Tag: hyrje

  • Universi sjell lajme të fuqishme! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime të pashmangshme, ç’ndodh me ekonominë tuaj

    Universi sjell lajme të fuqishme! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime të pashmangshme, ç’ndodh me ekonominë tuaj

    Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur.
    Ka nisur një javë intensive dhe pozitive. Energjia e Univerist është: Nis sot me Mërkur në të kundërt, Venusi në të kundërt mbi Saturn në trekëndësh me Uranin dhe në trekëndësh me Marsin. Kjo dmth që faktori i të papriturës është shumë preznet.
    Pra presim lajme të forta. Informacione të forta.

    Kjo hyrje do përcaktojë zgjidhjet, lëvizjet dhe vendosjet nga data 13 prill deri në 3 qershor.
    Nesër kthehet Mërkuri në të drejtë dhe Marsi te Gaforrja. Detyrimet e këtij Marsi janë çështjet e familjes, arsimit dhe fëmijëve.
    DashiDo të ndikohet totalisht nga trekëndëshi i Diellit dhe Jupiterit. Siguroni pjesën e ekonimisë, është prioritet i javës leku, këmbime, pagesa, marrje borxhesh. Zhvillimet e forta në shërbim të zgjerimit tuaj ekonomik do jenë prezent nga nesër. Është përiudha e tyre.
    DemiJanë të përfshirë dhe janë në qendër. Nga njëri krah kanë Marsin në trekëndësh dhe nga ana tjetër kanë Mërkur-Venus-Saturn. Shumë hyrje serioze me ndikime të forta. Do ndikojë më shumë te të lindurit e datës 13-14 dhe 16-17 maj, në ndryshime të detyrushme dhe të pashmangshme. Do kanalizojnë ndryshimet në drejtimin dhe formën që duan, duke menduar afatgjatë. Për Demat është e sigurt që mbështetjen dhe ndihmën e njerëzve që duan do e kenë në maksimum
    BinjakëtJupiteri te vetja në trekëndësh me DIellin. Levizjet dhe iniciativat që kanë marrë dhe kanë mbetur detyrime të vogla pa kopsitur do ishte mirë të vendoset në agjendë nga nesër. Sot, në një mënyrë apo në një tjetër u jep informacion që u shton pozitivitetin. Është një periudhë shumë e mirë për të mbyllur problematika të fizikut.
    GaforrjaJanë të përfshirë, Marsi është te ata. Pak e vështirë të mos ndryshojë agjenda dhe ritmi. Në çdo lloj pune që janë, duket sikur kolegu ka vështirësi dhe një hall që përcakton agjendën tyre. Kthimi i Mërkurit në të drejtë nesër, bën që çdo lloj projektimi, zhvillimi apo mbyllje të realizohet. Faktori i të papriturës nuk ndikon drejtëpërdrejtë.
    LuaniFavorizohen nga hyrja e jupiterit me diellin. Si në raport me ekonominë dhe me punën. Informacioni që marrin sot do shkaktojë ndjesi pozitiviteti dhe optimizmi. Mund të hap një trajektore të re në mënyrën si zhvillohen profesionalisht.
    VirgjëreshaPërballë kanë Mërkurin, Venusin dhe Saturnin. Do marrin lajme shumë serioze, por për të tjerët. Për njerëz që i kanë bashkëpunorë të afërt ose për miq të ngushtë. Agjenda juaj do përckatohet nga humori i njerëzve që duan. Mërkuri në të drejtë bën të mundur të mbyll çdo lloj paqartësie në punë dhe në ekonominë e tyre.
    PeshorjaTë favorizuarit e javës! Është një javë që diellin e kanë përballë në trekëndësh me Jupiterin. Janë hyrje astrologjike shumë të mbara. Bën të mundur që minimalisht ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes me diskutime shumë pozitive dhe një projektim shumë të mirë për të ardhmen. Peshorja mund të ketë verën më të bukur që ka patur prej 12 vitesh. Nga sot dhe në vazhdim duhet të shfrytëzojnë mënyrën si duan ta ripozicionojnë statusin e tyre profesional. Është koha që Peshoret do luajnë një rol shumë të rëndësishëm me ecurinë e gjërave të mëdha. Nis një epokë që do zgjasë deri në 2039. Është koha që të rishkëlqejnë.
    AkrepiNdryshimet, edhe nëse nuk i keni në plan, janë të detyruar të ndjekin ritmin e kohës. Kthimi i Mërkurit në të drejtë bën që minimalisht gjërat që donit ti merrni në momentin që doni. Jeni shumë më të qetë dhe më të qartë në çështjet e diskutimeve në ambjentet brenda shtëpisë ose raportet në çifte afatgjata. Nuk ju mungon intuita që të gjeni rrugën dhe zgjidhjen nëse diçka ju shkon keq këtë kohë.
    ShigjetariJupiterin e kanë përballë në këtë hyrje me DIellin. Është një pozicion mjaft favorizues. Duhet të pozicionohen drejtëpërdrejtë në çështje që i përkasin profesionit. Duhet të bëni një pauz në sqarime personale. Nëse bëhet kjo, java do ju rezultojë shumë produktive. Por nëse vazhdoni të merreni me sqarime, do humbisni mundësi dhe shanse shumë të mira të kësaj jave. Sa më vigjilet, aq më produktiv këtë javë dhe në vazhdim.
    BricjapiMarsin e kanë përballë, duan apo s’duan do e gjejnë veten në bashkëpunime. Do marrin propozime që të marrin pjesë në bashkëpunime. Nisur nga sot dhe në vazhdim do kenë minimalisht projektimin për të vetëshpalosur talentin. Me Mërkurin në të drejtë te Peshqit, është një periudhë shumë e mirë për tu marrë me pamjen e tyre. Që nga ndryshimi i look-ut edhe në çështje të tjera bukurie. Hëna në mbushje e favorizon këtë pjesë për Bricjapin.
    UjoriNuk është në familje shumë miqësore Marsi te Gaforrja. Por shqetësimet që kanë pasur deri ditën e djeshme, do e kenë shumë të lehtë për t’i zgjidhur nga sot. Kjo lidhet me lekun, pagesa, borxhe apo detyrime të mbartura. Kjo javë, nsiur nga dreka e ditës së sotme dhe sidmos nesër, ju ndihmon në çdo pagesë të mundshme që kanë. Mirë do bëjnë t’i vendosin në agjendë pagesat. Presin një gjysmë të dytë të muajit prill shumë më aktiv nga çfarë e mendojnë.
    PeshqitSaturni-Mërkrui dhe Venusi janë në hyrje të drejtëpërdrjtë mbi ta. Do të duhet të zgjidhin çdo pasiguri në lidhje me trupin dhe shëndetin. Vendosni prioritet në agjendë takimin me mjekun përaktës që ta zgjidhni dhe ta lini të shkuarën. Në të kundërt do përballen me faktorin e të papriturës që nuk është shumë favorizues. Nisur nga sot, deri në fund të majit nuk ju le alternative për të shtyrë nëse keni patur shqetësime. Kthimi i Mërkurit në të drejtë, do ndihen më të qetë në raport me ekonominë dhe do ndihen shumë herë më të qetë në jetën në çift. Disa nga Peshqit kanë mundësi shumë të mira për të patur një pranverë me ngjyra shumë të forta në dashuri./vizionplus.tv

  • Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për 4 të plagosur

    Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për 4 të plagosur

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit.Mësohet se një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët.“Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
    Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

  • Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 4 të plagosur

    Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 4 të plagosur

    Një aksident i rëndë është shënuar në hyrje të tunelit të Murrizit, me pasojë 4 të plagosur.

    Policia bën me dije se rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
    Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për katër të plagosur, detajet e para

    Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për katër të plagosur, detajet e para

    Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit.
    Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër të rinj.
    “Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë”, informon policia.

  • Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 19-vjeçari humb kontrollin e makinës, raportohet për të plagosur

    Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 19-vjeçari humb kontrollin e makinës, raportohet për të plagosur

    Njoftimi i policisë:
    Klos/Informacion paraprak
    Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
    Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Akuza për prodhim dhe shitje droge, kapet në hyrje të Shqipërisë 34-vjeçari

    Akuza për prodhim dhe shitje droge, kapet në hyrje të Shqipërisë 34-vjeçari

    Është arrestuar një 34-vjeçar në hyrje të Shqipërisë pasi akuzohet për veprën penale ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

    Ndaj shtetasit me iniciale G.G., Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin në kërkim G. G., 34 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje të Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Kontrolle në hyrje dhe dalje të Vlorës, shoqërohen në komisariat disa persona

    Kontrolle në hyrje dhe dalje të Vlorës, shoqërohen në komisariat disa persona

    Disa persona janë shoqëruar në komisariat, pas kontrolleve të kryera nga policia në hyrje dhe dalje të Vlorës.

    Gjatë mbrëmjes së kaluar në Vlorë forcat e rendit kanë zhvilluar kontrolle, me fokus në mjetet me xhama të zinj, personat në kërkim dhe individët që dyshohet se lëvizin me armë pa leje.

    Sipas burimeve zyrtare, deri më tani janë shoqëruar disa persona dhe janë vendosur masa administrative për drejtues mjetesh që janë kapur nën efektin e alkoolit ose pa dokumentacionin e nevojshëm.

    Operacioni vijon me qëllim forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

  • Çfarë ndodhi në hyrje-dalje të Vlorës? Shoqërohen në polici disa persona, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi në hyrje-dalje të Vlorës? Shoqërohen në polici disa persona, ja arsyeja

    Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.
    Mbrëmjen e sotme, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, me fokus kryesor ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje.
    Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë vendosur masa administrative për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt.

  • Kush e vrau ish-ushtarin e UÇK-së? Familja: U qëllua tinëzisht në prag të shtëpisë

    Kush e vrau ish-ushtarin e UÇK-së? Familja: U qëllua tinëzisht në prag të shtëpisë

    Mbrëmjen e 1 prillit, rreshteri Muhamed Lika u vra në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. I ndjeri ishte po ashtu ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli tha se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, i dyshuari është ende në arrati, ekipet policore po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, pati deklaruar Veseli.
    Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare. “Jam thellësisht i shokuar dhe ende nuk po mund ta besoj lajmin tragjik për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, stërnipit tim të dashur. Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i sjellshëm, i matur dhe i përkushtuar në detyrën e tij si polic”, shkruan një nga familjarët e tij në rrjetin social Facebook

  • Vritet me armë zjarri në hyrje të banesës efektivi në Kosovë

    Vritet me armë zjarri në hyrje të banesës efektivi në Kosovë

    Muhamed Lika

    KOSOVË-Një tjetër vrasje ka ndodhur në Kosovë, ku një efektiv i Policisë është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij.  Sipas policisë ngjarja ndodhi pak para mesnate në rrugën “Idriz Seferi”, Kaçanik. Oficeri i policisë, Muhamed Lika, nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra. Ndërkohë autori është ende në kërkim.
    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
    Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti kriminal./ZËRI