Tag: hyrje

  • SHBA forcon kontrollet për turistët, mund t’u kërkohet historiku i mediave sociale për hyrje në vend

    SHBA forcon kontrollet për turistët, mund t’u kërkohet historiku i mediave sociale për hyrje në vend

    Shtetet e Bashkuara po përgatiten të kërkojnë nga turistët nga dhjetëra vende të botës që të japin historikun e tyre pesëvjeçar të mediave sociale si kusht për hyrje në vend, sipas një propozimi të ri të zbuluar nga autoritetet amerikane.

    Kushti do të prekë turistët që hyjnë për 90 ditë pa vizë përmes Sistem Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), për qytetarë nga rreth 40 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë dhe Japoninë.
    Dokumenti i propozimit, i publikuar nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), parashikon gjithashtu mbledhjen e numrave të telefonit dhe adresave të email-it të aplikantëve gjatë pesë deri në dhjetë viteve të fundit, si dhe informacion mbi anëtarët e familjes së tyre.
    Sipas dokumentit, që është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të forcuar kufijtë dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare, zyrtarët do të kontrollojnë nëse aplikantët mbështesin ose ndihmojnë terroristë të huaj apo kryejnë dhunë të paligjshme.
    Analistët e sigurisë dhe të drejtave dixhitale paralajmërojnë se ndryshimi mund të krijojë pengesa për vizitorët dhe të ndikojë në të drejtat e tyre dixhitale. Sophia Cope nga organizata Electronic Frontier Foundation e kritikoi planin, duke thënë se ai mund të “përkeqësojë dëmet ndaj lirive civile”.
    Ndërkohë, ekspertët e imigracionit paralajmërojnë se ky hap mund të sjellë vonesa në miratimin e aplikacioneve ESTA, duke ndikuar drejtpërdrejt tek turizmi ndërkombëtar në SHBA.
    Politika e re vjen ndërsa vendi pret një fluks të madh turistësh vitin e ardhshëm, për shkak të Kupës së Botës 2026 së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, si dhe Lojërave Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles.
    Ky propozim tani është hapur për komente publike për 60 ditë dhe pjesë e tij do të jetë vendimtare për vizitorët ndërkombëtarë që planifikojnë të udhëtojnë në SHBA në vitet e ardhshme.
     
     

    Top Channel

  • Në kërkim nga Finlanda për trafik droge, 40-vjeçari arrestohet në hyrje të territorit shqiptar

    Në kërkim nga Finlanda për trafik droge, 40-vjeçari arrestohet në hyrje të territorit shqiptar

    Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë.
    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

    “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

    Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
    Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.”- njofton policia.

  • E premte e ‘zezë’/ Tjetër aksident në hyrje të Vlorës, plagosen dy persona

    E premte e ‘zezë’/ Tjetër aksident në hyrje të Vlorës, plagosen dy persona

    Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.
    Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.
    Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë.

  • Përplasen dy automjete në hyrje të Vlorës, lëndohen shoferi dhe pasagjeri, dërgohen me urgjencë në spital

    Përplasen dy automjete në hyrje të Vlorës, lëndohen shoferi dhe pasagjeri, dërgohen me urgjencë në spital

    Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident ne hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.

    Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.
    Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë.

    Top Channel

  • Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

    Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

    Reperi i njohur Azet, ka reaguar pas një ngjarjeje të dyshimtë të raportuar në Düsseldorf, ku një pajisje shpërthyese dyshohet se ka shpërthyer në hyrje të një pallati apartamentesh që figuron në pronësi të tij.
    Mediat gjermane raportuan se mbrëmjen e së mërkurës një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Düsseldorf, duke ngritur shqetësime tek banorët e zonës dhe fansat e reperit. Objektivi i incidentit dyshohej të ishte ndërtesa në pronësinë e artistit.
    Menjëherë pas raportimeve, Azet zgjodhi të sqarojë situatën përmes një deklarate në Instagram, duke mohuar kategorikisht se ai ka qenë shënjestër e ndonjë atentati.
    Ai theksoi:
    “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte, unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua.”

    Reperi tregoi se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga shumë pronat që ai zotëron, ndërsa ai vetë nuk jeton në atë adresë. Autoritetet gjermane po punojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri tani nuk ka njoftime për persona të lënduar dhe nuk dihet ende motivi i mundshëm i shpërthimit.
    Në vijim mbetet që hetimet e autoriteteve gjermane të zbulojnë më shumë detaje rreth incidentit.

  • SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem

    SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem

    Një investim rreth 450 mijë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2020, premtonte se jetëgjatësia e mbrojtjes së skarpateve në hyrje të Pogradrecit, do të ishte rreth 100 vjet. Ky premtim shumë i ekzagjeruar u thye shumë shpejt, vetëm 5 vite më pas. Në ditët e fundit të nëntorit 2025, forcat policore të qytetit liqenor u detyruan të bllokojnë për shumë orë qarkullimin në atë aks rrugor, për shkak të rrezikut të rënies së gurëve nga skarpatet, si pasojë e reshjeve të shiut.

    SYRI TV

    Në qershor të vitit 2020, qeveria e Edi Ramës lëvroi një fond në shumën 43.7 milionë lekë të reja, me qëllim “Sistemim i hyrje daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit”. Në dokumentat e tenderit thuhej se projekti parashikonte punime inxhinierike, të cilat kanë jetëgjatësi 100 vjet, sipas standardeve europiane.  Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama e prezantoi investimin në forcimin e skarpateve në hyrje të Pogradecit si një nga projektet madhore të qeverisë së tij.

    Por, 5 vjet më pas, reshjet e shiut tregoi edhe njëherë se premtimet e Ramës mbeten vetëm në kuadrin e fushatave elektorale, ndërkohë që pogradecarët, gjatë orëve të fundit po jetojnë në një lloj ishulli.

    Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, një ndër më të shtrenjtat, është shndërruar në një aks të rrezikshëm vetëm tre muaj pas përurimit. Masive gurësh kanë bllokuar pjesë të ndryshme të aksit të ri rrugor, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin e mjeteve në atë zonë. Tashmë, me bllokimin edhe të aksit hyrës të Pogradecit, banorët e qytetit u mbetet vetëm të shpresojnë që shiu të mos zgjasë shumë.

  • Skandal në politikën britanike/ Ish-deputetët britanikë nën akuzë, qindra hyrje në parlament për shërbime lobimi

    Skandal në politikën britanike/ Ish-deputetët britanikë nën akuzë, qindra hyrje në parlament për shërbime lobimi

    Ish-deputetë të Parlamentit britanik, të cilët pas humbjes së mandatit kanë kaluar në sektorin e lobingut, rezultojnë të kenë përdorur qasjen e tyre të privilegjuar në godinën e Westminster-it qindra herë, duke ngritur shqetësime serioze për abuzim të mundshëm të këtij privilegji.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga The Times, ish-ligjvënës që sot punojnë për kompani lobimi ose firma që ofrojnë shërbime të tilla, kanë hyrë në parlament të paktën 373 herë që nga zgjedhjet e vitit 2024, pavarësisht se rregullat u ndalojnë përdorimin e kësaj karte për ndikim politik.
    Dy prej përdoruesve më të shpeshtë të kartave parlamentare janë:
    Anne-Marie Trevelyan, ish-ministre, sot në Fullbrook Strategies — 55 hyrje
    Nigel Evans, ish-zv.kryetar i parlamentit, gjithashtu në Fullbrook Strategies — 47 hyrje
    Të dy mohojnë të kenë bërë lobim, duke thënë se kanë përdorur kartën vetëm për takime shoqërore ose shërbime të brendshme.
    Edhe ish-ministra e deputetë të tjerë që punojnë për firma lobimi rezultojnë se kanë hyrë dhjetëra herë në godinë, ndonëse deklarojnë se nuk kanë ndërhyrë në proceset politike.
    Organizatat e transparencës paralajmërojnë se ekziston një “rrezik i lartë abuzimi”, pasi kompanitë ku punojnë ish-deputetët kanë klientë me ndikim të madh, përfshirë kompani të armëve, gjigantë farmaceutikë, investitorë ndërkombëtarë dhe grupe të huaja me interesa politike.
    Transparency International thekson se është “e vështirë për t’u besuar” që asnjë prej 373 hyrjeve nuk lidhej me interesa komerciale.
    Dhoma e Komunave deklaron se kartat u jepen vetëm ish-anëtarëve me arsye të vlefshme dhe se përdorimi për lobing është i ndaluar rreptësisht. Por kërkesat për një ndalim total të kartave për ish-deputetët lobistë po rriten.

    Top Channel

  • Java me Hënën e Plotë! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për çdo shenjë: Para dhe sukses! Kush do të përfitojë

    Java me Hënën e Plotë! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për çdo shenjë: Para dhe sukses! Kush do të përfitojë

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Të mërkurën kemi një Hënë të Plotë me ndjeshmëri shumë të forta.
    Këtë javë duhet ta marrim shtruar dhe me qetësi. Nuk ka vend për ekzagjerim dhe risk. Në familje, nuk diskutoni gjëra të rëndësishme dhe kujdes me makinën.

    Hëna e re te Shigjetarët lehtëson shumë diskutimet për pronësi. Tematikat e pronësisë brenda familjes nuk janë momenti i duhur.
    Kemi edhe një hyrje shumë të fortë të Jupiterit me Venusin që ka një tendencë për të dashur më shumë para, më shumë pushtet, më shumë territor në punë.
    DashiKjo Hënë në familje të dytë i çon ose praktikisht ose në mendimet e tyre, në udhëtime të largëta, në udhëtime të gjata diku. Kanë një tendencë për të ëndërruar për udhëtimin. Jo çdo plan shkon siç e duan, pasi agjenda ka një tendencë për ndryshime të vogla ose të mëdha ditën e mërkurë. Prandja planet lërini pas datës 5 nëntor.
    DemiMe Hënën te vetja, do i kenë ndjeshmëritë dhe reagimet më të forta. Nëse ndihen të vlerësuar në shtëpi, nuk ka më mirë për ata; në të kundërt, do ketë shpërthime brenda shtëpisë. Familjarët e Demave duhet t’u shprehin dashurinë dhe vlerësimin. Të lindurit në pjesën e dytë të shenjës do merren më shumë me çështje konkrete që i përkasin ekonomisë ose për diskutime për rritje rroge.
    BinjakëtKujdesin duhet ta kanalizoni në jetën në çift dhe në jetën familjare. Kjo Hënë ka një tendencë për të qenë me presion ose për t’i vendosur njerëzit përpara kërkesës së llogarisë para partnerëve. Shprehuni në formë të pranueshme për dëgjuesin. Produkti final ka diskutime të mira sociale.
    GaforrjaKa një agjendë të ngjeshur dhe produktive, me shumë detyrime. Jupiteri në hyrje me Venusin, nevoja për t’ia dalë mbanë dhe për të qenë të saktë është shumë e fortë. Do ju duhet shumë energji. Nëse doni të jeni të suksesshëm, flini dhe ushqeheni mirë. Jupiteri i ndihmon që edhe në ezaurimin e universit t’ia dalin.
    LuaniNjë Hënë e plotë në katërkëndësh me Diellin e tyre dhe një Mars që ka kaluar te Shigjetarët. Nga njëra anë, kjo hyrje i gjen shumë kreativ dhe optimist, nga ana tjetër, ka tendencë për të imponuar nxitim. Nëse gjeni mënyrën e duhur, do rezultojë një javë shumë e mirë.
    VirgjëreshaShtëpia është tematika e javës. Mund të jetë shitje-blerje, shkëmbim, arredim, rregullim. Kryefjala e kësaj Hëne të Plotë do jetë e tillë. Është e mirë, produktive dhe jep rezultatin që pret. Qëllimin java do e japë me buzëqeshje.
    PeshorjaNë këtë periudhë, me Venusin në gradë të mëdha dhe në hyrje shumë të mirë me Jupiterin, planet e javës do të formatohen në një mënyrë që të ketë shumë kontakte sociale ose komunikim me njerëz që doni të bashkëveproni. Duan të konsolidojnë bazën që kanë, ata që duan të nisin bashkëpunime të reja, por edhe ata që kanë perspektiva për të zgjidhur problematika që kanë, do e mbushin agjendën me këtë ritëm takimesh.
    AkrepiKjo Hënë e Plotë përballë, me hyrjen e Marsit, duket sikur lehtësohen çështjet e profesionit, nga lodhjet dhe ngarkesat nga data 7 shtator. Një pjesë e madhe ka zgjidhur me shumë lodhje çështje të rëndësishme të karrierës. Do ketë një ecuri shumë të mirë në çështje të mëtejshme. E sigurt është që ky Mars do jetë më i thjeshtë dhe më i shpejtë. Nuk ka vend për lëvizje të nxituara dhe vendime të mëdha jetike. Dita e mërkurë, të shmangni përgjigje përfundimtare dhe vendime të formës së prerë.
    ShigjetariTeorikisht duket një periudhë e shpejtë dhe me shumë detyrime në agjendë. Në fakt, jeni vetë ju që e ngjeshni dhe ngarkoni agjendën tuaj. Duhet të keni fokus në çështje dokumentash dhe letrash. Me Uranin përballë, mos u nxitoni t’i shprehni vendimet tuaja. Ka shumë hapësirë për të sjellë ndryshime të momentit të fundit. Lërjani në dorë Universit.
    BricjapiKjo Hënë nxit shumë ndjeshmërinë, si ndihet brenda shtëpisë. Martesat shumëvjeçare kalojnë në sitë për mënyrën se si ndihet dhe sa duhen. Është një grindje pa dëm. Me Marsin te Shigjetarët dhe Uranin te Binjakët, kujdes me binjakët në familje, jepini dashuri dhe mos i jepni rëndësi reagimeve të tyre këtë javë.
    UjoriDo rezultojë një javë shumë e mirë. Ka një tendencë për të zgjeruar bazën e prodhimit të lekut. Ose do kërkojnë të rrisin emrin e tyre, ose do kërkojnë një burim të dytë apo të tretë lekësh. Diskutimet, ofertat apo propozimet do jenë prezente në mesjavë. Mos u tregoni arrogant, pasi nuk duhet harruar që askush nuk është i pazëvëndësueshëm.
    PeshqitMe ekonominë dhe lekët kanë vëmendjen e kësaj jave. Kjo Hënë nxit nevojën për të marrë në kontroll pjesën e ekonomisë. Peshqit duhet të qëndrojnë larg çdo lloj abuzimi. Nuk ka jetë nate deri të enjten, sepse do e ekzagjeroni.
    /vizionplus.tv

  • Auron Tare: Turp për autoritetet tona, që lejojnë të tilla pamje me plehra në hyrje të parkut të Butrintit 

    Auron Tare: Turp për autoritetet tona, që lejojnë të tilla pamje me plehra në hyrje të parkut të Butrintit 

    Parku kombëtar i Butrintit një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, por studiuesi Auron Tare që ka publikuar pamje me plehra në hyrje të parkut thotë se është një turp për autoritetet tona.
    Studiuesi Auron Tare herë pas here në reagimet e tij ka folur për problemet në Butrint, por këtë herë përmes një video në rrjetin social Facebook tregon çfarë ndodh në hyrje të parkut dhe sjell në vëmendje se janë pamje, të cilat i shohin vizitorët çdo ditë. “Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata  “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore nëse nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit.
    E dyta imagjinoni se çfarë shikojnë vizitorët që hynë në park çdo ditë”, shprehej studiuesi Auron Tare në reagimin e tij të shtunën në Facebook. Studiuesi Auron Tare edhe më parë ka folur për problemet sipas tij në menaxhimin e ri të parkut, duke pohuar se shteti shqiptar nuk e kontrollon dot më Butrintin. Për problemet në parkun kombëtar të Butrintit kanë reaguar herë pas here edhe specialistë të tjerë të trashëgimisë sonë kulturore, ku kritikat nuk kanë munguar edhe në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Butrinti u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës. Në vitin 1992, Butrinti u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.

  • Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

    Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

    Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të autostradës Elbasan–Tiranë mëngjesin e sotëm.
    Dy makina, që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet.

    Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

    Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.