Një efektiv policie është vrarë me armë zjarri në Kaçanik. Muhamet Lika u gjet i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00 dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli.
Tag: hyrje
-

U gjet i plagosur rëndë në hyrje të banesës së tij, humb jetën efektivi i policisë (Emri)
-

LAJM I MIRË – BERZH jep 731 mijë euro për parkun ligatinor në hyrje të liqenit të Shkodrës…
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Një tjetër kontratë e lidhur për Shkodrën, një tjetër investim për Liqenin e Shkodrës!
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731,000 euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, ku autoriteti kontraktor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky investim ka si qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun Shkodër.
Parku Ligatinor do të ofrojë funksione rekreative për qytetarët, si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive. Bashkia Shkodër është përfituese e këtij projekti që vjen në kuadër të mbështetjes për infrastrukturën dhe turizmin në Shqipëri që financohet nga Bashkimi Evropian.Continue Reading