Festa e Pashkëve ka rikthyer shqiptarët në atdhe këtë fundjavë.Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7,740 në hyrje dhe 2,960 në dalje.
Po ashtu, janë regjistruar 3,656 mjete, prej tyre 2,796 në hyrje dhe 860 në dalje.Fluksi ka nisur të rritet që në fillim të javës, kur lëvizjet kapnin shifrën 5,500, ç’ka përbën një rritje prej rreth 80% krahasuar me ditët e zakonshme.
Aktualisht të dyja palët funksionojnë me nga 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje pa shënuar radhë në pritje.
Tag: hyrje
-

Festa e Pashkëve/ Shqiptarët rikthehen në atdhe, rreth 8 mijë persona hyjnë në vend përmes pikës kufitare të Kakavijës
-

Pashkët kthejnë shqiptarët në atdhe, rreth 8 mijë persona hyjnë në vend përmes pikës kufitare të Kakavijës
Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7,740 në hyrje dhe 2,960 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 3,656 mjete, prej tyre 2,796 në hyrje dhe 860 në dalje.
Krahasuar me ditët normale, ku lëvizjet ditore kapin mesatarisht shifrën 3,000 hyrje-dalje, rritja e fluksit është dukshëm e lartë. Sipas të dhënave zyrtare, fluksi ka nisur të rritet që në fillim të javës, kur lëvizjet kapnin shifrën 5,500, çka përbën një rritje prej rreth 80% krahasuar me ditët e zakonshme.
Kjo lëvizje e shtuar në hyrje të territorit shqiptar lidhet me festën e Pashkëve, duke reflektuar kthimin e emigrantëve dhe shtimin e vizitave familjare në këtë periudhë festive. Pika kufitare e Kakavijës, si më e madhja me Greqinë, përballet tradicionalisht me rritje të fluksit në festa të tilla. Aktualisht të dyja palët funksionojnë me nga 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje pa shënuar radhë në pritje -

Vijon zjarri në hyrje të tunelit të Llogarasë, flakët favorizohen nga era e fortë
Zjarri në zonën e Llogarasë, në hyrje të tunelit nga ana e Orikumit, vijon të jetë aktiv dhe me intensitet të lartë. Vatra ndodhet në një zonë të vështirë terreni dhe aktualisht përhapja e flakëve po ndikohet nga era e fortë që fryn në rajon.
Zjarri është përmasash të mëdha dhe ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Ende nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave apo jetës së njerëzve, por situata mbetet e paqëndrueshme.
Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë nga strukturat qendrore për të përballuar emergjencën.
Për shkak të erës dhe terrenit të thyer, ndërhyrja ajrore shihet si një nga mundësitë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. -

“Lëvizje ekonomike të ndjeshme”, Horoskopi javor, astrologe Meri Gjini ka lajme të mira: Shenjat që gjejnë dashurinë
Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur.
Kryefjala e javës është dashuria! Me Venusin dhe Mërkurin në të drejtë është plot romancë dhe emocione.
Gjithashtu në këtë javë do ketë edhe lëvizje në stabilizimin ekonomik, që ka munguar që nga nëntori.Minimalisht kjo javë është pozitive dhe optimiste.
DashiKa shkuar Neptuni. Ndikimin do e ketë për shumë gjatë. Do e gjejnë veten shpesh në qendër të vëmendjes, por për mirë. Kanë patur një periudhë të gjatë me vështirësi të mëdha drejt maksimumit që ata kërkojnë. Por në vazhdimësi do e gjejnë veten në vrapin për të kapur madhështinë e tyre, që duket sikur kishin hequr dorë. Këtë javë, Marsi vazhdon akoma në hyrje 4 këndore me DIellin e tyre, kjo bën që rezultatet praktike t’i lodhin derisa të realizohen. Pagesat e gjithë formave realizohen në moment të fundit dhe lënë një shije shumë të mirë.
DemiLëvizja ekonomike është shija e parë. Venusi bën të mundur që nga hiçi të ndihen se kanë një dhuratë, shpërblim dhe vlerësim. Shija e të papriturës në shpërblime është ndjesia e javës. Është një javë që do shënoj një ditë (të mërkurën) që do sjell informacione të mira, shumë të mira në shërbim të ndryshimeve që po i presin që nga fundi i shtatorit të vitit që kaloi.
BinjakëtJupiteri në hyrje shumë pozitive me DIellin dhe Venusin. Minimalisht ndihen të vlerësuar në të përditshmen. Një pjesë e mirë e tyre do bëjnë diskutime, sidmos sektori privat, do kenë mundësi shumë të mira për rritje në rrogë. Ndjesia e fatit do ndihmojë shumë.
GaforrjaMarsi është në rënie dhe në dalje. Agjenda juaj do jetë shumë më e qartë dhe e saktë. Vini duke u lehtësuar. Me Venusin në të drejtë shija është shumë e mirë. Disa nga Gaforret mund të kenë mundësi arratisje ose njohje interesante. Gjërat me të cilat do merren këtë javë mbani për veten tuaj.
LuaniKy Venus në hyrje të fortë me Uranin te Demat, nuk është favorizues, por është favorizues në lidhje më çështje shumë të rëndësishme të njerëzve që i doni fort. Në lidhje me çështje karriere, çështje ekonomie ose shëndetin. Për vete Luanët do ishte mirë, nga sot të merren me riorganizmin apo rregullimin e mënyrës se si ushqehen.
VirgjëreshaMe Venusin në të drejtë, përballë dhe Mërkurin njësoj, në hyrje shumë të forta me Uranin. Java vështirë se ka një agjendë fikse, për shkak të faktorit të së papriturës, por për shumë mirë. Mund të kenë rrugëtim të ri në shërbim të profesionit, mund të kenë lajme në lidhje me dokumenta, bashkëpunim të ri, propozim të ri.Është një javë që do marrin info për çfarë presin ose përshpejtim të çështjeve të profesionit. Është një javë kompesuese shumë e mirë e vështirësive që ka patur.
PeshorjaDuhet të shfrytëzojën maksimalisht diellin përballë tyre, por edhe në hyrje pozitive me Jupiterin te Binjakët që favorizon Peshoren. Çështje që i përkasin zgjerimit të bazës ku do mbështet ekonomia juaj afatgjatë. Edhe pse një pjesë e mirë e Peshores që merret me punë sezonale, kjo javë do sjell një propozim shumë të mirë dhe të favorshëm.
AkrepiMërkuri në të drejtë te Peshqit, Venusi në hyrje ekzakt trekëndore me Uranin. Nga sot, çfarë ka të bëjë me korigjimin apo strukturimin e bazës ku do zhvillohet profesioni dhe karriera juaj, vendoseni në agjendë. Ndryshimin nuk e shmangni dot. Është më mirë t’i planifikoni vetë lëvizjet. Pika ku mund të projektoni për të shkuar është lehtësisht e arritshme. Mos e lini në dorë të fatit. E papritura e kohës nuk mungon, por i përket emocionit, erosit dhe dashurisë pranverore.
ShigjetariBiseda qëndrore që do merren gjatë kësaj periudhe dhe gjatë kësaj jave e kishit në fundjavën që lam pas. Nga sot gjithashtu do merreni me zgjidhjen e çështjeve që keni diskutuar dje dhe pardje. Në punë, me pak durim mund ta çoni planin tuaj të zhvillimit të karrierës shumë afër objektivit. Kjo kohë duhet shfrytëzuar për çështjet që i përkasin lumturisë familjare.
BricjapiMë në fund, kanë mundësi për të vendosur veten në plan të parë. Kjo javë i ndihmon për çështje zyrtare, çështje shkresash dhe letrash. Sidomos ata që jetojnë jashtë dhe presin një përgjigje pozitive në shërbim të dokumentacionit. Do ishte mirë që të fillojë gradualisht të vendosë ngjyra të bukura në agjendë nga ana emocionale. Pasi me Venusin te Peshqit i kanë të gjitha mundësitë për të gjetur dashurinë e re. Jini më social, më aktiv, më të hapur dhe më të qeshur. Impojnjojeni veten të dilni nga shtëpia. Pasi nëse e lini në ritmin e kohës, do vazhdoni të ndjeni lodhjen e dimrit.
UjoriTë tërhequr dhe të pozicionuar shumë seriozisht ndaj agjendës personale. Çfarë ka të bëjë me shërbmin profesional dhe arsimor të tyre favorizohet këtë javë. Do shpejtohet ritmi në çështjet profesionale.
PeshqitVenusi në të drejtë. Do kenë nevojë për arrati emocionale. Edhe nuk kanë mundësi të arratisen fizikisht, do e gjejnë formën që t’i gjejnë emocionet në vendin ku ndodhen. Duhet të mos ngatërrojnë profesionin me erosin. Ndryshimin e kanë të domosdoshëm. Por nëse e ngatërrojnë profesionin me emocionin do e vështirësojnë shumë më tepër veten dhe nuk do e lënë të shijojnë. Do jenë shumë herë më mirë me çështjet dhe shqetësimet që kanë patur përgjatë gjithë 2024./vizionplus.tv -

Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Të shtunën është përuruar pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kalimet kufitare mes shteteve tani do të bëhen me vetëm një ndalesë dhe një kontroll në hyrje të secilit shtet.
Regjimi i ri do të bëhet sipas modelit “hyrje-hyrje” dhe do të zbatohet në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë, ndërsa policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do t’u kursejë kohë qytetarëve të të dyja shteteve.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se lehtësimi i qarkullimit në kufi do të forcojë bashkëpunimin në shumë fusha mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Tani e tutje qytetarët do kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës dhe të dhënat do shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik… Pritjet e qytetarëve më në fund do të reduktohen e kjo do t’i kontribuoj rritjes ekonomike, shkëmbimit tregtar dhe lidhjeve mes qytetarëve tanë”, ka thënë ai.
-

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbulohen detaje nga nisja e fushatës së PD-së
Janë zbardhur detaje nga organizimi i fushatës së Partisë Demokratike.Tvklan ka mësuar se kësaj radhe do ketë një skenografi krejt ndryshe, ku çelja e fushatës do paraprihet që prej orës 18:00 nga aktivitete të të rinjve demokratë.
Në hyrje të bulevardit që të çon në sheshin “Nënë Tereza” do jenë të vendosur 11-të njësha që simbolizojnë edhe numrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit.Tre ekranë LED, njëri në krah të Pallatit të Kongreseve, në kryqëzimin e Presidencës dhe në hyrje të sheshit do të shfaqin historikun e Partisë Demokratike.
Nga ana e organizatorëve është propozuar që të jetë i njëjti imazh i hapjes së fushatës me atë të Presidentit amerikan Donald Trump, në qendër të të cilit do të jenë të rinjtë.
Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur në karrige dhe krahas Sali Berishës një fjalë do të ketë edhe drejtuesi i fushatës së tij Chris LaCivita. -

VIDEO – Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, makina përplas të moshuarin me biçikletë…
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një makinë tip Benz ka përplasur një shtetas të moshuar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë i moshuari i cili është dërguar në spital. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

MINUTA E FUNDIT – Aksident në hyrje të Shkodrës, makina përplas të moshuarin me bićikletë, rëndë në spital…
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Një makinë tip Benz ka përplasur një shtetas të moshuar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë i moshuari i cili është dërguar në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Një tjetër hyrje surprizë në Ferma VIP 2/ Albi e pret me poezi modelen bukuroshe
Pas aktorit Gani Germia, në Ferma Vip 2 pati një tjetër hyrje surprizë. Konkurentja e dytë që hyri këtë të hënë ishte Danela Shima, me profesion modele.
Danela u prit me poezi nga Albi, i cili është poeti i flaktë i Ferma VIP 2.
Pas hyrjes së Danelës shkon në 17 numri i fermerëve, pasi më herët doli Silvana e cila mori më pak vota se Alba.Ndërkohë kujtojmë që para daljes Silvana me të drejtën që i ka dhënë Agai, zgjodhur kryefermerin e ri, i cili është Andueli.
-

Universi sjell lajme të fuqishme/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime të pashmangshme, ç’ndodh me ekonominë tuaj
Dashi
Do të ndikohet totalisht nga trekëndëshi i Diellit dhe Jupiterit. Siguroni pjesën e ekonimisë, është prioritet i javës leku, këmbime, pagesa, marrje borxhesh. Zhvillimet e forta në shërbim të zgjerimit tuaj ekonomik do jenë prezent nga nesër. Është përiudha e tyre.
Demi
Janë të përfshirë dhe janë në qendër. Nga njëri krah kanë Marsin në trekëndësh dhe nga ana tjetër kanë Mërkur-Venus-Saturn. Shumë hyrje serioze me ndikime të forta. Do ndikojë më shumë te të lindurit e datës 13-14 dhe 16-17 maj, në ndryshime të detyrushme dhe të pashmangshme. Do kanalizojnë ndryshimet në drejtimin dhe formën që duan, duke menduar afatgjatë. Për Demat është e sigurt që mbështetjen dhe ndihmën e njerëzve që duan do e kenë në maksimum
Binjakët
Jupiteri te vetja në trekëndësh me DIellin. Levizjet dhe iniciativat që kanë marrë dhe kanë mbetur detyrime të vogla pa kopsitur do ishte mirë të vendoset në agjendë nga nesër. Sot, në një mënyrë apo në një tjetër u jep informacion që u shton pozitivitetin. Është një periudhë shumë e mirë për të mbyllur problematika të fizikut.
Gaforrja
Janë të përfshirë, Marsi është te ata. Pak e vështirë të mos ndryshojë agjenda dhe ritmi. Në çdo lloj pune që janë, duket sikur kolegu ka vështirësi dhe një hall që përcakton agjendën tyre. Kthimi i Mërkurit në të drejtë nesër, bën që çdo lloj projektimi, zhvillimi apo mbyllje të realizohet. Faktori i të papriturës nuk ndikon drejtëpërdrejtë.
Luani
Favorizohen nga hyrja e jupiterit me diellin. Si në raport me ekonominë dhe me punën. Informacioni që marrin sot do shkaktojë ndjesi pozitiviteti dhe optimizmi. Mund të hap një trajektore të re në mënyrën si zhvillohen profesionalisht.
Virgjëresha
Përballë kanë Mërkurin, Venusin dhe Saturnin. Do marrin lajme shumë serioze, por për të tjerët. Për njerëz që i kanë bashkëpunorë të afërt ose për miq të ngushtë. Agjenda juaj do përckatohet nga humori i njerëzve që duan. Mërkuri në të drejtë bën të mundur të mbyll çdo lloj paqartësie në punë dhe në ekonominë e tyre.
Peshorja
Të favorizuarit e javës! Është një javë që diellin e kanë përballë në trekëndësh me Jupiterin. Janë hyrje astrologjike shumë të mbara. Bën të mundur që minimalisht ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes me diskutime shumë pozitive dhe një projektim shumë të mirë për të ardhmen. Peshorja mund të ketë verën më të bukur që ka patur prej 12 vitesh. Nga sot dhe në vazhdim duhet të shfrytëzojnë mënyrën si duan ta ripozicionojnë statusin e tyre profesional. Është koha që Peshoret do luajnë një rol shumë të rëndësishëm me ecurinë e gjërave të mëdha. Nis një epokë që do zgjasë deri në 2039. Është koha që të rishkëlqejnë.
Akrepi
Ndryshimet, edhe nëse nuk i keni në plan, janë të detyruar të ndjekin ritmin e kohës. Kthimi i Mërkurit në të drejtë bën që minimalisht gjërat që donit ti merrni në momentin që doni. Jeni shumë më të qetë dhe më të qartë në çështjet e diskutimeve në ambjentet brenda shtëpisë ose raportet në çifte afatgjata. Nuk ju mungon intuita që të gjeni rrugën dhe zgjidhjen nëse diçka ju shkon keq këtë kohë.
Shigjetari
Jupiterin e kanë përballë në këtë hyrje me DIellin. Është një pozicion mjaft favorizues. Duhet të pozicionohen drejtëpërdrejtë në çështje që i përkasin profesionit. Duhet të bëni një pauz në sqarime personale. Nëse bëhet kjo, java do ju rezultojë shumë produktive. Por nëse vazhdoni të merreni me sqarime, do humbisni mundësi dhe shanse shumë të mira të kësaj jave. Sa më vigjilet, aq më produktiv këtë javë dhe në vazhdim.
Bricjapi
Marsin e kanë përballë, duan apo s’duan do e gjejnë veten në bashkëpunime. Do marrin propozime që të marrin pjesë në bashkëpunime. Nisur nga sot dhe në vazhdim do kenë minimalisht projektimin për të vetëshpalosur talentin. Me Mërkurin në të drejtë te Peshqit, është një periudhë shumë e mirë për tu marrë me pamjen e tyre. Që nga ndryshimi i look-ut edhe në çështje të tjera bukurie. Hëna në mbushje e favorizon këtë pjesë për Bricjapin.
Ujori
Nuk është në familje shumë miqësore Marsi te Gaforrja. Por shqetësimet që kanë pasur deri ditën e djeshme, do e kenë shumë të lehtë për t’i zgjidhur nga sot. Kjo lidhet me lekun, pagesa, borxhe apo detyrime të mbartura. Kjo javë, nsiur nga dreka e ditës së sotme dhe sidmos nesër, ju ndihmon në çdo pagesë të mundshme që kanë. Mirë do bëjnë t’i vendosin në agjendë pagesat. Presin një gjysmë të dytë të muajit prill shumë më aktiv nga çfarë e mendojnë.
Peshqit
Saturni-Mërkrui dhe Venusi janë në hyrje të drejtëpërdrjtë mbi ta. Do të duhet të zgjidhin çdo pasiguri në lidhje me trupin dhe shëndetin. Vendosni prioritet në agjendë takimin me mjekun përaktës që ta zgjidhni dhe ta lini të shkuarën. Në të kundërt do përballen me faktorin e të papriturës që nuk është shumë favorizues. Nisur nga sot, deri në fund të majit nuk ju le alternative për të shtyrë nëse keni patur shqetësime. Kthimi i Mërkurit në të drejtë, do ndihen më të qetë në raport me ekonominë dhe do ndihen shumë herë më të qetë në jetën në çift. Disa nga Peshqit kanë mundësi shumë të mira për të patur një pranverë me ngjyra shumë të forta në dashuri.