Tag: hyjnë

  • Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
    Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

    Top Channel

  • “Të sigurojmë kufijtë amerikanë”,Ambasada e SHBA bën njoftimin për vizat dhe kufizimet:Nuk do të lejohen të hyjnë ata..

    “Të sigurojmë kufijtë amerikanë”,Ambasada e SHBA bën njoftimin për vizat dhe kufizimet:Nuk do të lejohen të hyjnë ata..

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ka konfirmuar qëndrimin e Departamentit të Shtetit për vizat e shtetasve të huaj.
    Teksa ka shpërndarë një postim të një llogarie, pjesë e DASH, ambasada e SHBA-ve ka theksuar se Uashingtoni ka për qëllim sigurimin e kufijve amerikanë.

    .@statedeptspox: Every sovereign nation in the world has an interest in controlling who comes in, knowing who’s coming into their country, what their intentions are.https://t.co/aDrXypZxpA pic.twitter.com/l6nWCXdmuG
    — Brussels Media Hub (@USAandEurope) March 26, 2025
    Sipas njoftimit nëse një person i huaj thyen ligjin në tokën amerikane, ata mund të mos lejohen më kurrë që të hyjnë në SHBA.
    Të huajt që shkojnë në SHBA, qofshin ata edhe studentë mund të përballen me refuzim të vizave, revokim të tyre ose edhe dëbim.

  • Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

    Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

    Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Sami Gjergji pohon se aktualisht janë dy kategori kandidatësh, ata që hyjnë në politikë, me qëllimin për të dhënë dhe ata synojnë për të përfituar.Sipërmarrësit kandidatë pohojnë njëzëri se po garojnë, që nisur nga eksperienca e tyre, të jenë kontribuues aktivë me propozime projektligjesh për lehtësi fiskale apo marrëveshje lehtësuese me vendet e BE-së për prodhuesit dhe eksportuesit.Skënder Pashaj pranoi ftesën e Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet parlamentare, i shtyrë nga besimi i fortë për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.“Nisur nga përvoja ime e gjatë në drejtimin e një biznesi me aktivitet prodhues dhe eksportues, prioriteti im kryesor do të vijojë të mbetet mbrojtja në tërësi e gjithë sektorëve të prodhimtarisë vendase.Vendosja e urave të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe heqja e taksave për eksportuesit në shtetet si SHBA dhe Japoni.Për eksportuesit shqiptarë, niveli i taksave me këto shtete është mbi 18%.Kjo është shtysa kryesore që më motivoi të marr pjesë në garën e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë garë po hyj me qartësinë e objektivave dhe realizimit të tyre në mbrojtje të biznesit prodhues”.Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin Manifakturë të veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, tha se angazhimi i tij në këtë proces është motivuar nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Durrësit dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e tij.“Kam pasur mundësinë të njoh nevojat e komunitetit dhe besoj se mund të sjell një kontribut të vlefshëm për t’i adresuar ato. Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsim dhe punësim, si dhe për të krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm.Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsimit dhe punësimin, si dhe për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm.Të punojmë për krijimin e një mundësie për kthimin e vëllezërve dhe motrave tona në atdhe, si dhe rritjen e interesit për të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”.Z.Prençe aspiron të jetë një zë i fortë për sipërmarrjen në Parlament për krijimin e kushteve të përshtatshme që bizneset të rriten dhe të zhvillohen.“Do të këmbëngul për një kuadër ligjor të thjeshtuar, që i lejon sipërmarrësit të fokusohen te rritja dhe inovacioni, jo te barrierat.Po ashtu, do të angazhohem për nxitjen e investimeve në sektorë të rinj dhe për mbështetje të politikave që stimulojnë krijimin e mundësive të reja për bizneset e vogla dhe të mesme.Do të sigurohem që interesat e sektorit privat të jenë të mbrojtura dhe të përkrahura në çdo hap të zhvillimit ekonomik, si dhe rritjen e sektorit eksportues, i cili është më i godituri këto kohë. E gjitha për të përgatitur bizneset për Shqipërinë e 2030 dhe tregut europian”.Sipërmarrësja Marjana Koçeku, themeluesja e agroturizmit “Neomalsorja”, është një tjetër kandidaturë në listën e mbyllur për Qarkun e Shkodrës për garën e Partisë Socialiste.Agroturizmi “Neomalsore”, tashmë një emër i njohur në fushën e turizmit rural në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë ato të mëdha, si shembull i suksesit të një nisme të krijuar nga dashuria për natyrën, traditën dhe fshatin. Lista të hapura dhe të mbyllura Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, kandidatët për deputet do të garojnë të ndarë në dy lista: e mbyllur dhe lista e hapur.Lista e mbyllur apo siç njihet ndryshe lista e sigurt, renditja e të cilëve është në dorë të drejtuesve të subjekteve politike. Lista e mbyllur përbën 1/3 e fillimit të listës së kandidatëve.Pas 1/3 së emrave të listës së mbyllur vijohet me emrat e kandidatëve për listën e hapur, ku gara mes tyre pritet të jetë më e fortë, pasi do të luftohet për votën e drejtpërdrejtë të elektoratit.P.sh. nëse në një qark me 9 mandate, një prej subjekteve që garon fiton 4 deputetë, 3 emrat në listën e mbyllur hyjnë automatikisht në Kuvend.Kandidatët e listës së hapur do të luftojnë për mandatin e katërt që do të arrijë të sigurohet prej atij që fiton më shumë vota. Lexoni edhe:Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.