Tag: hungari

  • Gazetarët europianë thirrje BE-së: Ndalo Hungarinë, po tenton të pengojë shtypin e lirë

    Gazetarët europianë thirrje BE-së: Ndalo Hungarinë, po tenton të pengojë shtypin e lirë

    Një ligj i propozuar në Hungari nga partia e Kryeministrit Viktor Orban, ka bërë që më shumë se 90 kryeredaktorë dhe botues nga e gjithë Europa të nënshkruajnë një deklaratë ku i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të veprojë për të mos lejuar censurën e shtypit të lirë.

    Sipas ligjit të propozuar nga qeveria, ekzekutivi hungarez do të ketë mundësinë që të monitorojë dhe penalizojë apo ndalojë çdo organizatë që merr financim të huaj, duke përfshirë donacionet apo grantet e BE-së.

    Sipas kryeredaktorëve që kanë nënshkruar deklaratën, kjo do të penalizonte apo ndalonte shumë media të pavarura dhe OJQ të angazhuara në çështjet publike.

    Ligji i propozuar nga partia e djathtë në qeveri, u kundërshtua nga opozita hungareze.

    Sipas gazetarëve europianë, ligji hungarez është i ngjashëm me sjelljet dhe veprimet autoritare të përdorura në Rusi ndaj mediave.

    Sipas projektligjit hungarez, qeveria do të ketë të drejtën të fusë në listë të zezë organizata, të vendosë gjoba ndaj tyre dhe madje t’i ndalojë të marrin donacione të huaja.

    Kryeredaktorët, redaktorët dhe botuesit që kanë nënshkruar deklaratën, kërkojnë nga BE-ja që të ndërmarrë çdo veprim për të mos lejuar miratimin e këtij projektligji në Hungari.

    “Qëllimi i tij është të shuajë të gjithë zërat kritikë dhe të eliminojë atë që ka mbetur nga demokracia hungareze”, thuhet në deklaratën e gazetarëve.

    Kryeministri Viktor Orban është në pushtet që prej vitit 2010 dhe shpeshherë është akuzuar se po dobëson institucionet demokratike dhe minon sundimin e ligjit në Hungari.

    Sot, 26 ligjvënës të Bashkimit Europian nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Brukselit që të pezullojë të gjitha fondet për Hungarinë.

    Ndërsa një zëdhënës i Qeverisë Hungareze, Zoltan Kovacs, tha se projektligji u hartua pas shqetësimeve se organizata të financuara nga SHBA-ja dhe Brukseli po përdoren për të orientuar diskursin politik në vend.

  • Hungaria kërkon përsëri t’i heqë imunitetin eurodeputetit kryesor të opozitës, Péter Magyar

    Hungaria kërkon përsëri t’i heqë imunitetin eurodeputetit kryesor të opozitës, Péter Magyar

    Një përplasje e re politike po përshkallëzohet në Hungari, ndërsa Péter Magyar, një nga kundërshtarët më të fortë të kryeministrit Viktor Orbán, akuzon hapur qeverinë për ndërhyrje të qëllimshme me synim ta përjashtojë atë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një interviste për Euronews, Magyar deklaroi se “me këto procedura, Orbán po përpiqet të më pengojë të kandidoj.”

    Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi të hënën në mbrëmje se autoritetet hungareze kanë kërkuar heqjen e imunitetit të Magyar, i cili është eurodeputet dhe lider i partisë opozitare Tisza. Kjo është kërkesa e tretë me radhë nga Budapesti kundër tij, ndërkohë që akuzat që rëndojnë mbi të konsiderohen nga opozita si të motivuara politikisht.

    Nuk dihet ende saktësisht se për cilat akuza penale bëhet fjalë, ndërsa hetime të mëparshme kanë përfshirë dyshime për tregti të brendshme dhe incidente në jetën e tij private, të cilat Magyar i ka mohuar kategorikisht. Ai theksoi se do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga imuniteti i tij sapo Hungaria t’i bashkohet Zyrës së Prokurorit Publik Evropian.

    Procesi për heqjen e imunitetit do të kalojë përmes komisionit parlamentar JURI në Strasburg, dhe më pas do t’i nënshtrohet një votimi në seancën plenare. Parlamenti Evropian, sipas praktikës, shmang pranimin e kërkesave që kanë natyrë të theksuar politike.

    Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare në Hungari pritet të mbahen në vitin 2026, dhe sondazhet e fundit tregojnë se partia Tisza e Péter Magyarit është përpara me katër pikë ndaj koalicionit në pushtet Fidesz-KDNP. Kjo përplasje ligjore duket se do të jetë pjesë kyçe e betejës së ardhshme për pushtet në Hungari.

  • Kush është Peter Magyar dhe përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?

    Kush është Peter Magyar dhe përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?

    Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, duan t’i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies.

    Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.
    Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata. Prej javësh ai ndodhet në një turn në qytetet e fshatrat e Hungarisë – ndryshe nga Orbani, që mburret se është një “djalë fshtui dhe luftëtar i rrugës”, por që rrallëherë e ndesh në rrugë.
    Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autokratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.
    Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit
    Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk ia ka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si ia ka arritur ai kësaj?
    Shumë hungarezë prej kohësh janë të pakënaqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit të tij shërbejnë vetëm klientelën e tyre, që përbën gati një tretën e elektoratit në vend. Lehtësime fiskale dhe favore financiare janë të përshtatura për këtë klientelë, së cilës i jepen poste në shtet dhe administratë, firmat e tyre përfitojnë nga tenderat shtetërorë. Të gjithë të tjerët rropaten për t’ia dalë disi jashtë këtij sistemi ose jetojnë në kushte të vështira.
    Përkundër retorikës së Orbanit, se në Hungari është më mirë se kudo tjetër në BE, në pjesën më të madhe infrastruktura është lënë pas dore – duke nisur që nga rrugët e këqija, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shërbimet publike në kushte kaotike.
    Dalje nga sistemi
    Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.
    Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanindo e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.
    Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit
    Magyar, mbiemri i të cilit do të thotë shprehimisht „hungarez”, u shfaq në shkurt 2024 duke dalë nga hiçi. Ai doli në publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorëheqjen në kuadër të së ashtuquajturës aferë shpërdorimi. Ajo i pati dhënë falje një personi të dënuar për bashkëpunim në abuzimin e fëmijëve. Në kuadër të aferës u largua nga politika edhe ish- bashkëshortja e Magyarit, deri në ato momente kryesuese e listës së Fideszit për zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim të madh të publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fëmijëve në qendër të politikës së tij, duke bërë shumë punë propagandistike.
    Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.
    Brenda katër muajve ai arriti të merrte në zgjedhje një rezultat të lartë dyshifror me partinë e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kësaj partie në Partitë Popullore Europiane (EVP), prej të cilave Orbani e nxori partinë e tij Fidesz në vitin 2021, për t’i paraprirë një përjashtimi të mundshëm.
    “Orbani nuk e ka menduar kurrë se mund t’i ndodhë diçka e tillë,” thotë sociologu, Zoltan Somogyi. “Përveç kësaj Magyari arriti të gjitha këto pa ndonjë buxhet të madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, që harxhoi miliarda për propagandën.”
    Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.
    Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?
    Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.
    Kritiku më i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri së fundi në skenën politike me partinë e tij Tisza, vetëm pak javë para zgjedhjeve, arriti rreth 30 për qind – deri tani rezultati më i lartë i arritur nga një parti opozitare kundër Orbanit që nga viti 2010 kur erdhi në pushtet. Magyar është një renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste të paguara mirë në aparatin shtetëror të Orbanit viteve të fundit dhe u shfaq në publik për herë të parë në shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar përfaqëson pozicionet konservatore të Fidesz-it të krahut të djathtë në shumë aspekte, për shembull në politikën e migracionit, por premton të pastrojë korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet në sistemet shëndetësore dhe arsimore. Përveç kësaj, ndryshe nga Orban, ai është shprehimisht pro-evropian.
    Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) një ndryshim pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2026 dhe njoftoi: “Tani fillon vallëzimi!”
    Raporte problematike me gazetarët
    Lidhur me temën e migracionit Magyar do të vazhdojë linjën e Orbanit – por akuzon kryeministrin për moral të dyfishtë, se ndërkohë ka tërhequr dhjetëra mijëra migrantë pune nga vendet jo anëtare të BE-së. Paraqitjet e tij publike kanë ngjashmëri me populizmin e Orbanit, ndonëse Magyar kujdeset që të përçojë mesazhe pozitive, në vend që të të yshtë vazhdimisht kundër të tjerëve si Orbani. Magyar prezantohet si jë nacional-konservator i suksesshëm, i sinqertë dhe më i mirë, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. Ndonjëherë ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarët e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka një raport po aq problematik sa edhe Orbani.
    Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmonte atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë. Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz./DW

    Top Channel

  • Peter Magyar: Përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?

    Peter Magyar: Përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?

    Ish-mbështetësi i Fidesz tani kundërshtar i Orbanit, Peter Magyar, është tani politikani më i preferuar në Hungari.Partia e tij Tisza kryeson dukshëm në sondazhe kundrejt partisë së Orbanit. Si e ka arritur ai këtë?
    Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, duan t’i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies. Ose duan t’i thinë atij, se nuk mund të vazhdohet më si deri tani dhe se ai është shpresa e tyre e madhe.Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.
    Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata. Prej javësh ai ndodeht në një turn ë qytetet e fshtrat e Hungarisë – ndryshe nga Orbani, që mburret se është një “djalë fshatu” dhe luftëtar i rrugës”, por që rrallëherë e ndesh në rrugë.
    Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autorkratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.
    Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit
    Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk i aka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si i aka arritur ai kësaj?
    Shumë hungarezë prej kohësh janë të pakënaqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit të tij shërbejnë vetëm klientelën e tyre, që përbën gati një tretën e elektoratit në vend. Lehtësime fiskale dhe favorë financiare janë të përshtatura për këtë klientelë, së cilës i jepen poste në shtet dhe administratë, firmat e tyre përfitojnë nga tenderat shtetërorë. Të gjithë të tjerët rropaten për t’ia dalë disi jashtë këtij sistemi ose jetojnë në kushte të vështira.
    Përkundër retorikës së Orbanit, se në Hungari është më mirë se kudo tjetër në BE, në pjesën më të madhe infrastruktura është lënë pasdore – duke nisur që nga rrugët e këqia, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shërbimet publike në kushte kaotike.
    Dalje nga sistemi
    Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.
    Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanin do e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.
    Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit
    Magyar, mbiemri i të cilit do të thotë shprehimisht „hungarez”, u shfaq në shkurt 2024 duke dalë nga hiçi. Ai doli në publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorëheqjen në kuadër të së ashtuquajturës aferë shpërdorimi. Ajo i pati dhënë falje një personi të dënuar për bashkëpunim në abuzimin e fëmijëve.
    Në kuadër të aferës u largua nga politika edhe ish- bashkëshortja e Magyarit, deri në ato momente kryesuese e listës së Fideszit për zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim të madh të publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fëmijëve në qendër të politikës së tij, duke bërë shumë punë propagandistike.
    Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.
    Brenda katër muajve ai arriti të merrte në zgjedhje një rezultat të lartë dyshifror me partinë e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kësaj partie në Partitë Popullore Europiane (EVP), prej të cilave Orbani e nxorri partinë e tij Fidesz në vitin 2021, për t’i paraprirë një përjashtimi të mundshëm.
    “Orbani nuk e ka menduar kurrë se mund t’i ndodhë diçka e tillë,” thotë sociologu, Zoltan Somogyi. “Përveç kësaj Magyari arriti të gjitha këto pa ndonjë buxhet të madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, që  harrxhoi miliarda për propagandën.”
    Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.
    Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?
    Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.
    Kritiku më i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri së fundi në skenën politike me partinë e tij Tisza, vetëm pak javë para zgjedhjeve, arriti rreth 30 për qind – deri tani rezultati më i lartë i arritur nga një parti opozitare kundër Orbanit që nga viti 2010 kur erdhi në pushtet.
    Magyar është një renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste të paguara mirë në aparatin shtetëror të Orbanit viteve të fundit dhe u shfaq në publik për herë të parë në shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar përfaqëson pozicionet konservatore të Fidesz-it të krahut të djathtë në shumë aspekte, për shembull në politikën e migracionit, por premton të pastrojë korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet në sistemet shëndetësore dhe arsimore. Përveç kësaj, ndryshe nga Orban, ai është shprehimisht pro-evropian.
    Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) një ndryshim pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2026 dhe njoftoi: “Tani fillon vallëzimi!”
    Raporte problematike me gazetarët
    Lidhur me temën e migracionit Magyar do të vazhdojë linjën e Orbanit – por akuzon kryeministrin për moral të dyfishtë, se ndërkohë ka tërhequr dhjetra mijëra migrantë pune nga vendet jo anëtare të BE-së. Paraqitjet e tij publike kanë ngjashmëri me populizmin e Orbanit, ndonëse Magyar kujdeset që të përçojë mesazhe pozitive, në vend që të të yshtë vazhdimisht kundër të tjerëve si Orbani.
    Magyar prezantohet si jë nacional-konservator i suksesshëm, i sinqertë dhe më i mirë, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. Ndonjëherë ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarët e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka një raport po aq problematik sa edhe Orbani.
    Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmontë atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë.Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz./DW

  • Ka urdhërarresti ndaj tij! Netanyahu vjen në Europë, viziton Hungarinë

    Ka urdhërarresti ndaj tij! Netanyahu vjen në Europë, viziton Hungarinë

    Benjamin Netanyahu

    HUNGARI- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë në Hungari më 2 prill, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Kryeministri izraelit, gjatë vizitës së tij, pritet të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orbán, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit dhe do të kthehet në vendin e tij më 6 prill.
    Orbán i bëri një ftesë Netanyahut qw tw shkojw nw Hungari, pavarësisht urdhrit të arrestit të ICC të lëshuar vitin e kaluar. Ai e ka dënuar ashpër vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si “të turpshëm”.
    Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrest për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland për krime të dyshuara kundër njerëzimit dhe krime lufte në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, i cili filloi kur lëvizja e armatosur palestineze sulmoi territorin izraelit më 7 tetor 2023./ZËRI

  • Netanyahu sfidon GjNP, vizion Hungarinë javën e ardhshme

    Netanyahu sfidon GjNP, vizion Hungarinë javën e ardhshme

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht urdhërit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për arrestimin e tij pas akzuave për krime në Gaza, do të udhëtojë ën Hungari javën e ardhshme.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se Netanyahu do të qendrojë në Hungari nga e mërkura deri ditën e diel, ku do të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orban, i cili e ftoi atë në nëntor, menjëherë pasi gjykata lëshoi urdhër arrestin.

    Të gjitha shtetet anëtare të BE, përfshirë Hungarinë, janë anëtarë të GJNP, që do të thotë se atyre u kërkohet të zbatojnë urdhrat e tij. Orban, një nacionalist i krahut të djathtë, ka qenë shpesh në kundërshtim me BE-në mbi standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut në Hungari.

    Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Netanyahut jashtë vendit që kur gjykata shpalli urdhrat, pas një vizite në Uashington në Shkurt për të takuar presidentin e ri të SHBA Donald Trump.

    Izraeli ka denoncuar urdhrat kundër Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i përshkruar akuzat si “të rreme dhe absurde”. GJNP ka lëshuar gjithashtu një urdhër për arrestimin e një lideri të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.