Tag: hungarisë

  • Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

    Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kanë rënë dakord që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë të rrjedhë drejt Hungarisë, tha Orban sot.
    Hungaria e ka ruajtur varësinë e saj nga energjia ruse që prej fillimit të luftës në Ukrainë, pavarësisht se është përballur me kritika nga disa aleatë të vet në Bashkimin Evropian dhe NATO.
    Hungaria nënshkroi marrëveshje 15-vjeçare me Rusinë në vitin 2021 për të blerë 4.5 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rriti sasinë e blerjeve nga Gazprom vitin e kaluar, duke importuar rreth 7.5 miliardë metra kub gaz rus përmes tubacionit TurkStream.

    “Sot u pajtuam me presidentin që ju, Turqia, do të garantoni për rrugën, në mënyrë që ne të mund ta transportojmë (gazin) nga Rusia në Hungari”, tha Orban në një konferencë shtypi të transmetuar nga kanali shtetëror M1.
    Orban tha gjithashtu se Hungaria ka marrë 7.5 miliardë metra kub gaz përmes tubacionit TurkStream deri më tani këtë vit.
    Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Hungarisë për një vit nga sanksionet amerikane për përdorimin e naftës dhe gazit rus, pasi Orbani kërkoi lehtësim gjatë një takimi miqësor me presidentin Donald Trump në Uashington.

  • Presidenti i Hungarisë në Kosovë, Osmani: Mbështetja për heqjen e masave të padrejta të BE-së thelbësore

    Presidenti i Hungarisë në Kosovë, Osmani: Mbështetja për heqjen e masave të padrejta të BE-së thelbësore

    Kosova E Hënë, 8 Dhjetor 2025 20:56
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i cili së bashku me zonjën e parë, Zsuzsanna Nagy, ishin sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë.
    Gjatë takimit bilateral, Osmani theksoi synimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, duke vlerësuar rolin e Hungarisë si një partner i rëndësishëm për Kosovën. Presidentja u shpreh se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore.

    “Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.

    Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, shkruan Osmani.

     

  • Bosnja nuk lejon uljen në Banjallukë të avionit ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë. Ja cili është shkaku..

    Bosnja nuk lejon uljen në Banjallukë të avionit ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë. Ja cili është shkaku..

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak – i cili po e barte ministrin e jashtëm të Hungarisë – të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën, duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës në veprime që minonin sovranitetin e vendit. 
    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm, Szijjarto, ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje. 
    Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia. 
    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”. 
    “Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook. 
    “Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai. 
     

  • Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja e avionit në Banjaluka

    Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja e avionit në Banjaluka

     

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës ditën e sotme, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, duke deklaruar se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit.

    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez deklaroi se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.

    Szijjarto kishte vizituar Serbinë ditën e sotme për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që ‘minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës’.

     ‘Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës. Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë’, tha ai.

  • Bosnja nuk lejon uljen në Banjalluka të avionit ushtarak ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë

    Bosnja nuk lejon uljen në Banjalluka të avionit ushtarak ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Hungarisë

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën (26 nëntor), duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit.
    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez (në foton kryesore), tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.
    Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia, informon Radio Evropa e Lirë.

    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.
    “Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook.
    “Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.
    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.
    Dodik është mburrur me mbështetjen që Orbani ia ofronte politikave të tij.
    Ai dhe aleati i tij, Sinisha Karan, i cili i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska gjatë fundjavës, u takuan me Orbanin në Budapest të mërkurën.

  • Nga Serbia udhëtonte drejt Bosnjës/ Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja, zbulohet arsyeja

    Nga Serbia udhëtonte drejt Bosnjës/ Ministrit të Jashtëm të Hungarisë i ndalohet ulja, zbulohet arsyeja

    Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak që të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës ditën e sotme, në bordin e të cilit ndodhej ministri i Jashtëm i Hungarisë, duke seklaruar se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës, në veprime që minonin sovranitetin e vendit.

    Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez deklaroi se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.
    Szijjarto kishte vizituar Serbinë ditën e sotme për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.
    Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.
    “Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës. Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.

    Top Channel

  • Hungaria thotë se do ta ndihmojë Serbinë me furnizime me naftë

    Hungaria thotë se do ta ndihmojë Serbinë me furnizime me naftë

    Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit.

    SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, vendosi sanksione ndaj rafinerisë muajin e kaluar, duke bërë që Kroacia fqinje të ndërpresë furnizimin me naftë të papërpunuar.

    “Serbia është në një situatë të vështirë. Ne hungarezët, sigurisht, do ta ndihmojmë Serbinë, popullin serb dhe ekonominë serbe, dhe sot në Beograd do të diskutojmë detajet e kësaj ndihme”, tha Szijjarto në një video të publikuar në Facebook më 26 nëntor.

    Në tetor, Szijjarto deklaroi se kompania hungareze e naftës MOL do të rrisë furnizimet për Serbinë, por nuk dha asnjë detaj për sasinë e furnizimit apo mënyrën e transportit.

    Ndërkaq, një tubacion i naftës që lidh Hungarinë dhe Serbinë është në fazën e planifikimit dhe mund të nisë që të plotësojë të gjitha nevojat e Serbisë për naftë të papërpunuar deri në vitin 2028, tha Szijjarto në prill.

    Tubacioni pritet të ketë kapacitet për transportin e 4 deri në 5 milionë tonë naftë ruse në Serbi përmes Hungarisë çdo vit, tha ministri i Jashtëm në atë kohë.

    Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë forcuar vitet e fundit dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë raporte të mira me Rusinë./ REL/ 

  • Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

    Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

    Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit.
    SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, vendosi sanksione ndaj rafinerisë muajin e kaluar, duke bërë që Kroacia fqinje të ndërpresë furnizimin me naftë të papërpunuar.

    “Serbia është në një situatë të vështirë. Ne hungarezët, sigurisht, do ta ndihmojmë Serbinë, popullin serb dhe ekonominë serbe, dhe sot në Beograd do të diskutojmë detajet e kësaj ndihme”, tha Szijjarto në një video të publikuar në Facebook më 26 nëntor.
    Në tetor, Szijjarto deklaroi se kompania hungareze e naftës MOL do të rrisë furnizimet për Serbinë, por nuk dha asnjë detaj për sasinë e furnizimit apo mënyrën e transportit.
    Ndërkaq, një tubacion i naftës që lidh Hungarinë dhe Serbinë është në fazën e planifikimit dhe mund të nisë që të plotësojë të gjitha nevojat e Serbisë për naftë të papërpunuar deri në vitin 2028, tha Szijjarto në prill.
    Tubacioni pritet të ketë kapacitet për transportin e 4 deri në 5 milionë tonë naftë ruse në Serbi përmes Hungarisë çdo vit, tha ministri i Jashtëm në atë kohë.
    Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë forcuar vitet e fundit dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë raporte të mira me Rusinë.

  • Irlanda fiton në frymën e fundit ndaj Hungarisë dhe afron Shqipërinë me vazon e dytë

    Irlanda fiton në frymën e fundit ndaj Hungarisë dhe afron Shqipërinë me vazon e dytë

    16 Nëntor 2025

    17:26

    Telesport

    Surpriza e radhës vjen nga Budapesti, aty ku Hungaria u mund 2-3 në minutat e fundit nga Irlanda dhe e mbyll e treta në grupin F. Heroi i takimit për irlandezët ishte Troy Parroti cili shënoi hat-trick, goli i fundit në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së dytë, që vulosi fitoren 2-3. Portugalia renditet e para me 13 pikë, Irlanda e dyta me 10 pikë, Hungaria e treta me 8 pikë dhe mbyll grupin Armenia me 3 pikë.
    Fitorja e Irlandës ndaj Hungarisë i shërben shumë Shqipërisë për të qenë në vazon e dytë për play-off. Duhet të plotësohen edhe dy kritere të themi që Shqipëria të mbetet në vazon e dytë.
    E para, Islanda të mos humbë kundër Ukrainës, në sfidën që fillon në orën 18:00 dhe kriteri i dytë që Maqedonia e Veriut të mos fitojë të martën ndaj Uellsit. Në rast se përmbushen këto dy kritere, Shqipëria do jetë në vazon e dytë në play-off.

  • Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

    Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

    Një përplasje diplomatike po zhvillohet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Budapesti pretendon se është përjashtuar për një periudhë të pacaktuar nga sanksionet amerikane që ndalojnë importet e naftës dhe gazit rus.

    Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, deklaroi sot se kryeministri Viktor Orban është “pajtuar me Presidentin e SHBA-së” për një përjashtim të pacaktuar nga sanksionet energjetike. Ai tha se “nuk ka sanksione për dërgesat e naftës dhe gazit në Hungari për një periudhë të pacaktuar”.
    Deklarata e Szijjartos vjen pas takimit që Orban zhvilloi dje në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, ku është raportuar se palët kanë diskutuar marrëveshje për blerjen e gazit natyror amerikan.
    Megjithatë, burime nga Shtëpia e Bardhë kanë dhënë një version tjetër të marrëveshjes, duke thënë se përjashtimi është vetëm njëvjeçar dhe lidhet me kalimin gradual të Hungarisë drejt burimeve alternative të energjisë.
    Kjo mospërputhje ka ngritur pikëpyetje mbi interpretimin e marrëveshjes mes dy vendeve dhe ndikimin e saj në politikën energjetike të BE-së.
    Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërprerja e furnizimit me gaz rus do t’i kushtonte Hungarisë më shumë se 4% të PBB-së, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se 74% e gazit dhe 86% e naftës së përdorur nga Hungaria në vitin 2024 kanë ardhur nga Rusia, pavarësisht thirrjeve të aleatëve për t’i reduktuar këto varësi për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë.

    Top Channel