Tag: hyjnë

  • Prezantohet manuali doganor, Rama: Udhërrëfyes për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria

    Prezantohet manuali doganor, Rama: Udhërrëfyes për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës. 

    Rama thotë se manuali është një udhërrëfyes i qartë dhe praktik për të gjithë qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria. 

    ‘Manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës: Çfarë ofron manuali? Një informacion të strukturuar dhe të lehtë për t’u kuptuar mbi: mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës dhe sendeve me vlerë, udhëtimin me kafshë shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore, barnat dhe medikamentet, rregullat për mjetet e transportit’, shkruan Rama. 

  • Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit

    Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit

    Të dielën në mesnatë u mbyll afati për aplikimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
    Në total, janë 24 subjekte mes të cilave parti politike, koalicione dhe kandidat të pavarur që do të marin pjesë në parlamentaret e 28 dhjetorit.
    Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione në garën.

    Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tre parti politike: Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
    Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të tretat që mbahen brenda vitit në Kosovë, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde gjatë muajit të kaluar.

  • “Femrat hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton“/ Getinjo reagon për debatin mbi orën “Richard Mille” të Mozzik

    “Femrat hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton“/ Getinjo reagon për debatin mbi orën “Richard Mille” të Mozzik

    Prej disa ditësh, emri i Mozzik është përfshirë në një debat të madh publik rreth orës së tij “Richard Mille”, e cila ka ngritur pikëpyetje dhe spekulime mbi origjinalitetin. Ky diskutim ka marrë vëmendje të gjerë në rrjete sociale dhe media, duke e vendosur reperin në qendër të kritikave.
    Pas reagimit të vetë Mozzik, në debat është përfshirë edhe vëllai i tij, Getinjo, i cili gjatë një transmetimi “live” në TikTok ka ndarë mendimin e tij. Ai është shprehur se çështja është ekzagjeruar dhe se gjithçka është paraqitur më dramatike nga sa është realisht.
    Gjatë fjalës së tij, Getinjo ironizoi duke thënë se “po të paguheshin taksat në doganë, ora do të konsiderohej origjinale brenda ditës”. Ai vuri në dukje se problemi po fryhet në mënyrë të panevojshme vetëm pse bëhet fjalë për Mozzik, një artist që ka arritur sukses financiar përmes muzikës.
    Artisti solli si krahasim faktin se shumë gra hyjnë çdo ditë nëpër aeroporte me çanta “Louis Vuitton” dhe për to nuk ka asnjëherë debat publik, ndërsa rasti i Mozzik po trajtohet si një skandal i madh.
    Përveç kësaj, Getinjo kritikoi edhe doganën, duke thënë se Mozzik ishte ndaluar “vetëm për qejf”, ndërkohë që në media qarkulluan lajme të pavërteta se reperi ishte arrestuar. Ai sqaroi se familja e tyre u shqetësua nga raportimet, por sipas tij ato ishin spekulime.
    “Ne në shtëpi pamë lajmet që Mozzik arrestohet. Mediat po bëjnë filma, duke shkruar gjëra të pavërteta. Në fund të fundit, ne nuk kemi pse t’i japim shpjegime askujt”, përfundoi Getinjo.

  • Milani “kameleon” i Allegri, kalon nga 3-5-2 në 3-4-2-1 për ta shpalosur tërë potencialin

    Milani “kameleon” i Allegri, kalon nga 3-5-2 në 3-4-2-1 për ta shpalosur tërë potencialin

    16 Shtator 2025

    15:03

    Alfred Lleshi

    Massimiliano Allegri po punon me një modul fleksibël, që ndryshon sipas nevojës; nga 3-5-2 te 3-4-2-1, për të çliruar talentin individual dhe bërë ndryshimin në ndeshje. Paradoksi është se titullarët e tij më efektivë janë shpesh ata që hyjnë nga stoli. Pulisic dhe Nkunku janë shembuj të qartë, duke sjellë shpejtësi, driblim e kreativitet kur kundërshtari është i lodhur.
    Në sfidën e fundit ndaj Bologna, Allegri e nisi me Loftus-Cheek si shkatërrues dhe mbrojtje me tre, por formacioni mund të ndryshojë gjatë lojës. Mesfusha mund të shkojë nga 5 në 4, sulmi nga 2 në 3, me dy trekuartistë pas një sulmuesi, ose me Leao si “9 fals”.
    Pikat e forta nuk preken; Modric mbetet qendra e lojës, Rabiot partneri i tij dhe Saelemaekers balancuesi. Përreth tyre, Allegri ka shumë alternativa e mundësi taktike. Titullarët e fshehtë, ata që hyjnë për të ndryshuar lojën, janë zemra e Milanit të ri, që shfrytëzon çdo minutë për kreativitet dhe efikasitet.

  • Rinis seanca në Kuvend, betohen 140 deputetët

    Rinis seanca në Kuvend, betohen 140 deputetët

    Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve, ku mes tyre 72 hyjnë për herë të parë.
    Ndërkohë deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
    Gjithashtu po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit, ku për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.

    Partia Socialiste hyn me 83 mandate. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    /vizionplus.tv

  • Rinis seanca në Kuvend, betohen140 deputetët

    Rinis seanca në Kuvend, betohen140 deputetët

    Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve, ku mes tyre 72 hyjnë për herë të parë.
    Ndërkohë deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
    Gjithashtu po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit, ku për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.

    Partia Socialiste hyn me 83 mandate. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    /vizionplus.tv

  • ‘Shteti i pafuqishëm’, Çoçoli: Shqipëria po mbytet nga paratë e pista, po na hyjnë ‘nën hundë’!

    ‘Shteti i pafuqishëm’, Çoçoli: Shqipëria po mbytet nga paratë e pista, po na hyjnë ‘nën hundë’!

    I ftuar në emisionin Kafe Shqeto, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, foli me tone të forta për fenomenin e pastrimit të parave dhe rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare nga mungesa e kontrolleve efektive.

    Ai theksoi se ekonomia jonë është sot thellësisht e privatizuar, ndërsa strukturat shtetërore shpesh nuk arrijnë të ndalojnë qarkullimin e parave të dyshimta, që hyjnë përmes rrugëve të padukshme.

    Sipas tij, rritja e pikave të këmbimit dhe mungesa e deklarimeve për transfertat e vogla janë sinjale alarmante që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

    Pjesë nga deklarata:

    Sot, ekonomia jonë, me të gjitha shërbimet që ofron, është thellësisht dhe rrënjësisht e privatizuar. Megjithatë, kemi mundësi të bëjmë më shumë.

    Në vitin 2018, pati një rast gjyqësor që tërhoqi vëmendje: një 93-vjeçar nga Palermo tentoi të transferonte 18 milionë euro drejt Tajlandës. Rasti u bë lajm në media, por transaksioni u bllokua për shkak të ligjit për ndalimin e pastrimit të parave. Bankat janë shumë të kujdesshme nëse dërgon, për shembull, 10 mijë paund, kërkojnë menjëherë dokumentacion mbi origjinën e tyre. Por kjo nuk është e mjaftueshme.

    Po na hyjnë nga “deriçka” (nën hundë) para të paligjshme. Jo të gjitha janë para kriminale, por një pjesë e mirë e tyre janë në zonën gri (rreth ¾ janë të dyshimta ose të paligjshme), dhe vetëm një e katërta janë para të zeza, të lidhura drejtpërdrejt me krimin. Ne duhet të parandalojmë hyrjen e tyre në ekonomi.

    Duhet pasur parasysh se gjatë katër viteve të fundit janë shtuar ndjeshëm pikat e këmbimit valutor. Sot, ato gjenden pothuajse çdo 20 metra, gjë që nuk është normale. Shumë nga paratë që vijnë nga jashtë, tashmë kalojnë përmes këtyre pikave të këmbimit, shpesh nën pragun e 900 eurove, dhe pa asnjë deklarim mbi burimin e tyre.

    Kjo është një pikë ku duhet të ndërhyjmë ligjërisht. Edhe nëse një shumë është më e vogël se 10 mijë euro që është kufiri kur bankat fillojnë kontrollin pikat e këmbimit duhet të kenë detyrimin të raportojnë. Ne duhet të jemi vigjilentë edhe kur vijnë shuma të vogla, si 5 mijë apo 500 paund, nëse ato përsëriten 10 herë në ditë përmes transfertash aty duhet të ndizet alarmi.

    Praktika është testi i së vërtetës. Fakti që nuk kemi raste të bujshme, nuk do të thotë që nuk ka problem. Përkundrazi, tregon që kemi nevojë për përmirësim.

  • Përmbytje në zemër të Tiranës/ “Fekalet hyjnë në shtëpi”, PD ‘shpërthen’: Rama e shndërroi Lanën në “grykë shisheje”

    Përmbytje në zemër të Tiranës/ “Fekalet hyjnë në shtëpi”, PD ‘shpërthen’: Rama e shndërroi Lanën në “grykë shisheje”

    Përmbytjet e sotme në zonën Lanës, pranë pallatit me Shigjeta, përveç se janë bërë objekte memesh, kanë risjellë në vëmendje një problem të përhershëm, ngushtimin e Lanës dhe dëmtimin e shtratit të saj nga mbindërtimet me beton, duke penguar rrjedhjen natyrale të ujërave, duke i kthyer rrugët dhe oborret e qytetarëve në pishina.
    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi në një reagim të tij në Facebook, shkruan se, ka mbi 10 vjet që Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Adaptimeve të Lanës, që parashikonte veprime konkrete për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, por plani u hodh poshtë nga Rama, duke i hapur rrugë ndërtimeve të pakontrolluara dhe projekteve pa plan të qartë urban.
    Reagimi i Jamarbër Malltezit:
    Përmbytje dhe dalje e Lanës në rrugë nga mbindërtimet me beton dhe ngushtimi i shtratit të Lanës me gryka shishesh.
    Ka 10 vjet që Bashkia ka miratuar Planin e Adaptimeve dhe ka një seri veprimesh të studiuara, shkruara dhe miratuara, por kur Edi Rama bëhet sulltan dhe hodhi poshtë çdo studim, kur Tualet Balla përlan para nga Edmond Bego, në vend që të zbatohej plani dhe të bëheshin meandrinat për Lanën, u veprua e kundërta.
    Tani Lana dhe fekalet i hyjnë deri në shtëpi qytetarëve.

  • Pakot e vogla që hyjnë në SHBA nga sot do t’i nënshtrohen tarifave, përjashtim bëjnë ‘dhuratat’ nën 100 euro

    Pakot e vogla që hyjnë në SHBA nga sot do t’i nënshtrohen tarifave, përjashtim bëjnë ‘dhuratat’ nën 100 euro

    Përjashtimi nga tarifat për pakot e vogla që hynin në Shtetet e Bashkuara skadoi sot, një vendim që bëri që shumë vende të pezullonin dërgesat e pakove në ekonominë më të madhe në botë. Më parë pakot me vlerë më pak se 800 dollarë lejohenin të dërgoheshin në Shtetet e Bashkuara pa iu nënshtruar tarifave pas hyrjes.

    Megjithatë, më 30 korrik, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund këtij përjashtimi, duke thënë se donte “t’i jepte fund një boshllëku shkatërrues që përdoret, ndër të tjera, për të shmangur tarifat dhe për të dërguar opioide sintetike dhe produkte të tjera të rrezikshme”.

    Vetëm “dhuratat” e destinuara për individë me një vlerë më të vogël se 100 dollarë do të jenë ende në gjendje të hyjnë në SHBA pa iu nënshtruar detyrimeve. Sipas Shërbimit të Mbrojtjes së Kufijve të SHBA-së (CBP), pakot e vogla përbënin 98% të barnave, 97% të produkteve të falsifikuara dhe 70% të produkteve të rrezikshme për shëndetin të sekuestruara në SHBA në vitin 2024.

    “Nëse ky boshllëk ligjor mbyllet, mijëra jetë do të shpëtohen duke zvogëluar fluksin e drogës dhe substancave të rrezikshme dhe të ndaluara”, siguroi një zyrtar amerikan gjatë një konference për shtyp.

    Tani, dhe me përjashtim të “dhuratave” me vlerë më pak se 100 dollarë, pakot që hyjnë në SHBA i nënshtrohen të njëjtave tarifa si çdo produkt tjetër, përkatësisht një minimum prej 10%, ose 15% për ato me origjinë nga BE dhe deri në 50% për ato nga India dhe Brazili.

    Edhe para se të hynte në fuqi, masa kishte filluar të shkaktonte probleme për dërgimin e pakove në SHBA. Të martën, Unioni Postar Universal (UPU), një agjenci e OKB-së, njoftoi se 25 vende kanë vendosur të pezullojnë dërgesat e pakove në Shtetet e Bashkuara për shkak të kuadrit të paqartë.

    Midis këtyre vendeve janë shumë vende evropiane, si Gjermania, Franca ose Italia, por edhe India, Japonia, Australia dhe Meksika. Arsyeja e përmendur është periudha e shkurtër kohore e dhënë para se masa të hynte në fuqi, ndërsa urdhri i Trump përcakton se u takon “transportuesve dhe palëve të tjera të autorizuara të mbledhin paraprakisht detyrimet doganore nga dërguesit” përpara se t’ua paguajnë ato autoriteteve amerikane, sipas UPU-së.