe zonës Shengen, që udhëton për qëndrime të shkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
    Në momentin e parë të regjistrimit, udhëtarët do të japin një foto të fytyrës në kohë reale, ndërsa ata që hyjnë pa vizë do të japin edhe katër gjurmë gishtash. Për ata që udhëtojnë me vizë, gjurmët e gishtave nuk do të kërkohen sërish, pasi ruhen tashmë në sistemin VIS.
    Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.
    Ky proces synon të përshpejtojë kalimet kufitare dhe të zëvendësojë sistemin e vjetshëm të vulave në pasaportë. Gjatë regjistrimit të parë merret një foto në kohë reale e fytyrës dhe katër gjurmë gishtash për udhëtarët e përjashtuar nga viza.
    Për mbajtësit e vizave, gjurmët e gishtave janë tashmë të regjistruara në sistemin VIS dhe nuk do të merren sërish për EES.
    Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e gjurmëve të gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.

    Në EES nuk regjistrohen qytetarët e BE-së, vendeve të SEE (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) dhe Zvicrës, si edhe ata të Irlandës dhe Qipros. Përjashtohen gjithashtu poseduesit e lejeve të qëndrimit ose vizave afatgjata (D), si dhe qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikani. Nga regjistrimi përjashtohen edhe diplomatët, krerët e shteteve, personeli i NATO-s, si dhe punëtorët kufitarë apo ekuipazhet e anijeve, avionëve dhe trenave ndërkombëtarë.
    Pikat kryesore të sistemit të Hyrje-Daljeve (EES)
    Fillimi: 12 tetor 2025 (zbatim i pjesshëm deri më 10 prill 2026)
    Kush duhet të regjistrohet: Shtetasit jo-BE që vizitojnë për më pak se 90 ditë
    Biometria: Foto për të gjithë + 4 gjurmë gishtash për udhëtarët pa vizë
    Përjashtohen: Qytetarët e BE/SEE/Zvicrës, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe shtetasit e Monakos, Andorrës, San Marinos dhe Vatikanit
    Afati i ruajtjes së të dhënave: 3 vjet normalisht, 5 vjet nëse tejkalon afatin e qëndrimit
    Ku zbatohet: 29 shtete europiane (vendet Shengen/SEE dhe Zvicra)
    Përjashtime: Irlanda dhe Qiproja vazhdojnë me vulosje pasaporte
    Koha e përpunimit: Pritet të zgjasë 1.5 deri 3 herë më shumë se vulosja aktuale e pasaportës
    Kostoja: Pa pagesë (regjistrimi në EES nuk ka tarifë)./Monitor

  • Aktivizohet EES/ Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

    Aktivizohet EES/ Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

  • Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Shqiptarët mund të hasen me vonesa në kufi

    Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Shqiptarët mund të hasen me vonesa në kufi

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit. Këto vonesa mund të vijnë pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foro.
    Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane.
    SchengenVisaInfo ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen dhe ata shqiptarë.
    SchengenVisaInfo sqaron se për udhëtarët jo të BE-së, ky sistem i ri do të thotë: marrje shenjash të gishtërinjve, fotografi dhe kohë më të gjata përpunimi gjatë hyrjes/daljes (1.5 deri në 3 herë më shumë gjatë fazës fillestare të zbatimit).
    Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore). Sipas Komisionit Europian, EES do të zbatohet si për udhëtarët që kanë vizë, ashtu edhe për ata që përjashtohen nga viza.
    EES do të mbledhë disa informacione si Imazhin e fytyrës (për të gjithë udhëtarët); Gjurmët e gishtave (vetëm për udhëtarët që nuk kanë vizë); Të dhënat biometrike të pasaportës; Datat dhe vendndodhjet e hyrjes/daljes.
    Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.
    Të dhënat do të ruhen për 3 vjet (ose 5 vjet, nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit). Zbatimi do të jetë gradual. Vendet anëtare kanë afat deri më 10 prill 2026 për ta zbatuar plotësisht sistemin. Deri atëherë, në disa pika kufitare do të përdoret EES, ndërsa në të tjera do të vazhdohet me vulat tradicionale në pasaportë.