Tag: hyrja

  • “Po shkoja në Janinë”, iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Nuk u befasova, më thanë se….

    “Po shkoja në Janinë”, iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Nuk u befasova, më thanë se….

    Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur “non grata”.

    Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.
    Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.
    Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës nga Policia greke, vendimi për ta shpallur “non grata” është marrë në fillim të vitit 2024, në kohën kur në Shqipëri gëlonte çështja e Fredi Belerit.
    I kontaktuar nga Top Channel Artan Hoxha u shpreh se ky vendim nuk e ka befasuar. Hoxha tha se Ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia kufirit i kërkoi të kaloj në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të. Autoritetet i shpjeguan se vendimi erdhi pasi “qëndrimet e tij si gazetar për vite me radhe ishin kundër interesave të shtetit grek”.
    Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët shqiptarë shpallen “non-grata” nga shteti helen. Në 2012 i njëjti sanksion u vendos edhe ndaj gazetarit të Top Channel Marin Mema.
     

    Top Channel

  • Iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Po shkoja në Janinë!  Nuk u befasova, më thanë se…

    Iu ndalua përjetësisht hyrja në Greqi, Artan Hoxha: Po shkoja në Janinë! Nuk u befasova, më thanë se…

    Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është shpallur “non grata”. 
    Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. 
    Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”. 
    Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës nga Policia greke, vendimi për ta shpallur “non grata” është marrë në fillim të vitit 2024, në kohën kur në Shqipëri gëlonte çështja e Fredi Belerit. 
    I kontaktuar nga Top Channel Artan Hoxha u shpreh se ky vendim nuk e ka befasuar. Hoxha tha se Ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia kufirit i kërkoi të kaloj në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të. Autoritetet i shpjeguan se vendimi erdhi pasi “qëndrimet e tij si gazetar për vite me radhe ishin kundër interesave të shtetit grek”. 
    Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët shqiptarë shpallen “non-grata” nga shteti helen. Në 2012 i njëjti sanksion u vendos edhe ndaj gazetarit të Top Channel Marin Mema. 
     
     

  • “Nëntori do të jetë transformues”, Meri Gjini bën parashikimin e muajit: Shenja që ka përmirësim të madh financiar

    “Nëntori do të jetë transformues”, Meri Gjini bën parashikimin e muajit: Shenja që ka përmirësim të madh financiar

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin nëntor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Muaji nëntor vjen me një energji të veçantë për reflektim dhe përparim, duke nxjerrë në pah nevojën për ekuilibër midis punës, familjes dhe jetës personale. Planetët sjellin mundësi për ndryshime, por edhe sfida të vogla që kërkojnë kujdes dhe durim. Është një kohë për të vendosur prioritetet e duhura, për të përforcuar marrëdhëniet dhe për të përgatitur terrenin për muajt e ardhshëm me hapësirë për rritje personale dhe profesionale.
    Muaji nëntor do jetë me disa ndryshime thelbësore. Hyrja e Mërkurit te Shigjetarët ndeshet me një Uran te bnjakët: Këshilla kryesore është që deri në datën 6 të jeni të kujdesshëm në lëvzije, sidomos ata me makinë. Mos u nxitoni në firmosje dhe vendime të rëndësishme.

    Marsi me 5 nënëtor përball uranit nxisin aktivitetin. Gjithashtu në datën 5 Hena e Plotë te Demat nxjerr nje emapti dhe ndjeshmëri për njerëzit në ambjetet familjare.
    Dashi
    Kryefjala e muajit nëntor është ekonomia dhe profesioni. Muaji nëntor nis me potencial të mirë për punë dhe ekonomi, me theks të veçantë te përditshmëria, axhenda, planet profesionale dhe xhepi. Hyrja e mirë fillimisht përditëson energjitë, dhe nga data 20 e tutje përforcohen rezultatet. Raportet personale janë relativisht të qëndrueshme, kështu që mund të shmangni shpërqendrimet dhe të kanalizoni energjinë në drejtim të duhur. Nga nesër, kujdes me trupin dhe gripin.
    Demi
    Fillimi i muajit ju vë në qendër të vëmendjes, sidomos në punë dhe me familjen. Hëna e plotë ju ndihmon të tregoni një empati më të madhe dhe të rigjykoni raportet dhe ambientin në shtëpi. Marsi në të kundërt ju bën të këmbëngulni, por kujdes çdo gjë me metër. Gjatë pjesës së dytë të muajit, procesi i rikontrollimit të planeve profesionalisht dhe emocionalisht merr hov.
    Binjakët
    Keni një muaj me lëvizje dhe energji të përshpejtuar, por ndoshta edhe me nevojë për kujdes sidomos në fillim. Për ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës, hyrja e Uran mund të sjellë tronditje. Përqendrimi te shëndeti dhe bashkëpunimet e reja janë të rëndësishme. Me Mërkurin përballë deri në datën 19 gjeni bashkëpunime sepse ka shanse të mira në ccështjet e punës dhe karrierës. Në tërësi, ka mundësi njohjesh dhe zhvillimesh, por kujdesi në planin emocional është i nevojshëm.
    Gaforrja
    Ky muaj ju fton të përqendroheni tek raportet njerëzore dhe familjare. Fillimi nuk është plotësisht i rehatshëm për shkak të kalimeve planetare, por një hënë e plotë në fillim ndihmon të veproni me inteligjencë emocionale. Në pjesën e dytë të muajit, për beqarët hapen mundësi për dashuri, ndërsa edhe për investime apo vendime të rëndësishme jeni më mirë të veproni me kujdes. Kalim i Marsit ju bën të zgjidhni probleamtikat që keni shkatuar deri në mesin e muajit.
    Luani
    Muaji sjell përmirësim minimal në situatat e punës që ju kishin lodhur. Idetë dhe bashkëpunimet arrijnë energji të reja, megjithëse disa prej tyre nuk do të realizohen për të gjithë. Në pjesën e dytë të muajit, vëmendja ndryshon te shtëpia, familja dhe raportet, dhe jo vetëm te puna.
    Virgjëresha
    Fillimi i muajit ju këshillon të kujdeseni për shëndetin dhe të mos e provokoni lodhjen ritmi mund të shpejtohet papritur. Nga ana e dashurisë, hyrja e Venus tek akrepat sjell një hyrje të mirë për ndjenja dhe për t’u ndjerë mirë, por për ekonominë është koha për kursim dhe vëmendje të shtuar. Kujdes me shpenzimet dhe blerjet, deri në datën 4. Në datën 5, Hëna e plotë sjell një përmirësim buxheti, për punën që kanë bërë, rritje rroge ose shpërblim.
    Peshorja
    Puna mbetet prioritet i qartë për ju megjithatë, ekuilibri në përkushtim ndaj kohës për partnerin/partneren apo familjen do të jetë sfidë. Në muajin nëntor, ndjenjat financiare përmirësohen në krahasim me tetorin. do jetë shumë më mirë Miqësitë, bashkëpunimet dhe njohjet e reja marrin hov, ndërsa dashuria fiton hapësirë.
    Akrepi
    Me Venusin te vetja, do kenë shanse shumë të mira ekonomike dhe do jetë shumë muaj i mirë për beqarët. Një pjesë e mirë do keni ndryshime me njerezitë që kanë mbi vete në anën profesionale. Shumë shpejt e marrin teritorin në kontroll. Puna dhe zhvillimi përmes njohjeve sjellin ndryshime, ndërsa mërkuri në të kundërt nga data 20 ju fton të rishikoni territorin profesional dhe emocional. Hyrja është e mbështetur për të vendosur pozicione më të qëndrueshme.
    Shigjetari
    Muaji nis me hyrje aktive; por nga data 10 mërkuri kthehet në lëvizje të kundërt, që mund të sjellë çrregullime në komunikim dhe plane. Megjithatë, nga data 20 një hënë e re nxit nisje dhe përmirësime; do të keni mundësi njohjesh dhe bashkëpunimesh të reja. Megjithëse lodhja mund të jetë prezente, është një muaj me mundësi reale.
    Bricjapi
    Në ditët e para kujdes me fizikun dhe shëndetin. E dyta, kur Mërkuri të kthehet në të kundërt te Akrepi në datën 20 deri në fund të muajit, kujdes me komunikimin në vendin e punës. Kujdes sepse Marsi nuk ju ndihmon të ndiheni të fuqishëm dhe ju ulet vetëbesimi, gjë që nuk shkon për shtat me karakterin e tyre. Ndërsa në dashuri situata mbetet e qëndrueshme falë Venusit. Praktike është të keni kontrollin e mirë mbi veten dhe rrethanat.
    Ujori
    Hyrja juaj në muajin nëntor sjell nevojën për të përqendruar vëmendjen te familja dhe pasardhësit, ndërkohë që puna dhe njohjet kanë mirëhyrje. Ndërsa përjetimi emocional dhe rishikimi i investimeve është i pranishëm.Është një kohë ku intuicia e lëviz butë, por vendimet e rëndësishme kërkojnë logjikë dhe jo vetëm ndjesi.
    Peshqit
    Muaji ju fton të organizoheni mirë shtëpia, familja, raportet janë në fokus. Një hënë e re nxit lëvizje të reja në sferën familjare ose bashkëpunimeve, por e mira është të mos nxitoheni. Me Venusin që sjell kënaqësi, duhet të kini kujdes në ekonominë tuaj dhe në detyrimet që ju rëndojnë është koha për maturi.
    Në përgjithësi, nëntori paraqitet si një muaj produktiv, por me shumë nevoja për ekuilibrim, për të mos u nxitur nga presionet e momentit dhe për të vepruar me qetësi, veçanërisht në fillim të muajit. Nëse dëshironi, mund të përkthen për çdo shenjë edhe në formë më të detajuar apo të shkurtuar jam këtu për këtë.
    /vizionplus.tv

  • Kualifikueset për Euro 2026: Vajzat e Shqipërisë do të ndeshen me Greqinë, hyrja falas

    Kualifikueset për Euro 2026: Vajzat e Shqipërisë do të ndeshen me Greqinë, hyrja falas

    16 Tetor 2025

    19:41

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza do të luajë nesër në orën 14:00 ndaj Greqisë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.
    Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit në Durrës dhe të gjitha futbollistet janë në dispozicion të stafit teknik për këtë sfidë.
    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa takimi tjetër i grupit, Izraeli – Estonia, do të luhet po nesër në orën 12:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
    Hyrja në stadiume do të jetë falas. Ndeshja Shqipëri – Greqi do të transmetohet live në FSHF TV.

  • Hyrja do të jetë falas, sot është dita e ndeshjes për Shqipërinë U-21

    Hyrja do të jetë falas, sot është dita e ndeshjes për Shqipërinë U-21

    Kombëtarja U-21 ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet sot në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
    Skuadra zhvilloi stërvitjen e fundit nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike, pa asnjë problem.
    Kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi trajneri dhe stafi teknik do të kenë mundësi të shohin nga afër gjendjen e skuadrës dhe t’u japin më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren.
    Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe për tifozët hyrja do të jetë falas.

  • Hyrja falas, U21 e Bushit sot testi me San Marinon

    Hyrja falas, U21 e Bushit sot testi me San Marinon

    Kombëtarja U21 zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, në “Air Albania”, me fillim orën 17:00.

    Në këtë angazhim të ekipit Kombëtar Shpresa, trajneri Alban Bushi nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi. Në fakt përpos Tresës, Bushi ka deklaruar në konferencën e zakonëshme për shtyp se ka edhe mungesa e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.

    Pjesa tjetër e grupit është gati ndërsa këtë të premte tekniku i U21 pritet të provojë shumë nga lojtarët e listuar teksa gjëndën 20 futbollistë. Sakaq ky test pritet të ndiqet nga një numër i shtuar tifozësh pasi dhe hyrja falas ndihmon./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Operatori kombëtar i ujit/ “Hyrja në BE kërkon reformë”, Rama: Duhet përgjegjshmëri, kemi njerëz të aftë

    Operatori kombëtar i ujit/ “Hyrja në BE kërkon reformë”, Rama: Duhet përgjegjshmëri, kemi njerëz të aftë

    Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit

    Kreu i qeverisë u shpreh se hyrja në Bashkimin Europian kërkon reformë.
    Për këtë gjë duhet përgjegjshmëri, tha Rama, ndërsa shtoi se ‘kemi njerëz të aftë’.
    “Në fund dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve të BE. Kërkon reformë, është plotësisht e mundshme, por kërkon përgjegjshmëri.
    Siç tregoi rasti i Vlorës, kemi burime njerëzore cilësore, njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me ata në pika të ndryshme të territorit, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e operatorit kombëtar të krijimit të ujit, më pas të shpërndarjes dhe furnizimit“, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Hyrja e Aleksandrit të Madh (me plis), në Babiloni

    Hyrja e Aleksandrit të Madh (me plis), në Babiloni

    Hyrja e Aleksandrit të Madh (me plis), në Babiloni. Ilustrim nga Hermann Lücke.

    Fotot e postuara: la Reppublica e Enjte 29 Dhjetor 2022

    Gravurat kanë si burim vëllimin:

    “Der Einzug Alexander des Grossen in Babylon : Marmorfries

    Autorët: Bertel Thorvaldsen, Hermann Lücke

    Hyrja e Aleksandrit të Madh (me plis), në Babiloni. Ilustrim nga Hermann Lücke.https://d-3082081352172383256.ampproject.net/2212151632002/frame.html

    Fotot e postuara: la Reppublica e Enjte 29 Dhjetor 2022

    Gravurat kanë si burim vëllimin:

    “Der Einzug Alexander des Grossen in Babylon : Marmorfries

    Autorët: Bertel Thorvaldsen, Hermann Lücke

    Publikuar në Germanisht,

  • Udhëtimi pa viza ka sjellë dividentë në turizëm, por po shërben edhe si një përshpejtues ekonomik dhe tregtar

    Udhëtimi pa viza ka sjellë dividentë në turizëm, por po shërben edhe si një përshpejtues ekonomik dhe tregtar

    Pak ditë më parë u hap zyrtarisht Porti i Lundrimit Shenzhen Shekou – zona e parë ndërkombëtare e tranzitit të pasagjerëve në portin detar të Kinës. Grupi i parë i biznesmenëve nga Argjentina, Kili dhe Brazili hynë në vend falë politikës së fundit pa viza, duke shkurtuar procesin e tranzitit nga 2.5 orë në më pak se 30 minuta, gjë që shënon shtrirjen e politikës pa viza të Kinës nga aeroportet në portet detare.
    Ky është një mikrokozmos i çlirimit të vazhdueshëm të “dividendit pa viza” nga Kina në vitet e fundit. Gjatë Planit të 14-të Pesëvjeçar të Kinës, qeveria kineze ka optimizuar vazhdimisht politikat e ndryshme pa viza për të nxitur shkëmbimet dhe ndërveprimet ndërkombëtare. Aktualisht, Kina ka zbatuar përjashtime të njëanshme ose të plota reciproke nga vizat për 75 vende; numri i vendeve të pranueshme për përjashtime nga vizat tranzit është zgjeruar në 55, numri i porteve të hyrjes është rritur në 60 dhe kohëzgjatja e qëndrimit është zgjatur në mënyrë uniforme në 240 orë. Përveç kësaj, politikat rajonale pa viza, të tilla si hyrja pa viza në Hainan, hyrja pa viza për grupet turistike nga vendet e ASEAN-it dhe hyrja pa viza për anijet turistike kanë lehtësuar shumë udhëtimin, tregtinë dhe vizitat e të huajve në Kinë.
    Gjatë pesë viteve të fundit, sidomos nga fundi i 2023, politika e Kinës për udhëtimin pa viza ka evoluuar vazhdimisht. Ajo ka mbuluar skenarë të shumtë si turizmi, tregtia dhe tranziti, duke demonstruar përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për të zgjeruar hapjen. Sipas Lü Yue, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Inovacionit dhe Qeverisjes Globale në Universitetin e Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare, politika e Kinës për udhëtimin pa viza ka evoluar nga një program pilot në një kuadër institucional më gjithëpërfshirës dhe sistematik, në përputhje me zgjerimin e kërkesës së brendshme. Kjo është bërë një pikë e re rritjeje për tregtinë e shërbimeve dhe ka sjellë përfitime dhe mundësi të shumta për botën.
    Manifestimi më i drejtpërdrejtë i kësaj është mania globale “China Travel”. Në vitin 2024, Kina mirëpriti 26.94 milionë turistë të huaj, një rritje vjetore prej 96%. Udhëtimi, blerjet dhe ngrënia në Kinë janë bërë një trend i ri ndërkombëtar. Ndërsa Kina vazhdon të ulë pragun për shkëmbimet dhe bashkëpunimet, hyrja pa viza është bërë një “kartëvizitë” e shkëlqyer për promovimin e hapjes institucionale.
    Udhëtimi pa viza jo vetëm që sjell dividentë në turizëm, por shërben edhe si një përshpejtues ekonomik dhe tregtar. Gjatë pesë viteve të fundit, Kina ka organizuar ekspozita të mëdha si Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit të Kinës, të kombinuara me masa lehtësuese si udhëtimi pa viza, duke tërhequr shumë ekspozues me produktet e tyre më të fundit. Kjo ka nxitur një import kumulativ prej 7.4 trilionë juanësh të mallrave të konsumit midis viteve 2021 dhe 2024, duke përshpejtuar fluksin e mallrave globale me cilësi të lartë në Kinë.

  • 26 Vjet Liri/ Përkujtohet hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

    26 Vjet Liri/ Përkujtohet hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

    Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
    Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.
    E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, “që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore”.
    Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë “befasisht” kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës. Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Uashingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.
    Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, Ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj “një gabim”. Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë. Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës. Deri tani kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.